Skip to main content

RTSH: “Presidencë, betohen ministrat e rinj” plus 9 more

RTSH: “Presidencë, betohen ministrat e rinj” plus 9 more


Presidencë, betohen ministrat e rinj

Posted: 24 Mar 2017 08:34 AM PDT

Katër ministrat e rinj të kabinetit Rama, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministrja e mirëqënies dhe rinisë Olta Xhaçka dhe ministri i pushtetit lokal Eduard Shalsi, u betuan të premten përpara Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Ata shoqëroheshin në këtë cermoni nga zv/kryeministri Niko Peleshi. Një ditë më parë ata u votuan në parlament dhe morën votat e mazhorancës, ndërsa opozita vazhdon prej afro psë javësh të bojkotojë punimet.

EUROVIZIONI, RUSIA FTOHET TE PERFORMOJE ME SATELIT NE UKRAINE

Posted: 24 Mar 2017 06:21 AM PDT

Eurovisioni i propozoi kandidates ruse të performojë në linjë satelitore nga Moska për të marrë pjesë në edicionin 2017 të konkursit të madh të këngës, pas ndalimit të hyrejs të vendosur kundër asaj nga Ukraina. Në një deklarate të publikuar nga selia në Gjenevë, Bashkimi Evropian i Radiotelevizionit njoftoi se "ka punuar fuqishëm për të gjetur një zgjidhje që i mundëson këngëtares ruse Julia Samoilova, 27 vjeç, të garojë më 13 maj". Propozimi i Eurovision është i paprecedentë dhe do t'i mundësojë këngëtares të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë në linjë satelitore, shtoi organizata, duke theksuar se nëse Rusia do të kualifikohet për në finale do të aplikohet e njëjta zgjidhje. Sipas Bashkimi Evropian të Radiotelevizionit, kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në 60 vite histori të Eurovisionit.

Rritja e çmimit të gazit të lëngshëm, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Posted: 24 Mar 2017 06:11 AM PDT

Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimin e thelluar në të gjitha segmentet e tregut të ngarkim – shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes. Vendimi i vjen pas përfundimit të hetimit paraprak që ky institucion ndërmori në fillim të vitit, kohë kur çmimi i gazit të lëngshëm pësoi rritje të menjëhershme, jo vetëm në pikat e karburanteve, por edhe në pikat e licensuara të gazit për përdorim familjar. Dyshimet për shkelje të rregullave të tregut kanë vënë nën hetim dy portet që ofrojnë ngarkim shkarkimin e gazit të lëngshëm dhe nëntë kompanitë që operojnë në to. Hetimi i thelluar për kufizime të konkurrencës në treg do të përfshijë gati dy vite, nga maj i 2015 deri në shkurt të ketij viti.
Këtë fillim viti tregu i karburanteve në vend reflektoi menjëherë vendosjen e akcizës duke rritur çmimin me mbi 10 lekë për litër. Më pas, brenda të njëjtit muaj u bë një tjetër shtrenjtim që iu faturua periudhës së ngricave. Ndërkohë që në shkurt tregu vendas reflektoi sërish rritje çmimi për shkak të konjukturës ndërkombëtare dhe një litër gaz për automjetet arriti në 75 lekë për litër nga 40-45 lekë që ishte në fund të dhjetorit 2016. Por duke qenë se rritja e tejkaloi me tre herë taksën e vendosur dhe në disa raste u konstatua edhe tek gazi për përdorim familjar, Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimin paraprak në treg, të cilin tashmë e ka kaluar në një procedurë të thelluar që duhet të mbyllet brenda 6- muajsh.

Komisionet e vettingut, shtohet numri i kandidatëve

Posted: 24 Mar 2017 05:27 AM PDT

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga mbyllja e procesit të plotësimit të dokumentacionit nga kandidatët për komisionet e vetingut, proces i rihapur me vendim të Parlamentit, pranë avokatit të Popullit janë paraqitur 40 kandidatë që kanë plotësuar dosjen e plotë nga 164 të tillë me mungesë dokumentacioni. Pak ditë më parë Parlamenti vendosi te ktheje edhe njehere mbrapsht listën që kishte ardhur nga ONM dhe Avokati i Popullit me argumentin se ishin 21 kandidatë dhe jo 29 me të dhëna pozitive, ndëkohë që për organet që do të realizojnë procesin e vetingut duhen plotësuar 27 vende.
Ndërkaq këtë të premte në zyrën e Avokatit të Popullit, u zhvillua mbledhja e parë e komisionit të pavarur ad-hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni vendosi që ti drejtohet Kontrollit të Lartë të Shtetit, ILDKPKI-së, si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për të marë informacion lidhur me plotësimin e kritereve ligjore të kandidatëve.

