Skip to main content

“Mc Kresha vjen me projekt të ri!” plus 9 more GazetaBlic

“Mc Kresha vjen me projekt të ri!” plus 9 more GazetaBlic


Mc Kresha vjen me projekt të ri!

Posted: 24 Mar 2017 11:52 PM PDT

Mc Kresha nuk e ka ndër mend të ndalet

Reperi i njohur Mc Kresha vitin e kaluar pati sjell për adhuruesit e tij albumin "Rapsodët n'rap t'sotit" ndërsa tani ai ka nisur punën për një projekt të ri.

Mc Kresha përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar këngën e re të titulluar "Usa".

Projekti i ri nga Kresha pritet që shumë shpejtë të publikohet.

The post Mc Kresha vjen me projekt të ri! appeared first on GazetaBlic.

Gagica takohet me Haradinajn, thotë se ishte optimist se do të kthehet se shpejti në Kosovë!

Posted: 24 Mar 2017 11:46 PM PDT

Ish- udhëheqësi i LDK-së në diasporë Hafiz Gagica, së bashku me shkrimtarin dhe gazetarin Beqë Cufaj gjatë ditës së djeshme kanë vizituar ish-kryeministrin e Kosovës dhe njëherit liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, ku po qëndron nën masën e lirisë me kusht pas një vendimi të autoritetëve të këtij shteti.
Gagica, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se lideri i AAK-së, Haradinaj “ishte optimist se ky proces i pa drejtë i ndalimit të tij do të marrë fund, dhe se shpejt do i kthehet familjes dhe Kosovës“, njofton GazetaBlic.com
Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë njoftimin e tij:

NË DITËN E EPOPESË SË DUKAGJINIT

Vizitë në Strasburg të Francës, në qytetin e selisë së Parlamentit evropian, aty ku ndërtohet demokracia dhe drejtësia evropiane, në qytetin ku po mbrohet në liri, tash e sa muaj, lideri i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, ish komandant i UÇK-së dhe ish kryeministër i Kosovës!

Sot, së bashku me Beqë Cufajn, shkrimtar dhe disa veprimtarë tjerë, e vizituam z. Ramush Haradinaj, me të cilin, patëm rastin të këmbejmë informata rreth ndalimit të tij nga policia franceze që nga fillimi i janarit, në bazë të një flet arresti të Serbisë nga viti 2004 dhe deponuar në Interpol! Ramushi, ishte optimist se ky proces i pa drejtë i ndalimit të tij do të marrë fund, dhe se shpejt do i kthehet familjes dhe Kosovës, për ta vazhduar punën dhe kontributin e tij në shtet ndërtimin dhe zhvillimin e më tejmë të saj.

Pa marrë parasysh situatën e tendosur në rajonin e Ballkanit dhe në arenën ndërkombëtare, orientimi dhe angazhimi ynë, që sa më shpejt të bëhemi pjesë aktive mekanizmave evropiane dhe atyre ndërkombëtare, do të intensifikohet edhe më shumë, dhe se një ditë të afërme ushtria e Kosovës të bëhet pjesë e NATOs, duke i forcue lidhjet tona të natyrshme me miqtë tanë perëndimorë, sidomos me SHB-të, miken më të fuqishme të Kosovës dhe shqiptarëve.

U ndamë nga z. Ramush Haradinaj, me dëshirën që sa më shpejt të takohemi në Kosovë!

Hafiz Gagica Straßburg, 24.03.2017

Haradinaj, u ndalua në Francë më 4 janar të këtij viti bazuar në një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 përmes Interpolit.

Kreu i AAK-së pritet që të dalë para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës më 6 prill, kur edhe pritet të merret një vendim për rastin e tij. /GazetaBlic.com/

The post Gagica takohet me Haradinajn, thotë se ishte optimist se do të kthehet se shpejti në Kosovë! appeared first on GazetaBlic.

