Skip to main content

“Rrjeti social LinkedIn do të bllokohet në Rusi” plus 18 more Radio Evropa e Lirë

“Rrjeti social LinkedIn do të bllokohet në Rusi” plus 18 more Radio Evropa e Lirë


Rrjeti social LinkedIn do të bllokohet në Rusi

Posted: 10 Nov 2016 09:47 AM PST

Rrjeti social LinkedIn, i fokusuar kryesisht në biznese, do të bllokohet në Rusi, pasi një gjykatë atje ka konstatuar se ai ka shkelur ligjin rus për ruajtjen e të dhënave. Gjykata në Moskë hodhi poshtë ankesën e LinkedIn kundër vendimit. Sipas gjykatësve, LinkedIn ka shkelur një ligj, i cili kërkon që të dhënat personale të shtetasve rusë të ruhen në serverë brenda Rusisë. Rasti është sjellë në gjykatë nga Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i telekomunikimeve dhe mediave në Rusi. Ligji në fjalë është përfshirë brenda legjislacionit të mbikëqyrjes, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin korrik.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës

Posted: 10 Nov 2016 09:16 AM PST

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën pranë Komisionit të Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, e cila ka qëndruar sot në Prishtinë, ka zhvilluar takime të ndara me drejtuesit e institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës. Gjatë takimeve me përfaqësuesit e institucioneve, sipas komunikatave për media të lëshuara nga Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Presidencës, thuhet se është biseduar për zhvillimet në Kosovë, raportin e Komisionit Evropian, rrugën integruese evropiane si dhe proceset tjera. "Kryeministri Isa Mustafa dhe eurodeputetja Lunacek biseduan edhe për domosdoshmërinë e adresimit të çështjes së demarkacionit, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të mos iu pamundësohet edhe më tutje lëvizja e lirë në vendet e Bashkimit Evropian", thuhet në njoftim dërguar për media nga zyra e kryeministrit. Ndërkohë, në një njoftim të dërguar nga Presidenca, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi citohet të ketë thënë se BE s'duhet të vonohet me Kosovën dhe rajonin. "Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës. Ne mbesim të përkushtuar në reformat e përgjithshme për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Por, edhe BE-ja të mos vonohet me Kosovën dhe rajonin", ka thënë presidenti Thaçi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia nuk pranon kërkesën e OKB-së për pauzë në Alepo

Posted: 10 Nov 2016 08:58 AM PST

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hodhi poshtë kërkesën e Kombeve të Bashkuara për të bërë pauza në luftimet në Siri, me qëllim shpërndarjen e ndihmave në pjesën lindore të Alepos, e cila kontrollohet nga rebelët. Ministria tha se ka marrë kërkesën nga kreu i task-forcës së OKB-së për ndihma humanitare në Siri, Jan Egeland. Por, ministria ruse tha përmes një deklarate se kjo "është kundërproduktive dhe se "terroristët" mund të përfitojnë. Rusia, e cila kryen sulme ajrore në Siri, në mbështetje të regjimit, ka bërë disa pauza të njënashme për t'iu mundësuar civilëve dhe rebelëve që të ikin nga pjesa lindore e Alepos. Megjithatë, vëzhguesit kanë thënë se shumë pak janë larguar, pasi kanë shprehur skepticizëm në "korridoret e sigurta". Më herët, Egeland tha se racionet e fundit ushqimore në dispozicion janë dorëzuar në  Alepo. Ai tha se, javën e ardhshme, nuk do të ketë ushqime për të shpërndarë, nëse nuk do të ketë rifurnizime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lunaçek: Fajësimi i të tjerëve nuk ndihmon liberalizimin e vizave

Posted: 10 Nov 2016 08:22 AM PST

Përmirësimi i regjistrit me rastet e dënuara për krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës, mbeten dy kushtet e paplotësuara nga Kosova për marrjen e liberalizimit të vizave. Këto dy kushte janë ritheksuar sërish nga nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rumania nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Posted: 10 Nov 2016 07:43 AM PST

Rumania njeh përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë mbështetjen për të në këtë rrugë, tha kryeministri i Rumanisë, Dacian Ciolos. Ciolos, në prag të takimit me kryeministrin serb, Alekandar Vuçiq, në Temishvar, tha për agjencinë Tanjug se Rumania është njëri prej vendeve që mbështet "më zëshëm dhe më fuqishëm" perpektivën evropiane të Serbië. "Do të vazhdojmë me këtë mbështetje dhe shpresojmë se kapituj të rinj të bisedimeve për anëtarësim do të hapen shpejt", tha Ciolos. Ai po ashtu shtoi se qëndrimi i Rumanisë për Kosovën mbetet i pandryshueshëm. Rumania është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB paralajmëron për mungesë ushqimi në Aleppo

