Skip to main content

Zëri: “Veseli: Më shumë dashuri e punë për vendin në 2017” plus 29 more

Zëri: “Veseli: Më shumë dashuri e punë për vendin në 2017” plus 29 more


Veseli: Më shumë dashuri e punë për vendin në 2017

Posted: 31 Dec 2016 02:44 PM PST

I pari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar gjithë qytetarët për vitin e ri. “Më shumë dashuri mes vete, e më shumë dashuri e punë për vendin, në 2017. Gëzuar, me dëshirat më të mira për të gjithë”, ka shkruar Veseli. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndeshja u ndërpre nga mjegulla, portieri ‘luajti’ 20 minuta i vetëm

Posted: 31 Dec 2016 02:40 PM PST

Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin. Por, çuditërisht, portieri i Charlton, Sam Bartram qëndroi në fushë deri në minutën e fundit Siç është traditë në futbollin anglez, për Krishtlindje, skuadrat dalin në fushë dhe për futbollistët nuk ka festa. Por, data e mësipërme do të mbahet mend gjatë për atë çfarë ndodhi në ndeshjen Chelsea-Charlton. Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Përkrahja e popullit për VV-në është mit

Posted: 31 Dec 2016 02:04 PM PST

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka konfirmuar në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, se koalicioni nuk i ka votat për Demarkacionin me Malin e Zi. Sipas tij, kjo nuk e rrezikon koalicionin qeverisës, ndërsa shton se “nuk bëhet kiameti me shku në zgjedhje” “Prape kemi me qenë rivalë me PDK-në”, tha ai, duke mohuar rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje (VV). “Mit është përkrahja e VV-së nga populli. Mos ta kishin fituar Prishtinën, me ndihmën e partive tjera, as pesë-përqindëshin nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edita Tahiri, e lodhur nga dialogu me Serbinë

Posted: 31 Dec 2016 01:53 PM PST

Dialogu mes Kosovës e Serbisë që mbahet tash e gjashtë vite në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, deri më tani ka prodhuar shumë marrëveshje, disa prej të cilave zbatohen në përpikëri, kurse disa ende nuk kanë nisur as të hyjnë në fuqi. Ky proces, ministrja për Dialog dhe kryenegociatorja, Edita Tahiri thotë se është shumë i vështirë. Ajo në një intervistë për Indeksonline ka thënë se është lodhur nga negociatat që mbahen në Bruksel. Ndërsa ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të rinjtë e Prishtinës dhe Shkodrës, bashkë për fëmijet në ditën e ndrrimit të motmoteve

Posted: 31 Dec 2016 01:34 PM PST

 “Instituti Kosovar për Logopedi” , sëbashku me organizatën EKO-Mendje, sot kanë shpërndarë dhurata për fëmijët. “Sepse ta bësh të lumtur një fëmijë , të bënë të ndihësh shumë të fort”-shprehet Ardita UKA studente në profilin Logopedi  dhe Ekonomik ku pavarsisht studimeve udhëheqë në Prishtinë edhe një organizat të quajtur “Instituti Kosovar për Logopedi” ajo nuk ndalet cdo vit duke bërë bashkëpunime per festat e fund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Viti 2016, ka qenë i vështirë për Rusinë

Posted: 31 Dec 2016 01:23 PM PST

Presidenti Vladimir Putin, tha se viti 2016 ka qenë vështirë, por i bërri thirrje rusëve të besojnë në vendin e tyre dhe të qëndrojnë të bashkuar. “Viti që kaloi ishte i vështirë, por këto vështirësi na mundësuan të bashkohemi”, deklaroi Putin në urimet e tij. “Ne punojmë me sukses dhe arrijmë shumë”, tha Putin. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përleshen me shufra hekuri tre persona në Deçan

Posted: 31 Dec 2016 01:08 PM PST

Nata e Vitit të Ri në Rrafshin e Dukagjinit nuk ka kaluar pa një incident, dhe kësaj radhe nuk kanë qenë fishekzjarrët pas orës 00:00 Është bërë e ditur se një rrahje mes tre personave ka ndodhur sonte (e shtunë) në fshatin Strellc të Epërm, të Komunës së Deçanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ku sipas dëshmitarëve dy persona kanë sulmuar një të afërm të tyre, gjersa ai ndodhej brenda një makine të tipit Golf. Mësohet se situata ka eskaluar deri në atë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cila është sfida kryesore e Gjermanisë sipas Merkelit?

