Skip to main content

“Moti i keq, borë dhe ngrica në veri; situatë më e qetë në jug” plus 9 more Lajmet

“Moti i keq, borë dhe ngrica në veri; situatë më e qetë në jug” plus 9 more Lajmet


Moti i keq, borë dhe ngrica në veri; situatë më e qetë në jug

Posted: 06 Jan 2017 12:21 PM PST

Reshjet e dëborës të rëna gjatë 24 orëve kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale.

Emergjencat Civile në një njoftim për mediat bëjnë me dije se në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.

Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen janë angazhuar për pastrimin e borës në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.

Situata është qarkun e Korçës dhe atë të Vlorës është përmirësuar ndjeshëm dhe qarkullimi kryhet normalisht. Vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

Situata sipas qarqeve deri në orën 15:30 paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS
• Rruga e Kombit dhe akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme me zinxhirë.
• Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
• Akset rurale Kukës-Shishtavec, Kukës-Shën Mëri dhe Surroj –Arrën vijojnë të jenë të bllokuara.

• Në qytetin e Kukësit edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së specialistëve të OSHEE, me përjashtim të dy Njësive Administrative, Bicaj dhe Ujmisht.

• Një shtetase e cila kishte probleme shëndetësore në Fshatin Berishë të Rrethit Tropojë është duke u transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar. Për hapjen e rrugës po përdoret një fadromë.

QARKU SHKODËR

• Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëbore dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit.

• Aksi rrugor Pogë-Qafë Thore – Theth është i bllokuar.

• Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike.

• Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.

• Në fshatin Levosh, Njësia Administrative Iballë në një ndërmarrje kromi janë bllokuar tre punëtorë. Po bëhen përpjekje për të siguruar transportimin e tyre për në banesat.

• Aksi Fushë Arrëz-Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë.

• Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë – Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese.

• Të bllokuar janë edhe akset rrugore Fushë Arrëz – Iballë dhe aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë ,Qafë Shllak – Kukës pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve.

• Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrëzit.

• Në Malësi e Madhe segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq)-Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur "Gropat e Selcës" ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.

• Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë.

• Vështirësi qarkullimi ka në Urën e Spatharit, në aksin rrugor Vau Dejës-Shkodër si rezultat i ngricave. Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë.

QARKU DIBËR

• Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli –Peshkopi, Njësia Administrative Maqellarë qarkullimi bëhet me vështirësi vetëm me zinxhirë.

• Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.

QARKU ELBASAN

• Në qarkun Elbasan, aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i bllokuar dhe po punohet me dy mjete borëpastruese për hapjen e tij.

• Në Njësinë Administrative Labinot Mal ka tre fshatra pa energji elektrike ndërkohë energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Stëblevë.

QARKU KORÇË

• Të gjitha akset rrugore janë të hapura. Qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.

QARKU VLORË

• Në Qafën e Llogorasë, trashësia e dëborës arrin nga 4 deri në 5 cm. Rruga është e kalueshme pa zinxhir. Ndërkohë firma kontraktore ka marrë masat për hedhjen e kripës në këtë segment rrugor.

• Në Qafën e Muzinës ka rënë dëborë e lehtë. Ky segment është i kalueshëm pa zinxhirë. Prezencë të dëborës ka edhe në Bashkinë Himarë.

6 janar 2016 (Stilografi.com)

The post Moti i keq, borë dhe ngrica në veri; situatë më e qetë në jug appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

13-vjeçari sajon rrëmbimin e tij për një arsye të dhimbshme

Posted: 06 Jan 2017 11:55 AM PST

Një djalë i ri sajoi rrëmbimin e tij në një përpjekje të dëshpëruar për ta bërë të atin të kalonte më shumë kohë me të.

Xiao Zheng jetonte vetëm me të atin, pasi e ëma ishte larguar nga shtëpia, por në vend që të qëndronte me 13-vjeçarin ai punonte larg shtëpisë dhe e linte djalin me gjyshërit e tij.

Babai dhe i biri e shihnin njëri-tjetrin vetëm disa ditë në vit, në shtëpinë e tyre, në qytetin Shilin, në Kinë.