Shkenca vërteton intuitën që ka zemra, ja çfarë thuhet tjetër për zërin e brendshëm (Video)

Posted: 24 Mar 2017 11:31 PM PDT

Kërkimet shkencore tregojnë se zemra e njeriut ka një atmosferë dhe inteligjencë që mund të lexohet dhe të ndjehet nga zemra dhe truri i personave tjerë.

Atmosfera energjike e zemrës është gjithmonë në rrahje dhe ndikon në mjedisin tonë.

Energjia intuitive e zemrës është ajo që zgjon zërin tuaj të brendshëm, kjo është zbuluar dhe është studiuar gjatë dhe gjithashtu e kemi secili prej nesh.

Shkenca gjithashtu ka treguar se kur zhvendoseni në një gjendje koherente, truri dhe zemra punojnë së bashku.

Kështu stresi reduktohet, rriten funksionet njohëse dhe intuita.

Kjo mund të na ndihmojë që ne të zgjidhim problemet personale dhe sfidat globale.

Intuita e zemrës është formuar për të na ndihmuar që ne të marrim vendime të zgjuara dhe të përmirësojmë komunikimin.

Problemi është aktualisht një zgjedhje personale, kur shpeshherë disa njerëz nuk dëshirojnë të dëgjojnë të tjerët.

Kështu kur ato lidhen në zemrën tuaj, faktikisht kjo do të thotë diçka!

Hulumtimet tregojnë se kur njerëzit mbajnë emocionet e vërteta të dhembshurisë apo vlerës, koherenca e zemrës fillon të rritet.

Rritja e koherencës së zemrës ka një ndikim pozitiv tek njerëzit, kafshët dhe mjedisi ku ne jetojmë.

Kështu, është e nevojshme të marrim përgjegjësi për energjitë tona sepse ajo prek edhe jetët tona.

Një ndryshim në një person, është një ndryshim mbi të gjithë ne.

The post Shkenca vërteton intuitën që ka zemra, ja çfarë thuhet tjetër për zërin e brendshëm (Video) appeared first on GazetaBlic.

Mbahet tribuna shkencore kushtuar heroit Idriz Seferi

Posted: 24 Mar 2017 11:21 PM PDT

Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Gjilan, për nderë të 170 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vdekjes së heroit të kombit, Idriz Seferi, do të organizojë tribunë shkencore me temë bosht "Idriz Seferi – një jetë për Shqipëri (1847-1927)".

Në këtë tribunë shkencore do të paraqiten me kumtesa 19 historianë e studiues nga Shqipëria dhe Kosova. Në paraqitjet e tyre do të trajtohet figura e Idriz Seferit nga gjenealogjia e familjes, orët e para të veprimtarisë së armatosur, ngritja e Idriz Seferit në personalitet prijës në Lëvizjen Kombëtare, kryengritjet e armatosura të viteve 1908-1912, Beteja e Kaçanikut, qëndresa ndaj pushtuesve serbë e bullgarë 1912-1927 dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Personaliteti dhe veprimtaria e Idriz Seferit do të pasqyrohen në të gjitha dimensionet politike, ushtarake, shoqërore dhe kulturo-arsimore. Tribuna Shkencore do t'i zhvillojë punimet në dy seanca. /KosovaPress/

The post Mbahet tribuna shkencore kushtuar heroit Idriz Seferi appeared first on GazetaBlic.

Arsyet pse mjekët rekomandojnë të mos marrim kurrë celularin në tualet!

Posted: 24 Mar 2017 11:16 PM PDT

Në shumë prej filmave të viteve' 60-'70 një ndër skenat më klasike është ajo në tualet me një gazetë ose libër në dorë.

Ndërsa tani kohët kanë ndryshuar me shpejtësi marramendëse dhe burimi më i lehtë dhe i askesueshëm i informacionit është smarthphone. telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë dhe mund të mos i marrim me vete kudo që shkojmë, madje edhe në tualet.

