Skip to main content

INSAJDERI: “Ish-futbollisti italian tash polic në Kosovë përfundon misionin pas vdekjes së vajzës” plus 19 more

INSAJDERI: “Ish-futbollisti italian tash polic në Kosovë përfundon misionin pas vdekjes së vajzës” plus 19 more


Ish-futbollisti italian tash polic në Kosovë përfundon misionin pas vdekjes së vajzës

Posted: 08 Jan 2017 09:02 AM PST

Pikërisht në ditën kur do të mbushte 16 vjeç, Chiara Piccarreta ka vdekur. Një javë pas një aksidenti tragjik që bëri bujë në Itali, e mitura ka vdekur pas plagëve të marra në një aksident që ka ndodhur në një autostradë.

vajza

E mitura është bija e një polici karabinier të Italisë që shërbente në Kosovë. Andrew Piccarreta që më herët ka qenë edhe futbollist dhe trajner i Porto Corallo,Muravera dhe San Vito, ishte duke shërbyer në mision në Kosovë.

trajneri

Kjo ka bërë bujë në mediat italiane pasi vdekja e vajzës është bërë një nga aksidentet më të komentuara  pasi vetura në të cilën gjendej e mitura ra nga një urë e lartë teksa vetura drejtohej nga miku i saj 20 vjeçar./Insajderi.com

The post Ish-futbollisti italian tash polic në Kosovë përfundon misionin pas vdekjes së vajzës appeared first on INSAJDERI.

Diplomati izraelit që dëshiron të shkatërroj ministrin e jashtëm britanik

Posted: 08 Jan 2017 08:02 AM PST

Një diplomat izraelit në Londër është kapur nga kamera e fshehur e ekipit hulumtues të "Al Jazeera" teksa i jep këshilla një zyrtareje

"A mund ti jap disa emra të ministrave të cilët do t'ua sugjeroja t'i hiqni nga detyra", thotë diplomati izraelit Shai Masot, në një video incizim të ekipit të "Al Jazeera".

Shai Masot është një diplomat i rëndësishëm në Ambasadën e Izraelit në Londër, dhe sipas këtij hulumtimi ai po lobon që të shkatërrojë karrierën e disa prej politikanëve britanik.

Ai është kapur duke folur me një zyrtare të Qeverisë britanike Maria Strizzolo e cila javë më parë paralajmëroj se një "skandal i vogël" do të shkatërroj disa prej politikanëve britanik.

Në video, diplomati izraelit shihet teksa jep disa emra të politikanëve që dëshiron t'i shkatërroj, teksa zyrtarja britanike e shtynë atë të jap emra.

I pari emër është ai i ministrit të Jashtëm britanik, Alan Duncan, i cili ka kritikuar Izraelin për ndërhyrje ilegale ushtarake në Palestinë dhe krahasoi okupimin e Hebron si aparteid.

"Ai është duke bërë shumë probleme", thotë diplomati izraelit duke komentuar ministrin e Jashtëm.

Masot është filmuar në kuadër të një hulumtimi gjashtë mujor të "Al Jazeera".

Ambasada e Izraelit ka kërkuar falje për veprimin e diplomatit të tyre, dhe ka paralajmëruar "përfundimin e mandatit të tij në kohën sa më të shpejt të mundur".

Ndërsa Qeveria britanike ka thënë se e cilëson këtë si incident dhe "çështje të mbyllur", teksa zyrtarja britanike është dorëhequr nga pozita./Insajderi.com

 

The post Diplomati izraelit që dëshiron të shkatërroj ministrin e jashtëm britanik appeared first on INSAJDERI.

Moti i ftohtë i merr jetën 20 personave në Evropë 

Posted: 08 Jan 2017 07:48 AM PST

Temperaturat e ulëta që kanë kapluar Evropën kanë lënë më shumë se 20 persona të vdekur,duke filluar nga ishujt grekë deri tek Italia jugore.

Italia në pjesën jugore të saj ka anuluar tragetet, fluturimet dhe hapjen e shkollave për të hënën, shkruan BBC.

Gjithashtu edhe Turqia është një nga vendet që është prekur nga ky i ftohtë. Ura e Bosforit është mbyllur për anije, pasi një stuhi dëbore e ka goditur Stambollin.

Ndërsa të paktën 10 njerëz kanë vdekur nga të ftohtit në Poloni. E në është shënuar ftohti më i madh në 120 vjetët e fundit.

Greqia gjithashtu ka shënuar temperaturat në minus 15 gradë në veri të saj, ku një emigrant afgan ka vdekur nga të ftohtit ndërsa rrugët janë mbyllur dhe disa prej ishujve janë të mbuluara me borë, raporton Insajderi.

Gjithashtu edhe raportet nga Bullgaria bëjnë të ditur se dy emigrantët irakianë janë gjetur të vdekur në një pyll në juglindje të vendit.

