Skip to main content

Tirana Observer: “Erëzat që ju ndihmojnë kundër gripit dhe të ftohtit” plus 9 more

Tirana Observer: “Erëzat që ju ndihmojnë kundër gripit dhe të ftohtit” plus 9 more


Erëzat që ju ndihmojnë kundër gripit dhe të ftohtit

Posted: 12 Nov 2016 10:01 AM PST

erezat-e-kuzhine-recetaMerrni sa më shumë antioksidantë, dhe luftoni plakjen me ushqime natyrale që ju ndihmojnë të kaloni dimrin me energji. Shtojini ngjyra jetës suaj të përditshme falë erëzave, dezintoksikuese dhe që forcojnë sistemin imunitar. Ja erëzat që ju ndihmojnë në dimër:

1.Karafili

Më parë karafili përdorej për të dekoruar portokallet dhe për të përgatitur një lloj vere. A e dini që të përtypësh një karafil lehtëson simptomat e të vjellës dhe të jep frymëmarrje të freskët. Vaji i saj esencial lufton lodhjen, është analgjezik dhe të jep energji.

2.Kurkuma e Indisë

Në fakt ajo përdoret për përgatitjen e kerrit dhe sipas studimeve ka efekte antitumorale. Përdorni kurkumanë gjatë gatimit. Për shembull për mëngjes mund të përgatisni qumështin e artë, për rreth një muaj. Falë efektit detoks përmirësoni lëkurën dhe forconi sistemin imunitar.

3.Xhenxhërfili

Keni dhimbje fyti? Zjeni ujë dhe priteni xhenxhërfilin e freskët në feta, shtoni një lugë mjaltë dhe lëng limoni. Ky çaj ka një efekt detoksifikues dhe falë aftësive të xhinxherit lufton gripërat e stinës.

4.Piperi

Varietetet e piperit janë shumë. Shtojeni në pjatën tuaj dhe do t'u japë një shije intense. Sipas studimeve, ka aftësi diuretike, antidepreësive dhe është një eliksir i rinisë duke luftuar plakjen

5.Mente

Rifreskon, lufton të vjellat dhe kur të zë makina, si dhe favorizon tretjen. Përgatisni një çaj menteje pas buke. Shtoni pak portokall ose mandarinë, të pasura me vitaminë C.

6.Arrëmyshk

Është një antiseptik i fuqishëm për të luftuar dhimbjet reumatizmale dhe për të përmirësuar procesin tretës. Por mos e ekzagjeroni. Arrëmyshku përdoret në sasi të vogla. Mund tia shtoni rizotos apo makaronave të bëra në shtëpi.

7.Speci djegës

Kur jeni ftohur apo keni dhimbje fyti shfrytëzoni rastin për një pjatë me makarona me vaj, spec djegës dhe hudhra, antibiotikë natyralë. Speci djegës është mbrojtës për zemrën, përmirëson qarkullimin dhe forcon imunitetin.

8.Shafrani

Sipas studimeve, ka një efekt antidepresiv, dhe ka antioksidantë. Është mjaft i mirë për shëndetin e syve dhe trurit. Ke provuar mjaltë me shafran? Është shumë i shijshëm.

9.Qimnon

Shtoni pak qimnon në perimet në avull. Sipas studimeve kundërshton veprimin e radikaleve të lira dhe stimulon dhe dezintoksikon mëlçinë, duke ndikuar në mirëqënien e organizmit.

 

Greta Hoxha me gjoksin jashtë në studio me Eduard Ndocajn: Ja si u ndje deputeti

Posted: 12 Nov 2016 09:45 AM PST

15064080_1810113372565152_645001707_o
Deputeti i maxhorancës për qarkun e Lezhës, Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si "Kaubojsi", u shndërrua në një personazh mediatik në kohë shumë të shkurtër. Për modelin e një politikani ndryshe nga të tjerët, Ndocaj nuk i ka pasur të pakta ftesat nga televizione të ndryshme si i ftuar. Një propozim i fundit i erdhi së fundi nga "Zjarr TV", ku do të intervistohej nga spikerja e emisionit "360 gradë" në këtë televizionin, Greta Hoxha. Por në këtë rast politikani i majtë mund të ndihej në pozitë të vështirë, pasi prezantuesja e emisionit do ta intervistonte me veshjen e saj të zakonshme, një xhaketë sipër gjoksit të zbuluar. 25-vjeçarja për të cilën ka shkruar edhe "New York Post", nisur nga edicionet e lajmeve që jep me gjoks të ekspozuar, rrëfen më shumë për 'Panorama' se si u ndie përballë politikanit.15044634_1810113369231819_1329753589_o

Të pamë në studion e "360 gradë" me deputetin Eduard Ndocaj, që njihet si "Kaubojsi" i Kuvendit. Çfarë përshtypje të la gjatë intervistës ?