Me siguri edhe ti që po lexon këto rreshta po sjell ndërmend sa herë e ke bërë këtë dhe, por pa ditur rrezikun që të kanoset. Sipas specialistes së higjienës, Dr.Lisa Ackerly ky veprim është shumë i dëmshëm. Kur marrim telefonat me vete në tualet, në sipërfaqen e tij mund të ngjiten baktere si salmonela,E.Coli dhe C.Difficile, etj, të cilat i shndërrojnë telefonat në një pajisje shumë të rrezikshme për shëndetin tonë. E mbani mend herë e fundit kur e keni pastruar telefonin?

Me shumë mundësi jo, sepse e keni anashkaluar nga pakujdesia. Telefoni është një burim i madh mikrobesh dhe bakteriesh të rrezikshme, duke qenë se është shumë i ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm. Këto baktere ruhen në telefonin tuaj, duke kaluar më pas me anë të prekjes në organizëm përmes qelizave. Sipas specialistes së higjienës, ju mund të prekeni nga shumë infeksione, sëmundje virale dhe jo vetëm.

The post Arsyet pse mjekët rekomandojnë të mos marrim kurrë celularin në tualet! appeared first on GazetaBlic.

5 fakte që nuk i keni ditur për VW Golf

Posted: 24 Mar 2017 11:12 PM PDT

Volkswagen është bërë i njohur në mbarë botën fillimisht me brendin e famshëm Volkswagen Beetle apo VW Bug. Golf erdhi si version me motorin përpara dhe arriti të jetë modeli më i shitur i kësaj marke.

I zhvilluar prapa hijeve të modelit të popullarizuar VW Beetle, Golf arriti të marr kryesimin. Në vazhdim ju sjellim pesë fakte për këtë model.

1. VW Golf është modeli i dytë më i shitur në botë i të gjitha kohërave.

Me rreth 30,000,000 njësi të prodhuara nga viti 1974 deri në vitin 2013, VW Golf renditet si modeli i veturës së dytë më të shitur në historinë e automobilizmit. Ky renditet pas Toyota Corolla e cila mban kryesimin me 40,000,000 njësi të prodhuara. Modeli i famshëm VW Beetle është prodhuar në vetëm 9,000,000 njësi.

2. Askush nuk e di prejardhjen e emrit Golf.

Shumica e modeleve të VW, si Passat, Bora dhe Scirocco kanë emra erërash apo rryma ajri. Golf i afrohet Gulf Stream por kjo është vetëm një hamendje.

3. Golf GTI, projekt pas orarit të rregullt të punës.

Versioni sportiv GTI i VW Golf është ndërtuar nga një grup inxhinierësh të cilët kanë punuar në mbrëmje pas orarit të rregullt të punës si dhe gjatë fundjavës, transmeton Express. Pas ndërtimit të një koncepti, ai ju paraqit menaxhmentit të cilët në atë kohë nuk e pritën shumë ngrohtësisht. Sot, ky model prodhohet në sasi të kufizuar prej 5,000 njësive. Deri me sot janë prodhuar rreth 1.9 milion njësi të versionit GTI.

4. Platforma e VW Golf përdoret nga disa modele tjera.

Golf përdor platformën e Grupit A në Volkswagen ku në këtë platformë me brendin Volkswagen prodhohen edhe modelet si Beetle (modelet e reja), Jetta, Bora, Scirocco, dhe Eos. Platformën A e përdorin edhe modele tjera nga grupi Volkswagen si Audi TT, Audi A3, Skoda Yeti dhe SEAT Toledo.

5. A keni dëgjuar për motorin W12?

Volkswagen Group ka disa brende të cilat kanë motor sportiv si Bugatti apo Bentley. Volkswagen ka ndërtuar një Golf GTI koncept me një motor W12 të huazuar nga Bentely Continental GT. Ky motor 6.0-litër me turbo kompresor të dyfishtë prodhon 641 kf. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin në më pak se 3.7 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 325 km/h.

