Skip to main content

INSAJDERI: “Një tjetër shqiptar në Serie A” plus 19 more

INSAJDERI: “Një tjetër shqiptar në Serie A” plus 19 more


Një tjetër shqiptar në Serie A

Posted: 19 Jan 2017 10:01 AM PST

Një tjetër shqiptar i shtohet Serie A. Talenti 17-vjeçar Franz Pjetri ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin te skuadra e Udinese-s.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur që në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa ditën e sotme sulmuesi ka zyrtarizuar kalimin te skuadra e Serie A.

Lojtari shqiptar ka lindur në Itali, por në vitin 2010 ishte zhvendosur së bashku me familjen në Australi, ku ishte bërë pjesë e akademisë së Eastum United, ndërsa tashmë ai është rikthyer në futbollin europian., njofton tch.

Franz Pjetri është grumbulluar më parë edhe nga kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve, duke zhvilluar edhe tre ndeshje

The post Një tjetër shqiptar në Serie A appeared first on INSAJDERI.

Pas zhvillimeve të fundit, Mogherini fton Kosovën e Serbinë në dialog

Posted: 19 Jan 2017 09:43 AM PST

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka caktuar 24 janarin si ditë për mbajtjen e takimit të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, njoftojnë mediat serbe.

Takimi është thirrur pas zhvillimeve të fundit, përfshirë këtu trnin ilegal, murin afër lumit Ibër në Mitrovicë si dhe fletarrestimet e lëshuara nga Serbia për ish-pjesëtarët e UÇK-së./Insajderi.com

The post Pas zhvillimeve të fundit, Mogherini fton Kosovën e Serbinë në dialog appeared first on INSAJDERI.

Sondazhet favorizojnë Le Pen

Posted: 19 Jan 2017 09:33 AM PST

Vetëm pak ditë para raundit të parë të "primareve" mes socialistëve francezë, cilido kandidat i së majtës rezulton të mbetet sërish pas 4 kandidatëve kryesorë për president në Francë.

Sondazhi i fundit i ndërmarrë nga "Cevipof" dhe i publikuar këtë të enjte nga "Le Monde" në faqen e internetit, tregon se udhëheqësja e Frontit Nacional të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen paraprin ndaj të tjerëve me 25-26% të votave, nëse raundi i parë zgjedhor do të zhvillohej sot.

Menjëherë pas saj renditet konservatori François Fillon me 23-25% të përkrahjes popullore, ndërsa kandidati i pavarur Emmanuel Macron gëzon 17-20% të votave. Jean-Luc Melenchon i së majtës renditet në vendin e katërt, me gjasë duke grumbulluar 14-15% të votave, edhe pse ai konsiderohet me një avantazh me 5 deri në 7 pikë përpara çdo kandidati tjetër socialist.

Në fakt, shifrat e parashikuara nga ky sondazh ndryshojnë në varësi se cili kandidat socialist do të rezultojë fitues në primaret partiake, e gjithashtu në varësi të asaj nëse do të kandidojë apo jo kandidati i qendrës, François Bayrou.

Ish-kryeministri francez, Manuel Valls; ish-ministri i Ekonomisë, Arnaud Montebourg; si dhe Benoit Hamon, një ish-ministër i Edukimit; pritet të përballen mes tyre në raundin e parë të "primareve" socialiste që do të zhvillohen këtë të dielë. Raundi i dytë brenda së majtës pritet të mbahet më 29 janar, mes dy kandidatëve me rezultatet më të larta.

Ndërkohë, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale franceze, që këtë herë zhvillohen sipas sistemit presidencial amerikan, do të zhvillohet më 23 prill, aty ku dy prej kandidatëve me votat më të shumta do të shkojnë në balotazhin e një muaji më vonë.

Raporti i "Le Monde" nuk jep asnjë parashikim mbi raundin e dytë, ndërsa sondazhe të tjera që parashikojnë një balotazh të mundshëm, thonë se Fillon do të mposhtë Le Penin. Por ka edhe skenare të tilla që flasin për një fitore të Macron.

The post Sondazhet favorizojnë Le Pen appeared first on INSAJDERI.

Nesër do të duhej të hapej ura në Mitrovicë

Posted: 19 Jan 2017 09:13 AM PST

Bisedimet njëzet orësh që u zhvilluan në Bruksel me 2 dhe 3 gusht të vitit të kaluar sollën rezultatet se revitalizimin e urës që filloi me 14 gusht të përfundojë së largu deri me 20 janar të vitit 2017.

Ministria për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ishte shprehur mjaftë entuziaste për fillimin e një procesi të rëndësishëm dhe siç e kishte quajtur ajo  mbajtjen e premtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve të saj.

"Heqja e barrikadës dhe hapja e urës për qarkullim të lirë e të plotë do ta bëjë urën sinonim të normalizimit të relacioneve dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve atje pra shqiptarëve, serbëve dhe të tjerëve, më këtë rast Qeveria e Kosovës po e përmbush premtimin ndaj qytetarëve të cilët gjithmonë e dëshiruan këtë urë të jetë e lirë", pati thënë Tahiri.

Ndërkohë që ministrja Tahiri, nuk kishte përmendur afatin e fundit dhe kushtet për hapjen e urës këtë e ka bërë e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili kishte njoftuar se  ura e Ibrit në Mitrovicë do të hapet më së voni deri më 20 janar, 2017 dhe kjo me kusht që të nisin punimet në shëtitoren në rrugën "Kral Pjetri".

