Skip to main content

Zëri: “Zogaj e quan Visar Ymerin frikacak” plus 29 more

Zëri: “Zogaj e quan Visar Ymerin frikacak” plus 29 more


Zogaj e quan Visar Ymerin frikacak

Posted: 23 Dec 2016 03:00 PM PST

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj, e ka quajtur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin frikacak dhe ka kërkuar nga ai që të mos flas për trimëri “Visar Ymeri me fol për trimëri është vështirë të dëgjohet. Mendoj se Visar Ymeri është frikacak, sepse kur ishte koha ai s’ka qenë këtu (në Kosovë) hiç”, ka thënë ai “Mos na mbajë ligjërata të trimërisë se nga frikacaku ka veç sherr”, theksoi Zogaj. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Murat Mehmeti, qytetari më i guximshëm i 2016’ës

Posted: 23 Dec 2016 02:47 PM PST

Lëvizja FOL i ka dhënë çmimin për Guxim Qytetar për Murat Mehmetin, inspektor hetues në Administratën Tatimore të Kosovës. Petrit Zogaj, nga Lëvizja FOL ka thënë se këtë çmim, FOL e ndanë për herë të shtatë, në shenjë vlerësimi për personalitetet më të angazhuara në mbrojtjen e interesit publik. ‘z. Mehmeti përfaqëson shembullin më të mirë të njeriut guximtar. Ai me denoncimin e tij, nuk i mbylli sytë karshi krimit që po ndodhte në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri: Pos murit, në të ardhmen edhe provokime të tjera nga Serbia

Posted: 23 Dec 2016 02:36 PM PST

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se muri në veri, me siguri se nuk do të jetë provokim i fundit i Serbisë në Kosovë. “Në të ardhmen mund të kemi edhe provokime të tjera”, ka thënë Tahiri. Por, ajo ka siguruar se “do të vazhdojmë të kryejmë procesin e sovranitetit dhe integrimit”, të Kosovës. Tahiri ka siguruar edhe njëherë se muri nuk është diskutuar në Bruksel dhe se ai është i paligjshëm e duhet të rrëzohet. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet mbreti i marihuanës: Për tetë vite u fsheh nga policia, banorët e quajnë Robin Hood (Video)

Posted: 23 Dec 2016 02:26 PM PST

John Robert Boone i njohur si Jonny, shefi i mafias “Cornbread”, grup kriminal që gjatë viteve të 80-ta kishte operuar në qytetin amerikan Kentucky dhe që për vite të tëra kishte ikur nga policia dhe figuronte në listën e kriminelëve më të kërkuar në Amerikë, tek tani është arrestuar, shkruan Mirror. Bone shumë vite më parë kishte probleme me policinë. Ndërkaq në korrik të vitit 2008 në fermën e tij janë gjetur 2421 rrënjë të marihuanës, dhe rrezikohej me burgim të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova, vatër e islamizmit?

Posted: 23 Dec 2016 02:05 PM PST

Shifrat e myslimanëve të radikalizuar në Kosovë janë alarmuese. Strukturat shtetërore dhe të shoqërisë civile në Kosovë përpiqen t'i frenojnë këto zhvillime. Feja radikale islame është një problem në rritje për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin dhe për Evropën. Ekspertët në Kosovë janë të alarmuar për zhvendosjen e identitetit në drejtim të fesë tek shqiptarët dhe kërkojnë masa të vendosura politike dhe sociale, shkruan Deutsche......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëvizja BESA: Nuk marrim pjesë në takimin e ftuar nga Ali Ahmeti

Posted: 23 Dec 2016 02:01 PM PST

Koalicioni “Rilindje me BESË” ka vlerësuar se mbështesin çdo nismë për interesat shqiptare, por nuk marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ali Ahmeti. “Duke qenë të përkushtuar për mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoni, duke e respektuar vullnetin politik të votuesit shqiptar, duke pasur parasysh se këtë takim e fton dikush që përmendet nga Prokuroria Speciale Publike dhe ata që dyshohen për rastin “Magjar Telekom”, si dhe duke mos harruar në asnjë moment se jo më larg se javën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhiu: Visar Ymeri, milingonë e BIA-s serbe; Konjufca: BIA ka punuar me SHIK-un; Veseli: Glauk, i mençur je!

