Skip to main content

“Rey Manaj prezantohet te Pisa” plus 9 more Lajmet

“Rey Manaj prezantohet te Pisa” plus 9 more Lajmet


Rey Manaj prezantohet te Pisa

Posted: 20 Jan 2017 12:10 PM PST

Rey Manaj sërish zikaltër, por te Pisa në Serinë B. Sulmuesi shqiptar bëri prezantimin e tij me skuadrën ku është huazuar nga Interi për pjesën e mbetur të sezonit. Te Pisa do të luajë nën urdhrat e ish- milanistit Gennaro Gattuso me Manaj që shprehu pritshmëritë e tij gjatë prezantimit me fjalët.

"Shpresoj të bëj mirë dhe të arrij objektiva të rëndësishëm. Tashmë jam vënë në dispozicion të trajnerit dhe jam plot dëshirë për këtë eksperiencë të re. Jam mirë fizikisht dhe shpresoj që në këto 6 muaj të jap një kontribut të çmuar. Karakteristikat?, në një tredhëmbësh sulmi unë e shikoj veten në qendër, por nuk më takon mua të flas për veten".

Mjaft i kënaqur për këtë goditje të merkatos i shfaq edhe presidenti i Pisë-s Giuseppe Corrado i cili deklaroi se klubi zgjodhi Manajn pikërisht për karakterin që ka, pasi skuadra ka nevojë për lojtarë si ai që mund t'i japin diçka më tepër. Presidenti i klubit u shpreh gjithashtu se shpreson që Pisa të rezultojë një trampolinë për Manajn i cili do të mbajë numrin 11 në skuadër. Manaj do të jetë i gatshëm që për ndeshjen e kësaj të diele me Ternanën, pasi ju bëri thirrje tifozëve ti bashkohen skuadrës pasi vetëm së bashku mund t'ia dalin për të arritur mbijetesën në Serinë B.

20 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Rey Manaj prezantohet te Pisa appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Shpërthen granata në Pogradec, dy punëtorë të plagosur

Posted: 20 Jan 2017 12:05 PM PST

Një shpërthim shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër, ka shkaktuar dy të plagosur, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë.

Policia bën me dije se në fshatin Vërdovë duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit, ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër.

Për pasojë kanë marrë dëmtime trupore E.G, 22 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe R.M, 52 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve të cilët kanë qenë duke kryer punime.

Policia thotë se ka ngritur grupin hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit, ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër", – thuhet në njoftimin e policisë.

20 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Shpërthen granata në Pogradec, dy punëtorë të plagosur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Maxhordomi shqiptar i Trump

Posted: 20 Jan 2017 11:44 AM PST

Paul Nicaj është shqiptari i Malit të Zi me një histori suksesi në emigrim. Ai jeton në Nju Jork prej dekadash.

Mes vështirësive të fillimit të jetës së një emigranti, ai gjeti një punë në hotel "PLAZA" në kohën që administrohej nga Trump, ku arriti të bëhej pas një pune të përkushtuar, nga një ndihmës kamerier në menaxherin kryesor të tij.

"E kam nisur punën në hotel si zëvendës kamerier e më pas më kanë bërë menjëherë menaxher", shprehet Paul Nicaj.

Nicaj rrëfen se ka pritur në "PLAZA"-n e Nju Jorkut disa nga presidentët e Shqipërisë, duke filluar që nga Ramiz Alia, Sali Berishën dhe Bamir Topin.

Siç tregon ai, vetë Trump ka treguar një bujari mjaft të madhe për ta. Por jo vetëm kaq, Donald Trump siç thotë Nicaj, i ka ndihmuar gjithnjë shqiptarët dhe aktualisht ka të punësuar në bizneset e tij qindra prej tyre.

