Skip to main content

“Serialit ‘Fate të Kryqëzuara’ i vjen fundi, aktorët festojnë suksesin e bashkëpunimit të tyre!(video)” plus 9 more GazetaBlic

“Serialit ‘Fate të Kryqëzuara’ i vjen fundi, aktorët festojnë suksesin e bashkëpunimit të tyre!(video)” plus 9 more GazetaBlic


Serialit ‘Fate të Kryqëzuara’ i vjen fundi, aktorët festojnë suksesin e bashkëpunimit të tyre!(video)

Posted: 25 Mar 2017 10:44 PM PDT

Fate Të kryqëzuara, seriali dramatik i cili ka mbërthyer shikuesit para ekranit që nga 1 dhjetori i vitit 2014, duket se i ka ardhë fundi.

Ky serial me 97 episode, në të cilin interpretojnë aktorët më me zë në kinematografinë turke si Erkan Petekkaya, Nurgul Yesilcay, Ebru Ozkan, është një nga prodhimet më të suksesshmë të gjigantit Endemol.Me 27 mars do të transmetohet seria e fundit e këtij seriali, xhirimet e të cilit sapo kanë përfunduar.

The post Serialit 'Fate të Kryqëzuara' i vjen fundi, aktorët festojnë suksesin e bashkëpunimit të tyre!(video) appeared first on GazetaBlic.

E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot

Posted: 25 Mar 2017 10:36 PM PDT

Lexo shenjën tënde
Dashi

Kjo është një ditë që promovon kontaktet e reja, por edhe riafrimin me persona që nuk i shihnit prej kohësh për shkak të punës, e cila ju mban të zënë. Një takim i papritur me një mik të vjetër, mund t'iu bëjë melankolik.

Demi

Është duke u mbyllur një muaj jo shumë i mirë për gjendjen tuaj emocionale. Gjithsesi, nuk duhet të dekurajoheni që nuk do të dëgjoheni gjithmonë nga partneri. Ndër të tjera pëlqeni të keni pranë një person që ju mbështet. Ndryshe paraqitet situata në sferën e punës, ku pritet të ketë propozime të reja.

Binjakët

Nëse për dashurinë kjo nuk është dita e duhur, ju gjithsesi do të jeni ëndërrimtarë dhe romantik. Do të zhbllokohen disa situata që po i prisnit prej kohësh dhe kjo gjë ju bën euforik dhe entuziast. Megjithatë mos u tregoni shumë impulsiv, pasi në të kundërt rrezikoni të hidhni ndonjë hap të gabuar, sidomos në punë.

Gaforrja

Në këtë ditë mund të ketë rizgjime sa i përket anës emocionale. Të gjitha takimet do të jenë të frytshme, ndaj tregohuni të hapur ndaj njohjeve të reja të cilat janë të pritura për t'u kthyer në dashuri.

Luani

Kur bëhet fjalë për paratë, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, sidomos pasi këtë periudhë keni bërë shpenzime të rëndësishme për shtëpinë, punën dhe familjen, Dashuria lundron në ujëra të qeta, por rezervon kënaqësi shumë të mira për ju dhe partnerin/en tuaj.

Virgjëresha

Nga natyra jeni bujarë dhe të lirshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk dini të mbroheni. Përkundrazi, kjo është një ditë ku do shfaqeni luftarakë, sidomos në dashuri nëse nuk ndiheni të dëshiruar siç dëshironi. Veç bëni kujdes me fjalët që do thoni.

Peshorja

Mos dyshoni asnjëherë në ndjenjat e personit që ju ka qëndruar gjithmonë pranë, pasi në të kundërt rrezikoni të hapni një gropë prej së cilës vështirë se mund të dilni. Gjithsesi së fundmi nuk mund të mohohet që jeni të mbushur nga dyshimet. Bëni më shumë qartësi në zemrën tuaj dhe dëgjoni më shumë këshillat e personave që ju njohin. Me kalimin e kohës dhe durim, do rigjeni besimin në veten tuaj.

Akrepi

Harmonia dhe qetësia janë prioriteti juaj. Do përhumbeni në mendime për të mundësuar që idetë e reja ti vini në zbatim në punë. Në dashuri, do të shfaqeni joshës dhe të guximshëm, por gjithsesi do mbeteni shumë romantik. Përfitoni nga orët e lira që keni për të rizgjuar emocionet ose për të kërkuar shpirtin tuaj binjak.

Shigjetari

Mos i humbni mundësitë e mira për të bërë njohje të reja, vetëm sepse së fundmi mund të keni kaluar një zhgënjim në dashuri. Tregohuni guximtarë dhe kërkoni dikë që ashtu si ju, e vlerëson lirinë e një raporti në çift.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje i pret një javë shumë e lodhshme, por do të jeni të gatshëm për gjithçka, me qëllim që të arrini synimin tuaj, sidomos në dashuri, ku po jepni maksimumin për të rizgjuar entuziazmin dhe për të shtuar intimitetin. Propozime të reja do të vijnë në mbrëmje dhe mund t'iu gjejnë të papërgatitur.

