Skip to main content

“Drake darkon me një brune misterioze” plus 9 more Lajmet

“Drake darkon me një brune misterioze” plus 9 more Lajmet


Drake darkon me një brune misterioze

Posted: 24 Jan 2017 12:28 PM PST

Drake është fotografuar teksa shijon darkën me një brune misterioze.
Ai u kap nga aparatet në një restorant japonez këtë të hënë në Amsterdam. Këngëtari, ndonëse është përfolur se ka një lidhje me Jennifer Lopez, duket mjaft i lumtur nën shoqërinë e vajzës në fjalë. Gjatë mbrëmjes ai është parë duke folur në telefon por shpejt e kthen vëmendjen tek personi që ka në tavolinë. Mjaft i buzëqeshur, ai duket se po e shijonte mbrëmjen .

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Drake darkon me një brune misterioze appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tiranë, tentoi të përdhunojë një vajzë tek Rruga e Elbasanit, arrestohet 39-vjeçari

Posted: 24 Jan 2017 12:09 PM PST

Policia e kryeqytet ka vënë në pranga një 39-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë.

Burime nga polica e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës në Rrugën e Elbasanit ku shtetasi Besim Lami, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni, me datë 22.01.2017, rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasen K. Z., banuese në Tiranë.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tiranë, tentoi të përdhunojë një vajzë tek Rruga e Elbasanit, arrestohet 39-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

“Puroja e Djallit”, kërpudha që rritet vetëm në dy shtete

Posted: 24 Jan 2017 11:57 AM PST

Ekziston një lloj kërpudhe, e quajtur "Puroja e Djallit". Ajo rritet vetëm në dy vende në sipërfaqen e tokës: në Teksas të SHBA-së dhe Japoni.

Kjo kërpudhë jashtëzakonisht e rrallë shquhet për pamjen e saj të pazakontë.

Kërpudha rritet në trungjet e pemëve në Teksas, ose në rrënjët e kalbura të tyre në Japoni. Ajo ngjan disi me një puro ngjyrë kafe të errët ose e zezë, përpara se të hapet.

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post "Puroja e Djallit", kërpudha që rritet vetëm në dy shtete appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Serbia humbet sërish, CAS rrëzon ankimimin kundër Kosovës

Posted: 24 Jan 2017 11:11 AM PST

Serbia ka humbur edhe betejën e fundit për të kundërshtuar njohjen e Kosovës nga UEFA. Apelimi i federatës serbe pas anëtarësimit të FFK-së, u rrëzua këtë të martë nga Arbitrazhi Sportiv.

Në ankimimin e serbëve në CAS, pretendohej se pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës pas votimit në UEFA, ishte i paligjshëm dhe shkelte rregulloren.

Kosova u pranua në UEFA në maj të vitit të kaluar dhe pak javë më vonë u formalizua edhe pranimi nga FIFA.

Këto njohje pasuan pjesëmarrjen e Kosovës në elimantoret e botërorit dhe dy skuadrave të kampionatit vendas në garat europiane

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Serbia humbet sërish, CAS rrëzon ankimimin kundër Kosovës appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Korçë, kapen me mallra kontrabandë, procedohen 2 persona

Posted: 24 Jan 2017 11:08 AM PST

Policia Kufitare e Korçës nisi procedimin penal për shtetasin A.M., 24 vjeç dhe shpalli në kërkim shtetasin P.T. 27 vjeç, nga fshati Gollomboç, i Korçës. Rreth orës 23:20 të një nate më parë, patrulla e Policisë Kufitare e Postës së Pustecit, në rrugën nacionale Gorricë – Korçë, konstatoi një automjet dhe i bëri shenjë të ndalonte, por mjeti nuk është bindur.

Patrulla e Policisë Kufitare u vu në ndjekje dhe bllokoi makinën me targa të huaja të braktisur në fshatin Diellas, Pustec. Brenda automjetit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore, për të cilat paguhet akcizë. Dy personat akuzohen për veprën penale "Kontrabandë me mallra të tjera" parashikuar nga neni 174, si dhe "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë". Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të implikuar të tjerë në këtë veprimtari.