Pak metra larg urës, muajin e kaluar Serbia filloi ndërtimin e një muri që u tha të jetë pjesë e projektit për revitalizimin e urës. Muri është ende aty.

Se kur do të hapet ura, nuk e di as BE-ja. 

Lidhur me këtë çështje Insajderi ka provuar të marrë një qëndrim të Ministres për dialog nga Qeveria e Kosovës, Edita Tahiri,por që nuk ka qenë e gatshme të flasë për këtë çështje.

Çështja për normalizimin në mes të dy vendeve duket mjaftë e vështir pas tensioneve që ka ngritur Beogradi, me provokimin e trenit, arrestimin e ish- Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ngritjen e murit në urën e Ibrit.

Lidhur me ngritjen e murit e murit në veri të vendit, është miratuar edhe një rezolutë në kuvendin e Kosovës me 29, dhjetor, që muri ilegal i veriut do të rrënohet brenda muajit janar, ndërsa deri më tash nuk është rrënuar muri dhe as rivitalizimi i urës së Ibrit, marrëveshje kjo që ishte arrit në Bruksel./Insajderi.com

The post Nesër do të duhej të hapej ura në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI.

HRW: Turqia, drejt një regjimi autokratik

Posted: 19 Jan 2017 08:50 AM PST

Deputetët e Parlamentit turk pritet të zhvillojnë raundin e dytë dhe të fundit të votimit mbi ndryshimet kushtetuese, që i japin presidentit Recep Tayyip Erdogan fuqi të tjera gjithëpërfshirëse. Sipas planeve, presidenti do të mund të zgjedhë ministrat dhe gjykatësit, ndërkohë që posti i kryeministrit nuk do të ekzistojë më.

Nga 18 nene në total, 7 kanë kaluar përgjatë natës. Nëse deputetët do të mbështesin edhe pjesën e mbetur në ditët e ardhshme, një referendum pritet të mbahet në vend.

Erdogan ka thënë se pakoja e re ligjore do të krijojë qeveri më të qëndrueshme, por kritikët e shohin këtë lëvizje si një rrëmbim të rrezikshëm pushteti. Ai thotë se ndryshimet e propozuara do të krijojnë një sistem ekzekutiv presidencial, siç janë ato në Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Gjë që do të rezultonte edhe si hera e parë e një Presidence me pushtet ekzekutiv në historinë moderne të Turqisë.

Ndryshimet kushtetuese do të ndryshojnë gjithashtu rolin e presidentit, nga kryesisht ceremonial në kreun e vetëm ekzekutiv të shtetit; do t'i japin presidentit fuqinë për të aktivizuar disa ligje përmes dekreteve; do të krijojnë të paktën një post zëvendëspresidenti; do të rrisin numrin e parlamentarëve nga 550 në 600 të tillë; do të ulin moshën minimale për t'u zgjedhur deputet nga 25 në 18 vjeç; do të lejojnë presidentin të jetë anëtar i një partie politike; e në fund do të përcaktojnë që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen njëkohësisht çdo 5 vite.

Partia në pushtet me rrënjë islamike "AKP" siguroi shumicën prej 3/5-tave të nevojshme për t'i dhënë mbështetjen paraprake paketës ligjore të votuar të dielën, falë mbështetjes së Partisë së Lëvizjes Nacionaliste të krahut të djathtë, ose e katërta në legjislaturën aktuale.

Partia Republikane Popullore (CHP), më e madhja opozitare, kundërshton ndryshimet kushtetuese, duke bërë që debatet të nxehen së tepërmi kohët e fundit. Javën e kaluar, një luftim i ashpër shpërtheu në Parlament pasi deputetë të "AKP"-së u përplasën me deputetë të "CHP"-së, kur një parlamentar u përpoq të filmonte momentin e votimit gjatë debateve.

Të mërkurën, "Human Rights Watch" me seli në SHBA tha se ndryshimet e propozuara përbëjnë "një kërcënim të madh për të drejtat e njeriut, për sundimin e ligjit dhe për të ardhmen demokratike të vendit", duke i përshkruar ato si një përpjekje për ta kthyer pushtetin në Turqi në një "regjim të një individi të vetëm". "Kjo qeveri po nxiton me këto ndryshime në Parlament, në një kohë që vendi ndodhet në gjendje emergjence dhe në vazhdën e një spastrimi kolosal, kohë gjatë së cilës shumë medie të pavarura janë heshtur, ndërsa debati publik është ndaluar", shton "HRW".

Turqia ndodhet në gjendje emergjence që prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti në korrik të vitit të kaluar, situatë që u shty edhe më tej pas një serie sulmesh që goditën vendin, përfshi vrasjet masive në klubin e natës së Stambollit në prag të ndërrimit të viteve.

Erdogan, sot 62 vjeç, erdhi në pushtet në vitin 2002, vetëm një vit pasi formoi "AKP"-në. Ai ka kaluar 11 vite në pushtet si kryeministër i Turqisë, përpara se në vitin 2014 të bëhej presidenti i parë i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, një post që supozohej të ishte kryesisht ceremonial.

The post HRW: Turqia, drejt një regjimi autokratik appeared first on INSAJDERI.

Kosova përballë Shqipërisë në eliminatoret Francë 2019

Posted: 19 Jan 2017 08:26 AM PST

Nuk zgjati shumë dhe ashtu siç parashikohej, sporti do të përball Shqipërinë dhe Kosovën si dy shtete kundërshtare.

