Skip to main content

“Netanjahu: Sipas shenjave, sulmuesi në Jerusalem ishte mbështetës i ISIS-it” plus 9 more Ferizaj Press

“Netanjahu: Sipas shenjave, sulmuesi në Jerusalem ishte mbështetës i ISIS-it” plus 9 more Ferizaj Press


Netanjahu: Sipas shenjave, sulmuesi në Jerusalem ishte mbështetës i ISIS-it

Posted: 08 Jan 2017 09:23 AM PST

Duke folur sot në vendin ku ka ndodhur sulmi, zoti Netanyahu tha se forcat e sigurisë izraelite e kanë bllokuar lagjen, Jabel Mukaber, në pjesën lindore të Jerusalemit, ku shoferi i kamionit kishte jetuar dhe po planifikohen masa të tjera për parandalim të sulmeve të ngjashme.

Më herët gjatë ditës, nga një sulm me kamion në grupin e ushtarëve izraelitë në pjesën lindore të Izraelit, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë.

Një zëdhënëse e policisë këtë goditje e ka përshkruar si "sulm terrorist" të qëllimshëm.

Policia tha se shoferi i kamionit ishte vrarë në vendin e ngjarjes.

Ky incident i rëndë ndodhi pas një viti të sulmeve me armë, therrjeve me thikë dhe goditjeve me automjete nga ana e palsestinezëve kundër izraelitëve.

Prej shtatorit të vitit 2015, sulmuesit palestinezë i kanë vrarë më tepër se 40 izraelitë dhe dy amerikanë. Gjatë kësaj periudhe, 229 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e izraelitëve. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve.

.

Prishtina dhe parku i Gërmisë të mbuluara nga bora, pamje të bukura nga droni (Video/Foto)

Posted: 08 Jan 2017 09:22 AM PST

Dimri është stina kur e bukura shfaqet në ngjyrë të bardhë, por kjo bukuri duket edhe më mahnitëse kur shikohet nga droni, apo perspektiva e zogut.

Asnjë dimër nuk zgjatë gjithmonë, por duke iu falënderuar teknologjisë dhe mjeshtërisë së Arton Krasniqit ne kemi mundësi ta kujtojmë për shumë vite.

Edhe këtë herë qendër e punës së tij ka qenë Prishtina dhe parku i Gërmisë dhe nëpërmjet fotografive Artoni është munduar të paraqes bukurin e kryeqytetit të mbuluar nga bora.

Për ata që nuk e pëlqejnë dimrin dhe mezi po i kalojnë këto ditë të ftohta, mos harroni se pas një dimri të vështirë vjen një verë e bukur.

Nëse dëshironi të shikoni imazhe mahnitëse nga trojet shqiptare nga droni mund ta vizitoni edhe Instagramin e Artonit, ndërsa më poshtë keni disa fotografi dhe video mahnitëse të Prishtinës dhe parkut të Gërmisë.

germi-top-4 germi-top-3 germi-top-2 germi-top germi-021 germi-05 pr-08 pr-07 pr-06 pr-05 pr-04 pr-02 pr-01

.

Vdes Rafsanjani, ish presidenti i Iranit

Posted: 08 Jan 2017 09:22 AM PST

Ali Akbar Hashemi Rafsanjani, ishte figurë dominuese në politikën iraniane që nga viti 1980.

Sipas raportimeve Rafsanjani, u dërgua në spital këtë të diel si pasojë e një problemi me zemër.

Ai shërbeu si president nga viti 1989 deri në vitin 1997, por humbi ndaj Mahmoud Ahmadinejad në vitin 2005.

Roli aktual i Rafsanjanit ishte kryetar i Këshillit të Përshtatshmërisë, që përpiqet për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes parlamentit dhe Këshillit Mbrojtës. /KK/

.

Në Fushë Kosovë telat e rrymës marrin flakë (Video)

Posted: 08 Jan 2017 08:49 AM PST

Incidenti ka ndodhur saktësisht te "Apollonia A", ndërsa nga fotografitë që ka dërguar një shikues shihen të kenë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si telat kanë marrë flakë:

.

Forcat e Armatosura shpëtojnë gruan shtatzënë në Kukës

Posted: 08 Jan 2017 08:49 AM PST

Ndërkaq, në rrethin e Kukësit u shpëtua një grua, e cila ishte shtatzënë, shkruan gazeta Shekulli.

Forcat e Armatosura më herët kanë shpëtuar jetën edhe dy civilëve të tjerë, në një rast në Koman dhe në një tjetër rast në Tepelenë. Këto forca janë të angazhuara në terren, për të minimizuar problematikën e këtyre ditëve të ftohta.

 

.

Temperaturat e ulëta e ngrinë edhe Drinin e Bardhë (Foto)

Posted: 08 Jan 2017 08:49 AM PST

Pas lajmit që ka ngrirë Ujëvara e Mirushes, lajmi.net u sjell pamje burimi i Drinit të Bardhë në Radavc të Pejës, ku shihet, se një pjesë e tij është ngrirë plotësisht.

Pamjet nga atje janë të mrekullueshme, mund t'i shikoni në fotografitë më poshtë, shkuan lajmi.net.

Kujtojmë, se moti i ftohet ka kapluar gjithë rajonin e Evropës, në disa vende pasoja ka edhe në njerëz dhe në qarkullim. /Lajmi.net/

15934378_10158063738580301_2044709514_n 15934512_10158063738085301_362093956_n 15934807_10158063737535301_2018582618_n

.

