Skip to main content

“Nëna e inatosur me të bijën, sepse e hoqi nga fotografia (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Nëna e inatosur me të bijën, sepse e hoqi nga fotografia (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Nëna e inatosur me të bijën, sepse e hoqi nga fotografia (Foto)

Posted: 25 Dec 2016 02:53 PM PST

Abeera Tariq nga Britania e Madhe, nuk ka pritur që nëna saj Noreen do të inatosej aq shumë, po që se do ta largonte nga imazhi që e postoi në rrjetin social.

Vajza 18-vjeçare, kishte pozuar së bashku më të ëmën dhe dy vëllezërit, derisa ishin në dasmën e një kushërire, transmeton Telegrafi.

Më vonë, ajo ka menduar se nuk ka asnjë fotografi vetëm me dy vëllezërit dhe e ka hequr nënën, meqë me të ka shumë të tjera.

Por, me të parë postimin në Facebook, Noreen i ka kthyer mesazh vajzës së saj, duke shprehur shumë zemërim.

"Pse më largove nga kjo fotografi idiote, ju jeni të gjithë në këtë botë fal meje. Bëje sërish një fotografi dhe mos e prej", shkruan në mesazhin që e ka pranuar Abeera.

Në një postim të ri, adoleshentja ka treguar se si ka ndodhur rasti dhe e ka vënë imazhin e plotë, së bashku me nënën. /Telegrafi/

The post Nëna e inatosur me të bijën, sepse e hoqi nga fotografia (Foto) appeared first on Telegrafi.

Tymosi në vend të ndaluar, digjet keq nga eksplodimi i cigares elektrike (Video)

Posted: 25 Dec 2016 01:58 PM PST

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, një burri i ka eksploduar në xhep cigarja elektrike duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë.

Vetëm pak qaste pasi i kërkuan të mos tymoste brenda autobusit, ai e ka hequr pajisjen e cila më pas ka shpërthyer, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar shihet momenti kritik kur ai përfshihet nga zjarri, pak kohë pasi shoferi ia tërhoqi vërejtjen.

"Mos tymosni aty ku është e ndaluar, pasi mund t'ju kthehet me të keq atëherë kur nuk e prisni", është një koment lidhur me rastin.

Ndryshe, cigaret elektrike janë të njohura për eksplodime, kur bateritë e tyre zbrazen dhe bien në kontakt me ndonjë metal tjetër. Shërbimet kundër zjarrit këshillojnë përdorimin e baterive plastike, për parandalimin e rasteve të tilla. /Telegrafi/

The post Tymosi në vend të ndaluar, digjet keq nga eksplodimi i cigares elektrike (Video) appeared first on Telegrafi.

Veshjet më të papërshtatshme për televizion gjatë vitit 2016, prijnë prezantueset e motit (Video)

Posted: 24 Dec 2016 11:53 PM PST

Gjatë vitit që po e lëmë pas, ka pasur shumë zhveshje dhe paraqitje jo dinjitoze në televizion.

Transmetimet e drejtpërdrejta mund të jenë të mundimshme, ndërsa përzgjedhja jo e duhur e veshjes, e bënë këtë moment të pakëndshëm, transmeton Telegrafi.

Britanikja kontroverse Katie Price, ka shkuar në një emision e veshur me fustan që i zbulonte gjoksin, kurse fundi i tejdukshëm ia zbulonte brekët.

Sidoqoftë, prezantueset e motit ishin ato që shkaktuan më së shumti habi.

Derisa njërës i ra pjesa e sipërme e rrobave për larje, tjetra doli para kamerës me një dekolte shumë të hapur dhe nisi të bëjë ushtrime fizike.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni një përmbledhje të grave që nuk i vishën si duhet për të dalë para kamerës.

"Më shumë fat për përzgjedhjet e veshjeve gjatë vitit që vjen" është komenti që e shoqëron këtë filmim. /Telegrafi/

The post Veshjet më të papërshtatshme për televizion gjatë vitit 2016, prijnë prezantueset e motit (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more