Skip to main content

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Ferizaj demanton lajmin spektakolar mediatik dhe partiak të PDK-së” plus 9 more Ferizaj Press

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Ferizaj demanton lajmin spektakolar mediatik dhe partiak të PDK-së” plus 9 more Ferizaj Press


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Ferizaj demanton lajmin spektakolar mediatik dhe partiak të PDK-së

Posted: 26 Jan 2017 09:47 AM PST

Lajmet mediatike spektakolare se PDK-së në Ferizaj i bashkohen më shumë se gjysma e LVV-së Ferizaj nuk po i beson askush, madje as vet ata të PDK-së të cilët e përgatitën dhe nxjerrën në media gënjeshtrën e radhës dhe tendencën tradicionale për të manipuluar me qytetarët.

Lajme të këtilla janë sa për vetëkënaqje dhe arsyetim të "të vegjëlve" para bossit të tyre se gjoja ne po punojmë dhe po e rrisim partinë.
Arsyet e largimit nga LVV të disa individëve nuk kanë të bëjnë asgjë me parimin. Lëvizjet parimore politike e kanë vetëm një kahje, nga të tjerat në LVV. Të gjitha lëvizjet e tjera janë për interesa të ngushta personale ose klanore.
Sa për të informuar drejt qytetarët dhe demantuar PDK-në, ata që sot u larguan nga LVV janë "person" e jo "persona" inaktiv për më shumë se një vit dhe pa asnjë pozitë në struktura të LVV-së, madje as në pika, e lere më në strukturë qendrore.
PDK- ja duke parë një rënie të vazhdueshme pingule të saj në të gjithë Kosovën, madje edhe në bastionet e saj siç janë Drenasi dhe Skenderaj, i ka mbetur edhe një përpjekje e fundit e dëshpëruar e mbijetesës duke u kthyer e mbledhur "QERSHIAT" që nuk i duheshin më herët dhe me këto qershia mendon të bënë spektakle zgjerimi.
Ne e dimë, edhe ju (PDK) e dini se këto janë klithmat e juaja të fundit, të një regjimi shtet shkatërrues, siç ju quanin më herët ata që iknin nga ju, e që tani po ju bashkohen.
Për të „mirëpritur" gjysmën e LVV-së Qendra në Ferizaj, ashtu siç ju pretendoni se keni bërë, duhet siguruar një hapësirë e madhe, sepse gjysma e LVV-së në Ferizaj nënkupton jo më pak se 4 000 persona, sepse LVV!- Qendra Ferizaj ka shënuar dhe po shënon rritjen më të madhe që nga formimi i saj, thuhet në komunikatën lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Ferizaj.

Privatësia – nga një e Drejtë në Traditë

Posted: 26 Jan 2017 09:41 AM PST

Jeton ARIFI

Shënimi i 28 Janarit – Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë në Kosovë

Të dhënat personale të qytetarëve përpunohen në bazë ditore, në punë, në marrëdhëniet e tyre me autoritetet publike, në fushën e shëndetësisë, kur  ata blejnë mallra apo shërbime, udhëtojnë apo bëjnë kërkime në internet.

Qytetarët, në përgjithësi, nuk janë të informuar sa duhet rreth rreziqeve të lidhura me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale, si dhe rreth të drejtave të tyre në këtë aspekt. Sidoqoftë, ata, çdo ditë e më shumë po vetëdijesohen se çka duhen bërë nëse konsiderojnë që të drejtat e tyre janë shkelur, apo për rolin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në vendin tonë, autoriteti, i cili merret drejtpërdrejt me mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për privatësi, është relativisht i ri, krahasuar me shtetet tjera. Megjithëkëtë, nga perceptimi i paanshëm i njerëzve që adresojnë shqetësimet e tyre te ky autoritet po cilësohet si mjaft produktiv.

Le ti kthehemi temës për të cilën mora shkas të shkruaj këtë artikull, ditës kur pothuajse e tërë bota mobilizohet që, në një formë apo tjetër, porosinë për respektim të privatësisë së individit ta shtrijë në masë të gjerë, duke prekur çdo shtresë, çdo moshë e kategori të qytetarëve.

