Skip to main content

RTSH: “Presidenti Nishani dekoron 38 Martirët e Kishës Katolike” plus 9 more

RTSH: “Presidenti Nishani dekoron 38 Martirët e Kishës Katolike” plus 9 more


Presidenti Nishani dekoron 38 Martirët e Kishës Katolike

Posted: 09 Nov 2016 01:09 PM PST

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në shenjë respekti e përulje të thellë  dhe homazhi të merituar, nderoi sonte me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar të 38 Martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan më 5 nëntor nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Ceremonia solemne e dekorimeve u zhvillua në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteteve më të larta shtetërore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë.

Në fjalën e  tij përshëndetëse Presidenti tha se e ndjente të nevojshme t'u kërkonte falje familjarëve në emër të shtetit shqiptar, duke kërkuar hartimin e një ligji të posaçëm nga Parlamenti që ngarkon Ministrinë e Drejtësisë për të rigjykuar të gjitha rastet e dënuar nga diktatura.

"Propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë, duke nga këta 38 martirë si një masë e domosdoshme, si dallimi esencial të lirisë nga tirania, si reflektim i shoqërisë mbi të mirën dhe të keqen , si ndarjen e saj me të kaluarën duke shëruar plagët e saj", tha Presidenti Nishani. (Marrë nga ATSH)

Basha: PD partia që do të hapë negociatat me BE

Posted: 09 Nov 2016 10:58 AM PST

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha e konsideron një fitore të shqiptarëve rekomandimin e KE për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, ndërsa shprehu bindjen se hapja e negociatave është një proces që do të finalizohet nga e djathta në pushtet. “Rekomandimi për hapjen e negociatave është një lajm i shkëlqyeshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Urojmë që ky rekomandim të kthehet sa më parë në një vendim të Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Kjo është një fitore e qytetarëve shqiptarë. Besojmë tek e ardhmja e vendit. Hapja e negociatave do të jete fillimi i një rruge të gjatë, por të pakthyeshme. Sot ka një ditë shpresë për shqiptarë që e duan Shqipërinë si gjithë Europa. Ja dedikoj këtë arritje dhe ja njoh si merite njerzëve të thjeshtë. Ka qenë presioni i tyre që politika të ndëmrarra hapat për integrim” tha zoti Basha para gazetarëve.
Për kreun e PD opozita ka qenë bashkëpunuese dhe jo bllokuese për të arritur në këtë stacion të rëndësishëm të integrimit europian. Zoti Basha i referohet konsensusit të arritur për Reformën në Drejtësi sikundër për ligjin e dekriminalizimit. Ai garanton opozitë bashkëpunuese në emër të interesit europian të qytetareve, ndërsa thekson se një nga kriteret kyç që kjo mazhorancë duhet të përmbushë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”Reformat e thella që ne ndërmorëm hodhën gruret e themelit dhe ndërtuan konturet e këtij procesi, përmes asocimit dhe përmbushjes së kritereve të asicimit. Natyrisht vlerësoj edhe kontributin e gjithkujt tjetër në këtë proces. Rruga që kemi përpara është e vështirë. Sifda na presën, zgjedhjet e ardhshme dhe prerja e politikës me krimin. PD dhe unë jemi të vendosur të jemi në krye të këtyre përpjekjeve” tha zoti Basha. Sipas tij “Kjo rrugë do kalojë përmes disa sfidave që kryeministri refuzoi të pranojë. Sfida numër një mbetet ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sfidë kaq e madhe është lufta kundër korrupsionit. Ndaj dua të siguroj qytetarët shqiptare se PD, partia e interesit dhe integrimit do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me BE, do të nisë këtë proces të endërrës tonë europiane dhe përmes bashkimit të të gjithë shqiptarëve që duan një qeveri të kontrolluar nga qytetarët dhe jo nga krimi ne do tia dalim” tha kreu i PD zoti Basha.

Dorëzohet “Progres Raporti 2016”

Posted: 09 Nov 2016 09:52 AM PST

Komisioni Europian dorëzoi raportin e progresit 2016 dhe i ndezi dritën jeshile rrugëtimit euopian të vendit, duke përsëritur kërkesën për vijimin e reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjit të Vettingut. Përfaqësuesja e BE në Tirane, Vlahutin, i dorëzoi "Progres Raportin 2016" krerëve të shtetit, me besimin kjo është një rrugë e pandalshme.

