Skip to main content

“Superiorja shtyhet më një javë, arrihet marrëveshja” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Superiorja shtyhet më një javë, arrihet marrëveshja” plus 9 more Gazeta SHQIP


Superiorja shtyhet më një javë, arrihet marrëveshja

Posted: 14 Jan 2017 02:21 AM PST

Faza e tretë e Kategorisë Superiore do të nisë në datën 28 janar. Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se vendosi të shtyjë me 1 javë rifillimin e kampionatit për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe temperaturave të ulëta që mbërthyen të gjithë vendin.

Federata Shqiptare e Futbollit i kishte filluar prej ditësh bisedimet me drejtuesit e 10 klubeve të Kategorisë Superiore duke arritur edhe konsensusin e plotë me ta. Në të njëjtën kohë Federata Shqiptare e Futbollit theksoi se ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur në datën 21 janar do të zhvillohen në një ditë tjetër.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Peqin, lirohet ish-prokurori Giu; përfitoi nga amnistia

Posted: 14 Jan 2017 02:16 AM PST

Në listën e personave që kanë fituar lirinë falë amnistisë ndodhet edhe ish-prokurori Haxhi Giu, i dënuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim. Giu ishte duke e vuajtur dënimin në burgun e Peqinit.

Ish- prokurori i Krujës dyshohet se i premtoi një të pandehuri që do t'i ulte në minimum vendimin, kundrejt 29 mijë eurove. Por, Giu u "tradhtua nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila shfuqizoi një vendim të prokurorit të çështjes "Hajdari". Pas shqyrtimit gjyqësor me gjykim të shkurtuar, u vendos dënimi i tij, ndërsa mësohet se prokuroria kishte kërkuar katër vite burg. Giu u arrestua më 2 dhjetor të një viti më parë me akuzën se kishte marrë ryshfet, ndërsa ai pranoi aktet që janë në dosje duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Në fund të vitit 2015, prokuroria ishte vënë në ndjekje të Aleks Shporit, pasi kishte disa informacione se merrej me trafik narkotikësh ashtu si dhe i vëllai Paulini, ndodhej në proces gjyqësor në Gjykatën e Krujës. Aleksit iu gjetën një sasi rreth 29 mijë euro në automjet. Agjentët e policisë e kanë pyetur për këtë shumë, ku e ka burimin apo ku do të shkonin. Aleksi u është përgjigjur se "këto para do të shkonin për një prokuror. Ai quhet Haxhi Giu dhe punon në Krujë. Më premtoi se do të lironte vëllain tim të arrestuar, Paulinin. Bëri disa veprime, por në fund gjykata e dënoi me tetë vjet burg. Këto para ia mora mbrapsht". Kaq ka mjaftuar që policia të vinte në "lojë" Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila prej pak muajsh heton edhe veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, mes të cilëve edhe prokurorët. Prokuroria faktoi disa takime mes Shporit dhe Giut, para dhe pas dhënies së vendimit.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Amnistia, Manjani: Klosi të mbajë premtimin për të liruarat nga burgu

Posted: 14 Jan 2017 02:01 AM PST

Ministri i Drejtësisë ishte sot në burgun e grave për të ndjekur nga afër procesin e lirimit të atyre që përfituan nga amnistia. Përpara mediave ai i bëri thirrje ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosit që të mbajë premtimin për ri-integrimin e të dënuarve që fituan lirinë. Gjithashtu ai shtoi se është i gatshëm që të lëshojë rekomandime për vende pune për të sapo liruarit.

"Ju siguroj që janë të riedukuar dhe krejtësisht të mundur për tu ri-integruar si njerëz të lirë.  Ti mirëpresim këta njerëz ti japim mundësinë të jetojnë mes nesh. Jam gati të lëshoj rekomandime për vende pune kudo që të ketë nevojë. Në punë të ligjshme, sepse kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opsion. Uroj që Klosi të mbajë premtimin", tha Manjani.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kukës, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet 54-vjeçari

Posted: 14 Jan 2017 01:47 AM PST

Ushtron dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës, arrestohet nga Policia e Kukësit 54-vjeçari. Në pranga ka rënë shtetasi  Hasan Lusha, 54 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja M.L., 52 vjeçe, se shtetasi Hasan Lusha, ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj saj dhe vajzës V.L. Materialet i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprën penale” Dhuna në familje”.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Australi, kamerat filmojnë për herë të parë dragoin e kuq

Posted: 14 Jan 2017 01:44 AM PST

Një dragua deti, ngjyrë e kuqe është kapur për herë të parë nga kamerat. Specia e rrallë, që u zbulua në vitin 2015, në koleksionin e një muzeu, u kap e gjallë në brigjet e Australisë perëndimore nga kamerat "Recherche Archipelago".

