Skip to main content

RTSH: “Shqipëria humbet 2-1 miqësoren me Bosnjën” plus 9 more

RTSH: “Shqipëria humbet 2-1 miqësoren me Bosnjën” plus 9 more


Shqipëria humbet 2-1 miqësoren me Bosnjën

Posted: 28 Mar 2017 11:46 AM PDT

Përfaqësuesja e jonë në futboll u ndesh sot në orën 18:00 në Elbasan Arena me atë të Bosnjës. Ky derby ballkanik është ndeshja e pestë ndërmjet tyre. Në të 6′ gjatë një aksioni nga krahu i djathtë i slmit boshnjak Krunić merr një top nga harku i zonës së 16-shes, i shmanget Alijit dhe hyn në zonën e rreptësisë ku ky i fundit e rrëzon në mënyrë të parregullt. Gjyqtari maqedonas Dimitar Meckarovski tregon me gisht nga pika e bardhë. Ashtu si në ndeshjen me Italinë, skuadra e drejtuar nga Giovanni De Biasi, merr një penallti kundër në fillim të takimit. Nga pika e rreptësisë në të 7′ gjuan kapiteni boshnjak Edin Džeko, i cili luan në Serinë A me Romën, dhe e dërgon topin nnë këndin e poshtëm në krahun e djathtë të portjerit Strakosha, 0-1. Në të 42′ është përsëri protagonist Krunić, icili nga gjysmëfusha e jonë dërgon një top të gjatë për te Kodro. Ky i fundit detyrohet të gjuajë fluturimthi me të djathtën shumë pranë vijës fundore dhe e dërgon topin në zonën e portës, ku ndodhet Lulić mesfushori i Lacios, i lënë i lirë nga mbrojtja kuq e zi dhe nuk gabon shumë pranë Strakoshës, 0-2.

Loja ndryshon shumë në pjesën e dytë pas shumë ndërrimesh të bëra nga dy trajnerët. Por vetëm në të 68′ shqiponjat zgjohen nga gjumi. Kukeli jep një top për Hykën që nga krahu i djathtë i sulmit tonë gjuan fuqishëm me të djathtën drejt zonës së rreptësisë. Shumë pranë pikës së penalltisë ngrihet mbi të gjithë Balaj i cili gjuan fort dhe saktë me kokë duke mposhtur Begović, 1-2. Në të 94′ është Latifi që rrezikon shumë portën boshnjake, por Begović bën mrekullinë duke shpëtuar portën e tij dhe në të njëjtën kohë duke ndëshkuar kombëtaren tonë.

Shqipëria dhe Bosnja në katër ndeshjet e mëparshme dy i kanë miqësore, 2-0 për Shqipërinë me 30 nëntor 1995 në Tiranë ku shënuan Qëndro në të 35′ dhe Dobi në të 50′ dhe 0-0 në Bosnje me 24 prill 1996. Në të dyja këto ndeshje trajner i kombëtares tonë ishte Neptun Bajko. Ndeshja e tretë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012 (Grupi D) e luajtur në Tiranë me 8 tetor 2010 u mbyll në barazim 1-1, shënuan Ibisević ne të 21′ dhe barazoi Klodian Dura në të 45′. Shqipëria kishte në këtë ndeshje një trajner boshnjak, Džemal Mustedanagić. Ndeshja e katërt po për Grupin D të eliminatoreve për Euro 2012 e luajtur në Bosnje me 7 qershor 2011 përfundoi 2-0 për vendasit, shënuan Medunjanin në të 67′ dhe Maletić në të 90′.

Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë deklaratën e partneritetit strategjik

Posted: 28 Mar 2017 11:22 AM PDT

Qeveria shqiptare dhe ajo franceze kanë nëshkruar një serë marrëveshjesh të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Francë në nivel strategjik. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës që kryeministri shqiptar Edi Rama realizoi të martën në Paris i ftuar nga homologu i tij francez Bernard Cazeneuve.

Kryeministri shoqërohej në këtë vizitë nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Gjatë bashkëbisedimeve me autoritetet franceze palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë.

