“Autostrada lyhet bardhë nga 12 mijë litra ngjyrë që ranë nga kamioni (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime
“Autostrada lyhet bardhë nga 12 mijë litra ngjyrë që ranë nga kamioni (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime |
- Autostrada lyhet bardhë nga 12 mijë litra ngjyrë që ranë nga kamioni (Video)
- Mesazhi satanik që pranuan në WhatsApp, bëri që motrat të humbin vetëdijen (Video)
- Shoqen e dehur e lanë vetëm dhe pa para, për arsye shumë të ulëta (Foto)
- Shkolla i dërgoi nxënësit të shohin kasaphanën e drerëve (Foto)
- Provoi ta nxirrte burrin nga burgu duke e bartur me valixhe (Foto)
Autostrada lyhet bardhë nga 12 mijë litra ngjyrë që ranë nga kamioni (Video) Posted: 16 Jan 2017 01:14 PM PST Në Bradford të Anglisë, një autostradë është mbuluar nga ngjyra e bardhë, e cila ka rënë nga 12 kontejnerë gjigant që u rrëzuan nga kamioni. Nuk bëhen të ditura shkaqet, por dyshohet se shoferi e ka humbur kontrollin dhe materia që shërben për ngjyrosjen e mureve është rrëzuar nga rimorkio, transmeton Telegrafi. Për pasojë, një pjesë e rrugës është mbyllur për qarkullim, derisa janë hequr objektet që kanë shërbyer për bartjen e ngjyrës. Në anën tjetër, shoferët nuk kanë dashur të kalojnë nëpër atë pjesë, nga frika se e zhysin veturën dhe pastaj iu mbeten njolla. Zjarrfikësit dhe mirëmbajtësit e qytetit, kanë punuar për një kohë të gjatë derisa e panë pastruar rrugën, nga 12 mijë litra ngjyrë që kishte përfshirë atë hapësirë. /Telegrafi/ The post Autostrada lyhet bardhë nga 12 mijë litra ngjyrë që ranë nga kamioni (Video) appeared first on Telegrafi. |
Mesazhi satanik që pranuan në WhatsApp, bëri që motrat të humbin vetëdijen (Video) Posted: 16 Jan 2017 10:56 AM PST Në El Agustino të Perusë, një baba i paemëruar pretendon se të bijat e tij kanë rënë pre e një mesazhi satanik që iu ka ardhur në WhatsApp. Sipas tij, pasi e kanë parë videon që pranuan në platformën komunikuese, adoleshentet janë rrëmbyer dhe pushtuar nga satani, transmeton Telegrafi. Siç shihet në video, vajzat e veshura me pizhame vetëm tundin kokën dhe flasin paqartë, meqenëse nuk kanë vetëdije. Në shtëpinë e tyre kanë ardhur menjëherë mjekët, të cilët i kanë dhënë qetësues të fortë për t'i vënë në gjumë, mirëpo kjo ka qenë e pamundur për një kohë. Mësohet se pasi janë shtruar në spital, gjendja tyre është normale dhe ato janë qetësuar, megjithëse ende nuk janë të afta të pohojnë nëse janë ndikuar nga videoja që kanë parë. "I gjeta me telefon në duar dhe me mendje diku tjetër, videoja që shfaqej në ekran ishte e tmerrshme", raportohet të ketë thënë i ati i viktimave lidhur me rastin. /Telegrafi/ The post Mesazhi satanik që pranuan në WhatsApp, bëri që motrat të humbin vetëdijen (Video) appeared first on Telegrafi. |
Shoqen e dehur e lanë vetëm dhe pa para, për arsye shumë të ulëta (Foto) Posted: 16 Jan 2017 08:36 AM PST Në Cheltenham të Anglisë, një grua e njohur vetëm si Sarah është parë e vetmuar dhe në gjendje shumë të rëndë nga pija. Pasi që i është ndaluar hyrja në një klub nate, miqtë e kishin braktisur dhe e kanë lënë në rrugë, sepse ishte e bezdisshme dhe i bënte nervoz, transmeton Telegrafi. Madje, ata e kanë lënë ashtu duket e ditur se nuk ka para, megjithëse deri në atë moment e kanë kaluar natën së bashku në kafene duke biseduar dhe pirë alkool. Fotografia e saj është postuar në llogarinë mbrojtësve të rendit, për të treguar pasojat nga pija e tepërt dhe dehja. "Mendoni mirë kur pini dhe mos shpenzoni kohën me njerëz të këqij. Kjo grua është lënë e vetmuar nga shoqëria, të cilët më nuk e deshën edhe pse kanë pirë së bashku", shkruan lidhur me rastin. /Telegrafi/ The post Shoqen e dehur e lanë vetëm dhe pa para, për arsye shumë të ulëta (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Shkolla i dërgoi nxënësit të shohin kasaphanën e drerëve (Foto) Posted: 16 Jan 2017 02:41 AM PST Dag Olav Stolan që është kujdestar në një shkollë fillore në Norvegji, ka marrë kritika të mëdha që i ka dërguar nxënësit për të parë se si mbyten dhe rripen drerët. Fotografitë e publikuara në Facebook, ku shihen fëmijët parën kafshëve të varura me kokë poshtë në një pellg të gjakut, si dhe pranë lëkurave të tyre, kanë ngjallur neveri te shikuesit, transmeton Telegrafi. Megjithëse imazhet shqetësuese janë hequr, ka pasur kritika të mëdha dhe është kërkuar suspendimi i kujdestarit, që organizoi vizitën e gjashtëvjeçarëve në kasaphanë. "Kjo nuk është hera e parë që po e bëj një gjë të tillë, ishte vizitë studimore për të parë se si përpunohet mishi i drerit dhe u merret lëkura. Kjo është forma e mbijetesës së fisit Sami", është arsyetuar Stolan lidhur me rastin. Në këtë formë, mësimdhënësi pretendon se vetëm ka dashur ta konkretizojë mënyrën e jetesës së një populli të lashtë, e jo të frikësojë fëmijët. Mirëpo, organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kanë konsideruar se është e tepërt që në këtë moshë të shihen pamje kaq të vrazhda dhe të panevojshme. /Telegrafi/ The post Shkolla i dërgoi nxënësit të shohin kasaphanën e drerëve (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Provoi ta nxirrte burrin nga burgu duke e bartur me valixhe (Foto) Posted: 15 Jan 2017 10:48 PM PST Antonieta Robles Saouda është arrestuar nga rojat e një burgu në Venezuelë, pasi provoi ta nxirrte Ibrain Jose Vargas Garsia të futur në valixhe. Gruaja 25-vjeçare, ka qenë së bashku me të bijën gjashtëvjeçare, kur e ka vizituar bashkëshortin që është prapa grilave, transmeton Telegrafi. Mirëpo, ajo është zbuluar menjëherë, sepse është konsideruar se në çantën me rrotë ka diçka që nuk është në rregull. I dënuari për nëntë vite dhe tetë muaj burg është kthyer sërish në qeli, derisa bashkëshorten e tij ia kanë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj kohe, vajzën e tyre të vogël e kanë dërguar në institucionin për mbrojtjen e fëmijëve. /Telegrafi/ The post Provoi ta nxirrte burrin nga burgu duke e bartur me valixhe (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: