Skip to main content

“Mali i Zi dhe kërkesa për anëtarësim në NATO” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Mali i Zi dhe kërkesa për anëtarësim në NATO” plus 9 more Gazeta SHQIP


Mali i Zi dhe kërkesa për anëtarësim në NATO

Posted: 31 Dec 2016 02:00 AM PST

Mali i ziMuajin e ardhshëm, Senati amerikan mund të votojë për ratifikimin e kërkesës së Malit të Zi për t’u bërë anëtar i 29-të i NATO-s.

Aleanca zyrtarisht e miratoi kërkesën në konferencën e saj të korrikut në Varshavë. Deri tani, 19 nga 28 aleatët e NATO-s e kanë miratuar atë zyrtarisht. Miratimi nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara mund t'u sinjalizojë të tjerëve për t'i dhënë dritën e gjelbër zgjerimit nëpërmjet veprimeve të tyre legjislative.

Në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic tha se ai shpreson se anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të formalizohet në gjysmën e parë të vitit 2017. “Për ne”, tha ai, “është e rëndësishme që Senati amerikan të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit.”

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë një partner vërtet i vlefshëm në mbështetjen e reformave dhe integrimit të Malit të Zi në institucionet transatlantike. Ne jemi mirënjohës për këtë partneritet, i cili ka qenë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të Malit të Zi. Dhe unë nuk dyshoj absolutisht se Senati amerikan do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi me shumicë dërrmuese”, tha zoti Vujanovic.

Rusia e kundërshton zgjerimin e NATO-s dhe rrjedhimisht edhe pranimin e Malit të Zi. Moska dyshohet se është përfshirë në një komplot të dështuar për grusht shteti në tetor për të instaluar një qeveri pro-ruse dhe penguar zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Pranimi i Malit të Zi do të ishte i pari pas anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në vitin 2009.

Ekspertët e sigurisë evropiane janë disi të shqetësuar nëse politika e presidentit të zgjedhur Donald Trump ndaj Rusisë do të ndikojë negativisht në kërkesën e Malit të Zi për t'u pranuar në NATO.

Por Presidenti i Malit të Zi beson se politika e administratës Trump ndaj Ballkanit ka të ngjarë të mbetet e fokusuar në stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit në BE dhe në NATO. Ai gjithashtu shpreson se marrëdhëniet e Malit të Zi me Rusinë do të përmirësohen pasi vendi zyrtarisht të vihet nën flamurin e NATO-s.

“Në një farë mënyre ne jemi tashmë në NATO,” tha zoti Vujanoviç. “Rusia ka shprehur kundërshtimin e saj të njohur për zgjerimin e NATO-s. Mali i Zi duhet të jetë i durueshëm dhe të presë derisa të bëhet zyrtarisht anëtar i plotë i NATO-s. Pas kësaj, unë shpresoj se marrëdhëniet tona me Rusinë do të përmirësohen, sepse Rusia bashkëpunon dhe ka marrëdhënie të mira me shumë vende të NATO-s,” tha Presidenti Vujanovic.

31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Lushnjë, vodhën një automjet, arrestohen 3 të rinj

Posted: 31 Dec 2016 01:30 AM PST

Pranga boshTre persona janë vënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohen se kanë vjedhur një automjet. Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjeterin, më datën 29 dhjetor 2016, në ambientet e jashtëme të "Me..  Ce…" në lagjen "Çlirimi", kanë vjedhur motomjetin tip "Linfan" me targa AB213, i cili i'u sekestrua në cilësinë e provës materiale.

Të arrestuarit janë Enedio Shtembari, 28 vjeç, banues në Kamçisht, Lushnjë; Eriko Lopari, 23 vjeç, banues në Kamçisht, Lushnjë; Dariel Maledhi, 26 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë. Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnje për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Festat e fundvitit, policia në gatishmëri të plotë për të garantuar qetësinë

Posted: 31 Dec 2016 01:22 AM PST

Policia ne aksionNë zbatim të planit të masave të hartuar me rastin e festave të fundvitit, ku prej datës 20 Dhjetor, Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar, janë marrë masa shtesë për natën e ndërrimit të viteve, por edhe për ditët e para të vitit të ri, me qëllim garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve. Në këtë kuadër gjatë ditës së sotme dhe deri më datën 04.01.2017  do të ketë shtim të  prezencës policore në të gjithë territorin e vendit.

Në  të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe është stacionuar nga një grup i FNSH -së. Gjithashtu të gjitha akset kryesore rrugore do të patrullohen nga grupet e FNSH-së. Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, në të gjithë territorin e vendit shërbimet e policisë rrugore do të jenë prezente. Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore.

