Skip to main content

Mesazhi.com: “Mustafa: Kosova po qeveriset mirë, ushtrinë do ta bëjmë” plus 8 more

Mesazhi.com: “Mustafa: Kosova po qeveriset mirë, ushtrinë do ta bëjmë” plus 8 more


Mustafa: Kosova po qeveriset mirë, ushtrinë do ta bëjmë

Posted: 25 Mar 2017 07:07 AM PDT

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së, ka mbajtur një fjalim në Prizren, ku u shënua 27 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Isa Mustafa tha se përkundër se në koalicion janë me Partinë Demokratike të Kosovës, Kosova është qeverisur mirë dhe se kjo qeveri është duke e zhvilluar vendin, njofton Klan Kosova.

Edhe Mustafa ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri. Tha se themelimi i ushtrisë duhet të bëhet, por duke iu qëndruar besnikë marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Kryeministri s'e ka lënë pa e përmendur edhe Demarkacionin.

Ai pohoi se marrëveshja për vijën kufitare me Malin e Zi po shtyhet për qëllime politike – që më pas dikush ta votojë të njëjtën marrëveshje dhe t'i marrë meritat.

Ai foli edhe për çështjet identitare të kosovarëve. Deklaroi se himni i Kosovës dhe flamuri duhet të duhen e respektohen, sepse për këtë është luftuar dhe me to është shpallur pavarësia e Kosovës.

The post Mustafa: Kosova po qeveriset mirë, ushtrinë do ta bëjmë appeared first on Mesazhi.com.

KFOR-i gjerman i bashkohet aksionit bamirës

Posted: 25 Mar 2017 06:19 AM PDT

KFOR-i në Kosovë, përveç misionit të tij ushtarak ka ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj edhe në aspekte tjera, si infrastrukturor, por edhe në aspektin social dhe ekonomik.

Një veprim të tillë KFOR-i gjerman e ka bërë edhe këtë të premte duke iu bashkuar një aksioni bamirës për ndihmë familjeve skamnore në disa komuna të vendit.

Së bashku me shoqatën "Jetimat e Ballkanit", pjesëtarë të KFOR-it gjerman kanë vizituar 15 familje që jetojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike në komunat, Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Drenas.

Drejtori i kësaj shoqate Halil Kastrati thotë për Ekonomia Online, se aksioneve të tilla humanitare KFOR-i i bashkohet shpeshherë.
Ai thotë se përveç ndihmës logjistike, pjesëtarë brenda këtij institucioni japin edhe donacione personale për këtë shoqatë.

"Me KFOR-in gjerman kemi bashkëpunim të mirë. Këta e çmojnë lart punën tonë dhe jo rrallëherë edhe na bashkëngjiten në aksion", thotë ai.

Ai thotë se donatorë i këtij aksioni është bashkatdhetari Driton Shala nga Prizreni që jeton dhe vepron në Gjermani.

Ndërsa shtoi se aksione të tilla ndërmarrin çdo ditë, ngase thotë se gjendja e shumë familjeve kosovare vazhdon të jetë e rënduar.

Përveç mungesës së gjërave ushqimore, shumë prej këtyre familjeve ballafaqohen edhe me sëmundje të ndryshme, të cilat nuk po arrijnë t'i përballojnë.

Pjesëtarë të kësaj trupe mbrojtëse u shprehën të kënaqur me punën dhe veprimtarinë që ushtron kjo shoqatë.

KFOR-i në Kosovë, përveç misionit të tij ushtarak ka ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj edhe në aspekte tjera, si infrastrukturor, por edhe në aspektin social dhe ekonomik

The post KFOR-i gjerman i bashkohet aksionit bamirës appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Të tjerët le të merren me dilema, ne do ta bëjmë Ushtrinë

Posted: 25 Mar 2017 04:25 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar në Konventën e VIII të Partisë Demokratike të Kosovë se ai beson në shtetin e Kosovës dhe të ardhmen euro-atlantike të shtetit, ndërsa ka premtuar edhe se Kosova do ta formojë ushtrinë, pa i prishur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.

"Kosova është dhe do të mbetet, një vend i shpresës për të gjithë. Shtet dhe shoqëri e mundësive të barabarta për qytetarët e saj. Para nesh ndodhen shumë sfida, të politikës së jashtme e të brendshme, por unë kam besim të plotë tek njerëzit e Kosovës. Kam besim të plotë në shtetin e Kosovës, në të ardhmen e tij të sigurt euro-atlantike", tha Veseli.

"Të tjerët le të merren me dilema, por ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës. Do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare dinjitoze e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan gjatë lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës".

Ai u shpreh optimist se me besimin e palëkundur në forcën e popullit Kosova do t'ia del edhe sfidës së zhvillimit dhe fuqizimit të shtetit.

