Skip to main content

Tirana Observer: “Përzierja natyrale për pastrimin e veshkave” plus 9 more

Tirana Observer: “Përzierja natyrale për pastrimin e veshkave” plus 9 more


Përzierja natyrale për pastrimin e veshkave

Posted: 04 Nov 2016 09:19 AM PDT

Të gjithë i njohim funksionet e veshkës dhe se sa të rëndësishme janë ato për trupin e njeriut. Pastrimi i veshkave ndihmon në largimin e të gjitha toksinave të dëmshme për trupin.

Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi. Jo vetëm që kjo mënyrë është e thjeshtë për t'u përdorur dhe për t'u përgatitur, por është e pasur edhe në ushqyes, si antioksidues i fuqishëm, forcon imunitetin, ushqyes lëkure, parandalon sëmundjet e zemrës e kancerit.

Për të përgatitur lëngun natyral, fillimisht lajeni majdanozin, prijeni hollë dhe bashkojeni me një litër ujë. Lëreni të ziejë për 10 minuta, hiqeni nga zjarri dhe prisni deri sa të ftohet. Kullojeni me kujdes, hidheni në një shishe qelqi dhe vendoseni në frigorifer.

Pini një gotë çaj në ditë. Kalciumi i gjendur tek majdanozi është shumë dobiprurës në trajtimin e osteoporozës. Majdanozi mund të largojë lëngjet e tepërta nga trupi. Kjo është arsyeja se pse rekomandohet shumë për njerëzit që janë në dietë ose ata që vuajnë nga hipertensioni dhe keqfunksionimi i veshkave. Majdanozi ndihmon në luftën kundër anoreksisë, pafuqisë, anemisë, lodhjes fizike dhe mendore për shkak të përqendrimit të lartë të vitaminave dhe mineraleve. Mund të përdoret gjithashtu për përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe flokëve.

 

E meriton në këtë 87-vjetor Kryepiskopi Anastas, të paktën një: “Faleminderit”!?

Posted: 04 Nov 2016 08:53 AM PDT

isidor kotiNga Dr. Isidor Koti

Fjala "Faleminderit" përdoret kur i shprehim dikujt mirënjohjen për një të mirë që na ka bërë, për një fjalë të mirë që thotë. Ky është shpjegimi literal në fjalorin tonë i kësaj fjale që përdoret dendur, herë me sinqeritet, e herë mekanikisht.

Teksa i hedh një sy në rrjetet sociale dhjetëra e qindra urimeve, shumë besimtarë e shërbyes të Kishës, por edhe njerëz të thjesht pa lidhje me orthodhoksinë, shprehin sot fjalën FALEMINDERIT me sinqeritet bashkë me urimet e shumta ndaj tij.  Sot feston 87 vjetorin Kryepiskopi Anastas, kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, një figurë shumëdimensionale, i shumëpërfolur brenda e jashtë vendit.

Mes shumë viteve që mban mbi supe, nëse reflekton një moment në këtë ditë të gjatë që Kisha i kushton primatit të saj, është e habitshme mbajtja mbi vete e 25 viteve tonelata me gurë që i kanë hedhur emra e zëra të shumtë, të cilët janë vetvenitur rrugës. E kanë përbaltur kush e di sa herë figurën e tij, vetëm për shkak të origjinës greke dhe po kaq e habitshme është si nuk i kanë gjetur asnjë të mirë, edhe pse ato nuk numërohen dot për një kohë të gjatë, edhe pse janë realizuar në një kohë të shkurtër. Por njerëzit e ndershëm dhe mendjehapur e kuptojnë sot si dhe brezat që do vijnë nesër, se ky njeri i Perëndisë e meriton të paktën një FALEMINDERIT!

fotoja-e-kryepiskopit

E meriton këtë falenderim nga ata që kanë vjellë vrer me fjalë fyese e emërtime të rëndomta, të cilët mbase akoma nuk e kanë kuptuar se gurët e tyre të zinj kanë qenë një motiv më shumë për të ndërtuar kisha, kopshte, shkolla, spitale, jetimore, azile, etj.  E meriton të paktën një falenderim nga ata që e kanë braktisur, nga ata që e kanë tradhtuar në misionin e tij kishtar, nga ata që kanë ikur me vetëdashje, sepse nuk kanë mbajtur dot barrën e vështirë të shërbimit. E meriton të paktën një falenderim nga indiferentët dhe moskokëçarësit, nga ekstremistët, nacionalistët, emblematikët. Nga kushdo që ka dëgjuar të paktën njëherë emrin e tij në këta 25 vjet qëndrimi në Shqipëri dhe që është e sigurt se në një mënyrë ose në një tjetër ka shijuar një prej të mirave që ka ofruar Perëndia përmes tij.

Ringjallja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në themel,  ka kontributin e jashtëzakonshëm  të ideatorit të saj, të atij që i dha vlera të reja besimit orthodhoks në  Shqipëri, Kryepiskopit Anastas. Është e sigurt që atij nuk i shërbejnë falenderimet dhe mirënjohjet, përderisa i ka dhuratë nga Shpirti i Shenjt dhe kontributet i ka ofruar për lavdi të Zotit.

Megjithatë ai sot e meriton të paktën  një faleminderit. Vite të gjata Kryepiskopit, sepse i duhet akoma kësaj Kishe dhe këtij vendi.

 

“Specialisti” i Lazaratit në magazinën me 4.2 ton drogë në Rrëshen

Posted: 04 Nov 2016 08:43 AM PDT

Policia dhe prokuroria janë ende duke hetuar për të zbuluar, se cili është pronari i 4.2 toneve kanabis sativa, që u gjet në një magazinë në Rrëshen.

