Skip to main content

“Epoka e Orwellit” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Epoka e Orwellit” plus 1 more Telegrafi Opinione


Epoka e Orwellit

Posted: 20 Jan 2017 02:48 PM PST

Rezenzion: George Orwell: An Age like this 1920 – 1940 – The Collected Essays, Journalism, and Letters (George Orwell: Një epokë si kjo 1920-1940: përmbledhje e eseve, artikujve të gazetarisë dhe letrave).

George Orwell (25 qershor 1903 – 21 janar 1950), edhe pse jetën e tij të shkurtër nuk ia dedikoi tërësisht shkrimeve, mbeti shkrimtari më i njohur që farkoi një mënyrë të veçantë të të shkruarit me të cilin krijoi ndikim të madh. Kritikët e respektuan për mendimin e tij të zëshëm dhe për afinitetin e rrallë që tregoi në të shkruar pasi që e godiste shpejt dhe drejt çështjen me të cilën merrej. Shkrimin e gazetarisë me karakter politik e ngriti në nivel të artit. Shumica e kritikëve u pajtuan se Orwelli pati personalitet të veçantë dhe shkëlqeu në çdo gjë që tha dhe shkroi.

Vepra "An age like this" (Një epokë si kjo) përmban katër volume dhe është përmbledhje e eseve, artikujve të gazetarisë dhe letrave të George Orwellit. Kjo punë është bërë nën redaktimin e gruas së tij të dytë, Sonia Orwell, dhe redaktorit Ian Angus. Volumi I apo përmbledhja e parë, në 624 faqe, përfshin periudhën nga vitit 1920 deri më 1940.

Orwell në testament kishte 'urdhëruar' që askush të mos i shkruante biografi. Natyrisht që ky testament është nul (i paqenë) për shumë arsye dhe njerëzit kanë shkruar përkundër dëshirës apo urdhrit të tij. Në mënyrë të zhdrejtë, Orwell e ka shkruar autobiografinë. Me siguri që (auto)biografia e tij më e mirë është botimi në fjalë. Këtu, në katër vëllime, shkrimtari gjenial, duke shkruar recensione, ese dhe duke u shkruar letra shokëve dhe njerëzve që nuk bien në këtë kategori, flet edhe për veten.

Në tregimin "Why I Write" (Pse shkruaj), Orwell flet për veten e tij duke filluar që nga vitet e para të fëmijërisë e deri në moshën e mesme me ç'rast shpjegon si dhe pse kishte vendosur të bëhej shkrimtar. Tregim (shkrim) brilant. Thjeshtësia është madhështi. Shpjegimi i jetës së tij bëhet duke u bazuar në një sinqeritet total. Orwell tregon se si kishte filluar të shkruante si fëmijë duke kopjuar punimet e shkrimtarëve të njohur. Por, në rininë e hershme e kishte kuptuar se shkrimet duhej të ishin vepra origjinale. Duke shkruar për motivet që e kanë shtyrë atë (por, edhe të tjerët) që të shkruajë, Orwell thotë: "Mendoj se janë katër motive për të shkruar. Ato ekzistojnë në shkallë të ndryshme te secili shkrimtar…"

Pastaj, duke i numëruar dhe duke i shpjeguar motivet, marrim vesh se ato janë me sa vijon:

1. Egoizmi – që vjen nga dëshira për t'u paraqitur i mençur dhe i rëndësishëm në këtë botë, e deri te dëshira për t'u kujtuar edhe pas vdekjes;

2. Entuziazmi estetik – që vjen nga perceptimet që kemi ndaj të bukurës në botën e cila na rrethon dhe për të cilën ne mendojmë se duhet ta paraqesim me fjalët siç i radhisim ne vetë;

3. Impulsi historik – që vjen nga dëshira t'i shohim gjërat ashtu siç janë apo që t'i gjejmë faktet e vërteta;

4. Qëllimi politik – që vjen nga dëshira që ta shtyjmë botën në drejtimin që dëshirojmë.

Pastaj, Orwelli bënë një interpretim dhe analizë të thellë të këtyre motiveve duke i gërshetuar me njëra tjetrën. Më së shumti rëndësi i kushton motivit të katërt, atij të qëllimit politik. Zaten, ky ka qenë segmenti me anë të cilit Orwell është bërë i pavdekshëm në letërsi dhe më gjerë. Në rini të hershme nuk ia botonin tekstet pasi që, për redaktorët mendjengushtë, Orwelli ishte diçka që nuk akceptohej, se ishte botë në vete dhe jashtë konturave të gazetarisë dhe letërsisë që njiheshin deri me ardhjen e tij. Por, gjërat ndryshuan dhe në lidhje me këtë Orwell më 1937 i shkruan mikut të tij Jack Common: "Më duket aq afër, sikur dje, koha kur askush nuk dëshironte të botonte asgjë që shkruaja kurse tashti marr letra nga të katër anët që më pyesin nëse dëshiroj të shkruaj…".

