Skip to main content

“Skandali/Fiks Fare: Si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale” plus 9 more Lajmet

“Skandali/Fiks Fare: Si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale” plus 9 more Lajmet


Skandali/Fiks Fare: Si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale

Posted: 19 Jan 2017 11:52 AM PST

Teksa tenton të gjesh një punë si kameriere, balerinë, apo masazhatore, shumë lehtë mund të përfundosh si punonjëse seksi. Këto janë vetëm disa mënyra kamuflimi në Tiranë për të ofruar shërbime seksuale.

Skandali është zbuluar nga gazetarët e Fiks Fare gjatë një investigimi disamujor, të cilët arritën të dokumentojnë sesi funksion mekanizmi i rekrutimit të vajzave të reja për shërbime seksuale, si organizohen nga pronarët e bizneseve të ndryshme dhe sa paguhen për këtë lloj "pune". Fiks Fare solli mbrëmë 2 raste, ku gazetarja kërkon punë si kameriere, ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si "punonjëse seksi"

Rasti I

Për të kuptuar sa më qartë sesi është organizuar ky mekanizëm i jashtëligjshëm, bashkëpunëtorja e Fiksit kërkoi punë në një lokal nate, që njihet si tallava në Kamëz. Fillimisht i telefonojmë numrit të lokalit dhe kërkojmë punë si kameriere.

Përgjigjja ishte pozitive dhe lëmë një takim për t'u takuar. Shkojmë një ditë më pas dhe takojmë pronarin e lokalit. Edhe pse biseda ishte bërë për punë si kameriere, ai thotë se nuk ka nevojë, pasi ka kamerierë meshkuj, por do balerina. Sipas tij, është një punë që ka shumë lekë dhe mund t'ia dalësh mjaft mirë.

Madje, pronari na ofron dhe shtëpi me qira, ku mund të strehohemi së bashku me vajzat e tjera. Ai thotë se ka mjaft vajza që punojnë. Gjatë bisedës, për ta joshur dhe më shumë, ai i thotë gazetares së Fiksit: "Je femër e mirë dhe t'i lësh pa bukë vajzat e tjera". Për të na bindur, ai na fton për të parë ambientin poshtë, pra lokalin e tallavasë.

Shkojmë poshtë dhe aty na shpjegon si funksionon e gjitha, çfarë duhet bërë dhe aty nga thotë se ka klientë që duan edhe qejf pas muzikës, me pak fjalë seks. Për të mësuar më shumë, e pyesim për pagesën dhe sa e sigurt është e gjitha kjo?

Ai thotë që merret vetë me këtë pjesë, gjen klientët dhe është pikërisht ai që bën pazarin, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi. "Shkon edhe 100 euro ora", thotë pronari. Pasi mbarojmë dhe na siguron gjithçka, largohemi për t'u takuar në darkë te puna, por mbase edhe më përpara nëse gjen ndonjë klient.

Rasti II

Një tjetër ambient për të ofruar shërbime seksuale janë sallonet e masazhit. Janë disa qendra masazhi, ku masazhatoret kryejnë masazhe erotike.

Fiks Fare shkoi në një nga këto qendra, ku një punonjëse na tregon se bën masazh të fortë dhe të gjithë kërkojnë atë. Ka klientë që lënë bakshishe 100 euro, ndërkohë që masazhi kushton 3 mijë lekë të reja. Të gjithë e dinë që ajo punon si estetiste thonjsh, ndërkohë që punon masazhatore dhe bën masazh të fortë.

Nw katin e pestë, ku ndodhet qendra në zonën e ish-Bllokut dhe gazetarja e Fiksit takon një nga punonjëset e qendrës. Interesohen pwr punw për punë dhe u thotw se nuk ka as eksperiencë, as certifikatë apo kurs për masazhatore.

Masazhatorja e qendrës thotë se nuk përbën problem dhe se qendra ka shumë nevojë për masazhatore, pasi ka vetëm dy vajza, ndërkohë që janë tri dhoma. Ajo shton se klientët i gjen pronarja dhe se pagesat shkojnë shumë mirë, pasi ka shumë punë dhe bakshishe. Gjithashtu, ajo thotë se nuk duhet të tentosh të marrësh klientët e punonjëseve të tjera, pasi është klienti i saj. Ajo thotë se më shumë ka rëndësi si e pret klientin dhe si e trajton.

