“Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh pas vdekjes” plus 2 more Shëndetësia |
- Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh pas vdekjes
- Vetëm në këto shtatë ditë në muaj femrat bëhen MË TË MENÇURA: Zbulojeni kur!
- Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në VESHË ju mbetet COPA E PAMBUKUT! (Video)
Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh pas vdekjes Posted: 05 Nov 2016 03:16 PM PDT Shkencëtarët pretendojnë se vdekja mund të mos jetë fundi që i druhemi të gjithë dhe se njerëzit kanë shpirt që lë trupin pasi ky i fundit vdes. Mund të duket si një mit i mbinatyrshëm, por ideja që ndërgjegjja e njeriut jeton pas vdekjes është hedhur si tezë nga shumë shkencëtarë të respektuar. Kështu, shkencëtari britanik Roger Penrose ka hedhur së fundmi teorinë se njeriu ka shpirt, i cili nuk vdes me trupin. Ndonëse askush nuk e di se çfarë është ekzaktësisht ndërgjegjja, Penrose beson se është një paketë informacioni që ruhet në quantum. Ai thotë se ka gjetur prova që tregojnë se ky informacion që ndodhet në qelizat e trurit, e lë trupin kur njeriu vdes. Për të përditshmen britanike "The Sun", Roger shpehet se kur një person vdes përkohësisht, ky informacion çlirohet në univers për t'u rikthyer sërish në qelizat e trupit nëse ky i fundit risillet në jetë. Sipas tij, kjo shpjegon se përse njerëzit kanë eksperienca kur pësojnë vdekje klinike dhe beson se ky informacion është shpirti që largohet nga trupi. "Nëse pacienti vdes është e mundur që ky informacion mund të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta në përjetësi, si shpirt", shprehet ai. Roger nuk është i vetmi që beson në këtë teori, pasi shkencëtarë në Institutin e Fizikës Max Planck në Mynih kanë ngritur të njëjtën tezë. Ekspertët debatojnë se universi jonë fizik është thjeshtë një perceptim dhe një moment që trupi jonë vdes ekziston një jetë e pafundme përtej tij. /Telegrafi/ The post Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh pas vdekjes appeared first on Telegrafi. |
Vetëm në këto shtatë ditë në muaj femrat bëhen MË TË MENÇURA: Zbulojeni kur! Posted: 05 Nov 2016 10:42 AM PDT Kur vjen ajo kohë gjatë muajit, femrat zakonisht i mundojnë dhembjet dhe ndryshimi i humorit, mirëpo mbase e gjithë kjo ka kuptim të caktuar i cili do t'i gëzojë pjesëtaret e gjinisë së bukur. Kohë më parë, studimet kanë treguar që femrat bëhen më të mençura atëherë kur janë në periudhën që mund të ngelen shtatzëna. Gjoja që një pjesë e trurit e cila është përgjegjëse për mbajtje në mend, rregullon humorin e mirë dhe emocionet shtohen kur tajit më shumë hormone seksuale. Lidhja midis hormoneve femërore dhe ndryshimeve të mëdha të humorit, sipas hulumtimit, është në rritjen e nivelit të estrogjenit dhe në shtimin e hipokampusit. Duke u zvogëluar niveli i estrogjenit në fillim të menstruacioneve, ashtu edhe ajo pjesë e trurit zvogëlohet. Rritja dhe zvogëlimi ndodhin me një saktësi të pabesueshme, theksojnë hulumtuesit. Qëllimi i studimit ishte kuptimi i ndryshimeve të cilat ndodhin në ciklin paramenstrual, andaj edhe për ta kuptuar atë proces janë studiuar se si funksionon truri i femrës në atë periudhë. /Telegrafi/ The post Vetëm në këto shtatë ditë në muaj femrat bëhen MË TË MENÇURA: Zbulojeni kur! appeared first on Telegrafi. |
Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në VESHË ju mbetet COPA E PAMBUKUT! (Video) Posted: 05 Nov 2016 01:12 AM PDT Ata të cilët gërditen nuk duhet ta shikojnë këtë video. Edhe pse në çdo paketim të shkopinjve për veshë shkruan që të mos futen në kanalin e veshit, njerëzit kështu veprojnë akoma. Në rend të parë, për shkak se nuk dinë se si ndryshe t'i pastrojnë veshët, transmeton Telegrafi. Prodhuesit me këtë vërejtje heqin përgjegjësinë nga incidentet, ndërkaq askush nuk jep zgjidhje praktike. Nëse bëni pjesë në mesin e shumicës të cilët besojnë që asgjë e keqe nuk mund t'ju ndodhë, mbase do të ndryshoni mendim pasi që të shikoni këtë video. Dr. Kunal Karade, nga Nagpuri i Indisë, ka kanalin e vet në YouTube në të cilin publikon intervenime të ndryshme mjekësore. Në mesin e tyre është edhe pastrimi i veshit pasi që një pjesë e pambukut një femre i ka ngecur në kanalin e veshit. Një muaj të plotë. Që kur i ka ngecur pambuku, ka filluar të ketë probleme me veshin. Mirëpo te mjeku ka shkuar vetëm pas një muaji kur është zhvilluar infeksioni i veshit. Doktori dalëngadalë ia ka nxjerrë mbetjet e qelbësuara të pambukut dhe pastaj ka pastruar tërë veshin. Vërejtje: Kujdes, pamja nuk është e këndshme dhe shumica do ta përjetojnë si të gërditshme. Shikojeni videon. /Telegrafi/ The post Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në VESHË ju mbetet COPA E PAMBUKUT! (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Shendetesi Lajme – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: