Skip to main content

“Churkin: KS i OKB-së e voton nesër draft rezolutën për Sirinë ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Churkin: KS i OKB-së e voton nesër draft rezolutën për Sirinë ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Churkin: KS i OKB-së e voton nesër draft rezolutën për Sirinë 

Posted: 30 Dec 2016 10:05 AM PST

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin ka thënë se ai formalisht do e prezantoi draftin e rezolutës për armëpushim në Siri gjatë takimit të mbyllur të Këshillit të Sigurimit që sonte mbahet në New York. Draft rezoluta e përmbanë armëpushimin për tërë Sirinë të arritur nga Rusia dhe Turqia gjatë ditës së djeshme.  Ky armëpushim zyrtarisht ka hyrë në fuqi prej mesnatës, ndonëse grupet vëzhguese raportojnë se ka pasur zona ku kanë vazhduar luftimet.  Churkin shpreson që Këshilli i Sigurimit do e miratojë unanimisht draft rezolutën më 31 dhjetor.  Ai ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë pjesë "në këtë proces të rëndësishëm".  Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011, ndërsa deri më tash ajo ka marrë jetën e mbi 250 mijë njerëzve.  Përgjatë konfliktit të armatosur, Moska i ofron përkrahje regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad, ndërsa perëndimi dhe Turqia kundërshtarëve të tij. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kina investon miliarda dollarë në Pakistan

Posted: 30 Dec 2016 09:06 AM PST

Një firmë kineze do të ndihmojë në ndërtimin e termocentraleve dhe linjave përcjellëse në Pakistan, një projekt në vlerë prej 1.5 miliardë dollarëve, investimi i fundit kinez ky në shtetin fqinj të Azisë Jugore.  Transmisioni prej 4 mijë MW do të jetë i pari i këtij lloji në Pakistan, sipas qeverisë pakistaneze. Ajo do e lidh Matiarin në jug, afër një termocentrali të ri në Lahore, në pjesën lindore të shtetit.  Marrëvesha për këtë është nënshkruar sot në Peking në mes të zyrtarëve përkatës të këtij sektori nga Pakistani dhe Kina.  Pakistani, si zonat rurale edhe ato urbane, përballen me ndërprerje të ashpra të energjisë elektrike që shumë vjet.  Ky projekt është i fundit në serinë e shumë investimeve kineze, një pjesë e të cilave janë pjesë e planit për investime në vlerë prej 55 miliardë dollarë të parapara për Korridorin Ekonomik në mes të Kinës dhe Pakistanit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konstituohet Parlamenti i Maqedonisë

Posted: 30 Dec 2016 07:44 AM PST

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka verifikuar mandatet e përbërjes së re të Parlamentit të Maqedonisë, i nënti me radhë nga pavarësia e shtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mitrovica jugore i kërkon qeverisë të mos neglizhojë rrënimin e murit 

Posted: 30 Dec 2016 07:40 AM PST

Zyrtarët në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e jugut, kanë mirëpritur Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës që në janar të vitit 2017.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia vazhdon modernizimin e ushtrisë, blenë 9 helikopterë të rinj

