Skip to main content

“Mustafa nuk e procedon Ligjin për ushtrinë pa pajtimin e NATO-s dhe SHBA-së” plus 9 more GazetaBlic

“Mustafa nuk e procedon Ligjin për ushtrinë pa pajtimin e NATO-s dhe SHBA-së” plus 9 more GazetaBlic


Mustafa nuk e procedon Ligjin për ushtrinë pa pajtimin e NATO-s dhe SHBA-së

Posted: 20 Mar 2017 12:08 AM PDT

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa nuk do të ngutet sa i përket procedimit të Ligjit për Forcën e Sigurisë, ani pse tri ministritë përkatëse kanë dhënë mendim pozitiv.

Hezitimi i kryeministri vjen për shkak të kundërshtimit të hapur që kanë shprehur dy aleatët strategjikë të Kosovës – NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesë e tyre është që ushtria e Kosovës të krijohet përmes ndryshimeve e kushtetuese, e jo vetëm atyre ligjore.

Pas heshtjes disaditore, kryeministri Isa Mustafa është deklaruar përkitazi me iniciativën ligjore të Thaçit.

Me gjithë hezitimin e kryeministrit, nisma ligjore e presidentit Thaçi u është nënshtruar procedurave në qeveri. Ka mbetur vetëm që ekzekutivi t'ia përcjellë Kuvendit. Tri dikastere qeveritare tashmë i kanë deponuar opinionet për Projektligjin për Forcën e Sigurisë./Koha.net

The post Mustafa nuk e procedon Ligjin për ushtrinë pa pajtimin e NATO-s dhe SHBA-së appeared first on GazetaBlic.

Këtë detaj nuk e keni vënë re te nusja e Labit? (Foto)

Posted: 19 Mar 2017 11:58 PM PDT

Mbrëmë ishin opinionistë në reality show më të madhin në Shqipëri, Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami, shkruan Kosovarja.

Reality Show “Big Brother Albania”, i cili sivjet ka vendos t'i dedikohet çifteve, ku dhe opinionistë ishin njëri ndër çiftet më të përfolura muajve të fundit. Qëndresa dhe Labi, po, ata dukeshin se ishin veshur mirë, madje nusja dukej se nuk po e ndjen fare prezencën e kamerave, ndoshta për faktin që të shoqin e ka moderator të vjetër dhe edhe ajo është familjarizua me kamerat. Por një detaj ndoshta iu iku? E ne ua sjellim foton që ta shihni. Është e ditur se Labinot Gashi është njëri ndër moderatorët më aktiv në jetën kulturore, me mbrëmje e prezantime të ndryshme, në vend dhe jashtë vendit, shkruan Kosovarja.

Dhe kuptohet se këto mbrëmje prezantimesh, atij i sjellin të ardhura të mjaftueshme. Por, ku i shpenzon ai këto para?

Mund të mendoni se në kujdesin ndaj të fejuarës së tij. Por, jo. Kjo foto që do ta shihni tani e dëshmon se Labi nuk kujdeset dhe aq për të, ngase, Qëndresa shihet duke qeshur, e që asaj i duket se një dhëmb i mungon! Të jetë ky një detaj që Labi ende nuk e ka vërejt? Apo e ka lënë ngase nuk e besonte se do t'i dukej mungesa e dhëmbit.

The post Këtë detaj nuk e keni vënë re te nusja e Labit? (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Java e parë e pranverës do të fillojë me mot me diell

Posted: 19 Mar 2017 11:57 PM PDT

Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme ka bërë të ditur se java e parë e pranverës do të filloj me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë normale me tendencë të ngritjes për 1-4 milibar. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja , e lehtë deri mesatare

The post Java e parë e pranverës do të fillojë me mot me diell appeared first on GazetaBlic.

Steinmeier merr postin e Presidentit të Gjermanisë, betohet të mërkurën

Posted: 19 Mar 2017 11:53 PM PDT

Pas pesë vitesh në pushtet, Presidenti Joachim Gauck i dorëzon Kështjellën Bellevue pasardhësit të tij Steinmeier. President i ri do të betohet të mërkurën.

Nga Deutsche Welle

Në Kështjellën Bellevue janë takuar në mënyrë simbolike presidenti i dertanishëm Joachim Gauck dhe pasardhësi i tij Frank-Walter Steinmeier me bashkëshorten Elke Büdenbender, në ceremoninë festive të dorëzim-marrjes së detyrës. Në Bellevue këtë të dilë presidentin e ri, Gauck e ka pritur po ashtu me bashkëshorten e tij Daniela Schadt.

Pas pesë vitesh në postin e Presidentit, mandati i Gauckut ka përfundur në mesnatën e kaluar. Presidenti i ri Steinmeier ka marrë zyrtarisht prej mesnatës këtë post. Të merkuren ish-ministri i Jashtëm Steinmeier do të betohet para Bundestagut dhe Këshillit të Landeve (Bundesratit).