Kështu, kur Xiao Zheng kuptoi se i ati do të largohej sërish me punë, vendosi të vinte në jetë një plan për ta bërë atë të qëndronte. U fsheh prapa një shtëpie të vjetër, lidhi këmbët dhe duart dhe i dërgoi një sms babait duke pretenduar se ishte rrëmbyer.

"Babi më ndihmo, më kanë rrëmbyer dhe nuk më lënë të shkoj", shkroi djali.

"Ku je? Sa para duan? – pyeti babai dhe djali i tregoi se po mbahej me forcë nga dikush në qytetin e tyre.

I kapur nga paniku babai shkroi: "Sa para duan? Do t'ju jap ç'të duan ata", përpara se të lajmëronte policinë.

Për habinë e djalit, policia e mori shumë seriozisht rastin dhe nisi menjëherë kërkimet. Policët nisën të dyshonin kur e gjetën djalin të ulur vetëm duke luajtur me telefonin e tij. Ata e shoqëruan në rajon dhe pas pyetjeve të shumta djaloshi më në fund e pranoi se e kishte sajuar pengmarrjen për të tërhequr vëmendjen e të atit.

6 janar 2017 (Stilografi.com)

The post 13-vjeçari sajon rrëmbimin e tij për një arsye të dhimbshme appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

KLSH kallëzon 7 zyrtarë të Qarkut Korçë për shpërdorim detyre

Posted: 06 Jan 2017 11:20 AM PST

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori Drejtuesin dhe 7 Specialistë të Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë në Prefekturën e Qarkut Korçe.

Kallëzimi penal u bë pas shkeljeve të gjetura nga procesi i auditit. Këta specialistë në 57 raste, nuk kanë bërë kalimin në pronësi të shtetit për tokat e përfituara në kundërshtim me ligjin nga persona fizikë dhe juridikë. Janë kapërcyer tagrat ligjore, duke marrë vendime mbi deklarimin e përfundimit të procedimit administrativ për shkak të pamundësive të zhvillimit të mëtejshëm të procedurës hetimore, edhe pse ligji nuk i njeh të drejtën e përfundimit të procedimit administrativ pa një vendimmarrje.

Në 37 raste, nuk kanë bërë kallëzimin penal në organet e drejtësisë, ndaj komisioneve të ndarjes së tokës, për sipërfaqen prej 8.4 ha, të cilët kanë tejkaluar kompetencat ligjore, duke ndarë tokë bujqësore më shumë se norma për frymë, në dëm të interesave të shtetit.

Në 37 raste, për dorëzimin në mënyrë fiktive të tokave të kaluara në pronësi të shtetit, pasi toka vazhdon të përdoret nga persona të cilët e kanë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në 6 raste, për sipërfaqen prej 43.1 ha, për lejimin e poseduesve të titujve të pronësisë të gëzojnë të pacënuar tokën e përfituar në kundërshtim me ligjin edhe pse Këshilli i Qarkut Korçë ka konfirmuar se Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) janë dhënë brenda vijave kufizuese të qytetit të Korçës, miratuar me vendim të KRRTRSH-së nr. 3, datë 04.02.1994, "Për përcaktimin e vijave kufizuese të qytetit të Korçës" pra nuk janë objekti i ligjit "Për tokën".

Në 4 raste, për sipërfaqen prej 2200 m2 të lejimit të përfituesve të AMTP-ve të gëzojnë të pacenuar tokën e përfituar në kundërshtim me ligjin, kur toka rezulton në zërin kadastral "Tokë Truall", "Mal" apo "Gjemb", pra jo objekt i ligjit "Për tokën".

Në 2 raste, nuk ka marrë vendim për kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes së tokës prej 1050 m2, përfituar më tepër se përcaktimet e ligjit "Për tokën".

Në 2 raste, të lejimit të përfituesve të AMTP-ve të gëzojnë të pacenuar tokën e përfituar në kundërshtim me ligjin, kur toka rezulton në zërin kadastral "Tokë e Pa Frytshme", pra jo objekt i ligjit "Për tokën".

6 janar 2017 (Stilografi.com)

The post KLSH kallëzon 7 zyrtarë të Qarkut Korçë për shpërdorim detyre appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Të shtëna me armë në aeroportin e Floridas, disa të vrarë dhe të plagosur

Posted: 06 Jan 2017 11:00 AM PST

Disa persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa të paktën 9 vetë u plagosën kur një person armatosur hapi zjarr në aeroportin e Florida SHBA, raporton NBC.

