Skip to main content

Ora News: “Macja ngec në kontejner, thirren zjarrëfikësit për shpëtimin e saj” plus 9 more

Ora News: “Macja ngec në kontejner, thirren zjarrëfikësit për shpëtimin e saj” plus 9 more


Macja ngec në kontejner, thirren zjarrëfikësit për shpëtimin e saj

Posted: 13 Jan 2017 11:53 PM PST

Kjo kotele u shpëtua, pasi koka e saj ishte ngecur në pjesën e poshtme të një kontejneri mbeturinash në lagjen Walsall të West Midlandsit.

Kotelja ishte fshehur aq mirë në fund të kontejnerit të mbeturinave saqë njerëzit nuk e kishin vënë re atë. Ata grumbullonin pa dashur çdo ditë plehra dhe i hidhnin brenda saj.

Kalimtarët e rastit që e kanë dëgjuar zërat e maces, e kanë rrotulluar kontejnerin, por nuk ia kanë dalë ta nxjerrin. Ata kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve për shpëtimin e koteles. Pasi kishin kaluar disa  orë macja u nxorr e e palënduar, edhe pse shumë  e frikësuar.

3b0f9e32-cebc-4230-ad9a-8ccf105e5b2d_phpnmuwvcmvge1jsysraeleoafvbrgsotxmhkiyeji3 dfc01f9e0ae0888ead0358405745afaf

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Spanjë: Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it

Posted: 13 Jan 2017 11:49 PM PST

Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta.

Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste.

Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar.

Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta.

Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe.

/REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha tregon çfarë i tha George Sorosit për kryeministrin Rama

Posted: 13 Jan 2017 11:39 PM PST

Për herë të parë kreu demokrat lulzim basha ka rërfyer të vërtetat e takimit të tij me manjatin George Soros. Në një intevistë për gazetarin Cim Peka Basha tregon se çfarë i ka rrëfyer Sorosit në takimin që ai vetë kishte kërkuar në kohën kur në Tiranë politika ziente për reformën në drejtësi.

Kreu demokrat ka adresuar akuza të ashpra për kryeministrin Rama që sipas tij po e përdor Sorosin për tu shitur të huajve një Shqipëri tjetër duke qënë që sipas Bashës karriera e tij politike është finacuar prej tij.

Basha: Eshtë interesuar për gjendjen në Shqipëri dhe unë i kam bërë pasqyrën e kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama, që për të thënë të drejtën, është qartësisht një njeri i sponsorizuar në karrierën e tij politike nga qarqe të financuara nga zoti Soros. I kam shpjeguar për shqetësimin tim të madh sesi nën maskën e një shoqërie të hapur ai ka krijuar një shoqëri të mbyllur të krimit këtu në Shqipëri dhe të akaparimit të ç’do lirie dhe të dëmtimit të lirisë së qytetarëve shqiptarë. I kam treguar me fakte sesi po mundohej në atë moment ta kthente reformën në drejtësi në një grusht shteti, institucional për të kapur të gjitha pushtetet vetë, dhe sesi Partia Demokratike ishte e vendosur t’i rezistonte deri në fund një përpjekjeje të tillë. për fat të keq një pjesë e mirë e axhendës së errët te Edi Ramës është për të kapur institucionet e drejtësisë, për t’iu shitur të huajve një Shqipëri që po ndryshon për mirë, por në fakt këtu gjërat kanë shkuar keq e më keq këto 3 vite. Nuk gjen një person të vetëm të thotë që gjërat janë më mirë se para 3 vitesh. Këto kanë ndodhur duke përdor influencën e rrjetit të George Soros, të cilën Edi Rama e ka shaluar tash e disa vite. Por ndryshe kur e shalonte në opozitë, ndryshe kur e shalon si Kryeministër bashkë me pushtetin për ti bërë gjëmën vendit. Kjo e dyta është e papranueshme.

I pyetur për sistemin zgjedhor dhe cfarë kreu demokrat preferonte përgjia e tij ishte e thjestë  por që të lë të kuptosh se PD nuk kushtëzon sistemin duke ia lënë atë ta zgjedhin dy aleatët Rama dhe Meta e duke këmbëngulur te votimi dhe numërimi elektronik.


Në momentin që garantohet vota e qytetarit shqiptar, në momentin që qytetari shqiptar mund të votojë pa asnjë pengesë, pa asnjë kërcënim dhe në kushtet ku nuk mund të shitet dhe të blihet vota, le ta zgjedhe vetë Edi Rama, le ta zgjedhe vetë Ilir Meta ose të dy bashkë, cfarë sistemi duan të garojnë me PD, me Lulzim Bashën. Le ta zgjidhin ata, ajo që kërkoj unë është kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD dhe unë jemi gati të konkurojmë në cfarë do sistemi dëshiron Edi Rama apo Ilir Meta, të garojmë me ta dhe ti mundim.

