Skip to main content

“Meteorologët: Si do të jetë moti gjatë fundjavës” plus 9 more - Gazeta Dita

“Meteorologët: Si do të jetë moti gjatë fundjavës” plus 9 more - Gazeta Dita


Meteorologët: Si do të jetë moti gjatë fundjavës

Posted: 12 Jan 2017 02:14 AM PST

 

I gjithë vendi është mbuluar nga bora dhe prekur nga temperatura të ulëta. Por sipas "Meteoalb", orët ne vijim do të dominohen nga mot i vranët, në zonat verilindore dhe juglindore do të rrezikojnë edhe flokë dëbore.

Parashikohet që dita e premte si edhe fundjava të sjellin reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin.

Shira të dendura priten në zonat veriperëndimore, por reshje te dendura dëbore do të kenë në verilindje dhe juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të premten si edhe në fundjavë dukë bërë që bregdeti dhe një pjesë e zonës se ulët të kalojnë ne vlera pozitive, ndërsa deri në -5 apo -6 gradë C do të jenë zonat malore.

Cilat janë 5 shenjat më të lumtura të horoskopit

Posted: 12 Jan 2017 01:59 AM PST

 

Thonë që lumturia është e shënuar në ADN-në e një njeriu. Disa të tjerë kërkojnë ta zbulojnë nëpërmjet parashikimeve të ndryshme të fatit. Kurse besnikët e astrologjisë besojnë se lumturia fshihet në shenjën e tyre, në kombinimet mes planetëve dhe forcave udhëheqëse të instiktit.

E duke u ndalur tek kjo e fundit, pra tek astrologjia, ju njohim me shenjat më të lumtura të horoskopit. Mos harroni që yjet dinë pothuajse gjithçka për gjithkënd.

Demi : Karakteristika më dominuese e demit është aftësia e tij për të vendosur harmoninë me veten, por dhe me të tjerët. Jeni natyra luftarake, të gatshme për t'u shkuar sfidave deri në fund. U gëzoheni gjërave të vogla, detajeve që bëjnë diferencën, por që ju falin lumturi. Jeni optimistë dhe mirënjohës për gjërat që keni.

Luani : Luani mund të jetë mbreti i zodiakut, pak arrogant dhe me një dëshirë të patjetërsueshme për të qenë në qendër të vëmendjes. Por jeni shenja më energjike që mund të ekzistojë. S'kishte si të ndodhtë ndryshe, Marsi dhe Saturni janë gjithmonë në krahun tuaj. Edhe kur jeni vetëm, dini si t'i gëzoheni momentit dhe ta ktheni në një çast lumturie.

Akrepi : Akrepi është gjithmonë në kërkim të lumturisë. Sado që bëhet fjalë për një përvojë tejet individuale, një akrep gëzon dhe më lumturinë e tjetrit. Jeni optimistë dhe shumë të vendosur. Kërkoni gjithmonë më të mirën për veten.

Bricjapi : Bricjapi është aq fatlum, ndoshta më shumë se mund ta marrë me mend. Të gjithë e kërkojnë, të gjithë e duan. Bricjapi është paksa inteligjent kur bëhet fjalë për lumturinë. Di shumë mirë si ta kërkojë dhe ta përjetojë. Lumturia është pikësynimi juaj kryesor dhe fat ju buzëqesh gjithmonë.

Ujori : Ujori duket sikur jeton në një dimension jashtë realitetit, por në të vërtetë janë të tjerët që nuk e njohin dhe kuptojnë këtë realitet. Ju pëlqen mirëqenia dhe suksesi. Jeni gjithmonë të buzëqeshur dhe i vlerësoni marrëdhëniet emotive që krijoni.

Living

Pengmarrja e Tritan Shehut dhe vizita klandestine e Eduart Selamit

Posted: 12 Jan 2017 01:58 AM PST

 

Ish-badigardi i Sali Berishës rrëfen momentet më dramatike të vitit 1997.

Marrjen peng të kryetarit të PD-së në Lushnje, kur përveç dhunës, edhe e poshtëruan në mes të stadiumit të qytetit.

Izet Haxhia flet dhe për një vizitë të beftë të Eduart Selamit në shkurt '97 dhe rizgjedhjen e Sali Berishës për herë të dytë president, ndërsa vendi ishte në kaos.

Si u njoftua Berisha për hapjen e depove të armëve dhe plani anti-shqiptar për të ndarë vendin në dy pjesë. ..

 

(Vijon nga numri i kaluar)

Si e kujtoni marrjen peng të Tritan Shehut? Cilat ishin reagimet e Sali Berishës pasi u njoftua për këtë dhe çfarë masash morët ju si shoqëruesi i tij?

