Skip to main content

“Partitë taktizojnë, presin afatin e fundit për qeverinë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Partitë taktizojnë, presin afatin e fundit për qeverinë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Partitë taktizojnë, presin afatin e fundit për qeverinë

Posted: 21 Jan 2017 09:31 AM PST

Partitë në Maqedoni po vazhdojnë bisedime të gjithanshme për formimin e Qeverisë së re, por ende pa ndonjë epilog konkret.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA dërgon një ambasador në negociatat për Sirinë 

Posted: 21 Jan 2017 08:38 AM PST

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të dërgojë një delegacion nga Uashingtoni për të marrë pjesë në bisedimet për paqe për Sirinë në Astana që fillojnë më 23 janar.  SHBA-ja në këto bisedime do të përfaqësohet nga ambasadori amerikan në Kazakistan.  Komunikata nga Uashingtoni më 21 janar është bërë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur detyrën zyrtarisht.  Ambasadori amerikan në Astana, George Krol, është emëruar në atë post nga presidenti Barack Obama në fillim të vitit 2015. Ai më parë ka mbajtur poste në Departament të Shtetit në çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë, ndërsa ka pasur poste diplomatike edhe në Moskë, Shën Petersburg, Kijev, Minsk, Varshavë dhe Nju Delhi.  Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia shpreson që administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, do të dërgojë ekspertë të Lindjes së Mesme për bisedimet rreth Sirisë, që pritet të fillojnë më 23 janar në Astana të Kazakistanit. Fuqitë perëndimore për javë të tëra e kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e bisedimeve në Astana, duke ngritur shqetësimin se ato mund të ndryshojnë kahjen e negociatave për t'i dhënë fund luftës gati gjashtë vjeçare në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump pritet të vizitojë Drejtorinë e CIA-s 

Posted: 21 Jan 2017 08:05 AM PST

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet që sot të vizitojë Drejtorinë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Langley të Virginias, apo agjencinë që ai e ka kritikuar pasi CIA ka konkluduar se Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor presidencial, raporton Reuters. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i presidencës amerikane, Sean Spicer.  "I entuziazmuar për të falënderuar burrat dhe gratë e komunitetit të inteligjencës", ka shkruar ndër të tjera zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, në Twitter.  Spicer ka nënvizuar se mbi 300 persona do të jenë të pranishëm gjatë vizitës së presidentit te CIA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në mbështetje të Haradinajt: "Mjaft poshtërimit të Kosovës"

Posted: 21 Jan 2017 07:42 AM PST

Në Prishtinë të shtunën është mbajtur një protestë në mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me kërkesën për lirimin e tij nga autoritetet franceze. Haradinaj është ndaluar në Francë bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia në Interpol.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Princi William merr disa angazhime të Mbretëreshës Elizabeta II

Posted: 21 Jan 2017 06:44 AM PST

Princi britanik, William do të heqë dorë nga puna e tij si pilot helikopteri i ambulancës ajrore për të kryer detyra zyrtare në vend të gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeta II.  Sipas njoftimit të zyrës së tij, ai tani do të jetë i angazhuar me kohë të plotë me obligime të oborrit mbretëror.  34-vjeçari William i cili është i dyti në linjë për të udhëhequr monarkinë britanike, për shkak të angazhimeve të reja, do ta zhvendosë familjen e tij në Londër, nga shtëpia aktuale ku jetojnë në Norfolk, në Anglinë lindore. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gratë në mbarë botën marshojnë kundër Trumpit

Posted: 21 Jan 2017 06:34 AM PST

Mijëra njerëz në më shumë se 600 qytete kanë dalë në rrugë, si pjesë e një nisme globale "Marshi i grave" në shenjë proteste kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lavrov shpreson që SHBA-ja do të dërgojë ekspertë në bisedimet për Sirinë 

Posted: 21 Jan 2017 05:50 AM PST

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia shpreson që administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, do të dërgojë ekspertë të Lindjes së Mesme për bisedimet rreth Sirisë, që pritet të fillojnë më 23 janar në Astana të Kazakistanit.  "Ne shpresojmë që administrata e Donald Trumpit do të ketë mundësi të dërgojë ekspertë të Lindjes së Mesme, duke e pasur parasysh faktin se Rusia dhe SHBA-ja bashkëudhëheqin Grupin Ndërkombëtar për Përkrahje ndaj Sirisë", ka thënë Lavrov gjatë një konference me gazetarë me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov.  Më 19 janar, Uashingtoni e ka konfirmuar se e ka marrë ftesën për të marrë pjesë në bisedimet për Sirinë në Astana.  Por, Ambasada Amerikane në Kazakistan, më 20 janar ka thënë se nuk mund të konfirmojë nëse administrata e Trumpit do të dërgojë dikë në këto bisedime.  Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur përkrahje për bisedimet për paqe në Siri, të organizuara nga Rusia, Turqia dhe Irani, por ka theksuar  se këto negociata nuk duhet t'i anashkalojnë negociatat që po udhëhiqen nga OKB-ja.  OKB-ja do ta dërgojë ndërmjetësin e saj për Sirinë, Staffan de Mistura.  Këshilli i Sigurimit i OKB-së është takuar me dyer të mbyllura më 20 janar për të diskutuar këtë iniciativë.  Fuqitë perëndimore për javë të tëra e kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e bisedimeve në Astana, duke ngritur shqetësimin se ato mund të hapin një rrugë tërësisht të re të negociatave për t'i dhënë fund luftës gati gjashtë vjeçare në Siri. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë në përkrahje të Haradinajt

Posted: 21 Jan 2017 05:15 AM PST

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës të shtunën kanë mbajtur një protestë në Prishtinë, në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas ndalimit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Nga sulmi me bombë, vriten së paku 21 njerëz

Posted: 21 Jan 2017 04:52 AM PST

Numri i viktimave si pasojë e një sulmi me bombë më 21 janar në një treg në zonën kryesisht të populluar me popullsi shiite në Pakistanin veriperëndimor ka arritur në 21 të vrarë.  Shpërthimi ka ndodhur në qytetin e Parachinarit, kryeqyteti i qarkut, Kurram përgjatë kufirit me Afganistanin.  Sulmi u krye në kohën kur tregu është më së shumti i ngarkuar me tregtarë dhe klientë që kryenin blerjet javore të frutave dhe perimeve.  Udhëheqësi i spitalit rajonal të zonës, Doktor Mumtaz i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 78 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit, 14 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe me helikopterë janë dërguar në Peshawar.  Shpërthimi ka ndodhur nga një mjet i improvizuar shpërthyes që është fshehur në një kuti perimesh.  Qarku Karram është i njohur për përleshjet sektare në mes të sunnitëve dhe shiitëve, ndërsa këta të fundit përbëjnë 20 % të popullatës 200 milionëshe të Pakistanit.  Disa grupe militante e kanë marrë përgjegjësinë për sulmë përmes postës elektronike dërguar Radios Evropa e Lirë, shërbimi për Pakistanin. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rugova përkujtohet si themeltar i shtetit të Kosovës

Posted: 21 Jan 2017 03:59 AM PST

Përmes një akademie përkujtimore, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot 11 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës, i cili konsiderohet presidenti historik i vendit. Presidenti Rugova është përkujtuar nga bashkëpunëtorët e tij si një politikan dhe akademik. Akademiku Sabri Hamiti, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit të ndjerë Rugova, e ka cilësuar atë si themeltar të shtetit të Kosovës. "Rugova është ati themeltar i shtetit të Kosovës, ati themeltar i LDK. Brezat e ardhshëm do ta kenë frymëzim, sepse vepra e tij që tash është histori. Brezat e ardhshëm do ta vlerësojnë dhe rivlerësojnë edhe pjesën krijuese letrare dhe kulturore, që është një dhuratë për gjithë kulturën e kombit", ka thënë Hamiti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Parlamenti miraton ndryshimet kushtetuese që rrisin fuqinë e presidentit

Posted: 21 Jan 2017 03:18 AM PST

Parlamenti turk e ka miratuar një projektligj më 21 janar që do të zgjeronte shumë të drejtat ekzekutive të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe do të hap rrugën për mbajtjen e referendumit për këto ndryshime kushtetuese.  Qeveria ka thënë se propozimet, që postin presidencial do e bëjnë ekzekutiv, për herë të parë në historinë e Turqisë moderne, do të sigurojë një administratë më të thjeshtë dhe më efektive, ndonëse kritikët pralajmërojnë se kjo do i jap Erdoganit fuqi pa kontroll nga institucione të tjera.  Ndryshimet prej 18 nenesh të Kushtetutës janëmiratuar me 339 vota pro në parlamentin me 550 ulëse.  Partia qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP e ka shumicën në parlament. Ndryshimet e kanë marrë përkrahjen edhe të Partisë Lëvizja Nacionaliste, e cila është akuzuar se ka marrë ryshfet nga AKP në pushtet.  Reforma i lejon Erdoganit të lëshojë dekrete, deklarojë masat emergjente dhe të emërojë ministra dhe zyrtarët kryesor të shtetit si dhe shpërbëjë parlamentin.  Erdogan është bërë president në vitin 2014 pasi pothuajse për një dekadë ka shërbyer si kryeministër, ndërsa kritikët e akuzojnë për autoritanizëm për shkak të shumë arrestimeve të dhjetëra mijëra policëve, gjykatësve, ushtarakëve, gazetarëve dhe akademikëve prej dështimit të puçit të 15 korrikut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Live Blog: Marshi i grave në Washington dhe në botë