Posted: 10 Nov 2016 06:10 AM PST

OKB-ja thotë se racionet e fundit ushqimore në dispozicion janë dorëzuar në qytetin e Aleppo, ku një çerek million njerëz janë rrethuar nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë. Kreu i task forcës humanitare të OKB-së për Sirinë, Jan Egeland, u tha gazetarëve se nuk do ytë ketë ushqim për të shpërndarë në pjesën lindore të qytetit që kontrollohet nga rebelët, javën e ardhshme, nëse nuk do të ketë rifurnizim. Konvojet e OKB-së nuk kanë arritur deri në lindje të Aleppos që nga korriku, kur forcat qeveritare ndërprenë rrugën e fundit të furnizmit "Njoftimet që I kemi tani nga brenda Aleppos Lindore janë se racionet e fundit të ushqimit janë shpërndarë", tha Egeland në Gjenevë. "Është një situatë e tmerrshme". Egeland tha se shpreson se do të arrihet një marrëveshje me qeverinë e Sirisë dhe me grupet rebele për të lejuar shpërndarjen e ushqimit dhe të barnave si dhe do të mundësojnë evakukimet mjekësore dhe qasjen për punonjësit shëndetësorë. "Besoj se do të arrijmë që të ndalim urinë massive këtë dimër", tha ai (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KE kërkon zgjedhje të besueshme në Maqedoni

Posted: 10 Nov 2016 05:11 AM PST

Njohësit e çështjeve politike thonë se Maqedonia do të arrijë ta ruajë statusin e rekomandimit për hapjen e negociatave me BE-në vetëm nëse me seriozitet u qaset sugjerimeve që janë theksuar në Raportin e fundit të Progresit për Maqedoninë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Interpoli zgjedh zyrtarin kinez shef të ri

Posted: 10 Nov 2016 05:01 AM PST

Për herë të parë një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të INTERPOL-it. Zëvendësministri i sigurisë publike, Meng Hongwei, u zgjodh më 10 nëntor, shef i ri i organizatës globale të policisë në asamblenë e përgjithshme në ishullin Bali të Indonezisë. Emërimi i Mengut ka shkaktuar kritika nga aktivistë që thonë se Pekini e ka shfrytëzuar agjencinë për të goditur disidentët jashtë vendit. "Është shqetësuese në kuptimin se për një kohë të gjatë, Kina e ka përdorur… Interpol-in për të arrestuar disidentët dhe refugjatët jashtë vendit", i tha AFP, hulmtuesi i Amnesty International për Kinën, William Nee. Ai tha se Kina ka abuzuar me sistemin e Interpol-it në të kaluarën për të goditur disidentët, posaçërisht ata të pakicës myslimane Uyghur. Meng e merr detyrën nga paraardhësi francez Mireille Ballestrazzi. Kina iu bashkua Interpol-it në vitin 1984. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia thotë ta ketë larguar nga Mesdheu nëndetësen e afërt me NATO

Posted: 10 Nov 2016 04:26 AM PST

Anijet luftarake ruse në pjesën lindore të Detit Mesdhe kanë larguar një nëndetëse për të cilën Moska tha se po vëzhgonte skuadrën e saj në një mënyrë të "rrezikshme". Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneral majori Igor Konashenkov, tha se anijet e Marinës Ruse kanë hetuar një nëndetëse më 9 nëntor që ndodhej 20 kilometra larg aeroplan mbajtësit Admiral Kuznetsov. Anijet ruse e kanë ndjekur nëndetësen për më shumë se një orë përpara se ta detyronin të largohej nga rajoni, tha Konashenkov pa hyrë në hollësi se si e larguan nëndetësen. "Përpjekje të tilla të ngathta për të manovruar në mënyrë të rrezkishme brenda një rreze të ngushtë të grupit të anijeve ruse mund të çonin drejt aksidenteve të mëdha naviguese", tha Konashenkov. Një zyrtar i NATO-s tha se aleanca po monitoronte flotën ruse "në një mënyrë të përgjegjshme dhe të matur" me shqetësimin se grumbullimi i marinës mund të intensifikonte aktivitetet ushtarake ruse në Siri, ku Moska po mbështet regjimin me sulme ajrore kundër rebelëve të armatosur. Në median sociale twitter, Ministria e Mbrojtjes e Holandës tha se nuk i komenton operacionet e kryera nga nëndetëset e saj. Aeroplan mbajtësi i vetëm rus është shoqëruar nga anijet e tjera dhe raketa mbajtës në atë që shihet si vendosja më e madhe e marinës ruse që prej rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britania e sheh Kosovën si forcë stabiliteti në Ballkan 

Posted: 10 Nov 2016 02:57 AM PST

Ministri britanik për Punë të Jashtme, Boris Johnson po qëndron në Prishtinë, ku është pritur nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Për nder të tij, Kuvendi i Kosovës ka thirrur edhe një seancë solemne.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juncker: Presim qartësime për çështje të ndryshme nga Trump