Duhet thënë se revolta e fajdeve shpërtheu aty ku nuk pritej, pikërisht në qytetin e Lushnjes. Shteti autoritar që kishte krijuar Berisha ra për herë të parë në muajin janar të 1997 në Lushnje, për t'u shembur plotësisht tre muaj më vonë në mars të '97-s… Dërgimi i Tritan Shehut në stadiumin e Lushnjes dhe hedhja e tij si preh gjahu përpara turmave të egërsuara ka qenë një kurth i Agim Shehut e Gazidedes me urdhër direkt të Berishës. Pasi është marrë lajmi për këtë pengmarrje të Shehut, Berisha ka kaluar nga Presidenca në vilën katër nga ku aty ka ndjekur zhvillimin e situatës në Lushnje… Ka pritur disa herë atë ditë Gazideden që e informonte për rrjedhën e ngjarjeve. Komunikonte herë pas here me Agim protesta-e-lushjnes-24-janarShehun që drejtonte nga Tirana operacionin e shpëtimit të Tritan Shehut. Në fakt Tritani edhe pse u keqtrajtua e u poshtërua nga lushnjarët, shpëtimin ia bënë po vetë djemtë lushnjarë duke e fshehur atë për disa orë në dhomat e zhveshjes së Stadiumit të Lushnjes pas një dollapi, ku Tritani me të drejtë i frikësuar, shante Berishën për kurthin që i kishte bërë. Të mos harrojmë se Berishës i janë dashur gjithmonë heronj në rrugën e tij të krimit, dhe Tritanin donte ta bënte një nga këta heronj.

 

Pasi protestat po rriteshin dita ditës në të gjithë vendin më 19 shkurt Sali Berisha mendoi për një antimiting. Si e kujtoni atë dhe çfarë ndodhi aty?

Ngaqë kemi bërë shumë mitingje, këtë miting e kisha harruar po ma kujtuat juve. Në mos gaboj, ky miting është bërë në sheshin para universitetit. Situata ishte e dëshpëruar. Pas dështimit me turp të militantëve të PD të dërguar nga Tirana të veshur si policë, me skafandër e nga një shkop gome që të shtypnin protestën e 9 shkurtit, por që morën me vrap kodrat e ullishteve kur u gjendën përballë zemërimit të qytetarëve vlonjatë, Berishës i duhej një përkrahje për të ngritur moralin e rënë përtokë të tijin dhe të bashkëpunëtorëve të tij, por në të njëjtën kohë ai donte të bënte edhe një demonstrim force, tipike për diktatorët që gjenden në vështirësi. Ishte një pjesëmarrje e vakët dhe jo entuziaste, çka tregonte se Berisha i kishte ditët e numëruara në pushtet.

 

Si e kujtoni vizitën e Eduard Selamit nga SHBA dhe si e priti Berisha?

Mesa më kujtohet ka qenë muaji shkurt i 1997. Protestat kishin përfshirë shumicën e vendit, ishte krijuar organizimi opozitar. ‘Forumi për Demokraci’ ku rolin kryesor në këtë forum e kishin ish PD-istat e larguar që krijuan Aleancën Demokratike. Ky organizim kishte mbështetjen e të huajve, sidomos Ambasadës Amerikane e Fondacionit "Soros". Edhe ardhja e papritur e gjysmë klandestine e Selamit nga jeta prej emigranti që bënte në USA, pasi u përzu nga PD, ka qenë që të krijojë kontakte me këtë forum dhe elementë opozitarë përkrahës të tij brenda PD. Është folur që kishte sjellë mesazh nga miqtë e përbashkët që kishte me Berishën në Uashington, që i kërkonin Berishës të dorëhiqej, por kjo nuk më duket e besueshme. Selami erdhi në një situatë të dobësimit e rënies së Berishës dhe PD, me qëllim që të merrte një rol në këtë situatë, por u largua menjëherë i kërcënuar nga SHIK-u i Gazidedes, kuptohet me urdhër të Berishës.

 

Izet Haxhia

Izet Haxhia

Izet, një nga pikat më kulmore të pranverës  '97 është momenti i rizgjedhjes së Berishës President për një mandat të dytë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Çfarë kujton nga kjo ngjarje?

Siç e thamë dhe më lartë situata dihet në ato ditë. Tym e flakë gjithandej Shqipëria. Shtetrrethim. Shteti kishte rënë në pothuajse gjithë jugun e Shqipërisë, por të ekzaltuar nga fjalët e Berishës se "Do t'i shtyp me zjarr e hekur rebelët komunistë në jug, do ta ndaj shapin nga sheqeri, do t'i shtyp të kuqtë njëherë e mirë" etj., erdhi dita e 2 marsit. Në Tiranë kishte filluar shpërndarja e armëve për militantët e PD-së dhe në drejtim të jugut nga dy krahët ishin nisur forca të shumta të ushtrisë, rekrutëve të PD-së dhe ato të SHIK-ut që po përgatisnin goditjen e fundit, sipas Berishës. Pasi përcollëm Berishën në parlament, ku pritej zgjedhja e tij për herë të dytë si president, kjo ishte një gjë thjeshtë formale, pasi rizgjedhja e tij ishte e sigurt në bazë të aritmetikës së parlamentit, ku opozita socialiste kishte vetëm pak vende në këtë parlament të manipuluar pas zgjedhjeve të 26 majit 1996. Por edhe ata pak deputetë të PD-së që kundërshtonin këtë zgjedhje të dytë të Berishës, nuk mund të dilnin hapur kundër, sepse ndiheshin të trembur e terrorizuar nga Berisha dhe ne që i qëndronim pranë atij. Këtë e tregoi edhe mbledhja e një dite më parë në Pallatin e Kongreseve të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u caktua Berisha si kandidat për President. Dhe një nga ata që kundërshtoi këtë vendim, Dylber Vrioni, u rrah në tualetet e Pallatit të Kongreseve. Genc Ruli u etiketua si një spiun i Sigurimit etj.

 

Pra, në këtë atmosferë u zgjodh Berisha president në mars të 97-s?