Moti i ftohtë në Evropë, pritet të vazhdojë edhe gjatë javëve në vazhdim. /Insajderi.com

The post Moti i ftohtë i merr jetën 20 personave në Evropë  appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri i Izraelit akuzon ISIS-in për sulmin në Jerusalem

Posted: 08 Jan 2017 07:30 AM PST

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Avigdor Liberman kanë arritur në Jerusalem pikërisht në vendin ku ka ndodhur sulmi në "Haas Promenade".

Ata fillimisht nuk kanë pranuar të flasin për media, por më pas kryeministri ka folur nga vendi ku ndodhi sulmi.

Ai e ka akuzuar ISIS-in për këtë sulm.

"Bazuar  në të gjitha shenjat, terroristi ka qenë një  pjesëtar i Shtetit Islami", ka thënë ai.

Saktësisht në orën 13:00 një person që po ngiste një kamion hyri në mes të turmës plot me ushtar që po prisnin autobusin duke vrarë katër dhe plagosur 15 persona.

Sulmuesi u vra nga një prej ushtarëve që gjendeshin në promenadë./Insajderi.com

The post Kryeministri i Izraelit akuzon ISIS-in për sulmin në Jerusalem appeared first on INSAJDERI.

Lokalizohet zjarri në qendrën tregtare, lëndohet një zjarrfikës

Posted: 08 Jan 2017 07:01 AM PST

Gjatë lokalizimit të zjarrit në qendrën tregtare VIVA Fresh Store në Shtime, është lënduar një zjarrfikës.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

"Zjarri që është shkaktuar sot në "Viva Fresh Stori", në Shtime është lokalizuar. Nuk raportohet për viktima. Mirëpo, njëri nga punëtorët e zjarrfikësve ka pësuar lëndime në këmbë", ka thënë zëdhënësi i policisë, Basri Shabani.

Ai ka treguar se ende nuk dihet pse është shkaktuar zjarri. Shabani ka thënë se policia është ende në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë hetimet në lidhje me rastin./Insajderi.com

 

The post Lokalizohet zjarri në qendrën tregtare, lëndohet një zjarrfikës appeared first on INSAJDERI.

AAK e zhgënjyer me angazhimin e shtetit për lirimin e Ramush Haradinajt

Posted: 08 Jan 2017 06:40 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është e kënaqur me angazhimin e Institucioneve të vendit për lirimin nga arrestimi në Francë të liderit të saj, Ramush Haradinaj.

"AAK, shpreh zhgënjimin e saj me komoditetin e Institucioneve shtetërore të Kosovës, në raport me rastin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet ende në Francë", thuhet në reagimin e AAK-së.

"Reagimi përmes deklaratave i Qeverisë së Kosovës, i Presidentit, apo mosgatishmëria e Kuvendit që të mbajë seancë të jashtëzakonshme për Rastin Haradinaj dhe të njëjtin ta shtyjë për të martën, me arsyetim se nuk po mund t'i mbledhim deputetët, janë qasje jo-shtetërore dhe si të tilla të papranueshme", vazhdon reagimi.

Sipas AAK-së, ndalimi i Haradinajt në Francë, për motive politike e jo të drejtësisë, nuk ka të bëjë me individin, qoftë ai edhe ish-Kryeministri i vendit, por me Kosovën si shtet e si shoqëri.

"Prandaj përfaqësuesit e Shtetit duhet ta kuptojnë se angazhimi për kthimin e Haradinajt në Atdhe, është obligim shtetëror dhe jo çështje e vullnetit!", thuhet më tej.

"Ne u jemi mirënjohës mijëra qytetarëve në të gjitha anët e Globit, të cilët i janë vënë në krah Ramush Haradinajt, dhe nuk mund të mos e themi se personat që drejtojnë Kosovën, nuk janë as në bisht të këtij angazhimi të interesit nacional".

"Njëkohësisht e kuptojmë revoltën dhe mllefin e mijëra njerëzve karshi kësaj padrejtësie që po i  bëhet Kosovës si shtet, dhe Haradinajt si vlerë e tij, por i lusim qytetarët që të mos e pranojnë logjikën e konfrontimit dhe të përdhosjes së simboleve të shteteve tjera, sepse kjo nuk është në kulturën tonë. Ta mbështesim Haradinajn me dinjitet, siç është ai vet!", përfundon reagimi i AAK-së./Insajderi.com

The post AAK e zhgënjyer me angazhimin e shtetit për lirimin e Ramush Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi i shqetësuar për sulmin në Jerusalem

Posted: 08 Jan 2017 06:16 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit terrorist që ndodhi gjatë ditës në Jerusalem të Izraelit.