Raportimet nga vendngjarja janë kontradiktore lidhur me numrin e viktimave që sipas mediave vendase mund të jenë më shumë se 3.

Incidenti ka ndodhur në zonën e bagazheve në terminalin 2 të aeroportit. Policia ka ndaluar një person që dyshohet si autor i sulmit

6 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Të shtëna me armë në aeroportin e Floridas, disa të vrarë dhe të plagosur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Haradinaj: Keqardhje për Francën, do takohemi shpejt në Kosovë

Posted: 06 Jan 2017 10:50 AM PST

Edhe pse i është caktuar masa e sigurisë "burg i përkohshëm", Ramush Haradinaj shprehet se do të takohet së shpejti me të gjithë në Kosovë. Kreu i AAK-së, i arrestuar dy ditë më parë nga policia franceze, pasi për të ekzistonte akoma një urdhër-arresti nga Serbia, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një status në profilin e tij në "Facebook".

Haradinaj, duke iu referuar Francës, ndien keqardhje që shtete të tilla vazhdojnë të respektojnë politikat e ish-regjimit të Millosheviçit.

"Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviçit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë "poternicat" e tyre, – deklaron Haradinaj. – Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviçit e lëre më nga fletë-arrestet e tij. Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, "Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush".

"Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë! Juaji Ramush Haradinaj", – e mbyll postimin ish-luftëtari i UÇK-së, Haradinaj.

6 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Haradinaj: Keqardhje për Francën, do takohemi shpejt në Kosovë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Serbia, protestë për shkeljen e flamurit serb në Tiranë

Posted: 06 Jan 2017 10:50 AM PST

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka përcjellë një protestë verbale të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, Xhelal Fejzës, për shkeljen e flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë.

Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që ta kapin autorin e këtij veprimi, që është identifikuar, dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare si dhe të njoftohet për masën e ndërmarrë

Fejza ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka thënë se reagimi i Serbisë do t'i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

Një shqiptar ka shkelur flamurin e Serbisë përpara ndërtesës së ambasadës së Francës në Tiranë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt

Ngjarja ndodhi të enjten ,ndërkohë që në njoftim nuk u saktësua nëse policia kishte ndërhyrë.

Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

6 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Serbia, protestë për shkeljen e flamurit serb në Tiranë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Berisha “largon” Sportiellon drejt Lazios

Posted: 06 Jan 2017 10:21 AM PST

Etrit Berisha është gati. Portieri i Kombëtares Shqiptare do të rikthehet titullar këtë fundjavë në portën e Atalantas pas dëmtimit që e mbajti jashtë disa javë. "Gazzetta Dello Sport" e cilëson rikuperimin e shqiptarit si një lajm të keq për Sportiellon, i cili tashmë lamtumirën e ish numrit një të portës bergamaske si të pashmangshëm. Berisha edhe pse momentalisht në huazim, pritet të nënshkruajë përfundimisht për Atalantën në fund të sezonit dhe është pikërisht skuadra e Lazios që synon të afrojë gardianin italian në këmbim të numrit 1 të portës kuqezi, kartonin e të cilit aktualisht e zotërojnë bardhekaltërit.

Sipas gazetës italiane, vlera e vendosur fillimisht nga Lazio prej 6 milionë Eurosh ishte një ur i pakalueshëm për klubin bergamask, por futja e Sportiellos në lojë mund ta zhbllokojë përfundimisht situatën. Berisha është aktivizuar titullar në 10 ndeshje gjatë këtij sezoni me Atalantën duke arritur të grumbullojë 7 fitore, 1 barazim dhe dy humbje, ndërsa prania e tij këtë të diel në portën bergamaske do të jetë ndeshja e 11 si titullar pasi trajneri Gasperini beson verbërisht në aftësitë e portierit të lindur në Prishtinë, i cili pas disa sezoneve në Itali ka arritur të tërheqë vëmendjen për shkak të paraqitjeve të tij pozitive me skuadrën zikaltër.

