Skip to main content

“Deputetët/ PD nis fushatën: Zgjidhe ti deputetin tënd” plus 9 more - Gazeta Dita

“Deputetët/ PD nis fushatën: Zgjidhe ti deputetin tënd” plus 9 more - Gazeta Dita


Deputetët/ PD nis fushatën: Zgjidhe ti deputetin tënd

Posted: 21 Jan 2017 02:09 AM PST

Partia Demokratike ka nisur një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë.

“Të gjithë anëtarët, mbështetësit, por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t'i kenë deputetë"­ njofton PD. Sipas saj, këto kandidatura do t'i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-­së në të gjithë vendin.

97 vjet më parë, kujtimet e Hajredin bej Cakranit për Kongresin e Lushnjes

Posted: 21 Jan 2017 02:00 AM PST

97 vjet të shkuara në një qytezë të rrethuar nga baltovinat e Myzeqesë u mbajt një prej takimeve më të rëndësishme të ekzistencës së Shtetit Shqiptar, Kongresi i Lushnjes. Një mbledhje e thirrur me urgjencë nga paria e Shqipërisë për të shpëtuar vendin nga copëtimi që po i kërcënohej nga fuqitë fituese që kishin dalë nga Lufta e Madhe. Megjithëse një akt shumë i rëndësishëm për Pavarësinë e Shqipërisë të pakta janë të dhënat historike mbi aktorët dhe prapaskenat që bënë të mundur jo vetëm shpëtimin e Vlorës, por dhe krijimin e të parit Kryeqytet të Shqipërisë, Tiranën. Më poshtë me syrin e një dëshmitari dhe protagonisti në këto ngjarje vendimtare për Shqipërinë, vinë në ndihme edhe "Kujtimet e Hajredin bej Cakranit" të cilat na sjellin të gjalla përpjekjet e atij dimri ku 97 vite të shkuara u hodhën themelet e shtetit shqiptar.

Nga Hajredin bej Cakrani

Kongresi i Lushnjës

Po më Durrës pjek Abdi Benë dhe më thotë javash,se nga fillimi i vjeshtërave nga ana e sërbëve kish ardhur një inglis dhe këta bajraktartë që e ruajin ranë në pusi e u vranë, po dhe ky shpëtoi në qime e u plagos. Kjo gjë rrëfen se ky është ndonjë që rëndon e që j'u shkeli më kallo, si do që janë tok fitonjës e mund të gjezdisin nëpër njëri-jatrin. Po kur më erdhi më çiflig, më llafosi se Qeveria e Durrësit ka kërkuar në conférence de paix, mandatnë e Italisëdhe kjo është hataja më e madhe. Duajn ta ndajnë copa-copa qysh e kanë bërë në mënd dhe inglistë j'a kanë dhënë vetë llafnë për të marrë Vlornë si kaza të tyrej më atë kartë, që e thoshën hiderland, pa syrin e kishin më të gjithë

Krahu i fuqishim qeveritar proitalian po nxitonte shumë. Do të firmosej shumë shpejt nga Qeveria e Durrësit një deklaratë, që mandatonte Italinë, e cila mund që të vëndosë në emrin e Shqipërisë.

Shqipërinë. Nashti nuk mund të hajë llafnë, por po e latë Qeverinë më këmbë e t'a firmosë mandatnë, j'u mori lumi për fare. Duhet doemos të rrëzonet qeveria jote,e një përfaqësi a nuk e di, se jamë akoma tym, të mos e pranojë mandatnë e Italisë që të shkruaj e vulos më emër t'onë, se as emëri, jo më vatanë nuk do të mbetet më. -Abdi Bej, po ka njeri në dynja më anë të Durrësitë je ti, pa dhe mejtimin sefte për Kongresë e dhe zotrote, tjatër se u hoqe prapa, pa atje nevej po n'a del shpyrti nga hundëtë dhe ai si vuri buzën më gas dhe e ç'duku atças, e shtyu muhabetnë më tutje. -Ndaj kam dërguarë dhëndërrin, që është prefekt këtu Abdul Benë, të vejë më Tiranë e të piqet me Reuf Benë, të hapet ky llaf nëpër pari e të besuarë, po në vesh se nga kjo qeveri ç'nuk pret, ti e di vetë se je atje.

