Skip to main content

RTSH: “Trampi takohet me Obamën” plus 9 more

RTSH: “Trampi takohet me Obamën” plus 9 more


Trampi takohet me Obamën

Posted: 10 Nov 2016 10:42 AM PST

Ka zgjatur rreth një orë e gjysëm takimi midis presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit në detyrë Barack Obama. Në deklaratat pas takimit Trumpi tha se kishin diskutuar për situata të ndryshme, ndërsa Obama deklaroi se kishin diskutuar për një tranzicion të butë të pushtetit.
Takimi u zhvillua në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë nga ku tradicionalisht dhe simbolikisht nis transferimi i pushtetit nga njëri president tek tjetri. Trumpi shoqërohej edhe nga kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, si dhe nga zëvendëspresidenti i ri Mike Pence, i cili do të takojë zëvendëspresidentin në detyrë Joe Biden. Trampi ka premtuar se do të rrëzojë ligjin e Obamës për një sistem shëndetësor falas për të gjithë.
Ndërkohë, përveç dy presidentëve, edhe Michelle Obama zhvilloi një takim privatisht në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë me bashkëshorten e Trumpi, Melania Trump, e cila do të jetë zonja e parë e vendit.
Donald Trampi, është presidenti i 45-t i SHBA-ve. Ai parashikohet ta marri detyrën zyrtarisht më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Basha në Vorë, inspekton përmbytjet

Posted: 10 Nov 2016 10:07 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndoqi nga afër situatën e krijuar nga përmbytja në banesa dhe biznese në zonën e Vorës. Mungesa e investime në kanale kulluese dhe investimet fasadë janë shkaktarët e kësaj situate, theksuan fermerët ndërsa bënë të ditur se të gjithë mundin e tyre e mori përmbytja.

Banorët ankohen më së shumti për dëmet që moti i keq ka shkaktuar në tokat e mbjella. Vora u prek dy ditë më parë nga rreshjet e shumta të shiut ,ku uji ka marrë përpara edhe ndarëset e autostradës duke sjellë bllokimin e saj.

Mbërrin kombëtarja e Izraelint nën masa të forta sigurie

Posted: 10 Nov 2016 09:56 AM PST

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Tiranë kombëtarja izraelite e futbollit në kuadër të ndeshjes me Shqipërinë për eliminatoret e botërorit Rusi 2018. Federata Shqiptare e Futbollit dhe policia nuk dhanë për asnjë moment detaje se kur ekipi mik do të mbërrinte në Rinas. Në orët e pasdites policia njoftoi bllokimin e disa akseve rrugore që nga Rinasi e deri në qendër të kryeqytetit. E ndërsa orari i mbëritjes u mbajt sekret, vendi ku po akomodohet skuadra Izraelite nuk mund të jetë i fshehtë. Kjo për faktin se që prej mëngjesit të së enjtes Hotel “Plaza” në qendëer të Tiranës,  është marrë në dorëzim nga policia. Efektivë të rendit, të shqiponjave dhe të ndërhyrjes së shpejtë kanë rrethuar perimetrin e hotelit, i cili po mbahet nën vëzhgim. Çdo makinë që futet në parkingun e hotelit i nënshtrohet një kontrolli të reptë.

Plan masash nga polcia e shtetit janë parashikuar edhe për sigurine e ndeshjes në Elbasan. Burime të ndryshme informacioni bëjnë të ditur se stadiumi “Elbasan Arena” është në dorë të Policisë së Shtetit. Veç trupave të saj do të angazhohen edhe RENEA FNSH si dhe do të ketë dhe disa helikopeterë. Pika të ndryshme në lartësi do të menaxhohen edhe nga snajperat e RENEAS.

Me urdhër të FIFA-s ndeshja Shqipëri-Izrael u zhvendos drejt Elbasanit për arsye sigurie, nisur nga arrestimet e 4 personave të premten e kaluar në Shkodër, nën akuzën e akteve terroriste të mbetur në tentativë.  Ka dyshime se ata janë pjesë e një grupi terrorist, që po organizonin një sulm të mundshëm në stadiumin "Loro Boriçi" gjatë ndeshjes me Izraelin.

Komisioni i Disiplinës në FSHF, dënon Flamurtarin

Posted: 10 Nov 2016 09:36 AM PST

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit i ka hequr 6 pikë nga renditja në Kategorinë Superiore ekipit vlonjat të Flamurtarit. Dënimi ka ardhur për shkak të borxheve që drejtuesit e klubit vlonjat kanë ndaj lojtarëve Arbri, Veliu dhe Sakaj, të cilëve nuk u janë dhënë pagat. Tashmë Flamurtari ndodhet në kuotën e 12 pikëve, çka do të thotë se do të zbresë në 6 pikë, në vend të parafundit, 1 pikë më tepër se Korabi i Dibrës. Komisioni i Disiplinës i ka dhënë 12 ditë kohë klubit për të shlyer detyrimet, ndryshe Flamuntari do të zbresë nga Superiorja.