Posted: 23 Dec 2016 01:52 PM PST

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e pengon veç SHIK-u, por jo edhe shërbimet serbe. Ai madje e ka quajtur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, milingonë të shërbimit sekret serb BIA. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VV-së, Glauk Konjufca, i cili thotë se BIA ka qenë e afërt me SHIK-un. “A të ka kallxu dikush a? Aaa… je i mençum, nuk të ka tregu kush. Po më pëlqen kjo gjuha e komunikimit”, ka reaguar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryesia e Kuvendit ua heqë mëditjet deputetëve që po mungojnë në seancën për Murin

Posted: 23 Dec 2016 01:35 PM PST

Në Parlamentin e Kosovës po mbahet një seancë ku po diskutohet për murin e ndërtuar në cep të urës mbi lumin Ibër. Por, shumica e deputetëve as që gjenden në sallën kryesore ku po mbahet diskutimi. Për momentin nuk janë më shumë se 35 ligjvënës duke debatuar, prandaj kryesia e Kuvendit ka vendosur që t’ua heqë mëditjen për seancën e sotme atyre që mungojnë. “Kryesia do t’ua ndal mëditjen deputetëve që nuk janë në seancë – nëse kthehen ua......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri, Veselit: 100 herë të kam thënë, mos e keqpërdor mikrofonin; Veseli, Ymerit: I fort je komandat

Posted: 23 Dec 2016 01:27 PM PST

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, kanë hyrë në një replikë derisa po vijon debati për murin e ndërtuar në veri, njofton Klan Kosova. Ymeri i ka thënë Veselit se po e keqpërdorë pozitën  tij dhe mikrofonin duke u ndërhyrë deputetëve në fjalën e tyre. “100 herë të kam thënë, mos e keqpërdor mikrofonin”, iu drejtua Ymeri, Veselit. “Komandat i fort je, veç t’u ka prish frizura”, iu përgjigj Veseli duke qeshur. Ymeri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Baftiu thotë se Kadri Veseli ka ndarë Mitrovicën

Posted: 23 Dec 2016 01:25 PM PST

Besa Baftiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka thënë kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli se ai është njeriu “që e ka ndarë Mitrovicën”. Baftiu i është referuar një incizimi ku shihen punëtorët e Shtëpisë së Shëndetit të Mitrovicës janë ndaluar nga KFOR-i të kalojnë në veri, ku ka qenë objekti i Shtëpisë së Shëndetit.  Ajo ka thënë se Veseli, bashkë me Hashim Thaçin, i kanë ndaluar mjekët në Mitrovicë të kthehen në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Majlinda, mbretëresha e vitit 2016

Posted: 23 Dec 2016 01:10 PM PST

Majlinda Kelmendi është zgjedhur xhudistja më e mirë e vitit 2016. Xhudistja pejane e ka fituar këtë çmim, të cilin ia dhuroi Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ndërsa e siguroi çmimin falë votave të votuesve në Facebook. “Dy herë kampionia e botës, dhe bartësja e flamurit, Majlinda Kelmendi, që për herë të parë i siguroi vendit të saj medalje të artë olimpike në kategorinë -52kg, mori 5299. Kampionia olimpike la prapa brazilianen Rafaela Silva, që si e dyta mori 2565 vota, kurse e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina alarmon BE-në për rrezikun nga shtrirja e ndikimit rus në Kosovë

Posted: 23 Dec 2016 12:40 PM PST

Autoritetet në Kosovë tërheqin vërejtjen se ka sinjale që dëshmojnë për rrezikun e shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë. Për këtë arsye, institucionet shtetërore të Kosovës janë ftuar të jenë sa më vigjilente, për çka është informuar edhe Bashkimi Evropian. Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vendosja ilegale e pikave të shitjes së derivateve nga ana e Industrisë së Naftës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mësoni disa kode sekrete për telefonin tuaj

