Skip to main content

Ora News: “Tani që Trump është president a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike?” plus 9 more

Ora News: “Tani që Trump është president a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike?” plus 9 more


Tani që Trump është president a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike?

Posted: 11 Nov 2016 12:06 AM PST

Deklaratat e Presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump gjatë fushatës dhe premtimet e tij për zgjedhësit për eliminimin e emigracionit kanë shkaktuar pak dilema për lotarinë amerikane.

Një qytetar pyeti në facebook dhe konsulli i dha përgjigje

Qytetarja: “Përshëndetje! Kisha një pyetje. Tani që Donald Trump është president i USA, a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike, flas për ata që tashmë kanë aplikuar në lotari dhe që mund të rezultojnë fitues? Faleminderit paraprakisht!

Konsulli: Sigurisht që do të pranohen.

ffff

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komisioneri Hahn sot viziton Kosovën

Posted: 10 Nov 2016 11:54 PM PST

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të qëndrojë për vizitë zyrtare sot në Kosovë.

Vizita e Komisionierit Hahn realizohet pas dorëzimit të Raportit të Progresit për Kosovë. Hahn do të ketë një agjendë të ngjeshur ku do të takojë krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e partive politike.

Një ditë më parë në Kosovë ka ardhur edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunaçek.

Ja agjenda e plotë e tij:13:15 Takim me presidentin HashimThaçi Zyra e Presidentit, në Kuvendin e Kosovës (mundësi fotografimi) 13:50 Takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli./Kosovapress/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fansat i kërkojnë Kanye West të bëhet President

Posted: 10 Nov 2016 11:45 PM PST

Edhe pse Donald Trump u zgjodh si presidenti i ri i Amerikës, të pakënaqurit janë të shumtë.

Por fansat e Kanye West i kanë bërë thirrje atij që të zërë vendin e Trump.

Thuajse 1 vit më parë, reperi i famshëm ka shprehur dëshirën se do të kandidojë për president në 2020.

Ai e ka bërë këtë lajmërim gjatë ceremonisë së "MTV Video Music Awards 2015", ndërsa së fundmi ka rikonfirmuar dëshirën e tij, duke u shprehur se synimet i tij do të jenë çështjet humanitare.

Shumë artiste te njohur kane mbetur te zhgenjyer nga humbja e Clinton, si Miley Cyrus, Madonna, Jay Z, Beyonce

Kanye West të kandidojë për President të SHBA-së

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjuha e trupit tregon të vërtetën e takimit të sikletshëm Obama-Trump

Posted: 10 Nov 2016 11:35 PM PST

Presidenti aktual Barack Obama dhe ai i ardhshëm Donald Trump u takuan për herë të parë dje dhe u betuan se do të punojnë sëbashku në atë që u duk si takim miqësor në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se "po shikonte mundësinë për të bashkëpunuar me presidentin Obama në të ardhmen", ndërsa Obama tha se "ndihej shumë i inkurajuar nga interesi i Presidentit të sapo-zgjedhur për të punuar me skuadrën time".

Por edhe për një sy të pastërvitur ishte e qartë se kishte tensione mes tyre në atë takim, dhe ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood ka analizuar takimin e parë mes njeriut më të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për ta zëvendësuar atë.

Obama ndihej "shumë i lodhur, i dorëzuar dhe jo shpresëdhënës," ndërsa Trump "rrinte rëndë, serioz dhe ndoshta ndoshta i frikshëm," tha Patti për Daily Mail.

Obama dhe Trump, fitorja e të cilit tronditi mbarë botën të mërkurën, folën për më shumë se 90 minuta në Zyrën Ovale përpara se të dilnin para mediave.

Ishte një shfaqje publike që kishte si qëllim të ndihmonte vendin në një farë mënyre të pranonte rezultatin presidencial duke marrë parasysh dhe protestat e dhunshme në të gjithë vendin.