Si kryetar i PD Basha garantoi se mbështeste cdo lloj sistemi në mënyrë që votuesi të ketë më shumë pushtet se c’ka sot, të vendosë se kush do të jetë deputet i ardhshëm përtë eliminuar një herë e mirë një sistem ku vendos krimineli

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jeta e saj u shkatërrua kur mësoi të vertetën për burrin

Posted: 13 Jan 2017 01:42 PM PST

Një grua 54 vjeçar ka treguar sesi jeta e saj u shkatërrua në momentin kur policia i trokiti tek dera, dhe më pas zbuloi të kaluarën e bashkëshortit të saj.

Peter Yates dhe gruaja e tij Michelle Baxter, ishin gati të festonin përvjetorin e martesës së tyre, kur policia u trokiti në derë. Baxter kishte dyshime për të kaluarën e bashkëshortit të saj, mirëpo në atë kohë ajo besonte se ai ishte i pafajshëm.

Mirëpo në vitet e 1980 dhe 1990, ai kishte joshur vajzat e vogla me ëmbëlsira, dhe i kishte dërguar në shtëpinë e tij për të abuzuar seksualisht me to, shkruan Dailymail.

Ajo thotë se e dinte që ai ishte i akuzuar për pedofili, mirëpo kishte besuar fuqishëm në pafajësinë e tij, për shkak se ai ishte i dashur dhe i ëmbël me të.

Por tani  ai është dënuar me 25 vite burgim, për abuzim me 36 fëmijë të vegjël.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja shteti ku për herë të parë pas dy vitesh nuk u shënua asnjë vrasje

Posted: 13 Jan 2017 01:25 PM PST

Shteti i cili nga shkaku i përleshjeve të bandave kriminale radhitet në mesin e vendeve më të rrezikshme në botë, El Salvadori, të enjten, 13 janar për herë të parë pas dy vitesh nuk ka regjistruar asnjë vrasje, raporton Anadolu Agency.

Shefi i policisë së këtij vendi, Howard Cotto, në një deklaratë për gazetarët tha se pas një periudhe të gjatë kohore, dita ka kaluar pa u shënuar ndonjë vrasje.

Në bazë të të dhënave statistikore, dita e fundit e cila në El Salvador ka kaluar pa ndonjë vrasje të regjistruar, ka qenë ajo e 22 janarit të vitit 2015.

Gjatë vitit 2016 në këtë shtet të Amerikës Qendrore mesatarja e vrasjeve në ditë ka qenë 14.4.

El Salvador është njëri nga shtetet që ka kaluar në një periudhë lufte, por që akoma llogaritet i rrezikshëm.

Në vitin 2015, në këtë shtet për çdo 100 mijë banorë janë vrarë 104 persona. Të dhënat flasin se në vitin 2016 përqindja e të vrarëve ishte ulur për 2 për qind.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çiftet famshme që vërtetojnë se dashuria zgjat përgjithmonë

Posted: 13 Jan 2017 01:22 PM PST

Nëse keni menduar ndonjëherë se dashuria nuk mund të zgjasë përgjithmonë, këto çifte të famshme do ju tregojnë të kundërtën.

Ja disa prej tyre:

 

Michael Caine dhe Shakira Baksh – 43 vite së bashku

Meryl Streep dhe Don Gummer – 37 vite së bashku

Tom Hanks dhe Rita Wilson – 28 vite së bashku

Samuel Jackson dhe Latanya Richardson – 36 vite së bashku

Jada Pinkett Smith dhe Will Smith – 24 vite së bashku

Denzel dhe Pauletta Washtingon – 39 vite së bashku

Victoria Beckham dhe David Beckham – 19 vite së bashku

Robert Downey Jr. Dhe Susan Levin – 13 vite së bashku

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Skanim hoteleve, nga 20 janari duhet të vetëdeklarojnë kushtet

Posted: 13 Jan 2017 01:10 PM PST

Në sezonin turistik të 2017 do të lejohen të punojnë vetëm ato hotele, resorte dhe guest house që do të licensohen pas kalimit në komisionin e posacëm të verifikimit. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi mblodhi Komitetin Këshillimor të turizmit ku u përcaktuan sfidat që duhen plotësuar para nisjes së sezonit. Nga 20 janari strukturat akomoduese duhet të aplikojnë dhe vetdeklarojnë kushtet dhe kapacitet.

Turizmi ka rritur kontributin e tij në ekonomi me 25% në verën e vitit 2016 krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vizitorëve u rrit me 19.7 % më shumë se në 2015. Por për vitin 2017 do të jetë komisioni i posacëm i ngritur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes e cila do të verifikojë dhe kalojë në skanim të gjitha hotelet dhe guest house në vend nëse i plotësojnë kushtet për të vijuar punën.

Ka qënë ministrja Milva Ekonomi e cila në mbledhjen e Komitetit këshillimorë për turizmin, ka përcaktuar sfidat dhe detyrat për institucionet e varësisë, të cilat duhet të përmbushen përpara fillimit të sezonit turistik.

Kështu nga 20 janari do të nisë klasifikimi i strukturave akomodurese përmes një platforme online, ku çdo hotel apo guest house do të vetëdeklarojë standardet që përmbush dhe kapacitetet e tij. Në fund të procesit do të lëshohet një çertifikatë e klasifikimit për çdo strukturë sipas kategorive përkatëse dhe standardeve të plotësuara. Po ashtu do të bëhet çertifikimi i rreth 70 udhërrëfyesve të parë deri në fund të muajit shkurt, në mënyrë që të nisin punën e tyre në sezonin e ri turistik.

