Skip to main content

Ora News: “Frikë dhe panik në Monte Karlo gjatë një grabitje me armë” plus 9 more

Ora News: “Frikë dhe panik në Monte Karlo gjatë një grabitje me armë” plus 9 more


Frikë dhe panik në Monte Karlo gjatë një grabitje me armë

Posted: 26 Mar 2017 12:13 AM PDT

Momente frike dhe paniku kanë shoqëruar kalimtarët në Montekarlo gjatë grabitjes së një dyqani bizhuterish Cartier.

Në fillim agresorët hapën zjarr në një tunel aty pranë, për të shpërqëndruar shërbimet emergjente, para se të nisnin bastisjen.

Qindra turistë panë të shokuar se si banda nisi të qëllojë me armë brenda tunelit të famshëm ku bëhet garat e Formula 1. Duke dëgjuar të shtënat, kalimtarët menduan se kishin të bënin me sulm terrorist.

Në gjendje paniku ata u fshehën në dyqanet më të afërta që ishin rrotull zonës.

Shërbimet emergjente shpejtuan për të parë se ç'kishte ndodhur, tre grabitësit nxituan në dyqanin Cartier.

"Kjo ishte ajo që ata u përpoqën të bënin, deri sa ndërhyri një makinë policie. Të paktën një person është plagosur. Ai u arrestua sëbashku me një tjetër të dyshuar. Një i tretë është ende në arrati," tha një zëdhënës i policisë.

Një zjarr pastaj shkaktoi një re masive tymit të zi  në afërsi të hotel Fairmont. Një automjet ishte përfshirë nga flakët, dyshohet të jetë djegur nga hajdutët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Prezantuesja pushon së qari foshnjen ‘live’ në emision

Posted: 26 Mar 2017 12:04 AM PDT

Kjo prezantuese e BBC-së tërhoqëi vëmendjen e të gjithëve me veprimin e saj që bëri në transmetimin direkt gjatë emisionit.

Rachel Burden, që modern emisionin "Breakfast", pushoi së qari një foshnje pesë muajsh që nuk po rrinte e qetë në krahët e së ëmës së ftuar.

Rachel e mori në duar dhe nisi ta përkëdhelte e t'i pëshpëriste lehtë, derisa foshnja u qetësua.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E mbani mend vajzën e Eminem? Ja si duket ajo tani

Posted: 25 Mar 2017 11:46 PM PDT

Reperi i njohur botëror, Eminem bëri për herë të parë publik vajzën e tij në një fotografi ku shfaqej bashkë me të teksa e përqafonte.

Ajo fotografi në të cilën ai shtrëngonte Hailien ka plot 15 vjet.

Hailie Scott Mathers tani është 21 vjeç dhe është studente psikologjisë në Universitetin e Michigan.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të hënën pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Posted: 25 Mar 2017 11:45 PM PDT

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëron se të hënën përvec zgjedhjes së Kreut të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime do të zgjedhet edhe kryeparlamentari i ri.

Sipas partisë së Zoran Zaevit shumica prej 67 deputetëve është e mjaftueshme për të përfunduar konsitutimin e Kuvendit të lënë përgjysmë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

‘Ne presim të hënën të vazhdojë seanca konstituive në të cilën fillimisht do të zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe emërime. Në këtë seancë duhet të zgjedhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Të hënën do të bëhet e qartë çfarë do të thotë marrëveshje e 67 deputetëve të shumicës së re parlamentare rreth zgjidhjes kadrovike për kryetar të ri të Kuvendit’ – deklaroi Jagoda Shahpaska, LSDM.

Sipas Rregullores së Kuvendit, të hënën pasi të votohet përbërja e Komisionit në seancë plenare prezantohen propozimet e partive për kryetar Kuvendi.

Propozimet do të shqyrtohen nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, kreu i të cilit duhet të thërrasë vazhdimin e seancës për të zgjedhur kreun e Kuvendit.

Në rast se ky hap pengohet nga VMRO-DPMNE-ja, ekspertët shpjegojnë mekanizmat e tjera ligjore.

‘Vështirë të pritet, por mund të pritet që të mos thirret seanca e komisionit. Seanca mund të thirret me vullnetin e kryetarit të Komisionit por edhe me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të Komisionit. Nëse kryetari këtë nuk e bën, rregullorja parashikon që kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të propozohen nga së paku 20 deputet të përbërjes parlamentare. Pra ky problem është i zgjidhshëm’ – tha Temelko Risteski, jurist.

Risteski shpjegon kushtet të cilat duhet t'i plotësojë një kandidat për kryetar Kuvendi, duke shtuar se në këtë aspekt nuk merret parasysh përkatësia etnike e kandidatëve.

‘Duke pasur parasysh se të gjithë anëtarët e parlamentit kanë fituar besimin e qytetarëve, nënkupton se i plotësojnë kushtet për të qenë kryetar i Kuvendit dhe këtu nuk ka dilema’ – u shpreh Temelko Risteski, Jurist.

Ndër emrat më të përfolur deri më tani për kryetar Kuvendi është deputeti i BDI-së Talat Xhaferi. Këtë ditë më parë e konfirmuan edhe nga BDI. Xhaferi përveç LSDM-së, do të ketë edhe mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët.

Ndonëse nuk e konfirmojnë, nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kanë refuzuar që posti në fjalë t'i takojë kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela dhe se nuk kanë plan për të propozuar emër kandidati për kryetar Kuvendi.

Ndërkohë Lëvizja Besa si parti nënshkruese e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare ka njoftuar se do të propozojë kandidatin e saj për kryetar Kuvendi, por gjithnjë duke lënë hapësirë që ky vendim të shqyrtohet.

Nga VMRO-DPMNE-ja nuk tregojnë nëse Xhaferi do të marrë edhe votat e deputetëve të tyre për marrjen e detyrës së kryeparlamentarit, ose do të propozojnë kandidatin e tyre./AlsatM/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mal i Zi, dëshmi për përfshirjen ruse në ngjarjet e tetorit 2016

Posted: 25 Mar 2017 11:32 PM PDT

Në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për përgatitjen e sulmeve terroriste në Malin e Zi, po dalin në pah shumë fakte që argumentojnë se këto ngjarje i kanë organizuar disa qarqe të caktuara ruse dhe një pjesë e opozitës proserbe në Malin e Zi.

Dëshmitari i mbrojtur, i cili nënshkroi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, Aleksandar Singjeliç dëshmoi plot 11 orë para gjykatës së posaçme mbi përgatitjen e grusht shtetit në Mal të Zi për rolin e Rusisë dhe të partisë opozitare malazeze "Fronti Demokratik".

Aleksandar Singjeliç, i cili njihet si një paramilitar serb që mori pjesë në luftërat e ish Jugosllavisë dhe në luftën e Ukrainës, përkrah rusëve, bëri të ditur se ai u rekrutua nga agjenti i sigurimit rus, Eduard Shishmakov, i cili i dha 200.000 euro për përgatitjen e planit për grushtet në Mal të Zi.

"Me Shishmakovin u njohëm që nga viti 2014 në një kamp lufte në Rusi dhe kemi pasur disa takime në Serbi ku përgatitëm detajet e aksionit, i cili do të shpinte deri te gjakderdhja në rrugët e Podgoricës", tha Singjeliç.

Singjeliç ka pranuar se "sipas urdhrit të Shishmakovit ka rekrutuar personat, të cilët është dashur të mblidhen para Kuvendit, të shkaktojnë trazira dhe dhunshëm të hyjnë në këtë institucion, të gjuajnë në popull e më pas të likuidojnë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç". Në aksion, sipas dëshmitarit të mbrojtur ka qenë i përfshirë edhe ish shefi i xhandarmerisë serbe Bratislav Dikiç, i cili ishte i ngarkuar të kontrollojë protestuesit para Parlamentit të Malit të Zi.

Singjeliç tha se pas dështimit të grushtshtetit ishte frikësuar për jeten e tij pasi, siç u shpreh ai "dy herë rusët tentuan të më vrasin në Beograd për çka u detyrua të dorëzohem në Mal të Zi". Singjeliç po mbahet nën masat e rrepta të sigurimi dhe vendndodhja e tij është tejet sekrete.

Ndërkohë shërbimet e sigurimit ndërkombëtar bënë të ditur se oficeri rus Eduard Shishmakov, i cili ishte organizatori kryesor i ngjarjeve në Mal të Zi, merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Mjetet malazeze të informacionit, duke iu referuar këtyre shërbimeve theksojnë se Shishmakov është pjesëtar i sigurimit shtetëror rus dhe se ishte njeriu i besueshëm i Vladimir Putinit.

Kohëve të fundit Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO, por jo rrallë herë kishte kërcënuar ish republikën jugosllave në, mënyrë të hapur nëpërmjet zyrtarëve rusë që të mos bashkohet me NATO.

Kësaj fushate iu bashkuan edhe përfaqësuesit e opozitës proserbe në Mal të Zi "Fronti Demokratik" ku dy deputetëve të saj iu hoq imuniteti me kërkesën e Prokurorisë së posaçme, të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në komplotin e grusht shtetit në Mal të Zi.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë theksuar se grusht shteti i dyshuar është fabrikuar dhe kanë akuzuar partinë në pushtet se po shfrytëzon shërbimet e sigurimit për ta ruajtur pushtetin në Mal të Zi.

Në këtë kuadër analistët vlerësojnë se integrimi sa më i shpejtë i Malit të Zi në strukturat euroatlantike do të ndikonte në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e Malit të Zi dhe rajonit.

Mali i Zi ka qenë i përfshirë në ngjarjet konspirative në prag të zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit të vitit të kaluar, ku policia malazeze arrestoi 20 shtetas serbë të akuzuar për përgatitje të sulmeve të armatosura ndaj institucioneve shtetërore në vend.

Grupi i organizuar, i cili ishte formuar në territorin e Serbisë, Rusisë dhe Malit të Zi kishte për qëllim vrasjen e kryeministrit të atëhershëm Gjukanoviç dhe marrjen e parlamentit nga ana e një partie opozitare proserbe në Mal të Zi. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Kush qesh i fundit?” Rama mesazh për çadrën e opozitës

Posted: 25 Mar 2017 11:22 PM PDT

Kryeministri Edi Rama po bëhet gjithnjë e më aktiv në rrjetet sociale. Në postimin e parë për këtë të dielë në fb bashkë me urimin për një ditë të mbarë për ndjekësit e tij, Rama u ka sugjeruar të shohin dhe një film vizatimor të animuar, prodhim shqiptar me titull "Kush qesh i fundit?"

Rama: "MIRËMËNGJES 😀dhe ju uroj një të dielë të qetë, me këtë film kalamajsh për të rritur që po nuk e patë vetë të paktën tregojuani kalamajve".
Të jetë vallë ky një mesazh për çadrën e opozitës?!

Fabula e filmit

Historia e zakonshme e maces qe kerkon te haje miun, por ky i fundit me shkathtesi arrin t’i shpetoje shume here thonjve te mprehte te maces. Atehere macja nderron taktike. Pret thonjte dhe me anen e nje letre i ben te ditur miut se nuk do ta ndjeke me.

Miu megjithate eshte i kujdesshem dhe mundohet te haje kur macja nuk eshte ne dhome. Po ky kujdes nuk vazhdon per shume kohe sepse miu filon te haje shume gjersa vjen nje moment ku ai do te fshihet ne vrimen e tij por tashme eshte fryre aq shume sa nuk e nxe me vrima e keshtu perfundon ne thonjte e mprehte te maces.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protesta dhe strategjia, Basha mbledh sot grupin parlamentar

Posted: 25 Mar 2017 11:20 PM PDT

Kryetari i Partisë Domokratike Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 19:00  grupin parlamentar për të diskutuar mbi protestën dhe strategjinë që do të ndiqet në vazhdim.

Po ashtu kryedemokrati Basha do të informojë deputetët e PD edhe për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit nga Uashingtoni, Basha nga çadra e lirisë përcolli tre mesazhe. Ai u shpreh i bindur se ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për kauzën e tij, ndërsa nënvizjoi se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë.

Opozita ndodhet në protestë që prej 18 shkurtit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot ndryshoi ora, flemë një orë më pak

Posted: 25 Mar 2017 11:00 PM PDT

Kjo e dielë e fundit e muajit mars (26 mars) shënoi ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara.

Në orën 02:00 të mëngjesit të datës 26 mars, akrepat u zhvendosen dhe ora do shënoi 03:00.

I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t'u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit.

Në vende të tjera , ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

/ata/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bjellorusi, autoritetet shtypin demonstratën, qindra të arrestuar

Posted: 25 Mar 2017 02:51 PM PDT

Autoritetet Bjelloruse kanë  arrestuar qindra njerëz të shtunën, të cilët po protestonin në rrugët e kryeqytetit Minsk për standardet në rënie të jetesës dhe taksave për të papunët.

Protestuesit që mbanin pankarta dhe parrulla në duar u morën me forcë nga forcat policore, shumë prej tyre u rrahën, përfshirë kalimtarë dhe të paktën 10 gazetarë. Qindra policë ishin vendosur në pikat e hyrjes dhe të daljes së sheshit ku po  mbahej protesta, stacionet e metrove aty pranë ishin mbyllur dhe tre bote uji  po mbaheshin në gatishmëri. Më herët policia bastisi zyrat e një grupi opozitar të quajtur Vesna-96, duke arrestuar 60 aktivistë të cilët u liruan pak më vonë.

Demonstrata e të shtunës është e fundit e organziuar në valën e protestave që janë mbajtur që prej muajit shkurt dhe që paraqesin sfidën më të madhe në vitet e fundit për Presidentin Alexander Lukashenko, i cili ka sunduar ish vendin sovjetik për gati një çerek shekulli. Bjellorusia ndodhet në recesion prej të paktën dy vitesh, duke vuajtur efektet e renies ekonomike ruse dhe rënies së cmimit të naftës.

Kjo situatë ka bërë që në protestë të dalin edhe mbështetësit e vetë presidentit Lukashenko. Shkak për trazirat u  një taksë mbi qytetarët që punojnë më pak se 183 ditë në vit, e njohur në vend si ligji kundër “parazitëve sociale”. Por bjellorusët mendojnë se kjo taksë po ndëshkon padrejtësisht ata që janë të paaftë të gjejnë një punë. Lukashenko ka pezulluar taksën, por protestat sërish kanë vijuar.

Më herët gjatë kësaj jave, Lukashenko ka akuzuar kolonën e pestë për komplot ndaj tij, me ndihmën e grupimeve ndërkombëtare. Ende nuk dihet se do të ndikojë tek marrëdhenia  me fqinjët goditja ndaj protestave teksa Lukashenko ka kërkuar të përmirësojë lidhjet me Perëndimin kundër  sfondit të ftohjes të marrëdhënieve me Rusinë. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Për herë të parë me vogëlushin në ekran, Blerina Kondi përlot shikuesit

Posted: 25 Mar 2017 02:50 PM PDT

Mbrëmjen e sotme emisioni "Xing" i Ermal Mamaqit ka patur një të ftuar shumë të veçantë: bashëkshortja e Dr. Florit u shfaq në emision sëbashku me djalin e tyre të vogël, Daniel. Një nga pyetjet që Ermali i drejtoi Blerinës ishte në lidhje me problemet që asaj i duhej të përballej duke qenë se Danieli i vogël ka lindur me Sindromën Down. Por, Blerina dhe përgjigjen perfekte duke na përlotur të gjithëve.

"A të duket hall kjo krijesë" , tha bashkëshortja e këngëtarit që humbi jetën në mënyrë tragjike tre vite më parë. Ndonëse gjatë shtatzënisë ata kishin dyshime se Danieli mund të ishte me sindromën Down, sërish nuk ka dashur ta vërtetojë 100%.

"Çdo gjë që vjen nga Perëndia është e bekuar dhe jemi falenderues për këtë",- shprehu Blerina duke dhënë një mesazh të fortë jo vetëm për prindërit, por edhe për shoqërinë tonë që ende nuk ka krijuar hapësirën e nevojshme për të rritur e mbështetur fëmijët me Sindromën Down. /anabel.al


Djali I DR FLORIT by newsal

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more