"Një tjetër sulm vdekjeprurës duke përdorur një kamion, tani në #Jerusalem", ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.

"Unë jam i shqetësuar nga modeli i sulmeve terroriste, dialogu nuk ka alternativë", ka shtuar presidenti./Insajderi.com

The post Presidenti Thaçi i shqetësuar për sulmin në Jerusalem appeared first on INSAJDERI.

Guardiola: Nuk kam ndërmend ta ndryshoj futbollin anglez, erdha ta ndryshoj stilin tim

Posted: 08 Jan 2017 05:55 AM PST

Prej kur ka mbërritur në Premier League si trajner i Manchester City, trajneri spanjoll Pep Guardiola ka pranuar se ende nuk është adaptuar ashtu si duhet me kampionatin anglez, ndaj ka bërë mjaft gabime.

Një deklaratë që ka ardhur pas fitores ndaj West Ham në FA Cup, sukses që i çoi në raundin e katërt të këtij turneu. Manchester City ndodhet 7 pikë pas kryesuesve të Chelsea.

"Në pjesën e parë të sezonit zhvilluam disa ndeshje vërtet shumë të mira. Por, më pas, bëmë disa gabime kryesisht në mbrojtje dhe humbëm atë rrjedhshmëri që kishim të lojës tonë", është shprehur Guardiola.

"Edhe idetë e mia, në ndonjë rast, nuk ishin ato të duhurat. Kjo ndodh pasi unë jam ende duke mësuar karakteristikat e lojtarëve të mi, kush është pozicioni i tyre i duhur në fushë dhe të gjej mënyrën e duhur që ata të adaptohen me idetë e mia", ka shtuar ndër tjerash Guardioa sot për "Sky Sports".

Mirëpo Guardiola nuk fajëson skuadrën për këtë paraqitje.

"Nuk është faji i lojtarëve, pasi i shoh tek stërviten fort. Ndaj unë përpiqem t'i ndihmoj ata. Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet, është faji im", tha trajneri 45-vjeçar,

Ndërsa në fund Guardiola shtoi se "Unë nuk kam ndërmend të ndryshoj futbollin anglez, e kundërta po, ndaj erdha këtu, që të ndryshoj stilin tim, pasi stil im i lojës po bëhej i mërzitshëm. Unë po përpiqem të përshtatem me futbollin anglez", tha Guardiola.

The post Guardiola: Nuk kam ndërmend ta ndryshoj futbollin anglez, erdha ta ndryshoj stilin tim appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj dënon sulmin në Jerusalem

Posted: 08 Jan 2017 05:54 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Jerusalem. Përmes një statusi në Twitter ai ka shkruar se e dënon sulmin dhe shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave.

"Dënojmë fuqishëm sulmin në Jerusalem, ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve", ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter, raporton Insajderi.

Në Jerusalem të Izraelit sot ka ndodhur një sulm, i cili është cilësuar si sulm terrorist, ku mbetën të vrarë katër persona ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur./Insajderi.com

The post Hoxhaj dënon sulmin në Jerusalem appeared first on INSAJDERI.

Hollywood bëhet gati për çmimet “Golden Globs”

Posted: 08 Jan 2017 05:11 AM PST

Hollywood po bëhet gati për ceremoninë e "Golden Globes", një prej ngjarjeve më të rëndësishme kinematografike të botës.

"La La Land", një "musical", është mes pretendentëve kryesorë me 7 kandidatura për "Globin e Artë", i ndjekur nga "Moonlight" me 6 kandidaura dhe "Manchester By The Sea" me 5 të tilla, shkruan BBC.

"La La Land", me protagonistë Ryan Gosling dhe Emma Stone, tregon historinë e një pianisti Jazzi dhe një aspiranteje për aktore, të cilët po ndjekin ëndrrat e tyre drejt famës në Los Angeles.

Ndër të tjera, filmi garon për çmim në kategorinë e "komedisë ose musicalit më të mirë", e gjithashtu për "skenarin dhe regjinë më të mirë".

Ndërsa sa i përket çmimit për filmin më të mirë dramatik, pretendentët kryesorë janë "Moonlight" dhe "Manchester By The Sea".

"Moonlight" tregon historinë e një të riu me ngjyrë që rritet në një lagje të varfër të Miamit, me ç'rast nominohet edhe për regjinë, skenarin dhe aktorët më të mirë në role dytësore.

Ndërkaq "Manchester By The Sea", me protagonistë Casey Affleck, Michelle Williams dhe Lucas Hedges, është vlerësuar më herët si filmi më i mirë i vitit nga Bordi Kombëtar i Kritikës.

Fituesit do të shpallen mbrëmjen e sotme në Los Angeles, ku ceremonin do ta drejtojw Jimmy Fallon. /Insajderi.com

The post Hollywood bëhet gati për çmimet "Golden Globs" appeared first on INSAJDERI.