"Ne e çliruam Kosovën, sepse e donim lirinë më shumë se jetën tonë. Mijëra dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dëshmia e përjetshme e kësaj atdhedashurie të pashembullt. Ne do ta bëjmë Kosovën shtet të zhvilluar e të begatshëm, sepse ky është obligimi ynë ndaj qytetarëve të mrekullueshëm të kësaj toke të bekuar", tha kryetari Veseli.

The post Veseli: Të tjerët le të merren me dilema, ne do ta bëjmë Ushtrinë appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdojnë sulmet në Damask, vriten të paktën 12 civilë

Posted: 25 Mar 2017 03:17 AM PDT

Së paku dymbëdhjetë civilë kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, si pasojë e sulmeve ajrore të kryera në rajonin e Gutës Lindore në afërsi të Damaskut, në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer në lagjen Hamuriye të Gutës lindore dhe në bazë të të dhënave fillestare, kanë humbur jetën dymbëdhjetë civilë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sulmi i sotëm është bërë përkundër armëpushimit të arritur në Siri më 30 dhjetor për të cilin ndërmjetësuan Turqia dhe Rusia.

Aktualisht, palët e përfshira në konflikt janë duke zhvilluar bisedime në Gjenevë për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Siri.

The post Vazhdojnë sulmet në Damask, vriten të paktën 12 civilë appeared first on Mesazhi.com.

“Izraeli nuk zbaton vendimet e KS-OKB-së”

Posted: 25 Mar 2017 02:56 AM PDT

Koordinatori special i Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Nikolay Mladenov, tha se Izraeli duke mos respektuar rezolutën e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) vazhdon aktivitetet e ndërtimit për njësitë e vendbanimeve në territoret palestineze nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).

KS-OKB ka diskutuar rreth zbatueshmërisë së rezolutës numër 2334 të pranuar në muajin dhjetor me abstenimin e SHBA-ve.

Në një konferencë në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ve, Mladev duke vënë në dukje vendimin me numër 2334 tha se “Rezoluta e KS-OKB-së kërkonte nga Izraeli që të ndalonte të gjitha aktivitetet e njësive të vendbanimit në territoret palestineze që ndodhen nën okupim. Pavarësisht këtij vendimi nuk është hedhur asnjë hap dhe është marrë edhe një vendim për ndërtimin edhe të dy vendbanimeve të tjera.”

Duke theksuar se janë të jashtëligjshme vendbanimet izraelite, Mladenov është shprehur se “OKB i pranon të jashtëligjshme të gjitha veprimet për ndërtimin e njësive të vendbanimeve në territoret nën okupimin e Izraelit dhe i pranon si një prej pengesave më të rëndësishme përpara paqes.”

“Është shqetësuese jashtëmase përshpejtimi i ndërtimit të vendbanimeve ilegale të Izraelit në muajin janar. Përshpejtimi i shembjeve të pronave palestineze nga Izraeli, nxjerrja e lejeve të reja për njësitë e vendbanimeve, përgatitja e planeve dhe kryerja e shkeljeve janë një tregues i qartë se do të vazhdojnë politikat për ndërtimin e njësive të vendbanimeve të reja”, ka theksuar Mladenov duke u shprehur se është shqetësues moszbatimi i vendimeve të KS-OKB-së nga Izraeli.

Ndër të tjera Mladenov ka vënë në dukje se Izraeli vazhdon shembjen e ndërtesave të palestinezëve sepse “nuk kanë leje e cila është pothuajse e pamundur të merret” dhe se nga këto shembje preken mijëra persona.

“Izraeli nuk është mbi ligjin ndërkombëtar”

Edhe vëzhguesi i përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansur në një deklaratë për gazetarët në dalje të sallës së KS-OKB tha se Izraeli nuk zbaton vendimet e KS-OKB gjë e cila është përcaktuar edhe me raportet e OKB-së.

Duke theksuar se të gjithë vendet kanë detyrim që nën ligjin ndërkombëtar të zbatojnë vendimet e KS-OKB-së, Masur tha se “Izraeli nuk është mbi ligjin ndërkombëtar. Nuk mund të përjashtohet nga asnjë vendim(rezolutë) i KS-OKB-së.”

The post “Izraeli nuk zbaton vendimet e KS-OKB-së” appeared first on Mesazhi.com.

Erdogan: Turqia më 16 prill do të marrë vendim historik

Posted: 25 Mar 2017 02:55 AM PDT

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në qytetin Denizli se qëllimi i vendosjes së sistemit presidencial në vendin e tij është të çojë përpara Turqinë nacionale, liberale dhe prosperuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, qëndroi në qytetin perëndimor turk Denizli, ndërsa në fjalimin para qytetarëve të mbledhur në Sheshin e Dëshmorëve të 15 korrikut u përqendrua në zhvillimet aktuale.

