Skip to main content

Lajmi.net: “Ja nga sa para janë paguar gazetarë të caktuar në Maqedoni (Dokument)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ja nga sa para janë paguar gazetarë të caktuar në Maqedoni (Dokument)” plus 8 more


Ja nga sa para janë paguar gazetarë të caktuar në Maqedoni (Dokument)

Posted: 31 Mar 2017 12:23 AM PDT

  Shumat e paguara vijnë nga burime të tjera dhe shkojnë deri në 100 mijë euro.

Juventus – Barcelona, ‘Neymar’ i ri zgjedh klubin e tij!

Posted: 31 Mar 2017 12:20 AM PDT

Vinicuis Junior është talenti më i ri në botën e futbollit.

Në moshën 16-vjeç, ai ka filluar të konsiderohet si "Neymar i ri".

Dhe, ai mund të largohet nga Flamengo pasi të arrijë moshën madhore. "Globoesporte" ka publikuar deklaratën e re të tij ku ai zgjedh mes Barcelonës dhe Juventusit, dy klube të interesuara për shërbimet e tij.

"Shikoj shumë xhirime të Neymarit dhe mundohem ta përsëris atë që bën ai, mund të bëj më mirë", deklaroi ai, përcjell "lajmi.net".

"Barcelona do të ishte një ëndërr, luaj gjithmonë në Play Station dhe i marr ata si ekipi im", u shpreh Junior. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Rama: Rritje e “temperaturës politike” në Ballkan

Posted: 31 Mar 2017 12:15 AM PDT

Edi Rama

Zoti Rama, njëherësh lider i Partisë Socialiste, roli i të cilit për ndihmën e organizimit të shqiptarëve në Maqedoni është kritikuar nga disa si përzierje e jashtme jopërkatëse, tha se gjërat mund të përkeqësohen.

"Ne vetëm kemi kërkuar që qeveria në Shkup t'i respektojë të drejtat e minoritetit shqiptar", tha Rama, i cili i ka akuzuar auztoritetet në Maqedoni se e kanë bllokuar shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në nivel shtetëror, megjithqë shqiptarët etnikë e përbëjnë një të katërtën e popullatës 2 milionëshe në Maqedoni, transmeton agjencia Reuters.

Kryeministri Edi Rama tha se në faktorë të tjerë që kontribuojnë në rritjen e emocioneve, përfshihen edhe atë që ai i quan provokime të Serbisë kundër Kosovës, duke e përmendur dërgimin e trenit me ngjyra të flamurit serb dhe me thënien "Kosova është Serbi".

Shenjat e kthesës në marrëdhënien NATO-Rusi?

Posted: 31 Mar 2017 12:14 AM PDT

Ishte takimi i parë zyrtar i Këshillit NATO-Rusi për këtë vit (30.03), ai që u zhvillua të enjten në Bruksel. Kvshilli konsiderohet si forumi më i rëndësishëm për dialog mes aleancës perëndimore dhe Rusisë. Për shkak të konfliktit në Ukrainë, këshilli e ngriu punën për dy vjet, nga viti 2014-2016.

Megjithë armatimin masiv në Europën Lindore, NATO konstaton progres në masat për krijimin e besimit mes aleancës perëndimore dhe Rusisë. Palët e informuan njëra-tjetrën të enjten për stacionimin e njësive ushtarake, „një hap tjetër" për më shumë transparencë, sipas Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Qëndrime të kundërta

Stoltenberg e përshkroi atmosferën si të hapur dhe konstruktive. Në të njëjtën kohë ai theksoi se në pikat qendrore, si edhe më parë nuk ka ujdi. “Lidhur me konfliktin në Ukrainë, partnerët e NATO-s dhe Rusia kanë qartësisht mendime të ndryshme”, tha Stoltenberg pas takimit të të ashtuquajturit Këshilli NATO-Rusi. Krahas konfliktit në Ukrainë, në bisedimet disaorëshe, në selinë e NATO-s në Bruksel, temë diskutimi ishin edhe transparenca dhe reduktimi i rrezikut në manovrat ushtarake.