Posted: 23 Dec 2016 12:33 PM PST

Këto kode sekrete ju tregojnë funksionet e fshehta të telefonit tuaj Të gjithë kanë një telefon në xhep, por pak njerëz i dinë disa kode të fshehta të telefonit. Ka shumë të tillë, disa funksionojnë për të gjithë telefonat, kurse disa të tjetër vetëm për disa modele. Ja cilat janë disa nga kodet më të dobishme dhe më interesante. Për android: #31# – Fsheh numrin për thirrjet dalëse *#06# – Tregon numrin IMEI të telefonit *#*#4636#*#* – Tregon sinjalin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

6 shenja të sëmundjeve të zemrës që nuk duhen injoruar

Posted: 23 Dec 2016 12:26 PM PST

Gërhitja, gjak nga mishrat e dhëmbëve apo dhe probleme në marrëdhëniet intime konsiderohen zakonisht si probleme të lehta shëndetësore. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e njerëzve kanë tendencën t’i injorojnë ato. Megjithatë, këto probleme në dukje të pa rëndësishme, janë në fakt simptomat më të zakonshme të sëmundjeve të zemrës, arsyeja numër një e vdekjeve në botë. Kur zemra dhe arteriet fillojnë dështojnë/të mos funksionojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Risi në Snapchat (Foto)

Posted: 23 Dec 2016 12:25 PM PST

Snapchat po dëshiron që të luani me fytyrën tuaj, jo vetëm t’i bëni fotografi asaj. Filterët e rinj në aplikacion kanë filluar t’u shfaqen përdoruesve, duke krijuar një veçori të re në Snapchat që inkurajon ‘garë’ mes miqve dhe që mund të bëhet një tërheqës i madh fitimesh. Snapchat e ka konfirmuar se ka lëshuar filterë të rinj, që manipulojnë me fytyrën tuaj, transmeton Gazeta Express. Filterët e rinj, të quajtur filterët e lojërave, ju......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Familja e sulmuesit të Berlinit kërkon që trupi i tij të dërgohen në Tunizi

Posted: 23 Dec 2016 12:22 PM PST

Familja e personit që dyshohet se e kreu sulmin në Berlin më 19 dhjetor, ka kërkuar që trupi i tij të dërgohet në Tunizi, prej nga e ka prejardhjen i dyshuari, Anis Amri. Lajmi që raportohet nga Associated Press mbështetet në një burim anonim, i pranishëm në zyrën e administratës lokale të Tunisit, ku është dorëzuar kërkesa. Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, i konsideruar terrorist, ka marrë jetën e 12 personave, ndërsa ka lënduar 49 të tjerë. Zëdhënësi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministria e Sportit i gëzohet miratimit të Ligjit për Sponsorizime

Posted: 23 Dec 2016 12:20 PM PST

Pas propozimit të Ligjit të Sponsorizime nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas miratimit në Qeveri dhe leximit të parë në Kuvendin e Kosovës, akti normativ në fjalë, miratohet në lexim të dytë sot, nga deputetët e Kosovës. Ky ligj ka për qëllim që të rregullojë kushtet, përkrahjen dhe mbështetjen financiare dhe përcakton përfitimet për sponsorët dhe donatorët që financojnë aktivitetet në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit. Me këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Allegri komplimenton Milanin

Posted: 23 Dec 2016 12:14 PM PST

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka komplimentuar Milanin për Superkupën e fituar, por thotë se ekipi i tij luajti mirë në këtë takim. “Kemi bërë gjithçka për të mos arritur deri tek penalltitë. Në 20 minutat e parë luajtëm mirë, pas golit kemi rënë. Ndeshja ka mundur të zgjidhej nga një episod, i cili nuk ka arritur. Në fund kanë vendosur penalltitë. Jemi në një moment të sezonit ku kemi luajtur 27 ndeshje dhe ju rrezikoni të humbni diçka gjatë rrugës”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Montella: E merituam Superkupën

Posted: 23 Dec 2016 12:13 PM PST

Trajneri Vincenzo Montella nuk e ka fshehur gëzimin për triumfin në Superkupën e Italisë, të cilin e fitoi Milani për herë të shtatë në histori, duke iu kthyer kështu një trofeu pas pesë vjetësh, raporton zeri.info. “Ishte një eksperiencë e bukur, jam i lumtur për djelmoshat: janë duke krijuar diçka, kjo duhet të jetë një bazë e nisjes. Duhet të besojmë më shumë në vetveten, e kemi merituar fitoren”, deklaroi trajneri italian. “Jam i kënaqur për Berlusconin, i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama i hakmerret Trumpit, SHBA nuk vë veto në rezolutën që dënon ndërtimet izraelite në Palestinë

Posted: 23 Dec 2016 12:11 PM PST

Duke mos e përfillur presionin e jashtëzakonshëm nga presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe lobimin e ashpër nga Izraeli, administrata e Obamës të premten lejoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë një rezolutë kontestimore që dënoi ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Vendimi i administratës për të mos vërë veton theu një traditë të gjatë amerikane të shërbimit si mburojë e fuqishme diplomatike të Izraelit, transmeton lajmi.net. Ajo erdhi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donnarumma: Fitore e madhe, ia dedikojmë Berlusconit

Posted: 23 Dec 2016 12:11 PM PST

Portieri i Milanit, Gigio Donnadumma ishte protagonist në fitoren ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë, duke e pritur penalltinë e Dybalas, pasi ndeshja përfundoi 1:1 dhe fituesin e përcaktuan penalltitë. “Është një emocion i papërshkrueshëm. E dinim se duhet të jepnim gjithçka nga vetja, kemi qenë të barabartë me ta. Më pëlqen të fitoj me gjithë këta italianë në fushë. E kemi pritur këtë trofe qe një kohë të gjatë dhe e kemi merituar”, deklaroi fillimisht portieri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina fiton derbin e moçëm

Posted: 23 Dec 2016 12:08 PM PST

Sigal Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 13-të të Superligës së basketbollit pasi e ka mposhtur Trepçën me rezultat 80:62, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Ferizaj. Bardhekaltrit kanë dominuar ndaj kundërshtarit dhe në fund kanë fituar me meritë, shkruan zeri.info. Pjesa e parë ka qenë e nivelizuar dhe prishtinasit kanë shkuar në pushim të gjatë me dy pikë epërsi, 39:37. Mirëpo, kampioni aktual është shkëputur në periudhën e tretë, pas së cilës rezultati në semafor......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes maqedonasi pasi policia holandeze ushtron dhunë mbi të (Video)

Posted: 23 Dec 2016 12:05 PM PST

Një qytetar i Maqedonisë i cili qëndronte përkohësisht në Limburg të Holandës ka pësuar keq nga dhuna policore e ushtruar mbi të, pas tentimit për ta arrestuar. I njëjti ishte paraqitur në polici si shqetësues për qytetarët në një qendër tregtare në këtë qytet. Gjatë tentimit për ta arrestuar policia kishte përdorur sprej me djegës për sy. Me spërkatjen që i bëri policia, i njëjti i është ngulfatur, shkruajnë mediat maqedonase, transmeton telegrafi. Qytetari nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deda: Ta obligojmë qeverinë me rezolutë, rrëzojeni murin deri me 31 dhjetor

Posted: 23 Dec 2016 12:03 PM PST

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, sot gjatë seancës së mbajtur për murin në Veri, ka thënë se Qeveria duhet të tregoj datën saktë se kur do ta rrëzojë këtë mur. Deputeti Deda ka shtuar se sa herë që Serbia krijon probleme, në Kosovë jepen deklarata pompoze dhe në fund prapë shkohet në Bruksel për të zgjedhur problemin që sipas tij, Serbia shkakton brenda territorit të Kosovës. “Të gjithë po e dimë se muri nuk duhet të ekzistojë, por Qeveria duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Porosia e Dodë Gjergjit për Krishtlindje 2016

Posted: 23 Dec 2016 11:55 AM PST

Porositë e 10 viteve të ecjes së përbashkët të Imzot Dodë Gjergjit Të dashur vëllezër e motra, Sivjet mbushen plot dhjetë vjet, që kur, pas një shërbimi shumëvjeçar në Kishën e martirizuar në Shqipëri, Papa Benedikti XVI më kërkoi të kthehem për të drejtuar Kishën tonë në Kosovë, pasi që ipeshkvi ynë i nderuar dhe shumë i dashur Mark Sopi kishte kaluar në amshim papritmas.  Kësaj radhe nuk po ju drejtoj një porosi, sikur është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Era merr mirënjohje nga kryetari i Prishtinës, por nervozohet me fansat (Foto)

Posted: 23 Dec 2016 11:52 AM PST

Era Istrefi ka marrë një mirënjohje nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Me anë të një postimi në Instagram, Era Istrefi ka treguar mirënjohjen që i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dhënë asaj për përfaqësimin e kryeqytetit tonë nëpër botë, shkruan lajmi.net. E me këtë rast Era ka falënderuar kryetarin, duke thënë se është jashtë mase krenare, shkruan lajmi.net. Por, ajo që bie në sy është në porosi e Erës për fansat, ku i thotë të mos......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flet vajza e Saddam Husseinit, nuk është e hidhëruar që babai ia vrau burrin: Ai ishte hero! (Video)

Posted: 23 Dec 2016 11:41 AM PST

Në mëngjesin e Kurban Bajramit, në dhjetor të vitit 2006, Raghad Saddam Hussein, motra e saj dhe fëmijët e tyre ishin shtrydhur së bashku para televizorit në shtëpinë e tyre në Aman, dhe qanin teksa shikonin pamjet e babait të saj duke u varur nga njerëz të maskuar në trekëmbësh. Saddam Hussein, i cili sundoi Irakun nga viti 1979 deri në përmbysjen e tij dhe kapjen nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2003, nuk pranoi t’i vendosnin kapuçin dhe nuk derdhi asnjë lot teksa po i vendosej laku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përse nuk duhet t’u jepni fëmijëve rrush

Posted: 23 Dec 2016 11:36 AM PST

Tre ushqimet me të cilat mund të ngulfaten fëmijët. Rrushi llogaritet të jetë ndër ushqimet “më ideale” me të cilin fëmijëve të vegjël mund tu mbyllen rrugët e frymëmarrjes. Ai zë vendin e tretë si shkaku më i zakonshëm i mbytjeve të fëmijëve, pas hotdogs dhe ëmbëlsirave, kanë paralajmëruar doktorët, transmeton Klan Kosova. Ata kanë thënë se ky fryt ka gjasë më të madhe të shkaktojë rrezikun se sa objektet e vogla, sikur lodrat, si pasojë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hakerët rusë po tentojnë të hapin iPhone-in e vrasësit të ambasadorit

Posted: 23 Dec 2016 11:33 AM PST

Personi që vrau ambasadorin rus në Turqi u qëllua nga forcat speciale turke pak minuta pas kryerjes së krimit. Ai kishte një iPhone 4S me vete, dhe tani, sipas MacReports dhe Haberturk, autoritetet turke kanë kërkuar ndihmë nga Rusia për ta hapur iPhone-in e tij. Pasi iPhone 4S ka një kod 4 shifror, duhet të jetë e lehtë për ta hapur atë. Ka shumë zgjidhje për ta bërë këtë dhe autoritetet madje as nuk po e kërkojnë ndihmën e Apple për ta bërë këtë, transmeton Gazeta Express. iPhone 4S tani......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milani ma super se Juventusi, e fiton Superkupën

Posted: 23 Dec 2016 11:19 AM PST

Milani e ka fituar Superkupën e Italisë. Rossoneri e mposhtën Juventusin në Doha të Katarit pas penalltive, derisa loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1:1, shkruan zeri.info. Juventusi ka kaluar në epërsi me golin e Giorgio Chiellinit në minutën e 18-të, kurse Giacomo Bonaventura shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në minutën e 38-të. Tek Milani kanë shënuar nga penalltia Bonaventura, Kucka, Suso e Pasalic, kurse ka dështuar Lapadula. Tek Juventusi kanë shënuar Marchisio, Higuain e Khedira, kurse dështuan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more