Por nga dëshmitë e marra nga persona e arrestuar dhe të tjerët që po heton në gjendje të lire Altin Ndoj dhe Vitor Sinomi edhe këta të prangosur, dyshohet se administronin te gjithë punën.

Sipas deponimeve të punëtorëve këtë dy persona grumbullonin të gjithë hashashin e zonës, e cila mbillej nga fshatarët, por nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë patur dhe parcela të tyre.

Romeo Gaba me origjinë nga Lazarati jetonte prej disa muajsh ne Rrëshen. Ai kishte vënë në shërbim të pronarëve të magazinës eksperiencën e tij në lidhje me tharje dhe më pas paketimin e lëndës narkotike.

Kastriot Reçi pronari i magazinës është shpallur në kërkim. Hetuesit ende nuk kanë përcaktuar rolin e tij në këtë histori nëse është edhe pronar i drogës.

Ndërsa të gjithë të ndaluarit e tjerë janë punëtorë të cilët merreshin me transportin e drogës nga parcelat në magazinë dhe më pas me tharjen dhe përpunimin e hashashit./ TV KLAN

Pesë legjendat e lashta rreth sekretit të pavdekësisë

Posted: 04 Nov 2016 08:12 AM PDT

Le të shqyrtojmë obsesionin e alkimistëve të botës së lashtë në gjetjen e Gurit Filozofal: sekretit të pavdekësisë

Nga Daniel Appel

Vdekshmëria e ka torturuar vetëdijen tonë qëkur njeriu dëshmoi vdekjen e pare, dhe kuptoi mundësinë e vdekjes së vet. Pashmangshmëria e vdekjes dhe spekullimet mbi natyrën e botës së përtejme, kanë qenë gjithmonë objekt i obsesionit për mistikët dhe filozofët. Për shumë kultura, vdekshmëria është një nga cilësitë kryesore që e ndan njerëzimin nga Zotat.

Ndërsa njerëzit lindin, i nënshtrohen vullnetit të natyrës dhe vdesin, Perëndive e popujve të hershëm dhe perënditë e sotme cilësohen zakonisht si të pavdekshme; imune ndaj errësirës që e pret çdo burrë dhe grua. Natyrisht, rrëfimtarët më të hershëm dhe njerëzit e shenjtë ëndërruan për mënyrat se si të  bëheshin të pavdekshëm. Në mitologjitë në mbarë botën, njerëzit që arrijnë pavdekësinë janë konsideruar shpesh si Perëndi apo që posedojnë cilësitë e tyre.

Një nga veprat më të hershme të letërsisë, Epi i Gilgameshit i shekullit XXII P.E.S, fokusohet në kërkimin e heroit për pavdekësinë. Në disa tradita, pavdekësia është dhënë nga vetë Zotat. Herë të tjera, një njeri normal do të dëshifronte sekretet alkimike të fshehura tek materialet natyrore, çka e pengoi vdekjen e tij. Sipas antikëve, të fshehtat e pavdekësisë mund të gjenden në Tokë, në Hënë, apo edhe në vetë oborrin tuaj mbrapa shtëpisë.

1. Lingzhi, kërpudha e pavdekësisë

Alkimistët kinezë shpenzuan shekuj me rradh, në përpjekje për të prodhuar Eliksirin e jetës. Ata porositeshin shpesh nga Perandori, dhe eksperimentonin me gjëra të tilla si mërkuri toksik, ari, squfuri dhe bimë të ndryshme. Formulat për prodhimin e barutit, squfurit, nitratit të potasit dhe karbonit qenë fillimisht përpjekje për krijimin e Eliksirit të pavdekësisë.

Mjekësia tradicionale dhe alkimia e hershme kineze, janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, dhe përdorimi i bimëve, kërpudhave dhe mineraleve në formulat e jetëgjatësisë praktikohet edhe sot. Që në fillim të vitit 475 P.E.S, tekstet kineze i referohen Kërpudhës së Pavdekësisë, një përbërës kyç në Eliksirin e jetës. Lingzhi, e përkthyer fjalë për fjalë si "Kërpudha supernatyrale", është kërpudha më e vjetër e njohur e përdorur në mjekësi.

Sipas "Librit të Han",  "Mjeshtërit e Ezoterikës"; alkimistët; magjistarët", të njohur ndryshe si Fangshi njihnin disa vende të fshehta në malin Penglai ku rritej Lingzhi. Disa perandorë të dinastisë Qin dhe Han, dërguan ekspedita të mëdha në kërkim të një kërpudhe të mirëfilltë që garantonte pavdekësinë, por pa asnjë sukses.

Edhe pse nuk ka dëshmi historike se dikush e arriti në fakt pavdekësinë falë kërpudhës Lingzhi, specie të ndryshme përdoren në mjekësisë tradicionale kineze edhe sot e kësaj dite.

Një specie, Ganoderma Lucidum, prodhon acidin ganoderik. Kjo substancë është e ngjashme në aspektin molekular me hormonet steroide. Ajo mund të ketë një shumëllojshmëri përdorimesh mjekësore, nga balancimi i nivelit të kolesterolit në gjak tek shërimi i plagëve të ndryshme.