"Shqipëria ka bërë progres vendimtar në axhendën e reformës dhe Komisioni Europian sot rekomandoi që të çelen negociatat e aderimit me BE në varësi të rezultateve të prekshme dhe të besueshme të cilat duhen arritur ne zbatimin e reformës në drejtësi. Shqipëria ka treguar porgres, ecuri të vazhdueshme, të qëndrueshmërisë që e meriton këtë rekomandim", është shprehur Vlahutin.

Kryetari i Kuvendit Meta e cilësoi këtë moment si shpërblim të përpjekjeve të faktorit politik për plotësimin e rekomandimeve. Ai garantoi se parlamenti do të angazhohet për zbatimin e rekomandimeve në kuadër të këtij procesi. Ndërsa Kryeministri Rama, tha se kriteret e Brukselit për zbatimin e reformës në drejtësi dhe Vettingun, janë të njëjtë, prioritete të qeverisë shqiptare. Kreu i opozitës, Basha tha se opozita ka dhënë kontributin e saj në miratimin e reformës në drejtësi.

Raporti i Progresit 2016-të i Komisionit Europian, për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, shënon se shqipëria ka bërë progres në fushat kryesore. Ai vlerëson se vendit i duhet të vijojë rrugën e reformave dhe të bëjë më shumë në fusha, te të cilat ky progres-raport nuk konstatoi hapa pozitive, por as nuk gjeti regres .Drejtësia mbetet çelësi i negocatave.

Sejko: “Ekonomia shqiptare shfaq rritje në tremujorin e fundit”

Posted: 09 Nov 2016 09:43 AM PST

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë një konference për shtyp bëri të ditur se ekonomia ka vijuar të jetë me rritje. Kjo rritje pasqyroi zgjerimin e aktivitetit të sektorit të shërbimeve, i ardhur kryesisht si pasojë e një sezoni të mirë turistik.

Sa i përket inflacionit, ai mesatar i tremujorit të tretë rezultoi në nivelin 1.9%, duke shënuar rritje kundrejt vlerave të ulëta të regjistruara në dy tremujorët paraardhës. Ndërsa për muajin tetor zbriti në nivelin 1.5% .

Konsumi dhe investimet private kanë mbajtur peshën kryesore në rritjen ekonomike. Nga ana tjetër, zgjerimi i kërkesës së brendshme është shoqëruar me rritjen e shpejtë të importeve. Sipas parashikimit të Bankës së Shqipërisë, aktiviteti ekonomik i vendit do të vijë në rritje gjatë kësaj periudhe dhe ekonomia shqiptare do të rikthehet në ekuilibër gjatë vitit 2017.

Kush është Melania Trump, shoqja e heshtur

Posted: 09 Nov 2016 07:33 AM PST

Melania Knauss lindi në Slloveni, në Sevnica, me 26 prill 1970 nga një familje e thjeshtë. I ati drejton një dyqan makinash dhe motorësh, e ëma krijon dhe qep veshje. Prindrit e saj u njojën në vitin 1966, kur akoma Sllovenia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Në moshën 16 vjeçe fillon karrierën si modele dhe 18 vjeçe nënshkruan kontratën e parë me një agjenci mode milaneze. Karrierës në modë i bashkangjit edhe studimin. Në Universitetin e Lubjanës studion pikturë dhe arkitekture, por mediat amerikane kanë ngritur dyshme rreth faktit se First Lady e ardhshme ta ketë marrë diplomën. Në të vërtetë, duket, se ka braktisur shkollën pas përfundimit të vitit të parë duke iu përkushtuar sfilatave.

Melania dhe Donald u takuan në një javë mode në Nju Jork në vitin 1998. Fejesa zyrtare arrin në vitin 2004 dhe martesa, në të cilën morën pjesë edhe Hillary dhe Bill Clinton, u mbajt në vitin 2005. Një vit më vonë, Melania u bë qytetare amerikane dhe është mamaja e fëmijës së pestë të Trump, Barron William. E rrit djalin pa ndihmën e një dadoje dhe për të thotë: “Është shumë i fortë dhe i zgjuar, i pavarur, ai di saktësisht se çfarë do. Nganjëherë e thërras Little Donald”.

