Skip to main content

Ora News: ““Pa opozitën nuk ka zgjedhje”, Milo: 4 pikat që zgjidhin krizën politike” plus 9 more

Ora News: ““Pa opozitën nuk ka zgjedhje”, Milo: 4 pikat që zgjidhin krizën politike” plus 9 more


“Pa opozitën nuk ka zgjedhje”, Milo: 4 pikat që zgjidhin krizën politike

Posted: 30 Mar 2017 11:51 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, bën propozimin konkret për zgjidhjen e krizës politike në vend pas kushteve që ka vendosur Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me disa kryetarë të partive të tjera aleate të PS dhe PD, Milo tha se duke qenë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, duhet që palët të bien dakord duke dhënë këto katër opsione për zgjidhje:

1.Të emërohet si përfaqësues i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjene procesit zgjedhor në mënyrë që ti japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.

2.Të krijohet një "task forcë" e përbashkët pranë KQZ e cila të merret me verifikimin dhe investigimin e financimeve ilegale gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e votimit, të monitorojë të gjithë procesit zgjedhor dhe të monitorojë kohën televizive për partitë politike dhe për kohën televizive në debatet dhe intervistat televizive.

3.Komisionet e administrimit dhe grupet e numërimit të mos jenë politikë.

4.Numërimi i votës të jetë elektronik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Godet me bastun druri motrën e bashkëjetuesit, arrestohet 35-vjeçarja

Posted: 30 Mar 2017 11:46 PM PDT

Një 35-vjeçare me banim në Lushnje është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar motrën e bashkëjetuesit të saj.

Në pranga ka rënë shtetesja Rudina. M. Sipas bluve, "35-vjeçarja ka goditur me bastun druri në kokë kunatën (motrën e  bashkëjetuesit), shtetasen E.V, 36 vjeçe".

Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti. 36-vjeçarja ndodhet e shtruar në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrëzikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Cikloni në Australi nxjerrë peshkaqenët në rrugë

Posted: 30 Mar 2017 11:41 PM PDT

Një gazetar në Australi është habitur nga pamjet tronditëse të ciklonit që përfshiu  Australinë disa ditë më parë. Në rruget e Australisë tashmë gjenden dhe peshkaqenë. Ky peshkaqen i madh i mbuluar me baltë  u pa në mes të rrugës pas rënies së nivelit të ujit  në një qytet të Australisë që u godit nga cikloni Debbie. Ekseprtët e shpëtimit kanë fotografuar peshkaqenin dhe menjëherë fotot janë hedhur në rrjetet sociale dhe janë përhapur në mënyrë virale. Bashkëngjitur kanë shkruar:  "Mendoni se  duhet ta dërgojmë në ujë ? Mendoni përsëri! Ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë ka nën sipërfaqen e ujit që ka përmbytur zonën gjatë stuhisë së ashpër dhe ciklonit Debbie".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

President nga diaspora? Dervishi, Ramës: Mor jahu, Kushtetuta s’është rrush

Posted: 30 Mar 2017 11:36 PM PDT

Mundësinë e hapur që la kryeministri Edi Rama se Presidenti i ardhshëm mund të zgjidhet edhe nga rradhët e diasporës është kundërshtuar nga analisti Lutfi Dervishi.

Në një postim në faqen e tij në fb, Dervishi thotë se vetë hartuesit dhe miratuesit e Kushtetutës janë kujdestur që t'i pritet rruga një kandidati të tillë.

Analisti shton më tej se Kushtetuta është libër i shenjtë që duhet respektuar dhe jo tabela e parë e qitjes për pikë elektorale.

Postimi i plotë në fb

President nga diaspora….?
– Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit që më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora”.
Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama në intervistën dhënë për gazetarin Enver Robelli.
Nuk është vetëm kryeministri që nuk e ka menduar ndonjëherë një kandidat për President nga diaspora.
Edhe hartuesit dhe miratuesit e kushtetutës janë kujdesur që t'i pritet rruga një kandidati nga diaspora.
Neni 86, pika dy, pothuajse e përjashton mundësinë e një kandidati nga diaspora.
"President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç"
Pra, duhet të ketë lindur në Shqipëri. Të ketë patur durimin të jetojë së paku 10 vitet e fundit këtu dhe të ketë mbështetjen e më së paku 20 deputetëve që do ta propozonin.
Kandidat nga Diaspora?
Po si mor jahu- do të thoshte një tirons me rronj e me degë!
Diasporën e duam për paratë që të investojë, e duam për lobim, e duam për dekor, e duam për.. gjithçka, por kur vjen puna te pushteti, nuk kemi nevojë jo më për kandidatë, por as për mend. Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit që na dëfton si duhet të qeverisimi. Kushtetuta nuk është libër për t'u argëtuar dhe as vile rrushi që ti mund të zgjedhësh kokrrat që të pëlqejnë.
është libri i shenjtë që duhet ruajtuar dhe respektuar dhe jo tabela e parë e qitjes për pikë elektorale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çmenduri në Mosulin e kontrolluar nga ISIS, një kg sheqer shitet 20$

Posted: 30 Mar 2017 11:14 PM PDT

Të sigurosh mbijetesën në pjesën perëndimore të Mosulit, një zonë terësisht nën kontroll të Shtetit Islamik, po kthehet pothuajse në një mision të pamundur.

