Skip to main content

Mesazhi.com: “Shqipëria e pafuqishme kundrejt Italisë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shqipëria e pafuqishme kundrejt Italisë” plus 9 more


Shqipëria e pafuqishme kundrejt Italisë

Posted: 24 Mar 2017 02:57 PM PDT

Italia ka arritur që ta mposht Shqipërinë me rezultat 2-0.

Serinë e golave e hapi De Rossi pasi e shndërroi në gol penalltinë e minutës së 12-të, shkruan lajmi.netPër golin e sigurisë te italianët realizoi Immobile, gol që u shënua në minutën e 71-të.

Për disa minuta kjo ndeshje u ndërpre, pas hedhjes së fishekzjarrëve nga tifozët shqiptarë.Shqipëria mbetet në vendin e katërt në grupin G, me 6 pikë të grumbulluara.

The post Shqipëria e pafuqishme kundrejt Italisë appeared first on Mesazhi.com.

E pafat Kosova, mposhtet edhe nga Islanda

Posted: 24 Mar 2017 02:53 PM PDT

Kosova nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv as në ndeshjen ndaj Islandës. Përfaqësuesja e Albert Bunjakut është mposhtur me rezultat 2-1 nga Islanda.

Golin e vetëm për Kosovën e ka shënuar Atdhe Nuhiu në ndeshjen e tij debutuese.

Si në ndeshjet tjera, mbrojtja ishte problemi kryesor i Kosovës pasi që golat mysafirët i shënuan pas dy gabimeve nga faza defanzive.

The post E pafat Kosova, mposhtet edhe nga Islanda appeared first on Mesazhi.com.

Parlamenti Europian ndalon të përditshmen turke “Daily Sabah”

Posted: 24 Mar 2017 11:32 AM PDT

  1. Zv.kryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) ka reaguar ndaj Parlamentit Evropian (PE), i cili ka ndaluar shpërndarjen e gazetës "Daily Sabah".

Në deklaratën që bëri në lidhje me këtë çështje gjatë vizitës së tij në Gaziantep, Kurtullmush tha: "Këto vendime të njëanshme 'çojnë ujë në mullirin' e neofashistëve, neonazistëve. Është e papranueshme vendosja e pengesave para një gazete që përcjell zërin e Turqisë në Evropë, në botën Perëndimore, thjesht vetëm për faktin se nuk duan ata".

"Gazeta "Daily Sabah" është një nga gazetat tona (turke) që bën përpjekje të përhapë në anglisht në mbarë botën zhvillimet në Turqi. Ku janë liria e mendimit, liria e shprehjes? Çdo të thotë të ndalosh hyrjen e një gazete në Parlamentin Evropian",- reagoi zv.kryeministri turk.

Kurse ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) për ndalimin e shpërndarjes së gazetës "Daily Sabah" në Parlamentin Evropian tha se kjo është shkelje e lirisë së shtypit dhe shprehjes.

Deklaratën në lidhje me këtë çështje Bekir Bozda e bëri përmes medias sociale.

"Ky vendim i padrejtë i Kryetarit të Parlamentit Evropian (PE) është masakrimi i lirisë së shtypit dhe shprehjes dhe shkatërrimi i vlerave të Bashkimit Evropian (BE)", shkruan ministri i Drejtësisë në reagimin e tij.

Parlamenti Evropian (PE), organ që e akuzon vend e pa vend Turqinë për lirinë e shtypit dhe shprehjes, nuk ka duruar dot as lajmet dhe komentet e "Daily Sabah", thekson Bozda.

Liria e shtypit dhe e shprehjes në Evropë vlen vetëm për ata që shpifin kundër Turqisë, dhe jo për ata që kritikojnë Evropën, u shpreh Bozda dhe shtoi: "Një vendim i tillë tregon fytyrën e shëmtuar të Parlamentit Evropian. Unë e dënoj këtë fytyrë të shëmtuar. I bëj apel Parlamentit Evropian që të respektojë lirinë e shtypit dhe të shprehjes".

The post Parlamenti Europian ndalon të përditshmen turke “Daily Sabah” appeared first on Mesazhi.com.

Myslimanët britanik mbledhin fonde për viktimat e terrorit në Londër

Posted: 24 Mar 2017 11:26 AM PDT

Myslimanët në Britani kanë mbledhur donacione për viktimat e sulmit terrorist në Londër. Rreth 20 mijë paund janë mbledhur brenda një dite.
"The Muslim Unite" ka nisur fushatën, ndërsa ka shprehur shqetësimin për rritjen e islamofobisë ndaj komunitetit mysliman pas sulmit mizor në Westminster.

"Unë jam i shqetësuar se urrejtja do të ndajë shoqërinë më tej. Por, kjo pikërisht ajo që ekstremistët do të donin të bënin dhe synimi janë vendet ku ka bashkëjetesë", tha Muddassar Ahmed, eksperti i komunikimit nga Stratfordi i Londres Lindore.

Një deklaratë nga organizatorët thuhet se "Komuniteti mysliman britanik qëndron me të gjithë britanikët dhe londinezët gjatë këtyre kohëve të vështira dhe paraqet mbështetjen e tyre për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar për nevoja të menjëhershme për familjet e viktimave".

The post Myslimanët britanik mbledhin fonde për viktimat e terrorit në Londër appeared first on Mesazhi.com.

Lirohet Hosni Mubarak

Posted: 24 Mar 2017 11:21 AM PDT

The post Lirohet Hosni Mubarak appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa theksoi përkushtimin e veçantë të Qeverisë për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës

Posted: 24 Mar 2017 09:33 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat në Mitrovicë, ku ka prezantuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe ka bashkëbiseduar me bizneset lidhur me veprimet konkrete në këtë rrugë.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të bizneseve të rajonit të Mitrovicës, ministrat Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve, KIESA, të Doganave, të Administratës Tatimore dhe të pranishëm të tjerë.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e agjendës së zhvillimit ekonomik, duke theksuar synimet themelore të Qeverisë për krijimin e kushteve të volitshme për sektorin privat dhe punësim.

"Ne synojmë që të arrijmë një zhvillim më të shpejt ekonomik në të ardhmen, përmes një shtrirje apo disperzioni të bizneseve në gjithë territorin e vendit. Synojmë po ashtu të krijojmë ambient të barabartë si brenda vendit, ashtu edhe ndërmjet firmave tona dhe atyre në tregun regjional dhe tregun evropian për bizneset, në mënyrë që ato të jenë konkurruese. Pastaj, synojmë që të eliminojmë konkurrencën jolojale dhe pozitën monopoliste të çdo subjekti apo çdo firme që mund ta ketë në treg, të krijojmë punësim i cili bazohet në kushtet e tregut, sidomos në sferën e prodhimit. Po ashtu, synojmë që të barazojmë kushtet e afarizmit ndërmjet sektorit publik dhe sektorit privat, sepse ka vërejtje që në këtë aspekt nuk ka barazi të plotë, andaj edhe konkurrenca në treg ndërmjet këtyre sektorëve mund të mos jetë e barabartë. Dhe përfundimisht synojmë që të përforcojmë bilancin tregtar me jashtë, në mënyrë të vazhdueshme, duke zëvendësuar produktet e importit me produkte vendore, dhe duke eksportuar më shumë produkte vendore jashtë", tha kryeministri.

Për të arritur këto synime, kryeministri Mustafa tha se është bërë Pakoja e parë fiskale, e cila ka dhënë rezultate konkrete, sidomos tek importet e pajisjeve dhe makinerisë, duke shtuar se e gjithë kjo ka bërë që në dy vitet e fundit, 2015 dhe 2016, rritja ekonomike të jetë 4 për qind në vit, më e larta në rajon.

"Kemi vlerësime shumë të larta të FMN-së se Kosova është bërë prijëse në rajon sa i përket stabilitetit makroekonomik, stabilitetit buxhetor, stabilitetit fiskal dhe stabilitetit financiar përfshi edhe sektorin bankar, sepse kemi një sektor bankar që është shumë i shëndoshë dhe i qëndrueshëm, i cili në vijimësi po ul normat e interesit dhe po përmirëson kushtet e kreditimit", tha kryeministri, duke përmendur edhe vlerësimet nga forumet botërore që Kosova mori për ambientin e të bërit biznes dhe lirinë e bizneseve.

Ligji për Trepçën, sipas kryeministrit, ka mundësuar po ashtu fillimin e aktivizimit të këtij gjiganti ekonomik, ndërsa pas përfundimit të studimit të fizibilitetit, do të dihen më saktë rekomandimet se çfarë më tutje duhet bërë në Trepçë.

Sa i përket investimeve të huaja direkte, kryeministri përmendi fillimin e ndërtimit të Termocentralit "Kosova e Re", investim prej një miliard eurove, që do të siguroj energji elektrike të mjaftueshme për biznese dhe qytetarë.

"E kemi Ligjin për Investime Strategjike të cilin tani do të fillojmë ta implementojmë, e që në rend të parë mendojmë që të tërheqim investitorë strategjik në fushat e ndryshme, përfshirë edhe minierat dhe mineralet, por edhe në fusha tjera, jo vetëm për të rrit punësimin por edhe për të përmirësuar strukturën e tregtisë me jashtë", tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, tha se vendim tjetër me rëndësi i marrë nga Qeveria e Kosovës është edhe regjistrimi në emër të Republikës së Kosovës i pronave të ish Armatës Jugosllave dhe pronave të tjera të evidentuara në shtetin e Serbisë, vendim i marrë mbi bazën e të drejtës kushtetuese dhe sovranitetit të shtetit dhe Pakos së Ahtisaarit.

Kryeministri Mustafa, ka folur dhe për shumë çështje të tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik, reformat fiskale dhe dimensione të ndryshme të zhvillimit ekonomik në vend, duke shprehur përkrahjen e plotë të Qeverisë për bizneset në Mitrovicë dhe më gjerë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se gjatë këtyre dy viteve janë bërë shumë përparime në ambientin e biznesit.

"E kemi harmonizuar në masë të madhe legjislacionin duke përafruar atë me legjislacionin e BE-së dhe kemi eliminuar shumë barriera të panevojshme. Kemi eliminuar shumë taksa, kemi përgjysmuar disa prej tyre dhe besojmë dhe jemi të bindur në atë që sot jeta e bizneseve në aspektin e raportit të tyre me institucione është me e lehtë", tha ministrja.

Ministrja Bajrami po ashtu tha se MTI, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka marrë parasysh të gjitha çështjet e ngritura nga asociacionet e ndryshme të bizneset.

"Kemi arritur që të adresojmë të gjitha çështjet tregtare të ngritura me vendet fqinje, kemi arritur që të rangohemi më mirë në raportet e Bankës Botërore dhe në disa raporte të tjera por kemi marrë shumë komente pozitive edhe nga vetë komuniteti i biznesit", tha ministrja, duke prezantuar edhe angazhimet tjera të shumta të Qeverisë për avancimin e bizneseve në Kosovë.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka njoftuar në detaje për pakon 2 fiskale dhe në përgjithësi për reformat fiskale.

Ai fillimisht ka përmendur masat e pakos së parë fiskale, duke theksuar se me atë pako është synuar krijimi i një ambienti më të mirë për biznes që nxit investime dhe punësime duke u koncentruar në sektorë që janë më shumë intensiv në faktorin punë.

"Element i rëndësishëm i asaj pako të vitit 2015 kanë qenë edhe aspektet sociale, ulja e pragut të TVSH-së që ka mundësuar që shumë më tepër biznese të hyjnë në regjimin e TVSH-së dhe ta gjejnë më lehtë për të kryer transaksione ekonomike me firma të tjera", tha ministri Hoti, duke theksuar po ashtu se është hequr taksa doganore prej 10 për qind edhe për barna, vajra, disa produkte të naftës, vegla bujqësore, arin e papërpunuar dhe për produkte të energjisë.

Duke folur për pakon e dytë fiskale, ministri Hoti theksoi se kjo pako përfshin reforma konkrete në administratë tatimore, në doganë, masa tjera të reformave që lidhen me Ministrinë e Financave por edhe me ministritë e tjera, duke elaboruar të gjitha masat në kuadër të kësaj Pakoje.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, njoftoi të pranishmit për ndarjen e një sipërfaqe prej 48 hektarëve për ta shndërruar në zonë industriale.

"Po shpresojmë se gjatë këtij viti do t'i kemi 20 fabrika në komunën e Mitrovicës, por kemi pasur edhe një park të biznesit në të cilin janë 24 fabrika që punojnë aty, por jemi duke rishikuar edhe kontratat e tyre për arsye se disa i kanë marrë tokat dhe nuk kanë filluar të punojnë. Po mundohemi të bëjmë një qytet sesi ka qenë në aspektin e zhvillimit ekonomik, jemi duke u munduar që të bëjmë një zonë të lirë ekonomike", tha ndër të tjera, kryetari Bahtiri.

The post Mustafa theksoi përkushtimin e veçantë të Qeverisë për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës appeared first on Mesazhi.com.

Konfiskohen 30 kilogram heroinë në pikëkalimin e Kullës

Posted: 24 Mar 2017 08:47 AM PDT

Oficerët doganorë së bashku me Policinë e Kosovës kanë arritur të kapin rreth 30 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë tek një shtetas i Malit të Zi. Droga është zbuluar gjatë kontrollimit të automjeteve që vinin nga Mali i Zi për në Kosovë.