Kështu ndodh me ndeshjet Eliminatore për Kupën e Botës Francë 2019 në futboll për femra. Shorti i hedhur mesditën e së enjtes në Nion të Zvicrës ka nxjerrë në grupin 2 Shqipërinë, Kosovën, Greqinë edhe Maltën.

Të gjitha këto ndeshje të fazës paraeliminatore do të zhvillohen në Shqipëri. Në total marrin pjesë 46 skuadra me një koeficient relativisht të ulët dhe këto katër grupet do të zhvillojnë një miniturne nga i cili do të kalojë më tej në fazat e tjera të të botërorit 5 skuadra.

Ky edicion i këtyre paraeliminatoreve do të jetë i veçantë për Kosovën, e cila do të debutojë me skuadrën e femrave në një aktivitet ndërkombëtarë dhe për Andorrën gjithashtu.

Faza e parë e paraeliminatore do të luhet në Shqipëri, Ishujt Faroe, Gjerorgji dhe Lituani nga datat 6 deri më 11 prill.

The post Kosova përballë Shqipërisë në eliminatoret Francë 2019 appeared first on INSAJDERI.

Deutsche Welle shkruan për frikën e kosovarëve ndaj Trumpit

Posted: 19 Jan 2017 08:26 AM PST

Në asnjë vend tjetër në botë ShBA nuk është e popullarizuar sa në Kosovë, nisë shkrimin gazeta gjermane.

Me presidentin e ardhshëm Trump, kosovarët kanë frikë për mbështetjen e shtetit të saj të brishtë, shkruan Deutshe Welle.

Një statujë tre metra e lartë e Bill Clinton gjendet në buzë të një bulevardi në Prishtinë, e cila gjithashtu mban emrin e tij. Përveç kësaj, flamuri amerikan valëvitet në erë të ftohtë. Në fasadën e një ndërtese pas një portreti të madh të ish-presidentit amerikan.

Ka shenja të simpatisë së kosovarëve për ShBA-të por sidomos për Clintonët, disa hapa më tej gjendet një dyqan veshjesh për gra i quajtur Hillary, vazhdon më tej shkrimin DË.

Në luftën e Kosovës në fund të 90 ishte ndërhyrja ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe presidenti i saj Bill Clinton, e cila në fund të fundit të detyruar forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i pushtuar. Që nga ajo kohë, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur kosovarët në kërkimin e tyre për pavarësi.

Shumë studentë kalojnë  çdo ditë nga statuja e Klintonit, kur ata të shkojnë në universitet.

Studentja, 20-vjeçare Besa e cila ndjek studimet për matematik thotë se është shumë krenare që qyteti i saj ka statujën ë "Bill Clinton".

"Bill Clinton na ka dhënë lirinë tonë, kur kishte luftë në Kosovë. Ne edhe festojmë katër korrikunj. Ne e duam Amerikën shumë", rrëfehet studentja.

Mirëpo ajo tregon se i ka përcjellë me kujdes zgjedhjet presidenciale në ShBA, ajo ka thënë se kemi frikë nga Donald Trump dhe politika e tij ndikon keq në vendin tonë.

Ndërsa Agron Demi, analist politik ka thënë  se Mbështetja e Shteteve të Bashkuara mund të marrim shumë dëme, kur Trump merr presidencën.

"Demokratët kanë bërë fushatë gjithnjë për Kosovën. Dhe ne kemi nevojë. Kam frikë se kjo mbështetje do të shkëputet me zgjedhjen e Trump.

"Askush nuk e di se çfarë është duke bërë Trump, ne vetëm mund të presim dhe të shpresojmë se nuk do të përkeqësohet marrëdhëniet tona me SHBA dhe NATO-në", ka shtuar më tej Demi./Insajderi.com

 

The post Deutsche Welle shkruan për frikën e kosovarëve ndaj Trumpit appeared first on INSAJDERI.

Shqipëri, një person i vë flakën vetes në stacion të policisë

Posted: 19 Jan 2017 08:18 AM PST

Sot rreth orës 13:00, shtetasi M.S, 57 vjeç, ka hyrë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier,  dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHÇBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve  u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke shpëtuar kështu jetën e këtij shtetasi, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje ju sqarojmë se bashkëshortja e shtetasit të lartpërmendur, më datën 20.09.2016 ka kallëzuar pranë DVP Fier se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit, njofton Gazeta-Shqip.

Për këtë kallëzim janë kryer të gjitha veprimet procedurale si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Për ngjarjen e ndodhur sot, janë duke u kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Shqipëri, një person i vë flakën vetes në stacion të policisë appeared first on INSAJDERI.

“Koha Ditore” mposhtë sërish konkurrencën në zhdukje të gazetave të printuara

Posted: 19 Jan 2017 08:13 AM PST

Organizata zvicerane, "ICERTIAS", me bazë në Cyrih, edhe sivjet e ka shpallur gazetën "Koha Ditore" si gazeta më e mira ditore në raportin çmim-cilësi për tregun kosovar duke i ndarë çmimin "Best Buy Aëard", njofton Koha.net.

ICERTIAS ka njoftuar se përmes një hulumtimi të tregut matë përvojën, mendimet dhe perceptimet që kanë konsumatorët lidhur me ofruesit të cilët ofrojnë vlerën më të mirë për paratë e klientëve.

Sipas njoftimit nga ICERTIAS, "Koha Ditore" ka dal e para në kategorinë e gazetave të përditshme, andaj dhe tash e tutje e vetmja në Kosovë ka të drejtën e bartjes së logos "Best Buy Award".

"Koha Ditore", në këtë garë, ka mposhtur disa mediume që ende publikohen në version print në Kosovë. Mbrapa saj në matjet e organizatës "Icertias", kanë dalë gazeta "Zëri", "Epoka e Re", "Kosova Sot" dhe "Bota Sot".

Po, ashtu portali  Koha.net ka njoftuar  se certifikata "Best Buy Awards",  për raportin çmim-cilësi është e vlefshme për dy vjet.

"Koha Ditore" ka dalë e para edhe në hulumtimin e kaluar të kryer nga ICERITAS në Kosovë, para dy vitesh.

Shumë gazeta të publikuar në versionin print në Kosovë, tashmë janë mbyllur. Ngjashëm ka ndodhur edhe në botë, kur gazetat prestigjioze kanë ndërprerë botimin në prin duke u fokusuar vetëm në online.  "The Independent", në mars të 2016-es ndërpreu botimin në print, ndërsa "The Guardian", përgjysmoi tirazhin.

The post "Koha Ditore" mposhtë sërish konkurrencën në zhdukje të gazetave të printuara appeared first on INSAJDERI.

Gjermania shton shpenzimet për mbrojtje

Posted: 19 Jan 2017 08:10 AM PST

Gjermania planifikon të shtojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes në afro dy miliardë euro gjatë këtij viti, por mbetet gjithsesi larg objektivit të kërkuar nga aleanca e Atlantikut të Veriut.

Përllogaritjet e NATO-s për vitin 2016 tregojnë se vetëm 5 vende anëtare, SHBA, Britania, Greqia, Polonia dhe Estonia, kanë shpenzuar të paktën 2% të prodhimit kombëtar të vendeve të tyre në fushën e mbrojtjes, aq sa është edhe objektivi.

Shpenzimet e Gjermanisë për mbrojtjen, që do të kapin shifrën e 37 miliardë eurove gjatë këtij viti, do të jenë vetëm sa 1.2% e PBB-së së këtij vendi. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump thotë se aleatët e NATO-s janë tejet të varur nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka hedhur dyshime gjithashtu nëse SHBA-të duhet të ndihmojnë ndonjë partner të aleancës ushtarake, bazuar mbi nenin 5 të saj, nëse kaq shumë vende anëtare nga 28 të tilla nuk paguajnë detyrimet e tyre. Ai e ka kritikuar NATO-n si një organizëm "të vjetëruar".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka nxitur prej kohësh vendet anëtare që t'i përmbahen objektivit prej 2%.

Duke njoftuar objektivin e shpenzimeve ushtarake për 2017-n, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen tha se "jemi duke lëvizur në drejtimin e duhur, por nuk mund t'i përmbahemi objektivit brenda një viti". Shpenzimet e mbrojtjes pësuan gjithashtu rritje në vitin 2016.

Gjermania, prej vitesh ka hasur vështirësi në modernizimin e ushtrisë së saj, kjo për shkak se është përfshirë gjithnjë e më shumë në operacionet e NATO-s. Ajo hoqi rekrutimin e detyrueshëm ushtarak, për t'u kthyer në një ushtri profesionale në vitin 2011, por vitin e kaluar u tha gjithashtu se mund të prezantohet një formë e re e shërbimit kombëtar për mbrojtjen civile.

Vende të tjera anëtare të NATO-s kanë nisur gjithashtu rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes. Aleanca përballet me një sërë sfidash sigurie, përfshi këtu kryengritjet islamike në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, por edhe rilindjen e forcave të armatosura të Rusisë, të cilat akuzohen se kanë minuar sovranitetin e Ukrainës

The post Gjermania shton shpenzimet për mbrojtje appeared first on INSAJDERI.

Dokumentet e CIA: Kur Millosheviqi mendonte se e shkatërroi UÇK-në, por ishte gabim

Posted: 19 Jan 2017 07:54 AM PST

Kishte qenë 29 shtatori i vitit 1998 dhe lufta në Kosovë kishte krisur gati në të gjithë Kosovën. Nëpër Kosovë ishin kishte ardhur edhe agjentët e shërbimit të inteligjencës amerikane që raportonin në selinë qendrore në Pentagon.

Në mesin e 13 milionë dokumenteve të publikuara së fundmi nga CIA, ka edhe shumë dokumente që lidhen me Kosovën dhe shqiptarët qysh prej viteve '40 e deri në vitet '90.

Në një të tillë, agjentja e CIA, Willson, emri i së cilës nuk bëhet publik në dokumentet e publikuara, bëhet një vlerësim për pikat më të forta dhe më të dobëta të ushtrisë serbe dhe UÇK-së.

"Disa furnizime me armë janë duke ardhur, por ata kanë pak armatim. Për të mbajtur UÇK-në në arrati, serbët duhet që patjetër të vazhdojnë me pushtimin e tyre. Për të shkatërruar UÇK-në serbët duhet të arrijnë në male, për të cilën ata kanë mungesa të fuqisë punëtore të trajnuar", thuhet në raportin e klasifikuar të CIA.

