Skip to main content

Mesazhi.com: “Gjendet nje pako e dyshimte ne Londer prane Westminster, kryhet shperthim i kontrolluar” plus 9 more

Mesazhi.com: “Gjendet nje pako e dyshimte ne Londer prane Westminster, kryhet shperthim i kontrolluar” plus 9 more


Gjendet nje pako e dyshimte ne Londer prane Westminster, kryhet shperthim i kontrolluar

Posted: 23 Mar 2017 02:49 PM PDT

Policia britanike ka njoftuar se kanë kryer një shpërthim të kontrolluar pranë Westminster, më pak se një milje larg nga skena e një sulmi terrorist i cili mori jetën e katër njerëzve.

Policia metropolitane tha se policët gjetën një pako te dyshimte, te cilen e zbuluan me kohe.

Ky lajm vie më pak se dy ditë pasi vrasesi i identifikuar si Khalid Masood ka vrarë katër persona në Westminster, duke u përpjekur për të sulmuar parlamentin. /MESAZHI/

The post Gjendet nje pako e dyshimte ne Londer prane Westminster, kryhet shperthim i kontrolluar appeared first on Mesazhi.com.

“Në Belgjikë parandalohet një sulm terrorist”

Posted: 23 Mar 2017 01:36 PM PDT

Pretendohet se në Anvers të Belgjikës, është parandaluar një sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “Le Soir”, e cila duke i u referuar policisë së Anvers-it ka thënë se një automjet ka tentuar të hyjë në rrugën Meir e cila është e mbushur me dyqane.

Ndërkohë që këmbësorët kanë nisur të ikin me shpejtësi, policia ka ndërhyrë për ndalimin e mjetit. Gazeta shkruan se automjeti është ndaluar më pas duke parandaluar kështu një sulm të mundshëm.

Sipas televizionit RTBF në automjetin me targa franceze janë gjendur persona me uniforma ushtarake dhe armë. Televizioni ka theksuar se drejtuesi i automjetit ishte tunizian.

Ndërsa televizioni privat VTM ka thënë se automjeti nuk ka ndaluar ndërkohë që kalonte me semafor të kuq, ndërsa më pas policia ka arrestuar drejtuesin.

The post “Në Belgjikë parandalohet një sulm terrorist” appeared first on Mesazhi.com.

Protesta e banorëve të Hoçës së Madhe zmbraps deputetët e Serbisë

Posted: 23 Mar 2017 12:39 PM PDT

Banorët e Hoçës së Madhe të Rahovecit kanë bllokuar rrugën që çon në këtë fshat, pasi deputetët e Partisë Radikale Serbe kishin planifikuar të bënin atje fushatë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

Përfaqësuesi i banorëve për këtë protestë, Halil Mullaabazi, ka thënë për Info Magazine të Klan Kosovës se "nuk kemi problem me banorët, por me ata që vijnë vinë për të zgjidhur 'problemet' e tyre"!

"Nuk kemi lejuar të hyjnë. Ata janë kthyer ndaj rruga do të lirohet. Nuk kemi arsye të qëndrojmë më këtu", ka pohuar ai. "Sa herë që do të vijnë ata, ne do të jemi këtu".

The post Protesta e banorëve të Hoçës së Madhe zmbraps deputetët e Serbisë appeared first on Mesazhi.com.

Komuna e Skenderajt mirënjohëse për kontributin e shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”

Posted: 23 Mar 2017 12:37 PM PDT

Shoqata bëmirëse "Jetimat e Ballkanit" kohëve të fundit ka qenë shumë aktive në Skenderaj duke ndihmuar familje me gjendje jo të mirë ekonomike dhe shëndetësore. Në saje të kontributit të saj dy familje të Skenderajt janë bërë me banesa të reja si dhe është shëruar nga verbëria një 44 vjeçare.

"Jetimat e Ballkanit" ka realizuar blerjen e banesave për familjen e Bajram Thaçit dhe për familjen Lulzim Kadriut, si dhe kanë arritur që ta sherojnë 44 vjeçaren Hafize Thaçi, e cila për 4 dekada ishte e verbër.