"Ka shumë shqiptarë që punojnë për të. Ai i ka ndihmuar shumë shqiptarët. Ramiz Alia ka qenë i pari. Dhe flamurin e Shqipërisë e kanë vendosur për një javë në hotel. Pas Ramizit, ka ardhur edhe Sali Berisha, e më pas edhe Bamir Topi", shprehet Nicaj.

Paul Nicaj, u shkëput nga hotel "PLAZA", pas 30 vitesh dhe sot zotëron bizneset e tij në hoteleri, ku ka të punësuar rreth 600 shqiptarë.

20 janar 2017 (Stilografi.com)/TCH

The post Maxhordomi shqiptar i Trump appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tahiri: Tensionet në Veri shtyjnë zbatimin e marrëveshjeve

Posted: 20 Jan 2017 11:44 AM PST

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tha se 'hapja e urës së Ibrit, e paraparë të bëhet gjatë ditës së sotme (20 janar) është shtyrë për shkak të nxitjes se zhvillimeve negative nga Serbia.

Ajo tha se marrëveshjet e arritura mes palëve 'nuk janë zbatuar për shkak të qëndrimeve negative nga autoritetet e Serbisë"

"Zhvillimet negative dhe tensionimet kanë bërë që Bashkimi Evropian i cili është autorizuar të bëjë hapjen, ashtu siç e bëri edhe revitalizimin, siç u hoq edhe barrikada nga ura e Ibrit, ka shtyrë inaugurimin për arsyet e lartë-përmendura", ka deklaruar Tahiri.

Një nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për drejtësinë, e paraparë fillimisht që të zbatohej më 10 janar dhe e shtyrë për një javë më vonë, është penguar së zbatuari, tha Tahiri për shkak të zhvillimeve të fundit të nxitura nga Serbia.

"Të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë janë bërë nga ana e Kosovës dhe zbatimi ka qenë i mundur sipas datës së paraparë, mirëpo, edhe ky proces i vonesave duhet parë në kontekstin e tensionimeve të fundit", tha Tahiri.

Një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin "Kosova është Serbi" në të paktën 20 gjuhë të ndryshme, që u nis të shtunën e kaluar drejt Kosovës nga Beogradi, nxitti 'luftë fjalësh' ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Tahiri, deklaroi po ashtu se javëve të fundit, Serbia ka bërë provokime të një-pas-njëshme me qëllim të destabilizimit të situatës në Kosovë dhe rajon.

"Provokimet kanë qenë të përmasave dramatike që përbejnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal", është shprehur Tahiri.

20 janar 2017 (Stilografi.com)/REL

The post Tahiri: Tensionet në Veri shtyjnë zbatimin e marrëveshjeve appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Greqi, aksident rrugor me 3 viktima, 2 shqiptarë të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

Posted: 20 Jan 2017 11:05 AM PST

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Patra-Pyrgos, ku sipas policisë greke kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur rëndë 3 të tjerë, dy prej të cilëve shqiptarë.

Policia thotë se ngjarja ndodhi pasi një kamion, në rrethana që ende nuk dihen, rrëshqiti dhe kaloi në krahun e kundërt të autostradës, duke u përplasur ballë për ballë me një kamionçinë që drejtohej nga një 51-vjeçar grek.

Si pasojë e aksidentit, 51-vjeçari grek dhe dy shqiptarë mbetën të vdekur në vend. Ata janë Hava Majko, 49 vjeç, dhe Neim Qamili, 48 vjeç. Të 3 viktimat janë banorë të fshatit Vartolomio të Prefekturës së Pyrgosit.

Të plagosur mbetën dy shtetas të tjerë shqiptarë, një femër 31 vjeç dhe një 40-vjeçar.