“Barometri i Ballkanit 2016”: Shqiptarët më optimistë për BE-në, por korrupsioni problem i madh për rajonin

Posted: 10 Nov 2016 07:21 AM PST

Shqiptarët janë ndër njerëzit më optimistë në rajon në lidhje me pritjet e tyre nga procesi i integrimit evropian dhe përfitimet që rrjedhin nga anëtarësimi në BE. 81 përqind e të anketuarve shqiptarë besojnë se anëtarësimi në BE është një e mirë gjë, ndërkohë që në Evropën Juglindore (EJL) kjo shifër është pothuaj gjysma, 39 përqind. Njoftimi u bë të enjten në prezantimin nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR), i sondazhit “Barometri i Ballkanit 2016”, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në Tiranë. “Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, kështu që unë jam shumë i kënaqur shqiptarët rezultojnë si mbështetësit kryesorë të procesit të integrimit në BE” tha me këtë rast ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Ai përgëzoi KBR për aktivitetet e ndërmarra në rrugën e rajonit drejt BE-së.
“Korrupsioni është një çështje e rëndësishme për Evropën Juglindore; në nivel rajonal 27 përqind e të anketuarëve përmendën korrupsionin si një nga problemet më të mëdha. Kjo shifër në 2014, ishte 15 përqind. Përgjigjet e të anketuarve tregojnë se ata janë të gatshëm për të vepruar për të ndaluar korrupsionin, por shumica e tyre besojnë se qeveria e tyre është e paefektshëm në luftën ndaj korrupsionit “, tha Sekretarin e Përgjithshëm të KBR, Goran Svilanoviç. Ai shtoi se edhe pse shifrat e “Barometri i Ballkanit 2016” tregojnë “se ekonomitë e rajonit kanë nisur rimëkëmbjen, mesazhi është i qartë: Rajoni ka ende shumë punë për të bërë trajtimin e shumë çështje të rëndësishme për të vijuar me rritjen ekonomike”.
Prezantimi u organizua nga Qendra e Ekselencës e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, KBR dhe Fridrich Ebert Stiftung. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Turdiu dha një vështrim të detajuar të rezultateve të sondazhit “Barometri i Ballkanit 2016”.
Gjetjet e sondazhit u prezantuan me përfaqësuesit e nivelit të lartë të qeverisë shqiptare dhe të trupit diplomatik, grupet e ekspertëve, organizatat e shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të akademisë dhe nxënësve. Ngjarja i paraprin Konferencës së KBR- kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Evropën Juglindore, dhe Seminarit me autoritetet kombëtare në SEE 2020 Programimit Dokumentit 2017 -2019, aktivitet që zhvillohet në Tiranë më 11 nëntor.
“Barometri Balkan 2016” është si nje studim i plotë i porositur nga KBR lidhur me qëndrimet, përvojat dhe perceptimet e publikut dhe komunitetit të biznesit në Evropën Juglindore për çështje të ndryshme ekonomike, sociale, politike dhe kulturore. Studimi është realizuar me 8000 qytetarëve dhe 1800 kompanitë në të gjithë rajonin.

Strategji e re për eleminimin e kultivimit të kanabisit

Posted: 10 Nov 2016 07:01 AM PST

Një ditë pas progres raportit të BE-së , si dhe qëndrimet e tij në lidhje me narko-trafikun, qeveria shqiptare, ngre aleancen me agjensitë ndërkombëtare dhe vëndase.

Zv kryeministri Niko Peleshi deklaroi se kjo është iniciativa që do të cojë drejtë eleminimit të kultivimit të lëndëve narkotike në gjithë territorin e vëndit.

Sipas tij, trafikantët jo rastësisht zgjedhin zona të thella dhe popullsi të varfër, duke sjellë përhapjen e fenomenit.

Progres Raporti vlerësoi faktin që janë zbuluar dhe shkatërruar parcela të mbjella me tonelata hashash, por nënvizohet fakti se këto agjensi duhet të lënë gjurmë, duke patur vijimësi.

Rriten masat e sigurisë për ndeshjen kualifikuese Shqipëri- Izrael

Posted: 10 Nov 2016 06:44 AM PST

Mbërritja e skuadres së Izraelit për ndeshjen kualifikuese të botërorit 2018 me Shqipërinë po mbahet sekret nga federata shqiptare e futbollit. Nga ana e saj nuk jepet asnjë informacion për intenerarin dhe se ku do te akomodohen izraelitet dhe këtë ata e justifikojnë me faktin e sigurisë skuadrës. Të kontaktuar nga televizioni shqiptar FSH tha se "Nuk është e autorizuar të përgjigjet, kjo për çështje sigurie "Edhe Izraelitët kanë kërkuar vetë mos ta bëjmë me dije për momentin" sqaron federata. E ndërsa orari i mbërritjes mbahet sekret, vendi ku do të akomodohet skuadra Izraelite nuk mund të jetë i fshehtë. Kjo për faktin se që prej mëngjesit të sotëm një nga hotelet e Tiranës është marrë në dorëzim nga policia. Efektivë të rendit shqiponjave dhe të Ndërhyrjes së shpejtë kanë rrethuar perimetrin e hotelit, i cili po mbahet nën vëzhgim dhe me armatim.

