Skip to main content

Mesazhi.com: “Turqi, të paktën dy të vdekur nga përmbytjet” plus 9 more

Mesazhi.com: “Turqi, të paktën dy të vdekur nga përmbytjet” plus 9 more


Turqi, të paktën dy të vdekur nga përmbytjet

Posted: 30 Dec 2016 09:02 AM PST

Të paktën dy persona të vdekur, tre të tjerë të zhdukur dhe rreth 30 mijë qytetarë pa energji elektrike është bilanci i përmbytjeve në Mersin të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qyteti Mersin është goditur nga një fatkeqësi me përmasat më të madhe në historinë e tij, për çka për gjashtë orë, në qytet kanë rrënë 170 litra shi për një metër katror, që është një e treta e rreshjeve që zakonisht bie për një vit.

Minstri turk për Zhvillim, Lutfi Elvan vizitoi shtabin e krizës në Mersin, ku është innformuar për situatën në terren.

“Zyra e guvernatorit të Mersinit, institucionet tjera publike si dhe autoritetet e qytetit janë duke punuar në terren me 686 automjete dhe 2.347 njerëz. Përdoren 78 makina për pompimin e ujit. Për fat të keq, dy persona kanë humbur jetën, tre persona llogariten të zhdukur të cilët po kërkohen nga ekipet tona", tha Elvan.

Nën ujë kanë ngelur 851 objekte dhe 331 automjete ndërsa pa energji elektrike aktualisht janë rreth 28 mijë banorë në 113 fshatra rreth qytetit.

The post Turqi, të paktën dy të vdekur nga përmbytjet appeared first on Mesazhi.com.

Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimet në Ligjin e veteranëve

Posted: 30 Dec 2016 08:58 AM PST

Kuvendi miratoi në parim ndryshimin në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Nga 62 deputetë prezent në Kuvend, 58 kanë votuar për, katër kanë abstenuar dhe nuk ka pasur asnjë votë kundër.

Ndërkohë gjatë ditës është provuar tre herë që të votohet, por që nuk ka pasur kuorum.

Pas miratimit të projektligjit në lexim të parë, është dërguar të shqyrtohet në komisionin funksional për t'u shqyrtuar më pas në lexim të dytë.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit kërkoi që ai të votohet pas një ore, kur pritet që të vazhdojë seanca.

The post Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimet në Ligjin e veteranëve appeared first on Mesazhi.com.

Mitrovica jugore i kërkon qeverisë të mos neglizhojë rrënimin e murit

Posted: 30 Dec 2016 08:14 AM PST

Zyrtarët në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e jugut, kanë mirëpritur Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës që në janar të vitit 2017.

Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha për Radion Evropa e Lirë se rezoluta e jep një mesazh të unifikuar politik, të cilin institucionet përkatëse duhet ta zbatojnë.

"Edhe me datë 7 [dhjetor] dhe me datën 20, kur i kemi dërguar vendimet, janë marrë të gjitha masat para nxjerrjes së kësaj rezolute, sepse e kemi konstatuar që (muri) është antiligjor dhe për çështje antiligjore ne nuk bëjmë kompromise".

"Rezoluta natyrisht që e fuqizon [punën] në aspektin politik dhe jep një mesazh të qartë se ligjshmëria duhet të zbatohet në gjithë territorin e vendit", tha Çitaku.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar të enjten me shumicën prej 74 votave, Rezolutën e paraqitur nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Deputetët e Kuvendit, nga të gjitha partitë, përveç Listës Serbe, kanë kërkuar përmes miratimit të Rezolutës, rrënimin e këtij muri.

Çitaku theksoi se punimet aktuale përreth murit të ndërtuar në veri të Kosovës nga autoritet e komunës veriore të Mitrovicës, po monitorohen vazhdimisht nga ministria dhe zyrtarët tjerë kompetentë.

"Është vërejtur se aty ka pasur disa punime. Sot e kemi bërë edhe raportin për qeverinë lidhur me këtë rast. Njëkohësisht i kemi njoftuar për masat të cilat janë në fuqi edhe autoritetet lokale të Komunës veriore të Mitrovicës".