Banorët po përballen jo vetëm me mungesë ushqimore, por edhe mungesë të ardhurash për ti siguruar, pasi çmimet e artikujve ushqimore kanë prekur majat.

Disa refugjatë të cilët arritën të largohen kanë treguar se si rezultat i mungesave të mëdha ushqimore, një kg sheqer ka kapur vlerën e 20 dollarëve, një bombol gazi 100 dollarë, një kg oriz 25 dollarë dhe një kuti qumësht pluhur 25 dollarë.

“Jeta nën kontrollin e ISIS ishte pothuajse e pamundur pasi nuk siguron dot ushqim" tha një nga refugjatët që jetuan në rrethin e Egheidat.

Një tjetër tregon se blinin disa gurë të zi për të gatuar, “një produkt nafte që shitej nga ISIS".

"Është një lëndë djegëse që e përdornim për gatim, por pasi digjej krijonte në shtëpi një ajër toksik, kështu që e përdornim vetëm në ambjentet e jashtme".

Çmime të tilla pothuajse asnjë nga banorët nuk është në gjendje ti përballojë në një qytet që është në rrezik nga uria.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pushohen për drogë 6 punonjës të ambasadës amerikane në Kabul

Posted: 30 Mar 2017 10:42 PM PDT

Departamenti i Shtetit ka pushuar gjashtë punonjës të ambasadës amerikane në Afganistan, të akuzuar se kanë marrë drogë ose janë kapur me drogë. Akuzat janë shumë shqetësuar duke pasur parasysh përpjekjet disa-vjeçare amerikane për të luftuar prodhimin e opiumit në Afganistan.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se punonjësit e ambasadës u pushuan, ndërsa disa kontraktorë humbën kontratën e punës.

Zyrtari nuk pranoi të thoshte si u hap investigimi, por sipas një artikulli në gazetën Wall Street Journal, hetimet u hapën pasi në ambjentet e ambasadës u pa një person që sorollatej në gjendje konfuzioni.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha të enjten për Zërin e Amerikës se punonjësit e pushuar "ishin gjetur me substanca të ndaluara në zotërimin e tyre, ose duke konsumuar substanca të tilla".

Prodhimi i opiumit është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Talibanin dhe grupe të tjera kryengritëse.

Afganistani është gjithashtu eksportuesi i 90% të heroinës që qarkullon në botë. Megjithë përpjekjet globale për të luftuar trafikun e drogës, sipas Kombeve të Bashkuara prodhimi arriti nivele rekord në 2016.

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mbi 8 miliardë dollarë në luftën kundër drogës që nga fillimi i luftës në Afganistan në 2001./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Robotë që na vjedhin vendin e punës!

Posted: 30 Mar 2017 01:45 PM PDT

Rreziku që robotët të na zëvendësojnë në disa punë është më se real dhe aspak fantashkencë. Madje ky kalim mund të jetë edhe më i shpejtë nga se mund të imagjinohej dhe një studim i fundit na jep edhe shifrat "alarmante".

Periudha sipas sutidimit të "Pricewaters-Coopers" (PWC) është 15 vite, pas kësaj periudhe përllogaritet që makinat do të kenë arritur të kenë zënë 38 për qind të punëve të shba, një përqindje e lartë që është pak a shumë e njëjtë edhe në Evropë.

Në Gjermani parashikohet që robotët të zëvendësojnë 35% të punëtorëve, më pak në Britani të Madhe, ku kjo shifër bie në 30%, pak më i prekur nga ky revolucion do të jetë Japonia, me një nivel që arrin 21%. Sipas PWC-së këto të dhëna përkojnë drejtpërdrejtë me nivelin mesatare të arsimit. Ku është më i lartë do të ketë një ndërhyrje më të vogël të këtij fenomeni, ku është më i ulët, me njerëz që kryejnë punë më të thjeshta intelektualisht, do të jetë më intensiv përdorimi i robotëve.