Më qëllim të falenderimit për kontributin e dhënë për të mirën e qytetarëve të Skenderajt, drejtorin ekzekutiv të shoqatës bëmirëse "Jetimat e Ballkanit", z. Halil Kastrati në emër të Komunës së Skenderajt e ka falenderuar për humanitetin drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Enver Gashi.

Z. Kastrati edhe një herë i falenderoi të gjithë njerëzit që kanë ndarë mjetet e tyre financiare për t'i ndihmuar familjet nevojtare të Skenderajt. Sipas tij rastet që ka ndihmuar shoqata "Jetimat e Ballkanit" kanë qenë të rënda dhe dhuruesit bëmirës nuk kanë hezituar të ndihmojnë.

Ndërsa z. Gashi ka shprehur mirënjohjen e institucioneve lokale të Skenderajt për kontributin humanitar që kanë dhënë donatorët e kësaj shoqate bëmirëse në zgjidhjen e problemit të banimit për dy familjet skamnore si dhe për shërimin e Hafize Thaçit.

Shoqata bëmirëse "Jetimat e Ballkanit" me fondet e mbledhura nga njerëzit e vullnetit të mirë ka bërë me banesa familjen e Bajram Thaçit dhe familjen e Lulzim Kadriut si dhe ka shëruar nga verbëria 44 vjeçaren Hafize Thaçi.

The post Komuna e Skenderajt mirënjohëse për kontributin e shoqatës bëmirëse "Jetimat e Ballkanit" appeared first on Mesazhi.com.

Danimarka nis me ndalimin e shamive në vendin e punës

Posted: 23 Mar 2017 10:46 AM PDT

Ndalesave anti-islame në Evropë, e cila është qendra e ashtuquajtur e 'lirive', çdo ditë i shtohet një e re.

Të papunët me shami në kokë në Danimarkë detyrohen të heqin shaminë në rast se kjo kërkohet prej tyre nga punëdhënësit.

Ndërkaq punonjësja, e cila nuk dëshiron të heq shaminë, mbetet pa punë dhe pa pagesë.

Dy bashkitë më të mëdha të vendit ndaluan pagesat për ato punëtore të cilat refuzojnë propozimin për heqjen e shamisë në kokë në vendet e punës.

Bazuar në ligjet e punës në Danimarkë, të papunët janë të obliguar për të pranuar punësimi që i është propozuar nga Agjencia për Punësim duke mos pyetur për përshtatjen e punës për ata.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila është organi më i lartë gjyqësor i Bashkimit Evropian, më 14 mars kishte marr vendim që punëdhënësit në vendet anëtare të unionit do të mund të ndalojnë "mbajtjen në mënyrë të dukshme të ndonjë simboli politik, filozofik ose fetar".

The post Danimarka nis me ndalimin e shamive në vendin e punës appeared first on Mesazhi.com.

Ish-agjenti i CIA-s rrëfehet për gabimin e bërë me Saddam Hussein

Posted: 23 Mar 2017 10:44 AM PDT

sh-agjenti i CIA-s, John Nixon, i cili ka qenë personi i parë që mori në pyetje liderin e përmbysur të Irakut, Saddam Hussein, pas shumë vitesh rrëfehet për gabimin e bërë.

Nixon, ka thënë se pas marrjes në pyetje për më shumë se 2 muaj të ish-liderit të përmbysur irakian, Saddam Hussein, kanë mundur të kuptojnë se në këtë vend nuk kishte armë kimike.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në Institutin Brookings me qendër në Washington, ku prezantoi librin e tij me titull “Marrja në pyetje e Presidentit” (Debriefing the President).

Ai ka thënë se në Irak ka shkuar 8 muaj pas pushtimit të këtij vendi dhe ka theksuar se para se të bëhej anëtarë i CIA-s ai ka punuar në Universitetin Georgetown, ku ka bërë shumë studime për Saddam Hussein-in.

Qarkullojnë shumë mite në lidhje me Saddamin se ai përdorë dublorë, ka thënë Nixon dhe më pas ka shtuar se ka studiuar shumë foto dhe video të ish-liderit irakian.

Ndërsa duke thënë se sapo hyri në dhomën ku ishte Saddam Hussein e njohu menjëherë nga mimika në fytyrë se nuk bëhet fjalë për dublor, Nixon shtoi se me atë kanë biseduar gjatë në lidhje me armët për shkatërrim në masë.