Në vitin 2010, ish-modelja hedh në treg linjën e vet të bizhuterive dhe orëve: Melania. Për të reklamuar markën shfrytëzon imazhin që i ka dhënë media si një grua e përsosur dhe klasike. E përditshmja amerikane The New York Times e ka quajtur “shoqe e heshtur”, që krahasohet me stilin e Jaqueline Kennedy.

Tani që Trump është presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania bëhet First Lady e parë e huaj pas Louisa Adams, gruaja e John Quincy Adams, banori i gjashtë në historinë e Shtëpisë së Bardhë.

Melania nuk do të jetë Zonja e Parë që është martuar me një burrë të ndarë, para saj ka qënë Nancy Reagan. Sllovenja nuk do të jetë as modelja e parë që do të banojë në Shtëpinë e Bardhë, para saj kishin qënë Pat Nixon dhe Betty Ford.

Nikolla: Nuk do të ketë rishpërndarje kuotash

Posted: 09 Nov 2016 07:04 AM PST

702 kuotat e lira të mbetura në universitete do të digjen, duke mos u dhënë mundësinë kandidatëve për student që ndodhen ende në listëpritje të regjistrohen në një nga programet e studimit që ofrojnë këto IAL. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla e pranishme në Komisionin e Edukimit për të raportuar mbi proçesin e pranimeve në universitete sqaroi se falë kësaj skemë universitete publike kanë mundur të përzgjedhin studentët më të mirë, ndërkohë që nuk mohoi edhe problemet.

Deputeti i partisë Demokratike Luciano Boci e cilësoi proçesin e pranimeve në universitete të dështuar si pasojë e prodhimit të shumë situatave të padëshiruara.

Rama: Deklaratat e mia për Trampin një pikë uji në detin e diskutimeve të panevojshme

Posted: 09 Nov 2016 06:40 AM PST

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak orë pas zgjedhjes së Donald Trampit si president i SHBA, se miqësia dhe aleanca mes Shqipërisë dhe Amerikës as që mund të vihen në diskutim. Zoti Rama ishte një nga politikanët që komentoi gjatë fushatës presidenciale në SHBA kandidaturën e republikanit Donald Trump. Por të mërkurën, ai rezervoi një koment publik për këtë ngjarje. Duke spjeguar fillimisht aresyet e deklaratave të tij për zotin Tramp, zoti Rama tha se “Unë jam shprehur kundër Donald Trump si kandidat sepse më kanë prekur si shqiptar deklaratat për Kosovën, myslimanët, emigrantët dhe nuk jam i vetëm. Jam një pikë uji në detin e diskutimeve të panevojshme. Respektimi im si kryeministër dhe qytetar i këtij vendi për popullin, qeverinë dhe presidentin si mishërim i votës së lirë dhe miqësia dhe aleanca as që mund të vihen në diskutim” nëvizoi ai. “Vërtet ndjej keqarjdhje për banalitetin e disa agallarëve të kafes së madhe të politikës sonë që janë kaq mendje lehtë sa duket sikur sot gati sa nuk i ankohen presidentit të Amerikës për mua, por nuk funksionon” komentoi kryeministri Edi Rama.

PROBLEME NE UJESJELLESIN E BOVILLES

Posted: 09 Nov 2016 06:26 AM PST

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet i është rikthyer normalitetit. Bashkia e Tiranës, njoftoi që në orët e para të mëngjesit së parametrat në ujëmbledhësin e Bovilles janë përmirësuar duke sjellë rënie të madhe të nivelit të turbullirave të shkaktuara nga reshjet e dendura. Bashkia siguron banorët se situata është nën kontroll dhe garanton furnizimin me ujë të pijshëm të të gjitha zonave të Tiranës.

Nga ana tjetër Shtabi Qendror vazhdon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, grupet e OSHEE vijojnë punën për lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për avaritë në rrjetin shpërndarës. OSHEE thotë se në sajë të ndërhyrjeve në terren defektet në fidra janë kthyer në gatishmëri në masën 70% ndërsa është ulur me 45% edhe numri i abonentëve pa energji.

Ndërkaq edhe situata në dy hidrocentrale të kaskades së Drinit duket e përmirësuar. Niveli i ujit në Koman dhe Vaun e Dejes ka shënuar rënie krahasuar me ditën e djeshme, por gjithsesi KESH sqaron se është në monitorim të situatës. Ndryshe duket situata në Fierze, ku niveli i ujit është 291.20 m, gati 5 m larg kuotes maksimale por me rritje krahasuar me ditën e marte. Në një njoftim të fundit thuhet se deri në përmirësimin e situatës sinoptike, prurjet aktuale të shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie.