Posted: 21 Jan 2017 03:08 AM PST

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marshi i grave në Prishtinë

Posted: 21 Jan 2017 02:51 AM PST

Kosova u solidarizua sot me marshin botëror "Gratë marshojnë", i cili në Prishtinë u organizua nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës. Sivjet marshi i dedikohet në mënyrë të veçantë kundërshtimit të gjuhës seksiste të përdorur nga presidenti Donald Trump. (Video: Bujar Tërstena)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Itali: Aksidentohet autobusi me nxënës nga Hungaria, vdesin 16 njerëz 

Posted: 21 Jan 2017 02:27 AM PST

Së paku 16 njerëz e kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë lënduar pasi një autobus nga Hungaria që bartte nxënës është aksidentuar në një autoudhë në Italinë veriore, raportojnë sot mediat italiane.  Autobusi, që udhëtonte nga Franca në Hungari, e ka goditur një shtyllë të tensionit të lartë pas së cilës është përfshirë nga zjarri në mesnatë, në qytetin e Veronës, sipas të dhënave të punonjësve të emergjencës.  Pasagjerët janë nxënës nga Hungaria të moshave nga 14 deri në 18 vjeç.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: S’është reale të kërkohet përjashtimi i Assadit nga bisedimet për paqe 

Posted: 21 Jan 2017 01:59 AM PST

Zëvendëskryeministri turk ka thënë se nuk është më "reale" të insistohet në një zgjidhje të konfliktit sirian që do të përjashtonte presidentin Bashar al Assad. Turqia, e cila është bashkë organizatore e bisedimeve për paqe në Siri së bashku me Rusinë, bisedime këto që do të fillojnë në Astana më 23 janar, e ka pranuar edhe më parë se Assadi mbetët i rëndësishëm në Siri.  Por, deklaratat e zëvendëskryeministrit Mehmet Simsek, më 20 janar janë gatishmëria e parë zyrtare e Ankarasë që të negociojë marrëveshje për paqe që nuk përfshinë largimin e Assadit. "Sa i përket pozicionit tonë rreth Assadit, ai është i qartë, ne mendojmë se për vuajtjet dhe tragjedinë e popullit sirian, regjimi i Assadit është qartazi fajtor. Por, ne duhet të bëhemi pragmatik, realist", ka thënë Simsek gjatë forumit ekonomik në Davos të Zvicrës. "Realiteti në terren ka ndryshuar në mënyrë dramatike, prandaj Turqia nuk mundet më që të insistojë në një marrëveshje pa Assadin. Nuk është reale", ka thënë ai.  Turqia është përkrahësi kryesor i forcave opozitare sunite të cilat janë në luftë me Assadin prej vitit 2011. Nuk është e qartë nëse deklaratat e Simsekut janë gatishmëri edhe e këtyre grupeve që të heqin dorë nga insistimi i tyre i mëparshëm që thoshte se marrëveshja për paqe nuk duhet të përfshijë Assadin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump ngrin të gjithë rregulloret e fundit të Obamës 

