Skip to main content

“Qysh me përgaditë sallatë me misër?” plus 8 more Qysh me

“Qysh me përgaditë sallatë me misër?” plus 8 more Qysh me


Qysh me përgaditë sallatë me misër?

Posted: 19 Jan 2017 01:05 PM PST

Përbërësit:

  • ½ kg misër
  • 2 speca të gjelbër
  • 1 qepë
  • Repa të kuq
  • Lëng limoni
  • Vaj
  • Kripë
  • Piper.

Copëtohen specat dhe pastrohen nga farat.

Qepa grihet imët dhe rrepat priten në rrathë.

Të gjitha përzihen me masën e misrit, spërkaten me lëng limoni, vaj, kripë dhe piper.

Sallata qëndron ne vend të ftohtë e pastaj zbrazet në enë qelqi.

The post Qysh me përgaditë sallatë me misër? appeared first on Qysh Me.

Qysh me trajtu reumën?

Posted: 19 Jan 2017 12:58 PM PST

Përbërësit:

  • 1 litër raki rrushi
  • 100 gram lule të trumzës.

Në një litër raki rrushi shtohen 100 gram lule të trumzës.

Vendosen në një kavanoz qelqi dhe vendoset pastaj në vend të errët për 3 javë.

Pas 3 javësh kullohet rakia dhe përdoret për të masazhuar vendet e trupit ku ndieni dhimbje.

The post Qysh me trajtu reumën? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë kur duhet ndryshuar faza e ushqimit të fëmijës

Posted: 19 Jan 2017 12:48 PM PST

Ndryshimi i fazës bëhet nga shishja në shishe, duke i zëvendësuar ato, rritni numrin e shisheve të ushqimit të ri ditë pas dite.

Kjo ndihmon sistemin e tretjes së foshnjes të mësohet hap pas hapi me ushqimin, derisa Ju këtë e shihni më së miri, se si e përballon foshnja juaj ushqimin e ri. P

ërzierja e pluhurit të dy llojeve të ndryshme të ushqimit në të njëjtën shishe nuk parapëlqehet.

 

Foshnjet e rrezikuara nga alergjia do të duhej që gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së tyre të ushqehen vetëm me qumështin e gjirit apo ushqim hipoalergjen si ushqim fillestar (HA-ushqim).

Kini kujdes, që këto masa për parandalimin e alergjisë humbin ndikimin e vet posa të ti jepet ushqimi qumësht për foshnje, apo ushqime të veçanta të pahidrolizuara si p.sh. AR-ushqim, apo ushqim dietal. 

Ushqimet fillestare nga HIPP-i si PRE dhe HIPP 1 janë optimale dhe të përshtatura për nevojat ushqyese të foshnjes në mes të 0 dhe 6 muaj, duke vijuar me ushqimin vazhdues HIPP 2 dhe 3 të përshtatur për gjashtëmujorin e dytë të jetës së foshnjes.

Qumështet vazhduese përmbajnë dhe sigurojnë hekurin për gjashtëmujorin e dytë të foshnjes, në rend të parë për hekurin si ushqim fillestar.

Datë konkrete për ndërprerjen e ushqimit të foshnjeve nuk ka. Ushqimi fillestar apo vazhdues mund të ofrohen aq gjatë sa fëmija i do.

Nëse fëmija juaj është më i vjetër se 1 vit, do të duhej që një racion ditor të jetë qumësht.

Për këtë qëllim, më i përshtatshmi është HIPP-Kindermilch i cili është shumë i mirë pas muajit të 12.

Ky është i përshtatur në veçanti për fëmijët e vegjël, në vend të qumështit të lopës, është i mirë për një racion si p.sh. me bukë, mysli (drithra) apo thjeshtë, qumësht në gotë.

The post Qysh me ditë kur duhet ndryshuar faza e ushqimit të fëmijës appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë kafe irlandeze?

Posted: 19 Jan 2017 12:37 PM PST

Përbërësit:

  • 5 filxhana nescafe
  • 1 gotë ajkë
  • 4-5 gota likeri whiskey
  • Sheqer.

Së pari tundet ajka dhe përgaditet kafeja.

Në gota hidhet whiskey i nxehtë i cili ndizet flakë.

Shtohet kafeja e nxehtë, dhe mbi shtohet ajka e tundur.

The post Qysh me përgaditë kafe irlandeze? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë antioksiduese kundër rrudhave?

Posted: 19 Jan 2017 12:22 PM PST

Përbërësit:

  • ½ kivi
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë lënd limoni.

Qërohet kivi dhe shtypet në një pjatë.

Shtohet mjalta dhe limoni dhe kombinohet mirë.

Përhapet në fytyrë maska e përgaditur, dhe pas 10 minutash shpërlahet me ujë të vakët.

The post Qysh me përgaditë maskë antioksiduese kundër rrudhave? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i kthy këngët në zile për thirrje?

Posted: 19 Jan 2017 12:05 PM PST

Në fillim shkarkojmë versionin e fundit të iTunes.

1- Hapim programin iTunes dhe shkojmë tek lista  e këngës që dua të përdorim si zile për thirrjet në iPhone.

2- Me “maus” seleksionojmë këngë që duam ta përdorim si zile për iPhone.

3- Me butonin e djathtë të mause-it, pasi kemi klikuar mbi këngën që na intereson, zgjedhim mundësinë “Information”.