Ish-prokurori kundër Millosheviqit në Hagë thotë se arrestimi i Haradinajt është politik

Posted: 08 Jan 2017 04:56 AM PST

Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, i tha se rasti Haradinaj "është më shumë politik" dhe vetëm përmes një "presioni ndërkombëtar mund të lirohet" që , siç tha, "të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë".

Geoffrey Nice, ish-prokuror në rastin Milosheviq, tha se është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë "akuza thelbësisht të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë" duke ia "vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri".

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt "marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe njëkohësisht edhe objektivat që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t'i arrijë".

Intervista e plotë

Radio Evropa e Lirë: Zoti Nice, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë. Zoti Haradinaj është liruar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për akuzat për krime lufte. A janë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi obligative për të gjitha shtetet?

Geoffrey Nice: Jo domosdo. Por, shumica e shteteve, mendoj unë, nëse gjejnë se dikush ka qenë i gjykuar në mënyrë të drejtë dhe është i liruar nga akuzat e njëjta, me të cilat mund të përballet në një shtet të caktuar, do ta marrin parasysh atë lirim. Problemi këtu dhe pothuaj gjasat më të mëdha këtu janë se akuzat që Serbia do t'i paraqesë kundër Haradinajt, do të jenë të ndryshme nga ato, me të cilat ai është përballur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY). Ato mund të paraqiten ose të argumentohet se janë një lloj shtese, por jam shumë i sigurt se Serbia do të provojë që të paraqesë gjëra të tjera ose thelbësisht gjëra të tjera nga ato, me të cilat është përballur ai në Hagë. Nëse kështu ndodh, atëherë do të jetë shumë më e vështirë për Haradinajn që të thotë se nuk mund të gjykohet në Serbi. Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, unë s'kam dyshim se Kosova do të bëjë presion mbi Francën që ta lirojë atë ose mbrojtja e Haradinajt do të kundërshtojë ekstradimin nëse Franca nis një proces zyrtar të ekstradimit.

Radio Evropa e Lirë: Por, në çfarë rrethanash një gjykatë nacionale mund të rihapë akuzat ndaj zotit Haradinaj, që është liruar nga Gjykata e Hagës?

Geoffrey Nice: Nuk flitet për hapjen e rastit. Do të jetë, mendoj unë, një përgjigje ndaj kërkesës së Serbisë për ekstradim. Mund ta kem gabim, por unë kështu e kuptoj. Prandaj, nëse shikoni akuzat dhe nëse ato janë të njëjtat me ato që kanë çuar në lirim, unë mendoj se për ligjin francez kjo do të jetë një pengesë që ai të ekstradohet në Serbi. Ka mbase edhe shumë arsye të tjera se pse një proces i ekstradimit, bazuar në ligj, mund të bllokohet nga Haradinaj dhe mbase edhe vetë Kosova në emër të tij. Jam i sigurt se ka shumë hapa për të kaluar, por unë supozoj dhe nuk mund të jem shumë i sigurt përtej kësaj, se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion të madh mbi Francën, në njërën ose mënyrën tjetër, që t'ia mundësojë Haradinajt të lirohet. Nëse ai nuk lirohet dhe nëse ai vazhdon të mbahet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit në Serbi dhe mbase edhe më keq, nëse ai ekstradohet në Serbi për t'u përballur me gjykim atje, efekti në çfarëdo paqeje që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikohet rrënjësisht. Dhe, këtë e di secili.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju thoni se kjo është tani çështje politike?

Geoffrey Nice: Do ta cilësoja si të tillë. Shumë raste të ekstradimit kanë kënde politike në vetvete. Dhe, megjithëse, shtetet duhet të provojnë që të zbatojnë sundimin e ligjit në mënyrë publike, mund të ndjeni prapavijat politike. Dhe, gjithashtu, mund të gjeni edhe shembuj ndonjëherë kur disa shtete duan të dëshmojnë anën e tyre sovrane duke kthyer dikë prapa, p.sh në Kosovë, dhe kështu ka mundur të ndodhë në këtë rast. Prandaj, është e formësuar të jetë shumë e politizuar. Unë personalisht, në këtë moment, pa i parë akuzat që Serbia do t'i paraqesë kundër tij (mund të jenë akuzat për vitet '90), do të isha shumë i befasuar nëse Haradinaj nuk lirohet nga Franca shumë shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Por, çfarë mund të bëjnë autoritetet e Kosovë në këtë rast, marrë parasysh se Kosova nuk është pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë dhe marrë parasysh se ky është urdhër-arrest i lëshuar nga Serbia përmes Interpolit?

Geoffrey Nice: Mendoj se atë që kanë bërë deri tani është të provojnë ta bindin Francën se Serbia nuk ka më juridiksion mbi ngjarjet që ndodhin në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur dhe do të provojnë të thonë se Serbia nuk ka pasur juridiksion mbi ngjarjet që kanë ndodhur në vitet e '90. Unë dyshoj nëse ky argument do të jetë posaçërisht i suksesshëm. Do të isha, gjithashtu, shumë i befasuar nëse Kosova do të vepronte e vetme kur bëhet fjalë për zbatimin e presionit politik. Ka shumë më shumë interesa të evropianëve dhe SHBA-së për të mbajtur tensionet në nivel të ulët. Në kohën kur ka çështje që rrisin tensionet në Bosnjë dhe kur e gjithë pozita e anëtarësimit të Kosovës në OKB është në pritje, mendoj, megjithëse mund të jem në gabim, që këto forca ndërkombëtare do të veprojnë që ta zgjidhin këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur, pa rrezikuar që ish-kryeministri i Kosovës të përballet me një gjykim serb, kësaj radhe në territorin e armikut.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju prisni që zoti Haradinaj të lirohet shpejt?

Geoffrey Nice: Është një lloj supozimi, por ky do të jetë parashikimi im. Ka gjithnjë një mundësi të zgjatjes së arrestit shtëpiak, sikur edhe në një rast të një boshnjaku, Ejup Ganiq, si një subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia me kërkesë të ekstradimit kur ishte në Londër. Procedurat zgjatën, por ai u lirua dhe urdhër-arresti nuk u zbatua dhe ai nuk u dorëzua në Serbi. Supozoj se krejt kjo mund të përsëritet këtu; një proces i zgjatur sipas ligjit francez. Por, supozimi im është se, marrë parasysh të gjitha rreziqet e tjera dhe të gjitha objektivat e tjera që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t'i arrijë, pres që të gjenden rrugë që ai të lirohet shpejt.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, më lejoni t'ju pyes; cila është mënyra që të hiqen urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës?

Geoffrey Nice: Ky është një problem i madh dhe unë nuk e di përgjigjen. Natyrisht nuk e dimë se sa urdhër-arreste, përveç këtij, janë ende. Në mungesë të një modeli të përgjithshëm të vendeve të tjera që provojnë të zbatojnë urdhër-arrestet e hapura që përmbajnë krime të dyshuara të individëve në konfliktet e viteve 1990, unë do të thosha se duhet sërish një presion ndërkombëtar mbi Serbinë, e cila synon anëtarësimin në Evropë për dallim nga disa të tjera që duan të dalin nga Evropa, duhet të bëhet presion mbi të që të heqë dorë nga praktika për të arrestuar secilin.

 

DOSJA Grande VIII- Negociatat e dyshimta për armë të familjes Rugova me KFOR in dhe Hajredin Kuçin

The post Ish-prokurori kundër Millosheviqit në Hagë thotë se arrestimi i Haradinajt është politik appeared first on INSAJDERI.

Katër të vdekur në Jerusalem nga sulmi terrorist me kamion

Posted: 08 Jan 2017 04:46 AM PST

Në Jerusalem të Izraelit ka ndodhur një sulm, i cili është cilësuar si terrorit, ku një kamion u përplas me një grup ushtarësh.

Nga ky sulm deri më tani raportohet për katër të vdekur dhe 15 të plagosur, shkruan BBC.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë të këtij qyteti, Luba Samri, për radio Izrael.

"Ky është një sulm terrorist, kanë mbetur 15 persona të plagosur ndërsa tre të vdekur të cilët dyshohet se janë ushtarë", ka bërë të ditur ajo, raporton Insajderi.

Ajo ka treguar se "viktimat kanë qenë të shpërndarë në rrugë ndërsa shoferi i automjetit është qëlluar"./Insajderi.com

unnamed-1

The post Katër të vdekur në Jerusalem nga sulmi terrorist me kamion appeared first on INSAJDERI.

Policia: S’ka rrugë të pakalueshme, por me vështirësi

Posted: 08 Jan 2017 04:31 AM PST

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur pesë aksidente me të lënduar, 26 aksidente me dëme materiale dhe janë shqiptuar 242 gjoba.

Nga të gjitha këto aksidente nuk ka pasur raste me fatalitet ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Me tej ai ka shtuar se deri më tash nuk ka rrugë që janë plotësisht të bllokuara.

"Nuk kemi asnjë informatë që ndonjë rrugë është tërësisht e bllokuar, në disa rrugë lëvizet me më shumë vështirësi", ka thënë ai./Insajderi.com

The post Policia: S'ka rrugë të pakalueshme, por me vështirësi appeared first on INSAJDERI.

Laptopi me tre ekrane

Posted: 08 Jan 2017 04:22 AM PST

Prodhuesi i njohur i kompjuterave të lojërave, Razer, gjatë evenimentit CES në Las Vegas,  zbuloi një laptop koncept i cili ka tre ekrane 4K.

Kompania thotë se Projekti Valerie është laptopi i parë i këtij lloji. Dy ekranet e tjera rrëshqasin nga ekrani kryesor me një mekanizëm automatik. Një analist e lavdëroi këtë dizajn duke thënë se lojtarët përdorin më shumë se një monitor ditëve të sotme. Të tre ekranet janë 17 inç në madhësi.

Kur paloset laptopi është 3.81 cm i trashë. Sipas Razer ky parametër është i krahasueshëm lehtësisht me të gjithë laptopët standartë e ditëve të sotme, shkruan Pcworld.al

"E menduam, na u duk çmenduri. A mund ta bënim? Besoj se jemi të çmendur mjaftueshëm për të bërë diçka të tillë," u shpreh një zëdhënës i kompanisë. Projekti Valerie është thjeshtë një prototip dhe Razer nuk ka bërë të ditur nëse do të dalë në shitje një ditë.

Projekti Valerie ishte vetëm një prej laptopëve të lojërave që u prezantuan në CES. Acer solli një model 21 inç Predator 21X i cili kushton 9,000 dollar. Samsung gjithashtu prezantoi laptopin e parë të lojërave, Samsung Notebook Odyssey i disponueshëm në 15 dhe 17 inç.

The post Laptopi me tre ekrane appeared first on INSAJDERI.

Digjet një qendër tregtare në Shtime, rrezik për shtëpitë përreth

Posted: 08 Jan 2017 04:03 AM PST

Është djegur një qendër tregtare e VIVA Fresh Store në Shtime. Zjarrfikësit në këto momente janë duke u munduar që ta shuajnë zjarrin. Nuk raportohet për viktima.

Lajmin për djegien e kësaj qendre e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Ai ka thënë se tash për tash ka rrezik që zjarri të përhapet edhe te shtëpitë përreth.

Sipas tij, deri më tani nuk raportohet për të lënduar./Insajderi.com

The post Digjet një qendër tregtare në Shtime, rrezik për shtëpitë përreth appeared first on INSAJDERI.

Shkencëtarët thonë se një pjesë e akullit në Antarktik po shkëputet

Posted: 08 Jan 2017 03:41 AM PST

Shkencëtarët britanikë kanë tërhequr vërejtjen se një pjesë e akullit të Antarktikut do të shkëputet, duke e formuar një ishull të akullit, që do të jetë njëri prej më të mëdhenjve në botë.

Shkencëtarët e tubuar në atë që ata e quajnë Project Midas, thanë se pjesa e ndarë, e njohur me emrin Larsen C, po bëhet gjithnjë e më jostabile.

Prej vitit 2011, një çarje në këtë pjesë të ndarë të akullit ishte zgjatur për afro 50 milje, ndërsa prej dhjetorit të vitit të kaluar, çarja ishte shtuar për 13 milje.

Ekspertët parashohin se ndarja mund të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm, që do të rezultonte me një ishull të akullt prej 2 mijë miljesh katrore në këtë hapësirë, shkruan REL.

Shkencëtarët nuk e atribuojnë këtë ndarje në mënyrë të qartë për shkak të ndryshimit klimatik, megjithatë në kumtesë sugjerojnë se ka lidhje me rritjen globale të temperaturave.

Përkundër madhësisë së pjesës së ndarë të akullit, çfarëdo rritje eventuale e nivelit të deteve, pritet të jetë e parëndësishme.

The post Shkencëtarët thonë se një pjesë e akullit në Antarktik po shkëputet appeared first on INSAJDERI.

“La Repubblica” e përshkruan Shqipërinë si djep të terrorizmit

Posted: 08 Jan 2017 03:34 AM PST

E përditshmja italiane "La Repubblica", shkruan se Shqipëria është një nga vendet kryesore prej të cilave është duke u shfaqur terrorizmi në Itali.

"Shërbimet tona të inteligjencës dhe të vendeve tjera perëndimore kanë nisur një hetim kundër radikalizmit në disa fshatra, e në veçanti ato në kufirin e Kosovës, ku ka kohë që ISIS është duke valvitur flamurin e zi", shkruan "La Repubblica".

Gazeta italiane e përshkruan Shqipërinë si një nga vendet të cilat, që nga fillimi i Shtetit Islamik, një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve iu kanë bashkuar.

Sipas autoriteteve italiane, vendi i cili pritet të goditet nga terroristët është Puglias dhe e gjithë kjo për shkak të afërsisë gjeografike me Shqipërinë, lidhjet e ngushta me krimin e organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, të gjithë këta faktorë që shkaktojnë terrorizmin në Itali.