The post 5 fakte që nuk i keni ditur për VW Golf appeared first on GazetaBlic.

Presidenti kërkon shkelje të procedurave për realizimin e premtimit

Posted: 24 Mar 2017 10:40 PM PDT

Edhe pas gati një viti, malazezi i vetëm me uniformë të policisë së Kosovës, Dimtrie Beshoviq, ende nuk e ka gëzuar shtëpinë e re, të premtuar me 18 maj të vitit të kaluar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Atë ditë presidenti i Republikës kishte vizituar familjen malazeze Beshoviq në fshatin Gorazhdevc të Pejës, për hir të ditës së pavarësisë së shtetit të Malit të Zi, që është më 21 maj.

Gjatë vizitës që i bëri në shtëpinë e kësaj familjeje kosovare të etnitetit malazez, Thaçi ishte njoftuar prej tyre se kanë nevojë për një shtëpi të re dhe se disa herë kanë kërkuar që t'u ndërtohet një shtëpi, por përgjigje nuk kanë marrë nga askush.

The post Presidenti kërkon shkelje të procedurave për realizimin e premtimit appeared first on GazetaBlic.

Pse e tërhoqi Presidenti Trump Ligjin për Shëndetësinë?

Posted: 24 Mar 2017 10:36 PM PDT

Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan ta tërheqë Projektligjin për Kujdesin Shëndetësor kur u duk qartë se projekti nuk do të merrte votat e duhura në Dhomën e Përfaqësuesve.

Projektligji, një provë e rëndësishme për Presidentin Donald Trump, tërhiqet pas një debati mjaft intensiv mes ligjvënësve në Uashington.

Presidenti Trump tha se ai ia hidhte fajin demokratëve dhe jo zotit Ryan për faktin që projekti nuk siguroi dot shanset për miratimin në Kongres.

Projektligji i ri ngjalli mjaft polemika në Uashington dhe u kundërshtua fuqimisht nga një pjesë e republikanëve në Kongres.

Gjatë disa ditëve, Presidenti Trump u bëri trysni republikanëve që ta votonin ligjin e ri në formën ekzistuese.

Në një postim në Twitter presidenti vinte në shënjestër krahun më konservator të republikanëve, duke nënvizuar se votimi i planifikuar për të premten ishte shansi i tyre i fundit për të zëvendësuar ligjin për kujdesin shëndetësor me atë të ish-Presidentit Barack Obama.

The post Pse e tërhoqi Presidenti Trump Ligjin për Shëndetësinë? appeared first on GazetaBlic.

Kosovarët e duan shkarkimin e trajnerit Albert Bunjaku (FOTO)

Posted: 24 Mar 2017 06:41 PM PDT

Kosova mbrëmë (E premte) e humbi ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës nga Islanda 1-2 dhe kjo humbje nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e përfaqësueses se Kosovës.

GazetaBlic.com ka hedhur një anketë në faqen zyrtare të saj në Facebook me mbishkrimin..

A është ky momenti që Albert Bunjaku të japë dorëheqje?

Pothuajse te gjithë komentuesit kanë  kërkuar shkarkimin ose dorëheqjen e trajnerit Albert Bunajku.

Madje disa nga ta kanë komentuar duke thënë që Kosovës i duhet një trajner i huaj dhe më përvojë dhe jo Albert Bunjaku.

Kosova me trajnerin Bunjaku  deri me tani në eleminatorët për ‘Russia 2018″ ka pësuar 4 humbje, ka barazuar njëherë ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka pësuar 14 gola.