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Korçë, kapen me mallra kontrabandë, procedohen 2 persona appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Sarandë, i dha ryshfet policit, në pranga shoferi

Posted: 24 Jan 2017 10:07 AM PST

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative, arrestohet në Sarandë drejtuesi i mjetit. Në pranga ka rënë shtetasi Aleksandër Veneti, 42 vjeç, banues fshatin Çukë, Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pranë vendit të quajtur "Ura e Kranesë" Sarandë, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tip "Citroen" me targë greke KOB 8534, ka tentuar ti japë lekë punonjësit të policisë rrugore, me qëllim që t'i shmangej masës administrative pasi po drejtonte mjetin duke bërë manovra në rrugë pranë rreth-rrotullimit të Kranesë, duke u bërë kështu burim aksidenti për mjetet e tjera.

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Sarandë, i dha ryshfet policit, në pranga shoferi appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Rreth 20 të vdekur nga stuhitë e fuqishme në SHBA

Posted: 24 Jan 2017 09:27 AM PST

Stuhi të fuqishme kanë goditur pjesë të Shteteve të Bashkuara në dy ditët e fundit, duke vrarë rreth 20 njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Erërat e forta dhe shirat të hënën goditën rajonet në brigjet e Oqeanit Atlantik, pasi një tornado rrafshoi një park me shtëpi portative në shtetin jugor të Xhorxhias. Tornadot goditën edhe rajone të Misisipit, Luizianës dhe Karolinës Jugore. Ndërsa gjatë fundjavës, Kalifornia u godit nga stuhia e tretë më e fuqishme e shiut brenda këtij muaji.

Një park në Albany të Xhorxhias kishte më shumë se 200 shtëpi portative. Pothuajse të gjitha janë shkatërruar nga tornadot. Ekipet e shpëtimit po kontrollojnë rrënojat për të parë për njerëz që mund të jenë bllokuar brenda tyre, ndërsa banorët bëjnë vlerësimin e dëmeve.Ata që ishin brenda në kohën kur goditi stuhia flasin për tmerrin që përjetuan. Anthony Mitchell është banor i qytetit Albany

"Stuhia shkatërroi dyert dhe dritaret dhe muret filluan të shqyeshin. Shtëpia filloi të ngrihej në ajër. Në atë moment, mbi shtëpi ra një pemë që e mbajti në vend." Xhorxhia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Kërkimet për personat e zhdukur, mes tyre një vajzë dy vjeçare të cilën e kapi stuhia,po vazhdojnë. Zyrtarët thonë se stuhia ishte më e rëndë sesa ajo që fillimisht raportoi media. Chris Cohilas jeton në Kontenë Dougherty

"Stuhia ka shkatërruar shtëpi, magazinat e fruta-perimeve dhe ka dëmtuar rëndë bazën logjistike të Korpusit të Marinës." Një tornado goditi shtëpitë përgjatë lumit Cane në Luiziana. Howard Johnson nga qyteti Natchez u zgjua kur shtëpia e tij portative u përmbys.

"Shumë gjëra ranë mbi mua dhe u detyrova të zvarritesha drejt një peme. Disa sekonda pasi arrita tek pema stuhia pushoi," thotë ky banor i Luizianës. Në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, banorët në jug të Kalifornisë ishin të shqetësuar nga rrëshqitjet e mundshme të dheut. Kjo ishte hera e tretë brenda një muaji që ata u goditën nga një stuhi e fuqishme shiu.

"Në të gjitha vitet që kam jetuar këtu, kjo ishte stuhia më e rëndë që 'kam parë." Valët dhjetë metra të larta përmbysën anijen e Luftës së Parë Botërore, "Palo Alto" në Gjirin e Montereit, duke e çarë në dysh. Të hënën, erërat e forta në zonat e Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit detyruan zyrtarët që të pezullonin përkohësisht shërbimin e trenave në Aeroportin e Njuarkut. Disa banorë përgjatë bregut të Atlantikut janë paralajmëruar të përgatiten për stuhi me erëra të forta dhe përmbytje.

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Rreth 20 të vdekur nga stuhitë e fuqishme në SHBA appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Serbia humbet sërish, CAS ankimimin kundër Kosovës

Posted: 24 Jan 2017 09:08 AM PST

Serbia ka humbur edhe betejën e fundit për të kundërshtuar njohjen e Kosovës nga UEFA. Apelimi i federatës serbe pas anëtarësimit të FFK-së, u rrëzua këtë të martë nga Arbitrazhi Sportiv.

Në ankimimin e serbëve në CAS, pretendohej se pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës pas votimit në UEFA, ishte i paligjshëm dhe shkelte rregulloren.

