Skip to main content

Klan Kosova : “Thaçi: U thamë serbëve se trenat nuk ua presim me lule” plus 24 more

Klan Kosova : “Thaçi: U thamë serbëve se trenat nuk ua presim me lule” plus 24 more


Thaçi: U thamë serbëve se trenat nuk ua presim me lule

Posted: 24 Jan 2017 02:54 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi menjëhërë pas përfundimit të takimit Kosovë-Serbi në Bruksel ka thënë se në këtë takim, është kërkuar nga Bashkimi Europian që të jetë i qartë në raport me Serbinë, për mos lejimin e cënimit të territorit të Kosovës.

"Kemi potencuar se jemi për dialog, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e shteteve përkatëse, kemi bërë të qartë që do të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet tona. Kosova ka zot shtëpie”.

“Kemi potencuar shumë qartë që e ardhmja e të dyja vendeve është e ardhmja europiane por jo me politika Millosheviqit nga ana e Serbisë", ka thënë Thaçi në Ora e Fundit në Klan Kosova.

I pari i vendit ka treguar edhe pikat që janë diskutuar në këtë takim.

"Është kërkuar që në asnjë rrethanë, Serbia të mos e përsërit gabimin e trenit, kemi njoftuar qartë se Kosova nuk do t'i presë më lule mesazhet e tilla por do t'i përgjigjet me ligj dhe Kushtetutë".

"Kemi potencuar edhe çështjen e murit, muri duhet të rrënohet në tërësi”.

“Kemi diskutuar edhe për hapat e mëtutjeshëm të mundësisë së vazhdimit të dialogut dhe të normalizimit të plotë të marrëdhënieve".

Ai ka thënë se në këtë takim mes palës serbe dhe kosovare, janë përmendur edhe fletëarrestet e Serbisë, që në bazë të njërit prej tyre edhe Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë.

"Kemi kërkuar nga BE që të bëjë presion më të fuqishëm në raport me Beogradin që ato fletëarreste të tërhiqen sepse Serbia nuk ka juridiksion mbi shtetin e Kosovës".

 

“Dialogu të jetë më gjithëpërfshirës, politikanët më transparentë”

Posted: 24 Jan 2017 02:39 PM PST

Jeta Krasniqi, ish-këshilltare e presidentes Atifete Jahjaga dhe tashmë hulumtuese në KDI ka folur për dialogun e zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

"Takimi i sotëm në Bruksel ka qenë i pritshëm, ka qenë e ditur se Brukseli do t’i ftoj në takim të dyja palët edhe pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodh".

"Siç kanë qenë muri, arrestimi i Haradinajt dhe pastaj treni".

Këto komente Krasniqi i ka bërë në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit.

Krasniqi ka thënë se rreth këtij takimi liderit e vendit do të duhej ta informonin Kuvendin në detaje.

"Vlerësoj se ata duhet të vijnë dhe të flasin në Kuvend dhe të tregojnë se si duhet të vazhdojë dialogu".

"Unë pres transparencë më të madhe nga lidershipi i Kosovës".

Hulumtuesja e KDI-së, ka thënë se e ardhmja e dialogut do të duhej të ishte më gjithëpërfshirëse.

"Dialogu duhet të zhvillohet nga një koalicioni gjithëpërfshirës, duhet të ketë një konsensus të gjithëmbarshëm për këtë çështje nacionale".

"Dialog do të ec përpara pasi nuk ka ndonjë alternativë tjetër".

 klankosova.tv

Bizneset në Kosovë: Themelohen 10 mijë, shuhen 2 mijë (VIDEO)

Posted: 24 Jan 2017 02:26 PM PST

Rreth 10 mijë biznese themelohen brenda vitit në Kosovë, e nga to më shumë se dy mijë shuhen brenda po atij viti në të cilin themelohen.

Ka diferencë në përgjigjet e zyrtarëve, disa nga të cilët thonë se ka më shumë biznese të shuara sesa që deklarohen, ndërkohë nuk është shumë i qartë as ligji për falimentim.

Pikërisht kjo çështje është shtjelluar në Temën e Orës së Fundit, dhe më poshtë shihni një kronikë të zgjeruar nga gazetarja Arjeta Dragaj.