“Kam biseduar 2 muaj me të dhe sa herë që tema vinte tek armët e shkatërrimit në masë, dilja në një përfundim; Në Irak nuk kishte armë të shkatërrimit në masë. Qeveria irakiane nuk kishte një program për zhvillimin e armëve kimike apo nukleare. Në njëjtën kohë Saddami nuk kishte ndonjë planë të tillë për të ardhmen”, deklaroi ish-agjenti i CIA-s.

Ndërsa duke thënë se kundërshtimi i Saddamit ndaj inspektorëve të OKB-së ishte mëse i dukshëm, Nixon shton se ai nuk i pranonte për shkak se besonte që në ekipet e tyre mund të vinin shumë punonjës të shërbimeve sekrete.

“Duke lënë mënjanë cenimin territorial, Saddami druhej hyrjes së shërbimeve informative të huaja në vend për të zbuluar kapacitetet ushtarake dhe armatimet, si dhe vendet e tyre. Ajo që është më e rëndësishmja ai druhej se anëtarët e shërbimeve që mund të vinin si të maskuar përmes OKB-së mund të zbulonin pikat e dobëta. Mendoj që kjo gjë është tjetër dhe nuk ka të bëjë me frikën për praninë e armëve të shkatërrimit në masë”, deklaroi Nixon.

Saddami edhe pse e dinte që do të varej, ishte shumë i qetë, thotë Nixon dhe më pas shton: ”Ai ishte një nga liderët më karizmatik që kam takuar ndonjëherë.”

Agjenti në pension, thotë se Saddami i ka folur për Irakun e mëvonshëm duke thënë se do të formohet një qeveri e re dhe se SHBA-ja do të jetë e pasuksesshme në Irak.

The post Ish-agjenti i CIA-s rrëfehet për gabimin e bërë me Saddam Hussein appeared first on Mesazhi.com.

Policia e Kosovës, institucioni më i besuar

Posted: 23 Mar 2017 09:30 AM PDT

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizoi konferencën "Roli i Shoqërisë Civile në Ndërtimin e Integritetit të Policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor". Qëllimi i kësaj konferncë ishte që të diskutohet për sfidat dhe sukseset e bashkëpunimit në mes të policive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor.

Në këtë konferencë u lansuan rezultatet e Barometrit Kosovar të Sigurisë për vitin 2016, me fokus në besueshmërinë për policinë, perceptimet për nivelin e korrupcionit në polici, s i dhe procesin e rekrutimit në polici.

Rezultatet e BKS 2016 tregojnë se vërehet një trend pozitiv në rritje të besueshmërisë ndaj Policisë së Kosovës. Rreth 60% të respodentëve kanë shprehur opinion pozitiv kundrejt policisë, duke deklaruar se i besojnë shumë kësaj force. Kjo u përcjell nga 20% të atyre që nuk i besojnë kësaj force, dhe 25% të tjerë që nuk kanë shprehur asnjë qëndrim në lidhje me këtë forcë.

Kur janë pyetur për nivelin e korrupsionit në Policinë e Kosovës, rreth 11% janë deklaruar se kjo forcë është e korruptuar, 16% janë deklaruar se janë të korruptuar deri diku, kurse një pjesë dërrmuese me rreth 68% policia është e korruptuar deri diku.

Për sa i përket njësive më të korruptuara brenda policisë, 33% e respodentëve kanë deklaruar se Menaxhmenti i Policisë është i korruptuar, kurse 31% besojnë se policia kufitare është më e korruptuar, si dhe 25% të tyre që besojnë se Policia e Trafikut është e korruptuar. Në këtë të fundit ka mund të ndikoj aksioni i inspektoratit policor të Kosovës për luftimin e korrupsionit në polici, ku edhe u arrestuan pjesëtarë nga policia e trafik – njësia e autostradës, pra çështje që ende janë në hetim.

Aty ku fillon integriteti, dhe ku ndërtohet baza e integritetit është pikërisht tek rekrutimi, procedurat si dhe niveli i pjesëtarëve që bëhen pjesë e kësaj force.