6 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Berisha "largon" Sportiellon drejt Lazios appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tahiri në Rrugën e Kombit: Shmangni lëvizjet, ditët që vijnë edhe më ftohtë

Posted: 06 Jan 2017 10:20 AM PST

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku inspektoi masat e strukturave të Emergjencave për përballimin e vështirësive të krijuara nga moti me dëborë dhe temperatura të ulëta.

Tahiri u bëri apel qytetarëve kryesisht atyre në veri dhe verilindje të vendit të kufizojnë sa të jetë e mundur lëvizjet pasi ditët që vijnë pas do jenë më të ftohta, moti përkeqësohet.

"Jemi përballë ditëve shumë të acarta, por ajo që është e rëndësishme, është që të gjitha rrugët kombëtare, falë masave që kemi marrë, janë të lira dhe të kalueshme.

Ne këtu jemi në Kalimash edhe në "Rrugën e Kombit", është e gjitha e kalueshme, por duhen mjete të posaçme, zinxhirë.

Policia Rrugore është e gjitha në këmbë për t'u bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të mos kalojnë pa zinxhirë.

Ndërkohë zona të veçanta, veçanërisht në qarkun e Kukësit, Dibrës, më pak të Lezhës, janë të izoluara për shkak të bllokimit të rrugëve rurale, por kjo është e pashmangshme dhe po mundohemi të marrim masa që të mos ketë asnjë mungesë nga pikëpamja e mjeteve për të jetuar dhe mundësive për të pasur ushqime dhe ndihmën e parë.

Sot nuk kemi asnjë problem, po menaxhohet e gjithë situata në të gjithë Shqipërinë.

Unë e gjej këtë rast për t'u bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve, veçanërisht zonës veriore, verilindore, juglindore, të mos përdorin rrugën, të kufizojnë në maksimum lëvizjet, vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme, veçanërisht gjatë natës.

Ditët që vijnë pas do jenë më të ftohta, moti përkeqësohet.

Ndaj është e domosdoshme të marrim masa të gjithë qytetarët që të kufizojnë lëvizjet", tha Tahiri.

Ministri siguroi edhe një herë se Shtabet e Emergjencës në çdo qark, Prefekti i Kukësit, i Lezhës, i Dibrës, të gjitha institucionet në çdo qark janë në gatishmëri.

"E rëndësishme është që e gjithë struktura shtetërore është në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët.

Emergjencat Civile janë në gatishmëri.

Janë mbi 100 mjete vetëm në këtë zonë për të ndihmuar që rrugët kombëtare të mos bllokohen dhe t'ju gjendemi njerëzve.

Struktura e Ministrisë së Transporteve është e gjitha në gatishmëri, Ministria e Shëndetësisë është e gjitha në gatishmëri për t'ju gjendur njerëzve që kanë emergjenca shëndetësore.

Rezervat e Shtetit janë të gjitha në gatishmëri me ndihma për të gjithë ata që kanë nevojë për ushqime.

Presim kërkesat nga pushteti vendor për të gjitha familjet që kanë nevojë për ushqime në mënyrë që t'u gjendemi pranë me sa kemi mundësi.

E përsëris, ditët që vijnë do të jenë shumë më të ftohta, me temperatura shumë më të ftohta se sot, ndaj është e domosdoshme që banorët të kufizojnë në maksimum lëvizjet.

Këto janë ditë të vështira që i përballim vetëm bashkë.

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, ndaj do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi të komunikimit me ju për t'u transmetuar mesazhin qytetarëve që i gjithë shteti është në këmbë, struktura shtetërore është në këmbë, burimet njerëzore janë në këmbë, infrastruktura është në këmbë. Por duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe qytetarët të minimizojnë në maksimum lëvizjet", tha ministri.

6 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tahiri në Rrugën e Kombit: Shmangni lëvizjet, ditët që vijnë edhe më ftohtë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

KLSH kallëzon 7 specialiste të prefekturës së Korçës për abuzim me titujt e pronësisë

Posted: 06 Jan 2017 09:19 AM PST

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori Drejtuesin dhe 7 Specialistë të Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë në Prefekturën e Qarkut Korçe.