Posted: 31 Dec 2016 12:55 PM PST

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë fjalimit pë Vitin e Ri tha se terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilen përballet Gjermania. Merkel, vitin që e po e lëmë pas e përshkroi si vit që shumëkujt i la shije të keqe, sidomos pas sulmit që u krye në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ku u vranë 12 persona, transmeton Klan Kosova. Merkel, e cila ka njoftuar se në vitin 2017 do të garojë për mandatin e gjashtë në postin e kancaleres ka lejuar më shumë se një milionë refugjatë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momentet më qesharake të politikanëve kosovarë (Video)

Posted: 31 Dec 2016 12:18 PM PST

Politikanët tanë përveq paraqitjeve serioze të tyre, kanë momente edhe kur bëhen aktorë të momenteve interesante madje edhe qesharake. Më poshtë mund të shikoni një përmbledhje nga momentet më qesharake në paraqitjet e politikanëve të Kosovës.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovari djegë bastorën, qellon 13 ndeshje dhe ja sa mijë euro ka fituar (FOTO)

Posted: 31 Dec 2016 12:13 PM PST

Një qytetar nga Xërxa e Rahovecit ka fituar 10,000 euro në bastore. I janë dashur vetëm 3 euro një qytetari të Xërxes që t’i fitojë 10,000 mijë euro në bastore, duke qëlluar rezultatin e 13 ndeshjeve.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët shpresojnë për një vit më të begatë

Posted: 31 Dec 2016 12:09 PM PST

Zhvillimi ekonomik, standard më i mirë jetësor, punësimi, stabiliteti politik, si dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet njerëzve, janë ndër pritjet, të cilat disa qytetarë, shqiptarë dhe serbë, shpresojnë të realizohen gjatë vitit 2017. Hyrie Veliu, qytetare e Prishtinës, thotë se aktualisht, në të gjitha fushat, për të cilat qytetarët e Kosovës kanë interes, janë shënuar ngecje dhe jostabilitet, sidomos në skenën politike. Ajo është skeptike se gjërat mund të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Goditet nga vetura, vdes këmbësori në Sllatinë të Fushë Kosovës

Posted: 31 Dec 2016 11:53 AM PST

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen në Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë-Kosovës, me ç’rast ka vdekur këmbësori pasi është goditur nga vetura, njofton Klan Kosova. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani. “Viktima mashkull në moshë të shtyrë nga Malisheva është dërguar në QKUK pa shenja jete”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krejt bota është jona

Posted: 31 Dec 2016 11:50 AM PST

Kosova nuk do të mundë ta mendonte një debutim më të mirë sesa që e bëri në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, shkruan gazeta Zëri. Qysh në debutim Kosova e ka mbyllur në pozitën e 54-të aventurën e parë të saj në ngjarjen më të madhe sportive, në të cilën morën pjesë 200 shtete, të cilat u përfaqësuan me numër të madh sportistësh, kurse vendi ynë vetëm me tetë sosh, arriti t’i lërë prapa pjesën dërrmuese të tyre. Ndërkaq,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liverpool fiton derbin ndaj Cityt (Video)

Posted: 31 Dec 2016 11:31 AM PST

Liverpool ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat minimal 1:0 Skuadra e Liverpoolit e ka mbyllur në mënyrën më të mirë vitin 2016, duke shënuar fitore në derbi kundër Manchester Cityt me rezultat 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi mesfushori holandez, Wijnaldum. Pas kësaj fitoreje, Liverpool mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, 6 më pak se sa Chelsea në vendin e parë, ndërsa City mbetet në vendin e tretë me 39 pikë, apo 10 më pak se sa Chelsea.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Urimi për Vitin e Ri, Rama u kërkon ndjesë shqiptarëve (VIDEO)

Posted: 31 Dec 2016 11:26 AM PST

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur videomesazhin si mënyrë për te uruar qyetetarët për festat e fundivitit. Ne një video rreth 8 minuta, te postuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama e nis urimin e tij për shqiptaret duke kërkuar ndjese. Fillimisht, ai u kërkon ndjese te gjithë viktimave te drejtësisë se korruptuar, duke shprehur bindjen se viti qe vjen do te përmbyllë reformën ne drejtësi. Rama kërkon ndjese edhe për viktimat e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shumë qytetarë të Kosovës po e presin Vitin e Ri në terr