Presidenti i 12-të

77- vjeçari Gauck ka hequr dorë nga kandidatura për një mandat tjetër, për shkak të moshës. Steinmeier është zgjedhur si pasardhës i tij në shkurt. Ai do të jetë Presidenti i 12 me radhë i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Presidenti i ri do të ketë rreth 200 bashkëpunëtorë, të cilët do të koordinohen nga ish-sekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme, Stephan Steinlein.

The post Steinmeier merr postin e Presidentit të Gjermanisë, betohet të mërkurën appeared first on GazetaBlic.

Porsche 997, shitet me çmim të lartë – veç për shkak të ngjyrës! (Video)

Posted: 19 Mar 2017 11:50 PM PDT

Makina të ndryshme nga Porsche, janë shitur edhe për mbi një milion euro, por ato ishin unike e i përkisnin koleksioneve shumë të ngushta.

Së fundmi është shitur një veturë e kompanisë gjermane për 748 mijë dollarë, megjithëse nuk është edhe aq i veçantë.

Modeli 997 i përket serisë ku janë prodhuar 600 njësi dhe që është shitur para gjashtë vitesh, pra nuk i përket ndonjë koleksioni të vjetër. Por, është e vetmja nga 12 të tilla me ngjyrë të zezë, për çka ka qenë shumë e dëshirueshme për dikë që ka dhënë këtë shumë.

Sidoqoftë, në videon e postuar më poshtë, mund t'ia shihni nga afër linjat e mrekullueshme, shpejtësinë e lartë dhe enterierin luksoz.

The post Porsche 997, shitet me çmim të lartë – veç për shkak të ngjyrës! (Video) appeared first on GazetaBlic.

Aksident tragjik, pema u merr jetën rreth 20 personave poshtë një ujvare

Posted: 19 Mar 2017 11:43 PM PDT

Rreth 20 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një pemë e madhe ra mbi një grup vizitorësh në një ujëvarë shumë të famshëm në Kintampo në Gana.
Pema dyshohet të jetë sjellë nga stuhia që kishte kaluar vendin.

Një ekip i kombinuar i policisë dhe personelit të shërbimit të zjarrëfiksave morën pjesë në vendin e aksidentit, në një përpjekje për të shpëtuar ata që u bllokuan nga pema.

“Shumica e tyre janë nxënës të shkollës së mesme në Wenchi. Të tjerët janë turistë", u shpreh një zyrtarë.

The post Aksident tragjik, pema u merr jetën rreth 20 personave poshtë një ujvare appeared first on GazetaBlic.

Vaji kastor, magjik për shëndetin

Posted: 19 Mar 2017 11:37 PM PDT

Nëse keni dhimbje shpine, qafe apo kyçesh mund të praktikoni një kurë të re nga vaji kastor.

Vaji kastor ka edhe të tjera përfitime shëndetësore, pasi qetëson dhe relakson mendjen tuaj kur ju gjendeni në momente stresuese.

Ky vaj i cili është përdorur me shekuj në Indi, është ilaç i lirë dhe shumë i efektshëm të cilin ju duhet ta keni në shtëpi.

Vaji kastor, është i shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së tij të acidit yndyror, laksativ, është antiviroz dhe ka veti antibakteriale.

The post Vaji kastor, magjik për shëndetin appeared first on GazetaBlic.

Kryesia vendos sot për Interpelancën ndaj Mustafës dhe Stavilecit

Posted: 19 Mar 2017 11:21 PM PDT

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës me kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Në rendin e ditës ndër të tjera, është paraparë të  vendoset për Intepelancën ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe ministrit të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci.

Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, është thirrur me  kërkesë të deputetes së VV-së Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Ndërsa interpelanca e ministrit Blerand Stavileci, është thirrur me kërkesë të deputetit poshtu të VV-së Visar Ymeri, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.

R e n d i  i  d i t ë s

 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,

5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-142 për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-134 për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

12. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,

14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

15. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

16. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë,

17. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

The post Kryesia vendos sot për Interpelancën ndaj Mustafës dhe Stavilecit appeared first on GazetaBlic.

Dita ndërkombëtare e lumturisë

Posted: 19 Mar 2017 11:20 PM PDT

Bota vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara e shpallën Ditë ndërkombëtare të Lumturisë.

Ajo ditë është 20 marsi, që është po ashtu edhe dita e parë e pranverës dhe kemi plot e plot arsye për të na qeshur fytyra dhe të jemi të lumtur.

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Për të festuar, njerëz në të gjithë botën organizohen dhe u sjellin lumturi të tjerëve. E nëse diku në botë ekziston një njeri që do të ishte model lumturie, atëherë ai është Don Johnson nga Niagara, një muzikant, i cili shpesh mund të gjendet duke argëtuar njerëz në ngjarje të ndryshme, spitale e madje edhe qendra përkujdesjeje shëndetësore.