Në takimin e posaçëm me homologun francez Cazeneuve, Kryeministri Rama shprehu falenderimet e Qeverisë shqiptare për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit europian të vendit tonë si dhe për vëmëndjen e shtuar dhe dedikimin e Francës në mbarëvajtjen e proceseve dhe projekteve rajonale.

Kryeministri Cazeneuve vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe ecurinë e reformave në fushën e sundimit të së drejtës, përpjekjet e sukseshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri francez falenderoi gjithashtu palën shqiptare për bashkëpunimin me autoritetet franceze në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Bashkëbiseduesit veçuan rëndësinë e trefishtë të zbatimit të reformës në drejtësi si një reformë të nevojshme për të rritur besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, si dhe impaktin e saj në fushën e sigurisë dhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në ekonomi. Pala franceze nënvizoi gjithashtu rolin e posaçëm të Shqipërisë në stabilitetin demokratik të rajonit.

Në përfundim të takimit, në praninë e dy kryeministrave, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrat francezë Fekl, Desir dhe Todeschini, nënshkruan deklaratën e partneritetit strategjik midis dy vendeve si dhe marrëveshjet për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe atë të sigurisë.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Bushati pati një takim të veçantë me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane Harlem Désir gjatë të cilit bashkëbiseduesit evidentuan progresin e reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri, sfidat e përbashkëta që ndan rajoni ynë me vendet e Bashkimit Europian si dhe rolin motor të Shqipërisë për stabilitetin demokratik dhe integrimin euro-atlantik të rajonit.

Deklarata e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Francës përbën dokumentin më të rëndësishëm të nënshkruar midis dy vendeve. Ky dokument ofron një bazë afatgjatë bashkëpunimi të përforcuar dhe preferencial mbi një spektër të gjerë çështjesh, duke nisur nga integrimi europian i vendit tonë, sundimi i së drejtës në ekonomi, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, dhe deri tek zhvillimi i sektorëve strategjikë të ekonomisë sonë, siç është energjia.​

Paris, kryeministri Cazeneuve pret kryeministrin Rama

Posted: 28 Mar 2017 07:20 AM PDT

Kryeministri, Edi Rama, i cili ndodhet në Francë për një vizitë zyrtare është pritur nga homologu i tij Bernard Cazeneuve. Zoti Rama shoqërohej në takim nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ende nuk kanë dalë hollësi, por burime të besueshme bëjnë të ditur se takimi është përqendruar në marrëdhëniet mes dy vendeve, procesi i integrimit europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Uji i pijshëm, ende problem në Tiranë

Posted: 28 Mar 2017 07:05 AM PDT

Ndonëse banorët e Tiranës furnizohen në shtëpi me ujë nga rrjeti i ujësjellësit, ka prej atyre që shkojnë deri në Dajt për të mbushur ujë të pijshëm. Nga ana tjetër drejtoresha teknike në UKT, Xhea Germajsi, thotë se nga matjet në 16 pika të ndryshme fundore rezulton se cilësia e ujit është brenda normave të lejuara. Por nuk mund të përjashtohen as rastet kur amortizimi i rrjetit ndikon edhe në cilësi. "Amortizimi i rrjetit dhe lidhjet e paligjshme ulin cilësinë e ujit prandaj dhe ne jemi fokusuar në një studim të hollësishëm për cilësinë e ujit dhe po merremi vazhdimisht për të investuar në këto zona ku ne mendojmë që është e nevojshme që cilësia të rritet" tha drejtoresha teknike në UKT, Xhea Germajsi.

Në mungesë të furnizimint me ujë 24 orë, banorët e Tiranës e kanë gjetur zgjidhjen përmes vendosjes së depozitave. Në pallatet e reja ato janë kolektive, ndërsa në ato ekzistuese janë individuale. Por banorët pohojnë se rrallë kujdesen për higjenen e tyre.     "Në pallatin tim kam 6 muaj që sështë pastruar" thotë një banore ndërsa një tjetër shprehet se nuk e kemi pastruar ndonjëherë.