Po, kjo ishte situata. Parlamenti ishte i rrethuar me tanke. Në momentet kur po bëhej votimi i Berishës në parlament, përpara ndërtesës së parlamentit ishin mbledhur shumë gazetarë të huaj që ndiqnin situatën në Shqipëri. Më kujtohet që një moment pas përfundimit të votimit dhe rizgjedhjes së Berishës si president me rreth 104 vota pro, shpërthyem në entuziazëm dhe filluam të rrihnim gazetarët e huaj që po ndiqnin këtë veprimtari para parlamentit, duke u thyer e rrëmbyer edhe kamerat. Një nga ata që ka ngrënë dru ishte edhe vëllai i Kryeministrit të tanishëm, Rama, që u mundua të shpëtonte nga dhuna jonë një grup gazetarësh të huaj që shoqëronte.

 

vlore3Dhe ju festuat në këtë atmosferë?

Është e vërtetë. Kemi festuar. Filluan festimet me shkrepje armësh e demonstrim force nga ana jonë në rrugët e Tiranës. Ne, duke festuar këtë zgjedhje të Berishës, po festonim pa ditur shembjen dhe falimentimin e atij palo shteti, apo më mirë antishteti, që kishte ndërtuar Berisha dhe PD në qeverisjen e tyre dhe hapnim rrugën një kaosi që do të merrte jetën dhe pronën e mijëra shqiptarëve, pasoja të cilit ndihen edhe sot e kësaj dite.

 

Kush e njoftoi Berishën se janë hapur depot e armëve dhe cili ishte reagimi i tij?

Situata në Vlorë pas protestave të 9 shkurtit ishte jashtë kontrollit të qeverisë. Policia ishte tërhequr brenda në komisariatin e Vlorës ku sulmohej herë pas here nga protestuesit. Gjatë kësaj kohe në terren kishte vetëm njerëz të SHIK-ut kryesisht nga veriu që nuk kishin asnjë informacion për situatën shpërthyese në Vlorë. Kulmi i këtij shpërthimit arriti në natën e 28 shkurtit ku u sulmua në mënyrë të organizuar ndërtesa e SHIK-ut. Sapo ka ndodhur sulmi Berisha është informuar nga Gazidede për këtë sulm. Punonjësit e SHIK-ut që duhet të mblidhnin informacione për çdo aktivitet të paligjshëm kundër sigurisë së shtetit e antikushtetues u gjendën të papërgatitur për këtë sulm. U kërkua ndihmë nga ushtria dhe reparti i Gardës që ndodhej në Vlorë për ruajtjen e vilave qeveritare po ata nuk qenë në gjendje të mbronin objektet e tyre e jo më t'i çonin ndihmë punonjësve të SHIK-ut të mbetur në rrethim e pa municione e armatim. Situata që evoluonte orë pas ore ishte dramatike. Kur u mor vesh që janë hapur depot e armëve tek marina dhe pastaj që po sulmohej baza ushtarake e Pashalimanit, u kuptua qartë që kishim të bënim me një plan të organizuar mjaft mirë. Në vilën katër erdhën Gazidede e Zhulali, por i cili qëndronte më tepër në paradhomë, ndërsa Berisha qëndronte brenda më tepër me Gazideden. Kur u mor vesh se depot e armëve po hapeshin njëra pas tjetrës bëmë një bisedë me Zhulalin e tronditur ku ai tha se ka rreth një muaj që kam kërkuar evakuimin e depove të armatimit nga Vlora dhe zonat e jugut pasi kishim informacione të klasifikuara që do sulmoheshin, por nuk ka pranuar Berisha. Sa për reagimin e Berishës nuk kishte ndonjë reagim të jashtëzakonshëm nga ana e tij për këtë tragjedi të shtetit që po ndodhte në Vlorë, përkundrazi ishte i qetë.

 

Ju kini këmbëngulur se Sali Berisha është autori kryesor i trazirave të përgjakshme të vitit 1997. Pse mendoni kështu?