Burime lokale thanë se ngjarja ndodhi në një kryqëzim nga më të mëdhenjtë në zonë. Të njëjtat burime sqaruan se, prej verifikimeve të para u konstatua se semaforët nuk punonin, ndërsa kamioni që shkaktoi aksidentin po ecte me shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Aksi Patra-Pyrgos konsiderohet si një ndër akset më të rrezikshme në vend, pasi në këtë zonë fushore të Peloponezit, rruga është e drejtë dhe e gjerë, në të lëvizin shumë mjete bujqësore, ndërsa automjetet shpesh tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Në këtë zonë punojnë mijëra bujq, kryesish shqiptarë dhe bullgarë.

Trupat e viktimave u dërguan në Morgun e Patrës, e në vazhdim do të dërgohen në Shqipëri. Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Patrës ka urdhëruar një hetim. Shoferi që shkaktoi aksidentin u dërgua në spital, ku dhe po kurohet. Ndaj tij, gjykata ka vendosur arrest deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Greqi, aksident rrugor me 3 viktima, 2 shqiptarë të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Protesta anti-Trump pranë Capitol Hill, pak para inaugurimit të presidentit të ri

Posted: 20 Jan 2017 10:55 AM PST

Shumë pranë Capitol Hill, ku sapo ka nisur ceremonia e betimit të presidentit të 45-t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump janë zhvilluar protesta të dhunshme kundër tij.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj rreth 100 protestuesve., të cilët kanë thyer xhamat e disa dyqaneve dhe bizneseve, duke denoncuar kapitalistin që tashmë do të jetë presidenti i tyre.

Konfrontimi mes policisë dhe turmës së njerëzve që mbanin në duar pankarta ku shkruhej: 'Lëre lirinë të jetojë'. 'Liri për Palestinën', ndodhi vetëm disa minuta përpara se të niste ceremonia zyrtare e inaugurimit të Trump.

20 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Protesta anti-Trump pranë Capitol Hill, pak para inaugurimit të presidentit të ri appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vlorë, burg të akuzuarit për vrasjen e Armando Rrapajt

Posted: 20 Jan 2017 10:04 AM PST

Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg për të akuzuarin për vrasjen e Armando Rrapajt.

Novruz Merkaj pranoi se ka vrarë viktimën në kushtet e vetëmbrojtjes, pas një konflikti me mjete të forta mes tre personave është verifikuar mesditën e kësaj të marte në Vlorë, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugicë të lagjes "Partizani", mes vëllezërve Klevis dhe Novruz Merkaj dhe shtetasit Armand Rrapaj.

Banorë të zonës kanë deklaruar se fillimisht kanë dëgjuar zërin e lartë të përdorur nga të rinjtë dhe më pas, kur kanë shkuar për të parë kanë gjetur 20-vjeçarin Rrapaj të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak.

Banorët kanë lajmëruar policinë, e cila kur ka mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e Rrapaj në spital, ku ai ka ndërruar jetë pak momente më vonë.

Ndërkohë, blutë kanë vënë në pranga njërin nga vëllezërit, Klevis Merkaj, 27 vjeç, ndërsa kanë shpallur në kërkim Nevruz Merkajn.

Ndërkohë, në ambjentet e spitalit rajonal të Vlorës është vënë re një prani e theksuar e familjarëve nga të dyja palët e përfshira në konflikt, pasi sipas policisë së Vlorës mes familjeve Rrapaj dhe Merkaj ka lidhje krushqie.

Dy vëllezërit Merkaj janë martuar me dy kushërirat e viktimës dhe sipas policisë, kjo dyshohet të jetë edhe zanafilla e konfliktit.

20 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vlorë, burg të akuzuarit për vrasjen e Armando Rrapajt appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Melania si Jackie Kennedy, zgjedh ‘Ralph Lauren’ për inaugurimin e Trump

Posted: 20 Jan 2017 09:41 AM PST

Zonja e Parë e re e Amerikës, Melanie Trump e tregoi edhe një herë qartë se ajo do të jetë një ikonë e modës në Shtëpinë e Bardhë.