Skenari: Pikënisje për sukses në kinema – TIFForum

Posted: 09 Nov 2016 06:09 AM PST

"Nëse filmat na japin një shans të dytë për një përshtypje të parë, pa skenar nuk ka brumë për rrefim as me imazhe as me fjalë".

Ndaj dhe skenari mbetet thembra e Akilit për ata që kanë zgjedhur të rrëfejnë histori përmes artit të 7-të. Për herë të parë në Tiranë, në TIFF Forum kineastë të rinj të rajonit u trajnuan nga ekspertë të Torino Film Lab një prej laboratorëve me ekspertët më të mirë në doktor script. Theksi tek sekretet e skenarit dhe qëndisjes së ideve të denja për tu ekranizuar në kinema.

"Në një nivel teknik është gjithnjë interesante tu mprehesh njerëzve dhunti të reja mbi dramaturgjinë, ndërtimin e personazheve, linjat kryesore dhe historinë. Po ashtu tu japësh atyre besimin e duhur për të cilin kanë nevojë që ta cojnë projektin nga trajtimi fillestar deri tek skenari përfundimtar". Ndërkaq në këtë forum morën pjesë dy projekte shqiptare me pretendimet e tyre për të bërë filma "Stars goes blind" nga Iris Elezi dhe "Albanian romance" nga Saimir Bajo që vjen nga Shkolla e filmit Famu në Pragë.

Fituesi pas prezantimit publik Pitching nga juria e përbërë nga Roland Sejko, Visar Morina dhe Paolo Spina u përzgjodh projekti i prezantuar nga regjisori serb Pavle Vuckovic. Projekti i tij filmik "Mountains eyes" u konsiderua një nga projektet më të plota dhe të qarta si në skenar ashtu edhe në konceptimin regjisorial.

Lu: Tramp bashkëpunim me Shqipërinë si Bushi dhe Obama

Posted: 09 Nov 2016 06:02 AM PST

Shpallja e rezultatit të votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ndoq drejtpërdrejtë edhe në Tiranë, falë një ceremonie të organizuar nga Ambasada Amerikane në formën e një mëngjesi informativ. Të pranishëm me këtë rast ishin edhe presidenti i republikës Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile, të organizatave joqeveritare dhe përfaqësues të medias.
Të gjithë ndoqën rezultatin hap pas hapi deri në momentin kur Donald Trump u shpall presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu u shpreh me këtë rast për vazhdimësi në bashkëpunimin amerikano-shqiptar. “Kemi pasur një traditë në përgjithësi për Ballkanin dhe veçanërisht për Shqipërinë, një traditë që politika e jonë e Jashtme është konseguente pavarësisht kush është në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i ri Trump, do të ruajë pa dyshim të njëjtin bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë që kanë gëzuar presidentët Bush dhe Obama” tha zoti Lu.
Në të njëjtën linjë deklarimesh ishin edhe presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani për të cilin Shtetet e Bashkuara mbeten aleati strategjik i Shqipërisë.”Jam i bindur se edhe këto zgjedhje do të sjellin një impuls të ri të mëtejshëm në vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në marrëdhëniet me Shqipërinë ne do të kemi një forcim dhe një rritje të nivelit të bashkëpunimit të partneritetit dhe miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes administratës së presidentit të zgjedhur, Donald Trump” tha presidenti Nishani.
I pranishëm në mëngjesin informativ të organizuar nga ambasada amerikane kryetari i PD të opozitës, zoti Lulzim Basha, i cili e cilësoi fitoren e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara”…një mesazh veçanërisht i çmuar në këto ditë të errta për demokracinë shqiptare. Eshtë një mesazh kuptimplotë që kam besim të madh se do të frymëzojë edhe këtu, në Shqipëri, një bashkim të qytetarëve me besim të madh te demokracia, te vota e lirë e cila nuk mund dhe nuk do të mposhtet nga asnjë makinacion” tha zoti Basha. “Populli amerikan ka vendosur. Urimet më të përzemërta presidentit të zgjedhur, Donald Trump, dhe jam i bindur që zgjedhje e tij dhe marrja e detyrës nga ana e tij në muajt e ardhshëm do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” u shpreh kreu i opozitës shqiptare.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more