09 Mar 1997 --- GRAVE TENSION IN ALBANIA --- Image by © JB Russel/Sygma/Corbis

09 Mar 1997 — GRAVE TENSION IN ALBANIA — Image by © JB Russel/Sygma/Corbis

Të më kishit pyetur në atë kohë të '97-s se kush është fajtori për katrahurën e atij viti, përgjigja ime do ishte tjetër, por i nisur nga përjetimet e zhveshura nga ana emocionale apo ideologjike, me gjakftohtësi e parë nga një pikë këndvështrimi tjetër e reflektimi, përgjigja ime shkon me përgjigjen e shumicës së shqiptarëve se kryefajtori i tragjedisë së '97-s është Berisha dhe vetëm Berisha. Arsyet janë disa, por më madhorja për mendimin tim është ajo se Berisha ishte pjesë dhe zbatues i një skenari ogurzi për shembjen e shtetit shqiptar dhe copëtimin e tij. Kjo e nisur nga deliret e tij për kolltuk e pushtet absolut apo ngaqë ai ishte një marionetë e qarqeve antishqiptare apo të të dyjave së bashku. Faktet janë kokëforta. Pavarësisht se ne si popull shquhemi për një memorie të dobët, vetë ecuria e sundimit të Berishës ishte në funksion të kësaj që citova më sipër. Me ardhjen në pushtet u shkatërrua nën parullën e antikomunizmit çdo qelizë e shtetit, u larguan profesionistët, u mbush administrata me lopçarë e njerëz të pashkolluar e me spiunë e bashkëpunëtorë të regjimit të kaluar. U shkatërrua prona shtetërore e private. Policia sekrete u kthye në polici politike të Berishës që ndiqte e survejonte kundërshtarët politikë, ekonomia u ndërtua në bazë të konceptit të kioskave e piramidave financiare, u prenë pyje e u shkatërruan uzina e fabrika të tëra. Dhe nuk do të mjaftonin këto, por u manipuluan e u vodhën zgjedhjet e majit 1996. Të gjitha këto u bënë nën bekimin dhe direktivën e Berishës dhe në funksion të pushtetit të tij personal dhe klanit të tij. E gjithë kjo tablo antishtet solli në mënyrë të pashmangshme përplasjen e '97-s. A mund të evitohej kjo përplasje? I vetmi që mund ta bënte këtë ishte shkaktari i kësaj, Berisha. Por ai i shkoi deri në fund rrugës së konfliktit dhe përplasjes civile. Zgjidhja ju dha nga të huajt që të përsëriste votimet e vjedhura në 45 zona, por u refuzua prej tij. Ai në rrugën e tij të marrëzisë e tradhtisë përdori firmat piramidale për të rrëmbyer e vjedhur kursimet e shqiptarëve. Kur shpërtheu revolta popullore ai tha se do ta shtyp me zjarr e hekur duke armatosur militantët partiakë e krahinorë. Urdhëroi ushtrinë e SHIK-un të bombardonin ura e të hidhnin bomba e lëndë helmuese mbi popullsinë civile, ndërseu veriun kundër jugut, por pasi nuk arriti as të shtypte revoltën e të ndizte konfliktin civil veri-jug, si një frikacak pragmatist që është, thirri eunukët e opozitës dhe bëri marrëveshjen famëkeqe të 9 marsit duke ndarë copa të tortës së pushtetit edhe për ata që i quante deri dje gjeneralët e rebelimit të kuq, dhe pasi arriti të shkatërronte çdo qelizë të shtetit, pasi armatosi gjithë popullin e çoroditur si një ‘trim’ dhe ”burrë shteti” e ”atdhetar” që është, u bë gati t’ia mbathte në natën e 13 marsit 1997… Unë nuk e di se kush mund të jetë fajtori tjetër për këtë tragjedi, pasojat e së cilës i ndjejmë edhe sot.

 

Kur mendoni se u ideua dhe u vu në zbatim projekti antishqiptar i 97-s?

Unë e kam thënë edhe disa herë të tjera që skenari i '97-s ka patur si qëllim final të tij copëtimin e Shqipërisë. Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë Berisha në natën e 13 marsit ku po bëhej gati të arratisej tek padronët e tij francezë e serbë. Por duke u nisur edhe nga rrethanat historike dhe synimet e fqinjëve tanë grabitqarë, por edhe konjukturat e fuqive të mëdha për Ballkanin në atëkohë, ky skenar bëhet i prekshëm dhe i besueshëm. Vetë ecuria e ngjarjeve të atij viti tregon për një skenar të tillë. Rënia e shtetit u bë me ndihmën e të gjitha palëve në konflikt se me thënë të drejtën deri më sot, politikanët tanë janë bashkuar gjithmonë në vjedhjet dhe shkatërrimin që i kanë bërë shtetit shqiptar,me qëllim apo pa qëllim, koha do ta tregojë, por tragjedia e '97-s tregoi që kishim një klasë politike antishqiptare që ishin në shërbim të klaneve antishqiptare që synimi i tyre i vetëm ishte pushteti dhe jo interesat e vendit. Vetë përzierja e shërbimeve sekrete të huaja në këtë katrahurë, që nga ato fqinje e deri tek ato amerikane, tregon për një skenar të tillë dhe në krye të vendit duke qenë një marionetë antishqiptare si Berisha apo në krye të opozitës një i tillë si Nano, e bënte të lehtë zbatimin e këtij skenari kobzi për vendin tonë… Arratisja e Berishës natën e 13 marsit ishte guri i fundit i këtij skenari për copëtimin e Shqipërisë dhe mund të them se duke ndaluar arratisjen e tij, kam penguar realizimin e këtij skenari. Po të shohim kronikat e gjithë TV botërore që hapnin lajmet për Shqipërinë, lajmi kryesor ishte: Berisha iku, Shqipëria u copëtua, jugun nga Shkumbini e poshtë e mori nën kontroll Greqia, pjesën tjetër e mori Serbia. Duke zhdukur nga harta e botës Shqipërinë, këto që po them nuk janë lajthitje të miat, por lajmet e TV më të mëdha të botës atë natë marsi. Pas këtyre lajmeve, unë me shokët e mi kemi nxjerrë tanket dhe autoblindat në orën dy të natës në një parakalim force në bulevard dhe para 15 katëshit në tarracën e të cilit ishin të stacionuar gazetarët e huaj, dhe pas kësaj, lajmet kanë ndryshuar ku thuhej se kryeqyteti nuk ka rënë, por kontrollohet nga forcat paramilitare të Berishës.

 

Izet t'i kthehemi dhe njëherë hapjes së dosjes së vitit 97. Përpara vdekjes ish-ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali deklaroi se viti 1997 është një "dosje e zezë" që nuk do të hapet kurrë. Si do ta komentonit deklaratën e tij?