Kur janë pyetur rreth procesit të rekrutimit në polici, rreth 31% besojnë se rekrutimi bëhet përmes nepotizmit, 30% përmes konkursit të hapur publik, 25% ndikimii politik, si dhe rreth 10% përmes mito marrjes apo dhënies, 2% të respodentëve nuk kanë ndarë mendimin e tyre lidhur me këtë çështje.

Në krahasim me rajonin, Policia e Kosovës qëndron më së miri. Policia e Kosovës ka patur fatin që të ndërtohet nga zeroja me ndihmën e komunitetit ndërkombëtarë. Kjo pra e bën më të veçuar dhe kampione në krahasim me ato të rajonit. Kjo forcë është mjaft e madhe, e cila përfshin gati 9.000 pjesëmarrës, kurse në te ka përfshirje të kënaqshme të minoriteteve dhe grave.

The post Policia e Kosovës, institucioni më i besuar appeared first on Mesazhi.com.

Liderët nëpër fushata partiake, institucionet pa vendimmarrje

Posted: 23 Mar 2017 09:22 AM PDT

Udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë, i janë përveshur një fushate ende të pashpallur zgjedhore, që sipas analistëve politikë, po dërgon mesazhet se zgjedhjet e parakohshme, po shihen si opsion nga vet lidershipi i vendit.

Tubimet me qytetarë apo me degë e aktiva të partive politike janë bërë përditshmëri e udhëheqësve të institucioneve.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se orientimi kah agjendat partiake dëshmon se udhëheqësit e shtetit kanë dështuar në përmbushjen e agjendës dhe miratimin e çështjeve të rëndësishme për të cilat është krijuar koalicioni qeverisës me mbështetjen dhe përkrahjen ndërkombëtare.

"Angazhimi politik në vend se të bëhet në institucione, po bëhet nëpër qytete të ndryshme, nëpër tubime partiake, nëpër shtëpitë e qytetarëve, të cilëve po u ofrohet alternativa qeverisëse nga partitë e ndryshme".

"Ndërkohë që alternativa qeverisëse për të cilën këta qytetarë kanë votuar, në fakt nuk po mund të zbatohet në praktikë", thotë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Në fushatë, sipas Imer Mushkolajt, janë përfshirë si partitë në pushtet ashtu edhe ato në opozitë. Aktualisht, thotë ai, zgjedhjet po shihen si rrugë më e lehtë sesa miratimi i shumë çështjeve, për të cilat edhe është krijuar koalicioni aktual.

"Duke pas parasysh se nuk po shihen shenja që kriza politike do të zgjidhet, përkatësisht situata të zhbllokohet, fatkeqësisht zgjedhjet po shihen si opsion i vetëm i mbetur, pavarësisht se mund të ndodhë që konfigurimi politik pas zgjedhjeve të mos pësojë ndryshime të mëdha", thotë Mushkolaj.

Gjatë dy vjetëve të fundit, aktivitetin kryesor për të çuar vendin në zgjedhje e kanë zhvilluar partitë opozitare.

Por, së fundmi, sipas analistit nga Demokraci Plus, Driton Selmanaj, një fushatë të fuqishme po e zhvillon edhe Partia Demokratike Kosovës (PDK) dhe lideri i saj Kadri Veseli, me çka, thekson ai, po i dërgohet mesazh Lidhjes Demokratike të Kosovës se qëndrueshmëria e koalicionit është vënë në pikëpyetje.

"Në fakt, aktivitetin më të madh po e shohim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe unë mendoj se me këtë ai po tenton t'i arrijë dy qëllime, e para për ta përgatitur veten si lider i të ardhmes ose edhe për t'iu thënë njerëzve në Kosovë se unë jam kryeministri i ardhshëm i këtij vendi, dhe e dyta mendoj për të bartur mesazh te partneri i koalicionit (LDK-ja) që të mos ndihet rehat në asnjë sekondë sepse ai mund ta kërcënojë ekzistencën e këtij koalicioni sa herë që ai mund ta bëj një gjë të tillë", tha Selmanaj për Radion Evropa e Lirë.

Koalicioni aktual, thekson Selmanaj, për Partinë Demokratike të Kosovës po shihet si i panevojshëm dhe se jetëgjatësia e kësaj Qeverie, është vetëm rezultat presioneve ndërkombëtare.