Pas bisedës "mikpritëse", vjen pronarja e qendrës dhe diskutohet për punën. Ajo shprehet se më shumë do një vajzë të shkathët dhe të sillet mirë me klientët. Lihet qw të fillojë punë të nesërmen. Ditën e parë, Fiksi hyn të bëjë masazh, por më pas takohet me pronaren, pasi klienti nuk kishte ardhur vetëm për masazh…

Pronaren e pyesim se çfarë mund të bëjmë, pasi klienti donte shërbime të tjera nuk kishte ardhur për masazh? Ajo na shprehet se na ka punësuar për masazhatore dhe nuk i intereson sesi e menaxhon situatën. Kërkon thjesht që klienti të kënaqet dhe të kthehet sërish te qendra.

Fiks Fare do të vijojë nesër me të tjera raste në sallonet e masazheve, ku do të denoncohen fakte të reja tronditëse sesi vajzat rekrutohen për shërbime seksuale.

19 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Skandali/Fiks Fare: Si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tensionet Kosovë-Serbi, Merkel, javën e ardhme takime në Bruksel

Posted: 19 Jan 2017 11:40 AM PST

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se sot pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, janë pajtuar që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, me ndërmjetësimin e Brukselit

Kryeministri serb i cili po qëndron në Davos të Zvicrës ka thënë se me Angela Merkel janë marrë vesh që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, por me ndërmjetësimin e Brukselit, raporton Gazeta Express.

"Për ne, kjo nuk është problem. Jemi pajtuar që të përpiqemi të ndalojmë çdo lloj tensioni, edhe pse mund të jetë e vështirë", u ka thënë Vuçiç gazetarëve në Davos

19 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tensionet Kosovë-Serbi, Merkel, javën e ardhme takime në Bruksel appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Takimi i radhës Kosovë – Serbi më 24 janar

Posted: 19 Jan 2017 11:40 AM PST

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka ftuar përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit në një takim të nivelit të lartë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, më 24 janar në Bruksel.

Në një njoftim të zyrës së zonjë Mogherini thuhet se "zhvillimet e ditëve të fundit kanë shtruar nevojën e një përkushtimi dhe angazhimi të shtuar nga të dyja palët në bisedime. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i një rëndësie të madhe për të dyja palët, për Bashkimin Evropian deh Ballkanin perëndimorë në tërësi".

Të shtunën autoritetet e Kosovës ndaluan hyrjen në Kosovë të një treni që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.

Zhvillimet rreth trenit nxitën luftë fjalësh të ashpra ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës por edhe shqetësimet e diplomatëve për rritjen e tensioneve ndërmjet të dyja palëve

19 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Takimi i radhës Kosovë – Serbi më 24 janar appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Era Istrefi tanimë 100 për qind shqiptare

Posted: 19 Jan 2017 11:17 AM PST

Era Istrefi tanimë është 100 për qind shqiptare. Këngëtarja e lindur në Kosovë e njohur ndërkombëtarisht për muzikën e saj, ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare me një dekret të zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Në një rrëfim ekskluziv në "Top Albania Radio", Era Istrefi shprehu emocionin për marrjen e pasaportës dhe nuk kurseu falenderimet për ata që e mundësuan marrjen e kësaj pasaporte.

"Falederimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falenderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës", shprehet Era.

Më tej, këngëtarja që ka pushtuar klasifikimet europiane dhe botërore me hitet e saj, shprehet se viti 2017 do të jetë shumë i ngarkuar me evente të ndryshme muzikore. Së shpejti diva e muzikës mbarëshqiptare do të dalë me produksionin e saj më të ri, shoqëruar edhe me një videoklip.

"Punët e mia për vitin 2017 janë me një turne anembanë botës dhe do të kem mundësi të shkel dhe në ato vende ku duhet viza "Shengen" dhe unë tani do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët", thotë këngëtarja.

Në kulmin e suksesit të saj muzikor, Era IStrefi ndihet 100 për qind shqiptare dhe krenare për të përfaqësuar Shqipërinë e Kosovën kudo në botë.

