Skip to main content

Mesazhi.com: “Asnjë i mbijetuar nga avioni rus që ishte nisur për në Siri” plus 9 more

Mesazhi.com: “Asnjë i mbijetuar nga avioni rus që ishte nisur për në Siri” plus 9 more


Asnjë i mbijetuar nga avioni rus që ishte nisur për në Siri

Posted: 25 Dec 2016 11:29 AM PST

92 pasagjerët që gjendeshin në bordin e avionit ushtarak rus i cili u rrëzua në Detin e Zi, raportohet se kanë vdekur.

Avioni u zhduk nga radari dy minuta pas ngritjes nga resorti turistik i Soçit saktësisht në 05:25 teksa shkonte për Larakias në Siri, tha Ministria ruse e Mbrotjes, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Mbetjet dhe rreth 11 trupa të pajetë janë gjetur.

Avioni Tu-154 mbante ushtarë, gazetarë dhe 64 anëtar të famshmëm të ansamblit të muzikës Aleksandrov, që do t'i shërbenin trupave rusë, njofton Klan Kosova.

Ministri i transportit të Rusisë ka thënë se hetuesit janë në kërkim e sipër për të kuptuar arsyet e kësaj përplasjeje që ka ndodhur ndonëse nuk ka përjashtuar dhe mundësinë e ndonjë sulmi terrorist.

The post Asnjë i mbijetuar nga avioni rus që ishte nisur për në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Tërnava: Kërshëndellat simbolizojnë lindjen, jetën dhe mbarësinë

Posted: 25 Dec 2016 11:18 AM PST

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e Kërshëndellave, i ka dërguar telegram urimi ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit në të cilin thuhet se festat fetare tek ne gjithherë kanë kultivuar vlera e virtyte humane, hyjnore e sociokulturore, të cilat që na kanë bashkuar e fisnikëruar si dhe kanë kultivuar, promovuar e reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë.

Ja urimi i plotë:

I nderuari ipeshkv Dodë Gjergji,
Me rastin e festës së Kërshëndellave, me respekt ju uroj e përgëzoj Juve, të gjithë meshtarët tuaj, si dhe besimtarët e krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi.

Kërshëndellave në vete simbolizojnë lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë.

Zotni Ipeshkëv, festat fetare tek ne gjithherë kanë kultivuar vlera e virtyte humane, hyjnore e sociokulturore, të cilat që na kanë bashkuar e fisnikëruar si dhe kanë kultivuar, promovuar e reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë.

Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi.

Me respekt,

Myftiu i Kosovës

Mr. Naim Tërnava

The post Tërnava: Kërshëndellat simbolizojnë lindjen, jetën dhe mbarësinë appeared first on Mesazhi.com.

Ëmbëlsirë e shpejtë nga çokollata.

Posted: 25 Dec 2016 09:45 AM PST

Grupi I i përbërëseve:

▪ ¾ e filxhanit me miell,
▪ 1 filxhan sheqer (më mirë është sheqeri i kaftë apo i kokosit),
▪ 2 lugë të plota kakao pluhur,
▪ 1 lugë e vogël kripë,
▪ 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira,
▪ ¾ e lugës së vogël sodë buke.

Grupi II i përbërësve:

▪ 1 vezë,
▪ ½ filxhan qumësht,
▪ 2 lugë vaj,
▪ 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje,
▪ ½ filxhan ujë.

Përgatitja:

1. Në enë për përzierje qitni grupin e parë të përbërësve (miellin, sheqerin, kakaon, kripën, pluhurin për ëmbëlsira dhe sodën e bukës)

2. Në një enë të veçantë përzieni përbërësit e grupit të dytë, shtojani grupit të parë, dhe të gjitha përzieni mirë derisa të përftoni masën e njëtrajtshme dhe të lëmuar.

3. Ngrohni gjysmë filxhani ujë dhe kur të vlojë shtojeni në përbërjen, dhe përzieni mirë.

4. Ngrohni furrën e shporetit në 180 gradë, përbërjen qiteni në kallëp, dhe piqeni rreth 30 deri 40 minuta.Ëmbëlsirën priteni në 12 feta dhe kur të ftohet servireni. Secila fetë ka 200 kalori, andaj lehtë mund të kontrolloni kaloritë që i merrni.

The post Ëmbëlsirë e shpejtë nga çokollata. appeared first on Mesazhi.com.

Pite me hajvar dhe kërpudha.