Përndryshe trajneri Bunjaku është më meritori për afrimin e futbollistëve që luajnë në ligat e huaja për të ardhur në reprezentacionin e Kosovës./GazetaBlic.com

A është ky momenti që Albert Bunjaku të japë dorëheqje?Jepni mendimet e juaja në komente

Posted by GazetaBlic on Freitag, 24. März 2017

The post Kosovarët e duan shkarkimin e trajnerit Albert Bunjaku (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Çfarë do të ndodhte nëse Toka do të rrotullohej në anën e kundërt? (Video)

Posted: 24 Mar 2017 04:54 PM PDT

Nëse qëndroni në ekuator, Toka poshtë jush rrotullohet me një shpejtësi prej 1,670 kilometra në orë.

Kjo lëvizje është si pasojë e rrymave oqeanike, dhe e njëjta vlen edhe për erërat të cilat në rripin tropikal fryjnë nga lindja. Në anën tjetër, në rripin jugor dhe verior, erërat e zakonshme vijnë nga perëndimi, transmeton Telegrafi.

Por si do të dukej bota nëse Toka papritmas do të fillonte të sillej në drejtimin e kundërt?

Që ky ndryshim të mos shkaktonte përçarje të bilancit të Tokës, të pllakave tektonike dhe të gjitha planetëve tjera, Dielli fillimisht do të lindte në Perëndim dhe do të perëndonte në Lindje.

Dhe për shkak të rrymave të ndryshuara të detit dhe erërave, Sahara do të mund të bëhej e lagësht, njëjtë sikur shkretëtira e Kalifornisë, që sot cilësohet si një nga vendet më të thata dhe më të shkreta në jetën e kësaj bote.

Ligatinat në Florida do të thaheshin, ciklonet dhe anti-ciklonet do të lëviznin në drejtim të kundërt, kurse Evropa do të lirohej nga rreziku i rrymës së Gjirit dhe papritmas do të pësonte një dimër siberian të akullt dhe një verë të thatë dhe shumë të nxehtë.

Nëse rrotullimi i Tokës në një rast do të ndalonte, një pjesë e planetit vazhdimisht do të ndriçohej nga dielli dhe do të ishte shumë e nxehtë. Pjesa tjetër e Tokës do të mbetej në errësirë të përjetshme, dhe kështu një pjesë e natyrës do të ngrihej, ku si pasojë do të zhdukej pothuajse çdo formë e jetës.

Forcat e baticës së diellit nuk veprojnë vetëm në det, por edhe në koren e Tokës. Ky efekt i forcave gravitacionale shkakton fërkime, nga të cilat planeti ynë sot sillet rreth boshtit të vet më ngadalë sesa dikur që sillej. Sot, dita është më e gjatë për 1.7 mili-sekondë sesa që ishte para një shekulli.

Në kohën e dinozaurëve dita ishte për një orë më e shkurtër se sa që është sot, para 620 milionë viteve dita zgjaste 22 orë, por 350 milionë vite më parë ajo zgjaste 385 ditë, transmeton Telegrafi.

Do të ishte e pakuptimtë të konstatojmë se sa ka zgjatur dita edhe më herët, pasi që forcat e baticës nuk janë faktori i vetëm që ndikon në këtë. Sipas disa teorive, në kohën e formimit të Tokës – para rreth 4.5 miliardë viteve më parë, dita në Tokë ka zgjatur vetëm 2.5 orë, derisa 100 mijë vite më vonë kur është shfaqur edhe Hëna, dita ishte zgjatur për rreth 6.5 orë.

Sipas të dhënave shkencore që i posedojmë sot, do të duhej të kalonin rreth 1.900 miliardë vite që Dielli me efektet e saj gravitacionale të ndalonin plotësisht Tokën.

Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë, sepse Dielli për miliarda vite do të duhej të shndërrohej në një yll që po vdes, që fillimisht do të gëlltiste brendësinë e vetë dhe pastaj do të reduktonte papritmas madhësinë sikur të ishte një xhuxh i bardhë. 

The post Çfarë do të ndodhte nëse Toka do të rrotullohej në anën e kundërt? (Video) appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more