"Rreth orëve të mesditës së sotme (e premte) në pikëkalim ka arritur një automjet me targa të Malit të Zi, i cili drejtohej nga një shtetas i po këtij vendi. Gjatë pyetjeve fillestare oficerët doganorë kanë vërejtur se personi ka frikë dhe e kanë ndalur për kontroll të mëtejmë.

Oficerët kanë filluar kontrollin me pajisjet e specializuara amerikane ku në pjesët anësore të automjetit ka pasur indikacione se ka diçka të fshehur, në ato momente personi i dyshuar ka tentuar që të futet në veturë dhe të largohet, por falë intervenimit të oficerëve doganorë dhe policorë, personi është ndaluar dhe arrestuar", thuhet në njoftimin e doganës së Kosovës, transmeton RTKlive.

Vetura, sipas të të njëjtit njoftim, është futur për kontrolle detale, ku gjatë kontrollit në pjesën e pasme të automjetit-mbrapa dyerve të vozitësit nga ana e majtë gjenden 7 qese të zeza dhe nga ana e djathtë mbrapa dyerve të bashkudhëtarit po ashtu 7 qese të zeza të ngarkuara me substancën e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

"Rasti dhe sasia prej rreth 30 kg substancë narkotike i është dorëzuar policisë derisa personi është arrestuar", thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës, sipas tyre, është e përkushtuar në mbrojtjen dhe luftimin e dukurive negative, gjithashtu dogana falënderon qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme si me pajisje po ashtu edhe me trajnime.

The post Konfiskohen 30 kilogram heroinë në pikëkalimin e Kullës appeared first on Mesazhi.com.

AUV: Kosova nuk ka importuar mish nga fabrikat e Brazilit të përfshira në skandale

Posted: 24 Mar 2017 08:32 AM PDT

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes sektorit të kontrollit veterinarë kufitar, ka gjurmuar të gjitha ngarkesat e mishit të importuara në vitet e fundit në Kosovë, dhe nuk është gjetur asnjë ngarkesë e importuar nga fabrikat të cilat janë publikuar me emra dhe kode nga shteti i Brazilit.

Importi i mishit dhe nënprodukteve të mishit nga shteti i Brazilit është lejuar vetëm nga lista e thertoreve dhe fabrikave të cilat kanë qenë të aprovuara nga Bashkimi Evropian apo qe u lejohet të eksportojnë ne BE, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Asnjëra nga fabrikat të cilat kanë shitur mish të dyshimtë nuk është ne këtë listë, për ketë arsye ende për momentin nuk është ndërmarr ndonjë vendim për ndalës nga ne dhe vendet e BE-së.

"Ne si autoritet kemi ngritur nivelin e kontrollit në kufij për ngarkesat qe vijnë nga Brazili. Jemi duke monitoruar vazhdimisht sistemet e lajmërimit të rrezikut siç janë RASSF dhe Traces sistem. Ku të gjitha vendimet apo njoftimet për ndonjë rrezik në ndonjë ngarkese bëhen publike, po ashtu kemi kontakte të vazhdueshme me autoritete të shteteve dhe të BE-së. Çfarëdo mase qe do të ndërmerret nga ana e tyre ne do ta aplikojmë edhe ne vendin tonë. Ne me trupat tona inspektuese jemi permanent në pikat e kontrollit kufitar dhe terminale doganore. Asnjë ngarkesë me ushqime pa aprovimin tonë nuk zhdoganohet, andaj mbi secilin dyshim të paraqitur veprojmë konformë rregullave ligjore për të garantuar siguri të produkteve ushqimore për konsum", thuhet në njoftim.

The post AUV: Kosova nuk ka importuar mish nga fabrikat e Brazilit të përfshira në skandale appeared first on Mesazhi.com.

Sëmundja e tuberkulozit në Kosovë shënon rënie

Posted: 24 Mar 2017 07:59 AM PDT

Për çdo vit Kosova po shënon progres në luftën kundër tuberkulozit, i cili bazohet në uljen e numrit të prekurve nga kjo sëmundje ngjitëse krahasuar me vitet paraprake.
Kështu u tha sot në shënimin e Ditës Botërore të Tuberkulozit me moton: "Bashkohu me ne që ta mundim TB", organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHP, OBSH, OJQ KeA, Shoqata e Pulmologëve të Kosovës, Fondi Global dhe CDF, partnerë në implementimin e Programit të tuberkulozit në Kosovë.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë foli Dr. Milazim Gjocaj i cili tha se falë përkushtimit të MSh-së, dhe partnerëve në implementimin e Programit të TB-së (Fondi Global, CDF, IKSHP, OBSH, KeA…) dhe angazhimit të punonjësve shëndetësor, Kosova ka shënuar sukses në trajtimin e tuberkulozit. "MSh është duke shënuar suksese të reja në luftën kundër Tuberkulozit, suksese të cilat i bazohen në të dhënat zyrtare, që për çdo vit shënohen ulje të të prekurve nga kjo sëmundje. Por, përkundër këtyre të arriturave neve na mbetet të punojmë ende, ngase mbetemi vendi me numrin më ta madh të të prekurve me TB në regjion, por me futjen e TB-së si prioritet në Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2017-2021, kemi bërë të qartë përkushtimin tonë serioz në luftën kundër TB -së", tha Gjocaj.

