Skip to main content

Mesazhi.com: “Milani fiton Superkupën e Italisë, mposht Juventusin” plus 9 more

Mesazhi.com: “Milani fiton Superkupën e Italisë, mposht Juventusin” plus 9 more


Milani fiton Superkupën e Italisë, mposht Juventusin

Posted: 23 Dec 2016 12:16 PM PST

Milani ka fituar Superkupën e Italisë për vitin 2016.

Rossonerët kanë mposhtur në finalen e zhvilluar në Doha Juventusin, pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1, ndërsa penalltitë i fitoi Milani me rezultat 4:3.

Juventusi në minutën e 18' kaloi në epërsi duke shënuar nëpërmjet Giorge Chiellinit.

20 minuta më vonë, Milani barazoi në 1:1 me anë të Bonaventura.

Me rezultat 1:1 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Rezultati i njëjtë ishte edhe në pjesën e dytë, duke bërë që ndeshja të shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Fitues nuk sollën as vazhdimet, dhe ndeshja shkoi në penallti.

Pas penalltive, ishte Milani që u tregua skuadër më e suksesshme, duke shënuar katër herë, kundrejt Juventusit që shënoi tre herë.

The post Milani fiton Superkupën e Italisë, mposht Juventusin appeared first on Mesazhi.com.

Prishtina alarmon BE-në për rrezikun nga shtrirja e ndikimit rus në Kosovë

Posted: 23 Dec 2016 12:12 PM PST

Autoritetet në Kosovë tërheqin vërejtjen se ka sinjale që dëshmojnë për rrezikun e shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë. Për këtë arsye, institucionet shtetërore të Kosovës janë ftuar të jenë sa më vigjilente, për çka është informuar edhe Bashkimi Evropian.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vendosja ilegale e pikave të shitjes së derivateve nga ana e Industrisë së Naftës së Serbisë në veri të Kosovës, paraqet një nga përpjekjet për rritjen e këtij ndikimi.

"Ne jemi duke parë sinjale të rrezikshme. Sinjalet më të fuqishme ndërlidhen me faktin që Rusia ka një lidhje të veçantë me Serbinë, madje ka edhe një qendër ushtarake në Nish, që është afër kufirit me shtetin e Kosovës. Por, kohët e fundit ka provuar që të fus një lloj ndikimi përmes derivateve të naftës në veri të Kosovës", ka thënë Tahiri.

Në vitin 2008, Serbia i ka shitur pjesën më të madhe të pasurisë së Industrisë së Naftës, Gazpromit rus.

Ministrja Tahiri thotë po ashtu se institucionet e Kosovës dhe rajoni, duhet të jenë të kujdesshme dhe të kenë strategji për të kundërshtuar dhe luftuar këto tendenca, sipas saj, tejet negative.

Kosova, thekson Tahiri, ka orientim pro-perëndimor dhe pro-evropian dhe ka përkrahur vendosjen e embargos ndaj naftës ruse, si dhe ka kundërshtuar aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë.

Kosova dhe Shqipëria, thekson Tahiri, janë shtetet e dëshmuara që janë vënë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe perëndimit.

"Unë besoj se politikat strategjike të NATO-s ia kanë mbyllur rrugën Rusisë që të ketë dalje në Detin Adriatik, për faktin që rripi i NATO-s tashmë e mbulon gjithë bregun e Adriatikut prej Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipëri dhe Greqi, çka është shumë pozitive. Pra, Rusia nuk ka mundësi që të ketë qasje në Detin Mesdhe. Mendimi im është se përkundër agresivitetit rus, ndikimi i Rusisë mund të përfundoj vetëm brenda shtetit të Serbisë", është shprehur Tahiri.

Se a kishte edhe përpjekje tjera të shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë, nuk bëhet e qartë. Por, ajo që dihet është se në veri të Kosovës, ku katër komunat përbëhen nga popullata shumicë serbe, ka organizata të cilat angazhohen për fuqizimin e bashkëpunimit me Rusinë.

Janë të paktën dy organizata të tillë, të cilat janë të regjistruara në Beograd, por që funksionojnë në veri të Kosovës.

Shoqata "Vatra e Kosovës", prezantohet se ka 1 mijë anëtarë, kurse si qëllim e ka thellimin e bashkëpunimit humanitar dhe forcimit të marrëdhënieve kulturore me Rusinë.