Ministria për këtë qëllim ka filluar një fushatë sensibilizuese për strukturat akomoduese në Vlorë, Tiranë, Durrës, Shkodër, Sarandë dhe Pogradec. Në këtë mbledhje të këshillit përfaqësuesit e operatorëve turistikë vunë theksin te një ndarje e qartë mes tur operatorëve dhe agjencive turistike. Ministrja Ekonomi theksoi se procesi i licencimit të operatorëve turistikë dhe agjencive të udhëtimit do të nisë menjëherë pranë QKB, pasi të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për nisjen e këtij procesi janë miratuar, ndërsa ka ftuar subjektet të aplikojnë mënjehërë për t'u licencuar. Kjo është përpjekja e para rregulluese në sektorin e turizmit në 25 vjet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nicola Peltz tërheq vëmendjen në Los Anxhelos

Posted: 13 Jan 2017 01:08 PM PST

Ajo sapo ka përfunduar projektin e saj televiziv, "Our House".

Nuk ishte çudi që Nicola Peltz dukej si një yll Hollywoodi, teksa ka shijuar mbrëmjen në Los Anxhelos këtë të enjte.

Aktorja 22 vjeçare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e veshur me një fustan të zi.

3c19c85000000578-0-image-a-55_1484314927839 3c19c83400000578-0-image-a-56_1484314934555 3c19c48a00000578-0-image-a-54_1484313801618 3c19c83c00000578-0-image-a-53_1484313610969

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Daçiç: Deklarata e Mustafës, dëshmi e politikës shqiptaromadhe

Posted: 13 Jan 2017 01:01 PM PST

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili pas bisedimeve me një delegacion nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ka thënë se priti përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore.

Daçiç thotë se kjo deklaratë është provokim i Mustafës, transmeton Telegrafi në Kosovë.

"Kjo është dëshmia më e hapur e politikës shqiptaromadhe që paraqet kërcënimin më të madh për stabilitetin në rajon. Pse kanë heshtur tash zyrtarët botërorë dhe evropianë, të cilët këto ditë ishin të angazhuar me kujdesin e tyre për Haradinajn? A do të heshtnin kur dikush nga Beogradi do të thoshte se Banja Lluka është Serbi Perëndimore", ka thënë ai.

"Serbia po angazhohet për paqen dhe stabilitetin në rajon, por nuk do të mundet më të durojë pafytyrësinë dhe standardet e dyfishta", tha ai.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nis numërimi i shpendëve ujorë

Posted: 13 Jan 2017 12:52 PM PST

Ministria e Mjedisit, AKZM, ekspertë të huaj dhe vendas me mbështetjen e projektit NaturAL për të dytin vit radhazi kryejnë censusin, numërimin e shpendëve ujorë me qëllim ngritjen e kapaciteteve të pesonelit të zonave të mbrojtura për monitorimin e faunës së egër. Numërimi i shpendëve ujorë 2017 do të kryhet në periudhën 13-15 Janar nga një grup prej 12 ekspertësh vendas e të huaj, të cilët do të mbulojnë 18 zona të rëndësishme për shpendët ujorë të shpërndara në të gjithë vendin.

Ekspertët do të kenë mbështetjen e më shumë se 40 personave nga stafi i 12 AdZM-ve, të cilët duke punuar së bashku do të mësojnë më shumë mbi teknikat dhe protokollet e numërimit të shpendëve. Për të ngritur më tej kapacitetet e stafit të AdZM-ve është zhvilluar paraprakisht një sesion trajnimi, ku ekspertët kanë demonstruar teorikisht dhe me ushtrime praktike protokollet e numërimit si dhe mënyrat e identifikimit të shpendëve gjatë procesit të numërimit.

Trajnimet janë zhvilluar në datë 12 janar në tre zona (Kune-Vain, Orikum, Pogradec). Edhe vitin e kaluar u kryhen trajnime, por këtë vit numri i personave të përfshirë është më i madh dhe eksperienca e stafeve në këtë proces po vjen duke u zhvilluar. Të dhënat e grumbulluara do të jenë pjesë e BIONNA, (data-baze ndërkombëtar elektronik i biodiversitetit) dhe do mund të përdoren nga të gjithë të interesuarit për të njohur më mirë pasuritë e natyrës së Shqipërisë.

Gjithashtu, ato do të ndihmojnë AKZM dhe Ministrinë e Mjedisit në formulimin më të saktë të politikave dhe strategjive për ruajtjen e natyrës dhe elementeve të biodiversitetit. Me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë pritet që numri i shpendëve migrator të tjetë më i lartë se vitin e kaluar, pasi në lagunat dhe liqenet tona ndërkufitare është rikthyer qetësia, megjithatë këtë do ta tregojnë shifrat. Përpunimi i të dhënave pritet të zgjasë të paktën një javë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more