Ujori

Dinakëria nuk ju mungon, sidomos kur në punë duhet të shfaqni veten. Intuita e mirë, ju garanton suksesin maksimal pa u sforcuar. Përfitoni nga kjo ditë për të qenë më të pranishëm në familje ose në lidhjen në çift.

Peshqit

Kjo e diel i'u gjen më të lodhur dhe më dembel se zakonisht. Gjithsesi në dashuri, pak shpirt aventure nuk do prishe punë, sidomos nëse kohëve të fundit po përjetoni një gjendje jo të mirë emocionale, për shkak të stresit të punës ose largësisë.

The post E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot appeared first on GazetaBlic.

Ushtrime të lehta për trup më të mirë (VIDEO)

Posted: 25 Mar 2017 10:34 PM PDT

Të paguash shumë të majme parash për palestër nuk është e vetmja mënyrë për të pasur forma perfekte trupore.

Në fakt, ju mund të qëndroni në formë shumë të mirë fizike edhe pa u larguar fare nga shtëpia, dhe madje edhe pa shpenzuar para.

Çfarë ju duhet? Vullnet, dëshirë dhe pak minuta kohë për veten, transmeton Klan Kosova.

Shiheni videon e mëposhtme:

The post Ushtrime të lehta për trup më të mirë (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Familja shqiptare dëbohet në mes të natës

Posted: 25 Mar 2017 10:25 PM PDT

Në mes të natës familja Selimi ishte zgjuar nga gjumi. Të tre fëmijët Serveta, Aysha dhe Xhenis ishin të hutuar kur kishin parë policët në banesë. Babai, Besar Selimi kishte thirrur menjëherë vullnetarët e familjes.

Gabrielle Wietbruk menjëherë kishte nxituar, por ishte më e keqja. Policia kishte ardhur për deportimin e familjes, shkruan 'schwarzwaelder-bote.de'.

"Unë isha e tronditur nga ky veprim. Fëmijët ishin të traumatizuar dhe nuk mund të kuptonin se çfarë po ndodh", ka thënë Wietbruk, përcjell albinfo.ch.

Familja e dinte se do të kthehej në Kosovë. Aplikimi për azil i ishte refuzuar dhe ata kishin pranuar të kthehen në mënyrë vullnetare, megjithatë ata e pritnin datën e nisjes.

Selimët dy vjet më parë kishin ikur nga Kosova dhe kishin ardhur në Gjermani si refugjatë, me shpresë për të gjetur punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Sipas Besar Selimit në Kosovë mbizotëron papunësia. Fëmijët ishin integruar mirë, ndërsa 8-vjeçari Xhenis ishte në klubin e futbollit.

Festima Selimi u deportua me fëmijët pa burrin e saj, sepse ajo është me origjinë nga Shqipëria, kurse Besar Selimi nga Kosova. Pra, ata ishin deportuar veçmas dhe do të bashkohen më vonë.

Babai nuk mund të aplikojë për 30 muajt e ardhshëm azil në Gjermani, derisa ka filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar këtë familje.

The post Familja shqiptare dëbohet në mes të natës appeared first on GazetaBlic.

Sa milionë dollarë kushton “Jahti i Shpendit”? (FOTO)

Posted: 25 Mar 2017 10:18 PM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë  në qendër të vëmendjes pasi që është kapur në një jaht milionësh në Budvë.

Ahmeti shihet duke qëndruar në jahtin luksoz të quajtur "Megalodon", mirëpo nuk dihet se kujt i takon jahti në fjalë.

Po ashtu nuk dihet as kush ishin nikoqirët e Ahmetit.
"Jahti i Shpendit" sipas një kërkimi në internet mund të kushtojë nga 1 milion deri në 26 milionë dollarë.

Jahte të tilla mund të kushtojnë edhe qindra miliona dollarë. Vlera e jahteve ndryshon varësisht nga gjatësia e tyre dhe luksi që kanë brenda.

Për shembull një jaht i gjatë 100 metra kushton deri në 275 milionë dollarë.

Sigurisht se "Jahti i Shpendit" nuk është se kushton 275 milionë dollarë, megjithatë sipas fotografive ai mund të jetë milionësh

The post Sa milionë dollarë kushton "Jahti i Shpendit"? (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Mot i ndryshueshëm sot

Posted: 25 Mar 2017 10:15 PM PDT

Mot i vranët dhe me sasi më të lartë të lagështisë

Sipas meteorologëve Kosova gjatë ditës së diel do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu dhe me sasi të lartë të lagështisë.

Sipas IHMK, sot parashihet të ketë reshje të shiut pak sa ma të theksuara. Në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të jenë të përziera edhe me borë.