Po ashtu, edhe shoqata e solidaritetit serbo-sllave për "Kosovë e Metohi" e Grigorie Stepanoviqit, e themeluar më 2010, prezantohet se ka rreth 200 anëtarë dhe ka të njëjtat synime.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Verolub Petroviq, anëtar i shoqatës së miqësisë ruso – serbe, thotë se vite më parë, aktiviteti i vetëm ishte dërgimi i disa fëmijëve serbë në Rusi, por vizitat nga Rusia në Kosovë, sipas tij, janë të vështira për shkak të problemit të vizave.

"Të jem i sinqertë, larg syve dhe larg zemrës, bashkëpunimi tash për tash është i njëanshëm, pra më shumë nga ana e jonë, sesa nga ana e tyre", thotë Petroviq.

Ndërkaq, shoqata e solidaritetit serbo-sllave, e formuar si organizatë jo partiake dhe joqeveritare, sipas kryetarit të saj, Momir Kasalloviq ka si qëllim vendosjen e solidaritetit mes popujve sllavë në nivelin global.

Ai thotë se i ka vizituar ambasadat e vendeve sllave që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, për t'u treguar atyre pozicionin e serbëve të Kosovës lidhur me këtë vendim. Por, problemi qëndron te mungesa e mjeteve financiare, thekson ai.

"Gjithçka përfundoi me dëshira të mira dhe fjalë të mira por nuk arritëm që konkretisht të bëjmë asgjë çka është për keqardhje", thotë Kasalloviq.

Kohë më parë, kishte edhe nisma tjera që synonin thellimin e bashkëpunimit me Rusinë, të cilat kryesisht promovoheshin në veri të Kosovës.

Por, një nga nismat më serioze ishte ajo e iniciuar nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili me kreun e partisë së presidentit rus, Vladimir Putin dhe Kishën Ortodokse Ruse, lansuan projektin për kthimin e serbëve në veri të Kosovës, përmes ndërtimit të lagjes, "Lugina e diellit".

Ky projekt, ishte kundërshtuar nga Prishtina zyrtare, ngase ishte cilësuar si ilegal dhe pa lejen e institucioneve të Kosovës.

Po ashtu, kishte kërkesa nga serbët e Kosovës që atyre t'u njihej shtetësia e dyfishtë serbo- ruse, por kjo kërkesë u ishte kundërshtuar nga Moska, për shkak të mungesës së ligjeve që e rregullonin këtë fushë.

The post Prishtina alarmon BE-në për rrezikun nga shtrirja e ndikimit rus në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Selimi: Kush me hekë murin, ju s’keni qenë në gjendje një vazo lule me hekë

Posted: 23 Dec 2016 12:11 PM PST

Në debatin e iniciuar nga AAK-ja për murin e ndërtuar në Mitrovicë, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se muri nuk është vetëm muri, por barrikadë.

Selimi gjithashtu ka thënë se ka qenë e mundur të hiqet një vazo me lule nga Qeveria.

"Ai nuk është vetëm mur, ai është barrikadë. Nëse është mur ilegal atëherë shkoni e shkatërroni, sepse ju jeni përgjegjës. Ai nuk është një mur është barrikadë, e kush me hekë, ju që nuk keni qenë në gjendje një vazo me lule me hekë", ka thënë Selimi.

The post Selimi: Kush me hekë murin, ju s'keni qenë në gjendje një vazo lule me hekë appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Nëse nuk e heqin murin për një kohë të caktuar, do ta rrënojmë

Posted: 23 Dec 2016 12:09 PM PST

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës ka falënderuar Pal Lekajn e AAK-së për iniciativën e debatit për murin e ndërtuar në Mitrovicë.

Ai ka thënë se askush nuk e ka dashur këtë mur dhe se ai është më shumë se turp.
Veseli ka thënë se ai mur duhet të rrënohet dhe do të rrënohet sa më shpejt, sepse do ta rrënojnë institucionet e Kosovës.

"Muri duhet të largohet sa më shpejt. Nëse nuk largohet brenda kohës së caktuar, ne do të veprojmë si institucione të Kosovës dhe do ta rrënojmë", tha Veseli.

Ai gjithashtu ka kërkuar që në rezolutën e AAK-së të shtohet edhe rifillimi i ndërtimit të shtëpive në veri.

