Skip to main content

Mesazhi.com: “Lexim i mrekullueshëm nga Kur’ani Fisnik” plus 9 more

Mesazhi.com: “Lexim i mrekullueshëm nga Kur’ani Fisnik” plus 9 more


Lexim i mrekullueshëm nga Kur’ani Fisnik

Posted: 07 Jan 2017 01:05 PM PST

Studentët e Universitetit të Sarajevës do të kenë kohë të lirë për xhuma dhe rite tjera fetare

Posted: 07 Jan 2017 11:50 AM PST

Senati i Universitetit të Sarajevës në mbledhjen e sotme ka miratuar iniciativën e Parlamentit studentor (PSUS) për mosmbajtjen e ligjëratave dhe afateve të provimeve në fakultetet e Universitetit të Sarajevës të premteve për shkak të faljes së namazit të xhumasë. Me rastin e planifikimit të vitit akademik do të merren parasysh edhe terminet e lutjeve qendrore javore të pjesëtarëve të besimit katolik dhe ortodoks, si dhe të komuniteteve tjera fetare.

Senati i Univerzitetit të Sarajevës me iniciativën e Parlamentit studentor, unanimisht ka nxjerrë përfundimin lidhur me respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve fetare.

Me këtë përfundim i rekomandohet njësive organizative të Universitetit të Sarajevës, që gjatë përgatitjes së kalendarit akademik, dhe dokumenteve tjera që rregullojnë planin dhe programin, aktivitetet, zhvillimin e ligjëratave dhe provimeve, e duke respektuar të drejtën e studentëve dhe stafit mësimdhënës të besimit islam që studiojnë, punojnë dhe veprojnë pranë Universitetit të Sarajevës, si dhe të ngjarjeve tjera publike që përfshijnë grupe të gjera të studentëve, e që paraqesin pjesë fakultative apo obligative të punës akademike, trajnimit dhe arsimimit, të kenë kujdes të mos i caktojnë obligimet akademike të premteve dhe atë: prej orës 11:45 deri 13:00 në periudhën kohore të llogaritjes dimërore të kohës, përkatësisht prej orës 12:45 deri 14:00 në periudhën kohore të llogaritjes verore të kohës./Mesazhi.com/

The post Studentët e Universitetit të Sarajevës do të kenë kohë të lirë për xhuma dhe rite tjera fetare appeared first on Mesazhi.com.

Berisha largohet nga Anzhi, kjo është skuadra e re

Posted: 07 Jan 2017 11:36 AM PST

Bernard Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka falënderuar ish bashkëlojtarët e tij për mbështetjen e dhënë.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës këtë afat kalimtar ka lënë Anzhin për t'iu bashkuar Terekut, ku për bashkëlojtarë do të ketë Bekim Balajn dhe Odise Roshin.

"Faleminderit të gjithëve për mbështetje. Ju dëshiroj sukses dhe më të mirat për skuadrën dhe tifozët", ka shkruar Berisha

The post Berisha largohet nga Anzhi, kjo është skuadra e re appeared first on Mesazhi.com.

MASHT-i shtyn fillimin e Gjysmëvjetorit të Dytë

Posted: 07 Jan 2017 11:33 AM PST

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyrjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017.

Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria e Arsimit në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.

The post MASHT-i shtyn fillimin e Gjysmëvjetorit të Dytë appeared first on Mesazhi.com.

Rama: Hap historik, të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie

Posted: 07 Jan 2017 08:21 AM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në profilin e tij në Facebook ka reaguar pas nënshkrimimit të një deklarate të përbashkët nga ana e partive shqiptare në Maqedoni.

Ai këtë e quan si hap historik dhe thotë se të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s'negociohen per karrige qeverie", shkruan Edi Rama.

The post Rama: Hap historik, të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie appeared first on Mesazhi.com.

“Hacker-at i urdhëroi Putini”

Posted: 07 Jan 2017 07:34 AM PST

Raporti i agjensive amerikane të inteligjencës del në përfundimin se urdhrin për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara e dha Vladimir Putini.