Posted: 21 Jan 2017 01:22 AM PST

Si një nga vendimet e para, presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka vendosur ngrirjen e përgjithshme të rregulloreve të reja më 20 janar, duke ndaluar kështu urdhërat e nisura nga parardhësi i tij, Barack Obama.  Ngrirja aplikohet ndaj një numri të gjërë të rregullave prej atyre që kanë qëllim ndalimin e ndryshimeve klimatike, ndërprerjen e krimeve në "Wall Street" e deri te propozimi për zvogëlimin e polisave të sigurimit për hipoteka, por edhe programin e ashtuquajtur "Obamacare" që ofron siguri shëndetësore për miliona amerikanë.  Memorandimi nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus thotë se agjencitë federale duhet të ndalojnë punën në bazë të këtyre rregulloreve dhe të mos dorëzojnë për publikim asnjë rregullore të përfunduar në Regjistrin Federal derisa të emëruarit e Trumpit t'i rishikojnë ato.  Dekreti shtynë për kohë të pacaktuar këto rregullore pasi shumica e të nominurave nga presidenti Trump nuk janë konfirmuar ende nga Senati.  Memorandumi i Priebus gjithashtu kërkon që edhe rregulloret që janë publikuar në Regjistrin Federal, por nuk kanë filluar të zbatohen ende, të shtyhen për 60 ditë derisa të bëhet rishikimi i tyre.  Priebus ka thënë se Drejtori i Buxhetit i Shtëpisë së Bardhë mund të bëjë përjashtime për rregullore kritike që të fillojnë së zbatuari.  Dokumenti është i ngjajshëm me atë që shefi i stafit të Obamës e ka ndërmarrë, një ditë pas inaugurimit të Obamës në vitin 2009.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senati miratonin dy nominime të presidentit Trump 

Posted: 21 Jan 2017 01:03 AM PST

Senati amerikan i ka miratuar dy nominime të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, njëri në postin e udhëheqësit të Pentagonit dhe tjetri në krye të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.  Këto janë dy emërimet e para të konfirmuara në administratën e re amerikane.  Miratimi i Gjeneralit të pensionuar të marinës, James Mattis në postin e Sekretarit të Mbrojtjes dhe Gjeneralit tjetër, John Kelly në postin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare u bë pak orë pas inagurimit të Donald Trumpit në postin e presidentit.  Mattis nuk është pajtuar gjithnjë me komentet e bëra nga Trump, në veçanti në lidhje me NATO-n. Më 12 janar ai e ka quajtur NATO-n si "ndoshta aleanca më e suksesshme ushtarake në të gjithë historinë moderne". Ai gjithashtu ka thënë se Rusia paraqet rrezik për të.  Nominimi i Mattis për postin e Sekretarit të Mbrojtjes ka nxitur shqetësimin e disa pjesëtarëve të Kongresit për shkak të një ligji amerikan që ndalon ofircerët ushtarak të shërbejnë në krye të postit civil të Departamentit të Sigurisë, shtatë vjet pas pensionimit nga ushtria.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Amerika gjithmonë në vend të parë, zotohet Trump

Posted: 20 Jan 2017 01:23 PM PST

Më 20 janar, në Uashington është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parandalohet një sulm në Vjenë, dyshohet për përfshirje të shqiptarëve

Posted: 20 Jan 2017 12:57 PM PST

Policia austriake arrestoi të premten një person, nën dyshimet se ka planifikuar sulm me bombë në Vjenë, raporton Reuters. Agjencia e lajmeve citon një zëdhënës të policisë të ketë thënë se i dyshuari është arrestuar në një apartament në Vjenë nga forcat speciale. Sipas tij, shërbimet e huaja të inteligjencës i kanë paralajmëruar autoritetet austriake për sulm të mundshëm. Gazeta austriake Krone raporton se një grup i islamistëve radikalë me prejardhje shqiptare ka planifikuar një sulm në Vjenë midis 15 dhe 30 janarit. Ajo nuk i ka bërë publike burimet për raportin, transmeton Reuters. Personi i arrestuar është monitoruar nga forcat speciale prejse ka hyrë në Austri të premten herët, tha Krone. Sipas gazetës, ai ka ndërtuar një mjet shpërthyes në Gjermani dhe ka planifikuar ta përdorë në Vjenë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA vret mbi 100 luftëtarë të Al Kaidës në Siri

Posted: 20 Jan 2017 11:29 AM PST

Zyrtarë amerikanë thanë se Forca Ajrore e SHBA-së ka kryer sulme në një kamp militantësh në Siri, duke vrarë mbi 100 luftëtarë të Al Kaidës. Është ky sulmi i fundit anti-terrorist i kryer nën presidentin amerikan, Barack Obama. Zyrtarë ushtarakë thanë se një bombardues B-53 dhe disa dronë kanë marrë pjesë në ofensivën e 19 janarit në perëndim të Alepos, pranë kufirit me Turqinë. Ata i kanë përshkruar militantët e vrarë në sulm si "bërthamë" e Al Kaidës. Më 19 janar, ushtria amerikane ka thënë se ka vrarë edhe një udhëheqës të Al Kaidës në provincën Idlib të Sirisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more