Për ata, të cilët janë më pak të informuar rreth historikut të shënimit të 28 Janarit, si ditë e veçantë, vlen të theksohet se në vitin 2006, Këshilli i Evropës vendosi që çdo vit, më 28 janar, të shënohet Dita për Mbrojtjen e të Dhënave, datën e hapjes për nënshkrim të Konventës për Mbrojtjen e të Dhënave të Këshillit të Evropës, të njohur si 'Konventa 108'. Sot, Dita për Mbrojtjen e të Dhënave shënohet globalisht dhe jashtë Evropës, njihet si Dita e Privatësisë.

Dita e njëzetetetë e çdo janari shënohet në SHBA, Kanada dhe mbi 47 vende të Evropës.

Në këtë datë, qeveritë, parlamentet, autoritetet shtetërore të mandatuara për mbrojtjen e të dhënave personale dhe organizmat tjerë, organizojnë aktivitete për ngritjen e vetëdijes rreth të drejtave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë. Në saje të këtyre organizimeve, zakonisht lancohen fushata informuese e ndërgjegjësuese që i adresohen publikut të përgjithshëm, projekteve edukative për mësimdhënësit e nxënësit, mbahen tryeza e konferenca me tema të ndërlidhura me privatësinë.

Qëllimi i shënimit të kësaj date është ngritja e vetëdijes dhe promovimi i privatësisë e praktikave më të mira të mbrojtjes së të dhënave.

Në Republikën e Kosovës, kjo ditë ka filluar të shënohet pesë vite më parë, respektivisht që nga themelimi i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila është autoriteti i vetëm në vend që mbikëqyrë përpunimin e të dhënave personale nga sektori publik dhe privat, në saje të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Këtë vit, përvjetori i privatësisë, e gjen Agjencinë në një stad zhvillimi të krahasueshëm me autoritetet tjera homologe të rajonit, pavarësisht që ka përvojën më të shkurtë ndër to në këtë fushë.

Dita Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave synon ngritjen e vetëdijes gjithandej se çfarë të dhënash grumbullohen rreth qytetarëve, si dhe pse shfrytëzohen ato.

Pavarësisht që në vendin tonë kjo ditë shënohet vetëm nga autoriteti i mandatuar me ligj për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën në privatësi përmes mbrojtjes së të dhënave personale, përdorimi i madh i teknologjisë informative dhe mënyra e jetesës e lehtësuar dukshëm nga teknologjia, e bën të cenueshëm këtë dimension të rëndësishëm të secilit prej nesh. Ana tjetër e medaljes në përparësitë që na jep teknologjia përmes rrjetit janë pikërisht shqetësimet tona rreth qasjes së të tjerëve në të dhënat tona personale, që jo rrallë arrihet pa pëlqimin tonë. Në fakt, nuk është gjithmonë rrjeti ndërkombëtar (Internet) fajtori i rrjedhjes së padëshiruar të të dhënave që na përkasin neve. Në të shumtën e rasteve, jemi ne, ata që mundësojmë qasjen e paautorizuar të syve kureshtarë në këto të dhëna, duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur aplikimit të masave të sigurisë gjatë përdorimit të pajisjeve të teknologjisë informative.

Rezultatet e hulumtimeve të zhvilluara me qytetarë të kategorisë, gjinisë e moshës së ndryshme, kanë imponuar që Agjencia, në planin e punës së çdo viti, t'i kushtojë vëmendje të veçantë informimit dhe vetëdijesimit të publikut të gjerë, e sidomos moshës së adoleshencës, mbi rreziqet të cilave u ekspozohen ata duke shfrytëzuar teknologjinë e avancuar për të qëndruar në trend me botën përmes rrjeteve sociale dhe jo vetëm. Fushata të njëpasnjëshme janë lancuar nëpër dhjetëra shkolla të komunave të ndryshme të Kosovës për të ngritur nivelin e vetëdijes rreth gjurmëve të pashlyeshme që ata lënë çdo ditë në Internet rreth vetes së tyre, të cilat, në një të ardhme, mund t'u hakmerren.

Edhe shënimi i këtij 28 Janari po karakterizohet me një lloj fushate të zhvilluar në fokus grup përmes ligjëratave, respektivisht para nxënësve të klasave 6 deri 12 të të gjitha shkollave të Komunës së Prishtinës. Për ta lehtësuar përcjelljen e porosisë tek ata që

privatësia ka rëndësi dhe mbrojtja e të dhënave personale fillon prej tyre, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka publikuar një udhëzues të posaçëm, të dedikuar për mësimdhënësit e lëndës së informatikës, mbi çështjet e mbrojtjes së të dhënave për adoleshentët. Përmbajtja e këtij udhëzuesi do ti shpaloset nxënësve përmes ligjëratës së planifikuar për datën 26 dhe 27 janar. Ky aktivitet synon, jo vetëm shënimin e ditës së mbrojtjes së të dhënave, por edhe krijimin e një tradite në vendin tonë, që përmes shënimit të kësaj date, të paktën një ditë në vit të flitet rreth rëndësisë së privatësisë.