Posted: 25 Dec 2016 09:35 AM PST

Përbërësit:
▪ 500 gr pet të gatshme
▪ 100 ml ujë
▪ 100 ml vaj
▪ gjysmë kavanozi ajvar
▪ 500 g kërpudha shampinjon
▪ 1 presh
▪ kripë sipas shijes

Përgatitja:

1. Priteni preshin imët dhe marinojeni me pak ujë dhe vaj. Kur të zbutet, shtoni kërpudhat e grira në rende. Zieni derisa të avullohet i gjithë uji, nëse mbetet pak ujë, përdoreni për lyerje të koreve. Nëse ju tepron ujë nga kërpudhat, atëherë uji nuk ju nevojitet për të lyer koret, merrni brushën dhe me atë lëng lyeni koret duke kombinuar edhe vajin.
2. Merrni nga tri kore. Të parën spërkateni pak me vaj, vëreni tjetrën dhe lyeni me ujin e mbetur nga kërpudhat apo me ujë të zakonshëm. Vëreni edhe koren e tretë, lyejeni pothuajse të tërën me ajvar.
3. Lëreni një të cilën të fundit do ta mbështillni të palyer, që të mos rrjedhë dhe atëherë në tërë gjatësinë e kores vendosni kërpudhat e marinuara me preshin. Kështu veproni edhe me koret e tjera.
4. Piqni në furrën e ngrohur më parë në 220 gradë derisa të skuqen. Nëse ju mbetet vaj dhe lëngu i kërpudhave, lirisht lyejini piten, shpojeni me thikë dhe sërish lyejini. Teprica e ujit do të avullohet derisa është duke u pjekur në furrë.

The post Pite me hajvar dhe kërpudha. appeared first on Mesazhi.com.

Në Berlin nesër fillon “marshimi civil” për Halepin

Posted: 25 Dec 2016 08:37 AM PST

Lëvizja “Marshimi civil për Halepin” e cila kërkon ndalimin e bombardimeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, ditën e hënë më 26 dhjetor do të filloj marshimin nga Berlini me synimin për të mbërritur në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarja dhe blogerja polake Anna Alboth e cila është një prej drejtuesve të lëvizjes ka vënë në dukje se dëshirojnë që tragjedia njerëzore në Siri të marrë fund. Ajo më tej ka shtuar se “Në marshimin tonë dëshirojmë të ftojmë persona të ndryshëm. Pavarësisht se mund të kenë pikëpamje të ndryshme politike, përkatësi të feve të tjera apo përvojave të ndryshme, ne dëshirojmë që këtë marshim ta kryejmë dhe realizojmë së bashku me ato dhe të njohim më mirë njëri-tjetrin.”

Pasi ka shpjeguar se ditën e hënë në orët e mëngjesit do të nisen nga Tempelhof në Berlin rajon i cili banohet intensivisht nga një numër i madh sirianësh, Alboth është shprehur se “Shpresojmë që ditën e nisjes me ne të bashkohen nga Berlini afërsisht 3 mijë vetë. Ne e dimë se shumë persona ndodhen atje për të treguar mbështetjen ndaj nesh dhe për të na uruar suksese. Gjithashtu edhe shumë persona do të marrin pjesë në mënyrë simbolike ditën e parë të marshimit.”

Ajo ndër të tjera ka theksuar se si qytetarë të thjeshtë të Evropës nuk dëshirojnë që të qëndrojnë edhe më shumë në heshtje dhe se kanë dëshirën të vendosin në veprim politikanët evropianë. Alboth ka shtuar se kanë vendosur për këtë marshim pas përjetimeve të ndodhura në Halep dhe se do të marshojnë jo vetëm për Halepin, por për të gjithë civilët që përpiqen të mbijetojnë në të gjithë qytetet nën rrethim në Siri.

“Unë jam një nënë dhe kam dy fëmijë. Videot e ardhura nga Siria i kemi parë të gjithë. Teksa unë kam vërejtur këtë video, tek ato fëmijë në video kam vendosur fëmijët e mi. Ndoshta dhe për këtë arsye jam ndikuar shumë. Në momentin kur shikoja këto video e ndjeja se sa e vetme që isha, dhe përjetimet e mia i shpreha në median sociale. Unë edhe më parë kam marrë pjesë në protesta, kam bërë donacione në institucionet humanitare, por tashmë mendoj se këto janë të pamjaftueshme. Kam vërejtur se shumë persona që ndodhen në të gjithë Evropën kanë të njëjtat mendime me mua. Ato që do të nisen në këtë marshim me mua shprehen “mjaft tashmë”. Ne jemi qytetarë të thjeshtë, nuk ndodhemi në një situatë për të zgjidhur konflikte të mëdha. Por nuk dëshirojmë të qëndrojmë të heshtur”, është shprehur në fjalën e saj Alboth.