Si do që më qesëndisi për qeverinë, u bëra mal që më besoi një haber të këtillë, se këjo dëftente që ai i dijë të gjitha ato që unë ziresha sahat e minut me këta të qeverisë e sidomos atyre të délégation de la Con- férence de la paix. -Do mbëlidhemi ne të kazave t'onë, do çojmë haber dhe më krujanë e matjanë, të hapemi më paritë e tyrej se dhe nashti që të llafos, është vonë më duket. Si do që inglistë si shih dot që nga puna e sinuarëve, po i mbushja mëndjenë vetes se qoftë dhe një njeri vetëm, që desh e vranë më pusi, si zor të mund të bëjë një punë kaq të madhe dhe pyeç Abdi Benë se ku është nashti inglizi. -Iku nga ju, a andej nga Berati me këtë punë më tha dhe kaqë duhej, që të vij e të pjek t'im vëlla Bektashin.

Ai më keq nga unë u sos në Berat, po inglizi që Abdi Beu j'a thosh emrin Eden, ish sosur më Gjirokastrë dhe këjo punë shkurt, po të mos bëhim gjë nashti këtë dimër, që të rrëzohim qeverinë e Durrësit e të bëhim një sagllam që të dil kondra atyrej që vëndos ajo, ishim si ata që ikin me sytë mbyllurë e gjezdisin buzë greminës,654 po dukej se të gjallë e të pa fat, nuk ka. Po halli ishte se ku mund të bëhej kjo mbëledhje, se për të liga qeveri e Durrësit ishte hazër dhe nga ne ca kokërra mbetmë, që kishim varur turitë qëkur për ato që bënte, por ajo as që kishte qeder. Pa më të gjithë vëndë ishin italiantë dhe mund të vriteshe me ata atças t'a mirrën vesh, me ç'pamë dhe më Vlorë. Si do që të ngjasë, duhej bërë Kongres me përfaqësonjës nga tërë kazatë, pa të bëje pastaj qeveri. Bektash Beu ishte i prerë për këto punë, po mua më tha se italiantë i ke më ç'do vënd, prandaj duhet një fuqi e madhe të rrethos vëndë. -Jo një, po shumë j'u këtheva se më hyri në sinuar, se për ku bëhet llaf unë po llafos për në Myzeqe që është fushë, ti e di se ç'hoqmë me ata të palartë e Haxhitë. Sulo Beut j'u drodh mjekra kur i kujtova ata, se kishim lëftuar më çiflig të tij. -Duhet meso vënd të vijnë e të mbëlidhenë të tërë atças, se vetëm kohë nuk ka dhe mëndjet e të gjithëve janë për në Lushnje, qysh thoni?! -Atë që thashë Bektash Bej, kërceva unë nga vëndi, se si duajn të vijnë njerst atças, vijnë dhe të ligjtë e ushtërija dhe do mejtuar mirë! -Hajredin Bej, njerëzve po u çojnë haber që nashti, ti thua dale të pij kafenë unë. -Po edhe që të derdhetë ushtërija e të lëftojëm pa filluarë fare e pa bërë asnjë punë, nuk është me vënd Bektash Bej! -Xhandërmarinë e Lushnjes e ka më dorë kapiten Meleq Be Frashëri, kështu që brënda u ujdis kjo punë më duket. -Ç'po thua Bektash Bej, po sikur janë nja katër anë që duhet të ziren, se është fushë e i ligu të vjen nga s'e pret, ti më fjalos për nja njëzet bujq e atë baltovinë që mezi shkon njeriu! Mirë u vajti në mënd aty, si vënd i vogël e i qetë, po o do ruajtur ky vënd i hapët, o s'kemi gjë më vijë e fjalosemi kot, havadan, pa kemi dhe kohë të tepërme! Sulo Beu u ngre dhe tha: -Nuk ngjet ajo e rrebelëve më Hajredin Bej, se i bie që të kemi vdekur të tërë e më këtë krah të Ardenicës që nashti t'i mbëledh dyqint a më shumë shpyrt! Bektashi e vështroi dhe i tha: -Nuk do rrimë karakoll, po fuqia më e madhe e italianëve si e dini, është e grumbulluar më Vlorë dhe për tri sahat i ke këtu, vetë do rrish me t'a! -Po dhe vetë rrij se s'është turp, po ja ku kemi Kamber Benë me të tjerë, pa flasim dhe Hysni Toskën dhe si ahere po qe dhe e ndezëm përsi! Bektash Beu e pa një herë dhe tundi kokën.