Por interesante janë edhe të dhënat mbi sektorët, ku më të prekurit do të jenë transporti publik dhe vendet e grumbullimit (56%), por edhe repartet e prodhimit (46%) dhe në atë të shitjeve (44%).

Në të kundërt shihet shumë i vështirë futja e këtij fenomeni në sektorin e edukimit, të shëndetit dhe atë social, ku roli i njeriut është thelbësor, shpresojmë, i pazëvendësueshëm./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Juncer: Nëse Trump është pro brexit, do mbështes pavarësinë e Teksasit

Posted: 30 Mar 2017 01:43 PM PDT

'Nëse Trump mbështet largimin e Britanisë dhe vendeve të tjera nga BE-ja, unë do të filloj të mbështes largimin e Ohajos dhe Teksasit nga Shtetet e Bashkuara'. Kështu është shprehur gjatë samitit të Partive Popullore Europiane, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, në një replikë në distancë me liderin aktual të Uashigtonit. Junker theksoi se brexit nuk nënkupton fundin e BE-së dhe se tashmë është e rëndësishme që vendet e mbetura antare të ruajnë unitetin.

Mbështetja e shfaqur nga Presidentit Donald Trump për daljen e Britanisë nga BE-ja me sa duket nuk është pritur mirë nga Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Juncker, i cili gjatë samiti të PPE-së, ka deklaruar se nëse lideri i Uashingtonit do të vijojë në këtë mënyrë, atëherë kreu i KE-së do të fillojë të mbështesë pavarësinë e Ohios dhe Teksasit nga Shtetet e Bashkuara.

Në ligjeratën e tij, Juncker u shpreh se 'brexit nuk është fundi i Bashkimit Europian', por shtoi se thirrja që Trump u ka bërë shteteve të tjera, duke i nxitur të ndjekin shembullin e Britanisë, nuk është diçka pozitive.

"Brexit nuk është fundi. Megjithatë, ka shumë persona që kjo gjë u duket e mrekullueshme. Në një kontinent tjetër, një President i zgjedhur së fundmi ishte mjaft i kënaqur se Britania po largohet nga Bashkimi Europian, dhe ka inkurajuar edhe vendet e tjera që të veprojnë njësoj. Megjithatë, nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu, unë do fillojë të inkurajojë pavarësinë e Ohios dhe daljen e Teksasit nga Shtetete Bashkuara."

Më tej, Junkcer theksoi rëndësinë e ruajtjes së unitetit në këtë moment të vështirë për Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se në këtë moment, kontinenti i vjetër është i kërcënuar nga tonet populiste.

Sipas Presidentit të KE-së, dalja e Britanisë nga BE-ja duhet të shërbejë si motivim për të forcuar frymën e bashkëpunimit mes 27 vendeve të mbetura antare.

Në mbyllje, Jucker deklaroi se përpara liderëve të shteteve të Europës shtrihet një përgjegjësi mjaft e madhe në përballimin e një situate delikate sic është ajo aktuale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bebe Rexha ‘e shkund’ në skenë

Posted: 30 Mar 2017 01:43 PM PDT

Bebe Rexha, një prej këngëtareve më të njohura në botë i ka habitur të gjithë me lëvizjet e saj provokuese në skenë.

E veshur me të bardha, ajo bën kërcimin e njohur 'Twerk' me yllin që ka fituar Grammy, Ashanti. 27-vjeçarja shqiptare ka arritur të tërheqë vëmendjen e fansave, të cilët kanë reaguar mirë për këtë çmenduri të saj. Ndërkohë ajo po bën turneun e saj muzikor në disa vende të ndryshme të Amerikës.

Së fundmi, Bebe ka publikuar këngën e saj të fundit 'Fuck fake friends' në bashkëpunim me G-Eazy.

 

Back to back with @ashanti

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bugatti sfidon detin!

Posted: 30 Mar 2017 01:42 PM PDT

Marka franceze që prodhon hiperveturën "Chiron" me 1 500 kuaj fuqi dhe që kushton 2,5 milionë euro ka njoftuar se do të zhvillojë një partneritet me kantierin detar "Palmer Johnson" për ndërtimin e një serie prej 66 ekzemplarësht të super jahtit të quajtur "Ninette".

Përse "Ninette"? Sepse ishte emri i anijes së ndërtuar në vitin 1930 nga vetë Ettore Bugatti për princin Carlo Maurizio Ruspoldi.

Ndërkohë që ekzemplarët e parë pritet shumë shpejt të ndërtohen, tregu i anijeve të frymëzuara dhe dizenjuara nga marakt e veturave ka filluar të marrë formën e një tendece të fuqsihme me modele si "AM37" nga "Aston Martin", "AMG-Cigarette" apo "Lexus Sport Yacht Concept"./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more