Duke folur për referendumin e caktuar për ndryshimet kushtetuese që në Turqi do të mbahet më 16 prill, Erdoğan porositi se vendi i tij në këtë datë do të marrë vendim historik.

"Në të vërtetë, është shumë e qartë se çfarë duhet të bëjmë atë ditë. A duam që vendi jonë të vazhdojë me sistemin e vjetër apo dëshiron të kalojë në sistemin e ri, këtu është puna. Pra, të vjetrin apo të riun?, tha presidenti i Turqisë, dhe shtroi pyetjen a është i mundur stabiliteti dhe siguria në vend ku Qeveritë formohen dhe shpërbëhen në nëntë apo 16 muaj.

Ai shtoi se sipas sistemit të ri zgjedhjet e ardhshme do të jenë në nëntor të vitit 2019. "Nëse partia ime më kandidon dhe populli im më mbështet, vazhdojmë të rrugëtimin ë së bashku. Por, nëse mbështet dikë tjetër, ai person do të vijë të udhëheq shtetin", tha Erdoğan.

Kur është në pyetje sistemi i ri i shtetit, theksoi se "qëllimi është të çojë përpara Turqinë nacionale, demokratike, liberale dhe prosperuese". "Ne këtu flasim për një sistem presidencial vendor dhe nacional. Do të thotë, lloj i sistemit presidencial turk. Ne deri më sot në këtë vend kemi ardhur në mënyrë demokratike dhe rruga jonë do të vazhdojë përmes demokracisë", theksoi Erdoğan. Siç tha, ndryshimi i sistemit është udhëheqja e vendit për një Turqi të fuqishme kur është në pyetje demokracia, ekonomia, investimet dhe projektet e mëdha.

"Nuk druhemi nga risitë dhe ndryshimet. Populli turk as përgjatë historisë nuk ka ikur nga ajo që është e mirë, e bukur dhe e dobishme, ai ka qenë kryesues për ndryshime. Besoj se populli jonë edhe tani do të zgjedh ndryshimet", theksoi presidenti turk ecep Tayyip Erdoğan.

The post Erdogan: Turqia më 16 prill do të marrë vendim historik appeared first on Mesazhi.com.

Parlamenti i Britanisë përkrah bashkëpunimin strategjik me Turqinë

Posted: 25 Mar 2017 02:54 AM PDT

Në raportin e Këshillit për Çështje të Jashtme të Parlamentit të Britanisë, është theksuar potenciali i marrëdhënieve dypalëshe mes Britanisë së Madhe dhe Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e përpiluar 79 faqesh me titullin "Represioni ose shërimi"? Raportet e Britanisë së Madhe me Turqinë", është theksuar rëndësia Turqisë si një partner ndërkombëtar.

Raporti përkrah zhvillimin e bashkëpunimit strategjik mes Britanisë së Madhe dhe Turqisë, ndërsa theks i veçantë është vendosur në mundësitë të cilat ekzistojnë në sferat e industrive të tregtisë, sigurisë dhe industrisë mbrojtëse.

Në të theksohet se Turqia është një forcë rajonale e cila ka një rëndësi të madhe meqë vendimet e Ankarasë do të vendosin fatin e rajonit.

Raporti thekson edhe rëndësinë e Turqisë në luftën kundër DEASH-it dhe përpjekjet e saj për refugjatët, duke vënë në dukje rolin e veçantë të Ankarasë në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Në tekstin e raportit është prekur edhe tentimi për grusht shteti më 15 korrik, ku thuhet se kjo ngjarje përbënte një sulm mbi demokracinë, “për çka mbështetja e shpejtë nga Mbretëria e Bashkuar dërguar Turqisë ishte adekuate”.

Raporti përmban pohime të kujdesshme për organizatën terroriste FETO.

Thuhet se Zyra e Jashtme Britanike beson në atë që Turqia thotë për FETO-n lidhur me tentativën për grusht shteti ushtarak, megjithatë, thekson se nuk kanë njohuri të mjaftueshme në lidhje me FETO-n.

Raporti, i hartuar në formën e rekomandimeve për qeverinë britanike, është shkruar nga anëtarë të Komisionit për punë të jashtme i cili vizitoi Turqinë në janar, ku takuan presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Binali Yildirim dhe ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Delegacioni i Punëve të Jashtme ishte i kryesuar nga Crispin Blunt.

Raporti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Britanisë është bërë në bazë të të dhënave të mbledhura gjatë një vizite në Turqi, si dhe nga bisedat me njerëz të caktuar në Londër.

The post Parlamenti i Britanisë përkrah bashkëpunimin strategjik me Turqinë appeared first on Mesazhi.com.