Kamber Beu ish i zoti dhe tha qoft' e bërë, këtu më keni ditë natë, po sa llafosemi duhet të ikim fërtunë për të bërë fuqinë hazër. Po nga veriu që kemi dhe qeverinë tënde dhe italiantë me topa e mitroloza, më mirë të vete e të mirrem vesh për ndonjë fuqi të vijë që andej, pa dhe nga ana tjatër më dhanë llafnë e sikur ka ardhur një fuqi me njers nga anët e Dumresë. Unë u nxiva dhe iu ktheva t'im vëllai Bektashit: -Ajo është qeveria e ime, jote, e Sulo Beut, e të gjithë ne shqipëtarëve që i bëjmë punët më këmbë dhe po ne jemi që kur këto punë mish- mash n'a çojnë në buzë, e kemi zgjidhjen, dyfeknë. Paska qënë nëmë e madhe ajo që nuk n'a u nda këmba-këmbës se nuk zgjidhmë një gjë me njerzillëk si gjithë dynjaja, po një më dy e dyfeknë. Im vëlla qeshi dhe tha: -Ajo dynja n'a i ka me hilè, ndaj ne i duhemi këtë ditë vatanit e mos të të mbetet hatëri se shaka bëra! -Nuk më tregon dot mua arat, i thashë, se të kam mbajturë për dore kur hidhje këmbët, po s'bëmë një gjë si njerst, se dynjaja ka mbeturë për këtë copë vënd baltovinë. Po n'a i shohën mëndjen e n'a vënë festen, ndaj kam inat po hajde të vemë më Lushnje e të mirremi vesh se kë kanë cakëtuar ata, ndonjë fuqi me njers për nga krahu i veriut a u themi atyre. -N'a more mëndë me fjalime, atë e kisha ndërmënd që qëparzaj, po ti s'të lë mëndje! Kur vajtmë atje kishin ardhur nja njëqint e ca matjanë me në krye njëdjalë të ri fare, nja njëzetë, njëzetë e ca vjeç nga dera e Zogollajve e që e thoshën Amet Bej. Këtë e kishja dëgjuar nga im vëlla, që se ç'kishin pasur ca krushqi qëkur dyert e matjanëve me Toptanaj dhe nashti ishin ungj e nip duket me Esat Pashnë e që më trubulloi më shumë se vetë Esat Pasha, që kish vitra që n'a dil më ëndërr. Po im vëlla Bektashi m'a këndoi mëndjen, duket dhe e pyet, -Amet Bej, sa ty unë kam djalnë dhe më vjen mirë e bëhem mal kur shoh se si e ke marrë përpjekur këtë punë, po nuk më thua se qysh nuk e ndihe dajonë kur erdh' që të lëftoj rrebeltë, se andej nga anët tuaja u derdhë me ushtëri e ju i vajtët pas, mbase me hak! Ahmet Beu, që ish më i hollë në mëndje se ç'pamdehmë tha: -Vërtet kur u sos më anët t'onë, unë isha çilimi nga kapedantë e tjerë që vëndosnë ti bien pas, sido që kisha dhe ahere djem të ri me vete e atij i duhej fuqi e madhe për të shtypurë rrebeltë, po aty ai e ndjeu dhe t'i këtheje llafnë, as t'a shkoje nëpër mënd. Ndaj i thashë se duke qënë fuqi e madhe e unë si të vij, si të mos vij nuk bëhej gjë, dëgjo ore dajo, kur je nisur për këtë punë të madhe unë i ngrë duart përpjetë dhe të them ishallah, por po t'a mbaroç këtë punë të madhe, do të të them marshallah! Ai u nxi nga inati, si do që e nuhati që mund' të jetë a jo mëndje çilimiu, pa atij i madh e jo më unë s'ja këtheje dot llafnë, ndaj unë nxitova më këmbë të t'im eti e si zot i vëndë. -Këtu je më konak t'onë dhe qoftë vetëm për kafe, do n'a begenisësh! Ai duke e bluar mejtimin më kokë erdhi në Burgajet dhe bujti atë natë, po e hoqi dot atë mejtim për mua a jo, nuk e dij dhe sot! -Më habit Ahmet Bej, si të gjithë i vanë pas me Xhelal Bej e të tërë dhe ti që kërthi ke pasur mëndje t'i këtheç llafnë, bëri t'a ujdisë Bektash Beu muhabetnë. -Ja, unë jam më i vogël se im vëlla dhjetë vjetë e kusur, po kur vjen puna për të lëftuar nuk j'a këthejmë llafnë, se është më zanat të tij, pa dhe nuk mund' të n'a dojë të keqen. -Bej, po më lëfton me llafe që të të them atë që do ti, ahere të të pyes, me sahanë pa kapak llafose, a jo? Bektashi tundi kokën poshtë dhe Amet Beu tha: -Një mëndje më tha tek venëkëta të tjerë, po unë çilimi do këthej llafnë, po t'a dish Bej, se prapa da- jos që e shkon nëpër mënd zotrote mund të veja, pa dhe të bëja ndonjë pasuri, po më e shuma po të bëheshe, mes atyre çakenjëve që mban nga pas, ndonjë roje i tij i parë. Kjo do të thosh se për ç'do armik, që ka ai me bollëk që tek lind e tek perëndon, t'a haja plumbin unë i pari, pa le të hidh' mbi mua ca mexhite ai. Kështu, si do që t'u shkojë mëndja se e kam a jo Esat Pashnë gjë, këtu jam për vatanë, si ç'kam qënë çilimi dhe më Vlorë e që zotrote Bej s'më mban mënd, m'u këthye mua. -Se s'ma do mëndja që zotrote Bej që ke një jetë që lëfton e të kemi dëgjuar gjithënjë, thua se u prish nga mëndë ky e të vijë të vritet për Esat Pash- në! Tundi kokën dhe seç 'u tha me atë gjuhnë e tyrej ca matjanëve, që vetëm unjin kokënë dhe ku ne dëgjuam vetëm, peqe.