Çdo gjë Ok. Unë kam bërë dhe intervista të tjera jo me atë format. Por, gjithsesi, nuk ka asnjë ndryshim. Folëm pak para se të hynim në studio, pra para se të dilnim në transmetim, dhe e gjithë vëmendja ishte që intervista të dilte sa më mirë.

Pati momente të sikletshme gjatë intervistës, u shpërqendrua deputeti nga dekolteja jote e zbuluar?

Joo. Ishte shumë i përqendruar në bisedë. Çdo gjë ishte e përqendruar tek intervista, pasi ishim në transmetim "live". Tematika që kemi trajtuar ishte emergjente dhe kishte të bënte me situatën e përmbytjeve në Lezhë. Ishim të fokusuar pikërisht te kjo temë, e kishte shumë për të folur për këtë çështje, ndaj dhe sikleti u la mënjanë.

Në paskuinta apo jashtë transmetimi, të bëri ndonjë kompliment?

Ato janë paskuinta. (Qesh) Por asgjë e veçantë, thjesht shoqërore… Dua të them që Ndocaj formatin e "360 gradë" ku spikeret shfaqin dekoltenë, që unë prezantoj, e ka vlerësuar gjithmonë si diçka artistike, që i shkon shumë një femre, pasi femra ka hire.

Po ty çfarë të bëri përshtypje tek ai?

Nuk e kisha mendjen, pasi unë po përpiqesha që çdo gjë të dilte sa më mirë. Parësore ishte intervista dhe çdo gjë të shkonte mirë.albania-640x480

Keni planifikuar të ftoni të tjerë politikanë në studio dhe cilin politikan dëshiron të intervistosh pas tij?

Po, sigurisht që do të kemi politikanë të tjerë çdo javë, mbase edhe çdo ditë. Në të vërtetë nuk më pëlqejnë politikanët, dhe nuk kam një dëshirë specifike.

Po nga personazhet e njohur të fushave të tjera, cilin do të dëshiroje të intervistoje?

Ermal Mamaqin.

Nga femrat VIP?

S'e kam menduar. Ornela Bregun ndoshta, sepse ka shumë finesë.

Cili është komenti më i mirë që të kanë bërë për gjoksin, pasi ke marrë guximin ta ekspozosh në ekran?

Nuk i mbaj mend, pasi nuk u jap rëndësi. Komente dhe komplimente ka pa fund. Por nuk kam kohë që të merrem. Ajo që ka rëndësi për mua është fakti që gjërat po ecin siç duhet, si puna, ashtu dhe fama.

Do të thuash që jeta jote ka ndryshuar më mirë, pra nuk ndihesh e paragjykuar?

Jam duke jetuar një jetë të bukur, e të mbushur me shumë dashuri. Në lagjen ku jetoj më duan të gjithë, më komplimentojnë, më ndjekin me vëmendje, madje më japin dhe këshilla për çdo puntatë të transmetimeve të mia televizive. Shumë më shkruajnë në inbox dhe shumë telefonojnë në emisionin "Zbardhi", duke më komplimentuar. S'ka më bukur! Ndërkohë që buqetat me lule nuk më mungojnë kurrë, madje dy herë në javë.

 

 

A do të jetë Behgjet Pacolli negociatori mes Edi Ramës dhe Donald Trump?

Posted: 12 Nov 2016 09:32 AM PST

Pas fitores së Donald Trump-it, në Tiranë ka nisur një sulm frontal i kundërshtarëve të Edi Ramës për t'i kujtuar kryeministrit deklaratat kundër multimiliarderit që tashmë është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Logjikisht, kundërshtarët që nga Lulzim Basha, Ilir Meta por edhe Ben Blushi synojnë t'i heqin Ramës pikën më të fortë që ka deri tani: mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që pas pranimit të muxhahidinëve në Tiranë, ku siguroi një vizitë të Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë dhe një tur të nivelit të lartë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë duek u pritur nga Barack Obama dora vetë.