Nga kjo vepër shohim se Orwelli ishte eseist madhështor dhe gazetar brilant. Sidomos gazetaria e tij e veçantë kolumniste e bëri të jetë i pakrahasueshëm. Të shkruarit në formë serioze, provokative, komike, duke protestuar, denoncuar, dhe shpotitur, e bëri model për gazetarët e ardhshëm (,odel shumë i vështirë për t'iu përmbajtur).

Gjatë një periudhe të konsiderueshme kohore, Orwelli shkroi edhe recensione. Shkëlqente sidomos në recensionet që kishin të bënin me çështjet e Luftës Civile në Spanjë dhe me ato të çështjeve politike në përgjithësi. Shkroi recension, po ashtu të rëndësishëm, edhe për librin "Byron and the need for fatality" (Bajroni dhe nevoja për fatalitet) të autorit Charlesdu Bos. I tërë libri, siç shihet nga titulli, por edhe recensioni, është përqendruar në diskutimin e çështjes së incestit të Lord Byronit që kishte bërë me simotrën apo gjysmë motrën Augusta Leigh. Që të dy, pra autori i librit po edhe Orwelli, në disa momente tentojnë ta arsyetojnë këtë lloj incesti që vjen si rezultat i martesave shumë të afërta brenda familjeve aristokrate angleze me qëllim të ruajtjes së pasurisë dhe trashëgimit të titujve. Sikur të gjithë tjerët, edhe Orwelli mahnitet me Byronin i cili në botë mori epitetin e poetit sipëror me poezinë e tij 'Childe Harold's Pilgrimage', me të cilën i shtyri më tej kufijtë e poezisë (inspirimin për ta shkruar, Byron e gjeti sa ishte në Shqipëri në vitin 1809).

Por, siç shohim nga ky botim, George Orwellin më së shumti e ka mahnitur politika dhe lufta. Madje, lufta e bëri aktivist politik, pamfletist dhe polemist të zjarrtë. Por, mbi të gjitha, e bëri gazetar. Orwell shkoi në Spanjë për të marrë pjesë në Luftën Civile duke pasur ndjenja të fuqishme antifashiste, por jo edhe të definuara siç duhej apo siç dëshironte ai vet t'i kishte. Nga kjo luftë ai doli si besimtar në socializëm dhe si antikapitalist, por sidomos si antistalinist e antikomunist.

Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore ia pamundësoi të vazhdonte jetën në fshat. Për shkak të shëndetit të dobët (sëmundjes së tuberkulozit), u refuzua nga shërbimi ushtarak. Prandaj, u shpërngul në Londër dhe qytete tjera ku filloi të merrej intensivisht me gazetari, ndërsa punoi edhe në BBC.

Orwell iu rrek gazetarisë edhe nga dëshira e tij që të ndryshonte gjërat në dobi të një shoqërie të ndershme dhe dinjitoze. Për shkak të pagesave të ulëta, deri më 1945 mezi dilte nga muaji në muaj. Por, kjo kohë e vështirë, e shpenzuar në gazetari, i ndihmoi shumë pasi që aty bëri ekzaminimin e ideve të veta politike të cilat i plasonte në publik. Kjo kohë i ndihmoi që të përgatitej dhe para se të vdiste t'i shkruante dy kryeveprat e mëdha botërore: 'Ferma e Shtazëve' dhe '1984'.

Letrat e botuara në këtë vëllim aspirojnë të kompletojnë një pamje solide të figurës së tij, edhe pse dihet që shumë të tilla nuk kanë mund të përfshihen në këtë botim pasi që kanë humbur. Megjithatë, madhështia e George Orwellit është kudo prezente në këto materiale që janë përfshirë në këtë përmbledhje. Ai shkëlqen në çdo faqe, në çdo rresht dhe në çdo fjalë që ka shkruar.

The post Epoka e Orwellit appeared first on Telegrafi.

I dashur Donald, edhe juve ju pret fati i Berlusconit

Posted: 20 Jan 2017 02:40 PM PST

Paolo Guzzanti

I dashur z. Trump

Ajo që po ju ndodh juve është mjaft zbavitëse. Unë ju flas si një italian që ka jetuar të gjithë periudhën epike berluskoniane që më sjell ndër mend disa ligje thelbësore, të cilat po i lejoj vetes t'i kujtoj.

E para është që bota e së majtës, që ju e quani liberale, ka një fuqi vdekjeprurëse në reputacionin e personave dhe praktikon me skrupuj vrasjen e personalitetit që ju e quani "character assassination".

Këtu bëhet fjalë për një procedurë të lehtë dhe fitimprurëse. Nëse një si ju apo Berluskoni kërkon dhe merr mandatin nga populli i tij duke ardhur nga bota që prodhon pasuri në vend që ta harxhojë, lind akuza numër një nga një paketë specifike, që përmban edhe përçmimin për vetë pasurinë që në botën katolike konsiderohet si "jashtëqitje e Djallit".