Unë nuk e mbaj mënd vertet se sa gegë erdh', që nga Isa Begu e plot dhe kur duall vjeshtë e tretë e u bë qeveria më Vlorë erdh' të tërë e jepin mëndje, pa Amet Beu ahere po të ketë qënë sa çilimiqtë që bijin kafetë e nuk do e kemi vënë re, njëqind vjet. Nashti ja ku ish aty me gjithë ata njers që kish hazër e aq i vëndosurë të lëftoj e mbroj vatanë, që ish gjithë-gjithë ca njers që do të vijin nga gjithë kazatë e tij. -Amet Bej, po është si the, po ai j'a preu: -Dëgjo Bej, unë nuk erdha këtu se më mbushnë mëndjen, po m'u duk se vatani nashti që mund të ç'duket fare nga dynjaja më flit me atë gjuhnë e tij dhe të mos dukesha unë nashti, do më zir turpi si mal e do më mbetej peng për jetë. Se për këtë vatan mund të vritemi që sot a nesër, po borxhin atij j'a kemi ç'lyer, ne të rinjtë them, pa ju që keni një jetë që lëftoni, e keni bërë me kohë. Ai iku më krah të tij, ne më t'onën, po im vëlla Bektashi e dij që në lloi gjithë Kongresi do ish që të zgjidh' një njeri që të ish i zot për vëndë, pa dhe për ushtëri, se këto të dyja gjer nashti ç'do përfaqësi që bënte mbëledhje të mëdha thosh, këto dyja leri mos i nga se janë të Esat Pashës dhe kur e bëri dhe Princi këtë, lere mos e nga të tjerët! -Ky djalë, tha im vëlla, do n'a duhet më shumë se të gjithë më duket këtu ne  Kongres, që s'e kishin fare më të  mejtimin këtë radhë se kë do vijin më qeverinë që do shpallën më këtë katrahurë që mund të ngjasë atças. Se s'dije nga të ruheshe, nga qeveria e Durrësit a nga ushtërija italiane që ish më ç'do vënd, nga sërbtë që s'po lihin gurë pa luajtur e të mirr të gjithë verinë, pa të vënë dhe Esat Pashnë a ndonjë Princ të kazasë së tijë. Se jo vetëm ai, po gjithë ata të tjerët firmosën për të marrë kusurnë e kësaj cope vënd, grekërit me avaznë e tyrej dhe që të merrje për detyrë ndonjë ministri, bie llafi, të dukej më këtë kohë se vrit veten.

I kam thënë asokohe Bektash Beut: -Pse nuk merr ndonjë detyrë ministri, bie llafi, se ty s'ta prishin?! -Hajredin Bej, ne jemi të një soji tjatër, me namuz, se më këtë vënd, po s'e ke njohur t'a them unë, gjë- ja më kollaj është të shaç a t'i hakërrohesh tjatrit, pse s'e bëri këtë a atë dhe ne nuk i durojmë dot këto gjëra. Po është se n'a kërkojnë mëndje, ashtu po! Ndaj ty s'të vë më këto punë, se të nxjerrën mëndë nga koka dhe me ç'pësove nga Kongresi yt, ishallah të vejë mbarë ky nashti e t'u nxjerrë dhëmbët nga vëndi atyrë çingive të Durrësit, që ti qofsh që i dëgjoje! -Këtu s'ma mbush dot mëndjen Bektash Bej, shqipëtarë ke nga do të të këthenesh dhe njëri ka një të keqe, tjatri ka një të keqe tjatër që s'ngjajnë, fjaloseshim ndanë zjarrit në atë ftomë jenari.