2. Amrita, Ambrozia, Soma dhe Nektari

Sipas Rigvedas, një koleksion i himneve të lashtë vedike që janë një gur themeli në Hinduizëm, Amrita është një pije që të fal pavdekësinë. Në hinduizëm dhe tradita të tjera, ajo njihet edhe si Soma. Indra, Zoti i qiellit, dhe Agni, Zoti i zjarrit, pi Amrita për të arritur pavdekësinë. Pasi konsumojnë substancën misterioze, ata thonë:"Ne pimë Soma dhe u bëmë të pavdekshëm; kemi arritur dritën, zbuluam Zotat. Tani çfarë keqdashje mund të na dëmtojë? Çfarë, o i Pavdekshëm, është mashtrimi i njeriu vdekatar?'(Rigveda 8.48.3).

Ka dhe shumë referenca të tjera për Amrita-n dhe Soma-n gjatë teksteve Hindu, Zoroastriane dhe indo-evropiane. Ambrozia, ushqimi i pavdekësisë së perëndive greke, është e ngjashme me Amrita-n. Ato vijnë nga e njëjta rrënjë indo-europiane, "n-mr-to", që afërsisht përkthyer si "jo-vdekje". Në mënyrë të ngjashme, pija greke e perëndive, Nektari, fjalë për fjalë përkthehet në (Nek) vdekje  dhe ( Tar) tejkalim, pra tejkalimi i vdekjes.

Sipas disa traditave jogike, Amrita mund të çlirohet nga gjëndrra e hipofizës gjatë meditimit të thellë. Ndërsa konsumi i Amrita-s nga ana e njerëzve është diçka e zakonshme në tekstet tradicionale, informacioni se ku merret ajo ka humbur. Është pa dyshim një bimë ose kërpudhë. Udhëzimet për përgatitjen e saj përfshijnë përzierjen e pjesëve të bimës në ndonjë ushqim, apo nxjerrjen e lëngjeve.

Ndonjëherë ajo filtrohej përmes leshit, dhe përzihej me qumësht lope para konsumimit. Ashtu si Këpurdha e Pavdekësisë, për të thuhej shpesh se rritej në mal. Ndërsa ekzistojnë dëshmi të detajuara, identiteti i vërtetë i Amrita-s ka humbur. Sot, disa ritualet indiane përfshijnë lutjet, ku i kërkohet ndjesë Zotave për mungesën e Amrita-s.

Shkencëtarët, historianët dhe shamanët, kanë spekuluar mbi identitetin e bimës Amrita. Për shkak të përvojave shpirtërore të lidhura me konsumin e Soma-s, supozohet zakonisht të jetë enteogjenike, pra që shkakton ndryshimin e vetëdijes. Shumë antropologë thonë se bëhët fjalë për Fly Agaric (Amanita Muscaria), një kërpushë e butë haluçinogjenike, e përdorur gjerësisht nga shamanët e Siberisë.

Etnobotanisti Terenc Mekena, beson se Amrita mund të jetë Psilocybe Cubensis, një kërpudhë haluçinogjenike që rritet tek bajga e lopës. Lopët shpesh cilësohen si "mishërim i Soma-s" në letërsinë vedike. Disa, si Mekena, kanë deklaruar se P. Cubensis është përgjegjës për ngritjen e lopëve në statusin e të shenjtës në kulturën Hindu.

McKenna dhe etnobotanistë raportojnë për pak ose aspak efekte nga kërpudha Amanita Muscaria, të bindur se më e fuqishmja P. Cubensis është një kandidate më e mundshme. Të tjerë besojnë Amrita rrjedh nga një bimë e gjinisë Efedra. Ato janë përdorur gjerësisht nga komunitetet Zoroastriane të Iranit, mjekësia tradicionale kineze, dhe farmaceutika moderne. Bimët Efedra përmbajnë Efedrin dhe pseudoefedrinën, të cilat janë kimikisht të ngjashme me metamfetaminën dhe veprojnë si stimulues dhe frenues të oreksit.

Bimët Efedra janë përdorur gjithashtu tradicionalisht për trajtimin e presionit të ulët të gjakut. Në vitin 2003, arkeologu Viktor Sarianidi pretendoi se kishte gjetur mjetet që përdoreshin për përgatitjen e Soma-s në një vend në Baktria (në Afganistanin e sotëm). Kjo nuk u verifikua nga burime të tjera akademike, por sipas Sarianidit, enët përmbanin mbetje të Efedras, Popit, dhe Kanabisit. Padyshim që këto përbërës do të krijonin një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes, nëse përgatiten siç duhet, dhe janë të gjithë të lindura në rajonin ku Soma është më e shenjtë.

3. Metale dhe minerale

Ideja e gëlltitjes së metaleve të lëngshme për të patur jetë të gjatë, ka qenë e pranishme në traditat alkimike nga Kina në Mesopotami në Evropë. Logjika e të parëve tanë, sugjeronte se konsumimi i diçkaje e mbushte trupin me cilësitë e lëndës që ai konsumonte. Përderisa metalet janë të forta dhe me sa duket të përhershme dhe të pathyeshme, ishte thjesht racionale që kushdo që hante metale do të bëhej i tillë.

Mërkuri, një metal që është një lëng në temperaturën e dhomës, ka hipnotizuar alkimistët e lashtë. Mërkuri është gjithashtu shumë toksik, dhe shumë persona vdiqën pasi eksperimentuan me të. Mërkuri është emërtuar nga romakët për analogen e Perëndisë greke Hermes dhe Tot-it egjiptian. Disa i lidhin këto me filozofin legjendar Hermes Trismegistus, autori i supozuar i "Trupit Hermetik".