"Vendimi i ministrisë i cili në bazë të proces verbalit të datës 7 dhjetor dhe i fuqizuar edhe me vendimin e datës 20 dhjetor që u ka shkuar autoriteteve lokale të Mitrovicës veriore e parasheh ndërprerjen e të gjitha punimeve dhe rrënimin e murit që nuk është me leje dhe konform ligjeve të Kosovës", tha Çitaku.

Sipas tij, muri është në kundërshtim edhe me marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për rivitalizimin e urës mbi Ibër.

Ndërkohë, Faruk Mujka nënkryetar i Komunës së Mitrovicës jugore nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se punët rreth rrënimit të murit në veri po vonojnë. Sipas tij, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po vonon në zbatimin e vendimeve.

"Ministria më 9 dhjetor ka ardhur në përfundim se ndërtimi i murit është ilegal dhe duhet të rrënohet. Pse ky vendim nuk është zbatuar deri tash, kjo lë shumë hapësirë për dyshime. Ne mendojmë se ata paraprakisht, sigurisht po tentojnë ta marrin edhe mendimin dhe ndoshta një lloj aprovimi nga Lista Serbe, por ma merr mendja që ajo nuk do të ndodh dhe këta detyrohen ta zbatojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës", tha Mujka.

Ai beson se Rezoluta e miratuar nga Kuvendi e shtyn përpara procesin e rrënimit të murit ilegal në veri të Mitrovicës.

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, e ka cilësuar Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për murin në Mitrovicë si "vendim me karakter të pastër politik".

Mes tjerash në Rezolutën e miratuar nga kuvendi thuhet: "të rrënohet muri ilegal në pjesën veriore të Mitrovicës, kjo të ndodh brenda muajit janar të vitit 2017".

Aty theksohet po ashtu se "Qeveria e Kosovës duhet të merr masa të nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta t'i përmbajë të gjitha elementet që kishte para vitit 1999 dhe jo t'i shtohen elemente tjera ilegale, siç është muri dhe shkallët".

Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet në fillim të këtij muaji, duke ngjallur reagimin edhe të qytetarëve edhe të politikës. (REL)

The post Mitrovica jugore i kërkon qeverisë të mos neglizhojë rrënimin e murit appeared first on Mesazhi.com.

Njihuni me Vitet e Arta Islame

Posted: 30 Dec 2016 07:25 AM PST

Shkenca në mesjetën Islame i referohet zhvillimit të shkencës nën civilizimin Islam mes shekujve VIII dhe XV, vite të cilat njihen edhe si Vitet e Arta Islame. Kjo shkencë gjithashtu njihet edhe si shkenca arabe, shkaku se shumica e teksteve të kësaj periudhe u shkruan në gjuhën arabe, lingua franca e civilizimit Islam. Civilizimi Islam në vete përfshiu shkencëtarët më produktivë të kohës, të cilët nuk ishin të gjithë arabë, por nga ata kishte jo arabë si dhe jo myslimanë e që të gjithë vepronin në ombrellën e civilizimit Islam në territoret Islame.

Një numër i madh i shkencëtarëve modernë si Bertrand Russell Robert Briffault, Will Durant, Fielding H. Garrison, Alexander von Humboldt, Muhammad Iqbal, Abdus Salam dhe Hossein Nasr konsiderojnë se shkenca moderne ka lulëzuar nga shkencëtarët myslimanë, të cilët ishin pionierë të metodave shkencore duke paraqitur qasjen moderne empirike, eksperimentale dhe kuantitative të hetimeve shkencore. Disa skolastikë, si Donald Routledge Hill, Ahmad Y Hassan Abdus Salam, dhe George Saliba, i referohen arritjeve si: “Revolucioni shkencor Islam”.

Gjatë zgjerimit të hershëm të territoreve Islame, arabët myslimanë fillimisht të udhëhequr nga Khalid ibn al-Walid pushtuan Perandorinë Sassanido-Persiane dhe më shumë se gjysmën e Perandorisë Bizantine- Romake dhe themeluan Perandorinë Arabe përmes Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikës Veriore përcjellë nga zgjerimet tjera përmes Pakistanit, Italisë jugore dhe Gadishullit Iberian. Si rezultat i këtij zgjerimi qeveria Islame trashëgoi diturinë dhe aftësitë e Lindjes së Mesme Antike, Greqisë Antike, Persisë Antike si dhe Indisë dhe këto dituri i zhvilloi dhe zgjeroi më tej gjatë gjithë Viteve të Arta Islame. Studiuesit myslimanë dituritë e gjetura në territoret në të cilat shtrihej shteti Islam i zgjeruan dhe zhvilluan më tej në një shkallë shumë të lartë shkencore si dhe bënë zbulime të reja në lëmit përkatëse.

Arti i prodhimit të letrës u mor nga dy të burgosur kinezë të Betejës së Talasit në vitin 751, ku si rezultat i kësaj u krijuan fabrika letre në Samarkand dhe Bagdad. Arabët përparuan teknikën kineze duke përdorur lecka lineni në vend të livoreve të manit.

Shkencëtarët myslimanë dhe bizantinë dallonin shumë në qëndrimet e tyre ndaj shkencës. Bizantinët shtuan shumë pak në shkencën e huazuar nga greko-romakët duke qëndruar në tmerr të prirësve të tyre. Kjo mund të sqarohet nga fakti se zgjerimi Islam jashtë Arabisë kishte përfshirë tre nga qytetet e tyre prodhuese, si Aleksandria, Kartaga dhe Antiohi. Për shkak të humbjes së qeverisë shumë të aftë dhe të centralizuar si dhe për shkak të zgjerimit arab në Anatoli, shumica e qyteteve Bizantine nuk mund t’i përkushtoheshin arti dhe shkencës dhe me të madhe iu kthyen zhvillimit të bujqësisë ekzistenciale për të siguruar ekzistencën.

Shumica e shkencëtarëve shumë të njohur arabë dhe iranianë jetuan dhe vepruan gjatë viteve të arta islame.

Numri i punimeve origjinale në gjuhën arabe, të shkruara në shkencën e matematikës është shumë më i madh se numri i punimeve të shkruara në gjuhën greke dhe latine së bashku.

Shkencëtarët myslimanë i vunë theks më të madh eksperimentimit se sa popujt e civilizimeve më të hershme, (shembull filozofët grek më shumë i vunë theks racionalitetit se sa eksperimentimit), kjo ishte për shkak të përqendrimit të madh në vrojtimin empirik të gjetur në Kur’an dhe sunnet.

The post Njihuni me Vitet e Arta Islame appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi fton investitorët turq që t’i rrisin investimet në Kosovë

Posted: 30 Dec 2016 07:00 AM PST

Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, presidenti Thaçi është nderuar edhe me titullin "Doctor Honoris Causa" në universitetin "TOBB", si dhe ka vizituar Odën Tregtare të Ankarasë, ku ka folur për potencialin ekonomik të Kosovës dhe ka ftuar investitorët potencialë që të investojnë në Kosovë.

Në takimin e organizuar nga Oda Tregtare e Ankarasë, që ka mbi 150 mijë anëtarë, presidenti Thaçi ka thënë se investitorët nga Turqia kanë bërë disa prej investimeve më të rëndësishme në Kosovë.

"Këta kanë hapur rrugën edhe për investitorë dhe investime tjera", është shprehur presidenti Thaçi.

Pasi ka treguar me shifra për nivelin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Turqisë, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është "shtet i ri me potencial të madh" dhe ka shpalosur mundësitë për investime në bujqësi, energji, xehetari dhe sektorët e tjerë.

Në Universitetin për Ekonomi dhe Teknologji "TOBB", presidenti Thaçi ka pranuar titullin "Doctor Honoris Causa" me motivacionin për kontribut në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, për të arritura në zhvillim ekonomik dhe social, për paqe në Ballkan, dialog mes komuniteteve dhe zhvillim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë.

Në fjalimin e tij, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka arritur shumë prej se është shpallur shtet i pavarur.

"Ende nuk janë bërë as 9 vite që nga shpallja e pavarësisë dhe Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në, që është mirënjohje e sukseseve të Kosovës në reformat në ekonomi, në instalimin e ligjit e rendit dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike", është shprehur presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova sot është shembull i dialogut, pajtimit dhe bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë.

oda1odaoda33

The post Thaçi fton investitorët turq që t'i rrisin investimet në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Turqi, vritet terroristi i shumëkërkuar

Posted: 30 Dec 2016 06:37 AM PST

Forcat e sigurisë turke në provincën Tunceli, kanë vrarë terroristin kryesor, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë thuhet se terroristi me inicialet S.I. me emrin e koduar Ozan, është vrarë gjatë shkëmbim zjarrit, pasi ky i pari kishte sulmuar stacionin policor në qarkun Ovacik.

Në kumtesë thuhet më tej se “në ceremoninë mortore për terroristin e vrarë që u mbajt në Malazgirt kanë marrë pjesë shumë pak njerëz”.

Për terroristin S.I., thuhet se i është bashkuar PKK-së në vitin 1997 dhe se prej atëherë ka kryer shumë sulme terroriste.

PKK e cila në vitin 2015 rinisi fushatën e armatosur kundër Turqisë, gjendet në listën Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së për grupe terroriste.

Mbi 1.100 njerëz, përfshirë mbi 800 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe mbi 300 civilë, kanë humbur jetën në sulmet e PKK-së prej kur ajo rifilloi sulmet e saj.

Mbi 4.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe mbi 2.000 civilië kanë mbetur të plagosur.

Në operacionet anti-terroriste gjatë kësaj periudhe, më shumë se 10.000 terroristë të PKK janë vrarë ose kapur nga forcat e rendit të Turqisë të cilat kanë sekuestruar rreth 5.500 armëve dhe 652.000 fishekë së bashku me 142 ton eksploziv dhe 15.000 bomba.

The post Turqi, vritet terroristi i shumëkërkuar appeared first on Mesazhi.com.

Afganistan, 11 të vdekur nga sulmi i talebanëve

Posted: 30 Dec 2016 06:35 AM PST

Militantët talebanë kanë organizuar sulm ndaj një stacioni policor në provincën Farah në Afganistan pranë kufirit me Iranin, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i njësiteve policore në perëndim të vendit, Abdul Ahad Velizade, ka theksuar se militantët kanë sulmuar stacionin policor Masav i cili ndodhet në një zonë në afërsi të qendrës së Farah.

Velizade ka informuar se jetën e kanë humbur nëntë policë dhe dy civilë, ndërsa militantët kanë rrëmbyer armët në stacion dhe janë larguar.

Poashtu, zëdhënësi i provincës Farah, Naser Mehri, ka njoftuar se pesë militantë kanë humbur jetën në luftimet që kanë ndodhur pas sulmit.

The post Afganistan, 11 të vdekur nga sulmi i talebanëve appeared first on Mesazhi.com.

Fatos Rizvanolli dënohet me 7 vjet burg për terrorizëm

Posted: 30 Dec 2016 06:00 AM PST

Nën akuzat për rekrutim për terrorizëm, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar Fatos Rizvanollin me 7 vjet heqje lirie. Ndërsa, kjo gjykatë e liroj Rizvanollin nga tri pikat të aktakuzës që lidheshin me organizim të grupeve terroriste.

Në akgjykimin e saj Gjykata i ka konfistuar Rizvanollit edhe veturat të cilat sipas aktgjykimit i përdorën disa nga terroristët nga Kosova, gjatë organizimit të veprimtarisë së tyre. Gjatë fjalës përfundimtare, prokurori i rastit, Elez Blakaj, ka deklaruar se prokuroria ka vërtetuar prova që veturat e Rizvanollit janë shfrytëzuar edhe nga krye-terroristi shqiptar në Siri, Lavdrim Muhaxheri.

Ja vendimi i plotë i Gjykatës Themelore të Ferizajt

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 30 dhjetor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit F.R i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohet se në bashkëkryerje e në vazhdim, ka kryer veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit F.R për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdim rekrutimi për terrorizëm nga neni 13 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite.

I pandehuri F.R, akuzohet se me dashje me të pandehurit Z.Q, I.B etj, kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale terroriste dhe ën aktivitetet e grupit terrorist që të sigurojnë fonde dhe burime materiale në atë mënyrë që gjatë muajit korrik 2012 në veturën e tij ka transportuar një person deri në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri për të luftuar, pastaj në nëntor të po të njëjtit vit, përmes një agjencion turistik, ka paguar tre (3) bileta udhëtimi Prishtinë – Stamboll dhe Stamboll – Hatay, i cili qytet është në kufi me Sirinë, për B.K, A.D dhe B.D, dy të fundit gjendet edhe më tutje në luftën në Siri. Po ashtu i pandehuri në shtator të vitit 2013 sipas kërkesës së të pandehurit I.B, ka mundësuar dërgimin e P.B – i vrarë në Siri dhe Sh.K, për të udhëtuar për në Siri në tetor 2013 bashkë me I.B, H.D dhe K.M të gjithë për të luftuar në anën e organizatës terroriste të ISIS-it dhe Al-Nustra.

Konform nenit 283 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 të KPPK-së, konfiskohen në mënyrë të përhershme sendet e luajtshme dhe atë: vetura e tipit "Toyota", model T22, vetura tipit "Ford", vetura e tipit "Zastava", si dhe vetura e tipit "Ëolsëagen".

Ndërkaq në bazë të nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPK-së, i pandehuri F.R, është liruar nga akuza për pikën 2, 3 dhe 5 të aktakuzës për veprën penale të kryer në vazhdim dhe në bashkëkryerje organizimi, përkrahja dhe pjesëmarrja në grupet terroriste sipas nenit 113 paragrafin 2 lidhur me nenin 23 të KPK-së, e paraparë si vepër penale rekrutimi për terrorizëm edhe sipas nenit 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, meqë nuk është provuar se i i pandehuri ka kryer këtë vepër penale.

Të pandehurit F.R, në bazë të dispozitës së nenit 367 paragrafi 2 dhe 7 të KPPRK-së, i vazhdohet paraburgim deri sa aktgjykimi të marr formën e prerë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

The post Fatos Rizvanolli dënohet me 7 vjet burg për terrorizëm appeared first on Mesazhi.com.

Kuvendi dështon ta miratojë ligjin për veteranët e UÇK-së

Posted: 30 Dec 2016 05:55 AM PST

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë në lexim të parë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për veteranët e UÇK-së.

Për këtë ligj pati debate të ashpra në Kuvend dhe vërejtje të shumta duke e cilësuar si diskriminues.

Partitë opozitare nuk kanë qenë fare në sall në kohën e votimit. Pas tri përpjekjeve për ta votuar këtë projektligj, kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti ka ndërprerë atë, duke ju drejtuar deputetëve "më ju më s'kam çfarë diskutojë". Deri të numërimi i votave, rezultati ishte 58 pro dhe katër abstenime, mirpoë nuk ishte e qartë sa deputetë ishin në sallë.

The post Kuvendi dështon ta miratojë ligjin për veteranët e UÇK-së appeared first on Mesazhi.com.

Presidenti Thaçi shkruan mesazh në “librin e kujtimeve” për Ataturkun

Posted: 30 Dec 2016 04:22 AM PST

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Turqi ka vendosur kurore me lule në Mauzoleun e Ataturkut, ku ka shkruar edhe një mesazh në librin e kujtimeve.

Për Mustafa Kemal Ataürkun, presidenti Thaçi ka shkruar se ishte një lider i rrallë, i cili diti ta udhëheq popullin e tij në luftë dhe në paqe.

“Të rrallë janë liderët që ditën të udhëheqin në luftë dhe në paqe sikur që ishte Mustafa Kemal Ataürk. Ai udhëhoqi ndërtimin e shtetit dhe kombit, që u bënë ballë kohës dhe historisë. Vizioni i tij sot është po aq aktual si edhe para një shekulli.”, ka shkruar Thaçi në librin e kujtimeve për Ataturkun.

15820552_10154902367721670_2033161044_o

The post Presidenti Thaçi shkruan mesazh në "librin e kujtimeve" për Ataturkun appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more