Presidenti i sapo-zgjedhur e quajti Obama-n "një njeri shumë të mirë".

"Nëse shikoni pozicionin e këmbëve të Trump, janë në pozicionin alfa, që nënkupton shprehjen 'Jam një burrë i vërtetë' ndërsa këmbët e Presidentit Obama qëndrojnë më larg njëra tjetrës, gjë që nënkupton forcë dhe në mënyrë subkoshiente kërkon të thotë 'Jam unë ende në krye' " thotë Patti.

"Por ishin duart e Trump që tërhoqën vëmendjen, i vendosi në një pozicion lutës por me kokë poshtë. Kjo nuk është aspak tipike për një President të zgjedhur. Sipas leximit tim ai ka mësuar diçka që nuk e dinte më parë. Është një shenjë që kërkon të rehatojë veten. Kurse nga mënyra se si Obama mban duart e këmbët më bën të mendoj se ndihet i lodhur. Madje nuk më bindin as fjalët që Obama tha se ishte i inkurajuar për të punuar me ekipin e Trump.Sepse kur i thotë këto, ai vazhdimisht mbyll sytë, duke lënë të kuptohet që nuk e beson atë që thotë" tha ekspertja e gjuhës së trupit.'Tentative': Patti Wood says Trump's hand position, which she calls 'downward prayer position', is not typical of the President-elect

Alpha males: Wood points out that Obama's legs are far wider than Trump's, revealing he is subconsciously saying, 'I'm still on top'

President-elect Donald Trump and current President Barack Obama had an hour-long meeting at the White House on Wednesday morning

The pair shook hands during a photo-op following their one-on-one meeting in which they discussed policies

Obama and Trump were surrounded by dozens of photographers and press members following their meeting in the Oval Office

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthimi në Ballsh, 4 të plagosur në QSUT, 2 në gjendje më të rëndë

Posted: 10 Nov 2016 11:27 PM PST

Burime nga reparti i djegies plastike në QSUT bëjnë të ditur se janë sjellë 4 të plagosur nga shpërthimi i uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh. Sipas spitalit 2 prej të plagosurve paraqiten në gjendje të qetë, ndërsa 2 të tjerë në gjendje më të rëndë.

Dy prej punëtorëve që janë sjellë në Tiranë janë Kovaç Pasha nga Ballshi dhe Fatos Bushi nga Lalari, ndërsa nuk janë identifikuar dy punetoret e tjere.

Ndërkohë pritet që mjekët do të japin të dhëna më të plota në lidhje me ngjendjen e pacientëve.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme, 10 nëntor rreth orës 23:00. Nga kjo ngjarje humbi jetën 40 vjeçari Shkëlqim Muça.

Nga shpërthimi  është asfiksuar një zjarrfikës, Gramoz Fejzo.

Lexoni më shumë çfarë ndodhi mbrëmjen e 10 nëntorit: – Shpërthim në uzinën e naftës në Ballsh: Një i vdekur, pesë plagosen

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kur njerëzit protestojnë ndaj Presidentëve

Posted: 10 Nov 2016 11:10 PM PST

Mijëra njerëz në të paktën 25 shtete amerikane dolën rrugëve për të protestuar pas zgjedhjes së Donald Trump si President – një protestë e shpejtë dhe e fuqishme kundër njeriut që do të marrë drejtimin e Zyrës Ovale.

Protestat janë të dukshme për kohën dhe gjerësinë e tyre, por presidentët dhe kryetarët e zgjedhur kanë qenë ata që prej kohësh janë vënë në shënjestër të demonstratave.