Më tej ajo ka shpjeguar se marshimi do të filojë nga Gjermania dhe do ta vazhdojnë me radhë në Republikën Çeke, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Greqi dhe më pas në Turqi, ku dhe nga këtu synojnë që të mbërrijnë në Halep. Alboth ka shtuar se me aktivitetet që do të zhvillojnë në qytetet përgjatë rrugës që do të kalojnë do të tërheqin vëmendjen për përjetimet në Siri.

Thirrje politikanëve

Aktivistja polake ka theksuar se do të kryejnë një marshim të vështirë nën kushtet e dimrit, por se janë të vendosur për këtë nismë. Ajo ndër të tjera ka vlerësuar se “Nuk i bashkangjitem mendimit se ne nuk mund të ndryshojmë asgjë. Nëse njerëzit janë të vendosur ata kanë mundësinë për të ndryshuar diçka. Nëse ne nuk iu tregojmë politikanëve që ne jemi të interesuar për këtë çështje, edhe ato nuk do të mund të bëjnë asgjë. Sepse këtu nuk do të vërejnë ndonjë interes. Por politikanët do të të vërejnë se ne kemi kaluar në veprim dhe kemi nisur të marshojmë drejt Halepit dhe do të konstatojnë se votuesit e tyre i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje. Në këtë mënyrë ne mund të detyrojmë ata që të marrin vendim.”

Gjithashtu Alboth ka vënë në dukje se në marshimin që do të nisin nga Berlini nuk do të ketë pjesëmarrës vetëm nga Evropa, por do të ketë edhe vullnetarë që do të vijnë nga SHBA-ja, ndërsa një numër i madh personash që kanë kontaktuar me ta nga Turqia kanë shprehur interesin e tyre për marshimin. Alboth ka theksuar se kjo i jep forcë dhe shprehet se “Ne presim që të marrin pjesë në marshimin tonë të gjithë ata që dëshirojnë të na mbështesin. Mbështetja më e madhe për ne do të jetë që të marrin pjesë në marshimet tona sikur kjo të jetë edhe vetëm për disa orë. Së dyti dëshirojmë që marshim t’iu shpjegohet persona që kanë përreth. Presim që të transmetojnë situatën ku ndodhen civilët në Siri dhe të kontribuojnë për të krijuar një ndryshim. Unë kam besimin se sa më shumë interes të tregojmë ne ndaj çështjes së Sirisë, aq më pak gjëra të këqija do të përjetohen atje.”

Do të marshojnë me flamuj të bardhë

Pas marshimit nuk ndodhet ndonjë parti politike apo ndonjë grup dhe se ai është i hapur për të gjithë, ka nënvizuar Alboth, duke vënë në dukje se gjatë marshimit do të mbajnë vetëm flamuj të bardhë dhe se nuk do të lejohen flamuj apo emblema të ndryshme.

Ndër të tjera duke shprehur falënderimet për ato që dëshirojnë të kontribuojnë për çështjet që ata kanë nevojë si për pajisje teknike, strehim, mbështetje mjekësore, aktivistja polake ka shpjeguar se personat që dëshirojnë të kontribuojnë mund të kontaktojnë nëpërmjet llogarisë @CivilMarchForAleppo që kanë hapur në Facebook.

Aktivistët që do të mblidhen ditën e hënë më 26 dhjetor në hapësirën e ish-aeroporti Tempelhof në Berlin, pas fjalimeve që do të mbahet do të nisin marshimin e tyre.

Aktivistët synojnë që të ecin 20-25 km në ditë, dhe me aktivitetet që do të zhvillojnë në qytetet ku ato do të kalojnë kanë për qëllim që të tërheqin vëmendjen për situatën në Siri. Aktivistët vullnetarë synojnë që të mbërrijnë në Halep pas një marshimi i cili do të zgjasë afërsisht për 4 muaj.

The post Në Berlin nesër fillon “marshimi civil” për Halepin appeared first on Mesazhi.com.

Kosova e ka njoftuar Brukselin për pritjet e gjata në kufi me Serbinë

Posted: 25 Dec 2016 07:36 AM PST

Arsyeja e krijimit të kolonave të gjata në vendkalimet kufitare në mes Serbisë dhe Kosovës, është faktori njeri, thotë ministri i Diasporës, Valon Murati.