Nesër fillon llogaritja verore e kohës

Posted: 25 Mar 2017 02:51 AM PDT

Natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, më konkretisht nesër, fillon llogaritja verore e kohës, ku akrepat e orës do të duhet lëvizur për 60 minuta para.

Konkretisht, në ora dy pas mesnate, koha do të shënojë orën tre.

Kalimi nga llogaritja dimërore në atë verore bëhet me arsyetimin se zgjatja e ditës mundëson kursim të energjisë elektrike.

Kalimi i parë nga llogaritja dimërore në atë verore është bërë në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa në Evropën Perëndimore u prezantua në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar.

Gjithashtu edhe Evropa Juglindore është e përfshirë në llogaritjen verore të kohës, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

The post Nesër fillon llogaritja verore e kohës appeared first on Mesazhi.com.

Në Shkup do të ndërtohet një xhami e re “Osmane”

Posted: 25 Mar 2017 02:44 AM PDT

Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Tophanës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV).

Xhamia e cila do të ndërtohet me arkitekturë osmane në Fushë Tophanë të Shkupit, pritet që të përmbushë nevojat për vend të adhurimit për popullsinë e rajonit.

Derisa ka filluar të mbyllet vendi ku do të ndërtohet xhamia, vazhdon ndërtimi i zyrave të kantierit të ndërtimit.

Xhamia e cila do të ndërtohet në stilin e kompleksit, në të do të ketë parking të mbyllur, kurse Kur’an-i, sallë konferencash, mensë, shatërvan dhe ndërtesa administrative. Theksohet se me shumë karakteristika do t’i përngjaj Xhamisë Mihrimah Sultan në Edirnekapi të Stambollit dhe Xhamisë Koxhatepe të Ankarasë.

Këshilltari për Çështjet Fetare, pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), theksoi se projekti i Xhamisë Qendrore të Tophanës Shkup do të zhvillohet në partneritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Komunës së Çairit, dhe KOMASH-i si kompani e TDV-së.

Ai duke theksuar se do të ndërtohet një xhami me dy minare dhe me karakteristika arkitekturore osmane, tha se “Pasi që të fillojë përafërsisht brenda një kohe prej dy, dy vit e gjysmë planifikojmë ta përfundojmë. Komuna e Çairit procesin për alokimin e tokës e bëri para një viti. Kjo tokë i është alokuar Bashkësisë Islame. Në këtë tokë do të ndërtohet edhe një xhami, por edhe ndërtesë administrative e Bashkësisë Islame. Do t’i ndërtojmë të dyja së bashku.”

Alkan më tej duke theksuar se xhamia do të ndërtohet në stilin e “kompleksit” me karakteristika arkitekturore osmane, tha se kompania e cila e ka ndërmarrë projektin e ndërtimit ka përfunduar procesin e korporatizimit të saj në Maqedoni dhe se për sigurinë e ndërtimit është rrethuar vendi ku do të ndërtohet kjo xhami.

“Xhamitë janë vende ku bashkohen zemrat e të gjithë besimtarëve”

Alkan, tha se në të kaluarën xhamitë janë ndërtuar duke u zgjedhur një vend i “mirë” për to dhe më pas qyteti është formuar pas asaj.

“Njëherë xhamia, e më pas ndërtesa, çarshi, pazar, vende të punës ndërtoheshin. Fatkeqësisht në periudha të fundit e kemi humbur këtë veçori. Një herë i ndërtojmë qytetet dhe pastaj kërkojmë vend për xhaminë. Këtu kemi një gjendje të tillë. Xhamitë janë vende ku bashkohen zemrat e të gjithë besimtarëve. Xhamia, është një fjalë që ka kuptimin bashkues, që mbledh. Në konceptin tonë të qytetërimit xhamitë janë vende ku bashkohen zemrat e besimtarëve, vende ku integrohen lutjet, adhurimet e tyre”, u shpreh Alkan.

Ai gjithashtu vuri në dukje se projekti i xhamisë është bërë duke i marrë parasysh xhematin me aftësi të kufizuar dhe gratë dhe tha se xhamia do të jetë një xhami e cila do t’i ketë të gjitha karakteristika arkitekturore që i adreson të gjithëve.

Xhamia do të jetë me kapacitet për 1500 persona

Nga ana tjetër shefi i kantierit, Atilla Akşirin, duke treguar se xhamia do të ketë kapacitet për 1500 persona, tha se sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është 10 mijë metra katrorë.

Akşirin tha se xhamia do të ketë dy minare dhe 7-8 kupola të vogla së bashku me kupolën qendrore të madhe. Pas mbylljes së rajonit të ndërtimit do të fillojnë punimet e gërmimit.

The post Në Shkup do të ndërtohet një xhami e re “Osmane” appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more