Skip to main content

“Sulmuesi i Portos që ka shënuar 18 gola në dy muajt e fundit kërkohet nga 28 skuadra (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Sulmuesi i Portos që ka shënuar 18 gola në dy muajt e fundit kërkohet nga 28 skuadra (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Sulmuesi i Portos që ka shënuar 18 gola në dy muajt e fundit kërkohet nga 28 skuadra (Video)

Posted: 04 Nov 2016 03:56 PM PDT

Sulmuesi Andre Silva i Portos ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane me paraqitjet e tij këtë sezon.

Ai është 20 vjeç, por një lojtar që luan pothuajse në çdo ndeshje nga minuta e parë, ndërsa në katër ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola.

Ai në të gjitha garat këtë kampionati i ka shënuar 18 gola. Shtatë në kampionat, tri në ligë të kampionëve e tetë me Kombëtaren (4 gola me Kombëtaren A dhe katër me U-21).

Me fanellën e  Portugalisë

Me fanellën e Portugalisë

I shpejtë, saktësi në finalizim, përdorim i shkëlqyer i të dyja këmbëve dhe me një teknikë fantastike .

Këto elemente  kanë bërë që plot 28 klube të kërkojnë shërbimet e tij te Porto.

Interesimi i klubeve të mëdha ka ndikuar në mënyrë të menjëhershme edhe në çmimin e kartonit.

Barcelona, Manchester United, Juventus dhe Inter, ja disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim.

Këto janë të gjitha 28 ekipet që e kërkojnë: Atalanta, Aston Villa, Atletico Madrid, Osasuna, Barcelona, Bayer Leverkusen, Borusia Dortmund, Celta Vigo, Chelsea , Eintracht Frankfurt, Eibar, Inter, Juventus, Leicester, Manchester United, Monaco, Milan, Midlesbrought, Montpellier, Newcastle, Sunderland, Sassuolo, Sevilla, Valencia, Villareal, WBA, West Ham, Wolfsburg. /Telegrafi/

The post Sulmuesi i Portos që ka shënuar 18 gola në dy muajt e fundit kërkohet nga 28 skuadra (Video) appeared first on Telegrafi.

“Martial i lënduar që Unitedi ia mori fanellën me Nr.9”

Posted: 04 Nov 2016 03:42 PM PDT

Sipas agjentit të tij, Anthony Martial është lënduar pasi Manchester United ia ka dorëzuar Zlatan Ibrahimovicit fanellën me numër nëntë.

Martialit iu dorëzua fanella me numrin e tij të preferuar pas mbërritjes së tij nga Monaco në vitin 2015, por iu desh ta ndërroj me numrin 11-të kur Ibrahimovic iu bashkua skuadrës nga Paris Saint-Germain.

"Unë nuk jam duke gënjyer në lidhje me të, atij i dhemb kur Manchester Unitedi ia mori fanellën me numër nëntë. Ai ishte i habitur nga ajo dhe ishte i zhgënjyer për disa ditë", ka thënë Philippe Lamboley për RMC, përcjell Telegrafi.

Mediat franceze: United ia dha numrin 9-të Ibrahimovicit, pa e informuar Martialin Mediat franceze: United ia dha numrin 9-të Ibrahimovicit, pa e informuar Martialin

"Por ai është një profesionist. Ai e dinte se kishte për të luftuar përsëri".

"Personalisht, unë nuk e pranoj vendimin, mendoj se ishte fyese dhe i gabuar", përfundoi agjenti i sulmuesit francez. /Telegrafi/

The post "Martial i lënduar që Unitedi ia mori fanellën me Nr.9" appeared first on Telegrafi.

Figo: Ronaldo, portugezi më i madh në histori

Posted: 04 Nov 2016 03:17 PM PDT

Luis Figo ka ngritur në qiellin e shtatë sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

Ish-mesfushori i Barcelonës, Real Madridit dhe Interit e ka cilësuar Ronaldon si më të mirin e gjitha kohërave për vendin e tij.

Figo ka respektuar edhe legjendën Eusebio, por sipas tij sulmuesi i Realit ka kaluar të gjithë në terma të përgjithshëm.

Ronaldo nuk është i përkëdheluri i La Ligas, kjo është statistika e tmerrshme e tij Ronaldo nuk është i përkëdheluri i La Ligas, kjo është statistika e tmerrshme e tij

"Ronaldo është portugezi më i madh në histori të futbollit", ka thënë Figo për mediat spanjolle, përcjell Telegrafi.