Safet Zhulali ka qenë tipiku i atyre personave injorantë që u ngjit në PD falë lidhjeve që kishte me klanin e SHIK-ut të Gazidedes. Pavarësisht se ai ishte nga Gjirokastra me origjinë, jetonte për një kohë të gjatë në Dibër duke kryer profesionin e mësuesit të matematikës dhe kohën pas punës si mësues e kalonte duke shitur djathë në dyqanin ku punonte gruaja e tij. Pasi u ngrit në mënyrë të rrufeshme e papritur në postin e lartë të Ministrit të Mbrojtjes, ai mori përsipër shkatërrimin e ushtrisë shqiptare, kuptohet me urdhër të Berishës, duke e mbushur atë në postet drejtuese me njerëz të afërt të klanit të Dibrës, kushërinj të paaftë, mediokër e servilë. Ai u bë bashkëpunëtor i Berishës në shumë afera të pista, në kontrabandën e armëve në drejtim të serbëve të Bosnjes dhe vendeve afrikane me konflikte, deri në Afganistan. Në konfliktin e vitit '97, kur erdhi tek vila 4, ka qenë koha pas hapjes së depove në Vlorë e Sarandë, e pyeta kur po priste të takonte Berishën se si është e mundur që të mos mbroheshin depot e armëve. Ai më tha tekstualisht kështu: "Unë kam propozuar që të evakuohen të gjitha armatimet nga depot e ushtrisë në jug, por nuk më ka dëgjuar njeri, sepse kisha të dhëna që do sulmoheshin ato depo…" Kur po ma tregonte këtë detaj të paditur, e ndjeva se ai ishte i frikësuar për veten, gjë që koha e tregoi me arratisjen e tij për në Itali. Ishte i pari nga ata të qeverisë së Berishës që u arratis në atë mars të '97-s. Edhe kur është kthyer, ai nuk ka pranuar të flasë për këto ngjarje, duke u mjaftuar vetëm me fjalën që "dosja e marsit të 97-s është një dosje e zezë që nuk do të hapet kurrë…"

 

Intervistoi Erion Habilaj – DITA

Loja e rrezikshme Veri-Jug e vitit ’97 (Dhe një përpjekje për të përfshirë ushtarakët e Kosovës në luftën civile)

Posted: 12 Jan 2017 01:50 AM PST

Bedri Islami

Këto ditë, në DITA, por edhe në media të tjera, po risillen ngjarje dhe bëma të vitit famëkeq 1997, si preludi i dëshiruar serb për shkatërrimin e Shqipërisë, vendosjen e një vije ndarëse mes veriut dhe jugut, përfshirjen e vendit në një luftë civile, nga e cila nuk do të kishte të fituar, por vështirë që kombi të mund të merrte veten edhe pas dekadash.

Shumë gjëra kanë mbetur të pathëna deri në fund dhe shumë të tjera do të mbeten për shumë kohë enigma të panjohura. Disa janë thënë saktësisht, disa të tjera sipas syrit politik, me të cilin janë vështruar.

Një "dritare" e zezë ka mbetur ende pa u hapur: përfshirja e mërgimtarëve shqiptarë të Kosovës, ish ushtarakë shqiptarë të kohës së shtetit jugosllav, ish punonjës të strukturave të larta të shërbimit sekret serb dhe mitingashë të partisë "pacifiste", LDK-së,  në ngjarjet e vitit 1997.

Janari i vitit 1997 ishte për lëvizjen çlirimtare më i rëndi i përjetuar deri asaj kohe. Në fillimin e këtij muaji shërbimi sekret serb bëri arrestimin e më shumë se 100 militantëve të lëvizjes çlirimtare, sidomos të Lëvizjes Popullore të Kosovës,, të cilët, në një shumicë të madhe ishin edhe pjesë e formacioneve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të premten e fundit të janarit 1997, 31 janar, në një pritë të organizuar saktësisht dhe mizorisht, do të vriten tre nga drejtuesit kryesorë të luftës: Zahir Pajaziti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe drejtues i Shtabit Qendror Operativ, Hakif Zejnullahu, zëvendëskomandant i Zonës Operative të Llapit, që përfshinte dhe Prishtinën dhe Edmond Hoxha, njëri ndër liderët e Lëvizjes Studentore. Pak ditë më parë ishte arrestuar edhe Nait Hasani, në atë lideri politik në Kosovë i UÇK-së.

Arrestimet e tyre ishin vazhdë e një bashkëpunimi, tashmë të provuar, mes shërbimit sekret serb dhe shërbimit informativ kombëtar të shtetit shqiptar, i cili, në këtë kohë, korrik 1996 – mars 1997, po bënte të gjitha përpjekjet që përmes njerëzve të zgjedhur bashkërisht me shërbimin informativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga Rexhep Gjergji dhe Anton Kola, stuhinë që parashikohej të ndodhte në Tiranë nga shembja e firmave piramidale, ta transferonin në Prishtinë. Është edhe koha kur marrëdhëniet mes Berishës dhe Rugovës shkëputen plotësisht, pa asnjë lidhje tjetër, por edhe kur ndërlidhjet mes Berishës dhe Bukoshit forcohen jashtëzakonisht. Bukoshi ëndërronte që përmes Berishës të merrte në duart e tij lëvizjen politike në Kosovë, ndërsa Berisha synonte të zaptonte këtë lëvizje përmes Bukoshit, duke e mënjanuar Rugovën.

Aksionet e UÇK-së ishin në një pikë vlimi dhe, duhet pranuar, elita politike në Tiranë dhe në Prishtinë, i dënoi ato me të njëjtën terminologji si edhe Beogradi. Nganjëherë edhe saktësia në shprehje ishte e njëllojtë, me dallimet e ndryshme në përkthimin nga gjuha serbe.