Kosova u pranua në UEFA në maj të vitit të kaluar dhe pak javë më vonë u formalizua edhe pranimi nga FIFA.

Këto njohje pasuan pjesëmarrjen e Kosovës në elimantoret e botërorit dhe dy skuadrave të kampionatit vendas në garat europiane

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Serbia humbet sërish, CAS ankimimin kundër Kosovës appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Kodheli inspekton investimet në Bazën Ajrore të Farkës

Posted: 24 Jan 2017 09:06 AM PST

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli ishte sot në Bazën Ajrore të Farkës për të parë nga afër investimet e kryera aty përgjatë dy viteve të fundit. E shoqëruar nga komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj dhe komandanti i Bazës Ajrore të Farkës kolonel Kuto Hasanaj, ministrja Kodheli u njoh me përmirësimet e kryera në infrastrukturën e kësaj baze, ku nuk ishte investuar që prej 25 vjetësh.

Me investimet e reja, Baza Ajrore e Farkës ka tashmë një sistem të ri sigurie duke nisur që nga rrethimi i jashtëm, ndriçimi, e deri te sistemi i mbikëqyrjes 24 orë me kamera. Gjithashtu është rikonstruktuar objekti i klasave të pilotëve, si dhe mensa e tyre. Pjesë e këtij investimi janë edhe depot e reja të magazinimit të karburantit, të cilat janë të standardeve të NATO-s dhe më të sigurtat në Shqipëri. Pas këtyre investimeve, depot e reja në Bazën Ajrore të Farkës, garantojnë karburant për rreth 6 muaj jo vetëm për helikopterët e Forcës Ajrore, por edhe për ata të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë.

Ministrja Kodheli u shpreh e kënaqur për punën e kryer aty dhe tha se efektivët e Forcës Ajrore do të vijojnë të jenë në vëmendjen e saj të veçantë, puna e të cilëve siç tha ajo, i jep më shumë vlerë investimeve aty. "Ky investim do të mbetej i vdekur dhe do të vazhdojë të mbetet i vdekur nëse puna juaj e gjallë, heroike, vetëmohuese, e sakrificës nuk do t'i bashkohej këtij investimi dhe të jetë në funksion të tij."- theksoi ministrja Kodheli, e cila përfitoi nga rasti të falënderojë edhe në emër të kryeministrit, pilotët dhe teknikët e kësaj baze, për angazhimin e tyre më të fundit gjatë përballimit të situatës së krijuar nga reshjet e borës. "Falënderimi më i veçantë ju takon ju për gjithë heroizmat që keni bërë, për të gjithë devotshmërinë që tregoni, guximin që tregoni në shërbim të njerëzve dhe qytetarëve.

Jeni realisht heronjtë e ditëve tona ndaj unë ju falënderoj dhe jam mirënjohëse jo vetëm si ministër i Mbrojtjes, por edhe si qytetare e thjeshtë e këtij vendi. Ju falënderoj nga zemra dhe në emër të gjithkujt që ju i keni shërbyer dhe mbase nuk i keni marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë falënderimet. Padyshim që një falënderim i veçantë vjen, megjithëse ka ditur ta bëjë në forma të ndryshme, nga kryeministri i vendit, i cili ka pasur një vëmendje të veçantë sidomos në ditët e vështira që ka kaluar Shqipëria me gjithë reshjet e dëborës, përmbytjet apo situatat e një rrezikshmërie të lartë që kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve",- iu drejtua ministrja Kodheli, pilotëve. Punimet në Bazën Ajrore të Farkës të cilat kanë filluar në dhjetor të vitit 2015 dhe pritet të përfundojnë brenda një kohe shumë të shkurtër, janë një investim prej rreth 1,1 milion eurosh i buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Kodheli inspekton investimet në Bazën Ajrore të Farkës appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vlorë, sekuestrohet 12 kg hashash; në pranga 34-vjeçari

Posted: 24 Jan 2017 08:06 AM PST

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "EAST" , ku sekuestroi 12 kg lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Besnik Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po tentonte të shiste sasinë e lëndës narkotike të cilën e mbante të fshehur në banesë, menjëherë Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke shkuar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Risili dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 12 kg, e dyshuar si kanabis sativa. Lënda narkotike ishte e vendosur në thasë sintetikë me thurje, fshehur në 2 bidonë plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

24 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vlorë, sekuestrohet 12 kg hashash; në pranga 34-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more