Sfida e UÇK-së sipas këtij raporti atë kohë ishte përmirësimi i artilerisë ushtarake, riorganizimi, forcimi i strukturave të komandës dhe armatimi më modern.

"Në këtë pikë, Millosheviqi mendon së do të shkatërrojë UÇK-në, por ai është gabim. Struktura komanduese e UÇK-së është e pa preku. Është në pritje të largimit të ushtrisë serbe. Aksionet ndëshkuese kanë elektrizuar popullatën shqiptare.  Përgjatë verës ushtarët janë zhdukur, janë rreth 5 deri në 8 mijë ushtarë të UCK-së në male", shkruhet në raportin e CIA.

Në këtë raport, potencohet edhe një fakt tjetër interesant për luftën. Agjentja e CIA raporton sesi ushtria serbe është duke menduar se po fiton në terren por ushtarët e UÇK-së janë zhvendosur nëpër male.

"Forcat serbe për momentin janë duke operuar në veri të maleve te Qyqavicës dhe në Mitrovicë, ka trupa të reja në rajonin  e Ferizajit, ku pritet një aksion së shpejti. Gjithashtu është raportuar edhe për aktivitete në ditët e kaluara në Suharekë", thuhet në raportin e klasifikuar deri vonë si "Top sekret" nga CIA.

Willson shkruante se atë kohë "morali i UÇK-së, mbetej i fortë", por duhej ndihmë nga jashtë. Kjo ndihmë erdhi në vitin 1999 kur NATO filloi bombardimet në Serbi dhe Kosovë./Insajderi.com

The post Dokumentet e CIA: Kur Millosheviqi mendonte se e shkatërroi UÇK-në, por ishte gabim appeared first on INSAJDERI.

Pezullohen 21 OJQ “të rrezikshme”

Posted: 19 Jan 2017 07:49 AM PST

Të paktën 21 organizatave jo qeveritare iu është pezulluar veprimtaria brenda vitit 2016, me vendim të autoriteteve të rendit në Kosovë për shkak të, siç thuhet, aktiviteteve të jashtëligjshme.

Një listë prej 13 organizatash që u pezulluan në vitin 2015, i është shtuar edhe numri prej 8 organizatave të tjera, një vit më vonë (2016), duke rritur numrin e OJQ-ve të përfshira në veprimtari të paligjshme.

Vendimi për pezullimin e aktiviteteve të këtyre organizatave, i marrë nga Ministria e Administratës Publike në Kosovë, është ripërsëritur vit pas viti që prej vitit 2014 me dyshimin "se kanë rënë ndesh me rendin Kushtetues të Kosovës dhe kanë cenuar sigurinë e përgjithshme".

Zyrtarët e Ministrisë së Administratës Publike thanë për Radion Evropa e Lirë, se pezullimi i veprimtarive të OJQ-ve të caktuara, u "bazua në kërkesën e organeve kompetente dhe ai është ripërsëritur".

Bajram Kosumi drejtor i Departamentit për Organizatat Joqeveritare në Ministrinë e Administratës Publike, tha se "janë gjithsej 21 organizata joqeveritare ndaj të cilave departamenti për OJQ ka marrë vendim për pezullim të veprimtarisë së tyre gjatë vitit të kaluar"..

“Organizatat për të cilat është marrë vendimi që t'u pezullohet puna janë kryesisht ndërkombëtare”, tha Kosumi.

Sipas listës së Ministrisë së Administratës Publike, organizatat joqeveritare të cilave u është hequr e drejta për të punuar në Kosovë, kanë shtrirë veprimtarinë në gjithë territorin e vendit.

Një pjesë e tyre kanë punuar në jug të Kosovës në qytetin e Prizrenit dhe një numër syresh të regjistruara në Prishtinë kanë shtrirë, thonë zyrtarë qeveritarë, aktivitetin në pjesën qendrore të vendit.

Veprimtaria e paligjshme në fushën mikrofinanciare, ndërkaq, i kushtoi me mbyllje, pak kohë më parë, njërës organizatë joqeveritare, thanë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

Një zyrtar i BQK-së, Besnik Kada, i tha Radios Evropa e Lirë se "në vitin 2014 kanë hasur në një institucion të dyshimtë mikrofinanciar, të cilit i është ndaluar veprimtaria".

"Në këtë drejtim, theksohet rasti i vendimit të BQK-së i datës 25 shtator 2014, ndaj IMF Kosova Aid and Development të cilit i pezullohen të gjitha aktivitetet e lejuara me regjistrimin e datës 2 dhjetor 2015 të lëshuar nga BQK-ja me arsyetimin se:

“Me datë 17 shtator 2014 Ministria e Administratës Publike, Departamenti për Organizata Jo-Qeveritare ka nxjerrë vendim përmes të cilit ka pezulluar veprimtarinë e Organizatës Joqeveritare "Kosova Aid and Development" pas kërkesës që i është bërë nga organet kompetente të sigurisë", ka thënë Kada në një përgjigje përmes postës elektronike.

Ndërkohë, vendimi për pezullimin e punës së 21 OJQ-ve ndërkombëtare në Kosovë gjatë vitit 2016 u mor, siç i thanë Radios Evropa e Lirë mekanizmat e sigurisë në Kosovë, për faktin "e përkrahjes dhe shtytjes së ideve ekstremiste, mos arsyetimit të shpenzimeve të donatorëve si dhe mos raportimit në Ministrinë e Administratës Publike të aktiviteteve vjetore".