Edi Rama, vetë nuk ka përgënjeshtruar deklaratat, por ka shtuar se ka qenë qëndrimi i Kryeministrit të Shqipërisë që ka folur kur është përmendur Kosova dhe myslimanët.

Por nga ana tjetër mësohet se emisarët e Edi Ramës nuk i kanë ndarë në asnjë moment kontaktet me stafin e Donald Trump-it.

Ambasadorja shqiptare në Uashington, Floreta Faber, është takuar që në Konventën Republikane kur u emërua zyrtarisht si kandidat presidenti aktual i SHBA, me kreun e stafit të Trump, Governatorin e Nevv Jersey-it, Christe Christe.

Ndërkaq, mësohet se përveç ambasadorit ka pasur edhe lëvizje të tjera që datojnë si para fitores, por kryesisht pas fitores.

Ka qenë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili ka telefonuar me një nga këshilltarët kryesorë të Donald Trumpit për t'i uruar sipas kortezisë ceremoniale Presidentit të Zgjedhur. Më pas, një mesazh të posaçëm i ka dërguar edhe Edi Rama zyrtarisht por që ende nuk e ka bërë publik. Dhe pritet ta bëjë kur të marrë përgjigjen nga kancelaria e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së.

Ndërkaq, një tjetër kanal që po përmendet këto ditë është Behgjet Pacolli, i cili ka një miqësi të afërt me Edi Ramën, por edhe ka relacione të mira me Donald Trump-in.

Vetë Pacolli ka deklaruar në Opinion tek Fevziu se shpreson që Trump do të bëjë gjëra të mira për Kosovën dhe ka shtuar se do ta takojë menjëherë pas zgjedhjes.

Pacolli ka deklaruar pa modesti se nëse do të ishte ai President i Kosovës, Trump do të vinte patjetër në vizitë zyrtare.

Mësohet se multimiliarderi shqiptar ka komunikuar me Presidentin e zgjedhur dhe i ka uruar fitoren. Ndërkaq, në një komunikim me kanalet që të dy bashkë i kanë prej vitesh i ka përcjellë edhe përshendetjet e Kryeministrit shqiptar.

Ndërkaq, mësohet se Rama që ndodhet aktualisht në Nju Jork për një ekzpozitë arti, do rreket të kontaktojë edhe me kanale politike të ounturage-s të presidentit të zgjedhur. /tesheshi.com/

Ja çfarë thotë ngjyra e syve për ju: Keni lindur si lider, apo jeni tepër emocionalë?

Posted: 12 Nov 2016 09:24 AM PST

20x350-1-780x439_1478847257-7230016-1-550x302Ngjyrën e syve, në rend të parë, e përcakton sasia e shpërndarjes së pigmentit të melaninës, ndërkaq që nga lashtësia ngjyra e syve lidhet edhe me personalitetin. Edhe pse në të vërtetë nuk ekzistojnë sy të zinj, disa sy kanë ngjyrë të errët të gështenjtë andaj lënë përshtypjen që janë të zinj dhe janë shumë të rrallë.

Sytë e kaltër – Ngjyra e kaltër e syve është intensive dhe lidhet me qiellin, energjinë, fuqinë energjike dhe me mendimet racionale.

Sytë gështenjë – Ngjyra e gështenjtë është e fortë dhe e pasur e cila lidhet me energjinë e tokës, kreativitetin, këmbëngulësinë dhe pjellueshmërinë.

Sytë e hirtë – Ngjyra e hirtë është goxha e rrallë, ndërkaq ajo simbolizon mençurinë dhe karakterin e fortë.

Sytë e gjelbër – Ngjyra e gjelbër simbolizon karizmin, inovacionin, rininë dhe shëndetin.

Sytë ngjyrë lajthie – Kjo ngjyrë goxha e rrallë e syve është kombinim i toneve të kaltra, të gështenjta dhe të gjelbra, ndërkaq simbolizon forcën dhe trimërinë. Njerëzit me sy ngjyrë lajthie shpesh përshkruhen si të patrembshëm dhe të gatshëm për sfida jetësore.

