Skip to main content

Lajmi.net: “Siri: Armëpushimi respektohet përkundër përleshjeve të izoluara” plus 8 more

Lajmi.net: “Siri: Armëpushimi respektohet përkundër përleshjeve të izoluara” plus 8 more


Siri: Armëpushimi respektohet përkundër përleshjeve të izoluara

Posted: 30 Dec 2016 12:15 AM PST

Ky armëpushim ka hyrë në fuqi mbrëmë në mesnatë dhe është ndalja e parë e luftës në gjithë vendin, prej se në muajin shtator një armëpushim njëjavor u shkatërrua pas disa incidenteve me dhunë.

Shefi i observatorit, Abdel Rahman, i tha agjencisë AFP se "disa grupe të vogla kryengritëse dhe lojalistët e armatosur, po synojnë shkatërrimin e marrëveshjes, pasi ajo e përfundon praninë e tyre".

Presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, që është aleati kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dje ka shpallur se qeveria e Sirisë dhe kundërshtarët e saj e kanë nënshkruar marrëveshjemn për armëpushim në gjithë vendin.

.

Autobusët urban të Prishtinës hynë në Kosovë (Foto)

Posted: 30 Dec 2016 12:15 AM PST

autobuset-e-prishtines

Kontingjenti i parë prej 15 autobusëve ka kaluar terminalin doganor në Han të Elezit.

Numri i parë i autobusëve që do të vinë në Prishtinë do të jetë 15 ndërsa 21 autobusë tjerë do të mbërrijnë në Prishtinë në marsin e vitit të ardhshëm.

autobuset-2-768x577

Ndryshe, blerja e autobusëve urban nga Shpend Ahmeti ka qenë njëri nga premtimet më të mëdha që ka dhënë Ahmeti gjatë fushatës elektorale për kryetar komune.

autobuset-1

.

Poroshenko: Rusia po zhvillon luftë kibernetike kundër Ukrainës

Posted: 30 Dec 2016 12:14 AM PST

"Hetimi i një numri të incidenteve indikon pjesëmarrjen direkte ose indirekte të shërbimeve të sigurisë ruse, që ndërmarrin luftë kibernetike kundër vendit tonë", tha mbrëmë Poroshenko, duke kërkuar që Siguria Kombëtare dhe Këshilli i Mbrojtjes i Ukrainës të ndërmarrin masa mbrojtëse.

"Sot mbeten të mundshme aktet e terrorizmit dhe të sabotimit në kapacitetet kritike të infrastrukturës", tha Poroshenko.

Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për sulme kibernetike.

.

Bartra zbulon trajnerin e ri të Barcelonës (FOTO)

Posted: 30 Dec 2016 12:05 AM PST

Marc Bartra është larguar nga Barcelona duke ringjallur karrierën e tij në Borussia Dortmund.

Por, ai vazhdon të përcjell me interes zhvillimet te ish skuadra e tij.

Gjiganti katalan ka filluar kërkimin për një trajner të ri në rast se Luis Enrique nuk mbetet në detyrë pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, Bartra ka përmendur trajnerin e Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel si opsion të mirë, përcjell "lajmi.net".

"Nuk e di se a do të ndodhë por Tuchel e ka profilin e duhur për të qenë trajner i Barcelonës", deklaroi Bartra për "Sport". /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

 

.

Parashqevi Simaku, në gjendje të rëndë shëndetësore

Posted: 30 Dec 2016 12:03 AM PST

Raportohet se Parashqevi Simaku nuk është fare mirë dhe po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtarja e "E duam lumturinë" e cila u dallua për zërin dhe paraqitjen e saj skenike, ishte shumë e dashur për rininë e atyre viteve, por ajo vendosi të ikte nga Shqipëria drejt Amerikës pikërisht në ditët e saj më të mira në karrierë.

Që pas asaj kohe Parashqevi i ka humbur kontaktet me muzikën. Këngëtarja ka qenë e martuar dhe ka një djalë.

.

Ia puthi të pasmet Kim Kardashianit, por ja ç’i bëjnë truprojat (Foto)

Posted: 29 Dec 2016 11:56 PM PST

35-vjeçarja ishte duke ecur në rrugë pasi ishte larguar nga zyrat e Balamian në Paris sot kur Vitalii doli nga hiçi, shmangu sigurinë dhe u përpoq që ta shtrëngonte Kimin dhe nga pamjet ai u duk sikur donte t'i puthte të pasmet e saj të famshme.

Fatmirësisht ai u ndal përpara se të arrinte tamam tek ylli televiziv dhe u shtri përdhe nga truprojat e saj.

.

A e dini pse qeset e çipsave janë të mbushura me ajër?

Posted: 29 Dec 2016 11:50 PM PST

Pse e qara e një foshnje është pak a shumë irrituese? Këto pyetje mund të duken të lehta, mirëpo nuk janë edhe aq.

Më poshtë ju sjellim përgjigjet shkencore për shumë pyetje të ndryshme irrituese:

1) Pse është një qese e çipsave e mbushur me ajër?