Përçmimi për të pasurinë private sepse ndërtuesi i komplekseve të banimit klasifikohet si ndërtues i vogël banesash ose diktator i medias, ashtu siç i ndodhi Berluskonit, i cili zotëron tri rrjete komerciale që janë politikisht neutrale sepse shesin publicitet për të gjthë blerësit.

Ju ashtu si edhe dikur Berlusconi, sot akuzoheni se jeni një tip problematik, i korruptuar dhe korruptues, me një të kaluar të paqartë të projektuar në një të ardhme djallëzore.

Pastaj të dy akuzoheni se dashuroni pa u përmbajtur gratë.

Unë kam një vajzë 15 vjeçe e cila ka lindur në Itali, por që është bërë amerikane dhe studion në shkollat publike të SHBA-ve. Kur unë e pyeta nëse ndihej në siklet që ju përkrahte ju z. Trump, pas përhapjes së batutave tuaja erotike nga regjistrime të vjetra, vajza mu përgjigj: "Të gjithë meshkujt të çfarëdolloj niveli, herët apo vonë e shfaqin një gjendje të tillë. Por, një president gjykohet nga vendet e punës që prodhon dhe nga niveli i taksave që vendos. Unë nuk kam përse shqetësohem për atë që thotë brenda katër mureve të shtëpisë së tij".

Unë pashë se me sa zili, shkumë të dalë nga goja, senatorët demokratë, por edhe ndonjë republikan si Marco Rubio kanë në pyetjet e tyre që më pas reduktohen në vetëm një: Ju a na siguroni që mendoni të kundërtën e asaj që mendon Donald Trump?

Kjo shfaqej njësoj sikur pyetej: A hiqni dorë nga Satanai dhe nga ligësitë e tij?

Andej nga ju, ashtu si këtej nga ne, para së gjithash kërkohet përgënjeshrimi.

Ne në Itali nuk kemi një senat që të mund t'ju bëjë kontrolle të tilla, pasi te ne dhoma e lartë është fotokopje e dhomës së ulët, edhe pse ish kryeminsitri Renzi dëshironte që ta transformonte në një park Montessori për kryebashkiakët.

Ajo që të bën përshtypje është ligësia, shkuma në gojë që shfaqet kur përmendet emri juaj.

Gazetarët, në veçanti ato femra amerikane por edhe italiane, përfshirë këtu ato të njohura dhe prezantueset e stigmatizuara të programeve të pasdites kanë mësuar ta shqiptojnë emrin tuaj duke ndjellur të keqen, me përpjekje, duke shtrembëruar sytë nëse duhet t'ju përmendin.

E njëjta gjë ndodhte edhe me Silvio Berlusconin, atë që nuk duhej të përmendej, të neveritshmin.

Për ju, e për ata si ju është detyrim që të thuhet se jeni vulgarë.

Finesa dhe eleganca janë mjete matëse që kurrë nuk janë vendour në Muzen e Peshave dhe Muzeun Sèvres (aty ku mbahen metri eprfekt, litra perfekte etj.), duke qenë se shkurtohen apo zgjaten sipas interesit politik.

Pastaj ju pas krahëve keni edhe gazetarët dhe nuk harroni pa theksuar se gjatë drejtimit tuaj, korrespondentët nga Shtëpia e Bardhë nuk do të jenë më si kandidatët për dhëndër në shtëpinë e Penelopës, por duhet që të lodhen shumë që të bëjnë punën e tyre.
Kurrë këtë gjë nuk e ka bërë Berlusconi e prapë është linçuar nga shtypi si njeri mizor, që ndërsa e shkelte, bërtiste për kërcënimin e lirisë së shtypit.

Tani do të doja t'ju kujtoja zoti Trump që liberalët, ose të majtët i binden një ligji të hekurt.

Ata që janë masakruar nga të tyrët në qeverisje, për shembull Ronald Reagan nga anët e tua dhe Bettino Craxi nga tonat, sapo dalin nga skena shndërrohen brenda një dekade në statikë lehtësisht të dallueshëm, për të ardhur keq.

Në Itali duken shenjat dalluese të 20 vjeçarit të famshëm të Berlusconit, e sigurisht për Reaganin dhe për të dy është detyrim që sot të thuhet që u kthyen në njerëz statikë.

Kur të vijë radha juaj, kështu do t'ju ndodhë. Janë mekanizma të thjeshtë, binarë euklidianë të bezdisshëm, pasi janë të parashikueshëm.

E majta ka dhuntinë e banalitetit e jeton për këtë në tmerrin e cilitdo që del nga grupi dhe nga dogmat. /Përshtati në shqip: Irgis Hysenaj/TemA/

The post I dashur Donald, edhe juve ju pret fati i Berlusconit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more