Skip to main content

“E tmerrshme! Modelja shqiptare bie për gjumë me fytyrën plot grim (Foto)” plus 9 more GazetaBlic

“E tmerrshme! Modelja shqiptare bie për gjumë me fytyrën plot grim (Foto)” plus 9 more GazetaBlic


E tmerrshme! Modelja shqiptare bie për gjumë me fytyrën plot grim (Foto)

Posted: 30 Mar 2017 10:47 PM PDT

Modelja e njohur nga Shqipëria, Kristinë Prengaj duket se nuk kujdeset aspak për higjienën e saj.
Prengaj me anë të një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram duket se në fytyrë ka një masë të madhe të grimit e që njëkohësisht duket e shtrirë në shtrat, shkruan Indeksonline.

Ky veprim duket aspak i hijshëm nga ana e saj.

Kujtojmë se shumë e shumë femra anë e kënd botës nuk mund ta hedhin as më të voglin hapë pa vënë grim … e tillë fatkeqësisht duket të jetë edhe Kristina!

The post E tmerrshme! Modelja shqiptare bie për gjumë me fytyrën plot grim (Foto) appeared first on GazetaBlic.

​I jepet lamtumira veprimtarit Ahmet Mujota

Posted: 30 Mar 2017 10:46 PM PDT

Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Nurë Mujota.

Ahmet Mujota për veç që ishte veprimtar dhe ushtar i UÇK-së, ai kishe krijuar kushte për strehimin e luftëtarëve të UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e veteranëve në Shtime, në ora 14:00.

The post ​I jepet lamtumira veprimtarit Ahmet Mujota appeared first on GazetaBlic.

E Djathta e Kosovës e pa ndikim në të Djathtën evropiane

Posted: 30 Mar 2017 10:46 PM PDT

Mediet njoftuan se, Kryetari i LDK-së ishte i pranishëm në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (PPE) në Maltë. Nga ajo që dihet deri më sot, ndikimi i partive tona të djathta, që tek ne janë me shumicë, nuk po kanë sukses të ushtrojnë ndonjë ndikim mbështetës në PPE-në, sidomos në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në ketë të fundit, sa herë që votohet ndonjë çështje për Kosovën, nga partitë popullore të djathta,  zakonisht merr mbështetje tejet të pa rëndësishme, ndërsa nga e majta, partitë socialdemokrate Evropiane merr mbështetje të fuqishme, ndonëse në Kongresin e Internacionales Socialiste, nuk merr pjesë asnjë parti e orientimit të majtë (socialdemokrat) nga Republika e Kosovës.

Është interesant, qytetaret e Kosovës me shumicë, votojnë djathtas, gjersa nga Evropa e marrim më shumicë mbështetje nga e majta progresiste. Pastaj, solidariteti dhe mbështetja vendit tonë edhe në vitet 1998/1999 i ka ardhur nga e majta Evropiane e Amerikane. Kjo të gjithëve na është mirë e njohur. Andaj socialdemokracia, jo vetëm për solidaritetin e viteve të vështira të luftës, por edhe për mbështetjet në vazhdim, meriton një falënderim e mirënjohje nga qytetarët e Kosovës dhe të gjitha partitë tona politike.

Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja: pse partitë e djathta të Kosovës (PDK-LDK etj.), janë të pa ndikim në PPE, në partitë e djathta të Evropiane? Pse këto nuk e ushtrojnë asnjë ndikim pozitiv të ato parti të djathta që ta mbështesin Kosovën, kur kjo ua ka nevojën? Ndërsa e majta e pa konsoliduar në Kosovë, merr mbështetje të fuqishme nga socialdemokracia evropiane e amerikane.

Kjo është një dëshmi tjetër se në Kosovë duhet sa më parë të konsolidohet socialdemokracia moderne. Parimet socialdemokrate, drejtësia sociale, zhvillimet progresiste duhet të kenë një mbështetje më të fuqishme nga qytetarët e Kosovës, si dhe sindikatat e punëtorëve që zakonisht në vendet e Botës Perëndimore janë të rreshtuara përkrah të se majtës moderne, gjithnjë më qëllimin më të mirë që të fuqizohet socialdemokracia në Kosovë dhe të kemi një mbështetje më të madhe nga e majta moderne Evropiane për Republikën e Kosovës.

Para disa viteve, kur PDK-ja ishte e majtë, kishte mundësi ta përfaqësonte denjësisht të majtën e Kosovës në Internacionalen socialiste ku përfaqësohen edhe partitë socialdemokrate të Botës! Por, ajo brenda natës pa asnjë diskutim e analizë, "ra e majtë e u zgjua e djathtë"?! Kjo bëri qe në mekanizma të ndryshme Evropiane të jemi me krah të thyer! Prandaj është më se i ngutshëm konsolidimi i socialdemokracisë në Kosovë. Kjo i duhet si për politikat e brendshme progresive ashtu edhe për një përfaqësim më dinjitoz në familjen e partive socialdemokrate të Evropës e të Amerikës.