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, njëkohësisht koordinator nacional kundër terrorizmit, tha se mekanizmat e sigurisë në Kosovë po i përcjellin me kujdes aktivitetet dhe "organizimet e ndryshme që vlerësohen si të dyshimta dhe të kundërligjshme" dhe nënvizoi se përveç OJQ-ve këtu përfshihen edhe "individë të caktuar"

“Është fjala për individë të cilët mund të kenë kaluar në OJQ-të e tjera, pas pezullimit të OJQ-ve në të cilat kanë vepruar e të cilat janë pezulluar nga MAP, për shkak të aktiviteteve të cilat bien ndesh me ligjin”, tha zëvendësministri i brendshëm, Hoxha.

Vazhdimin e veprimtarive të 'paligjshme të individëve', të cilëve u janë mbyllur OJQ-të me vendim të autoriteteve pak kohë më parë, e kanë pohuar edhe predikues të fesë.

Imami i një xhamie në qytetin e Podujevës, Idriz Bilalli, i tha Radios Evropa e Lirë se 'individë të caktuar po vazhdojnë punën e tyre pavarësisht pezullimit' dhe, siç tha, "për këtë është në dijeni edhe vetë Bashkësia Islame".

“Më e keqja është se një numër i madh i këtyre aktivistëve të cilët kanë themeluar dhe kanë udhëhequr këto OJQ, edhe vendore edhe të huaja, ndërkombëtare, janë punëtorë të BIK-ut dhe punëtorë të tjerë. Ata janë të njëjtit njerëz. Unë mendoj se BIK-u, gjegjësisht kryesia, duhet të merret me këta njerëz, të cilët thjesht me ato veprimtari të tyre kanë rënë ndesh me ligjin. BIK-u duhet të marrë masat e duhura sepse nëse eventualisht atyre iu është mbyllur zyrtarisht një zyrë ata veprojnë punojnë në forma të tjera sepse e kanë hapësirën dhe mundësin sepse janë të instaluar brenda BIK-ut qoftë në xhami qoftë në institucionet e tjera që janë nën menaxhimin e BIK-ut”, tha Bilalli.

Ndërkohë, Bashkësia Islame e Kosovës nuk e përjashtoi pohimin se "persona që kanë punuar në organizata të ndryshme joqeveritare e që janë mbyllur, janë ose mund të kenë qenë pjesë të tij".

“Kemi pasur edhe raste kur imamët tanë kanë punuar me shoqata të ndryshme, të cilat kanë vepruar këtu deri tash në mënyrë legale. Por, pas ndalimit me ligj unë besoj se pushon veprimtaria dhe puna e tyre dhe këto gjëra do t’i rregullojmë të gjithë edhe ne si institucion”, tha Ahmet Sadriu zëdhënës i BIK-ut, në një përgjgije për Radion Evropa e Lirë.

Një numër organizatash joqeveritare, nga vende të ndryshme të botës, e kanë ndihmuar Kosovën në procesin e rimëkëmbjes së saj dhe në fazën e emergjencës, disa vite pas përfundimit të luftës.

Autoritetet ndërkombëtare dhe më pas edhe autoritetet e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë më 2008, kanë ndaluar një numër syresh që të veprojnë në Kosovë, për shkak të siç thuhet, 'veprimtarisë së paligjshme dhe rënies ndesh me ligjin'.

Zyrtarët në Kosovë thonë se një numër i OJQ-ve, patën shtrirë ndikimin e tyre dhe kanë "ndihmuar" në, siç thuhet, "rekrutimin e të rinjëve nga Kosova për në zonat e luftës në Lindjen e Mesme". (REL)

The post Pezullohen 21 OJQ “të rrezikshme” appeared first on INSAJDERI.

Kërkojnë nga MKRS anulimin e zgjedhjeve në Komitetin Olimpik të Kosovës

Posted: 19 Jan 2017 07:36 AM PST

Janë 12 delegatë nga 6 federata të licencuara, të cilat e kanë dorëzuar sot një kërkesë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), duke kërkuar anulimin e procesit zgjedhor dhe mbledhjes së Asamblesë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës të datës 21 dhjetor 2016.

Ata thonë se, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, kanë kërkuar nga MKRS-ja që të veprojë duke evituar pasigurinë juridike të krijuar me vendimet e fundit të KOK-ut.

"MKRS, sipas Ligjit për Sport, është i vetmi institucion i cili ua njeh subjektivitetin juridik, të drejtën e përdorimit të emrit, zotësinë e veprimit dhe të drejtën e funksionimit federatave të sportit. Dhe KOK-u si një OJQ, përpos që nuk e ka atë prerogativë, obligohet t’i zbatojë ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe njëkohësisht përbëhet vetëm nga federatat e licencuara nga MKRS", thuhet në deklaratën e Durim Berishës, në cilësinë e përfaqësuesit të kërkesës.

Akti juridik, sipas tij, i nxjerrë nga organet e MKRS-së, mund të apelohet në Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS).

"Shpresojmë se nuk do të jetë e nevojshme të kërkojmë mbrojtjen e rendit juridik të Republikës së Kosovës diku tjetër!", ka shtuar ai.