Pasi vinte tek Sulo Beu nga Lushnja, ai n'a llafoste për të rejat, sa të deleguar erdh' e sa janë nisur. Im vëlla Sulo Beu gjithë një ka qënë zëmër gjërë, po këtë radhë i mbajti me para, bukë e të tëra fuqinë t'onë më çifligjet e tij në Ardenicë, që po prit armiknë të vij nga Vlora dhe n'a e kaloi të tërëve, këtë herë. Kur muarmë vesh se kishin vrarë të dhëndërrin e Abdi Beut, që ish prefekt në Durrës, Abdyl Benë e që ish nga të partë që filloi këtë punë pas llafeve të inglizit dhe njëqind vjet e vranë çingitë e Durrësit që n'a u bënë hije, sa thosha me vete qysh kam ndënjur atje dhe unë, po më vjen me ca njers e domosdo me Turhan Pashnë që, riviere a pris.

Në lloi ishin të gjithë kë do virin kryeministër, kur të tërë për t'u tundur e kapërdisur një çikë janë të vetmit e j'u qan syri e kur dhe Turhan Pasha u bë allasoj si ata, mos prit më. Por jo, kjo ishte kohë tjatër dhe njëqind vjet më këtë rrezik nuk kemi qënë as më 912. Në krye të fuqisë t'onë kishim lënë Kamber Benë me të tjerë, Hysni Toskën dhe të tërë e për ç'do të pa pritur të më bijin njeri dhe ika në Lushnje. Atje nuk kishin një konak të shtetit për të qënë, që të mbëlidh' të gjithë nëpër ato baltëra vamë e poqëm Bektash Benë me Aqif Pashnë, që kish ardhur dhe që ishte më i vjetëri nga të gjithë asokohe e patriot më i madh s'bëhej, po nuk kishin ardhur shumë të deleguar dhe Kongresi nuk fillonej dot. Mbi dhè njeri që e ndihi Ismail Benë pa asnjë mëdysh- je e interes deri më fund nuk mund të ketë, veç atij. A nuk donte, a nuk e arriu, po që të merrje përsipër të pajtoje të dy njerst që e kishin zënë pushtetin për gryke ahere, sa do të Mëdhenjtë të thoshën për këtë gjë, ishte si të rrije ujë më havan. Po është se e ka patur në mëndje, që me të rënë guvernat më Vlorë e Durrës, Elbasani po qëndërë do bëhej dhe ky do prapste me Esat Pashë e me Ismail Be për t'u bërë vetë zot, e ka gënjyer ajo njëqind vjet. Po me Bektash Benë, si e kam thënë vështirë të bëhin këto gjëra, po një gjë që kishte ngjarë me t'im vëlla mund të nxirrte aqë telashe, sa mund të përmbyseshin të tëra atças. Ndaj me anë Aqif Pasha i tha se ishte me aqë rrezik ajo që kish marrë përsipër im vëlla, sa italiantë mund të vijin për tre sahat dhe puna më këtë kohë të ligë, vente më lumë. –Të shohim ndonjë methodhë tjatër mos ndes se kjo që ti ke marrë ti përsipër të përfaqësoç vlonjatë, ikën llafi dhe nukë mund të bëjmë këtej luftë e andej kuvënëdë më një vënd, sikur s'e di kohënë e ligë që n'a është shtruar më sofër. -Kush do vejë t'u thotë, ti Aqif Pashë, se sa ke bërë për vlonjatë më atë kohë, sa bëtë ato që bëtë me t'a, ti e di, pa unë nuk e bëj për vlonjatë Pasha, se në arçin nuk e di fare kë do cakëtojnë, po për Vlorënë e asaj ditë që përmëndet! E qysh thua, që t'a lëmë në thonjtë e italianëvet se mos n'a vijnë ata këtu e pastaj t'u themi atyrej se nuk e dijëm që do vinit, vjen erë kjo Pasha! Ti i je bërë strehë më ç'do kohë atyre, lere nashti se e mbaj unë përgjeg- jësinë e po ngjau ndonjë hata e s'keni përfaqësonjës më kaza t'onë, bëni si të bëni me këta që keni, por po e lamë sot e kemi qarë nesër Vlorë e kaza, Pasha!