19 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Era Istrefi tanimë 100 për qind shqiptare appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Sherr edhe në mort, përplasen Qerimaj dhe Gjoza

Posted: 19 Jan 2017 10:51 AM PST

Komuniteti i peshëngritjes dhe i sportit në përgjithësi, i ka dhënë mesditën e së enjtes, lamtumirën, kampionët më të madh të historisë së sportit shqiptar, Ymer Pampurit, i ndarë nga jeta një ditë më parë.
Ndërkohë që në këto momente sporti i peshëngritjes është në një pikë kritike, ku Federata ka një debat të hapur me sportistët dhe kryesisht Erkand Qerimaj.

Të pranishëm në ceremoninë mortore, nuk kanë munguar akuzat e sportistëve ndaj presidentit të Federatës Elez Gjoza.

***

Elez Gjoza: Unë kam paqe më sportistët. Unë debatoj me ta, por në fund jam gjithmonë në krahun e tyre. Edhe kur debatoj të nesërmen i kam harruar të gjitha ato që kam thënë.

Erkand Qerimaj: Sportistët që ngrenë flamurin nuk duhen sulmuar.

Elez Gjoza: Absolutisht jo.

Erkand Qerimaj: As abuzime me njerëz të pashkollë që ke vënë trajnerë të kombëtares; as të marrësh lekët e sportistëve dhe të bësh aktivitete nëpër botë dhe turizëm; as shumë e shumë shkelje që të gjithë këta sportistë kanë frikë të flasin.

Daniel Godelli: Unë ja them në sy. Nuk ka këtu për të folur me mediat. Ja kam thënë të gjitha.

Erkand Qerimaj: Ja këtë sportistin e kanë përjashtuar për një SMS.

19 janar 2017 (Stilografi.com)/TCH

The post Sherr edhe në mort, përplasen Qerimaj dhe Gjoza appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Fier, tenton të vetëvritet në burg 25-vjeçari, ndodhet në gjendje kome

Posted: 19 Jan 2017 10:51 AM PST

Një person ka tentuar t'i japë fund jetës në burgun e Fierit.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se bëhet fjalë për të burgosurin Marlind Ymeraj, 25 vjeç, i cili ka tentuar të vetëvritet duke u varur me një çarçaf brenda ambienteve të burgut.

Sipas mjekëve gjendja e 25-vjeçarit paraqitet e rëndë për jetën…

19 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Fier, tenton të vetëvritet në burg 25-vjeçari, ndodhet në gjendje kome appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Laç, 50 euro policit për të mos i pezulluar lejen e drejtimit, arrestohet 22-vjeçari

Posted: 19 Jan 2017 09:51 AM PST

Një 22-vjeçar është arrestuar nga polica në Laç pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit për shkeljen e bërë.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Gezim Hidrin, 22 vjeç, banues në Laç.

"Ky shtetas në aksin rrugor Laç-Lezhë, gjatë operacionit të zhvilluar nga policia rrugore me objekt ndëshkimin e kundërvajtësve që ecin me shpejtësi, është konstatuar duke lëvizur me mjetin e tij me shpejtësi tej normave të lejuara. Në momentin e ndalimit dhe ndëshkimit administrativ me pezullim leje drejtimi , i ka ofruar 50 euro punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit" informon policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

19 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Laç, 50 euro policit për të mos i pezulluar lejen e drejtimit, arrestohet 22-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Gjendet e karbonizuar në makinë këngëtarja e hitit ‘Lampada’

Posted: 19 Jan 2017 09:45 AM PST

Ka qenë një telefonatë anonime në polici për një shtëpi të përfshirë nga flakët, që ka çuar në gjetjen e trupit të djegur plotësisht të këngëtares së njohur braziliane Loalwa Braz Viera, 63 vjeçe, e njohur për superhitin e viteve '90, Lampada.

Trupi i pajetë i këngëtares është gjetur brenda një makine të djegur plotësisht pranë vendit për të cilin fliste telefonata.

E lidhur me grupin Kaoma, bijë artistësh (i ati luante në orkestrën popullore dhe e ëma ishte pianiste e njohur), Loalwa, e cila u bë e njohur në të gjithë botën me hitin e saj të padiskutueshëm, vazhdonte të ishte aktive në skenë, veçanërisht në Brazil. Sipas policisë, 2 persona të paidentifikuar janë parë të futen brenda shtëpisë së këngëtares, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e vdekjes së 63- vjeçares.