"Përfundimisht, Asambleja Zgjedhor në mbledhjen e datës 21.12.2016 ka cenuar edhe të drejtën Kushtetuese të delegatëve në Mjet efektiv juridik – pasi ajo si organ kompetent për të shqyrtuar ankesat e tyre, nuk ka përmbushur obligimet e saj ligjore. Kësisoj, delegatët kanë mbetur pa pranuar vendime përkatëse në ankesat e tyre, dhe në të njëjtën kohë nuk është dhënë përgjegjësi për dëmtimin e buxhetit të KOK-ut prej më shumë se 50.000,00 € (euro), shumë kjo që është huazuar nga buxheti i KOK-ut në kundërshtim të plotë me aktet juridike në fuqi", thuhet ndër tjera në kërkesën drejtuar MKRS-së.

Prandaj, ata thonë se, duke u bazuar në gjendjen faktike dhe juridike të paraqitur, kërkojnë nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport që, përmes organeve kompetente brenda saj, të veprojë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe evitimin e pasigurisë juridike dhe të vërtetojë pavlefshmërinë absolute të procesit zgjedhor dhe punës së Asamblesë Zgjedhore të KOK-ut.

Njëherësh ata kërkojnë që të obligohet Komitetit Olimpik i Kosovës që të përsërisë procesin zgjedhor në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Po ashtu, ata kërkojnë edhe që të gjitha vendimet e nxjerra në mbledhjen e Asamblesë Zgjedhore të 21.12.2016 të pezullohen sipas fuqisë ligjore deri në nxjerrjen e një akti juridik nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport./Insajderi.com

1

 

2

 

3

 

4

 

5

The post Kërkojnë nga MKRS anulimin e zgjedhjeve në Komitetin Olimpik të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Haxhiu: Çdo ditë po shtrihet rrjeti asfiksues brenda sistemit të drejtësisë

Posted: 19 Jan 2017 07:27 AM PST

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes  llogarisë së saj në Facebook ka folur për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit Hasan Shala, për të cilin raportoi Insajderi, se ishte njëri nga të përmendurit nga personazhet e Dosjes së Shefave.

Haxhi tha se klani pronto është kujdesur që në krye të Apelit të vendosin një person që është  i afërt me ta.

"Pra meqë në Gjykatën e Apelit nuk është më Sali Mekaj për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare klani Pronto u përkujdes, që Gjykatën e Apelit, sërish ta drejtojë një njëri i tyre dhe përmes ndikimeve në sistem, e dërgoi Hasan Shalën, sepse është si me “kon në PDK”!", shkruan Haxhiu.

Haxhiu, e cila tha se nuk iu lejua deklarimi jashtë rendit të ditës në senacën e sotme të kuvendit, duke folur për sistemin e drejtësisë tha se çdo ditë e më shumë po shtrihet rrjeti asfiksues brenda sistemit të drejtësisë.

"E kjo për dy qëllime, për ta luftuar Lëvizjen VETEVENDOSJE!, duke i arrestuar e burgosur aktivistët e deputetët tanë dhe për t’i amnistuar ata që zhvatën pasurinë publike në kurriz të qytetarëve të varfër pra për ta amnistuar klanin Pronto dhe qeverinë kriminale të Mustafës", shkruan Haxhiu.

Deputetja Hxhiu ka duke përmendur edhe Sylë Hoxhën dhe Imer Bekën.

Sipas saj, prokurorin Sylë Hoxha, "e kemi parë në rolin shërbëtorit të zellshëm ndaj pushteti që buron nga klani Pronto", e që sipas saj u vancua në prokurorinë speciale për shkak të zhdërvjelltësisë për ta lujatur këtë rol.

"Prokurori Sylë Hoxha, është i njëjti që është marrë kinse me hetimin e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit dhe në fakt në vijimësi u përkujdes në kontaminimin e provave dhe vdekjen e Astritit e shpalli vetëvrasje ende pa përfunduar hetimet sepse ashtu u porosit prej pronto-pushtetit", shkruan Haxhiu.

Deputetja Haxhiu ka përmendur edhe kryeprokurorin e Prokurorisë në Prishtinë Imer Beka, që sipas saj ka bërë përndjekjen e deputetëve të Lëvizjes VETEVENDOSJE!, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

"Me urdhra të këtij pushteti por këto urdhra janë zbatuar në përpikmëri nga Kryeprokurori i rizgjedhur i prokurorisë themelore në Prishtinë Imer Beka, ai i cili njihet si i afërt me PDK-në dhe i cili është i përfshirë në mbylljen e rastit për vdekjen e të ndjerës Dafina Zhubit. Se pse ka ushtruar ndikimin e tij në rastin e të ndjerës Dafina Zhubit, mesiguri do të kuptohet shumë shpejt!", tha Haxhiu.

The post Haxhiu: Çdo ditë po shtrihet rrjeti asfiksues brenda sistemit të drejtësisë appeared first on INSAJDERI.

Vdes një i ri gjatë skijimit në Brezovicë

Posted: 19 Jan 2017 07:15 AM PST

 

Një djalë i ri ka humbur jetën në Brezovicë sot gjatë ditës, deri sa ishte duke u skijuar në këtë qendër skijimi.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuara zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

"Policia ka pranuar informacione se një person ka rënë në humnerë dhe menjëherë policia ka dal në vendin e ngjarjes, vdekjen e të riut e ka konstatuar mjeku ligjor", tha Gashi.

 

The post Vdes një i ri gjatë skijimit në Brezovicë appeared first on INSAJDERI.