The post E Djathta e Kosovës e pa ndikim në të Djathtën evropiane appeared first on GazetaBlic.

Në zgjedhje për besnikëri ndaj Serbisë (Video)

Posted: 30 Mar 2017 10:44 PM PDT

Në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat pritet të mbahen më 2 prill, të drejtën për të votuar e kanë edhe serbët që jetojnë në Kosovë. Kjo vlen edhe për serbët që jetojnë në Graçanicë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Këtë të drejtë, ata pritet ta realizojnë duke e shfrytëzuar dyshtetësinë.

Por, Goran Marinkoviq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë se nuk e ka të qartë nëse serbët do të mund ta realizojnë këtë të drejtë.

"Pavarësisht që zgjedhjet këtu në Kosovë janë vënë në pikëpyetje, po megjithatë, nëse mbahen, sigurisht që do të dalim dhe do ta mbështesim kandidatin më të mirë. Presim që ai kandidat të punojë për të mirën e bashkësisë serbe në Kosovë, por edhe për interesin e të gjitha bashkësive që jetojnë në Kosovë", theksoi Marinkoviq.

Njohësi i zhvillimeve politike, Nenad Maksimoviq nga Qendra për Tolerancë dhe Paqe, thotë se serbët e Kosovës dalin në votime për të dëshmuar lojalitetin ndaj shtetit të Serbisë.

"Serbët tradicionalisht tregojnë lojalitet ndaj shtetit të Serbisë duke votuar për kandidatin në pushtet. Kjo është pasojë e presionit të madh mbi popullatën, i gjithë sistemit, përmes një kushtëzimi subtil për përkrahje", tha Maksimoviq.

Por, disa qytetarë të Graçanicës thonë se janë të lodhur nga zgjedhjet.

Radojka Deniq, qytetare e Graçanicës, thotë se nuk e ka ndërmend të dal të votojë për zgjedhjet presidenciale serbe.

"Nuk më shkon ndër mend të votoj. Për kë të votoj? Nuk do të votoj për askënd", tha Deniq.

Miroslav Jorgiq, qytetar i Graçanicës, vlerëson se është e pakuptimtë situata në të cilën gjenden serbët.

"Në zgjedhje do të dal. Por nuk do të votoj për askënd. Nuk më duhet kjo, sepse nuk mund kjo të jetë 'nëna Serbi', ndërkaq unë jetoj në Kosovë", tha Jorgiq.

Megjithëkëtë, ish deputeti Marinkoviq, vlerëson se serbët duhet të pajtohen me këtë situatë.

"Duhet të pajtohemi me faktin se jetojmë në Kosovë, por mund të votojmë për presidentin tonë në Serbi, që do të punonte për interesin e bashkësisë serbe në Kosovë", tha Marinkoviq.

Por, si mund të shihet marrëdhënia e serbëve të Kosovës me shtetin e Serbisë dhe me shtetin e Kosovës, në të cilin jetojnë?

Maksimoviq e vlerëson si marrëdhënie jonormale.

"Kjo është ndoshta një marrëdhënie goxha skizofrenike, kur funksionon në një sistem dhe je i kushtëzuar nga ligjet e atij sistemi. Në anën tjetër, ekziston një lojalitet tradicional ndaj sistemit nën të cilin ti më nuk funksionon", theksoi Maksimoviq.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbia ka marrë vendim që për zgjedhjet presidenciale serbe, të 2 prillit, serbët e Kosovës të votojnë në 90 vendvotime. Lehtësimin e procesit, siç është thënë, do ta bëjë misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian. /rel/

The post Në zgjedhje për besnikëri ndaj Serbisë (Video) appeared first on GazetaBlic.

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Posted: 30 Mar 2017 10:41 PM PDT

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore të vendit.
Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin shqiptar. Në orët e vona të natës priten sërish vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore e qendrore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante duke bërë që mëngjeset të jenë sërish të freskëta ndërsa mesdita me temperatura më të larta se normalja.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke bërë që në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri appeared first on GazetaBlic.

Përkujtohen 106 martirët e masakrës në Pastasellë

Posted: 30 Mar 2017 10:41 PM PDT

Sot organizohet tubimi përkujtimor për shënimin e 18-vjetorit të masakrës në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit.