Me gjithë faktin se pritjet në këto vendkalime të dielën janë zvogëluar, Murati thotë për Radion Evropa e Lirë, se ministria që drejton ai, po bën përpjekje të mjaftueshme që të lehtësojë qarkullimin e shtetasve të Kosovës, të cilët nga vende të ndryshme të Evropës po vijnë në vend për festat e fundvitit.

Kolona dhe pritjet e gjata janë krijuar në hyrje nga Serbia në Kosovë.

"Një faktor është përqendrimi shumë i madh i qytetarëve në pikën kufitare në Merdarë. Ne kemi bërë thirrje që të shfrytëzohen pika tjera kufitare për të hyrë në Kosovë. Mirëpo, një problem tjetër ka qenë edhe ky njerëzor. Policia serbe ka punuar me kapacitete normale të reduktuara në një kohë emergjence", thotë Murati.

Krijimi i këtyre kolonave në territorin e Serbisë ndodh edhe për shkak të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shton Murati.

"Në këto situata dhe këto momente kur ne kemi pasur tensione kohëve të fundit, ka pasur një mungesë të komunikimit, pak më normal. Sidoqoftë ne jemi detyruar, unë së paku si ministër, që t'i shfrytëzoj të gjithë mekanizmat dhe të bëj presion që bashkatdhetarët tanë kur vijnë, mos le t'iu ndodh kjo që po iu ndodh", thekson ai.

Për fluksin dhe pritjet e gjata që po ndodhin në vendkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, ministri Murati thotë se e ka njoftuar edhe Brukselin zyrtar.

Sidoqoftë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet se të dielën, pritjet më të gjata, deri në dy orë po ndodhin në vendkalimin te Dheu i Bardhë, kurse në Merdarë deri në një orë.

Përveç vendkalimit kufitar Kosovë – Serbi, kolona të gjatë të veturave, sipas ministrit Murati ka edhe në kufirin e Kroacisë dhe Hungarisë. Ai, ndërkaq, potencon se janë në kontakt me zyrtarë të institucioneve shtetërore të Kosovës, në këto shtete që të bëhet një zgjidhje për këtë çështje.

The post Kosova e ka njoftuar Brukselin për pritjet e gjata në kufi me Serbinë appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli: Do ti rishikojmë raportet me OKB-në

Posted: 25 Dec 2016 06:09 AM PST

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të rivlerësojë marrëdhëniet e tij me Kombet e Bashkuara. Komentet e tij vijnë pasi Këshilli i Sigurimit adoptoi një rezolutë, që kërkon t'i jepet fund ndërtimit të kolonive izraelite në tokën e pushtuar.

Rezoluta u miratua pasi Shtetet e Bashkuara abstenuan dhe nuk përdorën veton për të mbrojtur Izraelin, duke shkelur kështu një traditë të gjatë amerikane. Pas votimit, kryeministri Netanyahu tha se Izraeli nuk do t'i bindet votës së Këshillit të Sigurimit, që u përshëndet nga udhëheqësit palestinezë.

"Udhëzova Ministrinë e Jashtme që të plotësojë brenda një muaji rivlerësimin e të gjitha kontakteve tona me Kombet e Bashkuara, përfshirë financimin izraelit të institucioneve të OKB-së dhe praninë e përfaqësuesve të OKB-së në Izrael", tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

Kreu i ekzekutivit izraelit e cilësoi vendimin e Këshillit të Sigurimit si të njëanshëm dhe të turpshëm, duke shtuar ai do të anulohet, pavarësisht se do të duhet kohë. Sipas rezolutës, Izraeli duhet të ndalë ndërtimet në të gjitha territoret e pushtuara, përfshirë Jeruzalemin Lindor, pasi ato shkelin ligjin ndërkombëtar.

Sipas analistëve, më shumë se miratimi i rezolutës, bujë bëri abstenimi i SHBA-ve, të cilin disa politikanë izraelitë e kanë cilësuar si një tradhti nga Barack Obama dhe John Kerry. Dihej prej kohësh se raportet mes Netanyahut dhe presidentit Obama nuk ishin të mira, por mesa duket, në fund të mandatit të tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë atyre goditjen e fundit.

The post Izraeli: Do ti rishikojmë raportet me OKB-në appeared first on Mesazhi.com.

Pritje 90 minutëshe te “Dheu i Bardhë”

Posted: 25 Dec 2016 02:51 AM PST

Për dallim nga dje kur u regjistruan pritje tetorëshe në Merdar, sot më së shumti vonesa ka gjatë hyrjes në Kosovë nga "Dheu i Bardhë".