Nga mesi jenarit kishin filluar të vijin të deleguarit dhe ne ishim më hall për këta miqtë t'onë më Vlorë, se me ç'pamë aha, s'ma do mëndja t'i lijin të vijnë. Kur ja u duk Imer Agai bërë paparunë nga ftoma, me ata sytë në bojë të qiellit që ndrisin e i çojën lotë, me një pelë të bard- hë. Të parnë pyetje, qysh u ike italianëve, se ata të vrasën fare, pa ty dhe të njohnë, i thamë. -U ika ca me marifet, ja do vete te filan fshat se kemi një dasmë e ca me vrap kur shihja fushë sa j'a dola mb'anë, po të tjerët do vonohen se ikën fshatrave e fshatrave për të kapëtuar më anët tuaja e jallah të vinë këtu për një javë.

Na llafosi se, qysh pas rrëmujrave që bënë e u rranë më Vlorë për ditën e flamurit me italiantë dhe sherrin që bënë këta me Qeverinë e Durrësit e që u thoshën: -Jeni shqipëtarë a jo, se që të shetisë flamuri ynë lidhur nëpër qëntë e sokakut, ju qofshi, se ne për atë flamur jemi vrarë e vritemi atças! Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të 919 më Vlorë kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Willsonë, dhe më shtëpinë e Osmën Agait, u mbëluadh gjithë paria. Me Hamza Aganë, Ali Asllanë, me miknë t'onë qëkur, ka- toliknë Dom Marknë, Jan Mingën, Qazim Aganë e vetë Imer Aganë e të tjerë dhe ishin llafosur e i kishin dhënë me vete, s'bëhet llaf dhe një mémorandum se Vlora do që t'i bashkohet Shqipërisë, si ç'është kaza e saj. Këtë t'ja çonte Ëillsonit më dorë, pa italiantë i ndaluanë as t'a shkojin nëpër mënd, e jo të vijin përfaqësonjës nga Vlora këtu. Kështu ajo punë e Amerikës i paska pasur ca rrënjë dhe më këta. -Paskeni bërë një punë të paktën, tha im vëlla Bektashi që j'a behu atças dhe tha që të vejim më Lushnje, se ishim në merak të madh nga që të deleguarit nuk i lijin ushtëritë italiane a ata të Durrësit dhe vajtja e Imer Agait, do të fillonte të paktën listën e vlonjatëve.

 

Duan të arrestojnë vëllain e Ban Ki-Moon, akuzohet se mori ryshfete

Posted: 21 Jan 2017 01:55 AM PST

Vëllai i ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, mund të përfundojë pas hekurave nëse Koreja e Jugut e përmbush kërkesën e SHBA-së për ta arrestuar atë. Ai është akuzuar se është përfshirë në një skemë ryshfeti për të kryer shitjen e një kompleksi ndërtimor vietnamez.

Përfaqësuesi amerikan i akuzës, Daniel Noble, tha gjatë një seance gjyqësore në gjykatën federale në Manhatan se ishte bërë një kërkesë për të arrestuar Ban Ki-Sang, administratorin e një firme ndërtimi koreano-jugore.

Daniel Noble ka bërë të ditur se për personin në fjalë do të kërkohet dhe ekstradimi.

Ndihmësi i ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së bëri një deklaratë në lidhje me çështjen, duke kërkuar ndjesë për krijimin e shqetësimeve.

Vëllai i Ban Ki-Moon-it dhe nipi i tij akuzohen për përpjekjen për t'i dorëzuar rreth 500.000 dollarë amerikanë një zyrtari të paidentifikuar nga Lindja e Mesme me synimin për të shitur një godinë të poseduar nga firma e ndërtimit koreanojugore.

Me shpejtësi në Shkozet, ja çfarë bën i riu nga Tirana për t’i shpëtuar gjobës (VIDEO)

Posted: 21 Jan 2017 01:44 AM PST

Një 19-vjeçar nga Tirana që udhëtonte me shpejtësi mbi normat e lejuara në mbikalimin e Shkozetit, ka dashur t'i shpëtojë gjobitjes duke i ofruar rryshfet punonjësit të qarkullimit, por e ka pësuar edhe më keq. Policia e Durrësit e ka arrestuar Holger Shahinin për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi: "tek Mbikalimi i Shkozetit është ndaluar nga Punonjësi i Qarkullimit Rrugor pasi drejtonte automjetin tej normave të lejuara të shpejtësisë, 70 km/ orë mbi normën e lejuar. Me qëllim për t'iu shmangur masës administrative për shkeljen e konstatuar, Shahini ka tentuar ti ofrojë shumën prej 2 000 lekë punonjësit të policisë".