"Ne duhet të respektojmë Eusebion, sepse ai ishte i pari, por në terma të përgjithshëm Ronaldo është më i miri", përfundoi legjenda portugeze. /Telegrafi/

figo

Figo dhe Ronaldo gjatë kohës sa ishin bashkëlojtarë te kombëtarja portugeze

 

The post Figo: Ronaldo, portugezi më i madh në histori appeared first on Telegrafi.

Real Madridi mposht Barcelonën për veturat Audi, shikoni super veturat e shtrenjta të madrilenëve

Posted: 04 Nov 2016 03:05 PM PDT

Të dyja, Real Madrid dhe Barcelona kanë për sponsor Audin dhe lojtarët e stafi teknik tashmë kanë zgjedhur veturat e tyre.

Zgjidhja më e shpeshtë ka qenë ajo e Audi Q7, nga t dy skuadrat.

Real Madridit i janë dhënë 25 vetura, ndërsa Barcelonës 23.

Por ajo që bën diferencën janë edhe çmimet, pasi madrilenët kanë zgjedhur vetura më të mira.  /Telegrafi/

Çmimet e veturave të marra nga Real Madrid

Audis Audi Q7 3.0 TDI 272 CV Sport – 73.950 € x 10 – 739,500 euro.

Audi Q7 3.0 TDI 272 CV Design – 73.950 € x 1 – 73,950 euros

Audi Q7 e-tron 3.0 TDI 373 CV Design – 88.720 € x 3 – 266,160 euro.

Audi RS 6 performance – 143.660 € x 3 – 430,980 euro.

Audi A7 sportback competition – 88.655 € x 1 – 88,655 euro.

Audi SQ7 4.0 TDI – 112.215 € x 3 – 336,645 euro.

Audi RS 7 performance – 152.385 € x 2 – 304,770 euro.

Audi S8 Plus – 160.570 € x 1 – 160,570 euro.

Audi RS 6 – 134.185 € x 1 – 134,185 euro.

Total 2,535,415 euro

Çmimet e veturave të marra nga Barcelona

Audi Q7 sport 3.0 TDI – 73.950 € x 16 – 1,183,200 euro.

Audi RS Q3 performance – 71.010 € x 3 – 213,030 euro.

Audi A7 Sportback S Line edition 3.0 TDI – 73.240 € x 2 – 146,480 euro.

Audi RS 7 Sportback performance – 152.385 € x 1 – 152,385 euro.

Total 1,695,095 euro

The post Real Madridi mposht Barcelonën për veturat Audi, shikoni super veturat e shtrenjta të madrilenëve appeared first on Telegrafi.

Berbatov tregon kush është heroi i tij i futbollit

Posted: 04 Nov 2016 03:01 PM PDT

Dimitar Berbatov e ka cilësuar Alan Shearerin si heroin e tij të futbollit.

Sulmuesi bullgar ka luajtur për shumë vite në Angli, ku frymëzim i tij ishte legjenda angleze, Alean Shearer.

"Sulmuesi anglez, Alan Shearer ishte heroi im", ka thënë Berbatov për mediat angleze, transmeton Telegrafi.

Shearer: Ka vetëm një lojtar të klasit botëror në Ligën Premier (Video) Shearer: Ka vetëm një lojtar të klasit botëror në Ligën Premier (Video)

"Ka shënuar gola nga kudo, duke goditur njerëzit me bërryla, duke shënuar nga çdo kënd që ishte i mundur", përfundoi sulmuesi bullgar.

Ndryshe, Berbatov ishte pjesë e skuadrave të mëdha angleze si Manchester United dhe Tottenham, ku pati sezone brilante duke shënuar shumë gola. /Telegrafi/

berbatov

Berbatov sa ishte i ri, duke pozuar me fanellën që mbante idhulli i tij

The post Berbatov tregon kush është heroi i tij i futbollit appeared first on Telegrafi.

Spanja zbulon listën, Barcelona ka vetëm dy lojtarë në listë

Posted: 04 Nov 2016 02:47 PM PDT

Trajneri i kombëtares spanjolle, Julen Lopetegiu, ka publikuar listën me 25 lojtarë për dy sfidat e muajit nëntor, atë ndaj Maqedonisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018 dhe miqësores ndaj Anglisë.

Spanjollët mirëpresin në shtëpinë e tyre kombëtaren fqinje të Maqedonisë të shtunën e 12 nëntorit, ndërsa tri ditë më pas udhëtojnë në Londër për të zhvilluar miqësoren ndaj Anglisë në "Wembley".