Raporti i paklasifikuar u bë publik disa orë pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump u informua mbi përfundimet e krerëve të shërbimit sekret. Aty theksohet se agjentët rusë të zbulimit kanë kryer sulme kibernetike kundër objektivave të lidhura me zgjedhjet e vitit 2016 e që përfshijnë të dyja partitë politike.

"Sipas vlerësimit tonë, Putini dhe qeveria e Rusisë kishin një preferencë të qartë për Presidentin e zgjedhur, Trump”, thuhet në dokumentin 25-faqësh. Qëllimi i Moskës ishte të minohej besimi publik tek procesi demokratik amerikan e të denigrohej kundërshtarja demokrate e Trumpit, Hillary Clinton në mënyrë të tillë që të dëmtoheshin shanset e saj për marrjen e Presidencës.

Pas ditës së zgjedhjeve besohet se zbulimi rus filloi të bëjë objekt të sulmeve kibernetike punonjës të qeverisë amerikane dhe individë të lidhur me institucionet studimore dhe organizatat joqeveritare në fushën e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme. Ato që u bënë të njohura përmes WikiLeaks nuk përmbanin falsifikime të dukshme.

Komuniteti i inteligjencës, nga sa pohohet aty, ndan bindjen se ishte shërbimi i zbulimit rus të ushtrisë, GRU ai që ia dha WikiLeaks-it materialet e marra nga Komiteti Kombëtar Demokrat dhe zyrtarët e lartë të kësaj partie.

Donald Trump reagoi pas njohjes me raportin, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve nuk u prek nga kjo situatë, ndërsa e akuzoi përmes Twitter-it Komitetin Kombëtar Demokrat për neglizhencë të pafalshme sepse e lejoi, sipas tij, hakerimin që të ndodhte.

Në vazhdën e publikimit të raportit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi se makinat e votimit dhe të tjerë elementë kyçë të mbledhjes së të dhënave zgjedhore do të klasifikohen si "infrastrukturë kritike" e do t'u jepet mbrojtje shtesë nga sulmet në internet.

The post "Hacker-at i urdhëroi Putini" appeared first on Mesazhi.com.

Briania mbështet Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Posted: 07 Jan 2017 06:28 AM PST

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA nga burime të afërta me Zyrën e Presidentit të Turqisë, në bisedën mes Erdoğan dhe May është biseduar rreth sulmeve të fundit terroriste në Turqi si dhe rreth çështjes së Qipros.

May i shprehu ngushëllime Erdoğanit dhe mbarë kombit turk për viktimat e pafajshme të sulmit të fundit terrorist në Stamboll dhe Izmir, dhe tha se Britania do të jetë gjithmonë me Turqinë, në luftën kundër terrorizmit.

Ka pasur bisedime edhe rreth çështjes së Qipros, dhe është theksuar se ekziston dëshirë e përbashkët që bisedimet rreth Qipros, të cilat do të rifillojnë në Gjenevë të rezultojnë me zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.

The post Briania mbështet Turqinë në luftën kundër terrorizmit appeared first on Mesazhi.com.

Plakolli vazhdon grevën këmbëzbathur edhe kur temperaturat janë -12 gradë (Video)

Posted: 07 Jan 2017 05:54 AM PST

Regjisori Sokol Plakolli ka vazhduar grevën e tij para Teatrit Kombëtar.

 Greva që kishte filluar "Artistët këmbë zbathur, me sy të lidhur e gojë të mbyllur" vazhdoi edhe sot përkundër temperaturave të ulëta dhe të ftohtit që po mbretëron në Kosovë.

Plakolli që ka hyrë në grevë i vetëm dhe edhe sot ka protestuar me këmbët zbathur.

Greva e Plakollit ka filluar në shenjë pakënaqësie ndaj menaxhmentit të Teatrit Kombëtar dhe sipas tij nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e kërkesave të tij.

Njëra nga kërkesat është shkarkimi i këshillit Teatrit Kombëtar që ai e ka quajtur të korruptuar dhe jo legjitim.