Paloka: Jo zgjedhje në Kavajë pa largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike!

Posted: 24 Mar 2017 05:13 AM PDT

Opozita e djathtë ka paralajmëruar se nuk do të marri pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë, që do të zhvillohen me 7 maj. Kreu i grupit parlamentar i PD Edi Paloka, tha se për opozita nuk mund të marri pjesë  në asnjë proçes zgjedhor me kryeministër Edi Ramën.”Zgjedhje me Edi Ramën, me bandën, paratë e pista të drogës dhe me kriminelë në Shqipëri nuk do të ketë, në Kavajë apo cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë” tha zoti Paloka, ndërsa u mësua se zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës do të mbahen më 7 maj. “Vendimi i opozitës është i parevokueshëm dhe nuk është thjesht vendim i disa partive politike të bëra bashkë por një vendim i marrë nga qytetarët me 18 shkurt” tha zoti Paloka. “Ajo që jemi të vendosur është se asgjë nuk ndryshon në qëndrimin tonë deri ditën që Rama do të detyrohet të pranojë qeverinë teknike. Zgjedhje të tjera pa kushtet që do të përcaktojë qeveria teknike nuk do të ketë në Shqipëri” këmbënguli kreu i grupit parlamentar të PD.

Bashkia e Kavajës, më 7 maj zgjedhje të parakohshme

Posted: 24 Mar 2017 04:31 AM PDT

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën 7 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Kavajës. Dekretimi i kësaj date nga zoti Nishani vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin përfundimtar për heqjen e mandatit të kryebashkiakut Elvis Roshi. Në fund të vitit të kaluar KQZ vendosi heqjen e mandatit të zotit Roshi pasi prokuroria e konsideroi si subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Më parë ai ishte arrestuar nga policia me kërkesë të prokurorisë. Ndaj tij rëndonte akuza e konsumimit të veprës penale "Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve", në plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Zoti Roshi i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, por nuk ka arritur që ti provojë në disa procese gjyqësore. Ai është zgjedhur dy herë kryetar i Bashkisë së Kavajës i kandiduar nga PS, periudhë në të cilën qyteti  ka pësuar ndryshime mbresëlënëse.

Londër; Rritet numri i viktimave nga sulmi

Posted: 24 Mar 2017 04:01 AM PDT

Ndërsa kanë kaluar dy ditë nga sulmi që tronditi Londrën, policia vijon hetimet dhe kërkimet për të dhënë më shumë shpjegime për ngjarjen. Mediat raportojnë se vec 8 të arrestuarve në Birmingham këtë mëngjes janë ndaluar edhe 2 persona të tjerë të cilët cilësohen dy elemetë të rëndësishëm. Sipas autoriteeve të arrestuarit po përgatisnin një atentat. Një ditë më parë policia identifikoi autorin 52 vjecarin Kalid Masod i lindur në Kent, një person i njohur nga inteligjenca por që nuk ishte hetuar për terrorizëm. Ndërkohë sa i përket viktimave, bilanci shkon në 5 të vrarë dhe 35 të plagosur, pasi mbreme humbi jetën njëri nga të plagosurit në urën Westminster, një 75 vjecar. Sulmi i të mërkurës u mor përsipër nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, i cili konfirmoi se ai u realizua nga një ushtar i tij. Autori, nje 52 vjecar, i hipur në një makinë eci me shpejtësi drejt kalimtareve që ndodheshin në urën Westminster dhe më pas u përplas me gardhin e parlamentit ku i armatosur me një thikë tentoi të hynte brenda por u vra nga policia. Masat e sigurisë në Londër janë intensifikuar. Edhe kryeqytetet evropiane ishin në gatishmëri të lartë pas sulmit ne kryeqytetin britanik.