Sipas inteligjencës italiane, në rajonin e Pugias jetojnë prej kohësh shqiptarë me prejardhje nga qytezat juglindore të Shqipërisë.

"Djemtë nga fshatrat Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Evropën të dridhet. Më i rrezikshmi nga ata ishte Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, i cili thuhet se ka vdekur në prill të vitit të kaluar në Siri", shkruan më tej gazeta italiane "La Republika".

"I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me familjen e tij. Pak kohë më parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti edhe vdekjen", thuhet në artikullin e "La Repubblica", shkruan Insajderi.

Por jo vetëm kaq, pasi shqiptarët e radikalizuar, sipas gazetës italiane vijnë nga zonat juglindore të Shqipërisë, thuhet se ata janë eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike.

"Një faktor ky, që e bën potencialisht më të rrezikshëm situatën, pasi mund të krijojë lidhje mes krimit të organizuar e organizatave terroriste. Jo rastësisht, qeliza e gjatë shqiptare punon në Bari", vazhdon artikulli.

Ndër tjerash, gazeta italiane shkruan se vrasësi i Nicës, kishte jetuar në Gravina të Itali në një vend ku komuniteti më i rëndësishëm në atë vend janë shqiptarët, tjetër faktor, që sipas gazetës, ndikon në rritjen e terrorizmit në Itali.

"Për ta parandaluar këtë Anti-Mafia së bashku me kolegët serbë kanë nënshkruar një protokoll që shërben në rritjen e informacioneve", shkruan "La Repubblica"./Insajderi.com

The post "La Repubblica" e përshkruan Shqipërinë si djep të terrorizmit appeared first on INSAJDERI.

Pretendimet se Jezusi kishte krejt pamje tjetër

Posted: 08 Jan 2017 03:11 AM PST

Nëse provoni të mendoni se si dukej Jezusi, atëherë ka gjasa të mëdha që ju do ta parafytyroni me flokë të gjata, mjekër dhe fytyrë të zbehur.

Fotografia më poshtë tregon për një pamje që e mendojmë sot.

jesus-1

Mirëpo, ka gjasa të mira që ai në fakt nuk ka pasur një pamje të tillë.

Një shkencëtar mjeko-ligjor ka rikrijuar pamjen e Jezusit, duke përdorur të dhëna historike nga jeta e tij, si dhe përshkrime nga Bibla, shkruan gazetametro.net.

Richard Neave ka filluar misionin e tij në vitin 1998, duke shikuar kafkat e Izraelit verior që nga fillimi i shekullit të parë.

Ai ka krijuar një kafkë të Jezusit prej gipsi, për dokumentarin e BBC-së 'Djali i Zotit'.

Ndërsa, rezultatet janë mbresëlënëse – Jezusi nuk duket as afër asaj që e kishim menduar, apo parë në kishë.

Sipas tij, Jezusi dukej diçka si në këtë fotografi.

jezusi-2

 

The post Pretendimet se Jezusi kishte krejt pamje tjetër appeared first on INSAJDERI.

Skepticizmi i të rinjve se liberalizimi i vizave mund të ndodh në 2017

Posted: 08 Jan 2017 02:28 AM PST

Kosova mund të mos radhitet në mesin e shteteve me lëvizje të lirë as edhe në këtë vit, marrë parasysh zhvillimet e brendshme dhe problemet politike në vend, thonë disa të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë.

Tani, pas gjithë këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur, ata thonë se i kanë humbur shpresat për liberalizim të vizave.

Antigona Imeri është studente në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se nuk pret që të ketë liberalizim të vizave gjatë këtij viti.

"Jo nuk pres të ketë. Ashtu siç nuk ka pasur deri tani, nuk pres se mund të ketë edhe gjatë këtij viti", ka thënë ajo.

Ngjashëm shprehet edhe Ardita Xhelili.

"Nuk besoj se do të ketë, nuk ma merr mendja", shpreh zhgënjimin e saj.

Kosova llogaritet të jetë një ndër vendet më të izoluara në Evropë dhe për t'u mundësuar qytetarëve të saj lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së, ajo duhet t'i përmbushë edhe dy kriteret e mbetura; ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë përmes rezultateve konkrete luftën kundër korrupsionit.

Drilon Tahiri, student në Fakultetin Ekonomik, thotë se përveç premtimeve të dhëna për liberalizimin e vizave, autoritetet e vendit nuk kanë bërë as një hap konkret përpara për këtë çështje.

"Jo nuk pres se do të ketë, kur shihet se në çfarë gjendje të rëndë politike po kalon vendi, dhe duke parë kundërshtimet e mëdha që kanë deputetët e partive në pushtet dhe opozitës për çështje të caktuara", thotë Driloni.

