Skip to main content

““Demarkacioni e Asociacioni, ikje e qeverisë nga dështimet”” plus 9 more Ferizaj Press

““Demarkacioni e Asociacioni, ikje e qeverisë nga dështimet”” plus 9 more Ferizaj Press


“Demarkacioni e Asociacioni, ikje e qeverisë nga dështimet”

Posted: 29 Mar 2017 09:49 AM PDT

Problemin në lidhje me çështjen e demarkacionit me Malin  e Zi, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Faton Topalli po e sheh vetë pozitën ngaqë, sipas tij edhe Mali i zi ka treguar sinjale që janë të gatshëm për ri-diskutim.

Topalli gjithashtu ka theksuar që ka kundërshtime për këtë marrëveshje edhe nga vetë deputetët e pozitës, njofton Klan Kosova.

"Kemi dhënë propozimet tona, që kanë qenë mjaft konstruktive, kemi pasur sinjale nga Mali i Zi që kjo çështje mund të ri-diskutohet. Nuk është opozitë problemi i demarkacionit, është vetë pozita. Sikur të ishin të bindur në marrëveshjen e tyre, ata kanë shumicën në kuvend, ata kanë pasur mundësi në çdo kohë që ta sjellin në kuvend marrëveshjen dhe ta votojnë. Po nuk e kanë bërë se ka kundërshtim të madh të qytetarëve, ka kundërshtim të opozitës dhe ka kundërshtim nga vetë deputetët e pozitës" ka thënë Faton Topalli në një intervistë në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Sa i përket temës së asociacionit Topalli e konsideron këtë çështje të mbyllur, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përderisa këtë temë dhe atë të demarkacionit ai vlerësoi që qeveria po i mban pezull që të fsheh paaftësinë e saj në fushat e tjera.

"Ka një problem tjetër këtu. Kjo qeveri është duke u treguar e paaftë për të zhvilluar ekonominë, për të përmirësuar mirëqenien sociale, zvogëluar papunësinë e varfërinë, andaj ka mbajtur pezull dy tema; demarkacionin dhe asociacionin, për ta fshehur paaftësinë e vet" ka thënë deputeti Topalli.

Vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës gjatë ditëve në vijim

Posted: 29 Mar 2017 08:55 AM PDT

 Ferizaj.29.03.2017. KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë reduktime të energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim në distriktin e Ferizajt.

Më 30.03.2017në NS 35/10 kV Ferizaj II do të shkyçet :
Dalja 10 kV Ujëvara (Kodi: 40041011) prej orës 09:30 deri 12:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ferizaj (një pjesë), rruga e Nerodimes, "Ujëvara", "Frigoriferi" dhe "Barakat".
Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e TS 400kVA "Ujëvara Resort".

Më 30.03.2017 në NS 110/06kV Hani i Elezit do të ketë shkyçje totale nga ora 10:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hani i Elezit, Paldenica, Kashani, Seçishta, Fabrika e Suxhukut, Kreveniku, Goranca, Glloboqica, Kufiri,Terminali doganor dhe fabrika e Stiroporit.
Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i kthinave në fabrikën e Cimentes Sharr cem.

Më 31.03.2017 në TS 35/10 kV Ferizaj lll do të shkyçet:
Dalja 10 kV Jezerci (Kodi:40042003) prej orës 10:00 deri në orën 11:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Manastirci, Nerodime e Ulët, Nerodime e Epërme, Balaj dhe Jezerc.
Arsyeja e ndërprerjes: punime në rrjet.

Më 31.03.2017 në TS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:
Dalja 10 kV/0.4 kV Babush I Muhaxherëve ll (Kodi:41000013035) prej orës 10:00 deri në orën 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e fshatit Babush.
Arsyeja e ndërprerjes: rregullimi i kabllove në linjën ekzistuese.

Më 31.03.2017 në TS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:
Dalja 10 kV Lipjani-Qendra 1 (Kodi:41000006) prej orës 10:00 deri në orën 11:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e qytetit.
Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e kabllos 10 kV.