Vuçiq: U morëm vesh që të vazhdojmë me dialogun në nivel të lartë

Posted: 24 Jan 2017 02:25 PM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pala që e përfaqëson ai, pra Serbia, dhe pala tjetër, pra Kosova, u morën vesh që të vazhdojnë të dialogojnë në Bruksel, në nivelet më të larta.

Vuçiq këtë deklaratë e ka bërë pak minuta pas përfundimit të takimit Kosovë-Serbi më ndërmjetësim të Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

Prapaskenat e takimit Thaçi-Mustafa e Nikoliq-Vuçiq (VIDEO)

Posted: 24 Jan 2017 02:15 PM PST

 Liderët shtetëror të Kosovës e Serbisë, janë takuar në Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministri, Isa Mustafa i shtrënguan duart me homologët e tyre serb, përkatësisht Tomisllav Nikoliq e Aleksandër Vuçiq.

Se çfarë ngjau dhe prapaskenat e këtij takimi mund t’i shohim në kronikën e zgjeruar të përgatitur nga gazetari Besnik Tahiri.

 

 

Shtatë vjeçarja që raportonte nga Aleppo i shkruan letër prekëse Trump-it

Posted: 24 Jan 2017 02:04 PM PST

Shtatë vjeçarja nga Siria, Bana Alabed e cila tashmë është e njohur botërisht për raportimin e saj nga Aleppo në Twitter, i ka shkruar një letër presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

"Ti duhet të bësh diçka për fëmijët nga Siria, sepse ata janë sikur fëmijët e tu dhe meritojnë paqe, ashtu si ju", ka shkruar.

Bana është evakuar nga Alepoo bashkë me familjen e saj në muajin dhjetor, bashkë edhe me mijëra persona të tjerë, dhe aktualisht është duke jetuar në Turqi.

Nëna e saj, Fatemah ka thënë se vajza e saj e ka shkruar letrën pak ditë para se Trump të inaugurohej si president i SHBA-së, pasi ajo e kishte parë atë shumë herë në televizion.

Më poshtë është letra e saj e plotë:

I dashuri Donald Trump.

Emri im është Bana Alabed dhe jam një shtatë vjeçare nga Siria, nga Aleppo.

Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.

Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi, në Aleppo isha në shkollë por shpejt ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.

Disa nga shokët e mi vdiqën.

Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në Aleppo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.

Në Turqi, tash mund të luajë dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhepse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.

Megjithatë, miliona fëmijë sirian nuk janë si unë, dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.

E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës, andaj a mundesh të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë? Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri sepse ata meritojnë paqe.

Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, jam tashmë mikja jote e re.

Pres se çfarë do të bësh për fëmijët në Siri.

 

 

Zidan kërkon mbështetjen e tifozëve të Realit

Posted: 24 Jan 2017 02:00 PM PST

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan u ka kërkuar unitet tifozëve të Realit pas fishkëllimave të ardhura në drejtim të yllit portugez në ndeshjen e fundit në "Santiago Bernabeu".

"Nuk dua të fals shumë në lidhje me këtë gjë, pasi edhe vetë i kam përjetuar këto gjëra. Ne jemi duke punuar fort për të qenë në nivelin e duhur. Duam të japim gjithçka në fushë për të fituar", u shpreh Zidan, shkruan gazeta Shekulli.

"Nuk mund të them nëse është e drejtë apo jo fishkëllimat kundrejt Ronaldos, por ajo që duam për momentin nga fansat është mbështetja e tyre në stadium. Kemi shumë nevojë për ta", përfundoi tekniku francez.

Trump mendon se miliona qytetarë votuan ilegalisht në zgjedhjet për president

Posted: 24 Jan 2017 01:48 PM PST

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mendon se miliona njerëz votuan në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet amerikane, krejt kjo në bazë të “studimeve dhe dëshmive”.

Sekretari për media, Sean Spicer ka thënë se Trump “beson" për këtë gjë por nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur këtë pohim.

Trump ka përsëritur kërkesën e tij për të shpjeguar se pse ai humbi votën popullore në garë me kandidaten nga demokratët, Hillary Clinton, transmeton Klan Kosova.