Posted: 10 Nov 2016 02:28 AM PST

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker tha se është i nevojshëm një qartësim nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, rreth çështjeve siç janë tregtia, marrëdhëniet me NATO-n dhe ndryshimet klimatike. "Do të donim që të dijmë se si do të zhvillohen gjërat me politikat e tregtisë globale', tha Juncker në një takim të biznesit në Berlin. "Do të donim të dinim se çfarë qëllimesh ka për aleancën e NATO-s. Ne duhet të dijmë se çfarë politikash për klimën ai synon të zbatojë. Kjo duhet të qartësohet në muajt e ardhshëm", tha ai. Juncker tha se nuk pret që marrëveshja tregtare ndërmjet SHBA dhe BE-së, e negociuar, të kryhet brenda dy viteve. "Marrëveshjen tregtare me SHBA-në nuk e shoh si diçka që mund të bëhet brenda dy viteve të ardhshme", tha ai. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tregjet botërore rimëkëmben pas fitores së Trump

Posted: 10 Nov 2016 02:17 AM PST

Tregjet botërore kanë rimarrë veten, pas rënies menjëherë pas zgjedhjes së papritur të Donald Trump në zgjedhjet e SHBA-së. Tregjet botërore të aksioneve dhe dollari amerikan pësuan rënie të thellë pas lajmeve se Trump u zgjodh presidenti I 45 I SHBA-së, por filluan ta marrin veten gjatë ditës së mërkurë. Tregjet botërore u rikonsoliduan posacërisht të enjten më 10 nëntor dhe dollari e çmimet e naftës u rritën. Shumica e tregjeve në Azi u përmblodhën, pas fjalimit pajtues të pranueshëm të Trumpit që ndihmoi të zbuten shqetësimet e tregjeve financiare që u krijuan me fitoren e tij të papritur zgjedhore. Trump ka bërë fushatë kundër marrëveshjeve të tregtisë së lirë si NAFTA dhe marrëveshja e fundit e Partnertetit Trans-Paqesor, duke sugjeruar se do të vë taksa për importet nga vendet si Kina e Meksika, dhe ka premtuar ndërtimin e një muri në kufirin jugor për të bllokuar imigrimin illegal pë rtë cilin qeveria e Meksikës do të paguante. Investitorët i kanë parë politikat e administratës së Clintonit si, përgjithësisht, "një vazhdimësi të status quos" të vendosur nga Presidenti Barack Obama

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta në SHBA kundër Trumpit

Posted: 10 Nov 2016 01:47 AM PST

Mijëra protestues dolën para Kullës Trump në Nju Jork, ku ndodhet shtëpia e Donald Trumpit, për të protestuar kundër zgjedhjes së tij si president amerikan. Kjo ishte njëra prej shumë protestave që u mbajtën në vende të ndryshme në SHBA, më 9 nëntor. (Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova dhe Serbia, ‘armiq’ në politikë, miq në tregti 

Posted: 10 Nov 2016 01:04 AM PST

Në tregun e Kosovës, në masë të madhe janë të pranishme produktet e prodhuara në shtetin e Serbisë. Pronarë të kompanive në Kosovë, që merren me importin e produkteve serbe, thonë se afërsia gjeografike, çmimet, por edhe kërkesa e konsumatorëve, janë arsyet e prezencës së këtyre produkteve në tregun e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mali Zi me mandatar për qeverinë e re

Posted: 09 Nov 2016 11:56 PM PST

Presidenti i Malit të Zi e ka emëruar kreun e intelegjencës si mandatar të qeverisë së ardhshme, që do të përpiqet ta krijojë qeverinë e re. Dushko Markoviq,është gjithashtu zëvendës kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet dhe një nga aleatëtmë të besueshëm të Milo Gjukanoviqit, ish-kryeministrit dhe liderit shumëvjeçar të partisë. Partia Demoratike e Socialistëve doli partia më e fuqishme në Mal të Zi me 81 vende në parlament, pas zgjedhjeve të 16 tetorit, por humbi shumicën. Ajo po kërkon aleancë me Social demokratët dhe me partitë e tjera që përfaqësojnë pakicat, që do t'i jepte asaj shumicën prej vetëm dy vendeve. Partitë kryesore opozitare kanë refuzuar që të zhvillojnë biseda me Gjukanoviqin, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe autoritarizëm gjatë 25 viteve të qeverisjes. Në një deklaratë për shtyp presidenti, Filip Vujanoviq, la të kuptohej se Markoviq "do të vazhdojë shumicën e politikave pro-perëndimore të Gjukanoviqit". Ai do të "jetë I përkushtuar për integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik", tha Vujanoviq. Mali i Zi shpreson që t'i bashkohet NATO-s dhe BE-së. Duke komentuar emërimin e Markoviqit, presidenti rus, Vladimir Putin tha se ai shpreson se Mali I Zi do të zbatojë një "politikë të balansuar të jashtme" dhe do të mbajë lidhjet me Moskën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AI: Forcat qeveritare irakiane torturuan dhe vranë civilë në afërsi të Mosulit