Përfaqësuesit e Rusisë informuan mbi tre divizionet e reja ruse në distriktet perëndimore ushtarake. Ndërkohë NATO sqaroi vendimet e saj për zhvendosjen e mijëra ushtarëve në rajonin lindor të saj. Për NATO-n ky është reagimi i duhur pas krizës në Ukrainë dhe frikës së vendeve anëtare lindore nga një sulm rus. Lituania, Polonia, Letonia ndjehen të kërcënuara që nga rimarrja e Krimesë në vitin 2014 nga ana e Rusisë dhe mbështetjen që Rusia i jep separatistëve në Ukrainën lindore. Por Rusia nuk e pranon zhvendosjen e trupave./DW

Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme

Posted: 31 Mar 2017 12:10 AM PDT

Kjo pasi që funksionalizimi i tërësishëm i kësaj Gjykate pritet ta godasë skenën politike, gjegjësisht disa figura të cilat janë pjesë përbërëse e partive politike në Kosovë.

Kështu së paku vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët konsiderojnë se po qe se shkohet në zgjedhje para aktakuzave të para, atëherë partitë në pushtet, veçanërisht PDK-ja, mund t'i fitojë sërish zgjedhjet, në të kundërtën, sipas tyre, mund të ngelet edhe në opozitë, shkruan Zëri.

Nga ana tjetër, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë miratuar para dy dite rregullat e Procedurës dhe të Provave, dy muaj pas emërimit të gjyqtarëve të saj.

Si rrjedhojë e kësaj njohësit e çështjeve juridiko-kushtetuese konsiderojnë se aktakuzat e para mund të ngrihen shumë shpejt.

Sipas tyre, ndërrim të skenës politike do të ketë, por jo destabilizim të situatës.

Ky është moti për vikend

Posted: 31 Mar 2017 12:09 AM PDT

Parashikimi i motit/ Foto ilustrim

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e ato maksimale nga 18C deri në 20C.

Era do të fryjë mesatarisht nga veriu-verilindja 2-10m/s, e në fundjavë e lehtë nga juglindja 2-5m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet mbi vlera normale.

Të shtunën më 1 prill, era do të fryjë nga Juglindja. Moti gjatë gjithë ditës do të jetë kryesisht me diell.

Të dielën, më 2 prill, era do të fryjë nga Juglindja. Gjithashtu, edhe të dielën moti do të jetë i butë dhe gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. /Gazeta Shneta/

‘Miss Kosova’ për një ditë ‘mbet’ shtatzënë (Foto)

Posted: 31 Mar 2017 12:05 AM PDT

Ajo ndonëse nuk arriti të fitojë në garën e madhe 'Miss Universe Of The World', prapë se prapë po e vazhdon aktivitetin e saj në fushën e modës, shkruan lajmi.net

Mirëpo, mbrëmë, ajo ka habitur me një post në Instastory.

Së bashku me një mike të saj, kishin futur diçka nën veshje, te barku dhe dukeshin sikur janë shtatzënë.

Madje, kështu ka thënë vet Camila përmes shkrimit ku tregoi se të tilla janë vetëm për një ditë!

Kjo shaka mes tyre, padyshim që nuk kaloi pa të qeshura!/Lajmi.net/

17577681_2266259376932884_2088201189_n

 

Sot mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës

Posted: 31 Mar 2017 12:04 AM PDT

Ky është rendi i ditës i kësaj séance:

RENDI I DITËS :

Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së shtatë, tetë dhe nëntë  të

Kuvendit të Komunës së Prishtinës (2016);

Propozimvendimi për miratimin e planit për vendosjen e qoshqeve në komunën e

Prishtinës;

Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim

afatshkurtër për qoshqet, me lokacione sipas planit për vendosjen e tyre;

Shqyrtimi i raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015;

Shqyrtimi i raportit vjetor buxhetor për vitin 2016;

Caktimi i një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve në NPL

"Hortikultura" SHA,  NPK "Trafiku Urban" SHA Prishtinë dhe në KRM

''Pastrimi'';

Propozimvendimi për miratimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2017;

Vendimi për këmbimin  e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me

pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizikë;

Pyetje dhe përgjigje;

10.Të ndryshme.

Ky është futbollisti më i shpejtë në Real Madrid (FOTO)

Posted: 31 Mar 2017 12:04 AM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more