 

Në kufirin e gjelbër do të ketë patrullim të përbashkët mes Policisë Kufitare dhe Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe. Për monitorimin e situatës  në gadishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm. Këto forca investiguese dhe operacionale do të jenë të dislokuara në të gjithë territorin e vendit duke kryer investigime policore dhe hetime proceduriale me përdorim të   metodave speciale të hetimit.

 

Gjithashtu për çdo situatë të papritur, në gadishmëri  janë edhe Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Posaçme Operacionale. Për realizmin e këtyre detyrave gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim të territorit,  gjithsej 4500  punonjës policie dhe konkretisht:  2460Patrulla të Përgjithshme; 780 punonjës të policisë rrugore; 21 grupe të FNSH-së, gjithësej 200 punonjës policie; 54 forca të Repartit Special RENEA; 40 forca të Forcës së Posaçme Operacionale; 50 forca të Drejtorisë së Antiterrorit dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm; 760 punonjës të Policisë Kufitare; 155 agjentë e specialistë të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Sektorit kundër Krimeve të Rënda.

Bëjmë me dije se rreth një orë para momentit të ndërrimit të viteve në sheshet kryesore të qyteteve të vendit do të ketë prezencë të shtuar policore nën drejtimin e drejtuesve kryesorë të njësive policore (drejtorë të drejtorive vendore / shefa komisariatesh /shefa stacionesh policie, të cilët do të monitorojnë festimet deri në shpërndarjen e banorëve që festojnë.

 

Të gjitha këto shërbime menaxhohen dhe drejtohen nga grupe të drejtimit që janë ngritur dhe funksionojnë që prej datës 27.12.2016 – 04.01.2017 si në D.P.Shtetit, në çdo D.V.P dhe Komisariat policie gjatë gjithë 24 orëshit.

 

Specialistët në Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë shpërndarë në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe për të monitoruar zbatimin e detyrave të mësipërme. Policia e Shtetit porosit edhe njëherë të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarret pa praninë e tyre. Të gjithë drejtuesit e automjeteve, gjatë ditëve të festimit, të mos përdorin alkool në rast se do të qarkullojnë me automjetet e tyre, në të kundërt të përdorin automjetet e transportit publik.

 

Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe drejtuesit e motoçikletave të vendosin kaskën mbrojtëse.

 

Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve si dhe ndihmën e tyre për të denoncuar në kohë çdo paligjshmëri që mund të konstatojnë. Policia e Shtetit uron të gjithë qytetarët Gëzuar Vitin e Ri 2017, mbarësi e begati në familjet tuaja.

31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Itali, sekuestrohen 2.7 ton marijuanë, në pranga 1 shqiptar dhe 1 italian

Posted: 31 Dec 2016 01:08 AM PST

fotooooooooo-2Mbi 2.7 ton marijuanë është sekuestruar në Itali dhe një shqiptar e një Italian është vënë në pranga.  Mediat vendase informojnë se droga u sekuestrua në një oficinë makinash në Kolubro në periferi të Romës dhe ishte e ndarë në 126 pako.

Në pranga u vu një 45-vjeçar italian dhe një shqiptar 46-vjeç. i cili u prezantua si punonjës në oficine. Ndërkohë, policia ka zbuluar një sasi droge të ngarkuar në një furgon , ndërsa pjesa tjetër e futur në një bodrum. Hetuesit mendojnë se organizata e trafikimit të marijuanës është më e madhe dhe po punohet për idëntifikimi dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë.

31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe fëmijës 4  vjeç, arrestohet kryefamiljari

Posted: 31 Dec 2016 12:57 AM PST

dhune-ne-familjeUshtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit, ndalohet nga Policia e Fierit 31-vjeçari. Në pranga ka rënë shretasi . Brunavil V., 31 vjeç, banues në  Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikollogjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.V, 31 vjeçe dhe sipas kallzimit të saj, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të tyre të mitur 4 vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” .

31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, Lelo u kap duke grabitur në kazinon e dytë

Posted: 31 Dec 2016 12:53 AM PST

GrabitjaPolicia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e djeshme të ndodhur në Tiranë, ku në pranga ra shtetasi Ilir Lelo, 45 vjec, banues në Tiranë.  Burime nga policia bëjnë me dije se ky shtetas ka grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit, një pikë lojrash fati tek "Zogu i Zi", ku ka marrë një shumë monetare. Shërbimet e Policisë porsa kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur kanë ngritur pika kontrolli dhe ka kanë filluar krehjen e zonës.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se autori i dyshuar po tenton të grabisë nën kërcënimin e armës një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të Policisë nr 3. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 u bë kapja në flagrancë brenda në kazino e autorit në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip pistolet model 54 i tipit TT. Specialistët e Policisë po punojnë nëse është dhe autori i grabitjes tek rruga e Elbasanit. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
31 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 31 dhjetor 2016

Posted: 31 Dec 2016 12:30 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Do të merreni me aktivitete të ndryshme. Në aspektin afektiv, komunikimi me partnerin tuaj nuk do të jetë i duhuri. Për të qenë më të relaksuar, shëtisni me miqtë që doni.