Por çdo nocion për mashtrimi të gjerë të votuesve është refuzuar.

“Ai vazhdon të mbajë këtë bindje të bazuar në studime dhe prova që njerëzit i kanë paraqitur atij” u tha Spicer gazetarëve.

Komentet e Spicer erdhën pasi presidenti u tha udhëheqësve të kongresit në një takim me dyer të mbyllura se tre deri në pesë milionë emigrantë pa dokumenta kishin votuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet për president në SHBA.

Trump megjithatë nuk ka paraqitur asnjë provë.

Hillary Clinton ka marrë rreth tre milionë vota popullore më shumë se Donald Trump, i cili fitoi presidencën nga votat e kolegjit elektoral.

Arrestohet djali i kryetarit të Leposaviqit, u kap me drogë në veturën e Qeverisë serbe

Posted: 24 Jan 2017 01:48 PM PST

Është arrestuar Marko Jabllanoviq, djali i kryetarit të Leposaviqit Dragan Jabllanovqi.

Ai u arrestua pasi u kap me drogë në njërën nga veturat e Qeverisë së Serbisë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova

Marko Jabllanoviq, është edhe vëllau i Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministrit të shkarkuar për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

Aleksandar tash është sekretar në ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, ku ministër është Aleksandar Vulin.

Akoma nuk dihen informata të tjera, pasi Policia ka qenë shumë konfidenciale sa i përket kësaj çështjeje.

klankosova.tv

Molliqaj: Kosova nuk do të bëhet shtet, në negociata me Serbinë

Posted: 24 Jan 2017 01:41 PM PST

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se "Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë në negociata me Serbinë".

"Nga këto negociata na e premtuan: Njohjen e Kosovës prej Serbisë, ndërsa sollën agresion më të madh të saj, Integrimin e minoritetit serb, ndërsa na e sollën Listën Serbe që e lufton shtetin e Kosovës, Afrimin e Kosovës me BE-në, ndërsa sollën bllokimin e shtetit tonë në organizmat ndërkombëtarë", ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Molliqaj ka thënë se "vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim".

"Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi".

Pamje nga takimi i të “mëdhenjve” Kosovë – Serbi (VIDEO)

Posted: 24 Jan 2017 01:32 PM PST

Këto janë pamjet nga takimi mes liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Bruksel.

Ky takim është iniciuar nga Bashkimi Europian pas acarimit të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve kohëve të fundit.

Momenti kur Mogherini u takua me Thaçin e Mustafën (VIDEO)

Posted: 24 Jan 2017 01:31 PM PST

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini në Bruksel është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin kosovar, Isa Mustafa.

Ky takim i Mogherinit ishte pas takimit që ajo kishtë më herët me palën serbe, ku u takua me presidentin serb, Nikoliq dhe kryeministrin Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Mogherini dhe të dyja palët pas takimeve, janë duke darkuar së bashku në atë që është cilësuar si "darka e pajtimit".

Pamjet e takimit të Mogherinit dhe presidentit e kryeministrit kosovar shihni më poshtë:

 

 

Lëkura e portokallit ndihmon për disa probleme me shëndetin

Posted: 24 Jan 2017 01:30 PM PST

Lëkura e frutave është një thesar i vërtetë kur vjen puna për vlerat ushqyese dhe vitaminat që mund të përfitohen prej saj. Një frut tepër i rëndësishëm për shëndetin është dhe portokalli dhe sidomos lëkura e tij. I pasur me vitaminë C, portokalli sjell përfitime të mrekullueshme në shëndetin tuaj.

Nxit humbjen në peshë: Lëkura e portokallit ka shije të hidhur, dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve nuk e konsumojnë. Është burim fibrash dhe përmban pak kalori. Studimet tregojnë se lëkura e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.

Përmirëson punën e sistemit tretës: Lëkura e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë kalimin e ushqimit
përmes sistemit të tretjes.

Parandalon lloje të ndryshme të kancerit: Lëkura e portokallit mund ta ulë rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, të lëkurës dhe atë të zorrës së trashë. Lëvorja e portokallit nxit eliminimin e toksinave nga sistemi tretës dhe pastron organizmin, shkruan Living.