Të gjitha këto figura të ngjashme thuhet se kanë konsumuar "Ar të Lëngshëm" apo "Pika të Bardha" për të arritur pavdekësinë. Tregime si ky i fiksuan alkimistët e lashtë dhe ata mesjetarë, që kërkonin të shndërronin arin në një gjendje të lëngët për t'u pirë ose ta bashkonin atë me mërkurin. Përveç arit dhe mërkurit, arseniku qe një tjetër përbërës paradoksal në shumë prej Eliksirëve të jetës.

Toksiciteti ishte aq i zakonshëm në mesin e perandorëve të lashtë kinezë, sa që historiani britanik Xhozef Nidhem përpiloi një listë të perandorëve që ndoshta vdiqën nga helmimi i eliksirit. Xhada, sulfuri i mërkurit, hematitet dhe minerale të tjera me veti unike dhe qëndrushmëri të gjatë, janë përdorur disa herë në porcionet që mendohej se siguronin jetëgjatësi.

4. Guri Filozofal dhe Eliksiri i jetës

Qëllimi kryesor i çdo alkimisti në mesjetë qe krijimi i Gurit Filozofik. Përpjekjet për të zbuluar Gurin, janë quajtur kolektivisht 'Magnum Opus', apo Ppunë e Madhe. Guri Filozofal thuhej se shndërronte metalet bazë si plumbi në metale të çmuara si ari dhe argjendi. Ai gjithashtu prodhonte pavdekësinë. Në disa legjenda, vetëm zotërimi i këtij guri të jepte jetën e përjetshme. Në disa të tjera, Guri është përdorur për sintetizimin e Eliksirit të jetës. Guri filozofal simbolizon përsosmërinë, ndriçimin dhe lumturinë.

Guri Filozofal u ngrit nga teoritë klasike greke të 4 elementëve. Sipas Timoteut tek Platoni, Toka, Ajri, Zjarri dhe Ujit janë elementët prej nga ku buron Prima Materia (lënda e parë), apo çështja e parë. Prima Materia lidhet me kaosin, burimin e çdo gjëje. Alkimistët besonin Prima Materia ishte çelësi i Gurit Filozofal, dhe kërkuan ta kopjojnë atë nëpërmjet një ekuilibri delikat të përbërësve që përfaqësojnë 4 elementët kryesorë.

Ngjashëm me Sistemin prej Pesë Elementësh të mjekësisë tradicionale kineze, katër elementëve iu caktuan cilësitë e të ngrohtit, të ftohtit, thatësirës, dhe lagështirës nga alkimisti i shekullit VIII, Xhabir ibn Hajjani. Ai besonte se duke ndryshuar cilësitë bazë të një substance, mund ta transformoje atë në një substancë të re, por ky proces kishte nevojë për një katalizator.

Ngjashëm me Prima Materia, ai e quajti këtë katalizator teorik Al-Iksir, rrënja e termit perëndimor Eliksir. Ekzistojnë disa legjenda të individëve që në fakt kanë patur sukses në krijimin e Gurit Filozofal apo Eliksirit të Jetës. Dijetari i shekullit XIII, Albertus Magnus thuhej se ia kishte dhënë Gurin Toma Akuinit pak para vdekjes së tij. Shkrimet e Magnus gjithashtu pretendojnë se qe dëshmitar i shndërrimit të çelikut në ar.

Fisniku misterioz i shekullit XVIII, Konti dë Shën Zhermen besohej se zotëronte Eliksirin e Jetës. Sipas legjendave që ndoshta janë përhapur nga vetë ai, kishte në fakt një moshë qindra vjeçare. Një tjetër figurë historike, që mendohet se e krijoi Guri Filozofal ishte Nikolas Flamel. Ky qe një librashitës i suksesshëm francez që jetoi ndërmjet viteve 1330-1418. Gati dyqind vjet pas vdekjes së tij, u zbuluan disa tekste që iu atribuan Flamel.

Sipas këtyre teksteve, Flamel kishte përvetësuar sekretet alkimike nga alkimistët hebrenj ndërsa vizitonte Spanjën, dhe se kishte marrë një kopje origjinale të librit të magjistarit Abramelin. Tekstet, pohonte Flamel zotëronin recetën për Eliksirin e jetës dhe sekretet e shndërrimit, dhe se ai qe ndoshta ende gjallë. Shumëkush beson se këto legjenda janë krijuar nga botuesit e shekullit XVII-të për të shitur më shumë libra.

Një legjendë më pak e njohur, pretendon se guri filozofal gjendet në një përrua në Filadelfia në SHBA. Një grup i shekullit XVII, i quajtur "Shoqëria e Gruas në Shkretëtirë", i vendosur në pyll jashtë seksionit Germantown në Filadelfia. Grupi kryesohej nga pietisti dhe okultisti gjerman Johanes Kelpius, i cili besonte se bota do të shkatërrohej në vitin 1694.

Grupi shpenzoi shumë kohë duke medituar qetësisht tek shpellat dhe shtëpitë modeste në periferi të qytetit. Pas vdekjes së Kelpius, disa nga studentët e tij pohuan se ai kishte qenë kujdestar i Gurit Filozofal, të cilën e mbajti të fshehur në shpellën ku meditonte. Pak para vdekjes, pretendohet se ai urdhëroi studentët e tij ta hedhin Gurin në Ëissahickon Creek aty pranë. Shpella është ende e arritshme, dhe vizitohet edhe sot si një sit historik.