Thaçi drekon me Hoyt Yee: Zbut qëndrimin për ushtrinë

Posted: 29 Mar 2017 08:37 AM PDT

Deri tani, Presidenti insistoi se ushtria do të bëhet përmes ligjit pavarësisht që ndërkombëtarët u shprehen kundër kësaj. Por sot, Thaçi gjatë takimit që e ka zhvilluar në një dreke pune me diplomatin amerikan Hoyt Brian Yee ka thënë se ushtria do të bëhet nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës./Express/

Postimi i plotë:

Në një periudhë sfiduese për rajonin, roli i SHBA-së si gjithmonë është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Në një drekë pune me Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Ne u pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

SHBA-ja është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën tonë euroatlantike. HTH

Hoyt Yee bind autoritetet që të nisin hartimin e statutit të Asociacionit

Posted: 29 Mar 2017 08:37 AM PDT

Kjo është bërë e ditur në një postim të Presidentit të Kosovës Hashim Thacit i cili ka thënë se me diplomatin amerikan është pajtuar për "fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe".

Marrëveshja për Asociacionin ishte nënshkruar në Bruksel në vitin 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për të  kishte thënë fjalën e saj edhe Gjykata Kushtetuese e cila kishte gjetur se disa pjesë në të janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Por, në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese sqaron se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013, marrëveshje kjo që shënoi fillimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Partitë opozitare kanë kundërshtuar fuqishëm themelimin e Asoaciacionit duke thënë se me të krijohet një nivel i tretë i pushtetit.

Ndërkohë Lista Srpska ka kërkuar vazhdimisht që Asociacioni të themelohet. Por, autoritetet e Kosovës kanë thënë vazhdimisht se Lista Srpska së pari duhet të kthehet në institucione.

Kryetarët e Komunave vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë

Posted: 29 Mar 2017 04:28 AM PDT

Gjatë pjesëmarrjes në Sesionit Pranveror të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, në Strasburg, një delegacion i Autoriteteve Lokale të Kosovës , në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka vozitur kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar nga autoritetet franceze, sipas një urdhërarresti nga Serbia.

Në vizitë zotit Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin kryetari Naim Ismajli ishin edhe Agim Veli- nënkryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ( AKK ) dhe Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së

Diplomati amerikan: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion

Posted: 29 Mar 2017 04:27 AM PDT

Në një intervistë për RTK-në, e cila transmetohet sonte në orën 20:00, ai ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Demarkacionin dhe Asociacionin, si dhe procese të tjera të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.

Ndryshe, Hoyt Brian Yee qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u takua dje me liderët institucionalë të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe ata të Listës serbe.

Protestojnë edhe mantelbardhët e Ferizajt

Posted: 29 Mar 2017 04:15 AM PDT

Mantelbardhët ferizajas iu bashkuan protestës paralajmëruese të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës. Ata për një orë kanë ndërprerë punën, për të mbajtur protestën me anë të së cilës po kërkojnë kushte më të mira të punës, rritje të pagave, kthimin e ligjit për paga në bazë të koeficientit dhe investim në pajisje e material harxhues.

Kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë në rajonin e Ferizajt, Tevide Imeri, tha se kjo protestë është organizuar pasi Ministri i Shëndetësisë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

"Para dy jave ne si Sindikatë kemi bërë një kërkesë, ia kemi dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave, i kemi bërë disa kërkesa por nuk kemi hasur në mirëkuptim, kërkesat të cilat nuk kanë patur implikime buxhetore  Ministria është zotuar se do t'i përmbush, aty ku ka implikime buxhetore kanë thënë se ne nuk jemi kompetent, prandaj ky qëndrim i Ministrit na ka nxit që të bëjmë këtë protestë. Është një ligj mjaft diskriminues për punëtorët shëndetësor meqë janë ndarë me koficient 1-11, neve na kanë radhitur, mjekëve specialist me 2,7, që i bie në fund të listës, qëllimi i ynë është që të ngrisim mirëqenien e punëtorëve shëndetësor dhe duke e ngritur mirëqenien e punëtorëve shëndetësor, do të ngrisim edhe mirëqenien e qytetarëve tanë",tha Imeri.

Kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë në Spitalin e Ferizajt, Halime Zymberi, i vlerësoi si shumë të arsyeshme kërkesat e mantelbardhëve.