Nuk ka dyshim se këtë vit, Dita për Mbrojtjen e të Dhënave shërben si rikujtim për institucionet publike dhe organizatat private rreth rëndësisë së përpunimit të drejtë të të dhënave personale të qytetarëve.

Për të qenë në përputhje me ligjin dhe për të shmangur penalizimin, ndërmarrjet në sektorin privat duhen të sigurohen që kanë zbatuar një infrastrukturë efektive të menaxhimit të të dhënave.

Për sa i përket çështjes nëse të dhënat ruhen në hapësirat e punës apo te një ofrues i hapësirës së ruajtjes në 'cloud', qoftë privat të jashtëm apo publik, organizatat duhen të vlerësojnë dhe të sigurojnë nëpunësit dhe klientët që të dhënat grumbullohen, përpunohen, qasen, shpërndahen, ruhen, transferohen dhe sigurohen në pajtim me ligjin, si dhe që të dhënat

shfrytëzohen në mënyrë të ligjshme dhe legjitime.

Midis Privatësisë dhe të Dhënave Personale

Nëse bëhet krahasimi i përkufizimit të të dy termave (privatësi dhe e dhënë personale), shihet se kuptimi i termit 'privatësi' lidhet më shumë me të drejtën për të pasur të garantuar hapësirën (gjeografike, ajrore dhe mendore) të individit, por që ngërthen në vete, gjithashtu, aspektin e të dhënave personale, si pjesë përbërëse, por jo vetëm, e privatësisë së individit. Ndërkaq e dhënë personale konsiderohet çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm.

Si konkluzion, privatësia, si tërësi e të drejtave të individit për të pasur lirinë që të mos jetë i shqetësuar, ndikuar, përgjuar, mbikëqyrur në mënyrë të fshehtë etj., duhet parë si si koncept më i gjerë sesa fusha e të dhënave personale, e cila mbetet pjesë përbërëse e konceptit mbi privatësinë, por si këndvështrim është më i ngushtë, i përqendruar vetëm në të dhënat personale.

 

* (Autori është drejtor në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale)

Këto pjesë të Ferizajt nesër do të mbeten pa rrymë

Posted: 26 Jan 2017 09:26 AM PST

KEDS-i bën të ditur se nesër prej orës 09:00 deri në orën 10:30, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten rruga ''Naim Beka'', ''Ujëvara'', ''Frigoriferi'', ''Barakat''.

Bashkim Fazliu: KUJTONI ÇEÇENINË

Posted: 26 Jan 2017 09:11 AM PST

KUJTONI ÇEÇENINË…Me analizu, Serbia asnjëherë ma përtokë se tash nuk mund ta gjen Kosovën: me elitë politike të kriminalizuar dhe ultra të korruptuar; me shtetin e kapur; me përçarjen, zhgënjimin dhe shkapërderdhjen e idealistëve dhe veteranëve të luftës – si forcë vendore qendrore e mbrojtjes dhe sakrificës; me humbjen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj Institucioneve; me një shoqëri tepër materialiste; me parti politike, media e OJQ të gjitha pjesë e krimit të organizuar e me çmos tjetër…

Po duket sikur rasti i Çeçenisë, kujt i kujtohet se çfarë u kishte ndodhur pasi kishin fituar ndaj Rusëve, kur për pasojë edhe janë ripushtuar…

Nafaka jonë që është Amerika këtu se sot për sot do t’ishim sërish të ri-pushtuar dhe me shumë pak njerëz idealistë që do t’mund të luftonim!
Bashkim Fazliu Migjeni

Korrupsioni, SHBA refuzon vizat për disa gjyqtarë e prokurorë

Posted: 26 Jan 2017 08:16 AM PST

Në deklaratën e shpërndarë edhe përmes rrjeteve sociale, Ambasada nuk jep asnjë emër dhe thotë se e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vettingut,

"I cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre", thuhet në deklaratë.