 

 

Frika nga ISIS/ Zbulohen detajet, si u shoqëruan në polici 150 persona

Posted: 12 Nov 2016 09:03 AM PST

myslimane-para-gjykatesNjë person është vënë në pranga, ndërsa të paktën 150 të tjerë janë shoqëruar gjatë javës së fundit nga agjensitë ligjzbatuese shqiptare, pas dyshimeve se mund të kenë lidhje me elementë terroristë.

Mes të shoqëruarve janë dhe shumë persona të kthyer nga Siria të cilët dyshohet se kanë luftuar në rradhët e ISIS. Një kallëp tritoli, armë dhe fishekë u gjetën në shtëpinë e Ervin Dukës. 29 vjecarit, i cili dyshohet se për mbi 6 muaj ka qenë luftëtar në rradhët e shtetit Islamik, u kthye në atdhe pasi u plagos.

"Krehja" që Antiterrori i Policisë së shtetit bashkë me sherbimet sekrete dhe prokurorinë për krime të rënda po i bën të gjithë elementëve të dyshuar si të lidhur me ekstremistët muslimanë, bëri që Ervin Duka të vihej në pranga. Ky i fundit nuk pati fatin e 150 shqiptarëve të tjerë të cilët gjatë javës së fundit janë lënë të lirë pasi jane marrë në pyetje.

ABC News ka mësuar se që nga mëngjesi i së shtunës së javës së kaluar e deri mbrëmjen e kësaj të premte janë shoqëruar nga Antiterrori i Policisë së Shtetit, shërbimet sekrete dhe prokuroria për krime të rënda rreth 150 persona të dyshuar si besimtarë myslimanë me prirje ekstremiste. Mes të shoqëruarve kanë qenë të gjithë të identifikuarit e kthyer nga Siria, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e strukturave te Shtetit Islamik ose Al-Nusres për disa muaj.

Shoqërimet përgjithesish janë bërë gjatë mbrëmjeve, ku për disa orë keto persona jane marre në pyetje, ndersa i këqyrej apo ne disa raste dhe iu jane sekuestruar aparatet celulare. Të gjithë përsonat e shoqëruar thuasje janë pyetur per lidhjet e mundshme me 4 të arrestuarit të fundjavës së kaluar dhe 9 te denuarit e grupit të parë të xhihadistëve, janë pyetur edhe për takimet mes tyre dhe bisedat e zhvilluara.

Gjthashtu burimet thonë se janë verifikuar edhe lidhjet e personave në Kosovë. Në mesin e të shoqëruarve mësohet se kane qenë edhe personat, numrat e telefonit të të cilëve janë gjetur në aparatet e 11 të arrestuarve për terrorizëm në Kosovë. Këto shoqërime janë bërë me dyshimin se mund të jenë personat që bashkëpunonin me celulat e dyshuara si të ISIS në Kosovë.

 

Nga ana tjetër, burimet thonë se vec të kthyerve nga Siria, janë shoqëruar edhe ata besimtarë e imamë të xhamive të ndryshme në vend, të cilët janë identifikuar për prirjet radikale.

Të gjithë këto persona janë marrë në pyetje nga antiterrori i Policisë së Shtetit dhe prokurori i çështjes Eugen Beçi që po heton për personat e përfshirë në celulat e ISIS në Shqipëri. Gjatë marrjes në pyetje burinet thonë se kanë asistuar edhe efektivë të SHISH-it të cilët prej muajsh kanë në ndjekje dhe vezhgim personat me prirje fetare ekstremiste. Ndërkohë burimet nga grupi hetimor i thane ABCNEWS se krahas përgjimit të të tefonave, janë përgjuar edhe rrjetet sociale dhe në veccanti e-mail-et e tyre të shkëmbyera me persona të ndryshëm.

Të arresturve i janë kapur edhe disa emaile ku flitej për mënyrën e organizimit të ndonjë atentatit të mundshëm në Shqipëri. Këtu nuk përjashtohen edhe komunikimet e tjera elektronike të rrjeteve të ndryshme sociale apo edhe programeve të avancuara.

Nga ana tjetër, burimet thonë se edhe të dënuarit që ndodhen në burg janë përgjuar duke bërë biseda me telefonat e brendshme të burgjeve me personat e arrestuar së fundmi dhe të tjerë të cilët janë njohje e tyre, por që ndodhen të lirë si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Burimet thonë se të denuarit rezultojne se kane komunikuar me numra të ndryshëm të shtetasve shqiptar e të huaj që dyshohet se janë pjesë e ISIS në Siri e Irak.