Scrub për trupin: Lëkura e portokallit mund ët përdoret edhe si scrub për trupin. Vendosni pak vaj ulliri dhe sheqer kaf në pjesën e brendshme të lëkurës dhe përdoreni për të fërkuar trupin gjatë dushit. Ky trajtim do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më uniforme.

Itali: Shqiptari “fluturon” përtej rrugës me makinë

Posted: 24 Jan 2017 01:27 PM PST

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Itali.

Ngjarja u regjistrua në provincën Mondovi Cuneo, kur një 36 vjeçar shqiptar me iniciale M.P, babai i dy fëmijëve dhe banues në Mondavi, ka humbur papritmas kontrollin e makinës së tij teksa udhëtonte.

Mjeti ka kaluar korsinë dhe është përmbysur disa herë. Në përpjekje për të shpëtuar, shoferi ka thyer xhamin e makinës dhe është hedhur nga kabina disa metra larg, duke pësuar lëndime të rënda, shkruan Ora News.

Burri ndodhet në rrezik serioz për jetën në spital, ndërsa i është nënshtruar në operacioni.

Sonte në Orën e Fundit: Gjithçka rreth dialogut Kosovë – Serbi

Posted: 24 Jan 2017 01:25 PM PST

Sonte në Orën e Fundit do të diskutohet për dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë.

Çka ndodhi në Bruksel në takimin mes liderëve shtetëror të Kosovë dhe Serbisë?

Për çka biseduan ata?

A pati marrëveshje?

Në Ballë për Ballë, të do intervistohet hulumtuesja e KDI-së, ish-këshilltarja e presidentes Atifete Jahjaga, Jeta Krasniqi.

Ndërsa, në temën e orës së fundit do të diskutohet për bizneset që themelohen, por edhe ato që shuhen brenda një viti.

Në Kosovë Direkt do të mësoni se çka po ndodh në Parkun e Taukbahqes? Pse atje po del uji?

Për këto dhe shumë çështje të tjera ndiqeni Orën e Fundit me fillim nga ora 23:00.

Pamje nga takimi i Mogherinit me Nikoliqin dhe Vuçiqin (VIDEO)

Posted: 24 Jan 2017 01:25 PM PST

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini para darkës me palën kosovare dhe atë serbe, fillimisht është takuar me me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ndiqni pamjet:

 

Nishani takohet me Kurtin dhe Ymerin

Posted: 24 Jan 2017 01:14 PM PST

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarin Visar Ymeri dhe deputetin e saj, Albin Kurti.

Biseda mes tyre  u fokusua kryesisht në zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe kufirin e saj me Serbinë, shkruan Ora News.

Shaqiri e Ajeti sërish në Basel

Posted: 24 Jan 2017 01:00 PM PST

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka postuar një foto në Facebook, ku shihet së bashku me yllin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.

Të dy janë kthyer në qytetin e tyre Basel, pasi kishin pushim me skuadrat e tyre.

"Duke e shijuar ditën e pushimit në Basel", ka shkruar Ajeti, shkruan Albeu.

Çiftet e Hollivudit që arritën ta mbajnë lidhjen gjatë (FOTO)

Posted: 24 Jan 2017 12:44 PM PST

Martesat që kanë jetëgjatësi janë shumë të rralla mes personave të famshëm, por megjithatë duket se kjo nuk është e pamundur.

Në botën e shoubizit, janë disa çifte që kanë arritur të jenë bashkë një kohë të gjatë, të rrisin fëmijë së bashku dhe madje edhe të arrijnë të plaken së bashku, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë shihni disa nga këto çifte:

Adriano Celentano and Claudia Mori

51 vjet

Keith Richards and Patti Hansen

37 vjet

Michael Caine and Shakira Baksh

43 vjet

Samuel L. Jackson and LaTanya Richardson

36 vjet

Sting and Trudie Styler

34 vjet

Jaime Lee Curtis and Christopher Guest

32 vjet

Kevin Bacon and Kyra Sedgwick

28 vjet

Hugh Laurie and Jo Green

27 vjet

Lisa Kudrow and Michel Stern

21 vjet

Cindy Crawford and Rande Gerber

21 vjet

Sarah Michelle Gellar and Freddie Prinze Jr.