Ta bëjmë një gjë të qartë – nuk është sepse kompanitë dëshirojnë të na mashtrojnë. Dhe nuk është ajër – shumica është Nitrogjen. Kjo hapësirë e mbushur me "ajër" bëhet për ta mbajtur produktin të freskët dhe ta mbrojë atë nga dëmet gjatë transportit.

Nëse nuk do të kishte ajër çipsat do të ishin më pak të shijshëm se që janë.

2) Pse dëgjueset e celularit lidhen nyje në xhep?

Studimi për këtë thotë se nëse e marrim gjatësinë mesatare të dëgjueseve, 50% janë gjasat që do të lidhet nyje në çantën apo xhepat tuaj.

Që do të thotë, sa më të gjata që t'i keni dëgjueset, aq më shumë janë gjasat që të lidhen nyje. Gjithashtu, dëgjueset e formës Y lidhen nyje më lehtë se tjerat.

3) Pse kur qan një foshnje bëhemi nervoz?

Sepse jemi njerëz. Sipas studimeve, të gjithë njerëzit jemi të 'programuar' për të iu përgjigjur me nervozë të qarave të foshnjave. Kjo është se si kemi evoluar. Është një instinkt natyror dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.

4) Pse të gjithë kemi 'dëshirë' ta dëgjojmë bisedën e dikujt në celular?

Nuk është sepse jemi kureshtar. Kureshtja është vetëm një efekt anësor i kësaj. Kur një person flet në telefon afër jush, përqendrimi juaj në diçka tjetër bie dhe truri yt fokusohet të mësojë se çfarë tjetri person është duke folur.

Ju e dëgjoni vetëm një pjesë të asaj bisede telefonike dhe truri juaj dëshpërimisht dëshiron të dëgjoj pjesën tjetër.

5) Pse më lehtë e vrasim një mushkonjë sesa një mizë?

Kjo për shkak të syve të tyre pasi që mizat kanë pamje 360 gradë, që do të thotë ju nuk mund ta mashtroni atë për nga mbrapa. Gjithashtu ato kanë edhe reflekse super të shpejta.

.

Ronaldo, Ronaldinho, Cristiano, Ibrahimovic zgjedh më të mirin!

Posted: 29 Dec 2016 11:46 PM PST

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur Ronaldon si futbollistin me ndikimin më të madh se Ronaldinho e Cristiano Ronaldo.

Ylli suedez ka pranuar se ka simpati të madhe për "Fenomenin".

"Besoj se është më së miri ta zgjedh Ronaldon", deklaroi Ibrahimovic për "ESPN", përcjell "lajmi.net".

"Për mua, ishte shembull i asaj që është futbolli",theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

SHBA dëbon 35 diplomatë rusë si dënim për ‘ndërhyrjen’ në zgjedhje

Posted: 29 Dec 2016 11:43 PM PST

Po ashtu, do të mbyllen edhe dy komplekse ruse të përdorura për mbledhje informacionesh në Meriland dhe Nju Jork, si pjesë e masave ndëshkimore.

Presidenti Barack Obama kishte premtuar se do të reagonte ndaj Rusisë në mesin e akuzave se ajo ka kryer sulme kibernetike ndaj partisë demokratike dhe fushatës së Hillary Clinton. Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se 35 diplomatë nga ambasada në Uashington DC dhe konsullata në San Francisko ishin shpallur "Non grata" dhe ata, bashkë me familjet, kanë 72 orë kohë për tu larguar nga Shtetet e Bashkuara.

Sanksione janë lajmëruar edhe kundër nëntë entiteteve dhe individëve, mes të cilave agjencitë rusë te zbulimit GRU dhe FSB. Departamenti amerikan i Thesarit tha ndërkohë se lëvizja kishte në shënjestër përgjegjësit për cenimin e procesit elektoral apo institucioneve.

Në një deklaratë të tijën, presidenti Obama tha se të gjithë amerikanët duhet të alarmohen nga veprimet e Rusisë.

Ai i quajti masat e reja të nevojshme dhe një përgjigje proporcionale ndaj përpjekjeve për të dëmtuar interesat amerikane. Obama po ashtu lajmëroi edhe se SHBA do të deklasifikonte informacionet teknike të lidhura me aktivitetin kibernetik të Rusisë në mënyrë që të ndihmojë administratorët e rrjeteve në SHBA dhe jashtë saj, të identifikojnë, gjurmojnë dhe ndërpresin fushatën globale të aktiviteteve kibernetike të Rusisë.

Kjo e fundit në fakt ka mohuar të jetë përfshirë në zgjedhjet amerikane dhe sulmet kibernetike. Qeveria ruse pritet tani të kundërveprojë duke dëbuar diplomatë amerikanë nga Moska.

Më herët, Ministria e Jashtme ruse kishte deklaruar se çdo hap armiqësor nga SHBA do të marrë përgjigje reciproke. Zyrtarë të dikasterit të jashtëm rus thanë se akuzat për ndërhyrje ruse tek zgjedhje janë bërë të vjetra dhe bajate. Sipas tyre, ky është thjesht keqinformim i administratës "Obama" që ka si qëllim të gjejë justifikime për dështimin në zgjedhje.

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more