Posted: 31 Dec 2016 11:18 AM PST

Shumë banorë të Kosovës, natën e Vitit të Ri janë duke e pritur në terr. Banorët e disa fshatrave të Drenasit, për më shumë se dy orë janë pa energji elektrike. Probleme me energji elektrike kanë edhe banorët e Suharekës, shkruan Express. Ndërkaq, në Pejë, banorët e pjesës qendrore të kësaj komune po ashtu nuk kanë rrymë. Ata si duket mund të mbesin gjithë natën pa rrymë, për shkak të dëmtimit të një centrali. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Balada më e bukur e fundvitit vjen nga Naser Bytyqi

Posted: 31 Dec 2016 10:59 AM PST

“Ndarje pa kuptim” kështu quhet balada që sapo ka ardhur nga këngëtari Naser Bytyqi. Një këngë e bukur e punuar me tekst nga Dardan Foniqi dhe muzikë dhe orkestrim nga Joniad Banushi finalizuar me një klip shumë interesant realizuar në Tiranë. Kjo është kënga e tij e katërt me videoklip, ndërsa si duket i shkojnë shumë balada pasi është e treta me rradhë e artistit. Naseri ka dashur ta finalizojë këtë projekt si për orët e fundit të vitit si dhuratë për fansat e tij, ndërsa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mesazhet e qarta të Joe Biden në Kosovë

Posted: 31 Dec 2016 10:48 AM PST

Debatet e mospajtimit nuk u zbutën as pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë më 17 gusht Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, u takua me të gjithë liderët e Qeverisë. Zëvendëspresidenti kishte mesazhe të qartë ndaj Kosovës – luftën kundër korrupsionit dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira me rajonin, shkruan Gazeta Express. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai tha se suksesi i Kosovës është i tërë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet e dashura e djalit të Presidentit Thaçi?! (FOTO)

Posted: 31 Dec 2016 10:29 AM PST

Në sytë e shumëkujt, djali i vetëm i Presidentit Thaçi vazhdon të jetë ai djali i vogël që shfaqej rrallë por shoqëronte babain kryesisht në fushata zgjedhore. Megjithatë, me vitet që po ecin, Endriti është rritur mjaftueshëm, aq sa sipas të gjitha gjasave, për të nisur një lidhje! Prive.al ka tash e një kohë që është në dijeni për një varg thashethemesh mbi të dashurën e Endritit që janë përforcuar shumë si dyshime së fundmi. Nga burime të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

UEFA e FIFA fuqizojnë pavarësinë e Kosovës

Posted: 31 Dec 2016 10:27 AM PST

Viti 2016 ishte më i ndritshmi në historinë e bujshme të sportit numër 1 të Kosovës, futbollin. Kjo pasi futbolli kosovar doli në dritë nga një izolim i tmerrshëm, në të cilin kishte qëndruar me dekada, shkruan gazeta Zëri. Ëndrra e kahershme e kosovarëve u bë realitet në muajin maj, kur Kosova u bë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, dëshirë kjo me të cilën po jetonte një popull i tërë, e të cilën fatkeqësisht nuk e kanë shijuar shumë gjenerata para nesh, të cilët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përplot dashuri, ja ku po festojnë Ami dhe Ermali (Foto)

Posted: 31 Dec 2016 10:23 AM PST

Komediani më i komentuar i vitit që lam pas ishte padyshim Ermal Mamaqi e në media iu lakua emri edhe bashkëshortes së tij shumë simpatike, Amit. Dyshja e kanë dëshmuar edhe publikisht se sa mirë kalojnë mes vete e këtë e kanë bërë edhe në natën e fundit të 2016-tës, shkruan lajmi.net Ishte Ami ajo e cila e publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet bashkë me Ermalin e përpara tyre kanë vendosur dy gota të cilat sigurisht se do t’i cakrrojnë plot dashuri. ”Vit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri i Brendshëm akuzon opozitën dhe disa deputetë të pozitës për dështimin e vizave

Posted: 31 Dec 2016 10:10 AM PST

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se deputetët e opozitës dhe një pjesë e pozitës kanë fajin kryesor pse s’ka liberalizim të vizave për Kosovën. Sipas tij, dështimi më i madh është mosliberlaizimi i vizave si pasojë e opozitës dhe disave të pozitës.  “Të arriturat gjatë vitit që po lëmë pas janë mbreslënëse, por duhet theksuar poashtu se dështimi për të siguruar lëvizje pa viza në Zonën Schengen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Urimi i Dardanëve për Vit të Ri