Shumë studiues e njohin procesin e shndërrimit si diçka që ndodh brendapërbrenda. Pjesa më e madhe e formulave fizike të alkimisë, besohet se përfaqësojnë udhëtimin tek zhvillimi i brendshëm dhe shpirtëror. Guri Filozofal mund të mos ketë ekzistuar asnjëherë, por përfaqësimi i ndriçimit shpirtëror, lumturisë dhe transformimit është i ngjashëm me Nirvanën budiste. Guri Filozofal, si një simbol i njohjes së alkimisë psikike, është më i fuqishëm se ari apo përhershmëria trupore. Ai mund të përhapet në kohë dhe hapësirë në formën e fjalëve të shkruara apo traditave gojore, dhe lejojë dëgjuesit e gatshëm të kapërcejnë realitetin e kësaj bote.

5. Lepuri i Hënës

Ndërsa Perëndimi e personifikonte sipërfaqen hënore me Njeriun që do të zbriste në Hënë, shumë kultura lindore imagjinuan një Lepur në Hënë. Në Kinë, Japoni dhe Kore, Lepuri i Hënës mendohet se përdorte një enë dhë një rrahëse. Në mitologjinë kineze, Lepuri i Hënës është përzierja e Eliksirit të pavdekësisë. Folklori kinez e portretizon Lepurin e Hënës si një shok të Chang'e, një perëndeshë e cila gjithashtu jeton në hënë.

Vetë Chang', shfaqet në disa tregime si një njeri i vdekshëm, dhe në disa të tjera si një hyjni e mallkuar, duke konsumuar shumë nga eliksiri i pavdekësisë dhe fluturuar për në hënë. Histori të tjera thonë se ajo konsumoi Eliksirin dhe notoi në Hënë për të shpëtuar burrin e saj. Sot, Chang'e dhe Lepuri i Hënës adhurohen në Ditën e Mes-Vjeshtës, hëna e plotë e muajit të tetë hënor.

Një altar në natyrë ngrihet përballë hënës me ushqime të freskëta për të marrë bekimin e saj. Bekimi i Chang'e thuhet se të dhuron bukuri dhe natyrisht, jetëgjatësi. Edhe traditat japoneze dhe koreane e imagjinojnë Lepurin e Hënës. Por në vend të Eklisirit, ky Lepur i Hënës është mban një kek të thjeshtë me oriz. Më shumë gjasa, miti i Lepurit të Hënës e ka origjinën në Kinë gjatë manisë me Eklisirin e Pavdekësisë në kohën e dinastive Han dhe Qin.

Interesi mbi pavdekësinë u venit me rritjen e budizmit, i cili premtoi pavdekësi shpirtërore që e kapërcente botën fizike. Pjesa më e madhe e kontaktit ndërmjet Kinës me Japoninë dhe Korenë, përfshinte murgjit kinezë budistë. Këta sollën me vete shumë nga idetë dhe zakonet kineze, edhe ndoshta edhe Lepurin e Hënës. Me pak interes tek Eliksiri i Pavdekshmërisë, lepujt japonezë dhe koreane preferonin ëmbëlsira me oriz. Këto janë vetëm disa nga legjendat e lashta rreth pavdekësinë. Se çfarë do të thonë ato në të vërtetë, ne mund të mos e mësojmë dot kurrë./Bota.al

Terrorizmi, pikturë për ISIS në burgun e Vaqarrit

Posted: 04 Nov 2016 07:52 AM PDT

Një pikturë me mbishkrimin ISIS, është zbuluar në ambientet e burgut të Vaqarrit, duke alarmuar institucionin e sigurisë.

Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë mbetur të suprizuar, kur në qelinë e të paraburgosurit Ilirjan Gjuni, u kap piktura në fjalë siç e  shihni në foto.

Menjëherë, drejtoria e ka raportuar rastin në drejtorinë e Antiterrorit pranë Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ shtetëror.

I paraburgosuri, banues në Paskuqan, i dyshuar për vjedhje kishte pikturuar simbolin e ISIS, armë dhe emrin e liderit të shtetit islamik, Ebu Bekër Al Bagdati.

Burime të besuara pranë burgut thanë për News 24, se i paraburgosuri në fjalë, ka qenë më herët në burgun e Fushë Krujës dhe 302 në Tiranë, ku mendohet se ka patur kontakte me të paraburgosur të tjerë, të dyshuar për nxitje terrori.

23-vjeçari Ilirjan Gjuni, i dënuar edhe më parë për "vjedhje" u arrestua në datën 4 shtator 2016 në rrugën "Dritan Hoxha, ku u kap duke vjedhur banesën e shtetasit O.N./BW

“Tani jam në parajsë”… Letra e fundit e 7-vjeçarit që përloti botën

Posted: 04 Nov 2016 07:29 AM PDT

Një djalosh 7-vjeçar para se të ndërronte jetë shkroi një letër e cila mund t'i thyejë zemrën çdokujt.

Marshall Clark, nga Plymouth in Devon, u tha miqve të tij se atje ku do shkonte do mund të hante luleshtrydhe, të vraponte dhe të shijonte fëmijërinë e tij në parajsë.

I mituri u privua nga bërja e gjërave të preferuara për tre vjet për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike, një çrregullim në sistemin nervor.

Vogëlushit iu desh të qëndronte për 10 muaj në shtrat, duke humbur shikimin, aftësinë për të lëvizur dhe komunikuar. Ai ndërroi jetë vetëm disa ditë përpara se të mbushte 8 vjeç dhe prindërit e tij të shkatërruar nga dhimbja vendosën të publikonin mesazhin e fundit të të voglit të tyre në blogun e preferuar të gjyshes së tij Elsie.