Videoja i realizua duke përdorur kamerat të lehta dhe me dritë, për të zbuluar ngjyrën e kuqe e të ndritshme të dragoit të ujit. Pamja e saj është e habitshme dhe gjallesa mbetet misterioze.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Spanjë: Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it

Posted: 14 Jan 2017 01:30 AM PST

Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik. Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta.

Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste. Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar.

Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta. Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Itali, restoranti kinez akuzohet se ka shërbyer këmbë njeriu

Posted: 14 Jan 2017 01:20 AM PST

Një restorant kinez akuzohet se ka shërbyer për të ngrënë këmbët e një njeriu, pasi kamerieri postoi një foto të tmerrshme, duke pretenduar se e kishte marrë në kuzhinën e restorantit. Fotoja e zymtë tregon dy këmbët e prera pjesërisht dhe të dekompozuara në një tas blu.

Fotoja u shfaq në rrjetet sociale kur një slloven shkoi në restorant në Padova të Italisë së bashku me miqtë e tij dhe e pyeti me delikatesë kinezin për putrat e ariut. Kamerieri, emri i të cilit nuk përmendet në raport, sqaron se fotografia me këmbët e njeriut ishin "putrat e ariut", që iu shërbyen më vonë një slloveni dhe miqve të tij.

Pasi pamë foton shqetësuese në mediat sociale, një klienti i rregullt italian e raportoi ngjarjen tek autoritetet. Policia dhe zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit inspektuan restorantin dhe gjetën atje rreth 55 kg mish të ngrirë me origjinë të dyshimtë dhe peshk.

Gjithashtu ata gjetën papastërti dhe yndyra në frigoriferët e restorantit, në dysheme dhe në të gjithë ambientin. Qese me këmbë bretkose dhe gaforre është raportuar se u gjet në atë restorant, por që iu kishte kaluar afati i skadimit. Policia është konsultuar me një mjek-ligjor për të kuptuar fotografinë me këmbë, i cili tha se duken se ngjajnë me ato të njeriut. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e të vërtetës.

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Amnistia, nis lirimi i të dënuarve

Posted: 14 Jan 2017 12:48 AM PST

Ka nisur që në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm lirimi nga burgu i personave që kanë fituar lirinë nga amnistia. Bëhet fjalë për 731 të dënuar që përfitojnë nga amnistia e iniciuar nga Ministria e Drejtësisë. Ashtu sikurse ishte parashikuar në aktin e miratuar nga Parlamenti në fund të dhjetorit të shkuar, zbatimi i amnistisë nisi në mesin e muajit janar.

Numri më i madh i të burgosurve që do të lirohen:

Nga burgu i Fierit do të lirohen 150 të dënuar

Nga burgu i Peqinit do të lirohen 131 persona

Nga burgu i Lezhës do të lirohen 117 të dënuar

Nga burgu i Rrogozhinës do të lirohen 110 të dënuar

Nga burgu "Ali Demi" në Tiranë do të përfitojnë 9 gra të burgosura

Nga burgu 313 në Tiranë do të lirohen 7 të burgosur

Nga burgu 302 do të lirohen  4 të burgosur

14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 14 janar 2017

Posted: 14 Jan 2017 12:25 AM PST

DASHI

Sot yjet do të jenë në favorin tuaj. Në planin afektiv parashikohen të reja falë disa njohjeve që do të keni.

DEMI

Do të vendosni të kaloni një mbrëmje të qetë në shoqërinë e familjarëve tuaj. Në ambientin e punës duhet të punoni fort për të përfunduar ato çka keni filluar.

BINJAKET

Do të jeni mjaft euforikë sot mbi angazhimet tuaja. Në kohën e lirë do të programoni impenjimet tuaja me mjaft qetësi

GAFORRJA

Nuk do të dini si të silleni me një mik të vjetër. Në ambientin e punës do të ngacmoni interesin e një eprori falë inteligjencës suaj.

LUANI

Do të ndjeni një nevojë të brendshme për tu përballur në aspektin profesional pasi diçka nuk do ju bindë. Në planin afektiv do të dëshironi të bëni sipas kokës suaj.

VIRGJERESHA

Shumë rrethana të këndshme do ju vënë në humor sot. Në ambientin e punës do të rigjeni entuziazmin që e kishit humbur.

PESHORJA

Përpara se të bindni të tjerët  duhet të bindni veten tuaj që ajo që po bëni është ajo çka ju dëshironi. Gjatë ditës së sotme do të keni një intuitë mjaft të mirë e cila do ju ndihmojë për të mos kryer gabime.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme në ambientin e punës do të arrini të gjeni mirëkuptimin me ata që ju rrethojnë. Në planin afektiv nëse raporti juaj nuk po funksionon ashtu siç ju dëshironi, atëherë flisni hapur me partnerin tuaj.