Reshjet e mëdha të borës bllokojnë fshatin Abri e Epërme të Drenasit (Foto)

Posted: 08 Jan 2017 08:48 AM PST

Fotot e më poshtme tregojnë se fshati Abri e Epërme e komunës së Drenasit, kanë mbetur të bllokuar nga reshjet e borës.

"Kemi mbetur të bllokuar në lagjen Hisenaj të fshatit Abri e Epërme, komuna e Drenasit", thotë një banorë i asaj ane.

15941556-1168276529937563-1003655803-n_1483890609-6579483 15941562-1168276516604231-892166418-n_1483890612-1064136 15941745-1168276339937582-40312504-n_1483890613-4833981 15935980-1168276323270917-332434713-n_1483890615-7600318

.

20 të vdekur nga temperaturat e ulëta në të gjithë Evropën

Posted: 08 Jan 2017 08:48 AM PST

Italia ka anuluar fluturimet dhe lëvizjen e  trageteve  si dhe shkollat në jug pritet të mbyllet të hënën.Turqia ka qenë gjithashtu e  prekur keq. Bosfori ishte i mbyllur për anije,  pasi një stuhi dëbore  e goditi Stambollin, shkruan BBC.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur nga të ftohtit në Poloni. Temperaturat e natës në Rusi kanë ranë në -30 gradë celsius. Edhe në Greqi  temperaturat kanë shkuar në – 15 gradë celsius  në veri, ku një emigrant afgan ka vdekur nga të ftohtit e  javës së kaluar si dhe rrugët janë mbyllur.

 

.

Një zjarrfikës i lënduar nga zjarri në ‘Viva Fresh’ në Shtime

Posted: 08 Jan 2017 08:16 AM PST

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka djegur pothuajse tërësisht supermarketin në Shtime.

Një zjarrfikës ka pësuar lëndime të lehta gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, i cili ka përfshirë rreth mesditës supermarketin "Viva Fresh" në Shtime.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Basri Shabani.

Sipas Shabanit, zjarri është lokalizuar nga njësitë e zjarrfikësve.

Shabani tha se nga zjarri që ka djegur pothuajse tërësisht objektin ku gjendet supermarketi nuk ka pësuar askush tjetër.

Shkaqet e zjarrit, sipas zyrtarit të Policisë, nuk dihen ende. Ai tha se ekspertët janë në vendin e ngjarjes dhe do të vlerësojnë shkaqet.

Komuna e Drenasit në aksion të gjerë për mirëmbajtjen e rrugëve

Posted: 08 Jan 2017 08:05 AM PST

Po ashtu Komuna ka caktuar edhe organ mbikëqyrës për secilin operator, dhe ka në dispozicion numrat e kontaktit që mund të kontaktoni për të paraqitur rastet e juaja emergjente.

Ja njoftimi i plotë:

"Ndonëse këto ditë të ftohta, është shumë e vështirë të plotësohen të gjitha kërkesat e juaja, megjithatë operatoret ekonomik janë terë kohën ne terren për të bërë rrugët e kalueshme. Komuna e Drenasit, kërkon nga qytetarët që të përdorin mjetet dimërore për vetura, dhe të ju shmangen këto ditë, lëvizjeve të panevojshme, ngase në këto temperatura të ulëta, as kripa e hedhur në rrugë, nuk e ka efektin e duhur. Kompanitë e kontraktuar, që nga nata e 4 janarit, janë ne terren për të pastruar boren në rrugët kryesore, atyre dytësore dhe i janë përgjigjur kërkesave të banorëve, sidomos rasteve emergjente.  Fshatrat me të thella, vazhdojnë të kenë probleme në rrugë, pasi që sasia e bores është më e madhe, por përgjithësisht rrugët janë të kalueshme. Për loton e parë, organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, dhe ju qytetarë mund të kontaktoni ne këtë numër për të paraqitur kërkesat e juaja; 044-303-699, ndërsa për loton e dytë, organ mbikëqyrës është Fitim Veliqi me numër të telefonit; 044-253-026. Të dhënat e detajuara për përzgjedhjen e operatorëve ekonomik, organit mbikëqyrës dhe numrat e kontaktit, Komuna e Drenasit i ka bërë në dhjetorin e vitit të kaluar, përmes rrjetit zyrtar të Facebook-ut dhe medieve, mirëpo për hir të kërkesave të shumta të qytetarëve, po ju njoftojmë edhe një herë. Operatori Ekonomik për loton e parë është "Fer Petrol", dhe kjo kompani do të mirëmbajë rrugët në qendër të qytetit; (Lagja e Feronikelit) Drenas I, II (Çikatovë e Re) III, Poklek i Ri, Poklek i Vjetër, Shtrubullovë – lagja e Vërmicëve, Krajkovë (deri në Poterkë), Vasilevë, Korroticë e Epërme, Zabel i Epërm, Sankoc, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Nekoc, Kizhnarekë, Komorani ( I, II, III dhe IV), Llapushnik, (Poterk, Vukoc, Llapushnik), Arllat, Bytyç, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë. Operatori Ekonomik për loton e dytë është N.N "Shkëmbi", dhe do të mirëmbajë rrugët në; Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme. Komuna e Drenasi falënderon të gjithë qytetarët që kanë bashkëpunuar ngushtë me organet mbikëqyrëse dhe operatorët ekonomik", thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more