Tubimi përkujtimor do të mbahet më datë 31 mars, me fillim në ora 12:00, tek varrezat e martirëve të fshatit.106 martirët në këtë masakër nuk ishin të gjithë nga fshati Pastasellë, por edhe të fshatrave për rreth siç janë: Senoc, Koznik, Polluzhë, Qifllak, Kramovik, Guri i Kuq, Zatriq të komunës së Rahovecit, si dhe nga komuna e Klinës dhe e Pejës.

The post Përkujtohen 106 martirët e masakrës në Pastasellë appeared first on GazetaBlic.

Mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës

Posted: 30 Mar 2017 10:33 PM PDT

Sot do te mbahet mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës në të cilen do të diskutohen shqyrtohen dhe miratohen një varg cështjes me rëndesi për kryqytetin.

Si pikë e rëndit të parë të mbledhjes është miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së shtatë, tetë dhe nëntë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Më pas do të diskutohet pozimvendimi për miratimin e planit për vendosjen e qoshqeve në komunën e Prishtinës, propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër për qoshqet, me lokacione sipas planit për vendosjen e tyre si dhe propozimvendimi për miratimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2017

Kuvendi me pas do te shqyrtoj vendimin e raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015 si dhe raportin vjetor buxhetor për vitin 2016;

Në ketë seancë po ashtu do te behët caktimi i një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve në NPL "Hortikultura" SHA, NPK "Trafiku Urban" SHA Prishtinë dhe në KRM ''Pastrimi''.

Pika e fundit e rëndit te dites për ketë mbledhje është vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizikë.

The post Mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës appeared first on GazetaBlic.

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare

Posted: 30 Mar 2017 10:27 PM PDT

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot punimet e seancës së djeshme si dhe me pas mban seancën e re plenare në të cilën pritet të mbahet interpelanca e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet Propozim – Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Më pas, pritet interpelanca e ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.

Seanca do të vazhdojë punimet me shqyrtimin e Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, si dhe zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Më pas, deputetët do të debatojnë në lidhje me mos zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues.

Në fund, do të zhvillohet edhe një debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevaire Izmaku, të mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

The post Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare appeared first on GazetaBlic.

Qeveria nuk tregon si do të organizohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Posted: 30 Mar 2017 10:26 PM PDT

Qeveria e Kosovës edhe më tej tregohet e heshtur, ndonëse në territorin e saj më 2 prill do të organizohen zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

Pavarësisht kësaj, Beogradi i ka përfshirë në hartën e vet elektorale edhe disa komuna të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë proces në emër të Serbisë pritet ta menaxhojë misioni i OSBE-së, i cili do të quhet operacion i grumbullimit të votave.

Që kur kanë nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, gazeta ka kërkuar sqarime në Qeverinë e Kosovës, por nuk janë përgjigjur. Bajram Gecaj, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë shkurtimisht të enjten se "ende nuk ka asgjë".

Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka ndërmarrë edhe veprime të tjera që prekin sovranitetin e Kosovës.

The post Qeveria nuk tregon si do të organizohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

Projektligji për arsimin e lartë tërhiqet për të dytën herë

Posted: 30 Mar 2017 10:22 PM PDT

Projektligji për arsimin e lartë për të dytën herë është larguar nga rendi i ditës në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Derisa vitin e kaluar projektligji ishte tërhequr me arsyetimin se duhen disa konsultime, në seancën e së enjtes, Projektligji është tërhequr "për t'u bërë disa ndryshime" në Komisionin për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport, shkruan sot Koha Ditore.

Me 42 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime është votuar kërkesa e kryetarit të Komisionit, Nait Hasani, që projektligji të largohet nga rendi i ditës.

Kundër kësaj kërkese kanë dalë deputetët e opozitës, ndërsa ata të pozitës dhe të minoriteteve e kanë përkrahur këtë propozim.

Ministri i Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka theksuar se ai është përgatitur që ligji të kalojë në lexim të parë, por, siç ka thënë, nëse komisioni ka nevojë për konsulta shtesë nuk ka ndonjë problem. Fajin pse projektligji nuk ka shkuar në seancë deri tani, Bajrami ia ka hedhur mungesës për një kohë të gjatë të opozitës dhe bojkotit të Listës Serbe.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve të arsimit vlerësojnë se miratimi i projektligjit është i rëndësishëm dhe si i tillë ai duhet sa më shpejt të shkojë në seancë. Eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, ka thënë për gazetën se çdo prolongim i tij është me pasoja për sistemin e arsimit.

E eksperti tjetër i arsimit, Dukagjin Popovci, ka thënë se Ligji për arsimin e lartë bën pjesë në kategorinë e legjislacionit për aprovimin e të cilit nevojitet pëlqimi i deputetëve serbë.

TEMAT:

The post Projektligji për arsimin e lartë tërhiqet për të dytën herë appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more