Ditën e inaugurimit të bashkëshortit të saj, Donald Trump si presidenti i ardhshëm i SHBA, Melania zgjodhi të vishte një fustan bojëqielli të 'Ralph Lauren', stilisti i preferuar i Hillary Clinton.

Melanie e kishte kompletuar veshjen e saj elegante me një palë taka dhe një palë doreza, çka të sillte në mendje imazhin e ish-Zonjës së Parë të Amerikës, Jacqueline Kennedy, e cila në vitin 1961, ditën e inaugurimit të John F. Kennedy si president i SHBA-ve, kishte veshur një fustan të ngjashëm me ngjyrë të zezë.

20 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Melania si Jackie Kennedy, zgjedh 'Ralph Lauren' për inaugurimin e Trump appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Melanie zgjedh ‘Ralph Lauren’ për inaugurimin e Trump dhe duket si Jackie Kennedy 

Posted: 20 Jan 2017 09:11 AM PST

Zonja e Parë e re e Amerikës, Melanie Trump e tregoi edhe një herë qartë se ajo do të jetë një ikonë e modës në Shtëpinë e Bardhë.

Ditën e inaugurimit të bashkëshortit të saj, Donald Trump si presidenti i ardhshëm i SHBA, Melania zgjodhi të vishte një fustan bojëqielli të 'Ralph Lauren', stilisti i preferuar i Hillary Clinton.

Melanie e kishte kompletuar veshjen e saj elegante me një palë taka dhe një palë doreza, çka të sillte në mendje imazhin e ish-Zonjës së Parë të Amerikës, Jacqueline Kennedy, e cila në vitin 1961, ditën e inaugurimit të John F. Kennedy si president i SHBA-ve, kishte veshur një fustan të ngjashëm me ngjyrë të zezë.

20 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Melanie zgjedh 'Ralph Lauren' për inaugurimin e Trump dhe duket si Jackie Kennedy  appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Pështyu kundërshtarin, Sergio Ramos rrezikon dënimin

Posted: 20 Jan 2017 09:07 AM PST

Mediat spanjolle kanë akuzuar me pamje filmike Sergio Ramosin, se ka pështyrë Iago Aspas gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit, të cilën Real Madridi e humbi në "Bernabeu", kundër Celta Vigo. Në video shihen qartë imazhet e ofendimit dhe episodi i pështyrjes së kundërshtarit. Pra, kapiteni i "Los Blancos" bëhet sërish personazh në një kapitull të ri, që tejkalon sjelljen rigoroze sportive. Pas festimit të tij provokues, në ndeshjen e dytë të raundit të "nokaut"-it të "Copa del Rey", kundër Sevilla, tani Sergio Ramos tregoi një mungesë respekti ndaj kundërshtarit.

Madje, kësaj here më shumë se kaq, e ofendoi rëndë dhe bëri një gjest antisportiv e të dënueshëm. Qendërmbrojtësi i Real Madridit pështyu sulmuesin e Celta Vigo, me të cilin kishte pasur disa konfrontime gjatë ndeshjes. Pavarësisht mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur sulmuesin kundërshtar, është logjike që mes kolegëve të mos arrihet deri në pikën e të pështyrit. Megjithatë, Ramos, i trysnuar nga rezultati negative, i ka tejkaluar limitet sportive dhe tashmë pritet dënim i rreptë për të.

Nëse gjyqtari nuk e pikasi pështyrjen e tij në fushë, janë pamjet filmike, ato që tregojnë veprimin gërditës të kapitenit madrilen. Dhe mos harroni se kjo nuk është hera e pare, që Sergio Ramos pështyn një kundërshtar, si në vitin 2012, kur lëshoi një tjetër "dush" në fytyrën e Diego Costa, asokohe lojtar i Atletico Madrid. Me këtë gjest, Ramos akumulon një histori të gjatë të agresionit dhe mosrespektimit të rivalëve.

20 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Pështyu kundërshtarin, Sergio Ramos rrezikon dënimin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more