Kallëzimi penal u bë pas shkeljeve të gjetura nga procesi i auditit. Këta specialistë në 57 raste, nuk kanë bërë kalimin në pronësi të shtetit për tokat e përfituara në kundërshtim me ligjin nga persona fizikë dhe juridikë. Janë kapërcyer tagrat ligjore, duke marrë vendime mbi deklarimin e përfundimit të procedimit administrativ për shkak të pamundësive të zhvillimit të mëtejshëm të procedurës hetimore, edhe pse ligji nuk i njeh të drejtën e përfundimit të procedimit administrativ pa një vendimmarrje.

Në 37 raste, nuk kanë bërë kallëzimin penal në organet e drejtësisë, ndaj komisioneve të ndarjes së tokës, për sipërfaqen prej 8.4 ha, të cilët kanë tejkaluar kompetencat ligjore, duke ndarë tokë bujqësore më shumë se norma për frymë, në dëm të interesave të shtetit.

Në 37 raste, për dorëzimin në mënyrë fiktive të tokave të kaluara në pronësi të shtetit, pasi toka vazhdon të përdoret nga persona të cilët e kanë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në 6 raste, për sipërfaqen prej 43.1 ha, për lejimin e poseduesve të titujve të pronësisë të gëzojnë të pacënuar tokën e përfituar në kundërshtim me ligjin edhe pse Këshilli i Qarkut Korçë ka konfirmuar se Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) janë dhënë brenda vijave kufizuese të qytetit të Korçës, miratuar me vendim të KRRTRSH-së nr. 3, datë 04.02.1994, "Për përcaktimin e vijave kufizuese të qytetit të Korçës" pra nuk janë objekti i ligjit "Për tokën".

Në 4 raste, për sipërfaqen prej 2200 m2 të lejimit të përfituesve të AMTP-ve të gëzojnë të pacenuar tokën e përfituar në kundërshtim me ligjin, kur toka rezulton në zërin kadastral "Tokë Truall", "Mal" apo "Gjemb", pra jo objekt i ligjit "Për tokën".

Në 2 raste, nuk ka marrë vendim për kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes së tokës prej 1050 m2, përfituar më tepër se përcaktimet e ligjit "Për tokën".

Në 2 raste, të lejimit të përfituesve të AMTP-ve të gëzojnë të pacenuar tokën e përfituar në kundërshtim me ligjin, kur toka rezulton në zërin kadastral "Tokë e Pa Frytshme", pra jo objekt i ligjit "Për tokën".

6 janar 2017 (Stilografi.com)

The post KLSH kallëzon 7 specialiste të prefekturës së Korçës për abuzim me titujt e pronësisë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Siri, fillon reduktimi i forcave ushtarake ruse nga konflikti

Posted: 06 Jan 2017 08:59 AM PST

Siria ka nisur reduktimin e pranisë së saj ushtarake në Siri. Lajmi bëhet i ditur nga shefi i shtabit të ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov. "Ministria e Mbrojtjes ka nisur reduktimin e grupeve ushtarake në Siri", – ka shpjeguar gjenerali Gerasimov, duke nënvizuar që vendimi është marrë në 29 dhjetor 2016. Do të fillohet me flotën "Sovetskogo Soyuza Kuznetsov", kryqëzorin "Pyotr Velikiy" dhe anijet e tjera ushtarake.

"Konform me vendimin e komandantit suprem të shtetit, Vladimir Putin, ministria e Mbrojtjes po fillon të ridimensionojë rigrupimin e forcave të armatosura në Siri", – shtoi gjenerali rus.

Anijet detare ushtarake do të lënë Mesdheun me radhë nga baza e Flotës së Veriut për në Severokmorsk. Anijet kanë kryer me sukses të gjitha misionet e caktuara dhe tani janë gati "për operacione të tjera", – nënvizoi ministria.

"Mbështetja që aviacioni rus na ka dhënë, ka qenë vendimtar për fitoret tona, që i kanë hapur rrugën ndalimit të zjarrit dhe ka krijuar kushte për nisjen e një zgjidhjeje politike të krizës siriane", – ka komentuar shefi i shtabit të ushtrisë siriane, gjenerali Ali Abdullah Ayyoub për "RIA Novosti".

6 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Siri, fillon reduktimi i forcave ushtarake ruse nga konflikti appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more