Temperaturat maksimale do të ulën për 4-7 gradë Celsius. Edhe shtypja e lartë atmosferike që është tani do të dobësohet përkohësisht. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

The post Mot i ndryshueshëm sot appeared first on GazetaBlic.

OSBE: Ende asnjë përgjigje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Posted: 25 Mar 2017 10:12 PM PDT

Gjatë disa javëve të fundit, misioni i OSBE-së është duke zhvilluar takime për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Ky mision ka pasur takime me aktorët relevant në Prishtinë dhe Beograd, duke përfshirë edhe Komisionin Qendror Zgjedhor të Serbisë, ka thënë zëdhënësi i këtij misioni Senad Saboviç për Tanjug. Ai ka thënë se konsultimet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ende nuk kanë sjella rezultate përfundimtare.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill.

The post OSBE: Ende asnjë përgjigje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

HISTORIA/ “Ëndrra ime u bë realitet, bëra seks me motrën e gruas dhe…”

Posted: 25 Mar 2017 10:03 PM PDT

Një tradhti brenda familjes!

Kjo është historia e radhës që ka mbërritur në adresën e psikologes së "The Sun".

Një burrë i martuar e me fëmijë, tradhton bashkëshorten e tij me motrën e saj. Ja çfarë ka rrëfyer mbi sekretin e tij.

Letra e burrit:

Kam disa javë që bëj seks me motrën e gruas dhe kjo gjë më ka bërë më krahë. Unë jam 38 vjeç ndërsa ajo është 28 vjeçe. Unë dhe ime shoqe jemi martuar 10 vite më parë, e atëherë ajo ishte një adoleshente që nuk ia hidhja sytë.

Por para një viti ajo erdhi të jetonte afër nesh dhe aty e pashë që ishte rritur dhe kishte ndryshuar shumë.

Ma hoqi trurin fare por nuk dija si t'i afrohesha. Një ditë kur isha me të, vura re që po flirtonte. Nuk durova më dhe i thash se po çmendesha për të dhe si për fat, të njëjtën gjë më tha dhe ajo.

Përfunduam duke bërë seks të çmendur si asnjëherë më parë në jetën time.

Gruaja ime nuk e ka idenë për këtë gjë. Unë e dua atë dhe ne vazhdojmë të kemi një jetë seksuale mjaft të mirë, por pas seksit me të motrën më rri mendja vetëm tek ajo.

Ajo më ka bërë të ndihem si 20­vjeçar jo si 40, por jam i shqetësuar se mos po e fus veten në një rrugë të rrezikshme".

Përgjigjja e psikologes

"Ti duhet të jesh çmendur! Kjo që po bën është shumë me rrezikshme dhe nëse zbulohet do të thotë se martesa jote merr fund.

Mund të të duket argëtuese, plot adrenalinë kjo kohë por mendo për pasojat që do të vijnë kur gjërat të zbulohen… e kjo do të merret vesh shumë shpejt.

Duhet ta ndalosh menjëherë lidhjen me të dhe t'ia bësh të qartë që të të qëndrojë larg".

The post HISTORIA/ "Ëndrra ime u bë realitet, bëra seks me motrën e gruas dhe…" appeared first on GazetaBlic.

Altin Shira akuzon rëndë Sinan Vllasaliun, nuk do ta besoni se për çfarë

Posted: 25 Mar 2017 09:58 PM PDT

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Altin Shira.

Këngëtari i cili njihet për disa këngë dhe bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë të njohur shqiptare foli për projektet e reja, ndërsa gjithashtu nuk kaluan pa u komentuar edhe këngët e tij të disa viteve parë, të cilat u konsideruan si hite të asaj kohë.

Ndërsa Altini gjithashtu zbuloi se një nga këngët e tij më të suksesshme të vitit 2000, i është vjedhur nga këngëtari i njohur kosovar, Sinan Vllasaliu

The post Altin Shira akuzon rëndë Sinan Vllasaliun, nuk do ta besoni se për çfarë appeared first on GazetaBlic.

Duhet ti dini: Këto janë mrekullitë e propolisit për shendetin tuaj

Posted: 25 Mar 2017 06:08 PM PDT

Përveç për rrugët e frymëmarrjes, propolisi që prodhohet nga bletet ka aftësinë për të qenë një dizifektues shumë i mirë për trupin e njeriut.

Propolisi kryen një funksion si antibiotik dhe anivirusal natyror, që mbron nga virozat e ndryshme.

Një studim i fundit shkencor ka treguar se aktiviteti i Propolis është aleati më i mirë kur ndotja dhe stresi na ekspozojnë ndaj sëmundjeve infektive.

Kjo substancë, jo vetëm është barrierë kundër agjentëve patogjene, përmirëson iritimet të fytit dhe të rrugëve ajrore.

Mund të zgjidhni ta përdorni në formë spray ose shurup, që janë të përshtatshme dhe për fëmijët./21Media

The post Duhet ti dini: Këto janë mrekullitë e propolisit për shendetin tuaj appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more