"Partia Demokratike e Kosovës e sidomos Kadri Veseli, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, vazhdimin e koalicionit me LDK-në e shohin absolutisht si të panevojshëm. Ata këtë koalicion e mbajnë më tepër për shkak të presioneve ndërkombëtare sesa nga dëshira e tyre. Në momentin që është zgjedhur Thaçi president, PDK e konsideron atë si post me mandat të plotë, kështu që më në asnjë rast nuk mund ta shohin që postin e kryeministrit ta mbajë Isa Mustafa (kryetar i LDK-së)", thotë Selmanaj.

Sidoqoftë, koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ku bëjnë pjesë edhe komunitetet jo shumicë, ishte mbështetur nga faktori ndërkombëtar, duke besuar se do të zbatonte të paktën tri qëllime: Fillimisht të themelonte Gjykatën Speciale, të cilin e ka përmbushur duke miratuar bazën e nevojshme ligjore. Së dyti, ta ratifikojë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe së treti të zbatonte marrëveshjet nga dialogu me Serbinë, me theks të veçantë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dy qëllimet e fundit, koalicioni aktual nuk i ka përmbushur.

Për shkak të mospajtimeve dhe mungesës së zgjidhjeve politike rreth këtyre dy qëllimeve, vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës aktualisht është bllokuar. Madje, sipas analistëve, tani para koalicionit do të paraqitet edhe sfida e radhës, ajo e miratimit të Ligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision ushtarak, sipas propozimit të presidentit Thaçi, i cili, besohet se mund të përplasë politikën kosovare edhe me qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare.

Paaftësia për t'i zbatuar qëllimet kryesore, sipas analistëve politikë, mund të sjell si opsion zgjedhjet e parakohshme.

The post Liderët nëpër fushata partiake, institucionet pa vendimmarrje appeared first on Mesazhi.com.

Veteranët dhe invalidët e UÇK-së do të kenë përparësi në marrjen e shërbimeve shëndetësore

Posted: 23 Mar 2017 08:34 AM PDT

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në prezencë edhe të zëvendësministrit të shëndetësisë dr. Rrustem Musa dhe drejtorëve të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore në varësi të SHSKUK-së, ka pritur në takim Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

Në takim me kryetarët e Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së, u diskutuan mundësitë që brenda legjislacionit në fuqi, udhëzimeve administrative dhe rregulloreve të brendshme të ofrohen lehtësira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për këto kategori. Shoqatat e luftës përfaqësoheshin nga Z. Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Z. Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së invalidëve të luftës dhe z. Hysni Gucati, kryetar i Shoqatës së veteranëve të luftës së UCK-së.
Dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se meqë ende nuk janë të gatshme të gjitha udhëzimet administrative nga Ministria e Shëndetësisë e që burojnë nga Ligji për Shëndetësi dhe Ligji për kategoritë e dala nga lufta, atëherë do të mundohemi që përmes një marrëveshje apo memorandumi me Shoqatat e luftës të krijohen lehtësira në ofrimin shërbimeve shëndetësore.

"Më pëlqen ideja që si kujdes shëndetësor publik të bëjmë marrëveshje të përbashkët, të mundësojmë shërbime sa më të mira shëndetësore për këto kategori që kanë kontribuar shumë për Kosovën. Janë vlera të jashtëzakonshme, ne kemi lirinë falë kontributit dhe vlerave të tyre, kemi obligim të bëjmë më të mirën e mundshme" theksoi drejtori Gjocaj.

Ai tha se do të formoi një komision në përbërje të profesionistëve shëndetësorë të lëmive të ndryshme, pjesë e së cilit do të jenë edhe Shoqatat e luftës, në mënyrë që të bëhet një marrëveshje e përbashkët mes dy palëve, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më kualitative.

Dr. Rrustem Musa, zëvëndësministër i shëndetësisë i Republikës së Kosovës theksoi se legjislacion në fuqi garanton trajtim dinjitoz të këtyre kategorive deri në hartim të udhëzimeve administrative që burojnë nga legjislacioni në fuqi. ketë " Duhet të kemi kujdes posaçërisht kur bëhet fjalë për pritje të gjatë, pritje për operacione, nëse i referohemi një demokracie të zhvilluar, edhe në SHBA kanë përparësi veteranët dhe invalidët e punës. Jemi obliguar që si institucione të ju krijomë kushte sa më të mira dhe dinjitetshme këtyre kategorive" u shpreh ai.