Në letër, Marshall tregonte të gjitha gjërat që nuk mundej t'i bënte më për shkak të sëmundjes së rëndë.

djali1

"S'ka gjë, sepse nëna më tregoi gjithçka për të (parajsën) dhe për të gjitha gjërat e mrekullueshme që do të jem në gjendje të bëj atje. Do të ketë luleshtrydhe, akullore, dhe unë do të jem sërish në gjendje të ha, të vrapoj, të shoh video. Lumturohuni për mua, që nuk do të jem më i burgosur në trupin tim duke mos mundur ta shijoj fëmijërinë. Tani jam i lirë dhe do të mundem të bëj të gjitha gjërat që më kanë munguar aq shumë", – thuhet në mesazhin prekës të vogëlushit.

La gruan se s’ishte e virgjër, sherr live në TV/ Ish-kunata: Boll, o i sëmurë!

Posted: 04 Nov 2016 07:00 AM PDT

Ndërsa 36-vjeçari nga Burreli, Avni Allmeti tregonte historinë e martesës, në kërkim të sinqeritetit të ish-partneres në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" në News 24 telefonon ish-kunata e tij, e cila i jep përgjigjen përfundimtare, ta lëjë të qetë motrën e saj!

Pas këtij momenti, kur falja nga ana e ish-gruas jo vetëm mungoi, por u kthye në refuzim, Avniu heq unazën e martesës. "Edhe në krevat i thoshja vetëm më thuaj më fal…",- rrëfeu ai.

Përveç problemeve 48 orë pas martesës, por edhe pas 8 ditësh Avniu tregoi edhe momentin kur daja i saj e mori nga banesa e tij përfundimisht, ndërsa ishte 3-muajshe shtatzënë, po ashtu ai ka pranuar që edhe e ka dhunuar.

"Arritën punët deri aty sa erdhi edhe daja tjetër i saj, më thanë pse nuk punon, unë i thashë mbesa jote s'më ka ardhur e ndershme, ai la kafen. I tha mbesës bëhu gati në sekondë! Babi im qante me pikë të lotit…"

Avniu thotë se ka komunikuar më pas me të në telefon, ku i ka treguar se nuk ka qënë shtatzanë. Në këtë moment atij i lindin dyshime që ajo mund të ketë abortuar fëmijën, por edhe pas kësaj ai shpresoi deri në momentin e fundit që ajo do t'i kërkonte falje e do kthehej tek ai.

Na trego pak kur ka qënë momenti i ndarjes me ish-gruan?

Avniu: Pas tre muajsh martesë vajza ka qënë shtatzanë. Ka bërë debat me mua se i thosha më kërko falje, se normal që do arrijnë deri këtu gjërat.

Po pse e mbajtët tre muaj në shtëpi?

Avniu: Kam prit se mos më kërkonte falje. Tre muaj martesë vajza ka qënë edhe shtatzënë.

Pse Avni?

Avniu: Do ndryshonte gjithçka, isha duke u munduar t'i thosha mos u mendo me ma hedh. Më thoshte do ta nxjerr fëmijën. I thosha nëse e ke me mua e rris unë, nëse e ke me dikë tjetër, vazhdo…

Pse dyshoje? A rrinte me ty në shtëpi ajo?

Avniu: Jo shkonte në punë, e pata çuar edhe tek prindërit e vetë. Arritën punët deri aty sa erdhi edhe daja tjetër i saj, më thanë pse nuk punon, unë i thashë mbesa jote s'më ka ardhur e ndershme, ai la kafen. I tha mbesës bëhu gati në sekondë! Babi im qante me pikë të lotit.

Virgjërinë e përdorje si kartë presioni?

Avniu: Edhe në krevat i thoshja vetëm më thuaj më fal…

Kaq nevojë ke për falje?

Avniu: Po..vetëm të më thojë më fal. Të më kishin thënë…

Çfarë ndodhi kur erdhi daja?

Avniu: Po të kishte qënë daja burrë të thoshte si mund ta lësh vajzën që është shtatzanë, jo të më thoshte mua çohu mbesë e të bënte presione.

Telefonon ish-kunata

Ish-kunata: Ishte dhunues. Nuk për motrën, ishte i sëmurë.

Të quajti dhunues?

Avniu: I kam kërkuar me dhunë më kërko falje, më gjuajti ajo me një shpullë, aty nuk u përmbajta, nuk pranonte gjallë fajin.

Ky ishte momenti kur kërkove dajën?

Avniu: Unë kam folur me vajzën, po komunikojmë, po pres të më kërkojë falje

Pse u ndërpre shtatzania?

Avniu: Nuk di asgjë, jam lidh për së dyti me të. Nuk më ka thënë asgjë. Kur fola në telefon o zemër më tha unë s'kisha qënë shtatzanë, me ma fut mua. Femra shtatzanë jep ato shenjat e veta, jo më bashkëshorti që e di 100% çfarë i ndodh gruas. Edhe prindërit po prisnin për një fëmijë. Kur e mori vesh shtëpia që kishte abortuar më thanë mos u merr më atë vajzë.

Telefonon sërish motra e ish-gruas

Ish-kunata: Ne nuk i kemi bërë asnjë kërcënim. Avniu ta lërë rehat, të mos e marrë më në telefon. Motra ime nuk e do dhe mos ta përmendë më me gojë! Isha duke e parë vetë, nuk e kemi kërcënuar, motra ime i ka thënë paç fat…

Avniu: Nëse i bie në qafë nga ky moment, unë kam qënë me hile dhe jam i ligë. Nga ky moment do hiqet unaza dhe turp të ketë për sjelljën që ka bërë, se mua s'ka lindur femër të ma hedhë e jo më një patriotja ime, një katunare. Më ka thënë hiq ehde fotot nga Facebook, por sot do hiqet unaza dhe do i dorëzohet personint. Vajza është me hile, ndaj nuk vjen tek mua.