DEMI

Sot do të tregoni cilësitë më të mira. Ju mund të bëni një shkrim të bukur, që të ketë interes për të gjithë. Gjithçka që mendoni të bëni në këtë ditë, do të realizohet.

BINJAKËT

Sot do të keni gjëra të tjera për të bërë, ndryshe nga ato që keni menduar. Ju do të takoni disa persona, që do t'ju japin ide pozitive  në punën tuaj.

GAFORRJA

Sot është një ditë pozitive në aspektin romantik, pasi do të takoni një person të këndshëm. Ju do të jeni pjesë e aktiviteteve krijuese. Organizoni një ditë të bukur pranë tij.

LUANI

Sot një miku juaj dëshiron disa ide nga ju, për një çështje sociale. Për sa i përket profesionit, do të ketë një ndryshim pozitiv. Kështu, ju do të qëndroni më shumë me partnerin.

VIRGJËRESHA

Sot do të keni disa punë për të bërë në aspektin profesional, që do t'ju bezdisin. Ju do të merrni ide të ndryshme nga kolegët tuaja, për të pasur sukses. Relaksohuni pranë miqve.

PESHORJA

Sot do të merreni me çështjet financiare. Ju doni të realizoni një projekt krijues. Për këtë do të takoni një mikun tuaj, që do t'ju jap gjërat që ju interesojnë në këtë aspekt.

AKREPI

Sot disa nga miqtë tuaj dëshirojnë t'ju takojnë,por nuk do të jeni në humor për të qenë pjesë e aktiviteteve shoqërore. Do të qëndroni në shtëpi duke parë filmat më të këndshëm.

SHIGJETARI

Sot do të merrni disa informacione që do t'ju duken interesante. Por, jo gjithçka është e vërtet. Ju do të takoni miqtë tuaj, duke kaluar një ditë të këndshme në shoqërinë e tyre.

BRICJAPI

Sot do të ketë disa ndryshime pozitive për ju. Ndoshta aktivitetet ekonomike, kanë qenë më të suksesshme sesa keni menduar. Në mbrëmje mund të dilni për t'u argëtuar me miqtë.

UJORI

Sot do të shikoni se keni probleme me financat. Mbase disa gjëra nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, ose nuk i keni parë mirë të ardhurat tuaja. Çdo gjë do të shkojë shumë mirë.

PESHQIT

Sot disa gjëra nuk do t'ju realizohen siç duhet në profesionin tuaj. Në aspektin familjar do të jeni të rrethuar nga dashuria e njerëzve tuaj më të dashur.

 

 

Greqi, policia sekuestron 206 kg kanabis pranë kufirit shqiptar

Posted: 30 Dec 2016 02:00 PM PST

GreqiRreth 206 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan pasditen e së premtes në Greqi në afërsi të Filatit, 15 kilometra larg kufirit shqiptar të Qafë Botës.

Policia arrestoi 3 të rinj shtetas grekë. Droga u gjet në 65 pako në bagazhin e një autoveture me targa false.

Antidroga greke thotë se vazhdon trafikimi i lëndës narkotike nga Shqipëria në brendësi të territorit grek, ndaj dhe janë marrë masa për përforcimin e patrullave në zonën e kufirit.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Euro u nënçmua me 1.6% në 2016-n, ja faktorët

Posted: 30 Dec 2016 01:56 PM PST

euroMonedha vendase po e mbyll vitin 2016 në kuotën e 135 lekëve, niveli më i ulët ky që nga 2009-a. Teksa e nisi vitin duke u ngjitur në kuotën e 139.3 lekëve, euro më pas ka qenë e dobët në raportet e këmbimit me lekun.

Për gjithë vitin 2016, kursi mesatar i këmbimit euro-lek ishte 137.4 lekë, nga 139.7 lekë në vitin e mëparshëm, duke rënë me 1.6%. Kjo është mesatarja më e ulët që nga viti 2009, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 132.1 lekë (shiko grafikun Kursi i këmbimit lek/euro, 2003-2016). Prej gati 5 vitesh, euro në tregun e brendshëm ishte luhatur në kuotat e 139-140 lekëve.