21 Janari, protestuesit e AK hedhin tymuese drejt kryeministrisë

Posted: 21 Jan 2017 01:40 AM PST

Përplasje mes protestuesve të Aleancës Kuq e Zi dhe policisë.

Ndërkohë para kryeministrisë janë hedhur tymuese.Para kësaj situate mbajti fjalën Kreshnik Spahiu kreu i AK-së

PROJEKTLIGJI / Si do të fshihen taksat e papaguara të makinave dhe si do çregjistrohen

Posted: 21 Jan 2017 01:33 AM PST

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor llogarit rreth 140.644 mjete që nuk kanë paguar taksa ose që kanë paguar si taksë të fundit para ose deri në dhjetor të 2011- s, që do të nxirren nga qarkullimi. Me draftin e faljes së detyrimeve, që pritet të kalojë së shpejti në qeveri, këtyre mjeteve do t'u fshihen taksat e papaguara, ndërsa mjeti do të çregjistrohet, pra do t'i ndalohet qarkullimi.

Nëse pronari i makinës kërkon të mbajë mjetin në qarkullim, është i detyruar të paguajë taksat për periudhën janar 2011 deri në dhjetor 2014, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave, raporton Panorama.

Efekti financiar në total nga falja për këto mjete e llogaritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor është 11.3 miliardë lekë. Gazeta boton sërish draftin e fshirjes së detyrimeve për makinat, procedurat si do të bëhet falja e detyrimeve dhe shmangia për çregjistrimin e mjetit.

FSHIRJA E TAKSAVE E ÇREGJISTRIMI

Sipas draftit të qeverisë, fshirja e detyrimeve do të bëhet për ato makina që nuk kanë paguar asnjë taksë deri në 31 dhjetor të 2011-s. Për këto makina do të fshihen detyrimet, ndërsa mjeti do të ndalohet të qarkullojë. Drafti parashikon që pronari i makinës të paraqitet pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor brenda 6 muajsh, pas hyrjes në fuqi të ligjit, për të kryer pa pagesë veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen e tij aktiv.

Në rast se pronari i makinës nuk paraqitet brenda 6 muajve, mjeti do të çregjistrohet nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe targa e makinës së çregjistruar i dërgohet Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre. Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Transportit, shumica e këtyre mjeteve nuk janë aktive, pra nuk kanë bërë asnjë shërbim pranë Drejtorisë së Transportit, por janë të trashëguara nga regjistrat e Policisë. Këto mjete pritet të çregjistrohen, pra të hiqen nga regjistrimi, pasi nga këto nuk pritet asnjë e ardhur dhe shumica e tyre janë shitur për skrap.

MBAJTJA E MAKINËS NË QARKULLIM

Amnistia parashikon 6 muaj afat që debitorët të shlyejnë taksat e makinave, me qëllim që mjeti të mos çregjistrohet. Sipas draftit të qeverisë, qytetarët që paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit, pra kërkohet që ai të mbahet aktiv, u fshihen të gjitha detyrimet tatimore, para dhjetorit të 2010-s, me kushtin që pronari i makinës të paguajë detyrimet e papaguara për periudhën janar 2011 deri në dhjetor 2014.

Nëse ai paguan 100 për qind detyrimet pas dhjetorit të 2010-s deri në 2014-n, atij jo vetëm që i fshihen detyrimet e mëparshme, i falen edhe gjobat e kamatëvonesat e krijuara si rezultat i mospagimit të taksave, por edhe makina nuk i del nga qarkullimi. Bëhet fjalë për pagimin e taksës vjetore të regjistrimit të makinës, taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe taksat e mjeteve luksoze.

NENI PER FALJEN

Neni 12

1.Përveç sa parashikohet në këtë ligj, në përputhje me përcaktimet sipas këtij neni, hiqen nga qarkullimi të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim.

2. Në zbatim të pikës 1 të këtij neni, heqja nga qarkullimi e këtyre mjeteve bëhet pasi fshihen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Subjektet/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.

3. Personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen.

4. Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të tij.

5. Lista e mjeteve me targat përkatëse të çregjistruara sipas këtij ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

Sa fytyra dalloni në këtë pikturë?

Posted: 21 Jan 2017 01:29 AM PST

Një tjetër iluzion optik është publikuar online dhe po bën xhiron në rrjet, duke pyetur njerëzit se sa fytyra mund të gjejnë të fshehur në lulet që janë në pikturë. Ilustrimi i postuar nga "PlayBuzz" thotë se vetëm ata që kanë shikim të prehtë mund t'i vënë re.