Posted: 30 Dec 2016 07:31 AM PST

Serbia e ka nënshkruar një kontratë të re për modernizimin e ushtrisë së saj, duke blerë edhe nëntë helikopterë nga kompania Airbus. Kjo vetëm sa do të rrisë më shumë garën ushtarake që u nxit nga vendimi paraprak i Rusisë për t'i falur këtij shteti ballkanik disa aeroplan luftarak, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters. Ministria e mbrojtjes së Serbisë ka njoftuar se marrëveshja thotë se Beogradi do të blejë helikopterët e llojit H-145-M për shfrytëzime të ndryshme, edhe nga ushtria edhe nga policia serbe.  Në kuadër të marrëveshjes përfshihen pjesë rezervë, trajnime për pilotët dhe ekipe të mirëmbajtjes për helikopterët. Gjatë dhjetorit, Rusia ka njoftuar se ka vendosur t'ia fal Serbisë gjashtë aeroplanë të vjetër MiG-29, për të cilat Beogradi duhet të harxhojë 180 milionë për riparimin e tyre. Modernizimi i nisur i ushtrisë serbe ka nxitur garë me Kroacinë, vendin anëtar të NATO-s me të cilën Serbia ka qenë në luftë gjatë viteve të '90-ta.  Zagrebi ka njoftuar se ka vendosur të zëvendësojë flotën e saj të vjetër të aeroplanëve luftarak, MiG-21 me aeroplanë të shteteve perëndimore.  Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës së fund vitit ka hedhur poshtë kritikat e perëndimit për kontratat e reja ushtarake. "Jam krenar që më në fund e kemi një forcë ajrore e cila do të mbajë qiellin tonë të lirë", ka thënë ai dhe ka shtuar: "Serbia tani do jetë një vend më i sigurt se dje". Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, Serbia nuk dëshiron anëtarësim në NATO-, ndonëse është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ferizaj: 7 vjet burg për F. R. për veprën penale të rekrutimit terrorist

Posted: 30 Dec 2016 05:58 AM PST

Gjykata Themelore në Ferizaj sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurit F. R. i cili është dënuar me 7 vjet burg, "për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdim, rekrutim për terrorizëm nga neni 13 lidhur me nenin 31 rë Kodit Penal të Republikës së Kosovës". I pandehuri ishte akuzuar se "me dashje, me të pandehurit Z. Q. dhe I. B. kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale terroriste në aktivitete e grupit terrorist, që të siguroj fonde dhe burime materiale në atë mënyrë që gjatë muajit korrik 2012, në veturën e tij e ka transportuar një person deri në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri, për të luftuar, pastaj në nëntor të atij viti, përmes një agjencioni turistik i ka paguar tri bileta udhëtimi Prishtinë – Stambololl dhe Stamboll – Hatay, që është qytet në kufi me Sirinë", ka njoftuar sot Gjykata Themelore në Ferizaj. I pandehuri F. R. do të mbetet në paraburgim derisa aktgjykimi ta marr formën e prerë. I dënuari ka të drejtë që kundër këtij aktgjykimi të ankohet në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit në Prishtinë. Mediat në Prishtinë kanë raportuar se F. R. është personi Fatos Rizvanolli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Nuk do të dëbohen diplomatët amerikanë

Posted: 30 Dec 2016 05:41 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se Moska nuk do t'i dëboj diplomatët amerikanë, duke e përjashtuar mundësinë e hakmarrjes së menjëhershme, pasi Shtetet e Bashkuara i kanë përzënë 35 zyrtarë rusë, për shkak të sulmeve kibernetike që synonin ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane, pastaj spiunim dhe keqtrajtim të diplomatëve amerikanë në Rusi. Deklarata e Putinit u bë në momentin kur zyrtarë të tjerë të lartë rusë kanë sinjalizuar se do të godasin me masa të kthimit në përgjigje të dëbimeve nga ana e Shtetve të Bashkuara, që ishin pjesë e pakos së masave të shpallura nga presidenti, Barack Obama. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ia dërgoi Putinit listën prej 35 diplomatëve amerikanë dhe rekomandoi përzënien e tyre dhe mbylljen e një objekti për pushim në Moskë, që shfrytëzohej nga personeli i Ambasadës amerikane. Por, në deklaratën e Putinit në faqen në Internet të presidencës së Rusisë, thuhet se ai e ka bërë të qartë se dëshiron të shihet më ndryshe, dhe ta paraqes administratën Obama si hakmarrëse. Putin tha se masat e Shteteve të Bashkuara, të shpallura mbrëmë nga presidenti amerikan, Barack Obama, ishin "jomiqësore" dhe "synojnë shkatërrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-amerikane". Por, presidenti rus theksoi se "derisa e rezervon të drejtën e ndërmarrjes së masave në përgjigje, ne nuk do ta sjellim vetveten në nivel të ulët të papërgjegjësisë së diplomacisë dhe do të ndërmarrim hapa të mëtejmë për rindërtimin e raporteve amerikano-ruse në politikat që i zhvillon presidenti Trump". Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e fillon mandatin e tij më 20 janar të vitit të ardhshëm. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndotin ajrin - kërkohet shfuqizimi i importit të veturave të vjetra