Posted: 31 Dec 2016 09:58 AM PST

Tifozet e Kosoves kane uruar Vitin e Ri: Të dashur Qytetarë të Kosovës , dhe ju bashkatdhetarë kudo që jeni . Ju urojmë nga zemra vitin e ri 2017. Gëzuar! Me respekt, DARDANËT ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liberalizimi i vizave, i pasigurt

Posted: 31 Dec 2016 09:55 AM PST

Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë, dhe qytetarët e saj mund të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pas kompletimit të shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës. Komisioni Evropian në fillim të muajt maj [2016] në një raport të tij, propozoi liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografi e rrallë e Presidentit Rugova me Ukën e vogël, në prag të Vitit të Ri 1990

Posted: 31 Dec 2016 09:20 AM PST

Artisti i fotografisë, Hazir Reka, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një foto të veçantë. Në këtë fotografi është presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, i biri i tij Uka dhe gruaja e tij Fana. Fotografia është bërë më në banesën e Rugovës, në lagjen Lakrishte të Prishtinës, në ora 22:30, më 31 dhjetor 1989. Në atë kohë Reka ishte fotoreporter i Javores “Zëri i Rinisë”. /Telegrafi/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Urimi i presidentit Thaçi për Vitin e Ri: Sa më parë t’i themelojmë Forcat e Armatosura (Video)

Posted: 31 Dec 2016 09:18 AM PST

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi përmes një videomesazhi ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri, 2017. Shikojeni mesazhin e presidentit Thaçi.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të trofeshmit e Kosovës

Posted: 31 Dec 2016 09:13 AM PST

Viti 2016 po shkon, por ai do të lërë gjurmë për disa klube sportive të Kosovës. Ndeshje interesante dhe dramatike u zhvilluan në sporte të ndryshme, dikush festoi e dikush u zhgënjye. E nisim me futbollin. Për të tretin vit me radhë, Feronikeli e dominoi sportin e luajtur me këmbë. “Nikli” e fitoi prapë titullin e kampionit, përmes të cilit synonte të dilte në Evropë, por kriteret e paplotësuara e lanë jashtë Ligës së Kampionëve. Për dallim nga kampionati, skuadrës nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të 'çmendur' pas veturave klasike (FOTO)

Posted: 31 Dec 2016 08:51 AM PST

Një veturë klasike secili prej nesh do ta kishte vozitur vetëm për qejf. Dikush mund ta quajë çmenduri, duke preferuar veturat e reja, por ka të atillë që thonë se më parë e marrin një veturë klasike sesa një të re. Adhuruesit e mëdhenj të veturave klasike - avokati Arianit Koci dhe humoristi Rasim Thaqi, i njohur si “Cima”, na shpalosin pasionin dhe dashurinë e tyre të madhe për këto vetura. Avokati Koci, adhurues i flaktë i veturave klasike Nuk mund të kesh një listë të veturave......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E dhimbshme: Kur Astriti ua uronte vitin e ri 2016 skamnorëve

Posted: 31 Dec 2016 08:30 AM PST

Një urim i bërë një vit më parë nga Astrit Dehari, tashmë i ndjerë, për vitin që po hynim (2016), po shpërndahet nëpër rrjete sociale.   Dehari, në profilin e tij më 31 dhjetor, 2015 uronte për Vitin e Ri 2016, por më së shumti ua uronte skamnorëve e shtresave të varfra. Po ashtu, Dehari, Vitin e Ri ua uronte edhe të burgosurve politikë. /Periskopi/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas humbjeve zhgënjyese, basketbollistët kosovarë u panë në diskotekë

Posted: 31 Dec 2016 08:22 AM PST

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë përpjekje të çmueshme për t’i kënaqur kosovarët me pjesëmarrjen e parë të Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Evropian “EuroBasket 2017”. FBK-ja kishte natyralizuar edhe lojtarë të huaj, e kishte angazhuar trajnerin më të mirë vendor, por kishte kryer edhe shumë punë tjera të vështira. Por, pa sukses. Përfaqësuesja kosovare ka zhgënjyer keq, duke i regjistruar gjashtë humbje të thella dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more