Skip to main content

“Le Pen nis vizitën në Rusi” plus 9 more GazetaBlic

“Le Pen nis vizitën në Rusi” plus 9 more GazetaBlic


Le Pen nis vizitën në Rusi

Posted: 24 Mar 2017 12:28 AM PDT

Kandidatja për presidente e ekstremit të djathtë në Francë Marine Le Pen ndodhet në Rusi, ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë.

Në Moskë, udhëheqësja e Fronti Kombëtar udhëheqës do të takojë deputetë rusë, por nuk është e qartë nëse do të takohet me presidentin Vladimir Putin.

Le Pen favorizon lidhjet e forta ndërmjet Francës dhe Rusisë, dhe dëshiron që BE-ja të heqë sanksionet e vëna ndaj Moskës mbi aneksimin e Krimesë nga Ukraina.

Kremlini gjithashtu duket se favorizon zonjën Le Pen, thotë një korrespondent i BBC.

Është hera e katërt që Le Pen viziton Rusinë që nga viti 2011, dhe kjo e fundit vjen përpara dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale franceze më 23 prill dhe 7 maj.

The post Le Pen nis vizitën në Rusi appeared first on GazetaBlic.

Mediat e rajonit raportojnë për bisedat e zyrtarit të LDK’së me Rugovën

Posted: 24 Mar 2017 12:27 AM PDT

Komunikimi i një zyrtari të lartë të LDK'së me Ibrahim Rugovën, për së vdekuri është bërë lajm jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Televizioni shtetëror serb ka raportuar se njëri nga zyrtarët e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Borovci ka vizituar varrin e themeluesit të partisë Ibrahim Rugova dhe e "informoi atë për çështje të caktuara", e më pas i përcjelli anëtarëve të partisë se "presidenti ishte i lumtur", përcjellë gazetametro.net.

'Mbledhja e degës së Prishtinës së LDK morri kahje të papritur kur funksionari i partisë Borovci i përcjelli kolegëve të partisë detajet e bisedës me Ibrahim Rugovën i cili ka vdekur më 2006," u tha nga kjo media.

Tutje, media serbe raporton se Borovci ka thënë se me edhe disa shokë të partisë e ka vizituar varrin e Rugovës.

"Presidenti na pyeti si qëndrojnë gjërat. E informuam për çështjet e caktuara".

"Ai ka shtuar se presidenti ishte shumë i lumtur dhe na tha që mos t'i ndërprejmë  marrëdhëniet e mira me amerikanët," përmbyll raportimin kjo media.

Alo.rs e ka titullin 'U qua 'lugat' Ibrahim Rugova'.

The post Mediat e rajonit raportojnë për bisedat e zyrtarit të LDK'së me Rugovën appeared first on GazetaBlic.

Nëse ky numër ju thërret në Viber, mos u lajmëroni assesi

Posted: 24 Mar 2017 12:26 AM PDT

Keni marrë ndonjëherë thirrje nga ky numër misterioz në Viber? Nëse po, ju këshillojmë të mos lajmëroheni, por lëreni të ndalet thirrja.

Që një kohë të gjatë, përdoruesit e aplikacionit "Viber" janë duke u ankuar se po marrin telefonata nga numri +266696687, numër ky pa emër – Anonim.

Fillimisht u besua se shifra +2 vije nga thirrjet që bëhet nga Australia, mirëpo, mos u mashtroni. Nëse ju lajmëroheni në këtë telefonatë, ekziston mundësia që këta persona që e kanë krijuar këtë numër, mund t'ua marrin të dhënat përmes Viberit, duke përfshirë, bisedat e juaja me të afërmit por edhe kontaktet që i keni.

Aplikacioni "Viber" përdorët nga miliona njerëz çdo ditë në botë. Jo të gjithë kanë marrë një telefonatë të tillë, mirëpo nëse ky numër ju telefonin juve, mos u lajmëroni. Alarmi për këtë është publikuar në Shaun.net, faqe kjo për teknologji.

The post Nëse ky numër ju thërret në Viber, mos u lajmëroni assesi appeared first on GazetaBlic.

Ja si e këndon djali me ngjyrë këngën ‘Fund’ të Majk (Video)

Posted: 24 Mar 2017 12:25 AM PDT

'Fund' quhet kënga e Majkut e cila tashmë nuk dëgjohet vetëm në trojet shqiptare.

Ajo shumë e pëlqyer është bërë edhe në vende tjera dhe madje me të po bëhen 'covere' nga këngëtarë të huaj.

Përmes 'repost', Majk ka publikuar një video ku shihet se si një djalë me ngjyrë i ulur pranë pianos po i interpretonte këngën e Majkut duke i shqiptuar fjalët mjaftë mirë.

Kjo video mori shumë komente ku djali u vlerësua për zërin!