Posted: 30 Dec 2016 05:35 AM PST

Lejimi i importit të veturave të vjetra ka rritur dukshëm numrin e makinave të vjetra që qarkullojnë rrugëve të Kosovës, çka si pasojë vlerësohet se ka ndikuar dukshëm edhe në ndotjen e ajrit dhe ambientit, për shkak të lirimit të gazrave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Arrestohet një shtetas i Kosovës i dyshuar se ka luftuar në Siri

Posted: 30 Dec 2016 04:58 AM PST

Policia e Shqipërisë thotë se e ka arrestuar një person nga Kosova, i cili ishte i kërkuar për dyshime se ka luftuar së bashku me grupe terroriste në Siri. Në kumtesën e djeshme të policisë thuhet se 30 vjeçari, Enos Begolli, nga Mitrovica, është arrestuar nga forcat anti-terror të Shqipërisë dhe i është dorëzuar policisë së Kosovës, raporton agjencia AP nga Tirana. Në kumtesën e policisë theksohet, po ashtu, se Begolli ishte i kërkuar në Kosovë, ku ishte i dënuar me 4 vjet burg për shkak se ishte luftëtar i një grupi terrorist islamik në Siri. Disa qindra shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria konsiderohet se u janë bashkuar grupeve ekstremiste islamike dhe ende janë aktive me grupet në Siri dhe Irak, raporton AP.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

QKUK përmbyll vitin me 38 mijë operacione dhe mbi 1 milion shërbime

Posted: 30 Dec 2016 04:20 AM PST

Me gjithë mungesat dhe sfidat e shumta, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit 2016 janë kryer 38 mijë operacione dhe 1.2 milionë shërbime ambulatore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Një polic dhe dy militantë janë vrarë në Dagestan

Posted: 30 Dec 2016 03:48 AM PST

Autoritetet e Rusisë thonë se një polic dhe dy militantë të dyshuar janë vrarë gjatë të shtënave në Dagestan, rajon në Kaukazin Verior të trazuar të Rusisë. Zëdhënësja e policisë së Dagestanit, Fatima Ubaydatova, tha sot se policët e trafikut ishin përpjekur ta ndalnin një automobli me militantë të dyshuar, afër qytetit Hasaviurt, mbrëmë vonë, por njerëzit në atë makinë kishin hapur zjarr. Policia i ka identifikuar dy persona si militantë lokalë, të cilët i kishin sulmuar policët më herët këtë javë në kryeqytetin rajonal, Mahaçkala. Gjatë atij sulmi ishin vrarë dy policë dhe një ishte plagosur, ka thënë policia. Dhuna në Kaukazin Verior është pothuajse e zakonshme. Në këtë rajon përfshihen territoret me poullatë shumicë myslimane: Çeçenia, Dagestani, Ingushetia dhe Kabardino-Balkaria. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pentagon: Sulmi ajror kundër IS-it mund të ketë vrarë civilë

Posted: 30 Dec 2016 02:30 AM PST

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), ndoshta në mënyrë të paqëllimsjhme i ka vrarë civilët në një sulm ajror afër një spitali në pjesën veriore të Irakut, gjatë ditës së djeshme, ka thënë Pentagoni. Ushtria e Irakut, e mbështetur nga koalicioni, e ka filluar fazën e dytë të ofensivës për rimarrjen e qytetit verior, Mosul, që është nën kontroll të IS-it, për më tepër se dy vjet. Një aeroplan i koalicionit e ka sulmuar një automjet me luftëtarë të IS-it "në atë që më vonë është përcaktuar se ishte vendparkim në një kompleks spitalor, që ka rezultuar me viktima të mundshme civile", tha Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara. Përkundër ndërmarrjes së masave të jashtëzakonshme për shmangien e viktimave civile gjatë sulmeve ajrore precize, koalicioni tashmë ka pranuar se i ka vrarë së paku 173 civilë, gjatë sulmeve ajrore në Irak dhe Siri, prej vitit 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin premton “përgjigje përkatëse” ndaj sanksioneve amerikane