The post Veseli: Nëse nuk e heqin murin për një kohë të caktuar, do ta rrënojmë appeared first on Mesazhi.com.

Sevil, kryeministrja e parë muslimane që ka mahnitur Rumaninë

Posted: 23 Dec 2016 08:31 AM PST

Rumania, një shtet anëtar i Bashkimit Europian, ish-pjesëtar i Perandorisë Komuniste dhe me shumicë të krishterë, ka bërë një revolucion politik dhe kulturor.

Sapo ka emëruar një grua muslimane si kryeministre të vendit.

Sevil Shhaideh, një 52-vjeçare, ekonomiste me profesion, që vjen nga qyteti bregdetar i Kostancës, është e martuar me një sirian prej vitesh. Ajo i përket komunitetit tatar në Rumani dhe origjinën e ka nga fshati Babatag, ku kanë banuar tatarët e Rumanisë.

Zonja Shhaideh është propozuar si shefe e qeverisë nga Partia Socialdemokrate që fitoi zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi lideri i saj, Liviu Dragnea nuk mund të zgjidhet; ai është i dënuar për mashtrim zgjedhor.

Në një koment të saj, prestigjozja Neë York Times thekson se emërimi i së parës grua dhe të parës muslimane si kryeministre e vendit, vjen si përpjekje për të zbutur atmosferën e krijuar në fushatë ku pati mjaft qarqe që synonin të ringjallnin fanatizmin dhe nacionalizmin ortodoks.

Por sipas analistëve, emërimi i zonjës Sevil Shhaideh, shihet dhe si një manovër e socialdemokratëve për të rritur besimin tek njerëzit, pasi ajo shihet si një teknokrate e zonja dhe grua me moral të pastër.

Klasa politike në Rumani është mjaft jo-popullore për shkak të skandaleve të shumta të korrupsionit nga drejtues të thuajse të gjitha kampeve politike.

Pas hyrjes në BE, Rumania ka ngritur institucionin e Prokurorisë Speciale, që drejtohet nga një grua, institucion që ka ndërmarrë arrestime të shumta të krerëve të lartë, zyrtarëve më të mëdhenj të vendit, duke përfshirë kryeministra, ministra e kryetarë bashkish, që akuzohen për korrupsion dhe abuzime me fondet publike.

Ndaj, partia në pushtet që ditoi shumicën relative të votuesve, 45% ka ndërmarrë një operacion për të përmirësuar imazhin.

Sevil Shhaideh, një nga ekonomistet më të njohura në vend ka drejtuar Ministrinë e Zhvillimit ku spikati për rregull dhe ndershmëri.

Zonja Shhaideh, në vitin 2011 u martua me Akram Shhaideh, një shtetas sirian që jeton prej vitesh në Rumani.

Në faqen e saj në rrjetet sociale, publiku e ka pritur mirë emërimin e saj dhe shumë qytetarë, që edhe pse i përkasin religjionit të krishterë gjykuar nga emrat, i shprehin respekte dhe konsiderata.

Mediat rumune theksojnë se Sevil është një grua që flet pak por që punon shumë dhe këtë e ka treguar edhe kur rilindi qytetin e Konstancës me projektin e saj ekonomik për bujqësinë e turizmit, por edhe në postin e Sekretares së Shtetit për Zhvillimin Ekonomik.

Edhe pse opozita ka akuzuar socialdemokratët po përfiton nga një grua, asnjë forcë politike nuk e ka sulmuar si kryeministren e re, por as faktin që është një muslimane.

Këto janë fakte të rëndësishme në historinë botërore që po sjellin një erë normale zhvillimi që u vu re që me zgjedhjen e Londrës në vitin e shkuar që votoi të parin kryebashkiak musliman, por edhe me raste të tjera.

Në Rumani emërimi i një muslimane si kryeministre u prit si një gjë krejt normale. Por në trevat shqiptare ç'do kishte ndodhur? Mjaft të shihet se si iu turrën BESËS në Maqedoni, ku edhe pse për eksponentët e saj nuk arrinin të thonin asnjë gjë që mund t'i vinte nën akuzë, sërish u rrekën të thonë diçka që as vetë nuk e dinin se ç'ishte ajo që duhej të thonin…/Tesheshi

The post Sevil, kryeministrja e parë muslimane që ka mahnitur Rumaninë appeared first on Mesazhi.com.