Lopetegiu ftoi për herë të parë mbrojtësin e Sevillas, Sergei Escudero, ndërsa riktheu në skuadër emra si Aritz Aduriz, Juan Mata, Marc Bartra, Cesar Azpilicueta dhe Sergio Asenjo.

Real Madrid është sërish skuadra që përfaqësohet me numrin më të madh të lojtarëve në kombëtare. Carvajal, Nacho, Isco, Lucas Vazquez dhe Morata janë 5 lojtarët e përfshirë, ndërsa ky numër mund të ishte më i lartë në rast se Ramos nuk do të ishte i dëmtuar.

Manchester United është skuadra e dytë me më së shumti lojtarë në grup të cilët përfaqësohen me De Gean, Ander Herrera dhe Mata, shkruan tch.

Në anën tjetër, Barcelona si rrallëherë ka vetëm dy lojtarë të saj në kombëtare: Sergio Roberto dhe Busquets. Kjo pasi dy titullarët e padiskutuar të formacionit "La Roja", Gergard Pique dhe Andres Iniesta janë të dëmtuar.

Me nga dy lojtarë në kombëtaren spanjolle përfaqësohen edhe Napoli, Chelsea, Sevilla dhe Manchester City.

Lojtarët e grumbulluar nga Julen Lopetegiu:

Portierë: Reina (Napoli), De Gea (Manchester United) dhe Asenjo (Villarreal)

Mbrojtës: Nacho (Real Madrid), Bartra (Borussia Dortmund), I. Martinez (Real Sociedad), Azpilicueta (Chelsea), Monreal (Arsenal), Carvajal (Real Madrid) dhe Escudero (Sevilla)

Mesfushorë: Sergio Roberto (Barcelona), Ander Herrera (Manchester United), Busquets (Barcelona), Koke (Atletico Madrid), Isco (Real Madrid), Thiago (Bayern Munich), Silva (Manchester City), Mata (Manchester United) dhe Lucas Vazquez (Real Madrid)

Sulmues: Callejon (Napoli), Vitolo (Sevilla), Morata (Real Madrid), Diego Costa (Chelsea), Nolito (Manchester United) dhe Aduriz (Athletic).

The post Spanja zbulon listën, Barcelona ka vetëm dy lojtarë në listë appeared first on Telegrafi.

Këto janë skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në ‘Top 5’ ligat evropiane këtë sezon (Foto)

Posted: 04 Nov 2016 02:47 PM PDT

Barcelona dhe Monaco prijnë listën e skuadrave me më shumë gola të shënuara këtë sezon në pesë ligat më të forta evropiane.

Gjiganti katalunas dhe skuadra franceze kanë arritur të shënojnë nga 30 gola këtë sezon, duke ndarë së bashkë pozitën e parë te skuadrat me më shumë gola të shënuara.

Në vend të tretë renditet gjiganti tjetër spanjoll, Real Madrid që ka shënuar gjithsej 28 gola në këtë sezon, duke lënë pas vetes skuadra të mëdha, shkruan Telegrafi.

Villas Boas i shtohet listës së trajnerëve të mëdhenj në Kinë, mësoni cilët trajnerë tjerë drejtojnë skuadra (Foto) Villas Boas i shtohet listës së trajnerëve të mëdhenj në Kinë, mësoni cilët trajnerë tjerë drejtojnë skuadra (Foto)

Në vendin e katërt gjendet një skuadër italiane, Roma, të cilët kanë shënuar plot 26 gola këtë sezon, duke lënë pas vetes Atletico Madridin me 25 gola të shënuara.

Në vendit e fundit gjendet edhe një skuadër angleze, Manchester City, që në drejtimin e Pep Guardiolas kanë arritur të shënojnë deri më tani 24 gola. /Telegrafi/

Më shumë gola në 'Top 5' ligat evropiane këtë sezon:

Barcelona               – 30 gola

barcelona

Monaco                    – 30 gola

monaco

Real Madrid           – 28 gola

real-madrid

Roma                         – 26 gola

roma

Atletico Madrid      – 25 gola

atletico-madrid

Man City                   – 24 gola  

man-city

The post Këto janë skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në 'Top 5' ligat evropiane këtë sezon (Foto) appeared first on Telegrafi.

Llullaku vazhdon me formën e mirë, këto skuadra e kërkojnë

Posted: 04 Nov 2016 02:42 PM PDT

Forma e shkëlqyer që po shfaq këtë sezon me Gaz Metanin e kanë bërë Azdren Llullakun të kërkohet nga shumë skuadra.