Dënohen shtatë persona me 26 vjet burgim për terrorizëm

Posted: 19 Jan 2017 06:47 AM PST

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit E.B., F.I., V.G., K.B., E.B., F.B., dhe F.D.

Sipas gjykatës, E.B. i akuzuar për veprën penale 'Rekrutimi për Terrorizëm', është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e gjashtë muaj.

F.I. dhe V.G. të akuzuar për veprën penale 'Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste', janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e gjashtë muaj për secilin veç e veç.

I akuzuari K.B. i akuzuar për veprat penale 'Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste' dhe 'Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve', është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim – unik prej 3 jet e gjashtë muaj.

Kurse E.B. dhe F.B. të akuzuar për veprën penale 'Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste', janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim prej 4 vjet e gjashtë muaj për secilin veç e veç.

I akuzuari F.D. për veprën penale 'Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste', është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim prej 2 vjet e 6 muaj.

Ndaj të pandehurit K.R. është refuzuar aktakuza për veprën penale 'Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste' për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga aktakuza.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës./Insajderi.com

The post Dënohen shtatë persona me 26 vjet burgim për terrorizëm appeared first on INSAJDERI.

Shefi i “Samsung” i shpëton arrestimit

Posted: 19 Jan 2017 06:10 AM PST

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka hedhur poshtë një kërkesë të prokurorëve për të lëshuar një urdhër-arrest për shefin e "Samsung", Lee Jae-yong.

Gjyqtari i çështjes deklaroi të enjten se nuk kishte mjaftueshëm arsye për të arrestuar Lee, i akuzuar për dhënie ryshfeti, përvetësim dhe dëshmi të rremë.

Lee ishte në pritje të vendimit të gjykatës që prej disa ditësh dhe ky duhet të ketë qenë një moment lehtësimi për të.

Dyshimet e ngritura ndaj tij ishin pjesë e një hetimi për korrupsion, ku u përfshi edhe presidentja e vendit aziatik, Park Geun-hye.

Gjigandi i elektronikës, që vazhdimisht ka mohuar akuzat, reagoi përmes një deklarate duke thënë se, "rrjedhojat e kësaj çështjeje tani mund të përcaktohen pa qenë nevoja për arrestim".

Nga ana tjetër, presidentja Park akuzohet për abuzim me anë të detyrës, pasi ka favorizuar një mikeshë të afërt, Choi Soon-sil, për të siguruar miliona dollarë donacione nga kompanitë e mëdha për fondacionet e saj.

Prokurorët dyshojnë se, "Samsung" pagoi 36.3 milionë dollarë për të siguruar mbështetjen e qeverisë për shkrirjen e dy kompanive në vartësi të saj.

"Samsung" ka konfirmuar kryerjen e donacioneve, por insiston se nuk ka kërkuar asgjë si këmbim. Prokuroria kishte shpallur zotin Lee si person të dyshuar për kryerjen e një krimi dhe kishte bërë kërkesë zyrtare për arrestimin e tij më herët gjatë javës.

The post Shefi i "Samsung" i shpëton arrestimit appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e ambasadorit rus

Posted: 19 Jan 2017 06:07 AM PST

Autoritetet turke kanë arrestuar dy të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus, Andrei Karlov.

Një gjykatë në Ankara urdhëroi sot arrestimin e policit Sercan Baser dhe të një shitësi të identifikuar si Enes Asim Silin.

Dy të dyshuar të tjerë janë urdhëruar të mos lënë qytetin derisa hetimet vazhdojnë.

Karlov është qëlluar për vdekje më 19 dhjetor në një galeri artesh në Ankara nga Mevlut Altintas, polic që në kohën e sulmit ka qenë jashtë detyrës.

Altintas ka brohoritur “Mos e harroni Alepon” dhe fjalë të tjera që dukej se i referoheshin përfshirjes së Rusisë në luftën civile në Siri, shkruan REL.

Rusia dhe Turqia kanë mbështetur palë të kundërta në këtë luftë, por tani janë duke mbështetur bashkërisht bisedimet për paqe.

The post Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e ambasadorit rus appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri Mustafa merr kartolinën e Vitit të Ri nga Obama

Posted: 19 Jan 2017 05:26 AM PST

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka pranuar një urim nga presidenti në largim, Barack Obama, për Vitin e Ri 2017.

"Përmes një kartoline të bukur, pranova urimet për Vitin e Ri 2017 nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Familja Obama", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan.

"Presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan", ka vijuar postimin e tij kryeministri Mustafa.

"Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë ndjenja të veçanta miqësie dhe përkushtim maksimal për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka përfunduar postimin e tij në Facebook, Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa u pat takuar me familjen Obama në shtator të vitit të kaluar./Insajderi.com

The post Kryeministri Mustafa merr kartolinën e Vitit të Ri nga Obama appeared first on INSAJDERI.

Fotografi të shkrepura në momentin e duhur

Posted: 19 Jan 2017 05:20 AM PST

Të kapësh foton perfekte duhet shumë kohë. Por ky set fotosh të vendosura së bashku nga BoredPanda, tregon se sa e rëndësishme është një klikim i kameras në sekondën e duhur.

Që nga personi me kokën e kalit tek ai që duket sikur mbahet mbi ujë janë koencidenca që bashkojnë shkrepjen në momentin e duhur me iluzionet e çuditshme optike.

frak2

fo7

fo6

Ij23

1fo

fo3

fo5

 

The post Fotografi të shkrepura në momentin e duhur appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more