Vajza pretendon se ta ka falur ty virgjërinë…

Avniu: Kjo që foli tani ishte motra e vetë, dhe më ka thënë se ty motra ime të ka ty për gomë rezervë, këto fjalë më kanë shqetësuar shumë.

 

Ministri i Jashtëm grek i përgjigjet Ramës: Me historinë duhet të jemi seriozë

Posted: 04 Nov 2016 06:47 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ka kthyer përgjigje kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me deklaratat e tij të fundit për Himarën dhe Akropolin.

"Lidhur në historinë, unë jam përgjigjur në mënyrë të detajuar dhe përsëris atë që kam thënë; historia duhet të jetë një shkollë për të gjithë ne dhe jo një burg.

Me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi seriozë.

Ajo është e bazuar në fakte dhe jo në fiksionet e mëvonshme. Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur.

Vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke", tha Kotzias gjatë konferencës për shtyp në Athinë me homologun e tij polak Vitold Waszcykowskin.

10 këshilla për t’u dukur më të rinj

Posted: 04 Nov 2016 06:34 AM PDT

Plakja është patjetër diçka që mund të shkaktojë shqetësime te njerëzit. Ndërsa kjo është zakonisht më shumë një shqetësim për gratë, edhe burrat shqetësohen. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë shtohen rrudhat, hapen poret, flokët nuk janë më të gjallë dhe higjiena e dhëmbëve bie. Dëshira për tu dukur edhe një herë i ri/e re. Ja disa këshilla për të ndryshuar numrin tuaj të viteve.

1-Manikyr që bie në sy

Le të fillojmë me duart. Për të humbur vëmendjen e njerëzve nga rrudhat e duarve këshillohet një ngjyre e kuqe ose roze e ndriçime që të përqendroj vëmendjen te thonjtë tuaj. Gjithashtu, nuk duhet që te largohesh shumë prej këtyre ngjyrave pasi një ngjyre tjetër më e guximshme mund te krijoj idenë e një përpjekje të dëshpëruara për tu dukur më i ri duke krijuar një stil jo të përshtatshëm për moshën.

 

2- Përdorim i kremit të fytyrës

Kjo është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Pasi të gjeni një krem që ju përshtatet mirë, aplikoni atë vetëm nën mjekër tuaj – qafën dhe zonën tuaj të sipërme të gjoksit. Ju përfundimisht do të gjeni veten me një fytyrë më të butë dhe të pastër e cila do ju bëjë të ndiheni më të rinj.

3- Zbusni modelin e flokëve

Një model flokësh më bazik dhe pak i shkujdesur në shtrirjen e tij do ju ndihmojë të dukeni më të ri në moshë. Një fije floku qe zbret në mënyrë të çrregullt në fytyrën tuaj do ju rinoj.

4- Rrisni volumin e flokëve

Mënyra e mbajtjes së flokëve ndikon në moshën që doni të tregoni. Volum më shumë në flokë do ju bwjw të dukeni e mahnitshme çdo ditë.

5- Përdorimi i kremit pudër

Përdorimi i kremit pudër në të gjithë fytyrën tuaj do ju ndihmojë të dukeni më të ri dhe do i japi fytyrës njëtrajtshmërinë e dëshiruar duke zbehur sadopak rrudhat e moshës.

6- Mënjanoni sheqerin e bardhë

Sheqeri i bardhë është në thelb një ushqim i përpunuara me efekte të dëmshme që nxiton plakjen. Sheqeri i bardhë e bën moshën e lëkurës tuaj të eci më shpejtë duke u dobësuar një element jetik lëkurës suaj, kolagjeni.

Në vend të ëmbëlsirave, hani shumë fruta dhe perime që kanë përmbajtje të lartë të uji si dhe do të pasuroj trupin tuaj me vitamina duke e bere lëkurën tuaj duken dhe të ndjehet e shëndetshme.

7- Kujdesi për zonën afër syve

Edhe pse ju mund të jeni duke aplikuar kremin e fytyrës, zona përreth syve zakonisht harrohet sepse produktet për atë pjesë të ndejshme të fytyrës duhet nuk përfshihen në shumicën e kremrave të natës ose ata të ditës të përdorur në jetën e përditshme.

Për fat të mirë, në treg ka mjaftë produkte që ofrojnë kujdes për atë zonë të syve. E rëndësishme është që kremi të jetë në trajtë xheli për të lejuar një tualet të freskët gjatë ditës.

8- Mos harroni duart

Nëse keni filluar të shihni shenja rrudhash në duart tuaja, është koha për të filluar trajtimin e tyre në të njëjtën mënyrë që do të trajtonit fytyrën tuaj. Aplikimi i një maske për duar, do ti bëjë ato te duken e më të freskëta. Maskat e dorës janë të njohura dhe të lehta për të gjetur në dyqane.

9- Provo masazhet

Sesione të rregullta masazh bëjnë mrekulli për trupin tuaj. Një masazh për gjithë trupin do ju bëjë të ndiheni për mrekulli. Masazhet e indeve janë gjithashtu të rekomandueshme pasi ato përqendrohen në muskujt e trupit që mund të jenë tejet të përdorur.