Posted: 30 Dec 2016 02:10 AM PST

Moska do të ndërmarrë "përgjigje përkatëse" ndaj sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara, të imponuara kundër diplomatëve rusë dhe agjencive të sigurisë në përgjigje të sulmeve kibernetike, që kishin për qëllim shkatërrimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe për keqtrajtimin e diplomatëve të Shteteve të Bashkuara në Rusi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dëshiron të njihet me faktet për ndërhyrjet kibernetike ruse

Posted: 30 Dec 2016 12:47 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara "të lëvizin" mëtutje, pasi Shtëpia e Bardhë e goditi Rusinë me sanksione të reja madhore për ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit nëpërmjet sulmeve kibernetike. "Është koha që vendi ynë të lëvizë në gjëra më të mëdha dhe më të mira", tha mbrëmë Trump, derisa për të parë herën ka indikuar se i merr më tepër seriozisht akuzat për ndërhyrje ruse të dokumentuar nga agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara. Më parë, gjatë fushatës zgjedhore, ai shpeshherë i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje ruse. "Në interes të vendit tonë dhe të popullit të madh të tij, unë do të takohem me liderët e komunitetit të inteligjencës javën e ardhshme me qëllim që të njihem me faktet për këtë situatë", tha Trump. Gatishmëria e re e zotit Trump për ta shqyrtuar dëshminë e paraqitur nga Shtëpia e Bardhë, sugjeron se ai po përgjigjet ndaj presionit të liderëve republikanë, të cilët kanë bërë thirrje për qëndrim të ashpër kundër Rusisë, për ta dekurajuar Moskën nga ndërhyrja e tillë politike në të ardhmen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poroshenko: Rusia po zhvillon luftë kibernetike kundër Ukrainës

Posted: 29 Dec 2016 11:38 PM PST

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se shërbimet e sigurisë së Rusisë po ndërmarrin luftë kibernetike kundër Ukrainës, me ç'rast hakerët i kanë sulmuar afro 6,500 herë institucionet shtetërore të Ukrainës, gjatë dy muajve të fundit. "Hetimi i një numri të incidenteve indikon pjesëmarrjen direkte ose indirekte të shërbimeve të sigurisë ruse, që ndërmarrin luftë kibernetike kundër vendit tonë", tha mbrëmë Poroshenko, duke kërkuar që Siguria Kombëtare dhe Këshilli i Mbrojtjes i Ukrainës të ndërmarrin masa mbrojtëse. "Sot mbeten të mundshme aktet e terrorizmit dhe të sabotimit në kapacitetet kritike të infrastrukturës", tha Poroshenko. Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për sulme kibernetike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Armëpushimi respektohet, përkundër përleshjeve të izoluara

Posted: 29 Dec 2016 11:28 PM PST

Armëpushimi i ri në nivel vendi në Siri, i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia, duket se në masë të madhe po respektohet, sot herët në mëngjes, përkundër raporteve për përleshje të izoluara, tha Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri. Ky armëpushim ka hyrë në fuqi mbrëmë në mesnatë dhe është ndalja e parë e luftës në gjithë vendin, prej se në muajin shtator një armëpushim njëjavor u shkatërrua pas disa incidenteve me dhunë. Shefi i observatorit, Abdel Rahman, i tha agjencisë AFP se "disa grupe të vogla kryengritëse dhe lojalistët e armatosur, po synojnë shkatërrimin e marrëveshjes, pasi ajo e përfundon praninë e tyre". Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që është aleati kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dje ka shpallur se qeveria e Sirisë dhe kundërshtarët e saj e kanë nënshkruar marrëveshjen për armëpushim në gjithë vendin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