Për 28-vjeçarin e Kombëtares shqiptare mësohet se ka shfaqur interes Steaua e Bukureshtit në Rumani, si dhe klube nga Turqia.

Gjithashtu ditët e fundit u fol edhe për një interesim nga PAOK-u, por sipas mediave greke, klubi nga Selaniku nuk ka ndërmend të vihet në lëvizje për sulmuesin nga Istogu.

Llullakut, i cili është shënuesi më i mirë i ligës së parë rumune me 12 gola në 14 ndeshje, i përfundon kontrata me Gaz Metanin në fund të këtij sezoni, ndaj gjasat janë të mëdha që ai të ndryshojë mjedis.

Ai sot dha një asistim të bukur në sekondat e fundit duke i dhënë fitoren skuadrës kundër CSM Iasi.

The post Llullaku vazhdon me formën e mirë, këto skuadra e kërkojnë appeared first on Telegrafi.

Gasperini e mbanë në stol portierin italian, shkaku Etrit Berisha

Posted: 04 Nov 2016 02:15 PM PDT

Etrit Berisha është kthyer në një nga pikat më të forta te Atalanta, dhe këtë e konfirmon edhe trajneri Gian Piero Gasperini.

Tekniku italian e vlerëson shumë shqiptarin dhe këtë e ka thënë edhe në një intervistë.

Ai tha se Marco Sportiello është portier i zoti, por Etrit Berisha është numër një.

"Sportiello është një portier shumë i mirë, por ai e ka humbur vendin e titullarit tashmë".

"Shkak për këtë gjë janë bërë disa paraqitje negative, por shkaku kryesor është forma e Etrit Berishës. Portieri shqiptar po kalon një formë të mrekullueshme teksa është një nga lojtarët tanë më të mirë. Për momentin nuk do të ketë ndryshime përsa i përket portës, pasi zgjedhja e parë ështe Etrit Berisha", ka thënë Gasperini.

The post Gasperini e mbanë në stol portierin italian, shkaku Etrit Berisha appeared first on Telegrafi.

Çdo ditë me nga një super-veturë tjetër në stërvitje, ky është koleksioni i Raheem Sterling – i fundit kushton gjysmë milioni (Foto)

Posted: 04 Nov 2016 02:15 PM PDT

Raheem Sterling nuk po shkëlqen vetëm në fushën e lojës me Manchester Cityn, por edhe jashtë saj me veturat e tij super-luksoze, të cilat kushtojnë shumë.

Anësori sulmues anglez është kthyer në njërin nga pikat kyçe të skuadrës së Pep Guardiolas, ku po përjeton formë mbresëlënëse.

Sterling ishte i shkëlqyer edhe një herë kundër Barcelonës në mesjavë dhe për këtë paraqitje të mirë e ka shpërblyer veten me një veturë të re super-luksoze, shkruan Telegrafi.

Dhjetë veturat më të mira të lojtarëve (Foto) Dhjetë veturat më të mira të lojtarëve (Foto)

Kjo pasi, Pas fitores ndaj gjigantëve katalunas, Sterling është parë në terrenet e trajnimit të Cityt me një Bentley të ri të, i cili kap vlerën e 500,000 mijë funteve.

Vetura tjera të shtrenjta që posedon Sterling, janë edhe disa tipe të Mercedesit, Audisë dhe Range Roverit. /Telegrafi/

E hënë

sterling-monday

Të hënën i pëlqen të vozisë Audi A6 me ngjyrë të zezë

E martë 

sterling-tuesday

Ditën e martë, Sterling është paraqitur me Bentleyn e ri që i kushton rreth 500 mijë funte

E mërkurë

sterling-wednesday

Vetura e dashur për ditën e mërkurë është një Audi e tipit të ri me ngjyrë të bardhë

E enjte 

sterling-thursday

Një Smart Elektrik është i preferuari i tij për ditën e enjte

E premte

sterling-friday

Dita e premte karakterizohet me vozitjen e një Mercedes xhip

E shtunë

sterling-saturday

Audi Q7 është vetura që Sterling zgjedh për të vozitur ditën e shtunë

E diele 

sterling-sunday

Nuk kishte si të mungonte Range Rover në koleksionin e veturave të tij

 

The post Çdo ditë me nga një super-veturë tjetër në stërvitje, ky është koleksioni i Raheem Sterling – i fundit kushton gjysmë milioni (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more