Z. Xhavit Jashari, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, theksoi se kërkesat e tyre janë legjitime dhe se duhet të nxierren udhëzmet administrative që burojnë nga Ligji i vitit 2016. " Në disa ministri nuk ka akte nënligjore, nuk janë nxjerrë udhëzimet administrative. Është ligj i veçantë që trajtohen familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët. Është e nevojshme që derisa të nxirren aktet nënligjore të kemi marrëveshje ose memorandum mirëkuptimi që kategoritë e dala nga lufta mos të presin gjatë" theksoi Z. Jashari.

Sipas tij, është e nevojshme që këtyre kategorive të ju ofrojmë shërbime shëndetësore në QKUK dhe gjitha spitalet publike të Kosovës dhe mos të presin gjatë, meqë edhe gjendja ekonomike dhe ajo shëndetësore në disa raste është e ndjeshme.

Z. Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së invalidëve të luftës tha se më herët ka ekzistuar një marrëveshje që ditën e enjte nga ora 7:00, deri 11:00, janë kryer shërbime radiologjike për kategoritë e dala nga lufta, ku paraprakisht shoqata kishte lëshuar një dokument të veçantë dhe kjo kishte funksionuar.

Sipas tij, do të ishte mirë që një marrëveshje e tillë të vazhdonte edhe tani. Ai falënderoi gjithë profesionistët shëndetësorë që kur u është kërkuar nga ta, kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar gjitha kategoritë e dala nga lufta.

Pati diskutime edhe nga ana e drejtorëve të institucioneve shëndetësore në varësi të SHSKUK-së, të cilët shprehën gatishmëri për të përkrahur kategoritë e dala nga lufta.

The post Veteranët dhe invalidët e UÇK-së do të kenë përparësi në marrjen e shërbimeve shëndetësore appeared first on Mesazhi.com.

Prezantohet udhërrëfyesi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim

Posted: 23 Mar 2017 08:28 AM PDT

Nën kryesimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u mbajt sot takimi i katërt me radhë i Komisionit për Planifikim Strategjik.

Kryeministri Isa Mustafa në fillim të takimit theksoi se Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016 -2021 paraqet prioritetet më të larta të Qeverisë së Kosovës në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit, të orientuar nga agjenda zhvillimore drejt integrimeve evropiane në të gjitha fushat.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa, tha po ashtu se udhërrëfyesi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, i prezantuar sot, paraqet përkthimin e listës së prioriteteve, të planifikuara nga kjo Strategji, në aktivitete më të detajuara.

Me këtë udhërrëfyes mundësohet, po ashtu, krijimi i sinergjive ndërmjet nismave të ndryshme, parandalimi i proceseve të dyfishta institucionale, efiçiencë më e lartë e punës, orientimi i përkrahjes nga partnerët zhvillimorë, si dhe vendosja e një boshti të fuqishëm orientues për institucionet e Kosovës dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve. Gjithashtu, ky udhërrëfyes do të jetë një instrument i rëndësishëm i cili do të ndihmojë orientimin e burimeve financiare, nëpërmjet Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, sipas politikave prioritare të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, duke i fokusuar në këtë mënyrë burimet financiare sipas prioriteteve kombëtare për pesë vitet e ardhshme.

Në kuadër të pikës së dytë të takimit u diskutua për Konsolidimin e Planifikimit Strategjik.

Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkërendim me SIGMA-n, ka bërë identifikimin e mangësive në procesin e hartimit të dokumenteve strategjike, ndërlidhjes së tyre me proceset tjera planifikuese dhe kornizën buxhetore. Si pjesë e konsolidimit të kornizës së planifikimit strategjik, propozohen veprimet që duhet të ndërmerren për adresimin e fluksit të madh të dokumenteve strategjike dhe ndërlidhjes së tyre.

Pika e tretë e rendit të ditës ishte Deklarata e Prioriteteve Afatmesme 2018-2020 e cila i paraprinë procesit të hartimit të Kornizës Afatmesme 2018-2020. Kjo Deklaratë bazohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), Agjendën e Reformave Ekonomike (ARE), Programin e Reformave Ekonomike (PRE).

The post Prezantohet udhërrëfyesi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more