Dr. Naser Ramadani, drejtor ekzekutiv i IKSHP-së tha se tha se situata epidemiologjike me tuberkuloz në vazhdimësi përcillet nga ky institucion, i cili merret edhe me parandalimin e kësaj sëmundjeje akoma vdekjeprurëse dhe shumë të përhapur në botë. "Kjo shënohet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për kujdes ndaj kësaj sëmundjeje dhe njëkohësisht bëhet thirrje për aksion që t'i bashkohen karvanit në luftën për të eliminuar TB-në në Kosovë", tha Dr. Ramadani.

Koordinatorja Kombëtare për TB, dr. Majlinda Gjocaj, prezantoi një ecuri të rasteve të TB-së në Kosovë përgjatë viteve, ku vërehet një rënie e madhe, pasi që më 2001 numri i të prekurve me TB në Kosovë ishte 1674 duke rënë vazhdimisht, deri në 717 për vitin 2016. Më tej ajo ka theksuar se "kjo ditë në shumë pjesë të Botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë sëmundje, qëllimi i shënimit të kësaj dite në tërë Botën e edhe tek ne në Kosovë është: Thirrje për AKSION për të gjithë ata, që me kontributin e tyre do të përkrahin eliminimin e Tuberkulozit në Kosovë dhe në botë".

Dr. Behxhet Osmani nga Shoqata e Pulmologëve të Kosovës, tha se falë mbështetjes së MSh-së, duke mbuluar të gjithë të prekurit me terapinë e nevojshme falas gjatë tërë vitit, dhe organizatave ndërkombëtare shëndetësore, është shënuar ulje e incidencës së kësaj sëmundjeje mbi 50%.

U.D. Shefe e Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, Dr. Ardita Tahirukaj tha se qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite është vetëdijesimi i qytetarëve në luftimin e kësaj sëmundjeje. "Për këtë vit fokusi i OBSh-së është në grupet e margjinalizuara në HIV dhe TB", tha ajo.

Dr. Lulzim Çela nga Fondi Global dhe CDF tha se TB-së është sfidues i shëndetësisë si në nivel global ashtu edhe në Kosovë, andaj konsideroj se lufta ndaj kësaj sëmundjeje është sa është detyrë aq është edhe e shenjtë për secilin prej nesh, tha dr. Çela.

Ndryshe, Dita Botërore e Tuberkulozit, është shënuar sot në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, si dhe në komuna tjera, ku janë organizuar fushata me aktivitete të shumta.

The post Sëmundja e tuberkulozit në Kosovë shënon rënie appeared first on Mesazhi.com.

Futbollistëve të Kosovës koncertin klasik, TEB Banka ua kthen në befasi të paparë (Video)

Posted: 24 Mar 2017 07:40 AM PDT

Banka TEB Sh.A. dhe Federata e futbollit e Kosovës kanë incizuar për herë të parë një video befasi për futbollistët e përfaqësueses me një angazhim prej më se 300 personave.

Banka TEB Sh.A. sponsor i përfaqësueses së Kosovës në futboll ka gjetur përkrahjen e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) dhe tifozëve që futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Islandën të ju përgatisin një befasi.

Organizimet kanë marrë rreth një muaj kohë, ndërsa në të janë angazhuar tifoz të vërtetë, muzicient e këngëtar profesionist, njerëz të profileve të ndryshme dhe staf i Bankës.

Futbollistët në ditën e tyre të parë të grumbullimit janë urdhëruar nga trajneri, Albert Bunjaki të përcjellin një koncert të muzikës klasike në Prishtinë.

Gjatë koncertit ata janë befasuar, pasi që e gjithë salla kanë ndryshuar rrjedhën e koncertit duke shfaqur përkrahjen për futbollistët dhe shndërruar atë në një pjesë të stadiumit.

Ndryshe, Kosova dhe Islanda do të takohen sonte (e premte) në stadiumin e Shkodrës, 'Loro Boriçi' me fillim në ora 20:45.

The post Futbollistëve të Kosovës koncertin klasik, TEB Banka ua kthen në befasi të paparë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more