Deklarata vijon duke shtuar se Ambasada e SHBA i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe paralajmëron se refuzimi për raste të ngjashme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri", mbyllet deklarata e Ambasadës.

Gruevski nuk jep asnjë detaj për negociatat

Posted: 26 Jan 2017 08:09 AM PST

Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së disa ditë me radhë japin të njëjtin qëndrim, se kreu i tyre ka autorizim të plotë për të vazhduar negociatat, por nuk japin detaje për takimet dhe pikat rreth të cilave po zhvillohen bisedimet.

Ndërkohë, LSDM-ja as nuk demanton dhe as nuk konfirmon zërat e fundit se Ahmeti ka vendosur komunikim edhe me Zaevin dhe se gjatë këtyre ditëve pritet një takim i ri mes tyre. Nënkryetari i kësaj parti Damjan Mançevski pret që mandati për formimin e Qeverisë të kalojë në duar të kësaj partie nëse Gruevski nuk arrin të sigurojë shumicën e nevojshme.

Sa i takon kërkesave të partive shqiptare, Mançevski thotë se ata janë pjesërisht kompatibile me platformën e LSDM-së kurse e përbashkët është zbatimi i një koncepti të ri për qytetarët.

"Atë duhet ta komentojnë ata që marrin pjesë në negociata. Ne e presim mandatin për formimin e Qeverisë. Në Maqedoni ka ardhur koha për zbatimin e një koncepti të ri për jetë më të  mirë të qytetarëve".

"Nuk bëhet fjalë vetëm për platformën e këtyre tre partive por edhe ne kemi platformën tonë të cilën kur të vijë koha do t'ja prezantojmë edhe opinionit por edhe partnerëve potencial të koalicionit", deklaroi nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski.

Nga partia e Ahmetit, zyrtarisht njoftojnë se edhe për ditën e sotme, nuk janë paraparë aktivitete apo negociata rreth Qeverisë së re. Nënkryetari i kësaj partie Nevzat Bejta, ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër një koalicionit  me VMRO-DPMNE-në.

Një qëndrim të tillë, flitet se ndajnë edhe nënkryetarët tjerë të partisë Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Sadulla Duraku kurse një pjesë e kryesisë së partisë, janë shprehur për respektimin e parimit të pashkruar "ftuesi me fituesin". Çështja për postet ministrore dhe për Kreun e Kuvendit, nuk është përmendur aspak nga partitë. Për formimin e qeverisë së re, mandatari Gruevski deri të dielën përveç votave të nevojshme në Kuvend duhet të përgatisë programin e plotë për katër vitet e ardhshme si dhe përbërjen e kabinetit të ri.

Pavarësisht interesit të madh rreth negociatave për formimin e qeverisë së re, qytetarët mbetet të përjashtuar nga ky proces dhe nuk dinë kush do të drejtojë qeverinë në katër vitet e ardhshme./ Alsat M/

Balili në Shqipëri, Policia po e kërkon me metoda speciale

Posted: 26 Jan 2017 08:06 AM PST

Klement Balili

Burimet zyrtare nga prokuroria dhe Policia e Shtetit, i thanë ABC Neës se po punohet në rrugë operative dhe me metoda speciale për të gjurmuar vendstrehimin e Balilit, tashmë i shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së krimeve të rënda.

Dyshohet se ai fshihet brenda territorit shqiptar pasi në sistemin TIMS rezulton se nuk ka kaluar kufirin. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet pista e hetimit të largimit të tij nga Shqipëria edhe në mënyrë ilegale apo dokumente të tjera te falsifikuara.

Burimet thonë, se veç shpalljes në kërkim brenda territorit shqiptar dhe pikave të kalimit kufitar Balili është shpall edhe në kërkim ndërkombëtar. Por te faqja zyrtare dhe publike e INTERPOLIT, me emrin e Klemend Balilit ende nuk figuron ndonjë e dhënë siç ka ndodhur me rastet e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Burimet nga policia dhe prokuroria thonë se është i vështirë identifikimi i vendndodhjes së Balilit, pasi njerëzit pranë tij përdorin numra telefoni të paregjistruar në emrin e tyre apo pjesëtarëve të familjes, të cilat vazhdojnë të blihen në tregun e zi.

Pavarësisht kësaj, burimet thonë se me metoda speciale janë në vëzhgim thuajse të gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Ndërkohë, një burim operativ mësohet se i ka thënë grupit hetimor të çështjes, se njerëzit e Kelmend Balilit komunikojmë me këtë të fundit vetëm me letra dhe me anë të korrierëve,te cilët nuk janë pjesëtare apo të afërm të familjes.