Tirana ka mjaftueshëm burime ujore, por ende jo furnizim 24 orë me ujë. "Rrjeti kryesor i ujësjellësit të Tiranës është i projektuar për një numër më të vogël banorësh. Duke pasur parasysh situatën faktike, objektivi jonë kryesisht mbetet që kto burime ujore të shfrytezohen në mënyrë sa më të mirë të mundshme. Nëpërmjet këtyre investimeve që ne kërkojmë të kryejmë rrisim në mënyrë të ndjeshmë orarin e furnizimit me ujë si dhe cilësinë e në rubinetat e qytetarëve" shto më tej drejtoresha teknike në UKT, Xhea Germajsi. Në 4 zona po pilotohet projekti për furnizimin me ujë 24 orë. Kodra e Diellit, Kodra e Priftit, rruga Idriz Dollaku dhe Yzberishti pas investimeve në rrjet kanë ujë të pijshëm gjatë gjithë ditës. Por do të duhet kohë dhe investime, që e gjithë Tirana, e zgjeruar edhe me komunat përreth të prek të njëjtin realitet.

Pranimi në universitete, maturantët vazhdojnë konsultimet

Posted: 28 Mar 2017 07:00 AM PDT

Edhe pse mund të kesh një mesatare të lartë të tre viteve të shkollës së mesme, mund të mos rezultosh fitues në programin e studimit që preferon nëse nuk bën zgjedhjen e duhur të lëndëve që do të japësh në provim, e nuk je i informuar mbi kriteret që ka përcaktuar universiteti që ti kërkon të vijosh studimet. Ndaj prej një muaji shkollat e mesme në të gjithë vendin kanë nisur fazën e konsultimit të maturantëve që synojnë të bëhen studentë.
Vëzhgimi i kryer nga RTSH në disa shkolla të kryeqytetin, konfirmon se të rinjtë më të informuar mbi mënyrën e aplikimit në universitete rezultojnë të jenë maturantët e "Ismal Qemalit " dhe "Andon Zako Çajupit" e më pak ata të gjimnazit “Besnik Sykja”. Ndërsa në disa gjimnaze të tjerë ishte e pamundur të kontaktoje. Në shkollën "Eqerem Çabeji" nxënësit nuk u lejuan të dilnin në pushim të madh për të na dhënë mundësi të kontaktonim.
Autoritetet e Ministrisë së Arsimit vazhdojnë të bëjnë thirrje për shtimin e konsultimeve që nxënësit të bëjnë zgjedhjen e duhur të lëndëve që do të japin provim.

ISHP: Uji i depozitave-Risk për shëndetin

Posted: 28 Mar 2017 05:59 AM PDT

Instituti i shëndetit Publik i konsideron depozitat inkubatorë të mikrobeve dhe protizoarëve që janë agjentë shkaktues sëmundjesh të rrezikshëm për shëndetin e popullatës. Shefi i departamentit të mjedisit në këtë Institucion Arben Luzati thotë se ky risk bëhet akoma më alarmante kur depoziat qëndrojnë me vite pa pastruar dhe kur vetë rrjeti nuk siguron furnizim me ujë pa ndërprerje. "Sa të ketë depozita jo vetëm poshtë por edhe lart situata është kritike, ato duhen hequr menjëherë.Vet mosfurnizimi për 24 orë me ujë të pishëm përbën risk për shëndetin sepse tubat krijojnë diferenca presionesh pozitive dhe negative dhe favorizojmë përhapjen e mikrobeve" tha prof. Luzati.

Sipas prof. Luzatit, edhe përdorimi ujit të depozitave në kuzhinë është me risk. Duke qënë transmetues i mikrobeve në organizëm ai shkakton sëmundshmëri me gamë të gjerë. "Nga uji i depozitave mund të vijnë shumë sëmundje si diarret, gastroenteritet, hepatiti A, ethet, miokarditë e shumë e shumë sëmundje të tjera" shtoi më tej prof. Luzati.

Shpërthimi i fundit epidemik me shkak ujin e rrjetit, Shqipëria e përjetoi në 2010 në Ballsh ku si rezultat i kontaminimit të ujit në depo me një virus , u shtruan në spital rreth 400 njerëz.