Marsi i vitit 1997 nuk ishte i papritur për Bukoshin, Isa Mustafën dhe qeverinë e tyre në hije. Përmes Dardania Bank ata kishin qenë pjesë e sistemit të madh mashtrues dhe, duke e parë se loja po dilte jashtë kontrollit, morën masat për mbylljen e saj, por pasi kishin dorrovitur mirë trupën politike në qeverisjen e Shqipërisë.

Shpërthimi i revoltës në jugun e vendit u pasqyrua në shtypin pacifist të Kosovës si një lëvizje me frymëzim grek, e stimuluar nga një elitë politike komuniste shqiptare, e cila, aq sa ishte progreke , aq ishte edhe antikosovare. Ngjarjet e marsit nga drejtuesit e qeverisë Bukoshi u shpallën rrezik kombëtar dhe për këtë u bë thirrje, herë herë e hapur, për të qenë pranë qeverisë dhe presidentit Berisha, dhe, si mund të kishte ndodhur vetëm nën nazismin, të rrëmbenin armët dhe të luftonin për vatanin. Simbioza e Divizionit famëkeq Skënderbeg ishte e mundshme të ngjallej.

Edhe në jugun e Shqipërisë, emisarë të ndryshëm politikë përhapën parullën se nga Kosova po vijnë njerëzit e Berishës dhe këtyre u duhet vënë pushka, sepse po vijnë për të bërë pushke pro regjimit. Një shok i lëvizjes çlirimtare që arriti të futej në jugun e Shqipërisë si korrespondent i angazhuar nga "Der Spiegel" e kishte shumë të vështirë të ruante kokën e tij, pasi shumë vetë e kujtonin se ishte njëri ndër agjentët kosovarë të dërguar nga Berisha.

Në fakt, në këtë kohë, mars 1997 dhe pak javë më pas, grupi i mbledhur rreth Bukoshit bëri disa takime urgjente me ish ushtarakë të lartë shqiptarë që kishin qenë nën shërbimin e shtetit jugosllav dhe disa prej tyre edhe u nisën në Shqipëri. Njëkohësisht edhe ndihma financiare, pikërisht në këtë kohë, përmes korrierëve specialë, u nis drejt Shërbimit Informativ Shqiptar, për të mbështetur kolonat e mobilizuar me civilë nga veriu i Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj loje ishte thelbësisht i qartë: përmes një ndeshje veri jug, aq më tepër Kosovë – Jugu i Shqipërisë, do të kishte një ndarje fatale mes pjesëve të kombit dhe lufta çlirimtare që po vinte jashtëzakonisht shpejt do të kishte goditjen më të pashembullt.

Militantët e mobilizuar nga qeveria Bukoshi, kur arritën në Shqipëri, e panë se nuk ishte fjala për të "shtypur" një grusht rebelësh, të cilët do të ishin pakicë e revoltës që kishte nisur. Masiviteti i ndjeshëm, i cili nuk ishte thjeshtë një fenomen jugor, por po shtrihej në tërë vendin, i trembi dhe bëri që vetëm pak vetë prej tyre të përfshiheshin në "rradhët" e falangistëve të trupës presidenciale Berisha. Disa prej këtyre, më pas, në vitin 2005, me riardhjen në pushtet të Berishës u bënë pjesë e strukturave qeveritare dhe diplomatike, si shpërblim për " besnikërinë" që kishin dëshmuar.

Loja me "dy porta" e Berishës në ngjarjet e vitit 1997, sidomos këmbëngulja e tij dhe e Bukoshit, për të përfshirë edhe shqiptarë të uniformuar  në përleshjet që kishin menduar si hap i parë drejt luftës civile, ishte nga më të rrezikshmet, më të rëndat dhe me pasojat më të ndjeshme në forcimin e ndjenjës së kombit.

Ushtarakët që erdhën si "kamikazë" në ngjarjet e vitit 1997, të gatshëm t'i jepnin dërmën popullsisë shqiptare të jugut, ku trumbetonin se po luftonin forcat progreke në Shqipëri, kur erdhi koha e provës së tyre, për të luftuar në Kosovë, u strukën në Tiranë, nën hijen e qeverisë socialiste, e cila, duke qëndruar indiferente ndaj tyre lejuan që mes Shqipërisë të formohej një korpus i armatosur rëndë, i cili as nuk luftoi dhe as nuk e kishte ndër mend të luftonte për Kosovën. Ata ishin të gatshëm të luftonin kundër jugut të vendit, por jo kundër forcave serbe që vinin nga veriu.

Vetëm në qershorin e vitit 1999 qeveria socialiste u zgjua nga gjumi dhe kur këto forca, thellësisht të armatosura, morën rrugën drejt Kosovës, ku ishte e mundur të niste një luftë tjetër brenda shqiptare, u kujtua dhe ndërmori çarmatosjen e tyre, një akt i vonuar, por tejet i çmuar.

Viti 1997 nuk ka prekur vetëm shtetin shqiptar. Presidenca e kohës kërkoi që të bëhej pjesë e një skenari të frikshëm edhe pjesa shqiptare e Kosovës, çka, për fat të mirë, ngeli vetëm ëndërr, por që, edhe ashtu, do të kishte pasojat e saj të rrezikshme.