19 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Gjendet e karbonizuar në makinë këngëtarja e hitit 'Lampada' appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Botërori 2019, Shqipëria e Kosova në një grup!

Posted: 19 Jan 2017 08:51 AM PST

Herët a vonë do të ndodhte, Shqipëria dhe Kosova në të njëjtin grup në eliminatoret e një kompeticioni madhor futbollistik. Hera e parë absolute vjen nga futbolli i femrave, me shortin e paraeliminatoreve Europiane për Botërorin e vitit 2019 në Francë.

Goglat e hedhura në Nyon për ndarjen e katër grupeve paraprake me nga 4 skuadra sanksionuan se hera e parë absolute, përballja e parë zyrtare e dy përfaqësueseve të të njëjtit komb do të ndodhë në këto eliminatore me Shqipërinë dhe Kosovën që ndodhen në grupin 2, bashkë me Greqinë dhe Maltën, Mjaft interesant është fakti se përballja e parë do të zhvillohet në Shqipëri një ndër vendet ku organizohen miniturnetë për secilin nga 4 grupet paraprake nga data 11 deri në 16 prill ku fituesja e çdo grupi si dhe e dyta më e mirë e të katërta grupeve=e do të mund të vazhdojë më tej eliminatoret ku në raundin pasardhës do të bashkohen edhe 30 skuadrat që renditen të parat në klasifikimin europian . Për përfaqësuesen e femrave të Kosovës bëhet fjalë për debutimin e saj të parë në një kompeticion madhor. Vlen të kujtohet gjithashtu se në Botëror do të jenë vetëm 9 skuadra nga Europa, ku një vend është siguruar nga Franca që është kualifikuar automatikisht si vendi mikpritës i kompeticionit.

Shqipëria dhe Kosova u përballën në një miqësore me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës vitin e kaluar në Elbasan Arena ku përfaqësuesja Kosovare fitoi me rezultatin 1-3.

19 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Botërori 2019, Shqipëria e Kosova në një grup! appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Propagandë për ISIS, arrestohet mësuesja në Shkodër

Posted: 19 Jan 2017 08:51 AM PST

Komuniteti Mysliman Shqiptar është distancuar nga mësuesja e arrestuar Emine Alushi, në Shkodër.

Drejtori i Medresesë së Vajzave në Shkodër, Kujtim Dervishi, ku edhe jepte mësim mësuesja e arrestuar, siguroi me anë të një deklarate publike se shkolla është e distancuar nga qëndrimet e saj dhe se është vetëm me linjën e KMSH-së.

Dervishi tha se në Medrese nuk bëhet propogandë për ISIS-in: "Ajo çfarë ka thënë mësuesja në atë video nuk përfaqëson linjën e Medresesë, përkundrazi Medreseja ka një qëndrim krejt të kundërt. Medreseja Shkodër funksionon me standarde bashkëkohore në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar dhe linjës së Kumunitetit Mysliman të Shqipërisë. Jemi njohur mbrëmë me këtë video dhe gjithë stafi unanimisht qartë e në formë të prerë jemi distancuar nga qëndrimet e kësaj mësuese. Duhet theksuar se mësuesja në video ka qenë mësuese me kohë të pjesshme dhe ka një vit që nuk është mësuese në Medrese".

Emine Alushi u arrestua në orët e para të së enjtes, pas publikimit të një videoje ku shihet qartë se Alushi bën propagandë në mbështetje të ISIS-it. Alushi do të merret në pyetje në Tiranë përpara se të dalë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vlerësimin e masës së sigurisë.

Burimet policore bën të ditura se për Alushin nuk ka pasur të dhëna për propagandën e saj pro ISIS-it. Këto të dhëna kanë munguar edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Burimet policore bënë të ditura se hetimi ndaj saj do të kryhet edhe mbi kontaktet e saj për të parë nëse është pjesë e ndonjë grupi propagandistik të ISIS-it.

19 janar 2017 (Stilografi.com)/TCH

The post Propagandë për ISIS, arrestohet mësuesja në Shkodër appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more