 "Kërkesat tona janë të arsyeshme, marrëveshja për ndryshimin e ligjit mbi pagat dhe rritjen e pagave, njëkohësisht kërkojmë edhe përmirësimin e kushteve dhe me pas material nga Qeveria",tha Zymberi.

 

Punëtorët  shëndetësor thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre., transmeton Televizioni Tema.

Reçica: Raporte të shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Posted: 29 Mar 2017 01:08 AM PDT

Deputetit Elmi Reçica, zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Reçica në profilin e tij shkruan se në takim me zëvendës sekretarin amerikan të shtetit, biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, për mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën në fusha të ndryshme që janë në funksion të procesit të integrimeve euro-atlantike, për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të një niveli të marrëdhënieve speciale me miqësi të përjetshme ndërmjet shteteve tona.

Japonezët e gjermanët më pak të gatshëm për luftë, kosovarët të parët në Ballkan! (Foto)

Posted: 29 Mar 2017 12:15 AM PDT

Së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto të dhëna dalin nga një anketë e WIN/Gallup International, nga 62.000 të anketuar nga 64 vende.

Po sipas këtyre të dhënave, ata që më së shumti do të ishin më të gatshëm të luftonin për vendin e tyre janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve (61 për qind) treguan se ata do të jenë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, ndërsa 27 për qind nuk do të bënin një gjë të tillë.

Çfarë bie në sy në anketë, thuhet më tej, është fakti se shumica e femrave kanë shprehur gatishmërinë për luftë (52 për qind), dhe burrat 67 për qind.

Ndërkaq, shkruan Aljazeera, për nga mosha, më të përgatitur për luftë janë të rinjtë e moshës 18-34 vjet – 66 për qind e tyre.

Më paqësorë, japonezët dhe gjermanët

"Po"-në në përqindje më të lartë të banorëve e kanë rrethuar ata nga Maroku dhe Fixhi – 94 për qind e të anketuarve. Ata janë ndjekur nga Pakistani dhe Vietnami, ku 89 për qind e të anketuarve pohojnë se ata janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, qytetarët e vendeve që kanë qenë aktorët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, më së paku ata janë të gatshëm për luftë.

Japonezët thuhet se janë më pak të gatshëm për të marrë pjesë në luftën për vendin e tyre – 11 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë. Ata janë ndjekur nga holandezët, të cilët janë 15 për qind i gatshëm për të luftuar, dhe gjermanët, ku 18 për qind e të intervistuarve thanë "po".

Gjithashtu bëhet e ditur se gati dy të tretat e rusëve (59 për qind) thanë se ata do të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në luftë, e tek amerikanët kjo shifër është disi më e ulët – 44 për qind. Në Kinë, 77 për qind e të anketuarve deklaruan veten të gatshëm për luftë.

Rajoni "i gatshëm për luftë"Në mesin e vendeve të studimit janë përfshirë edhe Serbia, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova.

E të intervistuarit nga Kosova, 58 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një luftë që do të përfshinte vendin e tyre.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 55 për qind besojnë se janë të gatshëm për të marrë pjesë në luftë, në Serbi, 46 për qind, dhe në Maqedoni 38 për qind.

Anketa thuhet se ka përfshirë edhe të dhënat mbi përkatësinë fetare të të anketuarve.

Siç thuhet më tej, myslimanët e anketuar, 78 për qind janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, të ndjekur nga hindusët, nga të cilët 77 për qind kanë thënë "po". Dy të tretat e budistëve (66 për qind) kanë shprehur gatishmërinë e tyre për luftë, ndërsa agnostikët dhe ateistët 57 për qind. Më shumë se gjysma (53 për qind) e të anketuarve ortodoksë janë gati për të shkuar në luftë për vendin e tyre. Dhe një përqindje e ngjashme e katolikëve romakë (52 për qind), protestantët (48 për qind), dhe të tjerët të krishterë me 55 për qind. Sa i përket çifutëve të anketuar, pothuajse gjysma e tyre (51 për qind) janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre.

Vuçiq: Nuk do të shkoj në Kosovë, nuk i pranoj shantazhet

Posted: 29 Mar 2017 12:14 AM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more