Posted: 09 Nov 2016 11:37 PM PST

Amnesty International thotë se ka mbledjur dëshmi që sugjerojnë se forcat qeveritare irakiane kanë torturuar dhe vrarë fshatarë në afërsi të qytetit verior Mosul. Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se të paktën 6 njerëz janë ekzekutuar në fund të muajit tetor në disa fshatra në jug të Mosulit me dyshimet se kanë patur lidhje me grupin ektremist Shteti Islamik. Forcat irakiane të mbështetura nga fushata ajrore e SHBA-së dhe luftëtarët Peshmerga kanë zhvilluar betejë për rikthimin e Mosulit nga militantët. "Njerëz me uniforma të Policisë Federale kanë kryer vrasje të shumëfishta të paligjshme, duke arrestuar dhe pastaj vrarë qëllimisht me gjakftoftësi', tha Lynn Maalouf, zëvendës drejtoreshë për hulumtime në zyrën rajonale të Amnesty në Beirut. "Në disa raste, banorët janë torturuar përpara se ata të jenë vrarë në stilin e pushkatimeve", tha ajo.   Grupi i drejtavë i ka bërë thirrje qeverisë irakiane që të hetojë vdekjet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kerry i thotë stafit të Departamentit të Shtetit të bashkëpunojë me Trump

Posted: 09 Nov 2016 11:35 PM PST

Sekretari i shtetit i SHBA-së, John Kerry, tha se u ka thënë zyrtrëve të Departamentit të Shtetit që të bashëkpunojnë plotësisht me administratën në ardhje të presidentit e zgjedhur. Pas fitores së Trump, ndaj të favorizuarës Hillary Clinton, Kerry tha se stafi i Departamentit të Shtetit nuk duhet të humbas vizionin për çështjet e rëndësishme me të cilat përballet SHBA-ja gjithandej botës. "Një nga gjërat e bukura të demokracisë – dhe ne veçanërisht krenohemi për këtë në SHBA – është se e kemi këtë bartje të mahnitshme paqesore të pushtetit", tha Kerry para gazetarëve në Zelandën e Re. "Dhe ne do të bëjmë çmos në fuqinë tonë, siç e kam udhëzuar edhe ekipin tonë, që të punojmë me administratën në ardhje plotësisht dhe në mënyrë sa më të hapur, të jemi në ndihmesë sa më shume të jetë e mundur, që bartja e pushtetit të bëhet në mënyrë të qetë" Kerry ndodhet në Zelandën e Re në një udhëtim për në Antarktikë ku do të vizitojë parkun më të madh detar në Detin Ros, që u krijua me një marrëveshje muajin e kaluar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump viziton Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që prej zgjedhjes

Posted: 09 Nov 2016 10:15 PM PST

Donald Trump do të zhvillojë, të enjten, vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhe, që kur ka fituar zgjedhjet presidencial etë SHBA-së, me ftesë të presidentit Barack Obama. Disa orë pasi Trump fitoi garën presidenciale ndaj rivales demokrate Hillary Clinton, përkundër të gjitha pritjeve, Obama premtoi të hap rrugën për një tranzicion të qetë të pushtetit, përkundër "dallimeve të theksuara". "Një gjë që e kuptoni shumë shpejt është se Presidenca dhe zëvendës presidenca janë më të mëdha se sa secili prej nesh" tha Obama në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Obama gjithashtu foli edhe me demokratët që votuan kundër Trump dhe ende nuk e kanë pranuar presidencën e tij, ndërkhë që mijëra veta kanë dalë në rrugë për të protestuar. "Ne jemi të gjtihë në një ekip", tha Obama. "Ne nuk jemi demokratë fillimisht. Ne nuk jemi Republikanë fillimisht. Ne jemi amerikanë para së gjithash. Ne jemi patritotë para së gjithash". Trump do të betohet më 20 janar për të marrë qeverisjen nga Obama, I cili po e përmbyllë mandatin e tij të dytë katër vjeçar. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mijëra protestues në rrugët e qyteteve të SHBA-së kundër fitores së Trump

Posted: 09 Nov 2016 10:07 PM PST

Mijëra vetë kanë protestuar kundër zgjedhjes, së papritur, të Donald Trumpit për president, në qytetet gjtihandej SHBA-së. Ndërkohë që Donald Trump zhvillon, të enjten, vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhe me ftesë të presidentit Barack Obama.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more