The post Plakolli vazhdon grevën këmbëzbathur edhe kur temperaturat janë -12 gradë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Tahirsylaj: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe të mbyllen shkollat një javë në Kosovë

Posted: 07 Jan 2017 05:35 AM PST

Temperaturat nuk ishin më të ulëta dhe nuk ra më shumë borë se në zonat tjera, por vetëm Komuna e Prishtinës të premten ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orë. Sylë Tahirsylaj– ish drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës po konsideron se gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë duhet të shpallet që nga e hëna.

"Komunat e kanë për detyrë të pastrojnë rrugët dhe trotuaret, dhe vendimet nuk duhet të merren për gjendje të jashtëzakonshme për këtë sasi të borës që ka rënë, por për shkak të ftohtit", ka thënë Tahirsyla për lajmi.net.

Ai i ka sugjeruar organet shtetërore që javën e ardhshme ta shpallin nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë Kosovën. Kjo sipas tij, duhet të bëhet për shkak të fëmijëve të cilët nuk mund t'u përballojnë temperaturave deri në -20 gard celsius të cilat pritët të mbizotërojnë javën tjetër.

"Të hënën temperaturat do të jenë rreth -18, ndërsa me datë 11, e 12 janar do të jenë deri në -20 gradë. Temperaturat do të jenë të ulëta edhe gjatë gjithë javës tjetër, ndonëse nuk do të ketë të reshura të mëdha të borës. Meqë ato do të jenë të ulëta deri në -20 gradë, duhet të shpallët gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë Kosovën nga e hëna, dhe të mbyllen qendrat edukativo arsimore. Nuk guxojmë të rrezikojmë që ti lëmë fëmijët të dalin në ato temperatura. Pos që e kanë vështirë ta përballojnë të ftohtin, ata i ekspozohen rreziqeve të shumta në rrugë. Rrugët do të jenë të akullta, ngase krupa nuk do të prodhojë efekt në ato temperatura. Pra kripa reagon deri në -12 gradë, jo më shumë", tha profesori universitar i Fizikës dhe Agrometeorologji .

Tahirsylaj mendon që, pushimi i nxënësve i cili fillon para vitit të ri nuk është i studiuar mirë në aspektin klimatologjik.

"Këta në Kosovë e kanë marrë modelin e perëndimit për planifikimin e vitit shkollorë, nuk ka asgjë të keqe. Por, temperaturat më të ulëta çdo herë janë në janar, dhe më herët pushimi është planifikuar prej datës 15 janar. Pushimi vjetor, siç po bëhet para vitit të ri, nuk është i studiuar mirë në aspektin klimatologjik", thotë ai.

Ndryshe, të premten Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në territorin e saj për 48 orë. "Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t'i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës", thuhet në vendimin e Komunës.

The post Tahirsylaj: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe të mbyllen shkollat një javë në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Ja pse nuk duhet t’i tërhiqni asnjëherë fëmijet nga krahët!

Posted: 07 Jan 2017 04:39 AM PST

Te luash me nje femije duke e terhequr apo ngritur ate nga krahet mund te duket si loje e thjeshte, por ne te vertete nje gje e tille mbart ne vete nje rrezik te madh.

Deri ne moshen parashkollore, femijet mes moshes 1 dhe 4 vjec kane ligamente te dobeta dhe eshtera te pazhvilluar mjaftueshem. Kur i kapim femijet nga krahet, ka shume rrezik qe te shkaktohet sindroma e “kyceve te terhequra”.

Demtimet shkaktohen kryesisht nese i rrotullojme nga krahet, i levizim pa kujdes kur jane ne shtrat ose ne gjume, gjate rrezimit, apo kur i terheqim nga duart. Ndonese raportet mjekesore flasin per deme afatshkurtera, demtimet mund te jene edhe te perhershme, ne rastin me esktrem paralize.

Pervec se duhet te kene kujdes prinderit qe te mos i kapin femijet nga krahet, ndonje aksident i ngjashem duhet te referohet menjehere per te pediatri, i cili mund te kerkoj edhe radiografi. /MESAZHI/

The post Ja pse nuk duhet t’i tërhiqni asnjëherë fëmijet nga krahët! appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more