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm përveç te pika e "Dheut të Bardhë" nuk ka pritje të gjata për hyrje në Kosovë.

Në këtë pikë aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin 90 minuta, ndërsa kolona e makinave ka gjatësinë 350-450 metra.

Dje për hyrje në Kosovë u shënuan pritje të gjata prej tetë orësh, sidomos në Merdar, por nuk hyhej pa pritur gjatë as nga "Dheu i Bardhë" dhe "Mutivoda".

Dje për shkak të pritjeve të gjata në hyrje të Kosovës nga Serbia, reagoi në Facebook ministri i Diasporës Valon Murati, duke shpjeguar se pala serbe po punon me kapacitete të zvogëluara, ndërsa pritjet i lidhi me raportet jo të mira Kosovë-Serbi.

Murati shkroi se pala kosovare është ankuar edhe në Bruksel për shkak të këtyre pritjeve të gjata në kufi, ndërsa tregoi se pas kësaj kufitarët serbë kanë filluar t'i kryejnë më shpejt procedurat kufitare.

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit mes Kosovës e Serbisë u nënshkrua në Bruksel në vitin 2011.

Marrëveshja parashikon veprimin nën një kulm të doganës e policisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë, ndërsa të dy palët nuk do të përdorin simbole shtetërore.

Pritjet në kufirin Kosovë-Serbi rikthehen periodikisht në periudhat e festave të fundvitit dhe gjatë verës kur mërgimtarët kosovarë kthehen në atdhe.

Në të dy rastet gjatë pritjes ata përballen me temperatura ekstreme-shumë të ftohta gjatë dimrit dhe shumë të larta gjatë verës.

The post Pritje 90 minutëshe te “Dheu i Bardhë” appeared first on Mesazhi.com.

Gjermani, nga “bomba” e Luftës së Dytë Botërore evakuohen 54.000 banorë

Posted: 25 Dec 2016 02:30 AM PST

FRANKFURT (AA) – Mbi 54.000 banorë të qytetit gjerman të Augsburgut, mëngjesin e sotëm kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe do të mbeten jashtë derisa të përfundojë deaktivizimi i një bombe të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, e rëndë 1.8 ton, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga shkaku i detonimit të bombës është mbyllur edhe katedralja e vjetër e qytetit e cila daton nga mesjeta, ndërkohë që është mbyllur edhe godina e administratës së qytetit.

Për ata banorë që nuk kanë një vend për të qëndruar, autoritetet kanë hapur shkollën e cila gjendet aty pranë. Gjithashtu, policia tha se në shkollë mund të strehohen edhe kafshët shtëpiake, ndërkohë që transporti publik sot do të jetë falas.

Evakuimi i sotëm në Augsburg është më i madhi deri më tani, madje më i madh se evakuimi i 45.000 njerëzve gjatë detonimit të një bombe në Koblenz në vitin 2011.

Në Gjermani, nuk është e rrallë që autoritetet të zbulojnë bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Augsburgu pësoi rëndë në datat 25 dhe 26 shkurt të vitit 1944, atëherë kur qyteti u sulmua nga qindra bombardues britanikë dhe amerikanë.

The post Gjermani, nga “bomba” e Luftës së Dytë Botërore evakuohen 54.000 banorë appeared first on Mesazhi.com.

Rrëzohet një avion rus në Detin e Zi

Posted: 25 Dec 2016 12:20 AM PST

Njoftohet se një avion i tipit Tu-154 i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes është rrëzuar mbi Detin e Zi pak kohë pasi është ngritur nga qyteti Soçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Tass sipas një lajmi të cilin e bazon në burimet e njësisë së sigurisë ka njoftuar se avioni me 91 persona në bord ka rënë mbi Detin e Zi. Gjithashtu është vënë në dukje se në një largësi 6 km nga bregu janë gjetur pjesë që i përkasin avionit.

Sipas një deklarate të bërë nga Ministria e Mbrojtjes theksohet se avioni i tipit Tu-154 i cili ishte ngritur nga qyteti Soçi drejt bazës Himejmim në Siri ka humbur nga radari pas një kohe të shkurtër nga ngritja e tij.
Ndër të tjera ministria ka njoftuar se në avion ndodheshin 91 persona dhe se punimet e kërkimit të avionit janë në vazhdim.

Sipas lajmeve në shtypin rus në avion ndodheshin ushtarë rusë, kori i ushtrisë së kuqe dhe gazetarë.

The post Rrëzohet një avion rus në Detin e Zi appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more