Çdo makinë që futet në parkingun e hotelit i nënshtrohet një kontrolli të rreptësishëm.

Plan masash nga policia e shtetit janë parashikuar edhe për sivurinë e ndeshjes në Elbasan. Burime tregojnë se stadiumi do të menazhohet nga policia e shtetit ku do të angazhohet RENEA FNSH si dhe do të ketë dhe disa helikopter. Në lartësi do të menaxhohet edhe nga snajperat e RENEA-S. Numri i policëve do të jetë i njëjtë me ndeshjen me Serbinë . Ndërsa qyteti i Elbasanit do të menaxhohet nga policia lokale. Deri në këto momente nuk ka asnjë të dhënë për një rrezik të mundshëm.

Me urdhër të FIFA-s ndeshja Shqipëri-Izrael u zhvendos drejt Elbasanit për arsye sigurie, nisur nga arrestimet e 4 personave, nën akuzën e akteve terroriste të mbetur në tentativë, të premten e kaluar në Shkodër. Në pranga përfunduan shtetasit Ergys Faslija e Bekim Protopapa, me dyshimin se janë pjesë e një grupi terrorist, që po organizonin një sulm të mundshëm në stadiumin "Loro Boriçi" gjatë ndeshjes me Izraelin.

UNICEF: Mosul, 600.000 fëmijë janë në rrethim

Posted: 10 Nov 2016 06:40 AM PST

Ndërsa trupat irakiane futen në Mosul, fëmijët dhe familjet që kanë vuajtur për dy vjet nga uria dhe frika, vazhdojnë të mbeten në kurth mes dy zjarreve dhe kërkojnë të ikin për t’u mbrojtur, njofton UNICEF.

“Mendohet se në Mosul jetojnë akoma 600.000 fëmijë në rrethim, deklaron një zëdhënës i UNICEF-it, numër ky që mblidhet me 14.000 që kanë ikur nga shtëpitë e tyre për të kërkuar strehim në kampe pritjeje. Këta fëmijë vijnë në kushte të tmerrshme. Kanë nevojë jo vetëm për strehim, por edhe për ndihmë psikologjike për shkak të tmerreve që kanë parë dhe vuajtur në këto ditë betejash të përgjakshme”.

“Është e nevojshme, urgjentisht, që të gjitha palët e përfshira në beteja që të mbrojnë fëmijët e mbetur në rrethim në këtë qytet. Janë viktima të pafajshëm që nuk mund të vazhdojnë të pësojnë përsëri gjithë këtë”, shtoi zëdhënësi.

Hysaj dhe Llullaku: Besojmë te fitorja ndaj Izraelit

Posted: 10 Nov 2016 06:26 AM PST

Kombëtarja shqiptare e futbollit po vijon përgatitjet me intensitet të lartë për sfidën kundër Izraelit, e cila konsiderohet mjaft e rëndësishme për ecurinë dhe objektivat e kuqezinjve. Në konferencën për shtyp të së enjtes, mbrojtësi i skuadrës sonë përfaqësuese Elseid Hysaj ka theksuar edhe njëherë se ndaj Izraelit synojnë fitoren.

Edhe Azdren Llullaku është shprehur se çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohej dështim.

Trajneri De Biasi, gjatë këtyre ditëve përgatitore, ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët që ishin përfshirë në listën e grumbullimit.

Mbërrijnë në Tiranë konkurrentet e para të Miss Globe 2016

Posted: 10 Nov 2016 05:34 AM PST

Rikthehet në Tiranë pas pesë vjetësh një nga dhjetë eventet më të mëdha të bukurisë botërore, tashmë i brenduar tërësisht shqiptar, The Miss Globe 2016. Sapo kanë filluar mbërritjet e delegacioneve dhe miqtë nga Toronto, të cilët priten këtë event vitin e kaluar, ishin të parët. Drejtorja nacionale e Miss Globe kanadase Mia Ana Santapilar, konkurentja e miss kanadase dhe fituesja e edicionit të kaluar An Loren Kolis, kanë dhënë impresionet e para për TVSH, bashkëprodhues i këtij eventi të rëndësishëm.

Delegacioni i parë u akomodua, jashtë programit, në Hotel Senator ndërkohë që vajzat konkurente nga 49 shtete të botës, do të mikpriten në FAFA resort në Malin e Robit gjatë gjithë edicionit të këtij viti, nga 13 nëntori deri me 25 nëntor. Pikërisht me 25 nëntor do të jetë dhe finalja e madhe, ku bukuroshja filipinase An Loren Kolis do të dorëzoje kurorën e argjendtë në një tjetër mbretëreshë të bukurisë botërore.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more