"Më pëlqen jeta dhe jam mirënjohës se tani jam 87 vjeç dhe gjithçka me mua është OK", thotë Johnson, shtëpia e të cilit është e mbushur me certifikata dhe pllakate falënderimi nga organizata të shumta.

"Muzika ka një kuptim të madh në jetën time. Kur shkoni në spital apo në qendër përkujdesjeje shëndetësore dhe e shihni ndonjë njeri që nuk është dhe aq mirë, atëherë filloj të luaj ndonjë këngë që ata e pëlqejnë, sikur kjo të ishte gjëja e fundit që mund të bëj për ta. Ndoshta i kam bërë të ndihen të lumtur vetëm për një ditë apo për të paktën disa minuta".

Johnson megjithatë thotë se ka ditë kur nuk është dhe aq i disponuar, por e gjitha që i duhet të bënte është të merrte instrumentin e tij të preferuar, një lloj kitare e quajtur "banjo", dhe përnjëherë shkon në një botë tjetër.

"Nuk mund ta blini lumturinë – duhet ta përjetoni".

Të gjithë ata që e njohin Wayne Pine, qoftë nëpërmjet një prej organizatave së cilave i takon apo nëpërmjet "Facebook", e di se ai gjithmonë ka fjalë inkurajuese për ata që mund të jenë duke kaluar nëpër kohëra të vështira.

"Nuk ka shpërblim më të madh në jetë sesa të dish se e ke ndihmuar dikë përgjatë rrugës, që të ketë një të nesërme më të mirë", ka thënë banori 67-vjeçar i Nigaras. "Bëni gjëra të caktuara për njerëzit për shkak se brengoseni për ta. Nuk ka të bëjë me kërkimin e ndonjë shpërblimi. Ka njerëz përreth botës, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin. Lumturia ka të bëjë me dashurinë për familjen, njerëzit, besimin, flamurin dhe shtetin".

Dhe çfarë nënkupton lumturia për njerëzit si Michael Busseri, asistent profesor i psikologjisë në Universitetin Brock, i cili ka bërë studime në këtë fushë?

"Në pjesën më të madhe, lumturia varet nga vetë fakti se si njerëzit e definojnë atë", ka thënë Busseri, i cili pranon se nuk e ka përgjigjen magjike.

"Disa njerëz e imagjinojnë lumturinë si diçka që ndodh nga momenti në moment, nga minuta në minutë dhe në rastet kur ndihen pozitivisht apo negativisht. Të tjerët e imagjinojnë lumturinë më shumë si një veçori karakteri – është pjesë e personalitetit të tyre dhe e bartin atë me vete në çdo eksperiencë që përjetojnë", thotë ai.

Në disa studime të tjera, të kryera gjatë viteve të fundit, lumturia është zhvilluar bazuar në idetë e vetë mënyrës së jetesës, nëse ajo është me kuptim dhe me qëllim. Por një përgjigje e vetme dhe definitive nuk është nxjerrë asnjëherë.

Të famshmit për Lumturinë

"Numëroni moshën sipas miqve, jo sipas vjetëve. Vlerësoni jetën sipas buzëqeshjeve, jo sipas lotëve". (John Lennon)

"Çdo minutë zemërimi ju shkakton humbjen e gjashtëdhjetë sekondave lumturi". (Ralph Waldo Emerson)

"Lumturi është kur ajo që mendoni, ajo që thoni dhe ajo që bëni janë në harmoni". (Mahatma Gandhi)

"Lumturia nuk është diçka që ju ofrohet si e gatshme. Ajo vjen nga vetë veprimet tuaja". (Dalai Lama XIV)

(Legjenda: Sipas Michael Busseri, asistent profesor i psikologjisë në Universitetin Brock, në pjesën më të madhe lumturia varet nga vetë fakti se si njerëzit e përcaktojnë atë)

The post Dita ndërkombëtare e lumturisë appeared first on GazetaBlic.

Mjekët shqiptarë dhe serbë takohen në Mitrovicë

Posted: 19 Mar 2017 11:19 PM PDT

Mjekët shqiptarë dhe serbë do të takohen publikisht sot për herë të parë pas luftës në një konferencë për media.

Mjeket shqiptarë dhe serbë do të takohen publikisht nesër për herë të parë pas luftës në një konferencë për media.

Konferenca me temë “Marrëdhëniet ndëretnike dhe shëndetësia në Kosovë”, do të fillojë në ora 11:00, ku në panel pritet të marrin pjesë pesë mjekë të njohur shqiptarë dhe pesë serbë.

The post Mjekët shqiptarë dhe serbë takohen në Mitrovicë appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more