Merr fund makthi në Maltë, arrestohen pengmarrësit e avionit libian

Posted: 23 Dec 2016 08:25 AM PST

Pengmarrësit e avionit libian të pasagjerëve u arrestuan të premten pas një konfrontimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës.
Fluturimi i brendshëm libian me 118 njerëz në bord u mor peng mëngjesin e të premtes pas u ngrit nga Sabha, drejt kryeqytetit Tripoli.
Pengmarrësit u dorëzuan pasi kishin liruar fatmirësisht 118 pasagjerët e linjave Afriqiyah Airëays, në avionin e tipit Airbus A320.
Informacionet e publikuara tregonin se pengmarrësit ihin mbështetës të ish-diktatorit libian  Muammar Gaddafi. Të paktën njëri prej tyre pretendonte se kishte një granatë dore dhe kërcënonte se do të hidhte mjetin në ajër.
Disa media raportonin se pengmarrësit do të kërkonin azil politik në Maltë. Kryeministri maltez Joseph Muscat tha e lista e pasagjerëve përfshinte 82 burra, 28 gra dhe një foshnje.

The post Merr fund makthi në Maltë, arrestohen pengmarrësit e avionit libian appeared first on Mesazhi.com.

Mediat italiane: I dyshuari për sulmin në Berlin vritet në Milano

Posted: 23 Dec 2016 05:37 AM PST

MILANO (AA) – Agjencia italiane e lajmeve ANSA bëri të ditur se personi i cili është vrarë gjatë një shkëmbim zjarri me policinë mëngjesin e së premtes në Milano, është i dyshuari kryesor për sulmin terrorist me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme të Italisë njoftoi se sot do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të zbulojnë më shumë detaje.

Të shtënat ndodhën të premten në orën tre të mëngjesit në lagjen Sesto San Giovanni të Milanos gjatë një kontrolli rutinë të policisë.

ANSA tha se i dyshuari nxorri një pistoletë nga çanta pasi nga ai u kërkua të tregojë dokumentet e identifikimit. I dyshuari u vra gjatë shkëmbim zjarrit që pasoi. Më tej thuhet se me këtë rast është plagosur një polic.

Agjencia thotë se nga burime të ndryshme nga Milano dhe Roma kanë mësuar se i dyshuari i vrarë është Anis Amri, i dyshuari kryesor për sulmin me kamion të hënën në Berlin në të cilin humbën jetën 12 persona.

The post Mediat italiane: I dyshuari për sulmin në Berlin vritet në Milano appeared first on Mesazhi.com.

Dialogu në udhëkryq, muri vë në pah vështirësitë e dialogut Kosovë-Serbi

Posted: 23 Dec 2016 05:32 AM PST

Mungesa e transparencës ka krijuar një paqartësi tek qytetarët si shqiptarë, ashtu edhe serb, në procesin e dialogut, rreth marrëveshjeve të arritura dhe përmbajtjes së tyre si dhe rreth efekteve që do të sjellin në jetën e tyre.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezën e diskutimit "Dialogu në udhëkryq: çka pas murit?", që kishte për qëllim të adresonte të vërtetat mbi murin në Veri, pasojat që sjell në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe format se si mund të zgjidhet kjo situatë.

Pjesë e këtij debati ishte Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe Sadri Ferati si dhe diplomatë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Në hapje të kësaj tryeze, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi faktin se mungesa e transparencës ka krijuar një paqartësi tek qytetarët si shqiptarë ashtu edhe serb në procesin e dialogut, rreth marrëveshjeve të arritura dhe përmbajtjes së tyre si dhe rreth efekteve që do të sjellin në jetën e tyre.

Kryeziu shtoi ndër të tjera se KDI-ja ka marrë iniciativën për të fuqizuar rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e Qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërsa, ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ndau me të pranishmit impaktin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi në shpërbërjen e strukturave paralele ilegale serbe, në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e vendit si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ajo theksoi se muri do të hiqet dhe se nuk ka qenë pjesë e marrëveshjeve e as e bisedimeve në Bruksel, duke e cilësuar atë si provokim i radhës nga ana e Serbisë.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, theksoi se ndërtimi i murit ka qenë shqetësim i të gjithë spektrit politik në Kosovë si dhe ka rënduar klimën politike në vend.

Ajo shtoi se dialogu ka prodhuar edhe efekte pozitive dhe se rruga jonë e vetme si shtet është dialogimi.

Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë se nuk e dinë nëse muri ka qenë pjesë e diskutimeve në Brukseln por ka thënë se çështjes së ndërtimit të murit në Veri të Mitrovicës duhet t'i qasen si institucione.

Ai theksoi se nuk duhet të lejojnë që një mur t'i zhvendos nga agjendat e rregullta. Ferati shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si qytetarët shqiptarë jetojnë në Veri dhe ka theksuar nevojën për mbështetjen institucionale për përmirësimin e jetës së tyre, duke lënë anash retorikën politike.

Gjithashtu, Ferati u bëri thirrje përfaqësuesve serbë që të jenë më aktiv dhe të dëshmojnë që e dëshirojnë paqen dhe bashkëjetesën.

The post Dialogu në udhëkryq, muri vë në pah vështirësitë e dialogut Kosovë-Serbi appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: LDK e gatshme për zgjedhjet, por duam të respektojmë afatet kushtetuese

Posted: 23 Dec 2016 05:30 AM PST

Isa Mustafa kryeministër i Kosovës dhe kryetar i LDK-së, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje në ç'do kohë.

Mustafa të premten gjatë fjalimi të tij, para anëtarësisë së LDK-së në 27 vjetorin e themelimit të partisë, është shprehur se duan që të respektohet marrëveshja dhe zgjedhjet të mbahen në kohën e caktuar më Kushtetutë.

"LDK-ja është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë. Lidhja Demokratike respekton mandatin legjitim të fituar nga qytetarët, dhe nuk e zhgënjen këtë besim për asnjë interes. LDK-ja ka treguar gjithmonë se nuk e sakrifikon interesin e qytetarëve, për teket politike të dikujt, e as për interesat e LDK-së", ka thënë Mustafa, në tubimin ceremonial të 27 vjetorit të themelimit të LDK-së, raporton Klan Kosova.

Mustafa tha se LDK është parti e rëndësishme pa vendimin e së cilës nuk merren vendime të rëndësishme për vendin.

"Në Kosovë as nuk janë marrë e as nuk merren vendime të rëndësishme pa LDK-në. Kjo për shkak se Lidhja Demokratike, jo vetëm që është forcë serioze politike, por vendimmarrëse e rëndësishme në skenën politike që 27 vjet".

Kreu i LDK-së shprehu mirënjohje të përjetshme për themeluesin e kësaj partie ish-presidentin, Ibrahim Rugova.

The post Mustafa: LDK e gatshme për zgjedhjet, por duam të respektojmë afatet kushtetuese appeared first on Mesazhi.com.

Ish-kreu i OSHP-së dënohet me tre vjet burg

Posted: 23 Dec 2016 05:29 AM PST

Hysni Hoxha, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit u dënua për shpërdorim detyre, pasi nuk shqyrtoi ankesat e dy kompanive për një tender të KOSTT-it.

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot Hysni Hoxhën, ish-kreun e Organit Shqyrtues të Prokurimit për shpërdorim detyre, me 3 vjet burg dhe 3 vjet ndalim të ushtrimit të ndonjë funksioni publik, pasi ai nuk shqyrtoi ankesat e dy kompanive për një tender të Operatorit të Transmisionit, Sistemit dhe Tregut, duke i vlerësuar ato të shqyrtuara më parë.

Më 21 qershor Hysni Hoxha u deklarua i pafajshëm për akuzën me të cilën ngarkohej.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hoxha si kryetar i OShP-së, i tejkaloi kompetencat e tij ligjore ashtu që më 3 tetor 2014 dhe 9 tetor 2014 në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Rregulloren e Punës së OShP-së me konkluzionin se është "res judicata", pa i shqyrtuar i ka refuzuar ankesat e disa operatorëve ekonomikë të datës 2 tetor 2014, shkruan Kallxo.com

Bëhet fjalë për ankesat e konzorciumeve "Caraglio SRL" dhe NTSh "Electra" të ushtruara kundër vendimit të autoritetit kontraktues KOSTT lidhur me aktivitetin e prokurimit "Instalimi i Grupeve Matëse në Kufirin në mes të KOSTT (KEK) OSSh, edhe pse për këtë ankesë kompetent për vendosje sipas aktakuzës ishte paneli shqyrtues i OShP-së në përbërje prej 5 anëtarëve.

The post Ish-kreu i OSHP-së dënohet me tre vjet burg appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more