Kanë qenë disa arsyet kryesore të kësaj sjelljeje të brendshme dhe të jashtme.

Si faktor i jashtëm, në tregjet ndërkombëtare ka qenë e dobët. Euro po e mbyll vitin 2016 duke u këmbyer me 1.04 lekë, me një rënie vjetore prej 4.3%. Në fillim të 2016-s euro këmbehet me 1.26 USD. Por rënia e euros në bursa nuk është e mjaftueshme për të shpjeguar nënçmimin e saj në tregun e brendshëm. Në dhjetor të një viti më parë, kur euro zbriti në nivele të ngjashme në bursa, ajo këmbehej me rreth 139 lekë tek ne, ndërsa ishte dollari ai që reflektoi ndryshimin, duke u ngjitur në rreth 132 lekë.

Faktorët e brendshëm që kanë mbajtur euron të dobët janë disa:

-së pari, këtë vit ka qenë i ndjeshëm zhvlerësimi i euros nga datat 14-20 të këtij muaji, kur paguhen TVSH dhe sigurimet. Aktorët e tregut pohonin se bizneset nxitonin të këmbenin valutën për të pasur likuiditete për të paguar taksat, edhe si rrjedhojë e presionit më të lartë nga autoritetet fiskale për të paguar taksat. Edhe gazsjellësi TAP, që këtë vit ka qenë në funksion të plotë, ka ndikuar në kërkesën për monedhën vendase në ditët e pagimit të taksave.

-së dyti, oferta e euros ka qenë shumë e lartë këtë vit, sidomos në gjysmën e dytë të vitit. Në kushtet kur eksportet kanë qenë përgjatë gjithë vitit në rënie (për 11-mujorin tkurrja ishte 1.6%), deficiti tregtar (Diferenca mes eksporteve dhe importeve) është zgjeruar me 13% për të arritur në -2.2 miliardë euro dhe remitancat për 9-mujorin ishin në të njëjtin nivel si një vit më parë, mbetet e paqartë se nga ka hyrë kjo valutë.

Edhe Banka e Shqipërisë ka arsyetuar se ky forcim i lekut po vjen nga një ofertë e lartë e monedhës euro në treg, së cilës i është përgjigjur një kërkesë e dobët për euro. Aktorët e tregut pohojnë se oferta e lartë në valutë ka lidhje me paratë informale që po hyjnë nga shitja e hashashit, që pas tetorit, kur nisi dhe shitja e tij. Në dhjetor të këtij viti, euro zbriti në 134.39 lekë, niveli më i ulët nga tetori i vitit 2009. Në ditët e fundit të dhjetorit, monedha e përbashkët e mori pak vitin, por gjithsesi duke u mbyllur në kuotat e 135 lekëve, shumë më poshtë se janari.

Përgjatë vitit 2016, dollari është luhatur mes 122 dhe 129 lekëve, për ta mbyllur vitin në kuotën e 129 lekëve, në nivele më të ulëta se viti i kaluar, kur arriti në 132 lekë.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/Monitor

Librat që duhen lexuar në 2017-n

Posted: 30 Dec 2016 01:50 PM PST

libraMe plot bindjen mund të themi se 2016-a ka qenë një vit paksa i çmendur. Me ndryshime të vazhdueshme në panoramat politike, një seri ngjarjesh dramatike që kanë sjellë humbjen e shumë jetëve njerëzore, me paralajmërimet shqetësuese mbi ndryshimet klimatike, por edhe shumë e shumë probleme të tjera.

Dhe mënyra më e mirë për t'u shkëputur nga ky realitet i shëmtuar, është të humbasësh në faqet e një libri të bukur. Është bukur, është çlodhëse, e madje mund edhe të mësosh shumëçka rrugës.

Nëse doni të njihni më mirë njerëzit që ju rrethojnë, rekomandohet që gjatë 2017-s të lexoni "Quiet" (I qetë) nga Susan Cain. Nëse doni të njihni më mirë botën, libri i duhur është "Born a Crime" nga Trevor Noah, drejtues i "The Daily Show".

Për të përmirësuar njohuritë ndihmojnë tituj si "The Establishment" nga Owen Jones, ose "Our Revolution" nga Bernie Sanders, ish-pretendent për garën presidenciale amerikane të 2016-s.

Por nëse doni të humbisni në histori, titujt që ju sugjerohen janë "The Underground Railroad" nga Colson Whitehead dhe "Love Wins" nga Debbie Cenziper dhe Jim Obergefell. I pari sjell jetët e skllevërve në plantacionet e pambukut në Gjeorgji, ndërsa i dyti betejën për të drejtat civile dhe legalizimin e martesave mes të njëjtit seks në SHBA.

30 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more