Ky imazh u shpërnda nga përdoruesi Alan Sherin, i cili është shprehur se i ka gjetur të gjashtë fytyrat e fshehura në këtë pikturë njëngjyrëshe.

a2-261

Digjen katër makina në një servis në Kamëz, katër të shoqëruar

Posted: 21 Jan 2017 01:24 AM PST

Katër automjete janë djegur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtunë në një servis në Kamëz, ndërsa zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të parandaluar përhapjen e flakëve rreth banesave në zonë. Policia ka nisur hetimet ndërsa shkak mendohet një pakujdesi në dëmtimin e rrjetit elektrik.

Uniformat blu nuk përjashtojnë dhe mundësinë e një zjarrvënie të qëllimshme ndërsa për të zbardhur dinamikën e ngjarjes janë shoqëruar disa persona mes tyre dhe pronarët e mjeteve të lëna për riparim në servis.

30-vjeçarja që u dogj në ashensor te “Fresku”, po i çonte bukë djalit

Posted: 21 Jan 2017 01:11 AM PST

Zbardhen detaje nga zjarri i djeshëm në pallatin te Fresku, që i mori jetën një nënë e re, vetëm 30 vjeçe. Ajo po zbriste nga kati i katërt i një pallati në rrugën pranë Thesarit, te zona e "Freskut", kur zjarri përfshiu ashensorin.

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe, pavarësisht thirrjeve të saj për ndihmë nga brenda ashensorit ku ndodhej, asnjë nga banorët nuk mundi ta shpëtonte, pasi nuk arritën të hapnin dot derën, shkruan "Panorama".

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00, në një pallat tetë katesh që ndodhet pranë një shkolle 9­ vjeçare. Tri makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, por shumë vonë për të shpëtuar nënën e një djali 5­ vjeçar. Viktima është Drilona Duriçi (Tifekçiu), 30 vjeçe, e cila jetonte aty vetëm me të birin e mitur, pasi i shoqi ndodhet në Gjermani. Burime nga Policia thanë se ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë dhe në momentin që është arritur të hapet dera e ashensorit është gjetur kufoma e karbonizuar e nënës së re.

Për disa orë zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të evakuuar banorët që ndodheshin të bllokuar brenda apartamenteve të tyre. Një person i asfiksuar nga tymi rrezikoi të binte nga tarraca e pallatit, ku kishte dalë për të marrë ajër, por u arrit të shpëtohej.

Për disa minuta në zonë u krijua një situatë paniku, pasi disa prindër kërkonin me ngulm që të futeshin brenda, duke qenë se kishin fëmijët në shtëpi. Ndërsa mësuesit e shkollës pranë pallatit ku ndodhi ngjarja, nuk i lejuar nxënësit që të dilnin në pushimin e gjatë, për të shmangur çdo incident.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar thirrjet për ndihmë të 30­ vjeçares dhe kanë nxituar ta ndihmojnë, para dhe pasi kanë shkuar zjarrfikësit në vendngjarje, por hapja e derës së ashensorit ka qenë e pamundur. Mësohet se viktima, Drilona Duriçi, kishte dalë në mëngjes për të çuar djalin në shkollë dhe ishte kthyer më pas në shtëpi, bashkë me ushqimet që kishte blerë.

Ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, ajo po zbriste që t'i dërgonte djalit diçka për të ngrënë, pasi do të dilte në pushimin e gjatë. Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi ajo është bllokuar në ashensorin që ka marrë flakë. Banorët flasin për luhatje tensioni mëngjesin e djeshëm në pallat. Ndërsa burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike në paketën që furnizon me energji ashensorin. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar nga vajrat lubrifikantë të depozitës së ashensorit.

Aksidentohen rëndë dy të rinj, vdes 21-vjeçari

Posted: 21 Jan 2017 01:07 AM PST

Një aksident i ndodhur mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë i ka marrë jetën një 21-vjeçari, ndërsa një bashkëmoshatari i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kthesës për në fshatin Xhyrë. Dy të rinjtë udhëtonin me motoçikletë dhe humbja e kontrollit të mjetit ka qenë fatale.

21-vjeçari Roland Duka, i cili ishte pasagjer, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa i riu tjetër që drejtonte mjetin është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kanë qenë me shpejtësi tej normave, ata kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me tabelat dhe murin anësor të rrugës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more