SHIGJETARI

Nëse gjatë periudhës së kaluar e keni kërkuar me zell partnerin sot do të jetë ai që do ju kërkojë juve. Në ambientin e punës do të refuzoni mjaft oferta, sepse kënaqeni me lirinë të cilën e keni.

BRICJAPI

Ajo që për partnerin ka kuptim, për ju mund të mos ketë vlerë. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm, mos i jepni vetes liri, për të cilën të tjerët do t'i kishit kritikuar.

UJORI

Dashuria dhe ndjenjat romantike  do të bëhen pjesë tepër intensive e jetës suaj. Do të vendosni të qëndroni larg obligimeve të përditshme në disa fusha më të dëshiruara në ambientin e punës.

PESHQIT

Në përgjithësi duhet të tregoni ndershmëri dhe sinqeritet edhe në lidhjen tuaj dhe t'i jepni partnerit të drejtat që i takojnë, ose që i kërkoni për veten tuaj.

Partizani mposht 2-1 Qabalan në miqësore

Posted: 13 Jan 2017 01:30 PM PST

Partizani fitoi 2-1 me përmbysje miqësoren e dytë në Antalia këtë herë përballë skuadrës azere Qabala, me stafin teknik që mori përgjigje pozitive nga të grumbulluarit në fazën përgatitore, veçanërisht nga afrimet e Janarit. Caleb Ekuban në fund të pjesës së parë dhe një autogol i Yamalov erdhën si kundërpërgjigjje ndaj finalizimit të Kvekveskirit. Sulejman Starova aktivizoi të gjithë futbollistët që kishte në dispozicion, duke i bërë vend në pjesën e dytë malazezit Cetkovic vetëm 24 orë pasi kishte firmosur me Partizanin. Të kuqtë e nisën sfidën me Hoxhën në portë, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda e Kalari në mbrojtje, Batha, Ramadani dhe Vila në mesfushë, ndërsa Bardhi dhe Fili në ndihmë të sulmuesit të avancuar Ekuban. Pas një starti të qetë, ku skuadrat studiuan lojën e njëra-tjetrës ishte pikërisht maja e sulmit të të kuqve Ekuban, që në të 25-ën pati një mundësi të mirë për të shënuar, por nuk ishte i saktë sa duhet në finalizim.

 

Cilësia e Qabalas, që pjesëmarrëse e rregullt në sezonet e fundit në fazën e grupeve të Europa Leages doli në pah në minutën e 43, kur Mika Kvekveskiri realizoi nga një goditje standarde. Përgjigjja e Partizanit ishte e menjëhershme. Jurgen Bardhi vetëm një minutë më pas nxori të lirë Caleb Ekuban, i cili ballë për ballë portierit, realizoi shumë shpejt golin e barazimit. Pjesa e dytë nis me tre ndërrime për të kuqtë, Malota, Mazrekaj dhe Fejzullahi që lënë në dhomat e zhveshjes Atandën, Ibrahimin dhe Bardhin. Në të 55-ën Ekuban tenton portën me kokë, por topi përfundon mbi tra. Starova vijon me zëvendësimet e tjera, Cetkovic i sapo mbërritur në Antalia merr vendin e Bathës, ndërsa në portë Xhika zëvendëson Hoxhën. Pak minuta më vonë Boniface ul në stol Caleb Ekuban. Në minutën e 63-të Realdo Fili depërton në thellësi të zonës, por në momentin e fundit portieri i Gabalas i mohon golin. Starova kryen zëvendësimet e fundit në mbrojtje, me Markun e Hakajn, në nxjerrin nga loja Krasniqin dhe Kalarin.

 

Qabala vë në provë cilësitë e Xhikës në minutën e 75-të. Goditja e fortë e Huseynov gjen reagimin e shpejtë të portierit të dytë të të kuqve. Zëvendësimi i radhës i Partizanit i përket fazës sulmuese. Fili del nga loja për t'i bërë vend Jaupajt, që në të 80 asistohet nga Boniface dhe godet portën, por është në pozicion portieri. Lëvizja e fundit e Starovës ishte aktivizimi i Imailajt për Vilën, me Ramadanin që mbeti i vetmi lojtar që luajti për 90 minuta. Lëvizje e bukur e Cetkovic që pason për Jaupajn nga e djathta, sulmuesi i ri i Partizanit godet prirët me portën, pret portieri, por Yamalov ndaj të cilit ushtronte presion Boniface, e devijon topin në rrjetë duke shënuar autogol. Pak para se të përfundonte koha e rregullt Cetkovic provoi nga distanca, por goditja e tij ishte qendrore, ndërsa Xhika në minutat fundit tregojë se është i denjë madje edhe për portier i parë. 2-1 për Partizanin përfundoi kjo miqësore, rezultat që rrit optimizmin në kampin e kuq para nisjes së pjesës së dytë të sezonit.

 

13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more