 

The post Ja si e këndon djali me ngjyrë këngën 'Fund' të Majk (Video) appeared first on GazetaBlic.

Daut Haradinaj: Serbinë e turpëruam më 24 mars ’98

Posted: 24 Mar 2017 12:19 AM PDT

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Daut Haradinaj, me rastin e shënimit të 19-vjetorit të "Epopesë së Dukagjinit", ka vlerësuar se beteja e 24 marsit e vitit 1998 ka qenë një nga fitoret më të rëndësishme të UÇK-së.
 Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë se 19 vjet më parë Serbia është turpëruar në Gllogjan. "Atë ditë ishte një betejë e mundimshme me policinë serbe, të cilën e fitoi UÇK-ja, por i humbëm tre bashkëluftëtarë, Gazmendin, Agronin dhe Himen. 24 marsi i vitit 1998 konsiderohet fillimi i fundit të Serbisë në Dukagjin dhe në Kosovë, sepse pas asaj dite, i madh e i vogël u rreshtuan pro luftës dhe kundër Serbisë. Natyrisht se Drenica veç ishte mobilizuar dhe ishim të gatshëm si komb t'i dalim përpara makinerisë së Serbisë", është shprehur Haradinaj, duke shtuar se një vit më vonë, më 24 mars të vitit 1999, UÇK-ja mori edhe përkrahjen e aleatëve tanë, të NATO-s dhe të ShBA-së. "Pas plot 72 ditësh bombardime të NATO-s, Serbia u tërhoq nga Kosova dhe vendi ynë u çlirua nga okupimi. Për këtë arsye, 24 marsi i vitit 1999 është ditë e veçantë jo vetëm për Dukagjinin, por për gjithë shqiptarët, sepse nga ajo ditë u bëmë aleatë të Perëndimit. Edhe sot jemi të bindur se rruga drejt Perëndimit është e vetmja alternativë. Kosova nuk bën të gabojë dhe ta humbë partneritetin me NATO-n dhe ShBA-në", ka theksuar Haradinaj.

Ai ka thënë se mungesa e Ramush Haradinajt nuk e zbeh këtë përvjetor por, sipas tij, arsyeja pse ai nuk është në mesin tonë duhet të jetë motiv për të nderuar dhe kujtuar sakrificën shekullore të popullit shqiptar.

Haradinaj ka thënë se përgjatë historisë, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë sesa që janë sot por, sipas tij, jemi shumë larg asaj çfarë kemi dashur. Daut Haradinaj është shprehur i bindur se e ardhmja është e shqiptarëve, por ka bërë thirrje që shqiptarët të jenë të bashkuar, t'i respektojnë vlerat e tyre dhe t'i ruajnë partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë intervistë, Daut Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet t'u trembet as syri nga kjo gjykatë. Megjithatë, Haradinaj ka deklaruar se Kosovës nuk i është dashur një gjykatë e tillë pasi, sipas tij, lidershipi ynë herët apo vonë do të kuptojë se ka gabuar. "Kosova nuk ka pasur nevojë që të ketë beteja të tilla. Lidershipi ynë do ta kuptojë se ka gabuar që ka krijuar gjykata të tilla. Megjithatë, Kosova duhet të jetë e bashkuar për t'u përballur edhe me këtë sfidë", është shprehur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

The post Daut Haradinaj: Serbinë e turpëruam më 24 mars '98 appeared first on GazetaBlic.

Çifti i virgjër përfundon në spital pas seksit. Arsyeja do t’u skandalizojë

Posted: 24 Mar 2017 12:13 AM PDT

Përvojë që nuk do harrohet do jetë për një çift nga Vietnami hera e parë që kryen marrëdhënie seksuale bashkë. Ata përfunduan në spital me probleme të rënda pas seksit.

Shkaku, që doli pas konstatimit të mjekut që i asistoi me ndihmë është skandalizues.

Mjeku Nguyen Luong, tha se cifti nuk kishte përdorur prezervativ, por një qese plastike për të zevendësuar mjetin mbrojtës.

Pasojat mund të merren me mend. Ata u trajtuan për dëmtime serioze në organet gjenitale dhe gjakderdhje.

Mjeku, sipas Mirror, tha se djalit i vinte turp të blinte kondom dhe gjeti qesen si alternative, pa menduar për dëmet që do u sillte.

Ata tashmë po i nënshtrohen kurave me antibiotikë.

The post Çifti i virgjër përfundon në spital pas seksit. Arsyeja do t'u skandalizojë appeared first on GazetaBlic.

Senatorët Ernst dhe Peters shpjegojnë pse e ringjallën Kaususin për Shqiptarët në Senatin e SHBA!