Kjo është një tjetër pistë përmes se cilës po punohet për të identifikuar këto persona. Komunikimi me letra, për hetuesit tregon se është me e mundshme pista që Balili nuk është larguar nga Shqipëria por ndodhet brenda territorit

Për mos gjetjen dhe arrestimin e tij nga policia, kohët e fundit ka pas reagime edhe të ambasadorëve të huaj, ministrave të qeverisë si dhe angazhimi i kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili i ka kërkuar përmes një letre, Presidentit të Republikës të mbledh këshillin e sigurisë kombëtar. Kërkesë, e cila është pranuar nga Presidenti, qe shumë shpejt do të njoftoje edhe datën e mbledhjes së anëtarëve të këshillit të sigurisë kombëtare.

Kelmend Balili akuzohet nga autoritet greke dhe shqiptare, si kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës në kuadër të organizatës kriminale, e cila dyshohet se funksionon prej vitesh.

“Populizmi rrezikon unionin”

Posted: 26 Jan 2017 08:02 AM PST

Paralajmërimi vjen nga ministri gjerman i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari Sigmar Gabriel. Duke folur ne Bundestag, ai i cilësoi zgjedhjet presidenciale franceze si profetizuese për fatin e Europës.

"Pas Brexit-it vitin e kaluar, nëse armiqtë e Europës do të triumfojnë sërish në Holande ose në Francë, atëherë ne përballemi me kërcënimin që projekti më i madh i civilizimit të shekullit të 20, i quajtur Bashkimi Europian, të dështojë", shprehet Sigmar Gabriel.

Gabriel, i cili do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Ekonomisë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, premtoi gjithashtu zgjedhje të drejta e dinjitoze, e jo të shënjuara nga fyerjet e sulmet personale, siç ndodhi në Shtetet e Bashkuara.

"Besoj se prag te zgjedhjeve federale ne duhet të vendosim një standard. Jemi rivalë politikë, por jo armiq. Zgjedhjet nuk janë një kamp pushimesh. Por as nuk duhet t'i afrohen pragut të fyerjeve e sulmeve personale, siç pamë në SHBA", thotë Gabriel.

Lideri i socialdemokratëve, hoqi dorë nga kandidatura për kancelar në zgjedhjet kombëtare të muajit shtator duke ja lënë vendin ish-presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz. Vendimi tregon se SPD-ja e ka seriozisht kur thotë se po mendon t'i japë fund rolit të saj si partner i koalicionit me Merkelin, pas zgjedhjeve të 24 shtatorit.

Ambasada e SHBA-së ua refuzon vizat disa prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë

Posted: 26 Jan 2017 08:02 AM PST

"Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale, sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vettingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokmin e vizave të tyre", thuhet në njoftim.

"Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri", përfundon deklarata.

Fillon implementimi i dy projekteve të arsimit të lartë

Posted: 26 Jan 2017 08:02 AM PST

Krasniqi, ndër tjera tha se këto dy projekte janë të një rëndësie të veçantë për arsimin e lartë dhe parauniversitar në Kosovë, me qëllim të rritjes së transparencës, besueshmërisë dhe  cilësisë në arsim.

''Është më se e nevojshme që çdo institucion i arsimit të lartë në Kosovë të fillojë me krijimin e mekanizmave të brendshëm përmes të cilave do të rrisin transparencën e proceseve dhe llogaridhënien t'', tha zv/ministri Krasniqi.

Në vazhdim  Krasniqi theksoi se duhet të angazhohemi më shumë në aspektin e sigurimit të cilësisë, të bazuar në standarde evropiane. Ndërsa, tha se përdorimi efektiv i teknologjisë informative ndihmon në vendimmarrje dhe menaxhim efikas të institucioneve të arsimit të lartë.

Projektet e lartpërmendura janë të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Këshilli i Evropës(KE) , si pjesë e programit "Mbështetje horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë" dhe po implementohen nga Departamenti i Arsimit i Këshillit të Evropës në bashkëpunim me MASHT-in.

Këto projekte do të zgjasin 26 muaj dhe pritet të përfundojnë deri më 30 nëntor 2018 me një buxhet të përgjithshëm prej  700,000 euro.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more