Mungesa e konsensusit politik për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, thotë Faton Rizani, student i Fakultetit Juridik, do ta bëjnë të paarritshëm liberalizimin e vizave edhe për një kohë të gjatë.

"Jo nuk mendoj, për arsye se një vit na ka shkuar dhe nuk jemi marrë vesh me çështjen e demarkacionit dhe nuk mendoj as këtë vit se do të ketë liberalizim", thotë Fatoni.

Blend Morina, student i Mjekësisë e sheh më se të nevojshëm liberalizimin e vizave. Ai thotë se duke parë rëndësinë e lëvizjes së lirë të të rinjve, udhëheqësit e vendit duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

"Do të doja të shpresoja që këtë vit do të ketë një risi dhe të bëhet liberalizimi i vizave, sepse do të na shërbente më shumë për studime dhe për të pasur një të ardhme më të mirë", thotë Blendi.

Nëse do të bëhej liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të rinjtë thonë se do ta shfrytëzonin më shumë për studime jashtë vendit dhe për qëllime turistike.

Abetare Syla, studente e Fakultetit të Arteve, thotë se do t'i shikonte mundësitë për studime jashtë vendit.

"Ne nuk jemi gati si shtet të kemi liberalizimin e vizave, pavarësisht asaj që ne kemi dëshirë dhe kemi nevojë të kemi liberalizimin e vizave në mënyrë që të mund të shkojmë për studime, për punë dhe për qejf, për të shëtitur jashtë Kosovës", thotë ajo.

Edhe Blend Morina, student i Mjekësisë, thotë se liberalizimin e vizave do ta shfrytëzonte për të studiuar diku në vendet e Bashkimit Evropian.

"Unë do ta shfrytëzoja më shumë për të shkuar në një universitetet diku jashtë dhe që të ketë diçka më mirë sesa që pritet të ketë në Kosovë", thotë ai.

Ngjashëm, shprehet edhe Leonita Berisha.

"Do të doja të studioj jashtë, por me këto mundësi, nuk e di se a do të kishim mundur. Nuk e di", thotë Leotrimi.

Ardita Xhelili, ndërkaq, mendon se liberalizimi i vizave do të ishte një mundësi e mirë edhe për punësim jashtë vendit.

"Ndoshta për të rinjtë do të ishte më mirë për punësim, pasi po shihet se nuk ka punësim", thotë ajo

Për qëllime turistike liberalizimin e vizave thotë se do ta shfrytëzonte edhe Drilon Tahiri:

"Do të udhëtoja", thotë ai shkurt.

Të rinjtë, po ashtu, thonë se liberalizmi i vizave nuk do të mund të shfrytëzohet edhe aq shumë nga të rinjtë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike që kanë ata.

Antigona Imeri shprehet thotë se, po edhe nëse ndodh, nuk mund ta shfrytëzojnë.

"Nëse është ashtu siç tregonin se duhet të kemi para në bankë. Nuk mundemi ta shfrytëzojmë se ne jemi vetëm studentë", thotë ajo.

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në vende të ndryshme të botës, dhe për të afërmit e tyre që janë në Kosovë liberalizimi i vizave do t'iu mundësonte atyre që t'i vizitojnë ata.

Faton Rizani, student i Fakultetit Juridik thotë se ka shumë të afërt që jetojnë në vendet e BE-së dhe se udhëtimin e tij të parë, nëse do të bëhej liberalizimi i vizave, do ta bënte në Belgjikë.

"Liberalizimin e vizave do ta shfrytëzoja për t'i vizituar të afërmit e mi, kam familjarë që jetojnë në Belgjikë, atje do të shkoja", thotë ai.

Mospërmbushja e kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian, mund ta lërë Kosovën pa u përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave edhe gjatë vitit 2017, kanë tërhequr vërejtjen njohës të proceseve integruese evropiane.(REL)

The post Skepticizmi i të rinjve se liberalizimi i vizave mund të ndodh në 2017 appeared first on INSAJDERI.

Eksplodimi i makinës bombë e tronditi Bagdadin

Posted: 08 Jan 2017 02:03 AM PST

Raportohet se një eksplodim i një makine-bombë e ka goditur sot herët në mëngjes kryeqytetin irakian, Bagdad.

Eksplodimi ndodhi në një treg në lagjen Jamila, e banuar kryesisht me popullatë shiite, ndërsa agjencitë e lajmeve raportojnë se janë vrarë së paku 6 vetë dhe plagosur më tepër se 10 të tjerë, shkruan REL.

Grupi terrorist Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm nëpërmjet një postimi në internet.

Ky grup e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme të tjera në Irak, që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, derisa forcat e qeverisë së Irakut dhe aleatët e saj, po përpiqen për ta marrë qytetin Mosul, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Irak.

The post Eksplodimi i makinës bombë e tronditi Bagdadin appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more