CNN: Rusia ndërmerr masa hakmarrëse ndaj SHBA-ve

Posted: 29 Dec 2016 11:08 PM PST

Rrjeti televiziv CNN ka raportuar se autoritetet e Rusisë kanë urdhëruar mbylljen e një shkolle anglo-amerikane në Moskë, pasi Shtetet e Bashkuara, mbrëmë imponuan sanksione të reja për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane. Shkolla u shërbente fëmijëve të personelit të ambasadave amerikane, britanike dhe kanadeze. Në të, po ashtu, mësimet i ndiqnin edhe personat e tjerë të jashtëm në Moskë dhe rusët. Por, zyrtarët amerikanë i thanë rrjetit CNN se kjo shkollë do të mbyllet për të gjithë dhe se Rusia, po ashtu, e ka mbyllur qasjen në një shtëpi për pushim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, në një lagje të Moskës. Mbyllja e këtyre kapaciteteve të popullarizuara për punonjësit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë dhe familjet e tyre, duket se bëhet në kuadër të hakmarrjes për mbylljen e dy komplekseve në Uashington dhe Nju Jork, që shfrytëzoheshin nga diplomatët rusë, në kuadër të serisë së re të sanksioneve amerikane kundër Rusisë, të ndërlidhura me sulmet kibernetike kundër zgjedhjeve amerikane. Nuk ka pasur konfirmin të menjëhershëm të zyrtarëve rusë për këto mbyllje. Rusia ka premtuar më tepër "hakmarrje" kundër sansioneve të shpallura nga Shtëpia e Bardhë, të cilat Moska pritet t'i shpallë gjatë ditës së sotme. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Dëbohen 35 diplomatë rusë, shpallen sanksione të reja

Posted: 29 Dec 2016 10:37 PM PST

Shtetet e Bashkuara thonë se i dëbojnë 35 diplomatë të Rusisë, derisa i shpallën sanksionet e reja ekonomike dhe masat e tjera ndëshkuese, në përgjigje të sulmeve kibernetike ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. Këto masa, të shpallura mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë, gjërësisht janë paralajmëruar më herët. Këtë e bëri edhe presidenti amerikan, Barack Obama, në një intervistë më herët këtë muaj. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë theksohet se dy komplekse diplomatike ruse në Merilend dhe Nju Jork, që konsiderohet se ishin të përfshira në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës, janë urdhëruar të mbyllen, ndërsa 35 diplomatë rusë, të identifikuar si operativistë të inteligjencës, do të dëbohen. Pos kësaj, katër zyrtarë të lartë dhe entitete të ndërlidhura me agjencinë e inteligjencës ushtarake ruse, GRU, dhe agjencinë kryesore të sigurisë ruse, FSB, janë goditur me sanksione të reja financiare dhe të udhëtimit. "Këto aksione nuk janë shuma totale e përgjigjes tonë ndaj aktiviteteve agresive ruse", tha presidenti amerikan, Barack Obama, në deklaratën e tij, dhe ka shtuar se "ne do të vazhdojmë të ndërmarrim një seri të aksioneve në kohën dhe vendin e zgjedhjes sonë, disa prej të cilave nuk do të publikohen".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetë vjet nga vdekja e diktatorit Saddam Hussein

Posted: 29 Dec 2016 10:36 PM PST

Më 30 dhjetor, 2006, ish diktatori Irakian, Saddam Hussein, ishte ekzekutuar me varje në një bazë ushtarake irakiane. Hussein kishte udhëhequr Irakun që nga 1979, deri në përmbysjen e tij nga SHBA më 2003.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Armëpushimi në Siri – “zhvillim pozitiv”

Posted: 29 Dec 2016 10:56 AM PST

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, ka vlerësuar se armëpushimi në Siri paraqet "zhvillim pozitiv". "Lajmi për armëpushim në luftën civile në Siri është zhvillim pozitiv", tha sot nëpërmjet një kumtese zoti Toner, raporton AFP nga Uashingtoni. "Ne shpresojmë se ai do të implementohet plotësisht dhe respektohet nga të gjitha palët. Çfarëdo përpjekjeje që e ndalë dhunën, i shpëton jetët dhe krijon kushte për ripërtitje dhe negociata produktive politike, do të jetë e mirëseardhur", tha Toner. Mëtutje, ai është shprehur se "një proces politik gjithpërfshirës, i udhëhequr nga sirianët, ndërmjet regjimit të Sirisë dhe opozitës, është kritik për vendosjen e zgjidhjes së qëndrueshme për këtë konflikt".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more