Këto janë foto nga protestat e zhvilluara 50 vitet e fundit:

Protestat pas rizgjedhjes se Obamës

Në janar 2001 protesta kunder presidentit George W Bush

Studentët protestojnë në manipulim rezultati ne Florida , zgjedhje te cilat i fitoi Bush

Protesta kunder Bill Clinton pas marredhenies me Monika Levinsky

Ne vitin 1963, protesta kundër presidentit Ronald Reagan ne Pittburgh

Protesta ne vitin 1980 kunder Presidentit Jimmy Carter per krizen e pengjeve iraniane

Ne vitin 1970 protesta përpara Shtepisë së Bardhë kundër Richard Nixon pas skandalit Watergate

Protesta kundër John Kennedy-t në vitin 1963 në Dallas

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndahet nga jeta këngëtari kanadez Leonard Cohen

Posted: 10 Nov 2016 10:55 PM PST

Këngëtari kanadez Leonard Cohen ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, sipas një deklarate në faqen e tij zyrtare në facebook.

"Me keqardhje të madhe, ju lajmërojmë se poeti, kompozitori dhe artisti Leonard Cohen ka ndërruar jetë," shkruhej në postim.

"Ne kemi humbur një nga muzikantët më të vyer".

Nuk u dhanë detaje mbi shkakun e vdekjes së Cohen.  Një memorial do të zhvillohet në Los Anxheles në një datë të mëvonshme.

Disa nga hitet më të bukura të këngëtarit të lindur në Montreal janë Suzanne dhe I am you man. Albumi i fundit që Cohen nxorri ishte "You ëant it darker" muajin e kaluar.

I lindur në një familje jezuite, ai më vonë u bë student i sektit Zen. Për 5 vjet, nga viti 1994 deri në 1999, ai bëri një pushim në industrinë e muzikës dhe u zhvendos të pushonte në Los Anxheles.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protestat kundër Donald Trump në ditën e dytë

Posted: 10 Nov 2016 10:48 PM PST

Protestat kundër zgjedhjes së Donald Trump president kanë vijuar në ditën e dytë, edhe pse në turma më të vogla. Protestuesit ishin kryesisht të rinj, duke deklaruar se presidenti Trump do të krijonte ndarje të thella gjonore dhe racore.

Në përgjigje të protestave, presidenti i zgjedhur Trump tha në twitter se protestat ishin “shumë të padrejtë”.

Nuk ka pasur raportime për dhunë në protestat, edhe pse demonstruesit në Mineapolis për një kohë të shkurtër bllokuan një autostradë ndërshtetërore.

Në Filadelfia turmat u mblodhën në afërsi të Bashkisë duke mbajtur pankartam me thirrjet “Jo Presidenti jonë”, “Trans kundër Trump”.

Në Baltimore, policia tha se një turmë prej 600 njerëz marshuan në mënyrë paqesore nëpër qytet, duke bllokuar trafikun. Në San Francisko gjimnazistë tundnin flamuj ylber dhe flamuj meksikane.

Më parë, ai u takua me Presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë dhe e përshkroi atë si një njeri të mirë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ish-presidenti Carter: Trump ka nevojë për lutjet e amerikanëve

Posted: 10 Nov 2016 10:27 PM PST

Ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter ka deklaruar se Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trumb ka nevojë për mbështetjet dhe lutjet tona, ndërkohë që ai përgatitet të marrë detyrën.

Carter ka komentuar shkurtimisht zgjedhjen e Trump president në një konferencë nga qendra Carter, një organizatë e të drejtave të njeriut, që u themelua pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

92-vjeçari Carter tha se ditën e mërkurë foli me Trump dhe Clinton. Ai tha me shaka se "e kuptoj si ndihen Trump dhe Clinton këtë javë.

Një ditë më parë Trump u prit në Zyrën Ovale nga Presidenti në ikje Barack Obama. Takimi i cili zgjati rreth 90 minuta u diskutua për çështje të ndryshme, por edhe për tranzicionin e pushtetit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim në uzinën e naftës në Ballsh: Një i vdekur, pesë plagosen

Posted: 10 Nov 2016 04:20 PM PST

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, 10 nentor 2016, rreth ores 22:00. Bilanci  paraprak: Një i vdekur, 5 te plagosur, njeri prej tyre ne gjendje te rende.