Ngricat dhe dëbora, ja situata sipas qarqeve

Posted: 12 Jan 2017 01:48 AM PST

Në të gjithë vendin reshjet e dëborës dhe temperaturat nen zeros kanë shkaktuar vështirësi sidomos në qarkullimin e automjeteve.

Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara, kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale, të cilat janë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën me te madhe te tyre.

Mbeten disa akse rurale ende të bllokuara, ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë ka pasur vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore.

Situata në akset rrugore në të gjithë vendin paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë por në segmente të caktuara duhet të bëhet kujdes si pasojë e ngricave. Po punohet me 4 mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Policia Rrugore po monitoron qarkullimin e automjeteve.

Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë, Bajram Curri-Valbonë dhe Fushë Dukagjin-Qafë Shllak qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë ndërsa në aksin rrugor Ura e Zapodit- Shishtavec përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma ushqimore në Bashkinë Tropojë gjatë ditës.

QARKU DIBËR

Aksi rrugor Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e tij.

Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 2 fadroma për mbajtjen të hapur këtë aks rrugor. Të qarkullueshme me zinxhirë janë akset rrugore Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë dhe Peshkopi-Kala e Dodës ndërsa e bllokuar është rruga Burrel-Selishtë. Për hapjen e saj po punohet me 1 fadromë. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në fshatin Tërnovë e Vogël, Njësia Administrative Zerqan Bashkia Bulqizë

QARKU SHKODËR

Akset rrugore Shkodër-Qafë Thore-Theth, Shkodër- Bregu Lumit, Bardhet-Iballë dhe Bogë-Qafë Thore janë të bllokuara. Po punohet për hapjen e tyre por ka vështirësi për shkak të ngricave. Akset rrugore Qaf Mali-Fierzë, Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës janë të qarkullueshme me zinxhirë. Gjatë ditës së sotme një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në Njësinë Administrative Bregu i Lumit.

QARKU LEZHË

Aksi rrugor Kurbnesh-Lurë është i qarkullueshëm me zinxhirë. Akset rrugore Bulshar-Nënshejt-Lajthizë dhe Reps-Gurth-Spaç janë të bllokuara.

QARKU TIRANË

Si rezultat i reshjeve të borës gjatë natë ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore si autostradën Tiranë-Durrës, autostradën Durrës-Kavajë dhe aksin rrugor Tiranë-Dajt.

Policia Rrugore ka monitoruar situatën dhe në disa zona ka bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Forcat dhe mjetet e bashkisë Tiranë kanë punuar me pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e skorjeve në zonat problematike.

QARKU ELBASAN

Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë. Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa probleme.

QARKU KORÇË

Akset rrugore Ersekë-Leskovik-Çarshovë Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të qarkullueshme me zinxhirë. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të hapur të gjitha akset rrugore.

QARKU VLORË

Në Qafën e Muzinës qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë ndërsa firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete për çdo situatë.

Në Qafën e Llogarasë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë por në pjesë të veçanta do kujdes nga drejtuesit e automjeteve sepse ka prezencë ngricash. Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në këto segmente rrugore.

QARKU GJIROKASTËR

Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë me përjashtim të aksit rrugor Përmet-Çarshovë. Akset rrugore që të çojnë në zonat rurale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.

QARKU BERAT

Aksi rrugor Potom-Skrapar i kalueshëm me zinxhirë Ne qarqet e tjera nuk raportohet per probleme.

Çfarë ishin stratiotët?

Posted: 12 Jan 2017 01:42 AM PST

I nderuar lexues!

Stratiotët ishin fshatarë të cilëve në Perandorinë Bizantine u jepej një ngastër toke dhe për të liroheshin nga detyrimet fiskale, me kusht që në rast lufte të shërbenin në ushtrinë ose flotën bizantine. Stratiotët shërbenin zakonisht në themat e origjinës. Stratiotët shqiptarë shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane, në ushtrinë e perandorisë gjermane, në Francë etj. Këta stratiotë shërbenin kundrejt rrogës me kuajt, armët dhe veshjet e tyre kombëtare karakteristike. Rekrutimi i tyre zgjati deri në fillim të shek.XIX. Kalorësia e stratiotëve shqiptarë ishte e lehtë, e lëvizshme, me përvojën e fituar në luftën kundër osmanëve në vendin e vet. Stratiotët shqiptarë përbënin një armë shumë të shkathët e me efekt, e cila solli një ndryshim në artin luftarak të kohës.

Eca nëpër lule, edhe Ty të gjeta

Posted: 12 Jan 2017 01:38 AM PST

1. Uji dhe zjarri

O vashë e bukur,
margaritari,
ti je si lumi,
unë jam si zjarri.

Lumi me zjarrin,
u dashuruan,
Ti-lumi i vetëm,
që zjarrin shuan.

Se po të ishim,
të dy si zjarr,
puna do ishte,
pak me zarar.

Puna do ishte,
pak me zarar,
se zjarri-jo,
s’shuhet me zjarr.

Ti je si lulja,
unë jam si bleta,
për njëri-tjetrin,
na bëri jeta.

Për njëri-tjetrin,
lindën së pari,
lulja dhe bleta,
uji dhe zjarri…

2. Sekreti i bukurisë

Zoti të bëri për vete,
të hodhi në sy dy dete,
dhe në gushë e kraharorë,
nja dy male me dëborë.

Në Botë mos ishe Tinë,
s’do ta njihnim bukurinë,
s’di si do ta mbyllnim synë,
pa mësuar historinë.

