Skip to main content

Lajmi.net: “Rakitic thyen heshtjen, zgjedh klubin … (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Rakitic thyen heshtjen, zgjedh klubin … (FOTO)” plus 8 more


Rakitic thyen heshtjen, zgjedh klubin … (FOTO)

Posted: 20 Jan 2017 12:00 AM PST

Ivan Rakitic ka një brengë të madhe për për hapësirën e kufizuar për lojë te Barcelona.

Por, ai është i gatshëm të vazhdojë kontratën e tij në Camp Nou.

"Shpresoj të vazhdoj këtu edhe për shumë vite, dua të vazhdoj kontratën me Barcelonën", deklaroi ai, përcjell "lajmi.net".

"Por, jam i brengosur sepse gjithmonë dua të luaj edhe pse e kam besimin e trajnerit. Më duhet të punoj por jam optimist", theksoi kroati. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Zaimina ‘huton’ policët duke ua treguar prapanicën (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 11:58 PM PST

Duke vallëzuar me këngën "This is why i'm hot" ajo ka treguar shumë nga vetja, shkruan lajmi.net

Përkrah disa imazheve të postuara në ‘InstagramStory’ përkah të cilave ka shkruar: "Ti shiko rrugën se me policët merrem unë".

Si duket këngëtarja zeshkane po e shijon shumë periudhën e beqarisë dhe këtë e dëshmojnë më së miri videot e fotografitë që ajo po poston në rrjete sociale./Lajmi.net

Donnarumma zbulon sekretin si i pret penalltitë (VIDEO)

Posted: 19 Jan 2017 11:50 PM PST

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma është shndërruar në ekspert në pritjen e penalltive.

Dhe, ai ka zbuluar sekretin e tij. "Është e tëra fryt i punës", deklaroi ai, përcjell "lajmi.net".

"Në stërvitje i bëj të gjitha ato që duhet t'i bëj gjatë ndeshjes", theksoi Donnarumma. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Kjo është doza e paracetamolit të cilën bën t’ia jepni fëmijëve

Posted: 19 Jan 2017 11:42 PM PST

Fëmijët në kopshte dhe në shkolla shpesh sëmuren nga gripi, sepse qëndrimi në lokale të mbyllura ku ka shumë njerëz mundëson bartjen e lehtë të virusit dhe në të vërtetë është shumë vështirë të parandaloni infeksionet, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, fëmijët janë më të ekspozueshëm ndaj infeksioneve se sa të rriturit dhe tek ta përhapet më gjatë virusi i gripit, ndërkaq më shpesh shtrohen në spital për shkak të gripit se sa për shkak të sëmundjeve të tjera ngjitëse, madje më së shpeshti në moshën deri në dy vjeç.

Pediatrit këshillojnë se si të identifikoni gripin te fëmijët dhe si t'i mbroni!

Nëse fëmija sëmuret nga gripi, patjetër duhet të pushojë. Është me rëndësi t'i jepni të pijë mjaft lëngje që të mos dehidratohet për shkak të temperaturës së ngritur trupore.

Temperaturën uleni me fasha dhe me dush, dhe ekskluzivisht me preparatet për fëmijë në bazë paracetamoli apo ibuprofeni.

Paracetamoli dozohet 10 deri 15 mg për një kg të peshës trupore, në distancë prej rreth 6 orësh për dozë.

Është e mundshme edhe t'i jepet ibuprofen 20 deri 30 mg për kg të peshës trupore, dy deri tri herë në ditë.

Fëmijëve assesi mos i jepni aspirinë apo andol për ulje temperature dhe zbutje të dhimbjeve, sepse do të mund të shkaktohet sindroma e Rejevit, e cila mund të ketë përfundim fatal.

Kujdes kur bojleri juaj lëshon këtë tingull!

Posted: 19 Jan 2017 11:32 PM PST

Është e njohur që bojleri, në rast të eksplodimit, mundet t'ju lëndojë rëndë apo t'ju vrasë.

Sipas ekspertëve, bojleri eksplodon për shkak të defekteve dhe parregullsive, transmeton Telegrafi.