19 vjet

James Belushi and Jennifer Sloan

18 vjet

Ben Stiller and Christine Taylor

17 vjet

Beyoncé and Jay Z

14 vjet

Robert Downey Jr. and Susan Levin

13 vjet

Gashi: Për murin do të diskutohet në Bruksel, vetëm nëse pranon Serbia

Posted: 24 Jan 2017 12:35 PM PST

Astrit Gashi, analisti politik ka thënë se në dialog muri nuk do të duhej të ishte temë diskutimi.

"Unë nuk besoj se nuk do të jetë pjesë e dialogut ashtu si edhe shumë gjëra të tjera që bëhen në veri".

"Liderët politik të Kosovës nuk janë të interesuar të merren vesh, janë të interesuar të jenë një farë faktori rajonal dhe të diskutojnë në Bruksel. Tendenca e tyre është të dërgojnë sa më shumë çështje në Bruksel".

Këto komente Gashi i ka bërë në Zonën B të Klan Kosovës.

"Jam i bindur se nuk do të rrëzohet por nëse Serbia pranon, muri do të diskutohet në Bruksel".

"Kosova ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e dala nga Brukseli, përjashto Asociacion derisa Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë”.

klankosova.tv

Nis takimi Kosovë-Serbi

Posted: 24 Jan 2017 12:34 PM PST

Takimi i iniciuar nga Bashkimi Europian mes palës kosovare dhe asaj serbe ka filluar në Bruksel, njofton Klan Kosova.

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini para këtij takimi është takuar ndaras me presidentët dhe kryeministrat e të dyja vendeve, fillimisht me presidentin serb, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin, Aleksandar Vuçiq e më pas me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin kosovar, Isa Mustafa.

Ky takim është cilësuar si takim i nivelit të lartë, pasi përfshin përfaqësuesit më të lartë të dyja vendeve, si Kosovës, ashtu edhe Serbisë.

Zogaj: Në dialog shkuan pa ndonjë agjendë

Posted: 24 Jan 2017 12:26 PM PST

Petrit Zogaj, analisti politik, ka pyetur se si është e mundur që udhëheqësit e shtetit të shkojnë në Bruksel pa asnjë agjendë.

"Si është e mundur që presidentët dhe kryeministrat kanë kaq pa dinjitet të shkojnë në një takim pa ndonjë agjendë"?

"Jam i bindur se edhe sikur një asistent i Mogherinit ta thërriste, Thaçi do të shkonte dhe të thoshte se është i involvuar në negociata".

Këto komente Zogaj i ka bërë në Zonën B të Klan Kosovës.

"Në 2011, një rezolutë e Kuvendit thotë se dialogu do të jetë i përgatitur mirë dhe me një agjendë të caktuar po tash, ne nivelin më të lartë, dhe nuk e dimë se për çfarë na kanë ftuar".

"Ndoshta do të përfshihet edhe çështja e murit, por Qeveria ka dhënë një mandat që muri të rrënohet. Veseli ka thënë që muri do të rrënohet më 1 a me 17 shkurt".

"Faji që e kemi këtë Qeveri është edhe një pjesë e opozitës, nëse do ta negociojnë tash nëse ROSU do të shkojë në Veri, atëherë janë të paaftë dhe janë qenie të pashtet".

klankosova.tv

Gashi: Dialogu forcon dy persona, Thaçin dhe Vuçiqin

Posted: 24 Jan 2017 12:20 PM PST

Analisti politik, Astrit Gashi ka thënë se as Kosovë dhe as Serbia nuk kanë forcë që t'i thonë jo dialogut.

"Të dyja vendet i binden BE-së dhe nuk mund të refuzojnë".

Kështu Gashi, ka thënë në Zonën B të Klan Kosovës.

"Duhet të kemi pasqyrë së si po shkojmë në dialog, por çfarë po shoh unë është se ne nuk kemi agjendë reale, se për çfarë do të flasin konkretisht".