Historinë e Bukurisë,
qëndisur prej Perëndisë,
në flori e jo në letër,
bëri Ty e s’bëri tjetër.

Se dhe Zoti që është Zot,
si Ti tjetër nuk bën dot,
se tek ty u sos magjia,
mori vulën bukuria.

3. Eca nëpër lule

Eca-mike-eca,
gjurmëve të tua,
erdha-mike-erdha,
erdha gjer në krua.

Po ti kishe ikur,
o moj bukuri,
ndaj putha burimin,
ku kishe pirë Ti.

Mërzia më kapi,
më kapi-të shkretin,
thashë mos kishe lënë,
në ujë portretin.

Po uji kish rrjedhur,
uji s’rri në vend,
dhe kish marrë me vete,
dhe portretin tënd.

Sa u silloisa,
në ato pezule,
në gjurmët e tua,
kishin çelur lule.

Kishin çelur lule,
me lastar e fleta,
eca nëpër lule,
edhe Ty të gjeta.

Shënim i autorit: Ndalohet kategorikisht muzikimi i këtyre vargjeve pa lejen me shkrim të autorit

Arben Duka

VIDEO: Grusht në parlamentin turk

Posted: 12 Jan 2017 01:38 AM PST

 

Parlamenti turk është kthyer në "ring" përleshjesh mes deputetëve orët e para të mëngjesit të së enjtes, teksa po diskutoheshin dhe votoheshin ndryshimet kushtetuese që i japin më shumë pushtet Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila ndodhet në pushtet që prej vitit 2002, dhe deputetët e Partisë Republikane Popullore (CHP), gjuajtën me grushte njëri-tjetrin, teksa në ajër "fluturuan" edhe karrige, vazo lulesh etj.

Agjencia e lajmeve "DHA" thotë se disa deputetë janë plagosur në përleshje.

Deputetët e CHP-së kundërshtuan kolegët e tyre të AKP-së, të cilët hidhnin votat e tyre pa hyrë në kabinat e votimit, megjithëse votimi duhej të ishte sekret.

Pavarësisht dy "seancave" të përplasjes me grushte mes deputetëve brenda pak orësh, Parlamenti turk aprovoi nenet 3,4 dhe 5 të paketës së amendamenteve kushtetuese. "Hurriyet" thotë se tre nenet u kaluan me 341 dhe 343 vota.

Erdoganit i duhet mbështetja e të paktën 330 deputetëve nga 550 që ka Parlamenti turk për ta çuar vendin në referendum, i cili pritet të mbahet në pranverë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka 316 deputetë, por Turqia pritet të shkojë në referendum pasi partia në pushtet gëzon edhe mbështetjen e nacionalistëve me 39 deputetë.

Një tjetër viktimë nga i ftohti, ndërron jetë 61-vjeçari në Sarandë

Posted: 12 Jan 2017 01:30 AM PST

 

Një tjetër viktimë është shënuar nga temperaturat e ulëta. Një 61-vjeçar nga qyteti i Sarandës ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit.

Policia bën të ditur se Zh.T është gjetur i pajetë rreth orës 09.02 në hyrje të shtëpisë së tij private.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Përse nuk i denoncon Nishani grupet kriminale?

Posted: 12 Jan 2017 01:25 AM PST

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Gjithë kohën na kanë munduar këto “grupet kriminale” të votave e sidomos ata që humbin e kanë më keq. Analiza e “hollë” që presidenti-ministër i bëri “fatit” të zgjedhjeve të ardhshme qe shumë dimensionale duke përfshirë edhe dimensionet shtesë të “fijes” në teorinë kuantike. Meqë këtë punën e fijeve e di mirë ish-ministri i Brendshëm them se duhet të ketë (siç e konfirmoi vetë) një listë të gjatë të këtyre grupeve që do t'i pengojnë qëndrimin në “fron” zotërisë së tij e të atij që e “polli”. Interesant është fakti që kur fitohen zgjedhjet këto fshihen si me magji dhe kur humben po si me magji “mbulojnë” Shqipërinë. Megjithatë një sugjerim do të merrja “guximin” t'ia drejtoja Nishanit. Meqë ka listat e këtyre grupeve, përse nuk ja adreson Interpolit pasi tek “drejtësia” e vet nuk ka më “besim”? Nuk është e vështirë të kuptosh se ç'pret ai nga 2017 e prandaj fillon qysh tani këtë justifikim si parapritë për “suksesin” e ardhshëm elektoral. Më vjen keq që kjo tokë që nxjerr edhe burra të prishë “dorën” duke sajuar liliputë të tillë që të turpërojnë edhe kur flasin e jo më kur veprojnë. Është e pashpjegueshme se ç'i detyron për të diskredituar veten pa qenë shumë e nevojshme. Fundja fjalët mund të renditen bukur edhe pa qenë të vërteta. As kaq nuk e marrin mundimin të bëjnë, të paktën kur i drejtohen “popullit”. Është ose një nënvlerësim themelor që i bëhet “auditorit” ose një miopi e pafalshme edhe për një mediokër. Nuk e dimë se çfarë kërkojnë prej nesh. Të mbyllim sytë e të ndjekim verbazi rrugën e tyre pa krye e pa bisht? Kur do ta kuptojnë defektin e rëndë të shkëputjes nga realiteti e të flasin me gjuhën e atij që i drejtohen e që shpresojnë të dëgjohen? Nuk e di. Askush nuk e di se për ku janë drejtuar. Zoti ua sjelltë mendjen! Profeti

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more