Posted: 24 Mar 2017 12:11 AM PDT

Vjen edhe shpjegimi pse erdhi deri tek ringjallja e Kaususit për shqiptarët në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kaususi në Kongresin e Amerikës kishte luajtur rol të rëndësishëm në kohën e luftës së Kosovës dhe për vite të tëra deri më 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë ku Kongresi dhe Senati luajtën rol tepër të rëndësishëm në mbështetjen e shqiptarëve.

Gazeta Blic mbrëmë ka raportuar për lajmin në fjalë kurse sot raportojnë edhe mediat tjera për lajmin në fjalë.

Kështu, disa vite pasi kishte pushuar së ekzistuari, në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është formuar Kausus-i për shqiptarët në Ballkan i cili këso radhe do jetë i udhëhequr nga Senatorët Gary Peters (Demokrat nga Michigan) dhe Joni Ernst (Republikane nga Iowa), raporton Gazeta Blic.

Kaususi është një grupim në të cilin senatorë me ndikim koordinojnë punën me Senatin, Kongresin por edhe State Departamentin dhe sidomos Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin e Amerikës.

Kthimi i këtij grupimi paraqet një rëndësi të veçantë sidomos pse Joni Ernst, Senatorja Republikane do të jetë pjesë e këtij grupimi, raporton Gazeta Blic. Zonja Ernst është Republika shumë e afërt me Presidentin Trump dhe ka ndikim të madh në administratën e tashme amerike. Ndërsa Senatori Demokrat Gary Peters është mik i dëshmuar i shqiptarëve.

Në komunikatën e lëshuar për formimin e Causus-i, të nënshkruar Senatori Peters thuhet se “Unë mezi pres të punoj me senatoren Ernst për të riafirmuar lidhjet e thella në mes të popullit amerikan dhe shqiptar dhe mbështetjen e të drejtave demokratike për shqiptarët në vendet e Ballkanit”.

Ndërsa Zonja Ernst ka thënë se “Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona me aleatët tanë në Evropën Juglindore”, duke shtuar se "së bashku me senatorin Peters, unë pres që në diskutime të mëtejshme në lidhje me atë se si ne mund të mbështesim më mirë përparimin e qëllimeve tona të përbashkëta dhe interesave të përbashkëta", thuhet mes tjerash në këtë komunikatë./Gazeta Blic/

The post Senatorët Ernst dhe Peters shpjegojnë pse e ringjallën Kaususin për Shqiptarët në Senatin e SHBA! appeared first on GazetaBlic.

Shikoni veturat luksoze të Donald Trump, nuk do ta besoni se çfarë lloje i ka (Foto)

Posted: 24 Mar 2017 12:10 AM PDT

Çdo president i ri i SHBA-së ka vëmendje të madhe mediatike sa i përket jetës së tyre private, por ndoshta askush më shumë se Donald Trump.

Dhe një pjesë e arsyes së kësaj është pasuria e Trump, e cila në vitin 2015, ai vetë ka thënë, është rreth 10 miliardë dollarë.

Nga ndërtesat, apartamentet e hotelet e deri te jahtet e avionët me prirje nga ari, ai duket qartë se di se si t'i shpenzojë paratë e tij.

Megjithatë një nga mënyrat më të preferuara të tij për të shpenzuar paratë është koleksioni mbresëlënës i makinave të shtrenjta.

Thisisinsider ka shikuar dhe ka zgjedhur disa nga veturat më të mira që Presidenti i ka në pronësi, apo i ka pasur.

Nga klasikët e deri te veturat sportive, këto janë disa nga veturat që Trump ka në pronësi:

The post Shikoni veturat luksoze të Donald Trump, nuk do ta besoni se çfarë lloje i ka (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Ja çka i bleu ish e dashura e Majkut foshnjës së saj (Foto)

Posted: 24 Mar 2017 12:08 AM PDT

Majlinda Zeka, ish e dashura e Majk, ka treguar se është shtatzënë.

Ndonëse ende nuk ka lindur foshnjën, ajo ka filluar t'i bëj blerjet të cilat do i duhen pastaj.

Majlinda ka hedhur një foto në Instastory ku tregoi se ka blerë çorape për beben e saj.

E duke u nisur nga ngjyrat dhe forma, çorapet janë për djem, prandaj, edhe njëherë Majlinda tregoi se do ketë 1 djalë!

The post Ja çka i bleu ish e dashura e Majkut foshnjës së saj (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Gresa Behluli rrëfehet për lidhjen dhe të dashurin (Video)

Posted: 24 Mar 2017 12:04 AM PDT

Kete javë në emisionin "Përrallë me Tupan", ishin të ftuara këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza dhe vajza e saj poashtu këngëtare, Gresa Behluli.

Gresa për herë të parë tregoi se është në një lidhje, dhe foli rreth të dashurit të saj.
Për më shumë shikoni emisionin:

The post Gresa Behluli rrëfehet për lidhjen dhe të dashurin (Video) appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more