Që prej më shumë se një jave struktuarat ligjzbatuese shqiptare janë vënë në lëvizje pas një transkripti bisede të zbardhur nga shërbimet secrete ushtarake izraelite të cilat njoftuan se terroristët shqiptarë, pjesë e strukturave drejtuese të shtetit islamik kishin urdhëruar kryerjen e akteve të terrorit në Shkodër gjatë zhvillimit të ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike ose gjatë ndeshjes së kombetare te futbollit Shqipëri-Izrael. Pas këtij informacioni, 4 persona u vunë në pranga në disa qyteteve të Shqipërisë, ndërsa arrestime pati edhe në Kosovë.

Situata nga përmbytjet, MB: Lumenjtë kanë dalë nga shtrati, ja zonat më problematike

Posted: 12 Nov 2016 08:36 AM PST

permbytje2-1Gjatë natës dhe ditës së sotme kanë vijuar reshje të shumta që kanë rritur nivelin e ujërave të lumenjve dhe përrenjve.

Në Sarandë, ka dalje nga shtrati të lumit të Bistricës, Pavllos dhe Kalasës duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore. Në hidrovorin e Cukës në Sarandë ka pasur ndërprerje të energjisë, por aktualisht hidrovori është në punë. Po kështu, lumi i Drinit të zi në Dibër dhe përrenjtë malore kanë prurje të rritura. Është ndërhyrë në argjinaturat mbrojtëse në Gjoricë. Në kanalin ujitës të Klosit, i cili shërben edhe si kanal i ujërave të larta ka dëmtime nga prurjet e shumta dhe rrëshqitjet e tokës.

Hidorovoret kanë punuar me kapacitet të plotë gjatë gjithë kohës. Situata po monitorohet pa ndërprerje nga Bordet e Kullimit në bashkëpunim me bashkitë.

Ndërkohë në Qarkun Lezhë, situata është si më poshtë: Reshjet vazhdojnë, por me intensitet më të ulët se ditë më parë. Kanë rënë rreth 30 mm shi. Drini është në kuotë 1.1 nga 2.2 që është pika kritike.

Aktualisht janë nën ujë:

– Torovicë, rreth 300 ha

– Zejmen-Shënkoll rreth 180 ha (kryesisht këneta e Spitenit dhe Treshit)

– Barbullojë, (Njësia Administrative Kolsh) rreth 100 ha.

– Dajç-Blinisht rreth 25 ha.

Më problematike ngelet situata në Kurbin, ku sipas informacioneve nga terreni rezulton të jenë rreth 500 ha nën ujë. Nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Ndërsa Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.

 

Soni Malaj fejohet! Zbulohet edhe partnerja e re e Mirkos

Posted: 12 Nov 2016 08:08 AM PST

auto_evbfrjhwbe1478951445 sonii-299x450Një histori dashurie 4-vjeçare, një dasmë në sy të gjithë shqiptarëve, deklarata plot dashuri, prindër të Annës së vogël. Është kjo historia e Soni Malajt dhe balerinit italian Mirko Lucarelli. Çifti i dha fund martesës një vit më parë, por duke theksuar se do të ruajnë marrëdhënie të mira për hir të vajzës së tyre. E pas kësaj ndarjeje, për të dy jeta sentimentale ka vijuar më së miri. E para që deklaroi lidhjen e saj me biznesmenin më të ri se vetja, ishte Soni.

Këngëtarja dhe Klevi duket se po jetojnë një histori të bukur dashurie prej disa kohësh. Krahas të qenit partnerë në jetën e vërtetë, ata janë bërë partnerë edhe në biznes. Burime pranë "Bluetooth" bëjnë me dije se edhe Mirko, ka gjetur këtë herë dashurinë.

Fotoja është shkëputur nga profili i tij në "Instagram", ku së bashku me partneren e re dhe miqtë e tij kanë shijuar një natë jashtë, shkruan 'Bluetooth'. Vajza bionde në krah është e dashura e re e Mirkos. Dyshja është në një lidhje prej disa kohësh dhe po shijon hapat e parë të njohjes. Biondja simpatike është italiane dhe, nga burimet tona, mësohet se edhe ajo merret me botën e artit.