Basha për portalin “Breitbart News” : Rama i lidhur me Soros

Posted: 28 Mar 2017 05:23 AM PDT

Në reagim të deklaratave se opozita nuk ka mbështetjen e Uashingtonit për kauzën e saj , zyra e shtypit pranë selisë blu, vuri sot në dispozicion të mediave botimin e portalit amerikan "Breitbart News", afër presidentit Trump. Në këtë shkrim ku zbardhet vizita e Bashës në Shtetet e Bashkuara, theksohet se Kryedemokrati ka shprehur shqetësim se demokracia në Shqipëri është në rrezik , ndërsa kryeministri Rama sipas tij ka lejuar lulëzimin e krimit dhe të korrupsionit. Kryedemokrati citohet të ketë thënë se "Një ndërlikim i mëtejshëm i situatës është se Rama ka marrëdhënie me financierin dhe agjentin provokator ndërkombëtar George Soros. Basha tha se mbështetja e tij për Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit. Ky portal nënvizon qëllimin e kërkesës së protestës së opozites për largimin e Kryeministrit . Këtë kërkesë Basha e bëri prezent në takimet që pati me kongresmenët Pete Sessions, Michael McCaul, Ed Royce, të cilët drejtojnë dhe komisione në kongresin amerikan, si atë të buxhetit, sigurisë, të punëve të jashtme. Gjithashtu Basha ka qënë i pranishëm edhe në darkën e përbashkët vjetore të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë, ku Presidenti Trump mbajti fjalën kryesore, raporton "Breitbart News".

Cikloni në Australi, evakuohen 25 mijë persona

Posted: 28 Mar 2017 04:56 AM PDT

Një ciklon i kategorisë së katërt, më i madhi që godet Australinë prej vitesh është përplasur në brigjet veri-lindore të saj me erëra që mbërrijnë shpejtësinë maksimale të 263 kilometrave për orë. Stuhia e fuqishme ka detyruar evakuimin e 25.000 personave, ka lënë që tani me mijëra banesa pa energji elektrike e ka shkaktuar dëme të mëdha në ishujt popullorë Uitsandej. Cikloni me shkatërrimtar për Kuinslendin, që prej vitit 2011, pritet të qëndrojë në këtë zonë për orë të tëra. Stuhia ka sjellë me vete shira të rrëmbyer, që të kombinuar me një dallgë të rrezikshme batice, mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha. Moti i keq i ka kushtuar deri tani jetën një 31-vjeçareje, e cila vdiq në një aksident rrugor.

Paris; Protesta e komunitetit kinez

Posted: 28 Mar 2017 04:52 AM PDT

Rreth 150 kinezë, rezidentë në Paris kanë protestuar para stacionit të policisë së qarkut 19 në kryeqytetin francez pas vrasjes së Liu Shaojo nga oficerët e policisë në shtëpinë e tij të dielën. Ngjarja erdhi pas një alarmi për dhunë dhe sherr në një familje, ku sektori i anti krimit i është përgjigjur thirrjes. Por kur kanë mbërritur në apartamentin në fjalë, Shaojo ka kërcënuar një oficer me një palë gërshërë. Komuniteti kinez ka shpërthyer në protesta dhe përpleshje kundër policisë, duke qëlluar ndaj efektivëve me shishe dhe Molotov. Sipas mediave franceze , rreth 35 persona janë arrestuar gjatë protestës së natës së kaluar. Ata kërkojnë më shumë siguri në lagjet e tyre dhe mbrotje më të mirë nga policia. Ministria e jashtme kineze tha se pas ngjarjes ka thirrur një diplomat francez për të sqaruar më shumë rrethanat e ngjarjes. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një vrasje e tillë, pasi edhe vitin e shkuar një person humbi jetën në periferi të Parisit në rrethana të ngjashme.

Nis kontrolli i kandidatëve që synojnë institucionet e vettingut

Posted: 28 Mar 2017 04:44 AM PDT

Ekspertët e Avokatit te Popullit nën mbikqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë nisur të martën punën për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar nga 101 kandidatët që riplotësuan dosjet deri të hënën në mesnatë. Burimet zyrtare thanë se 101 kandidatë aplikantë i dorëzuan dokumentet përmes paraqitjes pranë zyrave të Avokatit të Popullit, përmes Postës zyrtare dhe Postës elektronike. Çdo dosje do të filtrohet individualisht pasi këta kandidatë janë potencialisht njerëzit që do të zënë vendet e 27 anëtarëve të Organeve Kushtetuese të Vettingut që do të kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more