Për një zgjidhje më të arsyeshme në terma kohorë dhe financiarë, mund të aplikoni Yoga ose meditimin për 20 deri në 30 minuta çdo ditë. Të gjitha këto aktivitete do t’ju japin me shumë energji, dhe të bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të rinj!

10- Qerpikët

Ndërkohë që koha kalon dhe me të edhe vitet tona, qerpikët mund të bëhen të brishtë dhe të thatë. Për ti mbajtur ata të freskët dhe të shëndetshme është e thjeshtë: para se të shkoni në shtrat, aplikoni kremin e syve në majë të qerpikëve tuaj duke përdorur gishtat. Ky proces i thjeshtë do të hidratojë dhe rigjallëroj qerpikët tuaj, duke ju dhënë një vështrim të ri dhe të freskët çdo ditë!

A po përpiqet drejtori i FBI-së të sabotojë kandidaturën e Hillary Klinton-t?

Posted: 04 Nov 2016 06:32 AM PDT

Drejtori i FBI-së James Comey është përzier në fushatën zgjedhore amerikane dhe është tani vetë në qendër të kritikave. A po përpiqet ish-republikani të sabotojë kandidaturën e Hillary Klintonit?

Më 2 mars 2015 New York Times shkruante se Hillary Klinton përdorte në kohën e saj si ministre e Jashtme një servër privat për e-maila. Pasi Klintoni e pranoi pak ditë më pas këtë fakt të botuar nga New York Times, FBI-ja filloi hetime ndaj saj.

Një vit më vonë drejtori i FBI-së James Comey deklaroi se institucioni tij i kishte mbyllur hetimet dhe se nuk kishte gjetur ndonjë shkak për të ngritur akuzë kundër Klintonit. Shpallja e mbylljes së hetimeve pak kohë para zgjedhjeve presidenciale dhe në mënyrë aq të hollësishme e prezantimit të kësaj ngjarjeje përpara shtypit, sikurse e bëri vetë James Comey, është e pazakonshme në SHBA.

USA James Comey (picture-alliance/AP Photo/J. Minchillo)James Comey

Kritika të ashpra – edhe nga Donald Trump

Republikanët në Kongres u zemëruan shumë që shefi i FBI-së, vetë ish-republikani, nuk rekomandoi ngritjen e padisë ndaj Hillary Klintonit. Sidomos Donald Trump, por edhe republikanë të tjerë e kritikuan ashpër atë. Demokratët, u ndjenë të lehtësuar, dhe e lavdëruan vendimin. Në këtë kohë u duk se historia mori fund.

Por 11 ditë para zgjedhjeve James Comey, ndezi  për herë të dytë brenda pak muajsh një bombë politike. Ai i infromoi me një letër të shkurtër anëtarët e Kongresit se FBI-ja ka nisur sërish hetime në lidhje me aferën e e-mailave të Hillary Klintonit, por se nuk mund të thotë nëse këto e-maile janë relevante apo jo. Letra u jo vetëm që u bë menjëherë e njohur në publik, por dominon që prej atij momenti edhe fushatën zgjedhore në SHBA.

“Shpërdorim monstruoz i postit”

Kësaj radhe kritikat ndaj Comey-it erdhën nga kampi i demokratëve dhe nga Hillary Clinton. Me letrën e tij ai ka thyer jo vetëm një rregull të hekurt që gjashtë javë para zgjedhjeve të mos ndërmerret asnjë veprim që mund të interpretohet si ndikim politik, por e ka kthyer madje kokëposhtë fushatën zgjedhore.

Edhe presidenti Barack Obama e kritikoi FBI-në, por pa e përmendur emrin e James Comey-it. Ai tha se hetuesit duhet të punojnë me informacione dhe vendime konkrete dhe jo me aludime.

Edhe shumë republikanë dhe ekspertë të drejtësisë janë të zemëruar me hapin e Comey-it për të informuar Kongresin, megjithë paralajmërimet që i ishin bërë nga autoritetet më të larta të drejtësisë. Richard Painter, profesor i drejtësisë në Universitetin e Minesotës, tha për DW-në se veprimi i Comey-it është “një shpërdorim monstruoz i postit” dhe “jo mënyra se si punon FBI-ja, e cila duhet t’i mbajë hetimet sekret.”

William Snyder, ish-zëvendësprokuror në shtetin e Pesilvanisë dhe të Uashingtonit, thotë se Comey, kur kishte deklaruar mbylljen e hetimeve nuk e dinte se do të dilnin materiale të tjera dhe se në momentin që ato dolën, e ndjeu veten të detyruar të bënte këto sqarime shtesë.

Kush e ka fajin?

Richard Painter dhe shumë të tjerë mendojnë se James Comey është vetë fajtor, se ai nuk duhet t’i premtonte Kongresit, kur deklaroi mbylljen e hetimeve, se do ta informonte sërish, nëse do të kishte zhvillime të reja. William Snyder thotë se fajin e ka Kongresi, se nëse kongresmenët nuk do ta thërrisnin Comey -in për të deklaruar përpara Kongresit ai nuk do të vihej në një situatë të tillë.

Daniel Richman, këshilltar i Comey-it mendon se sido që të vepronte shefi i FBI-së ai do të kritikohej. Po të kishte heshtur, do të kritikohej dikur kur gjërat të dilnin në shtyp, se kishte heshtur në këto rrethana të jashtëzakonshme. Tani që u shpreh kritikohet për ndikim politik. Richman thekson se “agjenda e Comey-it është të mbrojë integritetin dhe kredibilitetin e FBI-së”./DW

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more