FOTO/ Luftë apo futboll? Pamje sureale nga Elbasani

Posted: 12 Nov 2016 08:01 AM PST

Jemi në luftë?

Kjo është pyetja që ka marrë vëmendjen më të madhe të opinionit publik në vend, në lidhje me masat e rrepta të policisë shqiptare për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje sonte në mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena" kundër skuadrës së Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për Botëror.

Policia e Shteti ka angazhuar rreth 1/6 e gjithë kapacitetit që kemi si shtet, teksa do të jenë 2000 mijë forca policore të gatshme në Elbasan, ndërkohë që gjithsej janë rreth 12 mijë në total.

Gjatë gjithë ditës së sotme, forca të shumta të policisë, duke përfshirë edhe mjetet e rënda që ka në dispozicion Policia e Shtetit janë vendosur rreth stadiumit.

Alarmi për sulme të mundshme terroriste kanë ngritur në këmbë Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

img_1607

img_1608
img_1610 img_1611 img_1612

77

 

sttt-300x169

444r4r-300x169mend-300x188

 

Ndodh në Shqipëri: Kombëtarja e Izraelit stërvitet në katin e 23!

Posted: 12 Nov 2016 07:27 AM PST

Masat e larta të sigurisë për ndeshjen Shqipëri–Izrael e kanë bërë edhe më të ftohtë këtë të shtunë në Elbasan.

Në rrugët e qytetit janë parë pak mjete civile të lëvizin teksa thuajse në të gjithë segmentet brenda dhe jashtë qytetit kanë qenë të stacionuara makinat e policisë.

Trupat Renea dhe FNSH janë pozicionuar rreth stadiumit Elbasan Arena më shumë se 24 orë më parë. Policia vendase ka patrulluar vazhdimisht në rrugë dhe rrugica të qytetit. Pritet që deri në mbrëmje numri i uniformave blu në Elbasan të arrijë deri në 2000.

Ashpërsia e këtyre masave është kërkuar më së shumti nga agjentët e sigurisë së Mossad që shoqërojnë kombëtaren izraelite. Hoteli ku po qëndron ekipi ruhet ende nga personeli i policisë së shtetit i armatosur rëndë.

Një ditë më parë Tv Klan mësoi se Mossad i ka detyruar futbollistët që të mos zbresin as në hollin e hotelit. Kështu që paraditen e sotme izraelitët janë shtrënguar të kryejnë ushtrime në katin e 23 të ndërtesës ku janë akomoduar.

Kjo foto e publikuar nga federata izraelite e futbollit mban diçiturën: Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është stërvitja e mbajtur me lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi.

Kjo përfaqësuese do të udhëtojë pasdite në Elbasan nëpërmjet tunelit. I gjithë aksi do të bllokohet deri në kthimin e tyre në Tiranë pas ndeshjes.

Tifozët janë të detyruar të udhëtojnë nga Durrësi, ndërsa hyrja për ta në stadium do të nisë 4 orë para fillimit të ndeshjes.

Tv Klan

Vrau parukieren, autori i kërcënon edhe familjarët e saj

Posted: 12 Nov 2016 06:44 AM PST

Pasi ka pranuar se e vrau ai parukieren, Etleva Ndoka, autori Alfred Nikolli nuk është mjaftuar me kaq.

Ai ka kërcënuar edhe familjarët e saj.

Në një përballje me ta në korridoret e drejtorisë së Policisë së Lezhës, autori Alfred Nikolli ka kërcënuar familjarët e Etleva Ndojit se nuk është penduar për atë që ka bërë. "Mirë jua bëra dhe do t'jua bëj prapë!", ka thënë ai, raporton "News 24".

Ky reagim i autorit ka bërë që Policia e Lezhës të marrë masa duke mbajtur në izolim.

"News24" ka zbuluar edhe se çfarë 31-vjeçari, Alfred Nikolli ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje policia e Lezhës.

Sipas bluve autori ka qenë ka qenë tepër konfuz dhe ka ndryshuar disa herë dëshminë.

Ai ka pranuar se kishte një lidhje intime me 28-vjeçaren Etleva Ndoj, nënë e një fëmije, të cilën e vrau duke e ekzekutuar me plumb në kokë brenda parukerisë, të cilën thotë se ia bleu vetë.

"Unë ja bëra parukerinë dhe ajo nuk mund të braktiste, ndaj dhe e vrava".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more