Shkak i zjarrit një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit qe është shoqëruar me flakë te mëdha.

Gjiknuri: T’i lemë hetimet të flasin

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri i cili shkoi drejt vendit të ngjarjes tha se reparti ku ndodhi shpërthimi është jashtë funksionit. Ai tha se duhen lënë hetimet të flasin dhe të zbardhin të  vërtetën.

Gjiknuri:  Reparti është jashtë funksionit. Duhet ti lëmë hetimet të bëjnë punën e vet dhe të flasin për shkakun dhe si ka ndodhur shpërthimi. Në këto momente duhet të jemi oranë të plagosurve dhe familjarëve të tyre.

Ora 01: 30 Identifikohen dy punetoret qe jane nisur drejt Tiranes 

Punetoret Kovaç Pasha nga Ballshi dhe Fatos Bushi nga Lalari janë nisur për në spitalin e Tiranës.  Nga shpërthimi  është asfiksuar një zjarrfikës, Gramoz Fejzo. Ministri Damian Gjiknuri dhe deputeti Pirro Lutaj mberrijne ne vendin e ngjarjes.

Ora  01: 20   Frike se bilanci i viktimave mund te rritet

Gazetari i Ora News Xhemil Beharaj informon se bilanci i te vdekurve mund te rritet por zyrtarisht ende nuk eshte konfirmuar.

Ora 00: 30  Dy te plagosur drejt Tiranes 
Policia informon dy te plagosur jane lehte ne spitalin e Ballshit. Dy te tjeter po nisen per ne Tirane ndersa njeri eshte ne spitalin e Fierit. Viktima eshte ne morgun e spitalit te FIerit

Ora 00: 20: Viktima eshte identifikuar si Shkelqim Muça, 40 vjeç nga Ballshi. Prokurori i Fierit  Shkelqim Sina ndodhet ne vendin e ngjarjes. Gazetaret informojne per 7 te plagosur.

Ora 00: 18 Ekspertet e Inspektoratit Shteteror Teknik e Industrial (ISHTI) nisen drejt Ballshit. Do kryejnë verifikimet e asaj ç`ka ndodhur në rafineri.

 Ora 00: 15 Drejt zones se Ballshit eshte nisur ministri Gjiknuri me disa inspektore

Ora 00: 10 Informacioni paraprak i policise- Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha.

Nga shpërthimi ka humbur jeten Sh. Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere jane jashte rrezikut per jeten.

 

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.

Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje

Pamje nga flaket qe perfshine uzinen e naftes ne Ballsh

Ora 00: 05 Drejtori i spitalit: 6 te plagosur 1 i vdekur 

Pajtim Ismaili, drejtori i spitalit të Ballshit informoi për 6 të plagosur. Dy prej tyre kanë marrë mjekim në spitalin e Ballshit  ndërsa 4 të tjerë në spitalin e Fierit. Drejtori i spitalit konfirmoi dhe për një viktimë

Ora 23:50 Flitet se ka një person të vdekur dhe 4 te plagosur. Viktima është me inicialet SH.M.

Dyshohet se rreth 1000 persona kanë qenë brenda repartit ku ndodhi shpërthimi

Ora 23: 23 : Burimet nga policia flasin për 4- 7 persona që kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i naftës që ka ndodhur në repartin e fundit ku del nafta.

Dyshohet se rreth 30 persona kanë qenë brenda repartit ku ndodhi shpërthimi

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se rreth 30 persona kanë qenë brenda repartit ku ndodhi shpërthimi

Ekipet e emergjencave janë duke punuar që të evakuojnë të gjithë punëtorët nga uzina.

 

Pamje nga flaket qe perfshine uzinen e naftes ne Ballsh

Pamje nga flaket qe perfshine uzinen e naftes ne Ballsh

15050044_1274090849307903_1339182902_n

/OraNews /

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more