Tragjedi në Mesdhe; Mbyten emigrantët

Posted: 24 Mar 2017 03:56 AM PDT

Një organizatë spanjolle ka lëshuar alarmin se më shumë se 200 emigrantë mund të jenë mbytur në Mesdhe pranë brigjeve të Libisë. "Proactiva Open Arms" ka deklaruar se ka gjetur trupat e 5 personave të pajetë pranë dy mjeteve lundruese të përmbysura, të cilat kishin mundësi të mbanin në bordin e tyre më shumë se 100 persona secila. Një prej drejtuesve të grupit, është shprehur se pesë trupat e pajetë të nxjerrë nga ujërat e Mesdheut janë meshkuj të moshave të reja, të cilët duket se janë mbytur. Numri i emigrantëve të cilët mund të kenë humbur jetën mendohet të jetë të paktën 240. Gjithashtu edhe një zëdhënës i Rojes Bregdetare italiane, ka konfirmuar 5 të vdekurit dhe është shprehur se Roja Bregdetare italiane, nuk mund të konfirmonte nëse numri i personave të mbytur është aq sa deklaron “Proactiva Open Arms”. Gjatë vitit të kaluar, të paktën 5 mijë persona kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në Evropë përmes detit Mesdhe.

Raportet e tensionuara Evropë-Turqi; Flet Erdogan

Posted: 24 Mar 2017 03:51 AM PDT

Raportet mes Evropës dhe Turqisë vijojne të jenë të tensionuara ndërsa turqit në 16 prill do të votojnë në referendumin që synon ta shndërrojë vendin në republikë presidenciale. Një çështje e cila ka përshkallëzuar raportet me shtetet evropiane sipas të cilave vendi po shkon drejt autoritarizmit. Ndërkohë presidenti Erdogan është edhe më i ashpër në retorikën e tij duke kërcënuar se pas referendumit do rë rishohë të gjitha lidhjet politike dhe administrative me BE. Gjatë një interviste për CNN turk kreu i shtetit paralajmëroi se marrëveshja mes Ankarasë dhe Evropës sa i përket emigramntëve ilegalë mund të jetë drejt fundit. Sipas marrëveshjes të nënshkruar në mars të gjithë emigrantët ilegale që hyjnë në Greqi do të kthehen pas në Turqi nëse ata nuk aplikojnë për azil apo nëse kërkesa e tyre refuzohet. "Ne mund të vijojmë raportet ekonomike me unionin, por do të rishohim të gjitha lidhjet politike dhe administrative. Ne do të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha cështjet nga A te Zh", u shpreh Erdogan. Prej kohësh presidenti është i ashpër me retorikën e tij duke sulmuar Evropën e duke e cilësuar atë si fashiste. Ai është shprehur se nëse europianët vijojnë të kenë të njëjat qëndrime ndaj Turqisë atëherë ata nuk do të jenë të qetë ndërsa lëvizin në rrugë. Në deklaratë e tillë shkaktoi reagime në ashpra në Bruksel i cili thirri për sqarime ambasadorin turk. Marrëdheniet mes Ankarasë dhe shteteve evropiane si Gjermanisë dhe Holandës janë të tensionuar pasi këto shtet nuk lejuan që politikanët turq në kuadër të referendumit të zhvillonin tubime me komunitetin turk.

SHBA; Votimi për Malin e Zi në NATO

Posted: 24 Mar 2017 03:46 AM PDT

Senati i Shteteve të Bashkuara voton javën e ardhshme mbi propozimin që Mali i Zi të bëhet anëtari më i ri i aleancës së NATO-s. Lideri i shumicës në Senat, Miç Mekonëll njoftoi se votimi procedurial për këtë çështje është caktuar të bëhet më 27 mars. Vendimi për të shkuar në votim erdhi pasi administrata e Trumpit u bëri thirrje ligjvënësve që të lëvizin më shpejt në këtë drejtim. Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson u shkroi një letër drejtuesve të Senatit, duke thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ishte "në interes të Shteteve të Bashkuara". Të 28 anetarët e NATO-s duhet ta ratifikojnë pranimin e Malit të Zi, përpara se vendi zyrtarisht t'i bashkohet aleancës. Deri më tani, vetem 4 shtete nuk e miratojnë një hap të tillë. Votimi në Senatin amerikan ishte bllokuar për muaj të tërë nga dy seantorë republikanë, të cilët kundërshtojnë zgjerimin e aleancës ushtarake.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more