"Është një takim, ndoshta relaksues, ndoshta njoftim i ri i presidentëve potencial. Kjo tryezë është vazhdë e asaj që ka nisur të ndodhë që nja 2-3 muaj edhe në Serbi edhe në Kosovë".

"Po shohim një Vuçiq që po zhvillon lojëra politike, që ai të bëhet president dhe kemi ngritjen në skenë të presidentit Thaçi".

"Kemi pasur forcim të dy personave, në Serbi të Vuçiqit dhe në anën tjetër kemi Thaçin që u bë me imazh të liderit numër një në Kosovë".

klankosova.tv

Zogaj: Për shkak të egove të Thaçit dhe Vuçiqit, diskutojmë raportin Kosovë – Serbi

Posted: 24 Jan 2017 12:13 PM PST

Analisti politik, Petrit Zogaj ka thënë se ndoshta e vetmja alternativë e Bashkimit Europian, pas raporteve të ditëve të fundit Kosovë – Serbi, ka qenë që t'i ftonte në dialog të dyja shtetet.

"Ajo çfarë dëgjuam nga presidenti në Info Mgazine tha se nuk asgjë të planifikuar, pra kanë udhëtuar duke mos ditur fare se çfarë do të diskutohet në këtë takim".

"Besoj se pas trenit dhe akuzave të kryeministrit serb se kinse ne po donim luftë, është dashur të rimendohet se çka po ndodh në këto gjashtë vite e gjysmë të dialogimit".

Këto komente Zogaj i ka bërë në Zonën B të Klan Kosovës.

Si është e mundur që pas këtyre viteve, nga niveli teknik kaloi në marrëveshje politike, ishte një lloj ç'tensionimni një kohë, por doli të jetë falso sepse Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet se Kosova është pjesë e saj, nuk ka tentuar as të ketë debat që ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj".

"Dialogu nuk dha arritjet që janë pretenduar, erdhi në nivel presidentesh, më së shumit për egon e Thaçit dhe ndoshta edhe për egon e Vuçiqit".

"Ne kemi ardhur në momentin kur për shkak të egove të Thaçit dhe Vuçiqit, ndërrojmë pozicionet dhe diskutojmë raportin Kosovë- Serbi".

klankosova.tv

Afatet e Vettingut, gjyqtarët kundër, por vazhdojnë dorëzimet

Posted: 24 Jan 2017 12:01 PM PST

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të jetë në dispozicion të njerëzve të drejtësisë jo vetëm jashtë orarit zyrtar, por edhe të shtunën e të dielën për të marrë formularët e kërkuar nga ligji i Vettingut.

Por ndërsa në interpretim të ligjit të Vettingut duhet që formularët të dorëzohen pasi të jenë ngritur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, gjyqtarët dhe prokurorët po paraqiten pranë ILDKPKI dhe pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar për të mos rrezikuar me interpretimin e afateve.

Afati i mbetur është 11 ditë, ndërsa 18 ditë të tjera janë konsumuar para pezullimit të ligjit, atëherë kur u dërgua në Kushtetuese.

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Erjon Bani thote për Top Channel se nëse do t'i qëndrohej besnik ligjit nuk duhet që formularët të dorëzoheshin pa u ngritur komisionet, shkruan Top Channel.

"Nuk është duke u zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese thotë se nuk mund të ushtrojnë kompetencat e organeve ndihmëse që fillojnë me administrimin e deklaratave deri në paraqitjen e raportit përfundimtar pranë organeve të vlerësimit. Unë them që gjyqtarët dhe prokurorët të shkojnë sepse duke qenë se parashikohen sanksione shumë të forta nga mosdorëzimi i deklaratave, që sjell shkarkimin automatik", thotë Bani.

Por me hyrjen në fuqi  të Vettingut, gjatë  zbatimit të  tij edhe për  vetë Gjykatën Kushtetuese duket se shprehja  “frika ruan vreshtin” është e duhura. Të kontaktuar nga Top Channel disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese thanë se do t'i dorëzojnë formularët brenda  ditës së fundit të janarit  për të mos u vendosur nën të njëjtin rrezik që është interpretimi i afateve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more