Në rast të ngrohjes së pakontrolluar të ujit, të cilën mund ta identifikoni sipas tingëllimës dhe vlimit të ujit që dëgjohen nga bojleri, e para që duhet të bëni është që të ndërprisni furnizimin me rrymë, aq më parë nëse në termometër shihni temperaturën e lartë, me kusht që termometri të jetë i saktë.

Energjinë elektrike mund ta shkyçni edhe nëpërmjet ndërprerësit i cili furnizon bojlerin.

Në rast se nuk ka ndërprerës të tillë, shkyçni siguresën në të cilën është i lidhur bojleri, mirëpo nëse keni pajisjen automatike, me aktivizimin e saj shkyçni tërë rrymën në banesë, gjë që është më e sigurt.

Duke pasur parasysh që bojleri është nën presionin edhe të tensionit në të cilin ka ujë, puna më e mençur është që ta shkyçni derisa jeni duke bërë dush.

Nëse bojleri është krejtësisht në rregull (nuk ka tela të zhveshur të cilët varen jashtë, nuk pikon ujë i cili lag ndonjërin tel etj.) dhe nëse tokëzimi është bërë mirë, atëherë është krejtësisht e sigurt ta lini bojlerin të lidhur në rrymë.

Rryma mund t'ju godasë nëse gjatë dushit është i aktivizuar bojleri i cili ka tokëzim të keq.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që gjithmonë, pa marrë parasysh a është tokëzimi i mirë apo jo, që bojlerin ta fikni para se të hyni në vaskë! /Telegrafi/

Inter ‘harron’ Messin, transferon yllin e madh nga Real Madrid (FOTO)

Posted: 19 Jan 2017 11:32 PM PST

Inter është i vetëdijshëm për telashet në realizimin e ëndrrës së transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Andaj, klubi italian ka kthyer vëmendjen te një blerje e madhe në Real Madrid.

E përditshmja sportive italiane "Tuttosport" raporton se "Nerazzurrët" janë të interesuar për transferimin e mesfushorit James Rodriguez, përcjell "lajmi.net".

Trajneri Stefano Pioli kërkon Jamesin për ta aktivizuar prapa qendërsulmuesit Mauro Icardi në formacionin 4-2-3-1. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Stresi e hanë darkën i zhveshur (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 11:21 PM PST

Reperi, për të cilin po thuhet se po qëndron në Kosovë, është parë duke bërë "kokrrën e qejfit" me shoqërinë e tij në Therandë të Suharekës. Por, befasia qëndron se për të ngrenë darkën, Stresi ishte zhveshur i tëri, shkruan GazetaExpress.

Stresi ka një javë që po kërkohet nga policia shqiptare për shkak të daljes publike të tij me armë. Por, reperi ka refuzuar paraqitjen e tij në polici kështu që është arratisur në Kosovë.

SHBA: Nga sulmi ajror është vrarë një lider militant në Siri

Posted: 19 Jan 2017 11:21 PM PST

Mbrëmë, Pentagoni këtë lider e ka identifikuar si shtetas të Tunizisë, me emrin Mohammad Habib Boussadoun al-Tunisi, që ishte "lider i operacioneve të jashtme".

Pentagoni tha se ai ishte "i lidhur me komplote terroriste për sulme kundër caqeve perëndimore".

Ky person kishte arritur në Siri në vitin 2014, pasi i kishte kaluar disa vjet në Evropë dhe në Lindje të Mesme, ku ai kishte lidhje të shumta me ekstremistët, shkruan në faqen në Internet të Pentagonit.

Departamenti amerikan i mbrojtjes thekson se vdekja e tij "do ta degradoj qendrën e lehtësuesve dhe luftëtarëve me përvojë në operacionet e jashtme të al-Kaidës".

Mourinho transferon yllin e madh për 100 milionë euro (FOTO)

Posted: 19 Jan 2017 11:19 PM PST

Manchester United është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

"Red Devils" planifikojnë të paguajnë dëmshpërblimin në kontratën e francezit në Vicente Calderon, raporton "Daily Telegraph", përcjell "lajmi.net".

Po ashtu, largimi i mundshëm i Diego Simeones nga posti i trajnerit do të përcillet me shitjen e Griezmannit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more