4- Nga menuja që aktiviziohet zgjedhim mudesinë “Option”

5- Te butoni Start, pasi kemi hapur mundësinë “Option”, zgjedhim sekondën e fillimit, që i përket këngës qe dua të përdorim si zile lajmërimi si dhe mudësinë. Më pas, tek fusha “End”, duhet të fiksojmë sekondën që duam të ndërpresim muzikën.

6- Një herë që vendosëm ekstremet e këngë, dmth sa duhet të zgjate zilja. Këshillohet që zilja të mos zgjasë  më shumë 40sekonda.

7- Një herë që ndoqëm hapat e mësiper, klikojmë prap me butoni e djathtë të mausit mbi këngën që ndodhet tek lista e muzikës së  iTunes. Nga aty zgjedhim mundësinë “Convert to AAC”

8-Në këtë pikë do të krijohet një këngë e re, që zgjat aq minuta specifikuam tek hapi “5”.

9- Spostojmë në Desktop këngën me formatin AAC

10- Rivendosim formati e këngës që nxorrëm në Desktop nga m4a në m4r


11- Në qoftë se po përdorni sistemi operativ Ëindoës, dhe nuk ju jepet mundësia për të ndryshuar formatin e një file cfarëdo që ndodhet në PC, mjafton të hapim një “kartelë” cilën do.

Më pas mjafton të shkojmë “Settings -> Option -> Folder dhe më pas klikojmë tek “View”.

Kur klikojmë tek mundësia “View” gjejmë një opsion, i cili është: “hide extention for knoën type file”. Tek kutia ku ky opsion është aktiv, e ç’aktivizojmë duke klikuar mbi kutinë.

Në këtë mënyre do të zhduket grepi i kontrollit.

Më pas klikojmë “Apply Settings” dhe i japim një emër file-it qe donim të modifikonim tek hapi 10.

12- Një herë që ndryshojmë formatin e këngës nga, M4A në M4R, klikojmë 2 herë mbi këtë file, dhe automatikisht iTunes do e njohi si formatin e zileve të thirrjeve dhe do e fusi automatikisht tek lista e zileve që  zgjidhni për zile njoftuese e telefonatave.

13- Një herë që çdo hap u krye me sukses, lidhim iPhone me iTunes dhe sinkronizojmë.

14- Po të shkojmë tek menuja ku ndodhet muzika që përdoret si zile.

The post Qysh me i kthy këngët në zile për thirrje? appeared first on Qysh Me.

Qysh me kriju deterxhent për rroba?

Posted: 19 Jan 2017 11:42 AM PST

E gjitha qfarë ju nevojitet për të përgaditur sodë pa kemikale, dhe shumë efektive për largimin e njollave është soda bikarbone.

1.Vendoseni sasinë e dëshiruar të sodës bikarbone në një tepsi.

2.Lëshoni furrën në 180 gradë dhe largoni tepsinë nga furra pas 1 ore.

3.Vendoseni sodën në kavanoz, dhe është i gatshëm për përdorim.

The post Qysh me kriju deterxhent për rroba? appeared first on Qysh Me.

Qysh me pagu mbushje të internetit me SMS përmes Raiffeisen Bank?

Posted: 19 Jan 2017 07:27 AM PST

SMS Top Up ju mundëson mbushjen e telefonit tuaj celular, internetin dhe televizionin digjital si dhe pakot DuoTV dhe DuoFIX në mënyrë elektronike nga kudo që jeni. Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë dhe është i përshtatshëm për të gjithë ju që përdorni produktet e Operatorëve të Telefonive Mobile.

Mënyra e mbushjes së internetit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët, shkruani emrin e kontratës të cilën e posedoni në IPKO (hapësirë) internet p.sh (xxxxxxxxx internet)

Vërejtje: Ju mund ta realizoni këtë shërbimin edhe nëse nuk keni mjete në telefon, mjafton që shuma e kërkuar të jetë në llogarinë e specifikuar në kontratë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

The post Qysh me pagu mbushje të internetit me SMS përmes Raiffeisen Bank? appeared first on Qysh Me.

Qysh me pagu mbushje të televizionit me SMS përmes Raiffeisen Bank?

Posted: 19 Jan 2017 07:26 AM PST

SMS Top Up ju mundëson mbushjen e telefonit tuaj celular, internetin dhe televizionin digjital si dhe pakot DuoTV dhe DuoFIX në mënyrë elektronike nga kudo që jeni. Ky shërbim është në dispozicion 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë dhe është i përshtatshëm për të gjithë ju që përdorni produktet e Operatorëve të Telefonive Mobile.

Mënyra e mbushjes së televizionit:

  • Dërgoni një SMS falas në numrin 50222 nga të gjithë operatorët,shkruani emrin e kontratës të cilën e posedoni në IPKO apo numrin e kartelës (hapësirë) TV,DUOTV apo DUOFIX   p.sh( xxxxxxxxx TV)  (xxxxxxxxx DUOTV)  (xxxxxxxxx DUOFIX)

Vërejtje: Ju mund ta realizoni këtë shërbimin edhe nëse nuk keni mjete në telefon, mjafton që shuma e kërkuar të jetë në llogarinë e specifikuar në kontratë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi në Raiffeisen Direct në numrin 038 222 222.

The post Qysh me pagu mbushje të televizionit me SMS përmes Raiffeisen Bank? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more